Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Ingeborg Bachmann

    Materiali i mėposhtėm ėshtė botuar nė revistėn ars, numri i fundshkurtit 2004


    arsplus

    nga DITA


    Ingeborg Bachmann




    Duke filluar qė prej vitit 1977 nė letėrsinė austriake pėr ēdo vit akordohet ēmimi “Ingeborg Bachmann”. Zhvillimi i njė konkursi letėrsie me kėtė titull u mbėshtet mbi idenė e hershme tė “Gruppe 47” – Grupit 47, qė pas Luftės II Botėrore themeloi njė konkurs e radhė diskutimesh letėrsie nė Republikėn Federale Gjermane. Ingeborg Bachmann qe njė prej fitueseve tė ēmimit qė akordonte pėr ēdo vit ky grup e njėkohėsisht dhe anėtare e tij. (Tė tjerė fitues: Ilse Aichinger, Günter Eich, Heinrich Böll, Günter Grass, Johannes Bobrowski.)
    Duke qenė se ngritja letrare e Bachmann vlerėsohet tė ketė qenė e lidhur nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me pjesmarrjen nė kėtė grup, nismėtarėt e konkursit “Ingeborg Bachmann” e morėn ecurinė e konkursit tė Gruppe 47 si njė model tė mirė pėr konkursin e planifikuar pėr zhvillim nė qytetin e lindjes sė shkrimtares, nė Klagenfurt tė Austrisė.
    Megjithė zhvillimin e kėtij konkursi e konkursesh tė tjera paralele me tė, pėr zbulimin e talenteve tė reja dhe bėrjen pėrpara tė atyre jo mė tė rinj, vlerėsohet, se deri mė sot asnjė shkrimtare nuk ka mundur tė zėrė vendin e Bachmann nė letėrsinė gjermanike. Kritika ėshtė e ndarė nė dy grupe, nė tė parin qė e vlerėson edhe nė ditėt e sotshme si shkrimtaren mė tė rėndėsishme tė gjuhės gjermane dhe nė grupin e dytė qė e hedh poshtė furishėm.





    Jeta dhe krijimtaria e Bachmannit

    Nė vitin 1963 shkrimtarja austriake Ingeborg Bachmann do tė shkruante: “Kam pushuar sė shkruari poezi, atėherė kur m’u zgjua dyshimi, se tashmė mund tė shkruaja edhe kur shtysa pėr ta bėrė kėtė gjė mė mungonte. Si rrjedhim nuk do tė shkruaj mė poezi, deri kur tė bindem, se duhet tė jenė sėrish poezi dhe vetėm poezi, kaq tė reja, sa t’i pėrgjigjen gjithēkaje tė fituar si ekspieriencė deri nė atė kohė.” (marrė nga: http://www.ndh.net/home/berg/ibforum.htm)
    Kėtyre fjalėve mbi poezinė, shkrimtarja do t’i qėndronte dhe nė vazhdim tė krijimtarisė sė vet, deri nė vdekjen qė ndodhi mė 17 tetor 1973, disa ditė pas rėnies aksidentale tė zjarrit nė banesėn e saj nė Romė.
    Ingeborg Bachmann u lind mė 25 qershor 1936 nė Klagenfurt. Pas lufte, nė vjeshtėn e vitit 1945 ajo u zhvendos prej Klagenfurtit pėr tė studiuar fillimisht drejtėsi dhe filozofi e nė vazhdim vetėm filozofi nė Insbruk, Grac dhe Vjenė. Nė vitin 1950 i mbylli studimet me punimin “Die kritische Aufnahme der Existenzialphilosophie von Martin Heidegger” - “Pritja kritike e filozofisė ekzistencialiste tė Martin Heidegger.”
    Nė vitet e jetesės nė Vjenė, rėndėsi tė veēantė pėr tė pati ndeshja me Paul Celan (1948), me tė cilin ajo filloi njė histori dashurie. Celan do tė ndeshet nė krijimet e saj si njė shoqėrues, me tė cilin ajo dialogon nė vazhdimėsi.
    Nė fillim tė viteve ’50 ajo do tė bėhet e njohur me vėllimin e parė tė lirikave “Die gestundene Zeit” – “Koha e tejshtyrė“ (1953). Pėr kėtė vėllim ajo u vlerėsua me Ēmimin e „Gruppe 47“ – Grupit 47 nė Republikėn Federale tė Gjermanisė dhe bėri pėrpara duke u kthyer nė liriken e re mė tė njohur tė letėrsisė gjermanike tė pasluftės. Mes viteve 1953 - 1957 ajo jetoi nė Itali, veēanėrisht nė Romė dhe Napoli, duke e ushtruar shkrimtarinė si profesion tė lirė. Nė vitin 1956 publikohet vėllimi i dytė me lirika “Anrufung des Großen bären” – “Thirrje Arushės sė Madhe“. Nė vitin 1957 i akordohet Ēmimi i Letėrsisė sė Bremes pėr vėllimin „Anrufung des Großen Bären“. Krahas lirikave, nė kėtė kohė ajo shkroi shumė ese mbi letėrsinė, filozofinė dhe muzikėn. Mes tė tjerash shkroi dhe radiodramat: „Die Zikaden“ - „Gjinkallat“ (1954) dhe „Der gute Gott von Manhattan“ – „Zoti i mirė nga Manhattan“ (1958), pėr tė cilėn ajo u vlerėsua me Ēmimin pėr radiodramat nga tė verbėrit e luftės.
    Gjatė 1959-60-s ajo mbajti njė sėrė leksionesh me titullin “Letėrsia si utopi” nė degėn e (asokohe) tė sapothemeluar tė poetikės nė Universitetin e Frankfurt mbi Main. Fragmenti nė vazhdim ėshtė shkėputur nga „Frankfurter Vorlesungen III“ „Leksionet e Frankfurtit III“ (marrė nga: Ingeborg Bachmann – Eine Einführung, München 1963, fq. 14-15) .
    „Cilėsia ėshtė e ndryshme, e diskutueshme, nė distanca tė caktuara deri edhe e ujdisshme. Cilėsi mund tė gjendet kohė mbas kohe dhe nė poezinė e njė njeriu me aftėsi mesatare, dhe njė rrėfim i mirė, deri dhe njė roman i menēur janė tė gjendshėm; edhe nė ditėt e sotshme nuk ka mungesė njohėsish, ka gjithashtu rastėsi, veēantėsi, shmangje diku nė qoshe, tė cilat mund tė na hyjnė nė zemėr.
    Megjithatė ėshtė vetėm drejtimi, shfaqja e njė konstanteje problemesh, njė botė e pangatėrrueshme fjalėsh, figurash, konfliktesh, qė ėshtė nė gjendje tė na bėjė ta cilėsojmė njė krijues si tė pashmangshėm. Ai ekziston me tė vėrtetė, pikėrisht se ka drejtim, se lėviz nė rrugėn e vet, duke e parė atė si tė vetmen tė mundshme mes tė gjithė shtigjeve, i dėshpėruar nėn shtysėn, ta bėjė botėn tė gjithėn tė vetėn, dhe fajtor nė guximin e shfaqur nė pėrkufizimin e botės.
    Pikėrisht se e di qė ėshtė i pashmangshėm, se e di qė edhe vetė nuk mund tė shmanget, atij i zbulohet para syve tė vet detyra qė ka. Sa mė shumė arrin tė mėsojė pėr kėtė detyrė, aq mė e qartė do t’i bėhet ajo e aq mė shumė do tė shoqėrohen veprat e tij nga njė pėrkujdesje e pashprehur teorike.“
    Emri i madh qė fitoi si lirike, ia vėshtirėsoi procesin e pranimit nga kritika si shkrimtare proze. Megjithėse libri i saj i parė me tregime „Das dreißigste Jahr“ - “Viti i tridhjetė” u vlerėsua me Ēmimin e Kritikės sė Berlinit qė nė vitin tij tė publikimit, 1961, vlerėsohet se proza e saj u pranua nė rėndėsinė e saj tė madhe pėr letėrsine bashkėkohore vetėm nė fund tė viteve ’70. Nė vitin 1972 u publikua vėllimi i dytė me tregime “Simultan” dhe nė vitin 1971 romani i parė (dhe i vetmi qe arriti tė pėrfundonte) “Malina”.
    Bachmann shkroi dhe dy librete operash pėr kompozitorin dhe shokun e jetės, Hans Werner Henze, “Der Prinz von Homburg” – “Princi nga Homburgu” (1960) bazuar nė pjesėn teatrale tė Heinrich von Kleist dhe “Der junge Lord” – “Lordi i ri” (1965).
    Nė vitin 1964 ajo u nderua me Ēmimin Georg-Büchner, nė vitin 1968 me Ēmimin e madh tė shtetit austriak, ndėrsa nė vitin 1972 me Ēmimin Anton Wildgan.
    Ajo ėshtė gjithashtu pėrkthyese e Giuseppe Ungaretti nė gjuhėn gjermane. Nė vitin 1961 pėrkthimet e saj u publikuan nė njė vėllim mė vete me titull “Giuseppe Ungaretti - Gedichte”, Frankfurt/Main 1961. Nga trashėgimia e lėnė prej autores gjejmė kėtė tekst mbi poetin e madh italian (marrė nga: http://www.ndh.net/home/berg/ibforum.htm):
    “Nė vitin 1961, nė kohėn kur kisha pėrfunduar pėrkthimin e pjesės sė parė tė pėrzgjedhur nga poezitė e Ungaretti-t nė gjuhėn gjermane, munda ta njoh burrin e moshuar. Ndeshjen me tė e kisha shmangur pėr shumė kohė, nuk i isha pėrgjigjur madje as dy letrave tė tij tė mrekullueshme, sepse druhesha se italishtja ime do tė mund ta trembte, apo ta bėnte tė dyshonte. Megjithatė duhej t’i kisha thėnė vetes, se askush tjetėr mė mirė se Ungaretti do tė mund ta kuptonte, se qė tė arrish tė tėrheqėsh njė poezi nga njė breg nė bregun tjetėr, duhet tė jesh i pasur nė gjuhėn tėnde. Frika ime nga mostro sacro i poezisė italiane u shkri nė tė qeshurėn legjendare tė Ungaretti-t: mė sė pari nuk e dėgjova tė fliste, por tė qeshte, tė qeshte.”
    Pjesa mė e madhe e trashėgimisė letrare – rreth 6000 fletė – iu dhurua bibliotekės kombėtare austriake nė Vjenė nga trashėgimtarėt e shkrimtares dhe vihet aty nė dispozicion pėr kėrkuesit shkencorė.
    Nėn titullin „Ich weiß keine bessere Welt“ – „Nuk njoh botė mė tė mirė“ doli nė qarkullim nė tetor tė vitit 2000 njė vėllim me poezi tė papublikuara tė shkrimtares. Poezitė janė krijuar kryesisht nė periudhėn mes viteve 1962 dhe 1964 nė funksion tė projektit tė romanit “Todesarten” – “Llojet e vdekjes”. Sipas projektit, ky roman do tė pėrmbante disa vėllime, duke filluar me romanin “Malina” qė u krijua mes viteve 1967 dhe 1971 dhe u publikua nė vitin 1971. Me pėrfundimin e tyre, pjesė e kėtij projekti publikimi do tė ishin dhe romanet “Requiem für Fanny Goldmann” – “Requiem pėr Fanny Goldmann” dhe “Der Fall Franza” – “Ēėshtja Franza”. Kėto dy romane tė fundit mbetėn tė papėrfunduar.


    Roli i Ingeborg Bachmann nė letėrsinė bashkėkohore austriake

    Me rastin e tridhjetėvjetorit tė vdekjes sė Ingeborg Bachmann, gazeta austriake „Der Standard“ pėrgatiti njė intervistė me dy shkrimtare bashkėkohore austriake, Bettina Baląka dhe Sabine Gruber. Intervista pėrmbante si temė kryesore rolin qė Bachmann luan akoma nė ndikimin e shkrimtarisė femėrore austriake tė ditėve tė sotshme.
    Si aspektin mė tėrheqės nė veprėn e Bachmann tė dy shkrimtaret shohin mbėshtetjen e autores tek zhvillimet politike. “Der Fall Franza” – „Ēėshtja Franza“ vlerėsohet prej tyre si teksti mė ndikues i saj. Me anė tė Franza, Bachmann ia doli mbanė tė lidhte ēėshtje tė politikės shoqėrore me ato tė politikės botėrore. Autorja tėrheq vėmendjen e publikut dhe kritikės duke u shprehur se nė tekstet e saj tė “Todesarten” – “Llojet e vdekjes” pėrveē marrėdhėnies mes gjinive, bėhet fjalė dhe pėr fashizmin qė nė shoqėrinė e pasluftės e kish tė pamundur zhdukjen brenda njė kohe tė shkurtėr. Gruber tėrheq vėmendjen duke u shprehur, se Bachmann ishte njėra prej autorėve tė parė qė parrullėn “Njeriu privat ėshtė qėnie politike” e solli nė mėnyrė letrare, duke vėnė nė dukje se fashizmi fillon nė marrėdhėniet mes burrit dhe gruas.
    Fragmenti nė vazhdim ėshtė shkėputur nga projekti i romanit “Der Fall Franza” – “Ēėshtja Franza” (marrė nga: “Der Fall Franza”, München 1979, fq.71-72).
    “…Kėtė donte ai. A e kupton? Ti thua fashizėm e ngjan komike; deri mė sot nuk e kam dėgjuar tė pėrdoret si fjalė nė rastet e sjelljeve private, tė mė falėsh, mė duhet tė qesh, nuk qaj jo, pėr kėtė tė siguroj. Gjithsesi mė duket me vlerė, diku duhet tė fillojė, pse flitet pėr fashizmin vetėm kur bėhet fjalė pėr pikėpamje dhe ndodhi publike. Po, ai ėshtė i keq, megjithėse sot nuk bėn tė thuash i keq, por vetėm i sėmurė, po ēfarė lloj sėmundjeje ėshtė kjo, prej sė cilės vuajnė tė tjerėt e i sėmuri vetė jo. Ai duhet tė jetė i ēmendur. E nuk mund tė gjendet tjetėr njeri qė tė shfaqet mė i arsyeshėm se ai. Nuk mund t’ia shpjegoj askujt, nuk kam se ku tė shkoj e sesi ta provoj, qė sa them ėshtė e vėrtetė. Sa tmerrshėm mė ka torturuar ai, por jo nė mėnyrė spontane, apo vetėm rrallė, pėrkundrazi, nė mėnyrė tė menduar, gjithēka ishte e pėrllogaritur, taktikė, taktikė, si mund tė llogaritet kėshtu?
    Sa pyetje pa vlerė. Nėse kjo gjė ndodh, e unė deri mė sot nuk e kam vėnė re, nėse sadistėt nuk gjenden vetėm nė pavionet psiqiatrike dhe nė sallat e gjyqeve, por edhe midis nesh, me kėmisha tė bardha dhe tituj profesorėsh, me veglat torturuese tė inteligjencės, [---]
    Jo, jo.
    Dhe Franza tha: pse njė njeri dėshiron ta vrasė gruan e vet? Pse njė njeri i urren gratė e jeton me to? Dhe i likuidon ato, duke u kujdesur vetėm, tė [mos] humbė fytyrėn para publikut, por jo mė shumė, sepse publiku, gjykatėsi i tij i vetėm, ėshtė pa pėrkufizime, ndarjet janė aventura dashurore tė dėshtuara dhe vetėm ligji, i cili nėpėrkėmbet mė rrėnjėsisht se mendimi, nuk e lejon formalisht, qė e padrejta, qė shfrytėzimi i tjetrit dhe i gjėrave tė tij <---> tė tejkalojė vogėlsirat, pėr tė (publikun, shėnimi im, Dita) ngjan komike, nė rastin mė tė keq e trishtueshme, nėse [---]
    […]”

    Pas leksioneve tė mbajtura nė Frankfurt, Ingeborg Bachmann e cilėsonte veten qėllimisht si “shkrimtar”. Fjalėn „feministe“ ajo nuk e pėrdori kurrė pėr ta profilizuar veten si autore. Gruber vlerėson si shumė imponues faktin, se Bachmann i qėndroi vetes besnike deri nė fund dhe nuk u ndikua nga uniformimi i femrave si pasojė e lėvizjes feministe nė fund tė viteve ’60. Ajo zgjodhi dhe iu desh tė mbronte njė pozicion tė vėshtirė vetiak nė “luftėn” kundėr meshkujve.
    Njė pikė qendrore e veprės sė saj ėshtė, se ajo nuk krijoi heroina, tė cilat vazhdimisht fitonin, por nė tė kundėrtėn, personazhet e saj femėrore ishin nė vazhdimėsi njerėz qė dėshtonin dhe viktima tė sistemit patriarkal, gjė pėr tė cilėn autorja ka marrė vlerėsime negative. Baląka vlerėson, se kjo paraqitje e Bachmann ėshtė shumė mė pranė realitetit, se krijimi i personazheve femėrore qė dalin tė fituara nė njė mjedis qė ėshtė i prirur t’i shkelė me kėmbė.
    Sipas Baląka, Bachmann nė artin e vet ka qenė shumė radikale, megjithė pretendimet e saj, se nuk bėnte pjesė nė lėvizjen feministe. Mėnyra e tė shkruarit tė saj pėrcjell tek lexuesi nė vazhdimėsi njė ndjesi jo tė mirė dhe ndjenjėn e dhunės, megjithėse asgjė nuk shprehet haptas. Nė ditėt e sotshme sipas saj shkrimtaret e kanė shumė mė tė lehtė tė shprehen nė mėnyrė direkte. Baląka dhe Gruber vlerėsojnė, se pengesat mė tė mėdha pėr kėtė mėnyrė tė shprehuri dhe pėr veprimtarinė e shkrimtareve bashkėkohore austriake nė pėrgjithėsi i kanė larguar Ingeborg Bachmann dhe Elfriede Jelinek.
    Ndryshimet nė shoqėri ndodhin shumė ngadalė e parė nė kėtė vėshtrim Baląka dhe Gruber vlerėsojnė, se zėra si ai i Bachmann do tė vazhdojnė tė jenė tė nevojshėm e roli i tyre ndikues nė shkrimtarinė e re do tė jetė i madh.
    (Si pjesė tė kėtij artikulli mund tė lexoni pėrkthimet e tre poezive tė zgjedhura nga vėllimi i parė me poezi (“Die gestundene Zeit”), tre tė tjerave nga vėllimi i dytė (“Anrufung des Großen Bären”) dhe njė tė fundit, e vlerėsuar tė jetė krijuar nė vitin 1963, nė faqen e pėrkthimeve tė kėtij numri tė revistės “ars”.)
    Nė funksion tė kėsaj pėrzgjedhjeje pėr pėrkthim qė mė ktheu nė artin poetik tė Ingeborg Bachmann, nė kėtė mbyllje dėshiroj tė sjell njė thėnie qė pėrcakton mė sė miri qėndrimin e autores mbi krijimtarinė e saj poetike:
    “Pėr poezitė kam folur gjithnjė mė pak, se pėr ēdo gjė tjetėr. (…) Nė kohėn qė i kam shkruar, nuk kam ditur ē’tė them pėr to. Qė prej kur nuk shkruaj mė, nuk di tė them mė asgjė mbi to.”(1971) (marrė nga: http://www.ndh.net/home/berg/ibforum.htm)


    Ekzistenca e mohuar e letėrsisė austriake

    Ingeborg Bachmann bėn pjesė nė brezin e krijuesve qė u shprehėn qartė mbi ekzistencėn e njė letėrsie austriake tė ndarė nga ajo gjermane. Nė vitin 1955 ajo shprehej, se njė shkrimtar austriak e ndjen veten plotėsisht brenda saj (letėrsisė austriake), e cila nga ana e vet, nuk ėshtė shumė pėrcaktuese, sepse ėshtė shumė evropiane, qė pėr shkrimtarin tė ekzistojė vetėm letėrsia gjermane. Po nė atė vit ajo do tė shprehej (duke menduar se fliste nė emėr tė shumė shkrimtarėve tė rinj austriakė), se veēantia politike dhe kulturore e Austrisė i dukej se merrej shumė pak parasysh. Pėr tė, krijues si Grillparzer, Hofmannsthal, Rilke, Robert Musil nuk do tė mund tė kishin qenė gjermanė.
    Tė tjerė autorė qė u shprehėn qartė sikundėr Bachmann, qenė Ernst Jandl dhe Thomas Bernhard. Bernhard do tė shkonte deri nė ekstrem, teksa i pėrgjigjej njė pyetjeje mbi letėrsinė specifikisht austriake. Ai do tė shprehej, se ndryshimi thelbėsor vihet re qė nė shqiptimin, melodinė e gjuhės. Sipas tij mėnyra sesi ai vetė shkruante, do tė ishte e pamundshme pėr njė shkrimtar gjerman dhe veē tė tjerash ai kishte njė antipati tė madhe pėr gjermanėt. Nga ana tjetėr shkrimtari Hans Carl Artmann, librat e tė cilit publikoheshin nė njė shtėpi botuese nė Salcburg, nė vitin 1977 do ta cilėsonte veten si “krijues gjerman”. (krahaso: Zeyringer, Österreichische Literatur seit 1945: Überblicke, Einschnitte, Wegmarken, fq.31)
    Fillimi i reflektimeve mbi mėvetėsinė e letėrsisė austriake gjen burimin nė shekullin e 18-tė, kur ndryshimi me letėrsinė e shteteve gjermanoveriore u bė gjithnjė e mė i dukshėm. Prej tyre vinte akuza, se Austria ishte “e vonuar” nė fushėn e letėrsisė, ndėrkohė qė brenda kėsaj letėrsie po zhvilloheshin forma tė reja, si komedia popullore vjeneze. Njė rrjedhojė e kėsaj ndasie ėshtė qė modeli i zakonshėm i periodizimit tė letėrisė gjermane (“Stuhi dhe vrull”, “Klasicizmi”, “Romanticizmi”, “Gjermania e Re”) vlen vetėm nė mėnyrė tė kufizuar pėr Austrinė. (krahaso: http://www.aeiou.at/aeiou.encyclop.l/l763333.htm)
    Njė problem tjetėr ėshtė pėrcaktimi i kushteve qė do tė bėnin qė njė autor tė cilėsohej si austriak. A duhet tė pranohen si tė tillė tė gjithė ata shkrimtarė qė janė lindur nė monarkinė austrohungareze, apo vetėm ata qė kanė shkruar nė gjuhėn gjermane dhe qė janė lindur brenda kufijve tė sotėm tė Republikės austriake. Shkrimtarė tė rėndėsishėm (me arsye tė pabazuara mirė) cilėsohen si austriakė. Le tė pėrmenden kėtu emra si Franz Kafka, Egon Erwin Kisch, Elias Canetti, Paul Celan. (krahaso: http://www.aeiou.at/aeiou.encyclop.l/l763333.htm)
    Pėr kohėt e reja njė problem i mėtejshėm ėshtė varėsia e madhe ekonomike e shkrimtarėve austriakė nga hapėsira joaustriake gjermanishtfolėse, nė tė cilėn realizohet publikimi dhe shitet pjesa mė e madhe e librave tė tyre. Nė Gjermani kėta autorė cilėsohen si gjermanė, pavarėsisht se prejardhja e tyre ėshtė nga Austria (apo dhe nga Zvicra ne rastin e shkrimtarėve zviceranė). Ngulmimi i shkrimtarėve austriakė pėr t’u cilėsuar si tė tillė, vlerėsohet nė Gjermani si vogėlsi, si lojė e ngushtė mendimesh, apo krenari e panevojshme kombėtare. “Veprohet nė mėnyrė tė tillė, qė ēdo lloj kufiri apo pėrshkrime zonash kultutore tė duken si anakronike, por ndėrkohė ngrihet njė kufi nė tė zi – tė kuq – tė verdhė e mbi postbllokun shkruhet “gjerman”, shprehet profesori i gjermanistikės, Klaus Zeyriger, autor i librit “Österreichische Literatur seit 1945: Überblicke, Einschnitte, Wegmarken “, shumė i kėshilluar pėr ata qė janė tė interesuar tė mėsojnė pėr letėrsinė austriake qė prej vitit 1945 e deri nė fillim tė shek. tė 21-tė.
    Pėr tė e pėr studiues tė tjerė shkencorė tė letėrsisė (pėrveē autorėve qė u pėrmendėn edhe mė lart) shtrohet pyetja, nėse ėshtė i justifikueshėm fakti qė ēdo autor qė shkruan nė gjermanisht, tė cilėsohet automatikisht si gjerman. Duke iu referuar zhvillimit tė panairit tė letėrsisė nė Frankfurt nė vitin 1995, qė pati si pikė kyēe Austrinė, ai shprehet: “Nuk keni dėgjuar ndonjėherė pėr Austrinė? Po: tre shekuj pas shprehjeve tė para tė qarta tė njė pėrkufizimi Austri si njė koncept pėrfshirės politik shtetėror, gati dy shekuj pas krijimit tė perandorisė austriake, 150 vjet pas dėshtimit tė “zgjidhjes sė Gjermanisė sė Madhe”, mė shumė se 75 vjet pas themelimit tė Republikės I-rė Austriake, 50 vjet pas rėnies sė gjakshme tė Gjithėgjermanisė sė Holokaustit, 50 vjet pas krijimit tė Republikės II Austriake: Nuk keni dėgjuar ndonjėherė pėr Austrinė?” (marrė nga: Zeyringer, Österreichische Literatur seit 1945: Überblicke, Einschnitte, Wegmarken, fq.29-30)
    Rėndesa e ngjarjeve historike ka thelluar ēarjen mes kulturės gjermane dhe asaj austriake duke gjetur shprehje dhe nė fushėn e letėrsisė.


    Autorėt e vėrtetė austriakė

    Njė brez i rėndėsishėm autorėsh austriakė qe ai i gjysmės sė parė tė shek. 19-tė me pėrfaqėsues si: F. Grillparzer, A. Stifter, F. Raimund, J, Nestroy, E. Bauernfeld, F. Halm, E. Feuchtersleben, N. Lenau, A. Grün, J. N. Vogl, J. G. Seidl. Nė kėtė periudhė u shquan motivet austriake tė Grillparzer, qė thelluan ndryshimin me letėrsinė gjermane, zhvillimi i komedisė vjeneze me farsat dhe paroditė e Nestroy.
    Njė brez tjetėr i rėndėsishėm shkrimtarėsh ėshtė ai i fillimit tė shek. 20-tė. Autorė tė “Vjenės sė Re”, si A. Schniztler, R. Beer-Hofmann, H. von Hofmannsthal dhe H. Bahr lėvrojnė rrymat e reja tė modernes si dekadencėn, simbolizmin, neoromanticizmin dhe impresionizmin.
    Autorė tė rinj, si G.Trackl, F. Werfel, S. Zweig, M.Brod dhe F.Kafka filluan tė botonin. R.M.Rilke vendosi impulse tė reja pėr lirikėn moderne; Robert Musil krijoi „Der Mann ohne Eigenschaften“ – „Burri pa cilėsi“, njė nga veprat udhėrrėfyese tė epokės. Hermann Broch lėvroi romanin epistemologjik. Rėnien e monarkisė habsburgase qė e kishin parashikuar shumė shkrimtarė austriakė, e pėrshkruan Joseph Roth nė veprėn „Radetzkymarsch“ – „Marshi i Radeckit“. Tė rinjtė mes autorėve nisėn tė lėvronin ekspresionizmin.
    Nė vitet ’30 shkrimtarėt qė dėshiruan tė vazhdojnė me traditėn e shkrimeve demokratiko-kritike dhe ata me prejardhje ēifute u detyruan tė largoheshin nga Austria. (Ndėr ta: E. Canetti, J. Roth, R. Musil, R. Neumann, B. Viertel, S. Zweig, F. Werfel, H. Broch, F. T. Csokor dhe Ö. von Horvįth.)
    Nė pėrfundim tė luftės, nė vitin 1945 nė letėrsi nuk u realizua „Stunde Null“ – „Ora zero“. Autorė tė suksesshėm tė periudhės sė nazizmit si G. Fussenegger, K.H. Waggerl, F. Tumler, etj., vazhduan tė publikoheshin. Ligji pėr pastrimin e letėrsisė (1946) nuk hyri nė fuqi.
    Themeluesi i revistės avantgardiste “Plan” (1945-48), O. Basil, pati pėr qėllim rilidhjen e letėrsisė me traditėn moderne. Autorė tė rinj si: I. Aichinger, C.Busta, P. Celan dhe E. Fried publikuan nė kėtė revistė. Nė qendėr tė krijimtarisė letrare tė kėsaj periudhe qėndron bluajtja e sė shkuarės, qė shfaqet dhe nė dramat e Hochwälder, romanet e H. Zand, G. Fritsch dhe H. Lebert. Trazimi, tėhuajtja dhe kėrkimi i identitetit janė eksperiencat bazė, tė cilat pėrshkruan I. Bachmann nė tekstet e veta. Ajo padit njėkohėsisht ēnjerėzinė e njė shoqėrie tė zotėruar nga burrat. Njė pėrmasė tė re tė shkrimit kritik gjuhėsor arrin “Wiener Gruppe” – “Grupi i Vjenės” rreth F. Achleitner, H. C. Artmann, K. Bayer, G. Rühm dhe O. Wiener pėrmes eksperimentimit sistematik me “materialin” gjuhė; poezitė dialektike tė anėtarėve tė kėtij grupi, montimet e “poezive konkrete” zgjerojnė “gramatikėn e modernes”.
    Njė vazhdim i kėsaj tradite gjendet nė poezitė me humor tė spikatur tė Ernst Jandl dhe nė tekstet hermetike tė Friederike Mayröcker.
    Nė 1958 u themelua nė Grac “Forum Stadtpark”, prej tė cilit nisi tė publikohej revista “Manuskripte” qė shpejt arriti tė kthehej nė revistėn mė tė rėndėsishme latrare (pozicion qė sipas njė vlerėsimi tė Frankfurter Allgemeiner Zeitung e mban sot pėr krejt zonėn gjermanishtfolėse). Nė vitin 1973 u krijua qėllimisht si opozitė ndaj P.E.N-Klubit “Lidhja e Autorėve tė Gracit”, sė cilės nė vazhdim iu bashkua pjesa mė e madhe e avantgardės austriake.
    Nė traditėn austriake tė skeptikės gjuhėsore, tė ndikuar sidomos nga Ludwig Wittgenstein, qėndron dhe dalja nė dritė e atyre qė cilėsohen si dy autorėt e shkėlqyeshėm tė letėrsisė bashkėkohore austriake, Thomas Bernhard dhe Peter Handke. (krahaso: http://www.aeiou.at/aeiou.encyclop.l/l763333.htm)


    Tendenca nė letėrsinė bashkėkohore austriake

    Lirika


    Sipas Zeyringer nė bazė tė lirikės moderne, postmoderne dhe moderne tė thyer qėndrojnė dykuptueshmėria dhe polivalenca e strukturės fjalė-pamje. Nė librin e tij, ai shprehet pėr zhvillimet nė gjininė e lirikės qė prej viteve ’70. Nė kėtė kohė u largua nga skena e lirikės austriake mėnyra krijuese si e folur e ngritur elitare dhe hyri nė tė toni lakoniko-politik dhe lirikat e pastolisura me pėrfaqėsues kryesor Erich Fried. Nė vitet ’80 u rishfaq kėrkesa pėr artin si kodim simbolik i shumė fishtė dhe mbėshtetje e pasur metaforike. Tė ēara nė kėtė rrjedhė tė viteve ’80 shkaktuan Franz Joseph Czernin dhe Ferdinand Schmatz, tė cilėt me poezitė e tyre spontane “Jux”, “Die Reisen” – “Udhėtimet”, vunė nė dukje “shpėrdorimin” nė kėtė drejtim.
    Uni i sotėm lirik, nėse njė i tillė mund tė pranohet edhe nė ditėt e sotme, ngre fragmente, skica nė rang veprash dhe kthehet nė njė qendėr rregulluese pėr pikėnisje tė reja dhe rishkrime. Zeyringer analizon nė veēantėsi katėr poetė: Ernst Jandl (1925-2000), me poezi reduktimesh, brenda tė clave janė pėrqendruar shumė fusha kuptimesh, Friedericke Mayröcker, me lirikė asociacionesh dhe inventaresh poetike-poetologjike, Franz Josef Czernin dhe Ferdinand Schmatz, me lirikė tė mbėshtetur nė modele loje dhe fusha fjalėsh.
    Sipas Zeyringer shumica e vėllimeve tė lirikės tė marra nė shqyrtim nga kritika, ofrojnė lloje tė ndryshme tė kombinimeve nė pėrballjen me mundėsitė e formės, gjuhės dhe njohjes. Autorėt punojnė me fusha fjalėsh, pamjesh, pėrbėrjen e tė cilave ata e shpėrbėjne dhe e dendėsojnė, duke krijuar pikėnisje tė reja pėrballė formave tradicionale tė lojės poetike. (krahaso: Zeyringer, Österreichische Literatur seit 1945: Überblicke, Einschnitte, Wegmarken, fq.338-364)

    Dramaturgjia

    Zeyringer shprehet se dramaturgjinė gjermanike tė viteve ’80 vėzhgues gjermanė e kanė vlerėsuar si tė rėnduar me “Endzeit” - fundkohėn, qė ka si element bazė humbjen e historisė dhe subjektit, qė nga ana e vet ēon drejt humbjes sė metatregimeve dhe metagjuhėve. Kjo siguron njė lojė tė lirė tė domethėnieve pėrtej sistemimeve simbolike dhe paraqet njė simulim qė sajon njė ndodhi tė drejtuar dhe tė interpretueshme nga subjektet, por qė nė vetvete ėshtė njė sistem rregullues me karakter vazhdimisht tė ndryshueshėm. Rezultat i punės sė dramaturgėve nė kėtė drejtim ėshtė krijimi i njė realizmi qė shndėrrohet nė surealizmin e mbrujtur nė lojė shenjash. Kudo shfaqen pamje tė dhunės, tė gjakut, tė vuajtjes dhe tė tmerrit.
    Zeyringer shkruan se skena tė tilla ofrojnė pjesėt dramatike austriake sidomos nė fillim tė viteve ’90 me pėrfaqėsues kryesorė Werner Schwab dhe Marlene Streeruwitz. Ajo qė nuk vihet re nė dramaturgjinė austriake ėshtė “Loja e shenjave” jashtė koordinatave simbolike dhe humbja e historisė. Nė tė kundėrtėn kėto shfaqen fare mirė, tė pėrcaktuara me historinė austriake tė pas krijimit tė Republikės sė dytė dhe me mjedise sistemimesh simbolike siē janė Burgtheater (Teatri qytetar i Vjenės), Heldenplatz (sheshi i heronjve nė Vjenė), si vende tė njė bote skenash dhe tė njė skene botėsh.
    Si pėrfaqėsues kryesorė tė dramaturgjisė sė ditėve tė sotme Zeyringer shqyrton pėrmes veprave tė tyre autorė si: Thomas Bernhard, Peter Turrini, Elfriede Jelinek, Peter Handke, Werner Shwab, Marlene Streeruwitz, Werner Kofler, Antonio Fian. Pjesė dramatike si ato tė Jelinek, Bernhard, Handke dhe Turrini pėr vite me radhė nuk u vunė nė skenat austriake, por vetėm nė ato gjermane, duke qenė se sillnin nė skenė njė faqe historie pėr tė cilėn politika austriake nuk ishte pjekur, aq sa ta pranonte. (Bėhet fjalė pėr rizgjimin e kujtimeve tė hidhura tė kohės sė nazizmit dhe rolit tė Austrisė qė pėr vite me radhė e konsiedroi veten si “viktimė” dhe jo si “pjesė e fajit”.) Veprat e Jelinek, Bernhard, Handke, Turrini mundėn tė vihen nė skenėn e Burgtheater vetėm me vendosjen nė krye tė tij tė Claus Peymann. Nė vitin 1998 Elfriede Jelinek u shpall nga revista “Theater heute” – “Teatri sot” si autorja mė e mirė gjermanishtfolėse e vitit. (krahaso: Zeyringer, Österreichische Literatur seit 1945: Überblicke, Einschnitte, Wegmarken, fq.365-395)
    Pas vdekjes sė Thomas Bernhard, Elfriede Jelinek konsiderohet si autorja e cila ka zėnė vendin e tij dhe me fuqi tė njėjtė si Bernhard trajton nė mėnyrė provokative tema tė rėnda tė shoqėrisė dhe politikės austriake. Kėshtu shkruan Elfriede Gerstl, njė tjetėr autore austriake, e cila njė shkrim tė shkurtėr mbi Jelinek e nis, duke u shprehur, se qėndrimet publike pozitive mbi Elfriede Jelinek janė tė lidhura me rrezikun social tė humbjes sė simpative. (krahaso: http://polyglot.lss.wisc.edu/german/...a/jelinek.html)
    (Jelinek mes tė tjerash ėshtė autore e librit “Die Klavierspielerin”, i cili para disa vitesh shėrbeu si bazė pėr skenarin e filmit “Die Klavierspielerin” – “The piano teacher” (2001) nė njė bashkėpunim austro-franzez.)

    Proza

    Sipas Zeyringer nė shumė nga shkrimet e letėrsisė bashkėkohore austriake “Ich”- uni gjendet mbi njė terren tė lėvizshėm. Nė rrėfimet e botėve dhe mundėsive (kėtė e ka treguar letėrsia evropiane e modernes, postmodernes dhe modernes sė thyer mes tė tjerash me mjeshtra si Rimbaud, Proust, etj) identiteti frakturohet. Ndarja e unit shoqėror nga uni i autorit ndodhi tė paktėn qė prej Procesit Bovary kundėr Flaubert, nė vazhdim ushqeu shprehjen “Je est un autre” tė Rimabud apo polemikėn e Proust, i cili e konsideronte autorin si “l’autre moi”. Prej Hofmannsthal, Musil dhe Broch rrethanat e pasigurta tė identitetit pėrbėjnė njė pikėnisje tė rėndėsishme pė letėrsinė austriake tė gjysmės sė parė tė shekullit tė 20-tė.
    Avantgarda e viteve ’50-’60 “luftoi” kundra konvencioneve tė ēdo lloji, mes tė tjerash dhe kundėr trajtės tė rrumbullakėt, tė kufizuar dhe tė kufizueshme tė vetėdijes sė figurave dhe instancės rrėfimtare. Autorėt e “Wiener Gruppe” dhe ata qė i rrethonin, punuan mbi njė ndryshim krahėsh tė “Ich” – unit. Romani “Der sechste Sinn” i Konrad Bayer jep njė bazė tė rrėfimit, qė mbėshtetet nė shkatėrrimin e identiteteve tė personazheve.
    Nė “subjektivitetin e ri” tė viteve ’70 dhe gjysmės sė parė tė viteve ’80 u bė pėrpjekja qė tė grumbullohej bota rreth njė “Ich” – uni qendror, origjinat e tė cilit u morėn nė shqyrtim dhe nė mėnyrė skeptike. Nė kėtė kohė shquhen romanet e Peter Handkes, i cili konsiderohet akoma nė ditėt e sotme si pėrfaqėsues i tė ashquajturės letėrsi serioze “E-Literatur” (Ernstliteratur) si e kundėrvėnė ndaj letėrsisė argėtuese “U-Literatur” (Unterhaltungsliteratur) (krahaso: Wilhelm Bortenschlager, Deutsche Literaturgeschichte von 1996 bis 2000,Wien 2001, Parathėnie)

    Nė kundėrshtim me traditėn e subjektivitetit (tė kthimit pėrkah sė brendshmes) tė viteve ’70, nė vitet ’80 dhe ’90 sillet nė dritė sėrish fuqia e tregimit kritik dhe tė angazhuar nė ēėshtje politike e shoqėrore.
    Nė njė diskutim tė revistės “Literatur und Kritik” nė numrin e korrikut tė vitit 2000, shkrimtari Thomas Glavinic shprehet se veprat mė interesante tė letėrsisė botėrore janė histori tė rrėfyera. Mė tej ai shprehet se nė tė gjithė botėn rrėfimi ėshtė i mundshėm, vetėm nė Austri ai ka qenė i ndaluar nė dyzet vitet e fundit. Dhe sipas tij, rezultati u pa tek librat e shkrimtarėve austriakė qė nuk lexoheshin mė. Shkrimtarja Bettina Baląka thekson nė kėtė pikė, se koha e denkontruksionit ka kaluar. Ndėrkohė qė Daniel Kehlmann, njė tjetėr shkrimtar i ri austriak, i cilėsoi autorėt, tė cilėt qė prej 40 vjetėsh bėjnė tė njėjtėn gjė ndėrkohė qė vetėquhen avantgardė, si epigonė tė modės sė vjetėr.
    Zeyringer shqyrton autorėt e viteve ‘80-’90 si: Elfriede Jelinek, Peter Handke, Michael Scharang, Norbert Gstrein, Alois Hotsching, Elisabeth Reichart, Franzobel (Stefan Gribel), Raoul Schrott, Walter Grond, Peter Rosei, Erich Hackl, Friedrich Zauner, O.P.Zier (Othmar Peter Zierlinger), Marie-Thérčse Kerschbaumer, Helga Glantschnig, Peter Henisch, Gerhard Roth, Werner Kofler, Christoph Ransmayr. (krahaso: Zeyringer, Österreichische Literatur seit 1945: Überblicke, Einschnitte, Wegmarken, fq.396-498)
    Nga vitet 2000 Zeyringer shqyrton mė nga afėr autorė, si Gabriel Loidolt (qė sipas Glavinic dhe Kehlmann ėshtė njė autor i shkėlqyeshėm. Mbi njė nga veprat e kėtij autori, publikuar nė vitin 1998, u bazua skenari i njė filmi me tė njėjtin titull, qė tashmė gjendet nė kinematė austriake, “Hurensohn” – “Biri i prostitutės”, krahaso: http://www.hurensohn.at), Thomas Glavinic, Daniel Kehlmann, Paulus Hochgatterer, Melitta Breznik e pėrsėri Norbert Gstrein. (krahaso: Zeyringer, Österreichische Literatur seit 1945: Überblicke, Einschnitte, Wegmarken, fq.602-614)


    Vlerėsime

    … pėr Hans Carl Artmann:

    “Thėnė nė mėnyrė profesionale, Artmann ėshtė ai, qė mes krijuesve tė gjuhės gjermane” njeh mė mirė se tė gjithė mundėsitė qė gjenden brenda gjuhės, nė vetė fjalėn – pikėrisht ajo fuqi, e cila, siē na thotė Wittgenstein, na “bėn magji” gjatė pėrdorimit tė gjuhės.” – Peter Rosei (marrė nga: http://polyglot.lss.wisc.edu/german/...a/artmann.html)

    … pėr Thomas Bernhard:
    “Mė tregoni pėr Bernhard, ku jeton ai? Si ėshtė ai?” – Samuel Beckett (marrė nga: http://come.to/Thomas_Bernhard)

    … pėr Peter Handke (nė kohėn e deklarimeve tė tij nė media pėr luftėn e Kosovės – mes tė tjerash thėnies sė tij pėr revistėn austriake News, se i konsideruar “Proserb pėr mua sot ėshtė njė titull nderi”):

    “Ka intelektualė, tė cilėt mbas deklarimeve tė tij mbi luftėn nė Jugosllavi, janė betuar, se nuk nuk do tė marrin mė nė dorė njė libėr prej tij” – Susan Sonntag (marrė nga: http://www.wsws.org/de/1999/jul1999/hand-j22.shtml)




    Burime:

    Ingeborg Bachmann – Eine Einführung, München 1963
    Ingeborg Bachmann, „Der Fall Franza“, München 1979
    „Der Fall Bachmann“, Der Standard; Printausgabe, 11./12.10.2003
    http://www.ingeborg-bachmann.at
    http://www.ndh.net/home/berg/ibforum.htm
    http://www.lyrikline.org
    http://bachmannpreis.orf.at
    Klaus Zeyringer, Österreichische Literatur seit 1945: Überblicke, Einschnitte, Wegmarken, Innsbruck, 2001
    Österreich Lexikon: http://www.aeiou.at/aeiou.encyclop.l/l763333.htm
    Wilhelm Bortenschlager, Deutsche Literaturgeschichte von 1996 bis 2000,Wien 2001
    http://polyglot.lss.wisc.edu/german/...a/artmann.html
    http://come.to/Thomas_Bernhard
    http://www.wsws.org/de/1999/jul1999/hand-j22.shtml
    http://polyglot.lss.wisc.edu/german/...a/jelinek.html
    http://www.hurensohn.at
    (Shėnimi im mbi faqet e internetit tė shfrytėzuara si burime pėr kėtė artikull: Kėto faqe janė hapur sė fundmi mė 23 shkurt 2004, Dita)

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nga vėllimi i parė poetik “Die gestundene Zeit” – “Koha e tejshtyrė“ (marrė nga: http://www.lyrikline.org)



    Manovra e vjeshtės

    Unė nuk them: kjo qe e djeshmja. Me para
    tė pavlefshme tė verės nė xhepa ndodhemi sėrish
    nė bykun e pėrēmimit, nė manovrėn vjeshtore tė kohės.
    Dhe shtegu i arratisjes drejt jugut nuk na bėn dobi
    si zogjve. Me rėnien, nė mbrėmje,
    lėvizin katera peshqish dhe gondola e me raste
    mė nduk njė cifėl mermeri ėndėrrplot,
    aty ku jam e lėndueshme, me bukuri, nė sy.

    Nė gazetat lexoj shumė mbi tė ftohtin
    e pasojat e tij, mbi tė pamendė e tė vdekur,
    mbi tė dėnuar, vrasės e miliarda
    mollokė akulli, por pak mbi ēka mė ėndet.
    E pse tė ndodhė ndryshe? Para lypėsit qė vjen mesditėve
    pėrplas derėn, sepse ėshtė paqe.
    E vetes mund t’ia kursesh pamjen, por jo
    vdekjen gėzimhupėt tė gjetheve kur rigon shiu.

    Le tė nisim njė udhėtim! Nėn qiparisė
    a palma, a nėn kurorat e portokalleve,
    me ēmime tė ulura le tė shohim perėndime dielli,
    qė nuk kanė shoq! Le t’i harrojmė
    letrat e papėrgjigjura drejtuar sė djeshmes.
    Koha end mrekulli, por na vjen e padrejtė
    me ngulmin e fajit: ne nuk ndodhemi nė shtėpi.
    Nė bodrumin e zemrės, tė pagjumė e rigjej veten,
    nė bykun e pėrēmimit, nė manovrėn vjeshtore tė kohės.



    Koha e tejshtyrė

    Ditė mė tė vėshtira do tė vijnė.
    Koha e tejshtyrė deri nė kundėrurdhėr
    po bėhet e dukshme nė horizont.
    Sė shpejti duhet tė lidhėsh kėpucėn
    e t’i pėrzesh qentė nė sheshet e marshimeve.
    Se tė brendshmet e peshqve
    janė ftohur nė erė.
    Mjerueshėm digjet drita e lupinave*.
    Shikimi yt shket nė mjegull:
    Koha e tejshtyrė deri nė kundėrurdhėr
    po bėhet e dukshme nė horizont.
    Atje tej, e dashura tė zhytet nė rėrė,
    ai ngjitet rreth flokėve qė i pėrkunden,
    i ndėrpret fjalėn,
    i urdhėron tė heshtė,
    e ndjen tė vdekshme
    e tė dėshiruar pėr lamtumirėn
    pas ēdo pėrqafimi.

    Mos shih pėrqark.
    Lidh kėpucėn tėnde.
    Pėrzeji qentė.
    Hidhi peshqit nė det.
    Shuaji lupinat.

    Ditė mė tė vėshtira do tė vijnė.




    Pėr ēdo ditė

    Lufta nuk shpallet mė,
    ajo vazhdohet. E padėgjuara
    ėshtė bėrė e pėrditshme. Heroi
    iu rri larg luftimeve. I dobėti
    ka shkelur nė vijėn e zjarrit.
    Uniforma e ditės ėshtė durimi,
    dekorata yll i vobektė
    i shpresės mbi zemrėn.

    E japin atė,
    kur nuk ndodh mė gjė,
    kur zjarri i daulleve ka heshtur,
    kur armiku ėshtė bėrė i padukshėm
    dhe hija e armatimit tė pėrjetshėm
    mbulon qiellin.

    E japin atė
    pėr arratinė nga flamujt,
    pėr guximin para shokut,
    pėr tradhėtimin e sekreteve tė padenja
    dhe moszbatimin
    e ēdo urdhri.




    Nga vėllimi i dytė poetik “Anrufung des Großen Bären” – „Thirrje Arushės sė Madhe” (marrė nga “Anrufung des Großen Bären”, München 1956)



    Thirrje Arushės sė Madhe

    Arushė e Madhe, zdirgju, natė kaleshane,
    kafshė me gėzof resh me sytė e lashtė,
    sy yjesh,
    nė makjet mbyten vezullueshėm
    putrat e tua me kthetrat,
    kthetra yjesh,
    syēelur kullosim grigjėn,
    prej teje deri tė magjepsur, nuk ia kemi besėn
    ijeve tė tua tė kapitura dhe dhėmbėve
    tė mprehtė tė pashtrėnguar,
    Arushė e vjetėr.

    Njė bohēe: bota juaj.
    Ju: lėvoret nė tė.
    Prej bredhave nė krye
    e deri tek bredhat e fundėm
    e lėviz, e rrokullis,
    e nuhas, i provoj shijen
    dhe e mbėrthej me putra.

    Trembuni e mos u trembni!
    Derdhni blatimin nė torbėn me zilka dhe jepini
    njeriut tė verbėr njė fjalė tė mirė,
    qė ai ta mbajė arushėn nė kular.
    E mėlmoni qingjat me erėza.

    Mundet tė ndodhė, qė kjo arushė
    tė arrijė tė ēlirohet, tė mos kėrcėnojė mė,
    e tė ndjekė tė gjitha bohēet, qė kanė rėnė
    prej bredhave, tė mėdhenjve, tė flatruarve
    qė u rrėzuan prej parajsės.



    Diellit

    Mė e bukur se hėna motgjatė dhe drita e saj e fisnikėruar,
    mė i bukur se yjet, medaljet e njohura tė natės,
    shumė mė i bukur se shfaqja e zjarrtė e njė komete
    dhe i bekuar pėr bukuri shumė mė tė mėdha se ēdo yll tjetėr,
    se prej tij frymon jeta ime dhe e jotja, ėshtė dielli.

    Diell i bukur, qė ngren kryet pėrpjetė pa e harruar veprėn,
    duke e kurorėzuar, mė bukur se kurdoherė nė verė, kur drita
    avullon brigjeve dhe nė pasqyrime tė pafuqishme velat
    pėrshkojnė syrin tėnd, deri kur ti kėputesh dhe i fundmit mrrolet.

    Pa diellin dhe artit i humbin sytė sėrish nėn perēen.
    Ti nuk je mė i dukshėm, dhe deti dhe rėra,
    tė fshikulluara nga terri arratisen nėn qepallėn time.

    Dritė e bukur qė na mbron, ngroh e kujdesesh pėr ne,
    qė unė tė shoh sėrish e tė tė rishoh!

    Kurrgjė mė e bukur nėn diellin, se tė jesh nėn diellin…

    Kurrgjė mė e bukur se tė shohėsh shkopin nė ujė dhe zogun diku lart,
    tek me urti fluturimin mejton dhe peshqit poshtė nė tubė,

    Tė ngjyrosur, tė frymėzuar, tė sjellė nė botė me njė mesazh drite,
    dhe tė shohėsh qarkun, katėrkėndėshin e njė fushe, njėmijėkėndėshin e vendit tim,
    dhe veshjen qė tė mbėshtjell. Veshja jote e kėmbantė dhe e kaltėr!

    Kaltėrsi e bukur, nė tė cilėn shėtisin e shpalosin kurorėn pallonjtė,
    kaltėrsi e largėsisė, e tokave tė lumturisė me motet pėr ndjenjėn time,
    rastėsi e kaltėr nė horizont! Dhe sytė e mi tė ngazėllyer
    madhėsohen sėrishmi e shkėndijnė duke u djegur deri nė plagosje.

    Diell i bukur, qė edhe prej pluhurit adhurimin mė tė madh gėzon,
    prandaj as pėr hir tė hėnės, as tė yjeve dhe as
    pse nata me kometa shkėlqen e brenda meje tė marrin kėrkon,
    por pėr hir tėndin, gati pafundėsisht e si pėr kurrgjė tjetėr
    do tė ngre padi kundėr humbjes sė pakthim tė syve tė mij.



    Loja ka mbaruar

    Vėllai im i dashur, kur do ta ndėrtojmė njė lundėr
    e tė zbresim prej qiellit poshtė?
    Vėllai im i dashur, ngarkesa do tė bėhet e stėrmadhe
    e do tė fundosemi herėt a vonė.

    Vėllai im i dashur, shėnjojmė nė letėr
    shumė shtete e shina.
    Ki mendjen, para vijave tė zeza kėtupari
    do tė shpėrthesh nė erė me minat.

    Vėllai im i dashur, pastaj e lidhur pas hurit
    dua tė jem e tė ulėrij,
    Por ti tashmė kalėron qė prej luginės sė tė vdekurve
    dhe sė bashku marrim arratinė.

    Zgjuar nė kampin e ciganėve e zgjuar brenda ēadrės nė shkretėtirė,
    na rrjedh rėrė nga flokėt,
    Nuk matet mosha ime, e jotja
    dhe mosha e botės.

    Veten mos e lij tė mashtrohesh prej korbave dinakė,
    prej dorės veshtullore tė merimangės dhe pendės nė ferrė,
    nė vendin e bollėkut mos pi e mos ha,
    nė fteret e gotat shkumėzon jetė e rremė.

    Para portės sė artė ka fituar, kush fjalėn pėr zanėn Karfunkel**
    nė mendje akoma mban ngrirė.
    Mė duhet tė tė them, se me borėn e fundme
    nė kopsht ėshtė shkrirė.

    Prej sa e sa gurėve kemi kaq varra nė kėmbė.
    Njėra shėrohet. Me tė duam tė lodrojmė
    deri kur mbreti i fėmijėve, me nė gojė ēelėsin e mbretėrisė sė vet,
    tė na marrė e ne tė kėndojmė:

    Eshtė kohė e bukur, kur bėrthama e hurmės mugullon!
    Kush bie, merr frymė nė flatrime.
    Luletogėza e kuqe ėshta ajo, qė ua vonon qefinin njerėzve,
    dhe xhani yt zhytet nė vulėn time.

    Na duhet tė biem nė gjumė i dashur, loja ka mbaruar.
    Nė majė tė gishtave. Gufohen kėmishėt e bardha.
    Faniten shpirtėra, kur ne shkėmbejmė frymėn,
    thonė nėna e baba.






    Nga krijimet e viteve ’60 (marrė nga: http://www.ndh.net/home/berg/ibforum.htm)



    Asnjė delikatesė

    Nuk mė pėlqen mė gjė.

    A duhet
    tė stolis njė metaforė
    Me njė gonxhe bajameje?
    Sintaksėn ta kryqėzoj
    nė njė efekt drite?
    Kush do ta vrasė mendjen
    pėr gjėra kaq tė tepėrta –

    Njė perceptim kam nxėnė
    me fjalėt,
    qė frymojnė
    (pėr klasėn mė tė ulėt)

    Uria
    ...........Turpi
    ........................Lotėt
    Dhe
    ......................................Errėsira

    Me ngashėrimin e papastruar
    Me dėshpėrimin
    (dhe unė dėshpėrohem para dėshpėrimit)
    pėr mjerimin e madh,
    gjendjen e tė sėmurėve, kostot e jetesės
    do t’ia dal mbanė.

    Nuk e lė pas dore shkrimin,
    por veten.
    Tė tjerėt,
    njė zot e di,
    dinė t’i ndihin vetes me fjalė.
    Unė nuk jam asistenti im.

    A duhet tė zė rob njė mendim
    me kokėn e dėmtuar nga breshėri,
    me ngėrēin prej shkrimit nė kėtė dorė,
    nėn presionin treqindnetėsh
    ta gris fletėn,
    t’i zboj tutje operat e thurura me fjalėt,
    duke asgjėsuar rrjedhimisht: unė ti dhe ai ajo
    ne ju?

    (Le tė bėhet. Ta bėjnė tė tjerėt.)

    Pjesa ime duhet tė shuhet.




    __________________________________________________


    * Lupina – bimė me gjethe tė gishtėzuara qė rriten nė veshė tė dendur. Pėrdoret pėr ushqimin e plehėrimin e gjelbėrimit, por kultivohet edhe si bimė zbukurimi – shpjegim sipas Duden, Deutsches Universalwörterbuch

    ** Karfunkel – gur i ēmuar i kuq si zjarri (nė pėrralla i pajisur me fuqinė, qė ta bėjė tė padukshėm zotėruesin e tij) – shpjegim sipas Duden, Deutsches Universalwörterbuch
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 23-04-2004 mė 16:02

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    INGEBORG BACHMANN


    Edhe unė kam jetuar nė Arkadi,



    ...por njė ditė prej ditėsh koha ime mbaroi dhe unė u pėrshėndosha. Ishte vjeshtė e vonė. Nga shkurret rrėzoheshin fryte tė kalbur dhe delet zbrisnin nga kodrat, nė mardhje e tė uritura, sepse gjatė natės era e kish shpėlarė barin nga lėndinat e malit dhe e kish hedhur nė brigjet e shkėmbinjtė. Mbi shina tė argjendta – dy rreze tė fundit tė diellit – treni po mė pėrcillte. Natėn mbėrrita nė kufi. Punonjėsit e doganės mė sekuestruan bagazhin dhe kur unė desha tė shkėmbeja paratė, mė dhanė tė kuptoja, se kėtu vlen njė tjetėr monedhė. Pėr fat tė keq mes atdheut tim dhe vendeve te tjerė nuk ish vendosur ndonjė marrėveshje, qė caktonte kursin. Kėshtu qė dhe paratė e mia ishin pa vlerė.
    Por unė nuk e humba kurajėn. Qė nė qytetin e parė njoha shumė njerėz miqėsore; ata mė ndihmuan, aty ku mundėn, dhe unė shpejt gjeta punė nė njė fabrikė. Mė vonė lėviza nė njė firmė qė ndėrtonte rrugė. Ishte pranverė dhe ishte rruga e parė qė pashė, njė rrugė e mrekullueshme qė bartte automjetet mė tė rėndė, njė rrugė e madhe, e mrekullueshme, mbi tė cilėn mund tė udhėtoje deri nė det. Por deti ishte larg dhe ndodheshin shumė stacione para tij, qytete mė tė vegjėl dhe shumė tė mėdhenj; edhe njė metropol mes tė tjerėve. Disa kronikanė tė kėtij qyteti shprehnin dyshimin, qė qyteti ngrihej mbi rrėnojat e Babilonisė sė vjetėr, por historia e vėrtetuar e tij mė shfaqej e zbehtė dhe e pavlerė para tė tashmes sė tij.
    Ky qytet nuk mė lėshonte mė, sepse gjithēka qė unė bėja – qoftė nėse po luaja nė bursė, apo po ndėrtoja makineri, apo po pėrpiqesha tė shtoja tė ardhura plantacionesh -, shoqėrohej kaq dukshėm nga suksesi, saqė tejkalonte krejt pritshmėritė e mia. Kur emri im u pėrmend pėr herė tė parė nė gazeta, isha mė i lumtur se kurdoherė mė parė nė jetėn time, dhe vendosa tė qėndroj. Tash do tė kisha mundur tė udhėtoja nė ēdo kohė drejt detit, por kjo nuk ndodhi, sepse mė duhej gjithnjė tė mbaja premtime, qė i kisha dhėnė, mė duhej gjithnjė tė pėrmbushja detyra, qė i kisha marrė pėrsipėr, mė duhej gjithnjė rishtaz tė vėrtetohesha, meqė tash mė kishin vėrtetuar njėherė.
    Nė ndonjė mbrėmje, kur isha shumė i lodhur, udhėtoja deri tek rruga qė tė nxjerr nga qyteti e tė ēon pėr nė det, thėrrisja nga kapitja dhe pėrkushtimi im i thellė pamjen e detit tė panjohur dhe bija, gjysėm i fjetur, pėrballė largėsisė dhe qiellit tė pafund, qė me detin mbyll rrethin e Tokės. Sapo turbullimi zbutej, i esėlluar kthehesha dhe i thoja vetes, qė udhėtimi mė mbetet gjithnjė dhe qė nė kėtė ēast ai nuk mund tė mė sillte, asgjė, tė cilėn unė tashmė nuk e zotėroja.
    Vite vijnė dhe shkojnė, njerėzit vijnė dhe shkojnė, e koha dhe njerėzit mė duan tė mirėn, e unė kam vendin tim nėn diell.
    Tash mė mbėrrin qė prej disa ditėsh, nė ēaste, nė tė cilėt nuk kam kohė, t’i kushtoj vėmendje, toni i njė flauti, njė melodi e ējerrė prej erės, njė thirrje e dobėsuar prej largėsisė sė madhe, dhe mė bėhet, sikur vjen ai nga kodrinat vjeshtore, tė cilat kufizohen me tė kaltrėn e njė qielli tė panjollė, tė hershėm. Apo ėshtė toni i kumborave, me tė cilat qingjat e bardhė prekin shkurrnajėn, tek marrin rrugėn pėr nė luginė? Apo buron prej gumėzhimės sė shinave tė argjendta tė rrezeve, tė cilat tė ēojnė tek kasollet buzė pėrroit dhe prej aty derdhen drejt e nė topin e diellit, qė si njė stacion treni nė zhytje kthen nė shtėpinė qiell tė gjithė trenat?
    Kėtu unė pyetem nganjėherė rreth sekretit tė suksesit, dhe unė mund t’ju them, qė do ia dilja mbanė tė shkoja deri nė det dhe ta shkruaja emrin tim mbi gjithė rrugėt dhe ujėrat e botės, sikur tė mė mbetej shpresa qė nė fund tė ditėve tė mund tė kthehesha nė shtėpi dhe barinjtė e shtangur, kodrat dhe pėrrenjtė e atdheut tim tė kuptonin dhe vlerėsonin pasurinė qė kam fituar. Por monedha mes kėtu dhe aty ėshtė akoma njė tjetėr dhe nėse do tė kthehesha, nuk do tė vija mė i pasur, seē prej kur u largova, vetėm pak mė i vjetėr dhe i lodhur, dhe ndoshta nuk do e kisha mė zemrėn, t’i urdhėroja vetes largimin.
    Por tash mė mbėrrin sėrish njė melodi e forcuar prej erės, nga njė afėrsi e tmerrshme njė thirrje qė s’mund tė mos dėgjohet, dhe mė bėhet, sikur mė vjen ajo nga zemra ime, qė rreh mbi mua, sikur tė mė vendoseshin kodrat vjeshtore nė gjoksin qė dridhet dhe sikur qielli i panjollė tė hyjė nė mua, pėr tė mė vrarė. Apo ėshtė toni i njė kambane qė e bart nė vete, kur malli im prek shkurret, pėr tė vjelur frytet e kuqe, tė pjekura tė vitit tė fundit? Apo burojnė kėta tinguj nga ushėtimi i shinave shkėndijuese nė shkėlqimin e mbrėmjes, qė mė bartin nė kasollet buzė pėrroit e prej aty drejt e nė topin nė shkrirje tė diellit, qė si njė stacion gjigand treni nė zhytje tė gjithė shtegtarėt i kthen nė shtėpinė qiell?


    Nga gjermanishtja e shqipėroi: Dita

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •