Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Leka Toto

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Leka Toto

    Portret i njė artisti, Leka Toto, Njeriu dhe vetvetja, Njeriu dhe shteti

    I fundmi i Totollarėve me emėr


    Vėshtrimi i tij pėr demokracinė e sotme shqiptare ėshtė zhgėnjyes. Duke sjellė dhe atė fill mendimi tė neoshqiptarizmės shqiptare, pėrfaqėsues i sė cilės qe i ati, Leka propozon njė demokraci elitare se sa kėtė pluraliste qė degjeneron lehtė nė anarki. Aty jepen portretizime tė shpejta, por tė ngjeshura pėr aktorė tė ngjarjeve, pėr klasėn politike, pėr paritė, sidomos pėr tė djathtėn shqiptare.

    Nė letėrsi ai kishte preferencat e tij, po dhe e ka pėrkthyer qė herėt Bodlerin, tregimtarin amerikan Shervud Anderson, Dramaturgut, eseistit anglez, autorit tė Dorian Greit i ka pėrkthyer Poemėn e Burgut. Pra kishim tė bėnim me njė njeri me shije elitare.

    Ajo qė tė mbillte dhe mė shumė hutim ishte ndėrlikimi i thellė i problemit nė njė bisedė me referenca nga filozofė si: Santana, Shėn Agustini, Spenser, Hegel, Mark Aurel, Niēe; bisedė me referime psikanalitike nga Frojdi e Jungu, me referime nė teologji nga Krishti dhe Muhameti, Erazmi, Luteri - nė kėtė eklektizėm qė ai e kishte jo pėr stoli, por si njė hyrje nė odėn e tij tė zakonshme tė kuvendit.

    Koha ėshtė mė e menēur nga njeriu, ajo u ktheftė pėr mirė. Njeriu? Pak janė si Leka. Ai i takonte racės sė shpirtrave tė trazuar dhe i tillė do tė mbetej gjer nė fund. Vdiq para tre vjetėve, mė 1 qershorin e sivjetėm do tė ishte 70 vjeē.

    Sadik Bejko



    1. Portreti

    Nuk do tė ishte e lehtė qė tė bėje njė portret tė Leka Totos pa e njohur personalisht, por sidomos pa ia njohur krijimtarinė atij. Qė me takimin e parė, e merrje vesh se ai ishte njė i tjetėrllojtė. Pėrtej atij shtati prej njeriu qė dukej menjėherė se i kishte vėnė nė punė tė rėndė fuqitė fizike, dhe ishte njė trup i rėndė, i gjatė, pak mbi peshė, seē kishte njė gjė qė pėrtej tipareve disi tė zeshkėta, tipike pėr njė njeri nga Jugu i Shqipėrisė, pėrtej atyre syve tė zinj, tė rrumbullaktė, tė mėdhenj qė dinin tė ishin thekshėm tė trishtuar, po tė trishtuar nė ėmbėlsinė e tyre -dhe me ca fekėtime herė-herė foshnjore nė brishtėsinė e vuajtjes sė pėrtypur- vinte njė ballė dhe njė vrugosje, pastaj njė pėrkulje gati deri nė pėrthyerje e trupit qė nė vrik, mund tė ndėrpriste gjithēka, dhe vendin e ėmbėlsisė e zinte depėrtimi i atyre syve qė ishin larguar thellė nėn vetulla, pastaj buzėt e tij tė plota merrnin atė ironinė qė tė bėnte akull- shkurt ky ishte njė njeri i vėshtirė, por qė e doje, i komplikuar, por qė nuk dihej a e kishte me ty a me veten, dhe kjo tė qetėsonte, por tė linte dhe trubull se me njė skepticizėm pėrmidis ai e bėnte aq tė pamundur ta vazhdoje njė bisedė tjetėrherė. Mbase kjo ndodhte me ne qė sapo e kishim njohur. Mė shumė se kaq, i merrje me vete vramjet qė binin mbi ballin e tij aq tė pashpresa. Pa tė dukej se dhe ai tėrhiqej diku nė njė tė pasme tė vetvetes qė i thoshte hajde tė lėvizim, tė ecim… po asgjė nuk kemi pėr tė bėrė. Diēka tek ai ishte vrarė pandreqshėm dhe me njė tė njohur rishtaz si me mua, e bėnte tė vėshtirė komunikimin: mbase njė fatalitet mė i thellė se kohėrat qė jetojmė, mė i thellė edhe se tek njė fat personal qė e kishte lėnė tė parealizuar, mė tej se hija e vdekjes qė me kosė kishte rėnė mbi tėrė trungun familjar tė tij, te njė traumė qė ai e shihte nė historinė kombėtare, dhe te njė kuptim i lartė qė kishte pėr jetėn e njeriun nė ravgimin e tij historik universal, por pėrherė me dėshtime, befasi dhe humnera. Leka ishte vėrtet njė njeri i vėshtirė. Por duke mos qenė agresiv, pėr mė tepėr shumė zemėrmirė, ai tė dukej se i vuante gjėrat mė thellė nga ē’dukej, dhe tė bėnte ta respektoje. Mbase njė brez i tėrė vrarė me dyshime, helmuar me mosbesim.


    2. Meditimi: urtėsi dhe hidhėrim

    Nė dy pėrmbledhjet e tij tė fundit ka njė kapitull mė vete: Meditimet. Kjo prirje vihej re dhe nė takimet me tė. Kur ishte nė tė tijat, arratisej larg.

    Ajo qė tė mbillte dhe mė shumė hutim ishte ndėrlikimi i thellė i problemit nė njė bisedė me referenca nga filozofė si: Santana, Shėn Agustini, Spenser, Hegel, Mark Aurel, Niēe; bisedė me referime psikanalitike nga Frojdi e Jungu, me referime nė teologji nga Krishti dhe Muhameti, Erazmi, Luteri - nė kėtė eklektizėm qė ai e kishte jo pėr stoli, por si njė hyrje nė odėn e tij tė zakonshme tė kuvendit. Kush ishte ky njeri? Njė i persekutuar i burgjeve komuniste shqiptare, a njė dashurues i filozofėve dhe madje njė njohės i pasionuar i tyre? Po tė hidhemi nė botėn e politikės ai do tė kishte preferencat e tij nga Ataturku te shtetarėt e lashtė tė Romės dhe deri te Beniamin Franklini, te historia e revolucionit frėng etj.. Nė letėrsi ai kishte preferencat e tij, po dhe e ka pėrkthyer qė herėt Bodlerin, tregimtarin amerikan Shervud Anderson, Dramaturgut, eseistit anglez, autorit tė Dorian Greit i ka pėrkthyer Poemėn e Burgut. Pra kishim tė bėnim me njė njeri me shije elitare. Fatkeqėsitė, mos themi njė pėrndjekje tragjike kobesh familjare i kishin vėnė pėrpara pyetjen pse jeton njeriu dhe e kishin kthyer pėrbrenda nga introspeksioni deri nė njė mani sa siē thotė vetė “mendja ime e sėmurė nuk kėnaqej tė kėrkonte” dhe tė stėrkėrkonte njė kuptim tė ēdo detaji, tė ēdo ndryshimi nė jetėn e njeriut. Dhe kėrkimi do tė ishte i trifishtė: do t’i drejtohej zotit emocionalisht e misteriozisht pėr anėn mistike, nuk ishte fetar praktikant, por me zemėr; do t’u drejtohej shenjave pėr t’i qartėsuar ato nė transhendencėn e tyre qė nga paralajmėrimet e ėndrrave, imazheve, tingujve, pėr t’i pėrthyer kėto nė vlerat e njohurive tė tija tė pasura nga Frojdi dhe Jungu; pastaj edhe tė filozofėve. Ky burrė nuk u shmangej vramendjeve pėr tė zgjidhur atė prapavijė tė errėt tė ngjarjeve nė jetėn e njeriut, madje do ta kthente nė mani kėtė hetim mbi njeriun e mbi vetveten. Njė punė me tė vėrtetė e mundimshme pėr tė mos thėnė kurrė e pashterrur nė kapacitetin e njė njeriu, qė do tė bėjė psikanalistin, mistikun, filozofin dhe sociologun njėkohėsisht. Por nė torturat e gjata qė e kanė ndjekur qė nė djep e qė nuk do t’i shqiteshin kurrė, nė dilemėn vetėvrasėse qė ishin bėrė vazhdė nė familje, me kėto lloj interesimesh e shkoqitjesh torturuese, ai arrinte ta sublimojė tė keqen, dilemat vrasėse, duke i kthyer nė ushtrime metafizike dhe intelektuale qė, nė mos pėr tjetėr, atij i dhanė mundėsinė qė t’i mbaj nėn kontroll demonėt qė ēdo njeriu ia pjell vetevetja, aq mė tepėr nė rrethana tė njė jete si ajo e tij dhe e brezit tė tij. Por dhe e familjes sė tij.



    3. Kryetema e tij: Njeriu dhe vetvetja, njeriu dhe shteti

    Nė kėtė kuptim mua mė solli njohja e paktė me tė, brenda njė simpatie e tėrheqjeje ndaj atij njeriu qė tė imponohej, pėr kėtė ndryshen, tė tjetėrllojtėn e tij, por mė shumė kėtu mė solli njohja me librat e tij si Vetkryqėzimi, tri drama, Shėn e Premtja dhe Po lexoj vetveten. Arti, siē na e thotė nė esenė Arti si terapi e pavetėdijshme, veē qė pėrmirėson shėndetin mendor tė njė populli, ai nė radhė tė parė shėron vetė autorin. Kėshtu qė, sa thashė deri tani, mė shumė buron nga leximi i letėrsisė sė tij, se sa nga njohja ime e drejtpėrdrejtė me tė. Si ka mundėsi qė njeri vėrtet kaq i pėrpunuar tė shkonte dėm? Kaq sa ka shkruar ai tė lėnė tė mendosh se ndodhemi para njė njeriu qė mund tė bėnte mė shumė. Tė ishte mungesė e njė vullneti tė fortė, dyshimi pėr vetveten… Por ai diku e thotė: qė tė krijosh njė identitet, tė duhet pa tjetėr jo izolimi, por hapja. Ky njeri duhet tė jetonte nėn helmin e izolimit dhe si ai krimbi i mėndafshit nėn mėshikėzėn e ndritur nuk ka vend tjetėr veē tė kthehet e tė rrotullohet nė brerjet e pafundėta tė vetes dhe tė mėshikėzės burg. Pėr fat tė keq, rrethanat e vėshtira dinė tė vrasin mė rėndshėm shpirtrat elitarė se sa ata qė me vullnetin vulgar veprojnė, pa dalė e ku tė dalė, as qė e mendojnė. Leka bėnte pjesė tek ata qė nuk pėrtypin ēdo gjė. Shijet e tij ishin mprehur nga studimi dhe nga vuajtja. Po shpresat ishin vrarė qė nė djep.

    Pėr tė ndalur mė konkretisht nė veprat e tij nuk ėshtė e vėshtirė, por ajo ēfarė mund tė jetė me rėndėsi pėr ata qė duan tė thellohen nė studimin e njeriut dhe tė shoqėrisė kėto janė shkrime tė njė njeriu qė po e ndien se fundi ėshtė afėr. Janė dy tri tema obsesive qė pėrsėriten e pėrsėriten. Shenjat parajmėruese, si Sheh Ganiu, ėndrrat, melodia e pėrsėritur qė e ēon nga hijet e adoleshencės dhe fėmijėrisė, atėhere kur mjegull-mjegull zbulohet sė pari erosi, njė vajzė e re nė vetėvrasje e fatalitet, gjithmonė me njė shėmti fizike, diku njė fytyrė e djegur, ku njė shurdhmemece, ku njė vajzė tjetėr e braktisur nga i ati, burra tė braktisur nė vetmi dhe nė ditėt e tyre tė fundit, dhe rikujtimi i fatkeqėsive tė tij e tė fisit. Kėtu mbetet pėr t’u hetuar: pse kėto vizione do tė thoje hygojane? Tė jetė ajo se 97-ta bėri qė njerėzve tė vuajtur t’u dhembin prapė plagėt e vjetra, se nė njė trishtim fort tronditės njerėzit si ai u kthyen dhe po i ripėrtypnin hidhur vuajtjet e tyre nėn kėtė zhgėnjim. Mund tė jetė dhe njė mallkim i pafund dhe i rėndė pėr shkaktarėt, cilėtdo e ngado qofshin, qė i detyruan ca njerėz tė shumė vuajtur tė kthehen e tė pėrtypin prapė plagėt e tyre. Mallkim, se mbase disave ua pėrshpejtuan me kėtė kupė helmi nė buzė, ikjen nga kjo jetė.

    Njė temė mund tė ishte dhe fataliteti i njė familjeje dhe i njė kombi, ajo qė ravijėzohet dhe mund tė ishte njė temė e madhe, por, siē e thashė, vetėm sa nxjerr krye herė pas here, ėshtė tema e pjesėmarrjes sė individit nė politikė nė punėt e shtetit dhe qė shoqėrohet me fatkeqėsi, nė mos mė dėrrmėn e gjėmėn e individit e tė krejt familjes. Dhe pėr kėtė familja Toto ėshtė njė shembull par exelence, duke pėrfshirė dhe vetė Lekėn, qė disi iu shmang drejtpėrsėdrejti mortit rrafshues qė si hanxhar i rėndė preu nė mishin e kėtij trungu.

    Sa pėr ta pėrmendur, xhaxhai i tij Ethem Toto, nga ish ministėr i Mbretit Zog, mė 1936 hidhet nė njė rebelim me armė kundėr tij; dėshton dhe vret veten. Bernard Fisher thotė se kjo qe njė dramė e besimit tė tradhtuar. E. Toto ishte i ndershėm dhe besnik ndaj monarkut, por jo gjithmonė shpėrblehesh si i tillė. Pėrkundrazi. Vėllai i tij 29 vjeēar, Ismet Toto, eseist e mendimtar i njohur nė hullinė e neoshqiptarizmės, kur merr vesh ē’i ndodhi tė vėllait, zbret nga anija dhe dorėzohet me fjalėt: “Duhet t’i tregojmė popullit, pse u ngritėm”. Varet nė litar. Vėllai i tyre Selaudin Toto, fizikan, nxėnės i atomistit italian Eriko Fermi, ekzekutohet me grupin e deputetėve mė 1947. Kėto ngjarje nė familje u pasuan nga vetėvrasje tė njė xhaxhai tė vėllazėrve Toto dhe tė tri grave nė mosha tė ndryshme. Nė Shqipėri kush u mor me politikė e ka pasur nė pjesė fatkeqėsinė. Po mbase totollarėve nuk u printe fare politika.



    4. Prirja nga njė stil elitar

    Vepra e tij duke pėrfshirė dhe tri dramat qė ai i botoi qė mė 1993, pėrbėhet nga tre libra, i pari, me dramat qė pėrmendėm, i dyti, Shėn e Premtja, (botoi Albin, 1996) pėrmban veē dramės, prozė dhe meditime, i treti, Po lexoj veten (botoi Globus R, 2000) pėrmban, tregime, eseistikė dhe publicistikė. Nė se tragjika i ngjyros gjithė tekstet e tij, duhet tė themi se ato, veē pėr idetė shquhen pėr stilin. Leka Toto ka shprehur nė esenė qė pėrmendėm, Arti si terapi e sė pavetėdishmes se imazhi i lashtė, ardhur nė pavetėdijen e artistit, sjell rregull nė shėndetin e popullit tė sėmurė nga deviancat, pasojė e kohės reale shoqėrore e politike tė tij. Do tė thoshje se dhe proza e dramatika e tij do tė shkėlqenin nga imazhet. Por e kundėrta ndodh. Stili i tij i ngjan atij tė njė zotėrije tė shkuar nė moshė dhe me njė formim krejt tjetėr nga ata qė shkruajnė pėrrreth tij nė kohė. Ai nė stil dallohet pėr prirjen nga ngjeshja, nga meditimi, nga njė shkrim i dendur dhe aforistik, ku pėrshkrimit tė racionuar shpejt ia zė vendin gjykimi. Ai kėtė prirje nga filozofimi dhe problematizimi i ngjarjeve dhe i fakteve e ka si procedim krijues dhe nė dramat e tij, qė mė tepėr u ngjajnė dialogjeve filozofike, ballafaqimit tė ideve, se sa krijimit tė situatės dhe tė karakterit. Dramat e tij, frymėzuar nga realiteti i dhembjeve, pranimi i saj nėn njė rezinjacion gati fetar, ku procedohet me manierėn e dialogjeve tė Platonit, na ballafaqojnė njerėz nėn peshėn e mėkateve vetėvrasėse, qė vijnė si pasojė e rrethanave, por dhe i fajit tragjik tė vetė kėtyre personazheve qė nuk u bėnė dot ballė tundimeve tė vetvetes. Kėtu Leka dallon nga shumė tė tjerė tė klasės sė tij qė problemin e shohin nė planin ne dhe koha, jo edhe ne dhe vetja. Edhe brenda kėtij stili tė rreptė, mund tė ndaleshim nė tri proza qė flasin pėr arritje qė mund tė rrinė fare mirė pranė faqeve mė tė realizuara tė prozė shqipe nė tėrėsi. E tillė ėshtė novela Po lexoj vetveten. Me atė ton tragjik tė pėrmbajtur, me forcėn e detajeve dhe tė situatave, me thyerjet e subjektit, me koncizitetin dhe poezinė e rrėfimit, me alternimin propoziomal tė pėrshkrimit dhe tė gjykimit, ajo na vė pėrpara njė vepre tė ardhur pas njė pjekje tė gjatė e tė peshuar mirė, nė njė stil vėrtet tė kulluar dhe shumė fin. Po i tillė ėshtė dhe tregimi Vjeshta, do tė thoshja i pashoq pėr nga larmija e detajeve, situatave dhe pėr atė tendosje qė ta mban frymėn pezull me zhbirimet psikanalitike introspektive, me atė ndjenjė ankthi qė e mbush fund e majė dhe me shenjat paralajmėruese kobndjellėse. I njė plani dhe i njė teknike tjetėr ėshtė tregimi Guri qė tė ēon nė malėsinė e viteve tė para tė pasluftės sė Dytė dhe qė ka njė rėndesė psikologjike tė intelektualit tė ri para njė katastrofe njerėzore. Kėtu vizatohen tablo tė pėrgjithshme gėrshetuar me fatin e individėve dhėnė kėto me teknikėn e ditarit. Edhe nė rrėfimin e gjatė Udhėtimi marrim shumė tė dhėna biografike pėr autorin dhe klasėn e tij, ndonėse nuk i arrin tre tregimet qė shėnuam mė lart.

    Duke vazhduar me temat e tij, nė kėto proza fati i klasės sė tė persekutuarve nė penėn e Totos u ruhet dy-tre prej sėmundjeve qė kanė prozat e sivėllezėrve tė tij: patetizmit, lumit tė fakteve dhe karakterit publicistik. Leka rreh nga mistika dhe kėrkimi pėr tė gjetur njė kuptim pėrtej fakteve.



    5. Publicist me shijen e eseistikės


    Publicistika e tij dhe eseistika, meditimet e tij do tė donin njė qėndrim tė veēantė, pėr tė hetuar mė mirė burimet e njė prodhimtarie tė tillė dhe shkollat e autorėt e lexuar e tė pėlqyer prej tij. Zhgėnjimi i zallahisė sė ’97-tės e ēuan Leka Toton te disa shkrime publicistike nė tė cilat shpehet po nė stilin meditativ njė rrekje pėr tė bėrė sinteza mė tė gjera dhe vazhdimisht nėn njė vėshtrim qė ngjitet tė shohė mbi dhe pėrtej ngjarjeve, duke iu referuar eksperiencės politike sė tij e tė familjes sė tij, po dhe meditimeve e leximeve tė gjata nė kėtė fushė. Vėshtrimi i tij pėr demokracinė e sotme shqiptare ėshtė zhgėnjyes. Duke sjellė dhe atė fill mendimi tė neoshqiptarizmės shqiptare, pėrfaqėsues i sė cilės qe i ati, Leka propozon njė demokraci elitare se sa kėtė pluraliste qė degjeneron lehtė nė anarki. Aty jepen portretizime tė shpejta, por tė ngjeshura pėr aktorė tė ngjarjeve, pėr klasėn politike, pėr paritė, sidomos pėr tė djathtėn shqiptare. Shoqėria shqiptare, nė tėrėsinė e krejt territoreve dhe tė ngjarjeve tė saj, me zhyt-a-hovet e rrokullimta e tė rrėpirta, po dhe nė ėndrrėn qė mė shumė merr frymė nė gjirin e njerėzve pėr njė shpresė dhe nė nevojėn pėr t’u mbajtur nė shpresė, nė kėto vite u ndodh nė atė trazim apokaliptik kur nga kaosi rreh tė krijohet kozmosi, kjo dhe me ngjarjet e Kosovės qė autori u referohet. Tekstet e tij si tė gjithsecilit nga ne, dėshmitarė qė i shohim nga kaq afėr ngjarjet, pa atė distancėn kthjelluese, kanė vlerėn e njė njeriu qė edhe nė ditėt e fundit tė jetės tronditet pėr diēka tė madhe qė po ndodh rretherrotull nesh, ėshtė buzėplasur pėr fatin tonė qė jemi tė vegjėl e tė varfėr nė njė botė xhungėl dhe jemi krejt tė pastabilizuar, pėr mė tepėr nė gjendjen e traumave tė rėnda qė mund tė pjellin dhe tė tjera mė tė frikshme.

    Koha ėshtė mė e menēur nga njeriu, ajo u ktheftė pėr mirė. Njeriu? Pak janė si Leka. Ai i takonte racės sė shpirtrave tė trazuar dhe i tillė do tė mbetej gjer nė fund. Vdiq para tre vjetėve, mė 1 qershorin e sivjetėm do tė ishte 70 vjeē.

    Sadik Bejko
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-12-2006 mė 04:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •