12.
Sub umbra alarum tuarum, Jehova.
(Nen hijen e flatrave te tu, Jehova)
Fama Fraternitatis, in Allgemeine und General Reformation, Kassel, Wessel, 1614, Ende
Diten tjeter vajta tek Garamond. Numri 1 i Via Sincero Renazo te udhehiqte ne nje kalim te pluhurshem, ne fund te se cilit mund te shikoje nje punishte litari. Tek shkallet, ne te djathte ndodhej nje ashensor, i cili fare mire mund ta kishte vendin ne nje ekspozite te Arkeologjise industriale, dhe ndersa une provova ta merrja, leshoi nje hungerime te dyshimte, pa u vene fare ne levizje. Vendosa, me mire te shkoja me kembe dhe ngjita dy rradhe te nje shkalle te drunjte te pjerret, gjithe pluhur. Sic e mora vesh me vone, Signor Garamondi e dashuronte kete vend, pasi i kujtonte nje shtepi botuese te vjeter pariziene. Ne katin e pare njoftonte nje tabele Garamond Editori s.p.a. dhe nje dere e hapur te udhehiqte ne nje dhome pritjeje pa central telefonik, kabine recepsionisti ose te ketillle. Por nuk mund te hyje dot pa u vene re qe prej nje dhome te vogel anesore, ku prej se ciles pernjehere nje person, ne gjase e gjinise femerore, e nje moshe te papercaktueshme dhe me nje shtat, te cilin mund ta quaje me teper eufemiste se sa nen mesatare, u versul mbi mua.
Personi mu versul ne nje gjuhe, te cilenmendoja, se e kisha degjuar ndonjehere diku, derisa e kuptova, qe ishte nje italishte, se ciles i ishin vjedhur zanoret. I thashe, se doja te veja tek Belbo. Ajo me ftoi te prisja disa sekonda, mepas me udhehoqi neper nje korridor drejt nje zyre ne fund fare. Belbo me priti shume miqesisht: >>E pra, qenkeni me te vertete nje njeri serioz! Hyni!<< Ai me drejtoi ne nje kolltuk para tryezes se tij te shkrimit, e cila ishte po aq e vjeter sa gjithcka aty, e mbingarkuar me doreshkrime njesoj si dhe dollapet rreth e rrotull mureve.
>>Shpresoj, qe Gudrun te mos Ju kete tmerruar<< me tha ai
>>Gudrun? Ajo....Signora?<<
>>Signorina. Ajo nuk quhet Gudrun. Ne vetem e therrasim ashtu per shkak te pamjes se saj nibelungiane dhe ngaqe ajo flet ne menyre teutonike.ajo kerkon te thote gjithcka pernjehere dhe i kursen zanoret. Por ajo ka sensin e kompensimit te barazise: gjate shkrimit, i kursen bashketingelloret.<<
>>Cfare ben ketu ajo?<<
>>Per fat te keq, gjithcka. Shikoni, ne cdo shtepi botuese eshte nje person, i cili eshte i pazevendesueshem, sepse ai mund te jete i vetmi, i cili mundet te gjeje perseri ate, qe humbet ne kaosin, qe e krijon vete. Ose, sepse, kur nje doreshkrim humbet, te pakten e dime, se kush e ka fajin.<<
>>Humbet ajo edhe doreshkrime?<<
>>Jo me teper se te tjeret. Ne nje shtepi botuese te gjithe vazhdimisht humbasin doreshkrime. Besoj emri botues vjen pikerisht nga kuptimi i nxjerrjes neper bote, nxjerrrja neper bote e doreshkrimeve eshte sipermarrja jone kryesore. Por se fundi te nevojitet nje koke turku, a nuk Ju duket edhe Juve keshtu? Une vetem sa i hedh persiper Gudrun, qe ajo nuk humbet ato doreshkrime, te cilat do t“i kisha humbur me qejf.
Raste te ppelqyeshmegjate asaj, qe i miri zoti Bacon e quante The advancement of learning.<<
>>Po ku humbasin ato?<<
Ai shpalosi krahet: >>Me falni, por a nuk e vini re, sa budallaqe eshte pyetja Juaj? Po ta dinim se ku, atehere nuk do te quheshin te humbura.<<
>>Llogjike<<, thashe une. >>Por me degjoni. Kur i shoh librat e Garamond, me duket sikur jane bere shume mire, te korrigjuar me kujdes dhe Ju keni nje katalog goxha te pasur. Beni cdo gje ketu? Sa veta jeni?<<
>>Perballe eshte nje salle e madhe me prodhuesit, ketu prane meje ulet kolegu im Diotallevi. Por ai kujdeset per librat mesimore, veprat jetegjate, prane te cilave njeriu ulet per nje kohe te gjate dhe po per nje kohe te gjate jane ne shitje, te ashtuquajturit Longseller. Studimet afatshkurtra i perpunoj une. Por Ju nuk duhet te mendoni, se kjo kerkon shume pune. Zot, po, mbi disa libra kridhem gjate, natyrisht qe duhet ti lexoj doreshkrimet, por ne pergjithesi cdo gje eshte tashme e siguruar, ekonomikisht dhe shkencerisht. Botime te Institutit Filan, Akte Kongresi te nxjerra dhe te financuara prej tij dhe universitetit. Nqs autori eshte debutant, shkruan mesuesi nje parathenie dhe pergjegjesia bie mbi te. Autori korrigjonse paku dy here flamujt, kontrollon citatet dhe vezhgimet, dhe te drejtat na mbeten neve. Mepas libri botohet, pas nje dy, tre vjetesh jane shitur nje deri dymije ekzemplare, shpenzimet jane mbuluar....Pa te papritura, cdo liber nje fitim.<<
>>Dhe cfare beni Ju?<<
>>Oh, sa te duash. Se pari me duhet te bej perzgjedhjen. Mepas ka edhe disa libra, te cilet i botojme me shpenzimet tona, me se shumti perkthime te autoreve te njohur, per te mbajtur programin tone ne nivel. E se fundmi, ka akoma doreshkrime te cilat thjesht e gjejne deren ketu, te sjellura prej personave te vecante. Me te vertete, qe shume rralle ka ndonje gje interesantemes tyre, por me duhet ti shikoj mire, nuk i dihet.<<
>>A ju sjell puna kenaqesi?<<
>>Kenaqesi? Une argetohem fuqishem. Eshte e vetmja gje, qe di ta bej me te vertete mire.<<
ne dere u shfaq nje burre i thate rreth te dyzetave, i cili mbante te veshur nje xhakete disa numra me te madhe. Ai kishte floke te rralle te verdhe bjond, te cilat i binin mbi po te verdha bjonde vetulla. Zeri i tij ishte i bute, sikur i fliste nje femije.
>>Une jam komplet i semure prej kesaj Vademecum te Permbledhesit. Me duhet te shkruaj cdo gje nga e para dhe nuk ia kam fare qejfin. Ju shqetesoj?<<
>>Ky eshte Diotallevi<< tha Belbo dhe na prezantoi me njeri-tjetrin.
>>Ah Ju keni ardhur per shkak te Tempulltareve. I varfri Ju. Degjo, Jacopo, me ra nder mend dicka e bukur: Urbanistike Cigane.<<
>>Bukur<< tha Belbo i mrekulluar. >>Une po mendoja rreth Artit te Kalerimit Actekas.<<
>>Mrekulli. Por a i fut tani tek Potiosekcioni apo tek Adynata?<<
>>Te shohim<< tha Belbo, germoi ne nje sirtar dhe nxorri disa flete.
>>Potiosekcioni...<< Ai me hodhi nje shikim dhe vuri re kureshtjen time.
>>Potiosekcioni eshte, ashtu sic e thote edhe emri vete, arti i te prerjes se supes. Po jo pra, ku e ke mendjen.<<, ai u kthye nga Diotallevi, >>Potiosekcioni nuk eshte kategori, por nje lende, njesoj si Avunculogratulacioni Mekanik dhe Pilokatabaza, te dyja ne kategorine e Tetrapilotomise.<<
>>Cfare eshte Tetralo...<< pyeta une ngurrueshem.
>>Arti i te ndrit te nje fije floku ne kater pjese te ndryshme. Kjo kategori permban mesimin e teknikave te padobishme, p.sh. Avunculogratulacioni Mekanik merret me konstrukcionin e makinave per pershendetjen e tezeve dhe te xhaxhallareve. Ne jemi ne medyshje akoma, nese duhet te fusim edhe Pilokatabazen ne kete kategori, ajo eshte Arti i te Shmangurit per nje Qime, cka nuk eshte dhe aq e padobishme, apo jo?<<
>>Ju lutem, ma thoni me ne fund, per cka e keni fjale!<< iu pergjerova une.
>>Shume thjeshte, Diotallevi dhe une po projektojme nje reforme te Diturise. Po planifikojme nje Fakultet te Irrelevances Krahasuese, ne te cilin mund te studiohen lende te padobishme ose te pamundshme. Fakulteti synon riprodhimin e dijetareve me aftesi, numrin e disiplinave irrelevanta ta ngreje ad infinitum.<<
>>Dhe sa kategori keni deri tani?<<
>>Paraprakisht kater, por ato mund te permbledhin tashme te gjithe njohurite e mundshme. Kategoria e Tetrapilotomise ka nje funksion propedeutik, ajo mpreh shqisen e irrelevances. Nje kategori e rendesishme eshte ajo e Adynates ose e Impossibilias. Si p.sh. Urbanistika Cigane ose Arti i Kalerimit Actekas. Permbajtja e disiplines eshte kuptimi i arsyeve thelbesore te irrelevances se tyre dhe, ne kategorine Adynata, edhe Pamundshmerine e tyre. Ketu kemi njehere per njehere Morfematiken e Morsit, Historine e Agrikultures Antarktike, Historia e Piktures ne Ishullin e Pashkeve, Literatura Sumere Bashkekohore, Institucionin e Dokimazise Montesoriane, Filateline Asiro-Babilonike, Teknologjine e Rrotes ne Mbreterine Prekolumbiane, Ikonologji e Shkrimit te te Verberve, Fonetiken e Filmit pa Ze...<<
>>C“mendoni per Psikologjine e Masave ne Sahara?<<
>>Bukur<< tha Belbo.
>>Bukur<<, e perforcoi Diotallevi me bindje. >>Ju duhet te bashkepunoni me ne. Djaloshi ka talent, apo jo, Belbo?<<
>>Po, e kam vene re menjehere. Dje mbrema me ka ndricuar me mprehtesine me te madhe mbi disa menyrash te menduari budallaqe. Por le te vazhdojme me tutje, perderisa projekti i intereson edhe atij. Cfare kishim bere deri tani ne kategotine e Oksimoristikes? Nuk po gjej dot me letren.<<
............................vazhdon. (kerkoj falje per gabime drejtshkrimore)
Krijoni Kontakt