Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1

    Kastriot Tusha

    Kastriot Tusha, njė zė kristalor


    Vendodhja pranė pellgut tė gjerė kulturor mesdhetar, nga ana tjetėr struktura gjeoklimaterike e Shqipėrisė, bėn qė ky vend tė prodhojė zėra kėngėtarėsh, tė njė natyre e cilėsie tė veēantė nė tė dy sekset. Kjo dhuratė e natyrės u shndėrrua nė traditė. Historikisht, qė nga e kaluara me Muēon (nė pallatin e Ali Pashe Tepelenės), Hafizen e Leskovikut (me shokė), qė i pėrkujton kėnga (kujtesa) popullore, por tė ardhur te L. Miloti, A. Zyberi, V.Zela, N. Pagarusha, M. Halili, P. Simaku, I. Tukiēi e B. Ndoja, e deri tek mė tė shquarit skenės lirike si: T. Tashko, M. Kraja, Gj. Kosturi, E. Mihali, K. Antoniu, Ll. Kaēaj, M. Xhemali, K. Paspali, S. Refael, G. Ēako, K. Gjipali; nė mė tė rejat: I. Mula, Sh. Spaho, E. Jaho, M. Leka, e shumė tė tjerė, zėri i tenorit kastriot Tusha i vjen skenės shqiptare me njė fizionomi e tingėllim tė ri, kristalor, shumė tė ngrohtė.

    Kastriot Tusha lindi nė Elbasan mė 14 prill 1963. Mėsimet fillestare pėr kanto i mori me mėsuesin F. Feēi nė Shkollėn e Mesme tė Muzikės "Onufri" (1979-1983) tė qytetit. Nė vitet ’84-’89 mėsimet pėr kanto i vazhdoi nė Institutin e Lartė tė Arteve (sot Akademia e Arteve tė Bukura) nė klasėn e Gaqo Ēakos. Mbasi kryen studimet nė vitet 1988-2002, rreshtohet prnė solistėve tė Teatrit tė Operas dhe Baletit, njėherėsh edhe si kėngėtar, solist pranė Ansamblit tė Kėngėve e Valleve Popullore, si interpretues i kėngės popullore elbasanase dhe rrethinave tė tjera (kohė mė parė ai e kishte kultivuar kėngėn popullore mbas njė kursi kualifikimi qė kishte kryer nė viet ’83-’84 pranė AKVP-sė).

    Nė Teatrine Operas dhe tė Baletit, Tusha realizon njė veprimtari tė ngjeshur koncertore me pjesėmarrje tė gjerė nė mjaft role nė operat shqiptare dhe tė huaja, me koncerte tė llojeve tė ndryshme, me repertor tė pasur, ashtu si nė fushėn e muzikės sė lehtė dhe asaj ppullore, si brenda vendit dhe jashtė tij, si nė Gjermani, Itali, ShBA, Zvicėr, Turqi, Angli, Danimarkė, Kosovė, Maqedoni, Kanada, Norvegji, Suedi, Irlandė e gjetiu.

    Me njė pjesėmarrje brilante ngjitet nė skena tė shumta operistike, me role si Alfredo nė "La Traviata", Duka i Mantovės te "Rigoleto", Ruiz te "Trovatore" i Xh. Verdit, Arlekino te "I Pagliaci" i Leoni Kavalolos, Nadiri te "Peshkataret e perlave" i G. Bizes etj; nė operat shqiptare, Doda te "Mrika", Nikolla nė operetėn "Paja", pėrkatėsisht tė P. Jakovės dhe N. Zoraqit.

    Artisti lirik Tusha ka patur fatin tė drejtohet nėn pankinėn e dirigjentėve E. Krantja, R. Teqja, B. Llapi e tė tjerė. Nė kėto debutime ai e shfaq veten njė kėngėtar lirik sugjestionues dhe tėrheqės.

    Kėngėtari Tusha e paraqet veten dinjitoz edhe nė shumė koncerte: Koncerti recital me Ansamblin Shtetėror , 1995 – 1996; Koncert Nr. 2 me Ansamblin Shtetėror, 1998; Netė Napolitane, koncert recital, orkestra e RTSH, dirigjent Zh. Ciko dhe tė ftuar G. Ēako, A. Xhemo, M. Leka, E. Miso,etj.; Koncert Gala (sė bashku me S. Frashėri, R. Radoja, E. Miso, A. Garo, D. Hyka); Niederrhein – Krefeld, Gjermani, gusht 2000; Koncert recital, Pallati i Kongreseve, 2001.

    Qė nga viti 1992 K. Tusha ėshtė kėngėtar i lirė, i pa impenjuar nė ndonjė trupė operistike. Kjo e afroi mė shumė me atė zhanėr koncertesh ariozė e kėngė qytetare tė krijuara, qė i shkonin mė pėr shtat si tenor lirik, tepėr tėrheqės pėr dėgjuesit, duke i hapur vetes njė karrierė tė shkėlqyer nė kėtė fushė. Tusha ka afruar pranė vetes edhe kėngėtarė tė muzikės sė lehtė si E. Deda, R. Makashi e A. Gjoka; po edhe kėngėtaret tepėr sugjestionuese M. Kamenica e M. Nallbani, qė i shprehin vlerat e tyre vokale si nė skenat operistike, ashtu edhe nė muzikėn e lehtė

    Nė koncertet e tij recitale, Tusha priret ndaj rrymave tė ndryshme tė tė kėnduarit, ritmeve latino-amerikane, nėn shoqėrimin e Orkestrės sė Re tė Filarmonisė, orkestrave tė tipit sinfoxhas etj. Tenori ėshtė ambicioz mbasi kėrkon qė ēdo dėshirė e tij tė pėrputhet me idetė muzikore qė synon, pra tė sjellė nė skenė tipe melodish me emocione tė larmishme, pėrputhur me karakteret e kėngėve dhe rrymave pėrkatėse.

    Dėshirat e tij ai i realizon edhe me ftesat qė u bėn artistėve vendas dhe tė huaj, pėr t’i plotėsuar, nga kjo pikėpamje, imazhet rinovuese tė koncerteve tė veta, p.sh., tė dy kėngėtarėve negritanė (me kėngė dhe valle nga Broduej), kėngėtarin italian Rafaelo Karlino, sopranon nga kosova Sanije Metoshi dhe ēiftin e baletit nga Teatri Danēenko nga Moska, J. Bellavina dhe D. Kozhano.

    Edhe titujt e koncerteve K. Tusha i emėrton nė mėnyra tėrheqėse qė nė njė farė mase, nėnkuptojnė pėrmbajtjet e tyre: "Tusha dhe miqtė", "Kur jemi bashkė ne tė dy", "Kastriot e Friends", "Grand Gala", etj. I veēantė ishte edhe "Koncerti i tre tenorėve" (Tusha, Ēako, Gjipali), qė na kujton bashkėpunim mbresėlėnės tė trios Domingo, Kareras e Pavaroti. Nė kėto koncerte, kėngėtari Tusha me shokė, i jep kėngės shqiptare (asaj qytetare tė pėrpunuar dhe popullore) e tė huaj njė interpretim dinjitoz, tė ngritur artistikisht, duke i bėrė pėr auditorin tepėr tėrheqėse.

    Zgjedhja (dhe ndėrthurja e tyre) i ka dhėnė pėrfundime tė mira e tė suksesshme lirikut Tusha, ku ai ėshtė i prirur veē muzikės operistike edhe ndaj muzikės qytetare, arioze – ndėrmjet aries dhe recitativit tė kėngėve tė tipit latin, italian etj., deri nė pėrzgjedhjen kėngėve popullore. Kjo pėrzgjedhje ėshtė nė pėrputhje me vlerėn e zėrit tė tij tė ėmbėl, tė butė me njė regjistėr me shtrirje (deciturė) jo shumė tė lartė, qė ia kalon nga njė e gjysmė nė dy oktavė. Si njeri ka njė natyrė tė veēantė, tėrheqėse; ėshtė gazmor, i dashur, i ėmbėl, i komunikueshėm me audiencėn2).

    Tenori K.Tusha ka zgjedhur njė raport mirėkuptimi nė favor me muzikėn dhe admiruesit e tij. Ai kudo, me stafin e kėngėtarėve dhe tė orkestrantėve (nė formacione tė vogla, deri nė orkestrėn sinfonike) ėshtė i mirėpritur si kėtu dhe jashtė. Nė vitin 1998 prodhoi njė CD me kėngė tė ndryshme me muzikė shqiptare dhe botėrore.

    Ky ėshtė tenori Kastriot Tusha, pinjolli i fundit i lirikės operistike shqiptare dhe mė gjerė.

    REFERIME:
    Gazeta tė shumta si, "Shekulli" (1997), "Koha Jonė" (1998), "Republika" (1997), "Tirana" (1998), etj., kanė paraqitur nė faqet e tyre artistike jetėn e tenorit lirik K. Tusha, si dhe kanė hedhur mendime mbi vlerat vokale dhe repertorin e tij.

    ZeriPupullit

  2. #2
    Ne linkun e meposhtem mund te degjoni albumin 'Serenta' te Kastriotit

    http://muzika.albasoul.com/album.php?&id=161
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    ( me kete rast, ... Kastrioti ka lindur ne Elbasan , por eshte MIRDITOR)...(edhe djali im ka lindur ne USA, po nuk eshte amerikan eshte Shqiptar)!!!

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Tenori Tusha nė natėn e muzikės evropiane

    Koncert i tenorit Kastriot Tusha dhe miqte e tij nga vendi dhe Evropa

    Prej kohėsh producenti Edmond Tullumani ka nisur tė pėrgatisė koncertin e radhės me tenorin Kastriot Tusha. Ndryshe nga herėt e tjera, kur kėto koncerte organizoheshin nė muajin prill ose dhjetor, pėr tė krijuar njė traditė tė pėrhershme tė aktiviteteve tė tyre, Tullumani dhe Tusha kanė vendosur ta thyjenė rregullin e pėrhershėm. Duke e shpėrngulur projektin e tyre nė muajin korrik. Jo mė nė Pallatin e Kongreseve, por nė Durrės, nė Hotel Adriatik. Jo pa qėllim ėshtė bėrė kjo zgjedhje, pėr mbrėmjen qė do t’i kushtohet muzikės evropiane. Organizatorėt kanė zgjedhur muajin korrik, si periudha mė e zbrazėt dhe aktivitete tė kėtij lloji mund tė ndikojnė pėr turizmin nė Shqipėri. Nė kėtė koncert do tė jenė tė ftuar artistė tė huaj dhe ambasdorėt e vendeve qė pėrfaqėsohen nė kėtė koncert me artistėt dhe muzikėn e vendit tė tyre. Pikėrisht kėta do tė jenė mbėshtetėsit kryesorė tė kėtij aktiviteti qė ėshtė konceptuar si njė mbrėmje gala ku Evropa do tė ulet nė tė njėjtėn skenė. Krahas ambasdorėve mbėshtetės i rėndėsishėm i kėtij aktiviteti do tė jetė dhe bashkia e qytetit tė Durrėsit, dhe personalisht kryetari i saj, Lefter Koka.
    Tenori Tusha dhe miqtė e tij do tė sjellin muzikė napoletane, franceze, italiane, turke, greke, gjermane, angleze…nėn shoqėrinė e orkestrės Filarmonike tė Akademisė sė Arteve, e cila do tė drejtohet nga dirigjenit i mirėnjohur italian Masimo Testa.
    Drejtor artistik i ketij koncerti do te jete Ibrahim Madhi. Monika Zguro ėshtė zgjedhur si prezantuesja e kėtij aktiviteti. Por krahas tė huajve, Tusha do tė ketė tė ftuar nė kėtė koncert dhe miqtė shqiptarė. Me tė gjithė kėta miq Tusha dhe producenti Edmond Tullumani do tė realizojnė kėshtu koncertin e gjashtė. Duke iu rikthyer kėshtu edhe njė herė natyrės, aty ku edhe e filluan pak vite mė parė me “Natėn napoletane”. Mė pas do tė hynin nė Pallatin e Kongreseve pėr “Tusha dhe miqtė”, me repertorin latino-amerikan klasik, pėr tė vazhduar me koncertin “Tre tenorėt” ku bashkė me Tushėn ishin dhe Josif Gjipali dhe profesori i nderuar Gaqo Ēako dhe sė fundmi pėr koncertin me Vikena Kamenicen “Kur jemi bashkė ne tė dy”.
    Ndėrsa tani “Nata e muzikes evropiane” i ka nxitur t’i rikthehen sėrish natyrės, tė shkojne drejt Durresit, drejt “Adriatikut” ku koncerti edhe pse do tė hapet me himnin evropian do tė mbyllet me muzikėn karakteristike shqiptare, e cila do tė kėndohet nga tė gjithė artistėt e huaj qė do tė vijnė nė Tiranė enkas pėr kėtė koncert.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    JAM RRITUR NE MES TE LIMONAVE DHE PORTOKALLEVE

    Tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha rrefehet per "Koha Jone"; dashuria per muziken, aktivitetet muzikore brenda vendit dhe udhetimet e gjata jashte Shqiperise, familja, pasionet dhe deshira per te kaluar sa me shume kohe prane detit

    Cili eshte Kastriot Tusha...

    Eshte rritur ne bahcet elbasanllije, ne mes te limonave, portokalleve dhe trendafilave. Butesia dhe ngrohtesia e ketij ambienti duket se kane depertuar edhe ne zerin e tij. Qe ne vitet e para te femijerise, Kastrioti eshte ushqyer me dashurine per muziken. Kenga ka qene gjithnje e pranishme ne familjen e madhe Tusha, por Kastrioti ishte i vetmi anetar i kesaj familjeje, qe vendosi t'i perkushtohej totalisht muzikes. Qe ne vitet e para te shkolles tetevjecare ai nis te studioje per kanto dhe me pas, e gjithe shkolla e mesme do te ishte ne funksion te muzikes. Eshte aktivizuar ne festivalet e ndryshme te pioniereve qe organizoheshin ne qytetin e tij te lindjes, ku eshte vleresuar edhe me cmime te para. Njerezit nuk e kane te veshtire te kujtojne Kastriotin te veshur me fustanelle ne nje nga festivalet e Shkodres, ku ai prezantohet me kengen e njohur te Gazmend Muallahit "Hidhet vallja popullore". Ne perfundim te shkolles se mesme, ai kryen nje kurs nentemujor per kengetare popullore, i cili sherben edhe si trampolin per te vazhduar studimet e larta prane Akademise se Arteve te Bukura. Mbaron studimet dhe menjehere emerohet solist prane Tetarit te Operas dhe Baletit. Gjate kesaj periudhe, ai realizon me sukses nje sere rolesh te rendesishme, si "Peshkataret e Perlave", ku interpreton me artisten e njohur Inva Mula, opera "Mrika", ne te cilen kendon me znj. Edit Mihali, opera "Traviata", ku ka si partnere Tatiana Koren dhe Mariana Leken, opereta "Paja" e Nikolla Zoraqit dhe shume e shume vepra te tjera te vena ne skene gjate viteve 1989-1997. Nderkaq, ai realizon edhe nje sere koncertesh recitale si brenda ashtu edhe jashte vendit. Nder to mund te permenden "Nate napolitane", "Tusha me miqte", "Kur jemi bashke ne te dy" (ketu ka si partnere kengetaren Vikena Kamenica), "Tre tenoret", "Nate europiane" etj. Gjate aktiviteteve te ndryshme muzikore, Kastrioti ka bashkepunuar me emra te njohur te muzikes shqiptare dhe asaj te huaj. Vetem pak kohe me pare, ai nxorri ne treg albumin e tij te fundit te titulluar "Jetoje jeten". Aktualisht, Kastrioti punon si pedagog prane Fakultetit te Akademise se Arteve, profesion te cilin e kryen paralelisht me aktivitetet e tij muzikore.

    Intervistoi: Esmeralda Gjoka

    - Cila eshte arsyeja qe vendoset t'i perkushtoheshit pikerisht muzikes klasike?



    - Vete zeri im ishte i pershtashem per muziken operistike. Nga ana tjeter, rezultatet e mira ne shkolle, bene te mundur qe une te kendoja ne skenen e TOB-it. Nuk mun te rri pa falenderuar per ndihmen e jashtezakonshme qe me kane dhene ne kete drejtim pedagoget e mi, te cilet i perkasin atij brezi qe une e quaj brezi i arte. Permend ketu Gaqo Cakon, Ramiz Kovacin, Hysen Kocian, Edit Mihalin, Suzana Frasherin, Ibrahim Madhin, Ibrahim Tukicin, Isak Shehun, etj, te cilet na mesuan ne abc-ne e muzikes. Eshte merite e tyre qe shume prej studenteve qe mbaruan kete shkolle muzike, sot kendojne ne skenat me te mira boterore.

    - Jo rralle keni provuar te kendoni edhe muzike te lehte. Po keshtu keni levruar jo pa sukses kenget qytetare e ne menyre te vecante, serenatat korcare. Si e ndieni veten ne keto zhanre muzikore?


    - Une jam tenor lirik dhe si i tille, kam deshire t'i prek here pas here zhanret e muzikes qe ju permendet me lart. Me te njejtin pasion qe kendoj muziken operistike, une interpretoj edhe muziken e lehte, ate popullore apo kenget qytetare. Ndoshta kam ruajtur nje embelsi dhe ngrohtesi ne interpretimin e ketyre kengeve, e cila lidhet me vendin ku kam lindur. Duke qene se vij nga qyteti i Elbasanit, une jam rritur nen aromen e trendafilave te Isuf Myzirit. Butesia e bahceve te elbasanllinjve, ku ne te njejtin vend rriten limoni, portokalli dhe trendafilat, ka depertuar edhe ne menyren time te te kenduarit.

    - Te flasim per aktivitetin tuaj te fundit muzikor, "Tre tenoret", i cili u prit mjaft mire nga publiku shqiptar. E kujt ishte ideja per realizimin e ketij koncerti?

    - Kete koncert si dhe te gjitha koncertet recitale, e kam realizuar ne bashkepunim me mikun tim te ngushte, zotin Edmond Tullumani. Ne keto aktivitete, kemi patur vazhdimisht te ftuar nje numer te madh artistesh. Ne cdo koncert qe zhvillojme, pervec risive qe perpiqemi te sjellim me ane te programit, ne kemi te pranishem edhe emra te njohur te artit. Une vertet ua di per nder edhe donatoreve qe na kane mbeshtetur ne realizimin e koncerteve tona, si dhe RTVSH-se, qe eshte treguar vazhdimisht i gatshem per te na ndihmuar.

    - C'mund te na thoni per albumin tuaj te fundit te titulluar "Jetoje jeten"?


    - Albumi eshte nje bashkepunim me Edmond Zhulalin, i cili ka kompozuar tre kenge si dhe nje perpunim te mire dibran qe e kam kenduar me Manjola Nallbanin dhe Ledina Celon, (kolazhi i fundit ne album); kam bashkepunuar gjithashtu me Edison Misen, (dy serenatat), me Alfred Kacinarin si dhe me kompozitoret kosovare Afrim Maculen dhe me Ruzhdi Sadikun. Tekstet e kengeve kane si autore Agim Docin, Irma Kurtin, Adrian Trebicken dhe Hifzi Krasniqin nga Kosova. Jam munduar qe edhe me kete album te mos dal jashte natyres sime, por te jem po ai tenor me te cilin jane mesuar njerezit. Kam "luajtur" me gershetimin e stileve muzikore. Aty ka pak pop-folk, ka stil serenate, ka balade, ka nje perpunim sic eshte kolazhi. Ne kenget e mia i kam kenduar me teper dashurise. I ftuar special ne albumin tim eshte atasheu kulturor i ambasades turke, Bilal Camlek, qe ka luajtur ne ballama dhe ka kompozuar nje kenge enkas per mua, nje vals te bukur qe quhet "Nen driten e qirinjve". S'duhet harruar pa permendur bashkepunimi qe kam pasur me produksionin "Fuga" dhe presidentin e tij, Lulezim Fuga.

    - Nje numer te madh koncertesh ju i keni zhvilluar edhe jashte Shqiperise. Cilat jane emocionet qe ruani nga keto aktivitete?


    - Po behen gati pese vjet qe krahas koncerteve qe zhvilloj ne Shqiperi, kam nje aktivitet te pasur edhe jashte vendit. Ne shume shtete si ne Zvicer, Gjermani, Itali, etj., kam interpretuar muzike te dhomes me nje kuartet harqesh. Kam kenduar ne skenen e teatrit ne Prishtine operen "Dasma arbereshe", te shfaqur premiere pas luftes, ku kam patur edhe rolin kryesor. Ishte nje eveniment qe me ka lene shume mbresa pozitive, te cilat nuk harrohen lehte. Gjate aktiviteteve te mia jashte vendit, kam patur bashkepunime te ndryshme me artiste te huaj, sic eshte "Opera e Ankarase" me zonjen Nilgyn Akerman (nje mezosoprano e mrekullueshme), apo bashkepunimi me kengetaren amerikane Ivet Xharvis, apo edhe me dirigjente italiane si Xhana Frata, etj. Gjate ketij viti ne te cilin sapo kemi hyre, kam ne projekt te realizoj pese koncerte ne qytete te ndryshme te Zvicres me nje pianist zviceran dhe nje tromponist japonez. Pritja qe kam gjetur nga publiku ne vendet ku kam zhvilluar koncerte, ka qene vertet shume e ngrohte. Une jam perpjekur te jem i sinqerte dhe komunikues me publikun, pasi ky i fundit eshte delikat dhe nese ne skene paraqitesh me prepotence, nuk mund te kesh sukses.

    - Cfare pasionesh keni dhe si ju pelqen ta kaloni kohen e lire?


    - Me pelqen shume e bukura. Brenda mundesive te mia ekonomike, jam perpjekur ta pajis sa me bukur shtepine time dhe po keshtu ambientin e saj rrethues. Kam hobi peshkimin dhe cdo fundjave une shkoj per peshkim ne Durres. Qendrimin ne Durres, prane detit, e shfrytezoj edhe per te medituar apo per t'u clodhur. Jam shume i dashuruar me natyren dhe ne kete drejtim, me kane ngjare edhe dy femijet e mi. Si vajza, ashtu edhe djali, e pelqejne detin dhe jane te apasionuar pas bukurive natyrore. Here pas here se bashku me familjen, dalim jashte Tiranes dhe udhetojme drejt vendeve te ndryshme te Shqiperise.

    - A jane te lidhur femijet tuaj me muziken?

    - Vajza eshte shume e talentuar. Vazhdon kolegjin per piano dhe eshte ne klasen e dyte. Ndersa djali nuk ka shume te dhena muzikore. Ai vazhdon vitin e dyte ne gjimnazin "Uillson". Per fat te keq, nuk kam patur kohe te mjaftueshme per t'i qendruar prane familjes sime, pasi me eshte dashur te leviz shpesh jashte vendit me aktivitete te ndryshme. Si pasoje e kesaj, barra kryesore i ka rene Aniles, bashkeshortes sime, e cila eshte perkujdesur dhe u ka qendruar ne cdo moment prane dy femijeve tane.

    - Pra, e keni ndier mungesen e familjes?

    - Sigurisht qe familja me ka munguar shume. Dhe me shume, mungesen e saj kam filluar ta ndiej kohet e fundit. Njehere e nje kohe ishte disi ndryshe, pasi ndihesha i joshur nga deshira per te shetitur sa me shume dhe per te pare sa me shume gjera nga bota pertej kufijve. Tani sikur jemi velur nga shetitjet e gjata, ndoshta edhe per faktin se kemi arritur ne konkluzionin se jo gjithcka ne ato vende eshte e bukur. Jeta jashte Shqiperise ka problemet e saj. Disa here me jane krijuar kushtet per te qendruar dhe jetuar pergjithmone ne ndonje vend te huaj, por nuk kam dashur ta bej nje gje te tille. Per te qene i sinqerte, ne asnje vend tjeter te botes nuk e ndiej veten me mire se sa ne Shqiperi. Ketu kam bere nje emer, kam krijuar nje baze te mire ekonomike, bej nje jete te rregullt dhe kam shume miq. Megjithe problemet qe ka vendi, une ndihem mireketu.

    - Me sa kuptova nga pergjigjet tuaja, paskeni raporte te mira me parate...

    - Perpiqem te programohem. E marr jeten si te me vije dhe nuk sforcohem per t'i arritur gjerat me cdo kusht. Nuk abuzoj me asgje dhe nuk e teproj me shpenzime, por perpiqem te plotesoj nevojat kryesore. Cdo gje e bej me mase.



    - Cila eshte ana me pozitive qe i njihni vetes?

    - Korrektesa qe kam ne raportet me njerezit. Jam shume korrekt dhe kur marr persiper dicka, perpiqem ta realizoj me cdo kusht. Pikerisht korrektesa eshte tipari qe cmoj me teper edhe tek te tjeret.



    - Po e meta me e madhe qe i njihni vetes, cila eshte?

    - Jam me i sinqerte nga c'duhet. Besoj shume tek njerezit, gje qe jo rralle me sjell edhe zhgenjime.

    - Cili eshte ushqimi juaj i preferuar?

    - Duke qene se e kam hobi peshkimin, me pelqen edhe te konsumoj me teper prodhimet e detit.

    - Po pija e preferuar?

    - Vera, megjithese e pi shume rralle.

    - A merreni me ndonje aktivitet sportiv?

    - Me pelqen shume te luaj pingpong. Ndonjehere kur mblidhemi me shoqerine luajme edhe futboll.

    - Ku i lini takimet me miqte tuaj?

    - Zakonisht, kafete me miqte i pi tek hotel "Diplomat".

    - C'raporte keni me politiken dhe politikanet?

    - I respektoj politikanet per detyren e veshtire qe kane. Eshte nje klase politike e re, si cdo gje tjeter ne Shqiperi pas viteve te diktatures. Shpresoj tek puna e tyre dhe shumicen e tyre i kam miq. Ne koncertet e mia jane te gjithe prezente, pavaresisht nga ngjyrimet politike.

    - A votoni ne procese zgjedhore?

    - Po, votoj kur ndodhem ne Shqiperi. Megjithese ne pjesen me te madhe te proceseve zgjedhore, jam ndodhur jashte vendit dhe nuk kam patur mundesi te votoj.

    - A keni ndonje pishman te mbartur nga vitet e shkuara?

    - Vete rrjedha e jetes sime ka qene normale. Nuk kam qene nga ata tipa qe kane bere "bum" menjehere, qe kane shperthyer sapo kane dale ne skene. Tek une, gjithcka ka ecur me ritmet e duhura. Edhe karriera ime ka ardhur gradualisht ne rritje. Jam perpjekur te punoj shume dhe me shume seriozitet. Uroj qe femijet dhe studentet e mi te punojne po kaq seriozisht. Nuk kam pishmane apo pengje. Cdo gje me eshte realizuar ngadale-ngadale dhe une i gezohem ketij suksesi. Te jesh kengetar nuk eshte e lehte. Duhet t'i nenshtrohesh nje regjimi te rrepte, nuk mund te abuzosh me asgje, nuk mund te pish nje uje te ftohte apo te luash futboll, pasi rrezikon te humbasesh ngjyrimet e zerit. Duhet te jesh shume i kujdesshem ne cdo moment te jetes.

    - A keni ndonje projekt te madh, per te cilin po punoni aktualisht?

    - Koncertin "Tre tenoret" mendojme qe ta zhvendosim ne skenen me te mire te operas ne Athine, Kopenhagen, dhe ne disa qytete te tjera te Evropes. Dirigjent eshte Bujar Llapi, i cili po zhvillon nje aktivitet te pasur ne Vankuver te Kanadase. Sic e dini Josif Gjipali po kendon ne te gjitha skenat e botes, Adrian Gjema po kendon ne operan e Mynhenit, Agim Hushi n-_enat e Australise. Pra, niveli i artisteve nuk mungon, ndaj dhe po perpiqemi ta zhvendosim me tej.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anėtarėsuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Me pelqejne shume kenget e tij sidomos kjo me poshte me te cilen bej dhe zgjimin e mengjesit

    Falni Dashuri

    Sa e bukur jeta vjen
    e c'do pjese te saj jetojme
    zemra e lumtur s'mund te jete
    pak si shpesh na e lendojne.

    * * *

    Ju o njerez te mire mdegjoni
    degjoni kte zemer
    se zeri i saj u flet ne emer
    falni dhe ju pak, Dashuri!

    * * *

    Ndali bota dhe degjoi
    zemren time tek lotoi
    jane lot gjaku qe pikojne
    e lote dhimbje qe mbi kerkoooj.

    * * *

    Ju o njere te mire mdegjoni
    degjoni kte zemer
    se zeri i saj ju flet me emer
    falni dhe ju pak, Dashuri!

  7. #7
    BeLeGu Maska e KaLajsi
    Anėtarėsuar
    19-05-2004
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    365
    te them te drejten nuk i kam qejfe kenget e atit
    por kengen qe ka ber per Sk`Elbasani e ka qar me lot .
    Jufka ime ...

  8. #8
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Kastriot Tusha per mua eshte kengetari me i mire qe kemi.I adhuroj shume kenget e tij,dhe eshte e pamundur te kaloj dita pa e degjuar se paku nje kenge nga ai. Them se eshte mbret i kenges shqipe

  9. #9
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328

    Kastriot Tusha eshte mjeshter per muziken Shqiptare!

    Kastriot Tusha eshte mjeshter per muziken Korcare dhe zerin qe ka si opera qe e ben muziken me te embel! Mu me pelqen me shume nga kengetar Shqiptar, dhe per kengetare me pelqen Manjola Nallbani dhe kur kendojn te dy bashk neper koncerte. Kastriot Tusha si dhe Manjola Nallbani kan ber shume kontirbut per Shqiptaret e Kosoves gjate luftes, per Shqiptaret ne Diaspore dhe per Organizata Shqiptare ne New York!

    Une kam disa kenge te tij ne mp3 qe i kam bo download nga LimeWire Pro, ne qofse dikush kerkon ndonje kenge qe i duet qe mund ta kem dhe t'jua dergoj!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 14-11-2005 mė 19:11 Arsyeja: nuk lejohen faqet ku shkarkohen kenget, lexoni rregullin e ketij forumi

  10. #10
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    edhe mu me pelqe sh ky, parvjet ka qen ktu nkanada ishte nice fare

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kastriot Gjini
    Nga BOKE nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-01-2013, 13:44
  2. Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  3. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  4. Genologjija e Arberesheve deri ne SHBA
    Nga qerosi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 14:20
  5. LONDER/ Kastriot Robo, intelektualėve tė mėrguar: Ju jeni ambasadorėt mė tė mirė
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 24-02-2003, 16:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •