Gjenova, Republika qe e drejtuan "durrsaket"
Ka kohe, qe median italiane e pershkon ne hapesirat mediatike nje spot publicitar, qe te fton ne qytetin e Gjenoves, qe kete vit feston si kryeqyteti evropian i Kultures. E kane marre me aq rendesi gjenovezet kete mundesi, sa nuk lene mundesi, pa shprehur supremacine e dikurshme te Qytetit-Republike me te fuqishem te Mesjetes. Nga ana tjeter, te gjitha projektet per qytetin, te cilat jane planifikuar per kete vit, Keshilli i Bashkise se qytetit, i ka shtrire per nje interes te tille special, ku kuptohet se kane et bejne me zhvillimin dhe shtrirjen e gjere te zonave turistike te vendit. Kuptohet arsyeja e rendesise qe i japin, pasardhesit e Gjenoves, qytetit te tyre famshem: ata duan, qe me kete rast te shtrijne edhe nje here si dikur madheshtine e qytetit, qe ka bere epoka. Keshtu, me kete rast, flitet per nje lidhje te portit te vjeter te qytetit me qytetin e vjeter. "Porto Antico", i cili eshte ndryshuar ne menyre shume te suksesshme me kete rast, sipas nje ideje te nje prej arkitekteve me te medhenj italiane te te gjithe koherave Renzo Piano.
E gjitha kjo, pervec rendesise evropiane, per shqiptaret ka edhe nje rendesi tjeter. Per historine dhe madheshtine e Gjenoves dhe emrave te saj spikasin dhe emrat e 9 dozheve shqiptare, qe kane qene nga ky qytet, por me origjine nga Durresi, nje qytet, po me aq lavdi dhe me i vjeter se Gjenova. Ne kete arradhe shqiptaret ka pasur tregtare dhe dinjitare pa folur per tregtaret, te cilet per shume kohe, personifikuan madheshtine e ketij qyteti. Dhe, Gjenova, ka se cfare t'i thote Evropes: Ajo ka qene pjese e perpjekjeve per liri te Italise ne kohet e reja, aq sa ka qene dhe nje nga protagonistet e historise se saj Mesjetare. E gjithe kjo madheshti lidhet dhe me nje arkitekture te shquar, ku spikasin stilet e ndryshme, dhe qe e kane bere qytetin, nje kurore te bukur ne mrekulline e Italise. Arkitektet, qe po merren me konceptimin e qytetit, per kete qellim, kane shkuar edhe nje shkalle me siper, kur kane menduar qe qyteti i permendur bregdetar te kthehet me kete rast, ne nje platforme te vertete, qe te duket sikur pluskon ne det. Duke u kthyer tek personazhet tona: Historia e Dozheve shqiptare fillon me nje qytetar durrsak, i larguar para lindjes se Skenderbeut dhe kulmimit te fatit te tij. Gjergj Durrsaku, ose Giorgio Durrazzo, arriti qe te kalonte fatin e tij te keq, ndersa Republika i fali si shenje te nderimit te tij per Krishterimin, dinjitetin e saj. Ai nga ana e tij, ia shperbleu neper shekuj teksa mbajti mbiemrin e qytetit te tij dhe pasardhesit e tij per qindra vjet i dhane shkelqim te papare Republikes Detare. Jemi ngushtesuar duke permendur vetem banoret me origjine shqiptare, por Xhenova ndricoi qe nga mesjeta te gjithe Tregun evropian me angazhimet e saj. Sepse, ishte nje qytet kosmopolit, qe i besonte vullnetit te lire te njerezve, ashtu si i besoi vullnetit te shqiptarit, Gjergj, i cili i fali qytetit plot 9 dozhe dhe pasardhes te tjere te nderuar. Ben Andoni
Historia e Gjenoves
Historia e Gjenoves shkon deri ne kohet antike. Nje varreze ne qytet, qe daton nga shekulli i 4-t para Krishtit, jep deshmite e para te pushtimit te ketij vendi nga greket, por thuhet se porti i saj i mrekullueshem, patjeter, qe ka qene i perdorur shume kohe me pare. I shkaterruar nga Kartagjena ne vitin 209 para Krishtit, qyteti eshte rindertuar nga romaket, qe e kane perdorur ate, si nje baze gjate luftrave te tyre me Liguret. Nen romaket, qyteti ka gezuar te drejtat bashkiake dhe ka eksportuar lekure, drure dhe mjalte.
Me pas, shume pak njihet nga historia e Xhenoves qe nga Renia e Perendorise Romake (476) deri ne shekullin e 11-te, kohe ne te cilen qyteti, eshte bere nje Republike detare qe drejtohej nga konsujt. Xhenova, ne kete kohe, ka kontribuar me anije ne nje fushate kunder Saraceneve ne ujrat italiane. Xhenovezet ne marreveshje me Pizen, ne ate kohe i hoqen Saracenet nga vendosjet ne ishujt e Korsikes dhe Sardenjes, te cilat prej asaj kohe u bene objekte, ne nje lufte te gjate navale, ndermjet dy qyteteve shtete.
Ne shekullin e 12-te, Xhenovezet e shtrine mjeshterine e tyre mbi shume brigje dhe gati dhe ne luginat e maleve, qe ishin pereth. Dhe, keshtu krijuan te ardhmen e madhe detare dhe prosperitetin e vendit. Anijet e tyre transportonin Kryqtare ne Lindjen e Mesme dhe kthenin ngarkesa te ndryshme me mall. Tragtaret xhenoveze, duke perfituar nga zgjimi i kerkesave te evropianeve per mallra nga Lindja e Mesme, gjendeshin ne te gjitha llojet e tregjeve. Fortesat e tyre dhe postat tregtare ishin te shperndara ne te gjithe Mesdheun Lindor, si edhe ne Detin Egje dhe deri ne Detin e Zi. Tregtia e tyre eshte lehtesuar shume nga marredheniet miqesore me Perandorine Bizantine, duke e bere Gjenoven, qe te kishte shume rivalitet me Venedikun. Kjo beri nje lufte mes tyre ne mes te shekullit te 13-te, ne momentin kur fuqia e tyri kapi edhe majat e zhvillimit.
Ne Betejen e Melorias (1284), Xhenova ka shkaterruar Pisen, fuqia e te ciles me kete rast, u dobesua, ndersa venedikasit u munden ne Kursola me 1299. Qe atehere, oligarkia e tregtareve te pasur dhe bankiereve, qe kishin sunduar Republiken e Xhenoves, pas 1257, u nda njesoj, si pushteti i Papeve dhe mbreterve. Ne fakt, duket thene se ekspansioni Xhenoves ka qene masivisht fale punes se qytetareve, angazhimi i pare i te cileve ishte perparimi i interesave te tyre private. Me vone, qyteti filloi te percahej nga interesa te ndryshme. Madje, u shkua deri aty, sa per ndihme u thirren dhe fuqi te huaja. Madje dhe Institucioni i Dozhes, i drejtesise se pare, i vendosur me 1339, ishte i paafte qe te rregullonte keto padrejtesi. Me kalimin e kohes, Xhenoves i ra dhe fuqia detare dhe kete e mori Venediku. Humbja e fundit ishte ne shekullin e 18-te, kur humben dhe Korsiken per llogari te Frances. Por, qe nga viti 1528, qyteti nen Dozhen Andrea Doria u zhvillua perseri si kantier i njohur detar dhe si qender banke. Pavaresisht fuqise se dy fqinjeve te fuqishem Piemontit dhe Frances: Pavaresia e Xhenoves u respektua deri ne 1797, kur Napoleon Bonoparti e shperndau institucionin e dozhes dhe e pershtati Xhenoven ne Republiken e re Liguriane, qe u thith nga Republika e Frances deri ne shekullin e XIX. Mbreteria e Sardenjes e aneksoi qytetin me 1815. Ne cerekun e fundit te shekullit te XIX, porti i Xhenoves u zgjerua dhe u modernizua dhe qyteti ka thithur shume industri, qe sollen importin e mallrave te domosdoshme, si edhe shume te tjera per eksportin. Gjate Luftes se Dyte u bombardua egersisht, sidomos ne pjesen industriale dhe ne portin e qytetit. Sardenja ishte e formuar nga Mbreteria e Italise formuar nga bashkimi i Dukes se Savojes dhe Ishullit te Sardenjes. Ajo njihet si Mbreteria e Piemont -Sardenjes.
Nga Traktati i Londres se 1720, Austria ndau ishullin e Sardenjes: ne shtepine e Savojes dhe Duken e Savojes duke adoptuar titullin e mbretit te Sardenjes. Pjesa e tokes se Mbreterise se Sardenjes permban Savojen, Piemontin dhe Nisen... Sardenja pa qe fuqia e saj u zvogelua pas shtate viteve lufte dhe Revolucionit francez, por ne Kongresin e Vienes ne 1815 u shpetua Piemonti, Nisa dhe Savoja dhe u mor Gjenova.
Sardenja tregoi nje force te madhe vitale gjate "Risoxhimentos", (Levizja per Bashkimin e Italise). Pas Revolucionit te vitit 1848, Sardenja ka bere Kushtetuten e saj. Me 1858-1859, Mbreteria ka aneksuar Lombardine, Modenen, Parmen dhe shume nga Shtetet Papale. Nen krijimin e Mbreterise se Italise me 1861, Mbreti i Sardenjes Viktor Emanueli II u be Mbret i Italise dhe Mbreterise se Sardenjes i ka ardhur fundi.
--------------------------------------------------------------------------------
16/04/2004
Krijoni Kontakt