Bora Pajo

Bora Pajo u lind me 4 janar 1979 ne Tirane. Ka perfunduar studimet ne fakultetin juridik te Tiranes dhe prej gati nje viti ndodhet ne Amerike per studime pasuniversitare.


Me Boren

Ka fragmente qe mbeten brenda nesh dhe dalin para syve te mendjes sa here qe grimca jete sjellin aromen e koheve te shkuara. Dhe aty kupton burimin e dashurise se natyrshme qe mund te mbartesh ne vete per nje njeri apo nje tjeter, pa arritur t’i japesh vetes ndonje arsye per kete. Keshtu me ndodh me Boren, me caste qe me lidhin me te, mes te cileve nje kujtim (ndonese jo krejt i qarte) te para disa vitesh nga nje ore letersie ne shkollen e mesme, qe po e sjell ne kete prezantim te shkurter te saj. E deshiruar te lexonte nga shkrimet e saj, mesuesja i beri nje oferte joshese (qe u prit mire nga Bora, por dhe nga ne te tjeret qe sic e shoh tani po luanim rolin e spektatoreve ne pjesen teatrale: Adhurimi i mesueses per Boren): Bores do t’i duhej te shtonte disa vargje ne nje poezi te Kadarese dhe kur poezia ne formen e saj te re te ishte gati, vargjet do te lexoheshin para klases me ze te larte. Ne kembim mesuesja zotohej se nuk do ta ngacmonte me deri ne fund te vitit shkollor. Ashtu u be. Vargjet u shkruan, u lexuan dhe u degjuan dhe vleresimi i miratuar nga degjuesit: vargjet e Bores ishin me te bukur se te Kadarese. Mos me pyesni se per cilen poezi behet fjale, nuk e mbaj mend, mbaj mend vetem qe elemente te saj ishin grimca jete te qytetit, karakteristike kjo per shkrimtarin tone te madh (poezia ka qene nje nder te paraqiturat ne antologjine e vitit te katert te shkolles se mesme).

E pyeta Boren para pak ditesh, nese mundesha te sillja dicka nga libri i saj i botuar, kur ne ishim ne vit te katert ne shkolle te mesme, dhe pergjigja ishte pozitive; me librin kam lejen te bej c’te dua. Bora eshte larguar nga letersia e publikuar, por jo nga te shkruarit. Uroj qe dikur ajo te vendose per nje rikthim per nje publik me te gjere, se syte e saj, me pasurine e pervojes se nje jete jo te lehte.
Duke e falenderuar serish, deshiroj te sjell per lexuesit ne forum, disa nga prozat e shkurtra dhe poezite e botuara ne librin e saj „Lekure fjalesh“ (shtypur ne shtypshkronjen Marin Barleti, 1997). Perzgjedhja eshte bazuar ne shijen time dhe i qendron besnike renditjes se shkrimeve ne liber. Krijimet (te gjitha ne liber, jo vetem te perzgjedhurat) jane shkruar qe prej 1992 deri ne 1996, pra mes moshes 13 dhe 17 vjec.

Shenim: Per ata qe kane lexuar artikullin „Ne kerkim te avangardes“ ne forumin e enciklopedise letrare, mbiemri Pajo do te vije i njohur. Nje nga shkruesit e gazetes „E per-7-shme“, njekohesisht pagezuesi i emrit te saj, Erind Pajo, eshte vellai i Bores. Po keshtu mbiemri do te vije i njohur per lexuesit ne moshe te rritur qe kane pasur lidhje ne rrethet e gazetarise shqiptare ne fillim te viteve ’90. Gazetarja dhe poetja Ludmilla Pajo, e cila u largua nga kjo jete ne gusht 1995, eshte nena e Bores.




=======



AUTOPORTRET

Nje pale letra bixhozi qendrojne mbi tryeze, te gatshme per te shtire fall. Pak me tutje nje pikture ku ndodheshin tri shtriga te gjelbra, te cilat te bejne keq vetem po t’i cenosh. Shtriga hakmarrese dhe dhe teper te rrezikshme. Me tej nje enderr qe s’ka as fillim, as mbarim. Dhe thelle, teper thelle gjithe kesaj, qendron personazhi kryesor i endrres. Eshte nje princ me sy roze dhe floke ajri. Ka hipur si gjithmone ne kale, dhe endet neper nje pyll te madh. Ecen dhe veshtron brenda drureve si te doje te zbuloje dicka. Qesh me vete, ecen prape. Befas, dallon nje lule krejt ndryshe nga te tjerat. Ndoshta ndryshe iu duk atij. E merr lulen dhe e ve ne krye te nje kurore te madhe xixellonjash. Pastaj takon endrren. I ve ne koke kuroren, dhe te dy luajne ne gjelberimin e pyllit. Te harruar pas mrekullise se zogjve dhe pas te qeshures se pemeve. Jane kaq te lumtur dhe kaq te gatshem per te fluturuar diku larg, hipur ne kalin e tij dhe ne lumturine e saj...
Por, papritmas (keshtu ndodh gjithmone) princin e vrasin, dhe endrra mbledh lotet e harruar pak caste me pare dhe qan e qan, mbi trupin e tij.
E KENI PARE NDONJEHERE ENDRREN DUKE QARE?

14 qershor 1992




*** ***

Pse te rri vetem? – mendoi, dhe ky mendim sikur e gjalleroi qenien e saj papritmas. Hapi dritaren me vrull, si te donte te therriste qiellin per caj. Ngriti koken. Kacurrelat i formuan nje hapesire te vogel tek syte nga e cila ajo mund te shihte yjet e pakte ne qiell dhe henen, e cila gjithmone i dukej e trishtuar. Ishte e bukur. Ky mendim i erdhi befas ne koke. Asaj shpesh i thoshin se ishte e bukur. Asnjehere nuk i pelqente kjo gje. Perkundrazi, shpesh e inatoste, ndersa tani...tani cuditerisht kjo po i pelqente. Meqe aty nuk kishte asnje njeri qe t’ia thoshte kete, po ia thoshte vetes. Ne dhome ishte vetem i vellai qe dic shtypte nxitimthi ne makine. Ajo iu afrua. Ata nuk kishin qene kurre te afert per njeri-tjetrin. Fajin per kete me siguri e kishte ndryshimi i madh i moshes, ose fakti qe ai e trajtonte gjithmone si te vogel.
-C’po shkruan? – e pyeti, megjithese e dinte qe nuk do te merrte pergjigje.
-I ke bere mesimet? – e pyeti ai. Kjo ishte njesoj si te thoshte „Me ler te qete“. Vajza qeshi ne menyre feminore, padashje. „Sofist!“ mendoi me vete „Ky do te behet patjeter nje avokat i mire“ U ngjan shume njerezve sofiste, vetem se shpirtin nuk e ka te keq!“. Qielli ishte vertet shume i bukur. Larg dallohej hena. Ajo e donte henen. „Une jam e bukur!“. Qeshi. Kurre nuk ia kishte pohuar vetes kete. Tani po. Njerezit se si behen ne momente te caktuara. Iu afrua edhe njehere te vellait. Donte t’i lutej, dhe t’i thoshte qe ishte e bukur.
-Jam e bukur une? – ai ndaloi se shkruajturi per nje cast dhe e pa ne sy. Syte e tij ishin te habitur. Ata qendruan ca, mbi fytyren e vajzes. Buzet u hapen dhe ai perseriti ne nje menyre krejtesisht monotone:
-I ke bere mesimet?
Ishte e qarte, qe nuk duhej te fliste me. Po te thoshte po, ai do t’i sugjeronte me ate tonin urdherues te merrte ndonje liber per te lexuar. Ne rast te kundert do t’i thoshte t’i bente sa me pare. Kjo e torturonte.
-Nuk me intereson mendimi yt, - shqiptoi lehte,- Une jam e bukur! Zeri doli si i bastarduar. Nuk ishte ajo qe foli. Hodhi edhe njehere syte jashte nga hena. E ndjeu miratimin e saj dhe u skuq. I erdhi rende nga hena. Kacurrelat i rane prape ne sy. U ngrit. Me nje hap nervoz, duke pare shkarazi nga ajo, qe po shkruante i vellai, doli nga dhoma. Arriti te kapte nje fjale, por s’kuptoi gje. Doli nga dhoma per t’iu nenshtruar nje torture te cmendur, mesimeve. Ato ishin ndoshta, gjeja e vetme qe nuk i beheshin ne ato caste. Kishte nevoje per dicka. S’po e kuptonte cfare. Asaj i pelqenin enigmat, dhe kjo ishte nje prej tyre. Ne zbehtesine e nates ajo behej edhe me enigmatike dhe e ngaterruar, sikurse floket e saj te gjate te kacurrelte. Floket i binin shpesh mbi sy, dhe e bezdisnin, por ajo nuk i priste. Ndoshta dhe kjo ishte nje enigme. Jeta e saj, ajo vete, ishin perbere nga enigmat, qe askush nuk i shpjegonte dot. Ndoshta nje njeri shume sofist, i vellai per shembull mund edhe t’i shpjegonte. Pa edhe nejhere nga dritarja. Provoi te dilte. Ketej nuk dukej hena. Mori letersine. E hapi. E mbylli me inat, dhe vazhdoi te numeronte yjet ne qiell. Kacurrelat i binin mbi sy, po ajo nuk i levizte.

22 mars 1993





UNE

Do te te them: „Te dua!“
Derisa te lodhem se foluri
Do te mendoj per ty
Derisa te lodhem se menduari
Do te degjoj zerin tend
Derisa te lodhem se degjuari
Do te te enderroj
Derisa te lodhem se enderruari
Pastaj
Kur e lodhur nga te gjitha keto
Te jem
Do te fle
Ne nje gjume te madh endrrash
Dhe kur te zgjohem e clodhur
Gjithcka do te nis nga fillimi.


13 nentor 1993






PABLO NERUDA

Nje zemer prej hekuri qendronte e heshtur ne tavolinen e drunjezuar. Ai ishte aty prane ne verande. Ulur ne kulltukun lekundes. Levizte me ngathtesi. Gjethet e rrushit, qe krijonin nje hije, plot shtjella ajri, ne dysheme, e benin ate, te ishte ne nje gjendje bezdisese diellore. Ai e dinte qe zemra e hekurt ndodhej aty. Aty fare prane mbi tryeze. Por ai pertonte te cohej. Pertonte te mendonte per hekurin ne forme zemre. Fundi le te ndryshkej. Vazhdonte te bente levizjet lekundese aty, nen hijen e formuar nga gjethet. Tryeza e drunjte mund te kalbej. Zemra mund te ndryshkej. Pastaj me kalimin e pashmangshem te casteve, viteve, tryeza do te shkrumbohej. Zemra e ndryshkur do te rrezohej ne toke. Zemra e ndryshkur do te rrezohej ne toke. Dhe natyrisht dikush do te kujtohej ta hidhte ne plehra. Ai do te kishte vdekur atehere, ose do te ishte nje plak i mocem, me nje mjeker te dendur dhe te bardhe. Nje plak i cili me syte e vegjel, e te ploget, te plakur nga kalimi i rrembyeshem i viteve, dukej sikur i kuptonte te gjitha. Ai me siguri do te kishte nje ze te ngadalshem, thuajse te heshtur. Por tani, pikerisht ne keto caste, ai ishte i ulur aty, ne verande. Dhe zemra e hekurt, me nje shkelqim vezullues, ndodhej ne tryezen prej druri. Ajo te jepte pershtypjen se nuk do te kalbej kurre. Ai pertonte te cohej, e ta merrte zemren. Ai pertonte te mendonte per te. Gjithsesi nuk mund ta shkulte nga truri mendimin. U cua rrembimthi. Mbylli me force deren per t’u larguar nga rrezet, qe i leshonte pambarimisht ne tru zemra prej hekuri. Iku. Iku larg, shume larg. Iku...Pa i thene askujt asgje. Iku...Po zemren nuk mundi ta harronte. Neteve te gjata te veres, ajo i futej ne koke, dhe ai mendonte per te...


1 qershor 1994
09:33






GUACKA

Muzg i trishte. Deti i madh ka zene hapesiren e syve. Prapa meje eshte nje shkemb i madh dhe i larte. Dielli po perendon. Eshte vertet i bukur. Ai eshte mbledhur si nje top i madh, thuajse ka frike te perendoje i shperbere. Para pak, ne mes te diellit, dalloheshin disa re te vogla. Tani ato, u zhduken. Dielli i madh, duket sikur, do te perpihet nga valet e detit. Nje varke gjysem e shkaterruar eshte lene ne det e vetme. Duket si e braktisur nga gjithcka. Ja dhe dielli po iken. Varka eshte me teper si nje cope derrase, e vjeteruar. Ajo lekundet sipas ritmit te dallgeve, dhe duket sikur nga casti ne cast do te fundoset, diku mjaft thelle ne det. Dielli, deti dhe shkembi i japin nje hijeshi te vecante ketij peisazhi. Dielli po perendon, dhe eshte si i pergjumur. Duket sikur do te shtrihet, dhe do ta vere koken e tij te madhe rrumbullake ne det. Deti eshte si gjithmone, vecse pak i tishte. Ndoshta i mungon hijeshia qe i krijon dielli pamjes se tij. Ndersa shkembi qendron atje, i ngurte. Perpiqet ne te gjithe menyrat te tregohet sa me i rrepte. Por ne fakt, ne thellesi te tij ndodhet nje zemer fort e ndjeshme. Dhe neper te gjitha keto, te ze syri, varken e braktisur. Eshte kaq e vetme, ne kete muzg. Nje vajze e vogel ka qendruar ca me tej, me nje guacke te madhe ne dore. E rrotullon neper duar, dhe ne fytyren e saj, tregohet nje kenaqesi e madhe. Eshte me siguri e lumtur. Dhe kjo ndodh sepse eshte ende e parritur. Ende e vogel. Buzembremje mbi det. Gjithcka ka marre nje hije trishtimi. Pas pak cdo gje do te erresohet, dhe trishtimi do te flere me diellin ne det. Shkembi do te qendroje aty i forte. Vetem varka, do te jete nje si hije e atij peisazhi te trishte. Ajo do te vazhdoje te lekundet gjithe naten. Vajzen e vogel, dikush do ta marre dhe do ta coje ne shtepi. Po qendroja edhe ca ne mes te asaj pamjeje. Isha ulur diku. Kisha vene koken midis duarve, dhe po mendoja per detin. Kush ishte mbreti i tij? Nga kush komandohej? Kush e urdheronte? Kishte ministra ai? Po ku ishin? Qendroja pa i dhene pergjigje vetes. Por mendoja se duhet te ekzistonte patjeter qeveria e detit. Duhet te kishte edhe nje grup qeniesh qe e urdheronin. Qe merrnin vendimet, per te. Ndenja gjate ashtu duke menduar per detin. Derisa u erresua krejt. Ate cast u nisa te ikja. Ktheva edhe njehere koken nga deti dhe thashe me ze te larte: Kush jane ministrat e tu? Po mbreti? Ku jane ata?

P.S. Ministrat dhe mbreti i detit ishin disa mikroqenie. Ata ishin futur ne ate guacken qe kishe ajo vajza e vogel, dhe jepnin urdhra qe aty. Vajza e humbi guacken. Deti mbeti pa njerez qe ta urdherojne. Prandaj ai, lekundet sipas qejfit...


29 qershor 1994





* * *

Ne ndizemi me nje flake te ndritshme te kuqe,
dhe pastaj befas fikemi pa zhurme
dhe prape ndizemi,
dhe prape fikemi,

Jemi kthyer ne nje shkrepse i dashur
Ne nje shkrepse qe s’digjet kurre
Por vec fiket
Dhe ndizet

Marrim fryme,
hame, pime, dashurojme, vuajme,....
................si shkrepset
Ne cfare tjeter do te shndrrohemi?
Kush vjen pas kesaj?


1 gusht 1994






UNE DHE TI

Nese gjithcka
Mund ta rinisja
Nga fillimi
Do te ndryshoja
Pikesepari, veten,
pastaj...ty
Nese gjithcka
do te mbetej tek une
per ta rifilluar
nga nisja
Do te shkaterroja
Ne fillim egoizmin
Pastaj...ty
Nese une,
do te mund t’i filloja
edhe njehere
gjerat
do te qeshja me veten
dhe do te lija te pandryshuar
...veten time
...dhe...ty...


10 prill 1995
22:52





NGJYRA E SYVE

Varka lekundej nen ritmin e lopatave dhe ecte me nje shpejtesi te konsiderueshme varkash. Une isha strukur ne nje cep dhe ndiqja me sy pulebardhat qe uleshin, pak caste mbi liqen. Pastaj ngriheshin rrembimthi dhe benin harqe te panumert ne ajer. Liqeni kishte nje ngjyre te vecante jeshile, me teper si gurkali. Horizonti ishte i rrethuar nga malet. Dukej se ata ngriheshin menjehere pas liqenit. Ishte nje pamje mahnitese. Ai i jepte varkes ngadale, dhe veshtronte i humbur qiellin. Isha ne nje vend, nga ku mund ta kundroja e qete. Levizjet e tij, veshtrimi, pamja, ndoshta edhe veshja, perbenin per mua, dicka teper te afert. E ndjeja thelle vetes time, ate. Kishim arritur ne mes te liqenit. Ndjeja pak ankth. Ai trazohej cmendurisht me ajrin e fresket, dhe shndrroheshin tek une, ne nje dicka materiale. Ne mornica, dhe ne nje si ngushtim ne gryke. Ai befas i la menjane lopatat. U kthye nga une, dhe me nguli syte, si nje foshnje e panjohur. E la varken ne meshiren e liqenit. Ajo lekundej lehte-lehte. Ndersa syte e tij, nuk e kishin humbur ende ate driten vezulluese. Me ishin ngulur mua, sikur donin te me rrembenin dicka me te thelle se shpirtin.
-Ta kisha harruar ngjyren e syve! – tha ai ngadale. Pastaj vuri doren tek lopatat, dhe nisem rrugen per kthim. Pamvaresisht nga bisedat dhe nga marredheniet qe kisha me te, gjithnje e ndjeja si pjese timen. Qesha me vete dhe vazhdova te kundroja qiellin. Ishte plot pulebardha. Ngjyra e syve. Une e shihja perhere ne sy. I doja syte e tij, por asnjehere nuk e kisha kuptuar se c’ngjyre i kish. Ndersa ai. Ai ma kish harruar ngjyren. Liqeni ishte teper jeshil per te qene i kalter, ndersa une, isha teper e ftohte per te ndjere ankth. Syte. E ndjeja te afert pamvaresisht nga ngjyra e syve.

Nisur ne mars 1995
Perfunduar me 1 maj 1995






ATEHERE KUR DIELLI NUK DI TE PERENDOJE

Ishte nje nga ato pasditet e vaketa, te cuditshme, kur dielli, ose nuk perendon fare, ose perendon aq shemtuar, sa askujt nuk i shkon ne mendje te ktheje syte nga ai. Ai ishte ulur buze detit. Duart i kishte pak prapa te mbeshtetura ne reren e lagur. Valet qe zhurmoheshin me aq force ne breg, i lagnin kembet gati cdo dy sekonda. Filloi te mos e ndjente freskine e qete te tyre. Dielli diku ishte zhdukur. Uji ishte i ngrohte dhe vazhdonte te ishte dite. Dikush iu ul ngadale prane dhe e preku ne sup. Ishte nje vajze deri diku e imet, me ca floke si te kuq ne bojkaf, dhe me ca sy te celur. Ajo po e shihte e fresket, me nje veshtrim tmerresisht te embel. Ai i vendosi ngadale duart mbi fytyre, me teper per t’u bindur a ishte ne enderr. Jo s’ishte! Fundja pse duhej te ishte? Cfare kishte ketu per te qene ne gjume? Thjesht nje vajze e kendshme i ishte ulur prane. Asgje tjeter s’kishte ndodhur. Ajo kishte nje kostum banje blu, me rripa te bardhe, qe i shkonte tmerresisht shume. Syte e saj te medhenj me nje ngjyre te papercaktuar ishin ngulur diku midis valeve dhe reres. Ai veshtroi hutueshem atje, ku shikonte ajo, por s’mundi te dallonte gje. Ishte vene ne siklet, dhe megjithese dielli ishte fshehur pas malit, ai ishte teresisht i djersitur. Se si i dukej. Syte e saj, ose me sakte, prania e saj aty, fare prane tij, dhe kjo heshtje qe nuk po dinte si ta thyente, e kishte vene ne siklet. Mendoi ta pyeste per emrin, por e kuptoi qe ishte nje idiotesi per momentin dhe e mbylli gojen. Ajo mori ne dore nje gur i cili ishte si ndryshe. Si i gjelber. Ndoshta ishte me myshk. E mori gurin. Beri nje si zhgarravine, qe u fshi nga valet, dhe filloi ta rrotullonte neper duar.
-Do te vini te lahemi? – tha me ne fund ai, duke veshtruar turbullueshem nga deti meshiremadh. Vajza u ngrit ne kembe aq vrullshem, sa ai kujtoi se do te ikte, dhe i zgjati doren e lagesht. E preku butesisht ate dore, delikate dhe u nsi drejt detit. Uji ishte i ngrohte, sikurse shpirti i tij. Thellesia erdhi duke u shtuar. Ata nuk ia leshonin doren njeri-tjetrit, thuajse kishin harruar, qe duart i kishin aty. Ata donin te notonin, por njekohesisht nuk donin t’i shkepusnin duart, dhe rrinin si dy mumje te nje shekulli te harruar. Befas me nje levizje teper te shkathet, dhe po kaq te guximshme, ai e ngriti vajzen hopa, perpara duarve. Ajo i pershkoi doren mbi qafen e tij dhe e puthi lehte. Ai vazhdonte te ecte, dhe thelle-thelle, shpirti i tij po habitej me te gjitha keto. Karakterizohej si nje djale i permbajtur, thuajse i mbyllur ne vetvete, qe gjente kenaqesine vetem tek ato cka lexonte. Ata vazhduan te ecnin. Ecen shume. Aq sa njerezit nuk e dalluan me as koken e vajzes. Dalengadale u erresua krejt, dhe ato pak cadra qe ishin, iken. Plazhi mbeti bosh. U braktis si nje vegel qe mbetet jashteperdorimit. Degjohej vetem aroma e detit, dhe zhurma e lehte e valeve qe perplaseshin ne breg. Te nesermen dielli lindi heret. Njerzit dolen ne plazh. Prinderit u dhane porosite e tyre, femijve, dhe i ndoqen me sy nga cadrat. Zhurmat mbushen plazhin. Ishin te pakte njerezit e trishtuar ne ate dite diellore. Ai shndrrin fort, sa te krijon nje bezdi te llahtarshme. Papritmas tek njerezit, u krijua nje rremuje shume e madhe. Ishte gjetur nje vajze. Njerzit u afruan dhe e pane trupin e saj te imet. I pane floket kacurrele, si te kuqerremte. Syte e hapur, ku ishte si vegim, nje lumturi e pafund, thuajse e pakapshme. Njeren dore e kishte grusht. Dikush ia hapi. Ne te ishte nje gur me myshk jeshil. Ajo ishte mbytur. Prinderit u tremben, dhe filluan te tregojne, me teper kujdes per femijet e tyre. Te gjithe u llahtarisen, por askush se dinte se bashke me vajzen ishte mbytur dhe ai. Kishte vdekur i lumtur. Dielli u zhduk perseri. Pas pak plazhi do te mbetej bosh. Mos ndoshta valle, vdekja, nuk eshte asgje tjeter vetem muzg? Ata kishin qene kaq krejtesisht te lumtur. Vdekja u ishte afruar pikerisht atehere, kur ata pothuajse e kishin harruar nocionin e kesaj fjale. Une i kisha pare nga larg. Ai e mbante ne krahe, perpara duarve, ndersa ajo i kishte rrethuar qafen me krahun e vet aq te lehte, dhe e puthte embelsisht...


4 korrik 1995
23:00






ME MIRE TE JETOSH ME TIGRAT

Rashe ne thonjte e tigrave
Me hengren
Ngrita syte nga qielli
Qesha
Pastaj
Midis leopardeve,
arinjve, ujqerve,
luaneve dhe dhelprave
jetova,
Shpesh syte nga qielli
i ngrija
Qeshja.
Befas rashe prane teje,
Atehere
as qielli nuk me bente
me
te qeshja.


3 gusht 1995
16:03






JEMI MESUAR TE JETOJME CUDITSHEM

Nje lot i kripur,
toka e gjelber,
ujra qetesues qe levizin,
Gjalleri,
nje melodi e shkeputur
dhe bota e endrrave te mia,
me tutje,
telefoni i zi,
i kuq,
i bardhe,
a i verdhe,
qiriu jeshil i ndezur,
nje lule e ngrire diku,
nje buzeqeshje e trembur,
dhe bota e endrrave te mia,
pastaj serish,
nje kepuce,
nje vazo e thyer,
dy sy qe ndrijne,
nje gote vere,
pak ankth,
nje udhetim neper nate
dhe bota e endrrave te mia,
pastaj prape,
nje pikture,
shume shi i rrembyeshem,
dy duar te permalluara,
nje ore me muzike,
shpejtesi marramendese
dhe bota e endrrave te mia,
dhe me ne fund
nje bllok me shume flete,
ca letra te harruara,
nje cope qiell i kalter,
pak yje per Shen Lorenco,
nje cep hene
dhe bota e endrrave te mia
...
Qendronin pas deres
Ne pritje te hapjes,
Une po vonohesha
E pasigurt
Ngadale
Me shume vonese
E hapa
Te gjitha ishin bashkuar
Nje trup i vetem
I ngurtesuar
Qendronte atje
...ishe ti...


3 gusht 1995
18:59






TE QESHURES

Ne boshllekun e ajrit
Dic mungon
Nje e qeshur e zhurmshme
Ndoshta
Nje e qeshur me pak ne ajer.
Rruga mbuluar druresh te larte
Hijeshi.
Dicka me shume e mbush ajrin sonte
Nje pupel
Pulebardhe apo engjell
Eshte
S’e di
Deti
Perhere i kalter ne jeshil
Do te mbetet.
Perhere i gjalle.
Pas meje
Dic levizi, ngadale
Nje e qeshur, me pak ne ajer
Nje pupel me shume neper nate
Fluturim
Zogu
Qe kurre
Nuk kishte kenduar
E mesoi kengen.
Kendon tani.
Nje qiri.
Edhe ai dic perpiqet
T’i shtoje hapesires
Nje e qeshur me pak
Nje pupel me shume
Ra pas meje
Levizi pas meje.
Fluturoi.
Une s’e pashe
Qiell i kalter
Pa zogj
Por e qeshura fluturon
Megjithese une se shoh
Nje e qeshur me pak ne ajer
Nje pupel me shume ne dhome
Udhetim marramendes neper nate
Me shume kurajo ka sonte
Me pak yje
Gjithmone balancim
Hena eshte e plote sonte
Udhetimi i gjate
Nata e erret
Pupla e bardhe
Unaza e mban fort.
Ankth
E pse valle?
Det.
Yje.
Hene.
Rruge.
Muzike.
Engjell.
Kam frike
Ti s’je
Ke ikur
Por je kaq shume prane
Kaq afer
Dhe kaq larg
S’di c’po ndodh me mua sonte
Dua te iki dhe une
Po s’kam ku te rri pastaj
Dua te rri
Dua te iki
Iki,
rri,
ku je?
Pse s’je?
Ti ike,
ike larg.
Pa fjale
Ike
Por ti je afer
Kaq afer
I heshtur
S’e kuptoj
C’loz me mua kaq egersisht
Ke ikur,
por je afer
dua te largohem,
por ku te shkoj?
Pse s’je?
Ku je?
Kam frike
Ke ikur larg,
matane pyjeve
ke rreshqitur
neper lumenj
dhe ke ikur
duke ndenjur
ketu me mua
dhe je larg
duke qene afer
ketu me mua...


24 shtator 1995
11:51





UNE E TAKOVA ATE, DHE QE ATEHERE DICKA SIKUR ME DHEMB

Qielli paska shume yje sonte! Eshte nje nate e ftohte ne kete vend disi te eger. Zjarri ben te mundur shikimin dhe ngrohtesine. Jam shtrire. Pak me tutje prej kembeve te mia degjohet zhurma e lumit. Ai leviz rrjedhshem me nje freski qe ndihet ne cdo ind te qenies sime. Jam e qete. Nxehtesia e zjarrit ma ka ngrohur tej mase njeren gjysem te trupit, dhe po tej mase kam ftohte nga krahu tjeter. Malet e kane kufizuar qiellin nga te gjitha anet. Ky eshte vertet vendi me i bukur qe kam pare ndonjehere! Aty te duket sikur jeta te rreshqet dukshem neper gishta. Sikur gjalleria eshte bere sunduese e vetme e vetes tende. U kam ngulur syte yjeve, duke u shkeputur nga bisedat perreth. Jane kaq shume sonte! Ate nate kujtoj, s’kishte thuajse fare. E kam te pamundur te krijoj figura me ta. I veshtroj sikur dua t’u marr dicka me teper. Sikur dua t’i ndjej me thelle. Syte e mi levizin ngadale nga qielli i shkermoqur yjesh, tek mali i pyllte. Pastaj shoh zjarrin e madh e te ngrohte. Ja dhe lumi ku eshte! Ka nje ngjyre si jeshile dhe eshte i mbushur me gure te madhesive te ndryshme. Sa vend i bukur! Cdo gje eshte kaq harmonike me tjetren. Duket si mrekulli. Dhe une, jam zoteruesja e ketyre diteve te jetes ime. Ndodhem ketu. Qenia ime nuk trazohet ne kete mrekulli, perpiqet te marre pjese. Isha teper e qete pak caste me pare. Heshtja me ishte ulur mbi sy, dhe brendavetja ime ishte thuasje e kenaqur, po c’pata tani? Nje si ngushtim me ka zene gjithe kraharorin. Mezi mbushem me fryme. Dua te qaj! Por a s’eshte mekat te qash ne nje vend te ketille? Ketu embelsia eshte bashkuar me te egren, malli me lotet, bora me shiun, ankthi me endrren. Jane pershtatur e harmonizuar, duke dashur te falin nje cast te vetem lumturie, dhe dy dite te vetme te kenaqura. Perpiqem te qesh. Shtrengoj me force dhembet dhe grushtat. Dua domosdoshmerisht te qetesohem. Por c’kam keshtu? Cfare me mungon? Natyra eshte misheruar ne persosmeri. Gjithcka duket sikur do te te fale pakez nga vetja. Ndersa une numeroj yjet e qiellit, dua te qaj! Kjo s’duhet te jete normale. Perse ndodh keshtu? Perse nuk arrij dot te kenaqem? Kujtoj doren tende prane times, syte e kenaqur dhe ty. E kam te pamundur te shkeputem. Dhe ne te vertete nuk dua te kujtoj. Mjaft here gjate ketyre diteve me zbrisnin ngadale ne koke bisedat e bera, qeshja jote e zhurmshme, planet e pafundme qe s’arrite t’i realizosh dot. S’mundet ta harroje njeriu, njeriun. As une ty. Mrekullise se pyllit, lumit me gure, maleve qe bien thike mbi ujin jeshil, muzikes se panderprere, vetes sime, gjithckaje ne keto dy net te largeta, madje dhe zjarrit i mungoje ti. Kam arritur te kuptoj qe i mungon dhe ajrit, dhe zogjve, detit, henes. Mungon kudo. Une e di, qe bota tani eshte minus nje e qeshur, Nje e qeshur me pak ne bote. Nje pupel me shume ne dhome. Dhe lot, dhe mall, dhe ankth... Por prape e di, e ndjej, qe je diku, duke me pare mua. Ike larg, per te me ndenjur afer. Dhe une s’e kuptoj se si kalojne njezet e kater oret pa ty. Dhe keshtu cdo dite. Une vazhdoj te eci kembengulshem ...mbi caste...

20 tetor 1995






LARGESIA NDJENJA KOHA

„Fluturoi qe nga momenti qe u nga nga une...“
Burri ndenji nje hop i menduar. Syte iu lengezuan. Qendronte ne kendin e vet, ne tryezen e gjate dhe shkruante...
Jashte binte nje shi i vrullshem. Pikat kercisnin fort mbi xham, pastaj rreshqisnin poshte me shpejtesi. Qielli i erret kishte zymtuar edhe dhome. Ai nuk po e ndizte driten. Rrinte ashtu, thuajse i strukur ne cep te tryezes. Mendimet i leviznin ne koke, i trazoheshin, i beheshin kujtime...
Sapo kishte mbaruar redaktimin e vellimit te saj te fundit „Duke te pritur ty“. Tani po shkruante hyrjen. Nje moment u drodh. Iu duk sikur shiu i ftohte i hyri ne cdo qelize te organizmit. Vuri ngadale doren mbi balle. Buzeqeshi trishtueshem. Imazhi i saj, i kish zbritur mbi sy. Vazhdoi te shkruante. Pastaj perseri e leshoi stilolapsin dhe u mbeshtet pas karriges. Ferkoi syte. Shiu sa vinte e shtohej. Vajza s’ishte kthyer ende nga shkolla. Po vonohej...
Ai u mundua te veshtronte ne dhomen e zbrazet. Shikimi ishte i padepertueshem ndaj kohes. Dhoma ishte e erret dhe bosh. Bosh! Burri ndezi edhe nje cigare tjeter. E lexoi perseri nga fillimi, Nje moment iu duk shume pak. Sa shume ndjente ai ne fakt! Hodhi syte nga togu i larte i letrave te paredaktuara. Befas iu duk se shpirti i saj i bukur iu ul mbi ndjenja. Sa shume zogj! Sa lule kishte midis doreshkrimeve te lena! Sa jete!
Atij kishin filluar t’i dalloheshin gjithmone e me teper rrathet poshte syve. Kaq shume ishte plakur brenda kaq pak kohesh! Te nesermen ajo kishte ditelindjen. Duhet te mbushte dyzetetete vjec. Burri u ngrit. Ankthi i ngushtoi fytin. U mbeshtet pas xhamit dhe po shihte shiun. Fytyra e saj e qeshur nuk i levizte nga mendja. Veshtroi oren. Po vajza pse po vonohej? Nje vetetime e shkundi. Filloi te hidhte hapa te crregullt neper dhome. Pastaj u ul perseri. Vazhdoi te shkruante. Mendimet i kishte me te qarta kete here. Ai perseri nuk po e ndizte driten. Keto kohe ishte mesuar te rrinte ashtu. I dukej se i pelqente. E shtypi fort filtrin mbi tavullen e tymosur dhe mori fryme thelle. Shkruajti dhe fjaline e fundit dhe e la fleten menjane. Vazhdonte te qendronte heshtazi ne cep te tryezes...
Ra zilja. Me siguri e bija. Nxitoi ta hapte. Ajo me siguri duhet te ishte lagur...
Shiu binte pa dashur te ndalonte asnje cast ne ate mesdite te zymte. Burri ishte ulur ne kendin e vet. Vajza hapi deren e kuzhines dhe hyri brenda. Ngriti doren dhe... ndezi driten. Dhoma u mbush me ngrohtesi. Syte e saj qeshen embel. U ndalen tek i ati.
-Ose s’e kishe ndezur driten?
Ajo foli ngadale me nje ze te ngrohte. Burri ngriti syte per ta pare. Shkarazi arriti te lexonte „...imazhit te saj te paprekur brenda meje...“ Veshtrimi iu ndal mbi vajzen. Sa shume drite, ngrohtesi, embelsi, kishte ajo! Ai qendroi pak sekonda duke e pare...
Pastaj qeshi...
Qeshi bukur!...


20 dhjetor 1995






ATEHERE KUR EDHE SHPIRTRAT DASHUROJNE

Ajo ferkoi syte, puliti dhe disa here qepallat, dhe u zgjua plotesisht. Pertonte te cohej. Ndenji dhe pak ashtu sy gjysemmbyllur, pastaj u shtriq dhe filloi te levize.

* * *

Sapo doli jashte era e fresket i perkedheli lehte fytyren. Ishte nje mot tipik sic i pelqente asaj. Qielli ishte mbushur me re gri dhe dielli nuk dukej. Era ishte mjaft e lehte, jobezdisese. Filloi te ecte shpejtueshem. Ishte vone. Ajo ishte nje vajze e kendshme me sy te medhenj kafe. Vinte pak e imet me floke te gjate kacurrele. Ishte nje vajze e embel, me ca sy te bukur, te thelle si prej plaku.

* * *

Mberriti. Sa bezdisese ishte dita ne shkolle! Sa pertonte! Atje midis grumbullit aq te madh te nxenesve ishte dhe ai. Ishin dy njerez krejt te ndryshem. Nuk njiheshin thuajse fare dhe s’kishin asnje ndjesi apo pershtypje per tjetrin. Thjesht ishin te detyruar te rrinin ne te njejten klase. Ai ishte nje djale i mbushur, i gjate, teper simpatik. Nje njeri me vete ne ate grumbull shokesh. Nuk trazohej me njeri dhe si te ishte si jo, s’kujtohej kush, vetem kur duhej bere ndonje formalitet i tille, si p.sh. marrja e mungesave ne fillim te ores. Ndodhte per ore te tera, qe ata te mos shkembenin me njeri-tjetrin as nje germe. Por ndonjehere, edhe mund te flisnin per ndonje gje. P.sh. mund te pershendeteshin kur gjendeshin perballe, ose mund te pyesnin per ndonje gje, Edhe kete dite si perhere ata ishin ulur ne bankat e tyre, pa u kujtuar se edhe tjetri ishte diku aty. Ishin shume larg njeri-tjetrit. Dita kaloi normalisht. Kur u kthye ne shtepi ajo u be qull. Filloi shiu dhe ajo s’kishte cader. Rrobat e lagura qe i ngjiteshin pas trupit e bezdisnin. Asaj i pelqente kur binte shi. Po te ishte brenda ne shtepi, ngrohte, ne gjysemerresire. Ashtu i pelqente qe ai te kerciste sa me fort mbi xham. Keshtu mberriti.

* * *

Pasi mbaroi mesimet, hengri darke, u shtri per te fjetur. E zuri gjumi shume shpejt. Edhe ai, nderkohe kishte fjetur...

* * *

Mengjesi erdhi shume shpejt si cdo dite. Levizi qepallat shpejtueshem, u shtriq nje here. Pastaj u ngrit.

* * *

Shkoi si perhere ne shkolle. Edhe ai gjithashtu. Ata te dy njiheshin. Rrinin ne nje klase. Nuk kishin asnje pershtypje, asnje ndjenje, asnje lloj lidhjeje me njeri-tjetrin. Dhe ishin kaq shume te larget ne cdo gje. C’fatkeqesi qe ata s’kishin kuptuar asgje! Ata jo vetem qe nuk e dinin, por as qe e imagjinonin si te mundshme nje gje te tille. Naten, pasi njerezit jane perkedhelur ne rehatine e gjumit, dhe pasi ky i fundit i ka kapluar, shpirti i tyre del ngadale prej trupit, dhe nis e ngrihet lart. Shkeputet duke kercyer valse magjike. Keshtu pra, ata nuk e dinin...por shpirtrat e tyre dashuroheshin...Pasi ata i zinte gjumi, shpirtrat takoheshin, perqafoheshin te permallur dhe nisnin te kercenin nje vals te mrekullueshem ne krahet e engjejve. Shtjellat e ndjenjave te tyre, pra shpirtrat, qendronin ashtu te perqafuar, deri ne zgjimin e ndonjerit prej trupave. Ne kete moment, ata si gjigandi i llampes, qe e kerkon i zoti, ktheheshin prane trupave. Dhe ata nuk e kuptonin dot kete bote mahnitese te shpritit. Shtjella e ndjenjave mezi priste naten, kur trupin e zinte gjumi. Ngrihej lehte-lehte, i afrohej shtjelles tjeter aq te dashur, e perqafonte embel dhe niste te kercente mes bukurise se qiellit, yjeve, henes, engjejve, shpirtrave te tjere. Ata ndiznin kaq shume drita te bukura. Benin nje muzike kaq te embel dhe te lehte dhe nisnin nje vals shpirtrash. Dhe ja vinte mengjesi. Ata zgjoheshin. Shpirti permbahej ne brendesi te trupit. Ata ishin kaq larg njeri-tjetrit. Kaq shume te ndryshem. Ajo kishte ca sy bojkaf si prej plaku. Ndersa ai ishte kaq indiferent ndaj cdo gjeje. Ata vazhdonin te kalonin keshtu ditet e njepasnjeshme. Dhe lemueshem i afroheshin nates. Kohes kur shpirtrat dashuroheshin...






PO VIJ TEK TI!

Po vij tek ti!
Muzika ushton
Ne mbreterine me te bukur
Te melankolise.
Rruga eshte e lodhshme
Mbuluar gjethesh
Zhveshur sysh
Gjarperinjte levizin shpejtueshem
Gjinkallat heshtin qetsisht
Po vij tek ti!
Qyteti mbeti pas
Por mua s’me krijon keqardhje
Zvogelimi gjithmon e me i madh i tij
Me intereson vetem fakti
I mberritjes se paspakshme
Tek ti!
Me prit!
Ndoshta rruga asnjehere s’do te mbaroje
Ndoshta qyteti asnjehere
Nuk do te zvogelohej aq shume,
sa te me lejoje te mberrij tek ti
Por gjithsesi
Ti me prit!
Mbylli syte,
kaperdiji minutat,
castet, oret, vitet,
ashtu sikurse macja.
Largoje heshtjen
Sic ben qeni.
Menjanoi endrrat
Si ariu.
Dhe qendro
Midis kafsheve, njeri.
Me prit!
Dikur, diku,
do te mberrij gjithsesi.
Do te perpiqem
Qe ky destinacion
Te jesh
pikerisht ti.
Mbyll syte,
dhe me prit...


24 gusht 1994






DHE UNE ERDHA!

Une erdha
Dhe ne mungesen e ajrit
Mora fryme.
Shpresen dhe zhgenjimiin
I fsheha ne duar
Lotet neper floke
I fsheha.
Dhe syve
Ua riktheva jeten e vdekur.
Une erdha!
Vertet pas nje rruge
Te gjate e te lodhshme.
Mblodha jeten neper udhe,
muziken, duart, tymin,
i mblodha.
Zhurmave,
u bera koleksion.
Gjallerise,
i vura emer.
I grumbullova te gjitha
Dhe erdha.
Mberrita.
Syte kerkuan shpirtin,
e mora.
Floket, endrren kerkuan,
u zgjova.
Duart pyeten per ajrin,
e thitha.
Malet per ty u shqetesuan,
dhe une mberrita,
Erdha!
Lulet kisha sy, buze, vetulla.
Lumin floke,
guret enderr,
une erdha.
Vertet pas nje rruge
Te gjate e te lodhshme,

vertet pas shume tymesh,

Erdha!

Erdha dhe ti flije.

Erdha
Dhe ne pyllin e drurte
Ne enderr te gjeta.

Sa shume isha lodhur!
Ti flije.
Ti ende fle.

...........
Qesh.
Une erdha...


29 mars 1996






TRENDAFILAT E BARDHE

Ajo u kthye edhe njehere nga ana tjeter. Hapi syte, e ndjeu frymemarrjen e tij te qete prane vetes. Me siguri po flinte. Nuk po gjente reaht ne ate shtrat te ngushte, te vene si enkas afer dritares. Ndoshta donte te shkonte ne krevatin e saj, por kishte frike. Erresira ishte perhapur gjithandej ne dhomen e tyre te vogel te hotelit. Madje dhe jashte nxinte. Dritat e atij qyteti te vogel bregdetar kishin kohe qe ishin fikur. Nata kishte rene perreth. Vetem yjet lart ne qiell mund te shihje, dhe vetem valet e detit qe zhumeronin mbi zallin e shkrete mund te degjoje. Ajo kishte frike te flinte vetem ne erresire. Ishte futur ne shtratin e tij te ngrohte, por s’po e zinte gjumi. Hijet qe krijoheshin fare prane dritares e trembnin. Vertet i pelqente ta ndjente jeten e tij prane vetes, por ne ato momente i flihej, i flihej aq shume, sa e lodhte ideja e mendimit per te. Ai kish kohe qe kish rene ne gjume. Ajo ia ndjente frymemarrjen krejt te rregullt dhe gati-gati te njejte. I kishte mbyllur syte. Qerpiket e gjeta, i jepnin nje hijeshi te cuditshme fytyres se tij me tipare aq shume te rregullta. Duke kaq i bukur teksa flinte! Ajo nenqeshi me veten. Pa jashte nga dritarja. Gjithcka kishte nje paqe te frikshme. Zhurmat e valeve trazoheshin me frymemarrjen e tij, beheshin nje, dhe asaj i dukej si nje melodi e qete, e degjuar diku. Qielli i zi, hene s’kish, yjet s’ndriconin dot deri ne dhomen e tyre. Qyteti flinte! Ajo u kthye edhe njehere nga ana tjeter po kish frike t’i mbyllte syte. Sapo lodhej, dhe ata s’komandoheshin dot me, por mbylleshin vete, ajo levizte e trembur. I dukej sikur njera nga hijet jashte dritares do ta merrte me vete. Kishte frike. Po edhe te rrinte zgjuar ate nate aq te kthjellet nuk donte. Ndersa oret kalonin asaj i dukej vetja gjithmone e me teper si pergjuesja e erresires. Po pse frikesohej xhanem? Ato hijet e cuditshme tek dritarja, ajo erresire e thelle jashte, zhurmat e valeve, frymemarrja e tij, cdo gje sikur e trembte. I dukej sikur nga casti ne cast do te ndodhte dicka e mistershme dhe ajo do kish nevojen e tij, prandaj rrinte aty heshtazi dhe pergjonte naten. Donte te rrinte me te. E adhuronte ate jete te tij te leshuar nga qetesia me te cilen ai merrte fryme. Donte ta ndjente prane vetes te sajin. Po i ndodhte si me lodrat kur ish e vogel. Hodhi perseri syte jashte. I vinte gjume, por ai shtrat i ngushte, ishte i parehatshem. Pa rishtaz dhomen. Objektet e saj i dinte me saktesi se ku ishin, por prape dic e trembte. Syte i mbante hapur fort me zor. Megjithese te zinj ata ndriconin si yjet ne qiell. Leviznin ngado dhe ishin te paperqendruar si ajo vete. Vazhdoi gjate ashtu derisa gjumi e kapiti dhe ajo pa e ditur as vete dremiti ca... E frikesuar u cua. Pa neper dhome. Krejt qetesi. Pa jashte. Kish nisur te zbardhej. Rrezet e para te mengjesit po perkedhelnin qytetin e vogel dhe dhomen e tyre. Frymemarrja e tij dhe valet e detit ishin njesoj si melodia e qete dhe e bukur e nje dite qe po nis. Tashme e qete, ajo fare ngadale per te mos e zgjuar ate u ngrit dhe shkoi ne shtratin e vet. Aty e zuri gjumi e lodhur deri vone...
Ai u zgjua heret si cdo mengjes. E kish ndjere ate te levizte gjate nates dhe nje kenaqesi-enderr i shkaktohej nga ideja se ajo ishte aty. U kthye nga ajo per ta puthur dhe per t’i uruar nje mengjes te kendshem por...ajo kish ikur...Ish shtrire ne shtratin e saj dhe flinte. Kishte qene ngushte aty dhe kish vajtur ne vendin e vet. Buzeqeshi tek e pa qe flinte por edhe i vinte inat me te. Si nuk e kuptonte xhanem kenaqesine qe ndjente ai kur zgjohej dhe e shihte prane vetes. I vinte keq... donte te binte per te fjetur me te dhe te zgjohej po ashtu. Kishte nje si zhgenjim ne shpirt. I dukej vetja sikur e shihte ne enderr gjithe magjine e lidhjes se tyre dhe kur zgjohej...trendafilat qendronin te bardhe mbi tryeze dhe ajo ish larg tij duke fjetur. Ish kaq i merzitur. Trendafilat i kish mbledhur ajo nje dite me pare ne pjesen e poshtme anes shkallinave. Ishte marre me ta gjithe darken, dhe pasi i kish rregulluar sic duhej, ish shtrire te flinte. I donte lulet. Dhe lulet e saj mbi vazon roze tani dukeshin sikur e perqeshnin. I vinte keq! Kaq shume keq! Pse xhanem nuk donte t’ia dinte per deshirat e tij, por gjithmone, ashtu e paperqendruar sic ihs, bente cfare i sugjeronte momenti?... Ai u vesh ngadale dhe zbriti poshte te hante mengjes.... Me vone gjendeshin te dy ne mes te detit. Ajo doli nga uji dhe ashtu e qullur me syte qe i shkelqenin u ul prane gureve dhe po e priste. Ai sec kishte. Ishte shume i prere...
Kur ai ish aty prane saj i heshtur me veshtrimin mbi det ajo lehtesohej.
-Se c’ke ti sot? – i tha ngadale. Ai vuri buzen ne gaz.
-Asgje, jam pak i lodhur, - dhe nje heshtje sekondash midis tyre – te lutem mos ik me sonte, gjate nates, kur bie per te fjetur me mua. As sot, asnjehre. Degjove?
-Mbreme kam fjetur shume keq, - tha ngadale ajo, - por kisha frike te flija vetem! Ato hijet tek dritarja me trembnin dhe erresira. Po pse te mos iki? S’fle dot aty!
Ai filloi te irritohet perseri me veten, me te. Nuk foli me. Hodhi ca gure me det me zemerim dhe u cua e iku. Ajo fillimisht u habit me veprimin e tij, pastaj u zemerua, pastaj prape u habit, dhe me vone megjithese s’e kuptonte arsyen iu bind. Ne mengjes pasi ai zgjohej dhe i uronte mengjesin, ajo ikte dhe flinte ne shtratin e vet dhe si cdo dite mbi tryeze qendronin disa trendafila te fresket, te bardhe, te keputur nje nate me pare. Ai vishej, behej gati per te dale, e shihte tek flinte, hidhte syte nga trendafilat, i vinte inat qe ata do rrinin me te dhe ca, pastaj zbriste poshte per te nisur diten. Javet kaluan dhe ata te dy iu kthyen jetes se tyre te zakonshme larg qytetit te te vogel bregdetar...
Dikur atij iu desh te largohej per ca kohe. Me mijera kilometra larg e ndjente dhe gati-gati e degjonte frymemarrjen e saj mengjeseve...
Pasi u kthye perseri prej atij udhetimi te gjate e te lodhshem, mberriten mbi tryezen e saj, nje tufe e madhe trendafilash te bardhe...
Ama kur ai dilte nga dhoma i vinte keq qe ata do rrinin dhe ca me te...

14 shtator 1996
03:37