Sipas doktor Robert White, kirurg nė Universitetin e njohur Case Western nė Cleveland tė Ohio-s nė SHBA, mjekėsia ka arritur nė atė shkallė qė tė mund tė kryejė transplantimin e njė koke njeriu.
Nėpėrmjet transplantimit tė kokės kryhet njėkohėsisht edhe ai i mendimeve dhe shpirtit. Sipas tij truri ėshtė edhe selia e shpirtit. Ndėrsa trupi, sado i bukur tė jetė, nuk ėshtė gjė tjetėr veē se njė lloj baterie qė kujdeset qė truri tė vazhdojė tė jetojė dhe tė funksionojė.
White don tė transplantojė kokėn e atyre qė kanė sėmundje tė pashėrueshme trupi nė trupa qė kanė trurin tė vdekur apo ndryshe si ē“e quan ai Transplantim Trupi. Pėr kėtė njerėzit e quajnė Frankenstein dhe pėrbindėsh. Ndėrsa pėr kolegėt ai ėshtė njeri i etur pėr famė dhe utopist.
Nė vitin 1970 ai arriti tė transplantojė njė kokė majmuni.
Robert White thotė se nga pėrvoja ka nxjerrė qė truri nuk duhet tė shkėputet nga koka por tė mbesė aty brenda. Sepse kėshtu lėmshet nervore tė dėgjimit, parjes, shijes dhe nuhatjes qė janė pėrgjegjės edhe pėr ndjerjen nė zonėn e fytyrės - mbesin funksionale.
I pyetur se a ėshtė etike apo morale tė kryhet njė transplantacion i tillė ai pėrgjigjet: "Nėse mė vjen dikush dhe mė thotė se ai ėshtė i ditur dhe njeri i punės por organet e tij nuk funksjonojnė mė as trupi dhe se sė shpejti do tė vdesė dhe do tė mė kėrkojė ti transplantoja kokėn nė njė trup tė shėndoshė ateherė nėse unė nuk do tė pranoja tė kryeja kėtė operacion ai do tė vdiste. Pranimi qė do t“i bėja unė kėrkesės sė tij do t“i jipte atij mundėsinė pėr tė vazhduar sė jetuari.".
Deri tani nė transplantimet e bėra mjekėt nuk kanė arritur tė lidhin dot shtyllėn kurrizore tė kokės me atė tė trupit tė ri por kjo gjė mund tė arrihet tė bėhet sė shpejti me ndihmėn e teknollogjive tė reja. As reaksioni qė ndodh pas ngjitjes sė kokės nuk pėrbėn ndonjė problem tė pazgjidhshėm.
Robert Weil me trupėn e tij kanė gjetur njė sistem me anė tė tė cilit nėpėrmjet gjakut qė qarkullon nė kokėn e shkėputur mundėsohet ftohja e trurit me 10 gradė. Nė kėtė gjendje truri mund ti mbijetojė pėr njė kohė tė gjatė shkėputjes nga trupi.
Transplantimi i njė koke njeriu do tė kryhet vetėm pas shumė eksperimentesh tė tilla tė suksesshme me majmunė.
Robert White mbush sė shpejti 74 vjeē dhe vazhdon tė ėndėrrojė tė jetė kirurgu i parė qė do tė bėjė tė mundur transplantimin e njė koke njeriu.
Nuk ėshtė e sigurtė qė ai do tė arrijė tė bėjė njė gjė tė tillė pasi mendohet se vetėm tė paktėn pas 20 vjetėsh do tė bėhet e mundur p.sh. pėrputhja e shtyllės kurrizore nė trupin e ri.
Pyetjes se nėse trupi i tij do tė ishte venitur dhe do ti ofrohej mundėsia pėr tė transplatuar kokėn e tij nė njė trup tė shėndoshė Robert White nuk i jep pėrgjigje.
Pėrgatiti Alvin Ekmekēiu Mbėshtetur nė materialin e emisionit Archimedes tė kanalit televiziv europian Arte
Krijoni Kontakt