Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Kolec Traboini

    “MOS VDIS DASHURI”
    Botim i “Globus R., Tirane 2002
    CIP Biblioteka Kombetare Tirane
    IBSN 99927-44-66-9
    Kushtim i librit

    Tė gjithė miqėve tė mi emigrantė
    nė Greqi, Itali dhe Amerikė,
    bashkudhėtarė tė ėndėrrimit
    shpresės dhe dhėmbjes,

    Gruas, vajzės dhe djalit

    me tė cilėt mora udhėt e botės

    e Nėnės sime nė Shkodėr
    sytė e sė cilės u rreshkėn
    nga malli pėrvėlues i pritjes

    K.Traboini
    Boston, Janar 2002


    LAKURIQ NE ASFALT

    Lėkura ime ėshtė tepėr e rrudhur pėr daulle
    e krahėt e mi janė tepėr tė mplakur pėr punė
    truri im i artikuluar nė sistemin tjeter
    ėshtė njė mekanizėm i ngecur...

    Mė gjej diēka qė tė shes, o Zot!
    Diēka qė tė rroj!

    Jam tepėr i lodhur nga ky treg i ēmėndur
    ku ēdo gjė shitet, blihet e shitet
    nga ushkurėt e ministrave deri tek tulet e grave
    sa rri e filozofoj vargje tė fandaksura:
    Pėllumbat po tė mos bėnin glasa
    do tė ishin engjėj
    e kokat e heronjeve nuk do tė kishin frikė
    nga tė pėgėrrat e qiellit...

    Mė gjej diēka qė tė shes, o Zot!
    Diēka qė tė rroj!

    Ejani blejeni marrėzinė time
    ēdo gjė qė kam nė kokė e nė duar merreni
    merrni po tė doni dhe rrobat e mia
    mė lini zhveshur
    siē mė ka bėrė nėna
    veē blejini, ju lutėm blejini!
    Davidi lakuriq ėshtė njė nder
    Moisiu i zhveshur ėshtė njė turp
    do tė pėrpiqem tė shes edhe turpin...

    Duhet tė shes diēka nė kėtė treg tė ēmėndur
    duhet tė shes diēka qė tė rroj
    nė kėtė botė
    ku kurrgjė nuk mbet pa shitur.
    Tė ish pėr mua
    njė funksionar do ta shisja me vlerėn e njė ēakmaku
    sa pėr tė ndezur plehrat e rrugėve
    e pastaj mbi zjarr do tė shurroja pa mėshirė
    e pa frikė
    nga ligji qė mbron burrat e shtetit
    nė vendin tim tė shkatrruar
    nga marrėzia e politikanėve pa tru.

    Duhet tė shes diēka nė kėtė treg tė ēmendur
    mė sillni diēka, ju lutem, mė sillni
    diēka qė shitet lire, fare lirė, sa vetė liria
    por jo ministėr a deputet, diēka tjetėr
    dhe sa mė shpejt se perėndoi dielli
    e hėna do tė mė gjej lakuriq nė asfalt
    si kalė plak i drobitur
    duke i hingėllitur qiellit:

    Mė gjej diēka qė tė shes o Zot!
    Diēka qė tė rroj!
    24 Prill 1993


    IDIL ME LIRINE

    Ti kalon
    gjithnjė kalon
    nė kėndin e rrugės unė gjithnjė
    duke pritur

    e ndjej jam brenda teje
    tretem ne imazhin tėnd
    nė frymėn tėnde jetersohem

    deri kur ky kalim
    deri kur ky harrim
    sa shekuj?

    Liria ime e tjetersuar nė mjegull.
    1990


    MOS VDIS DASHURI

    Mesnata e dhjetorit zbriti nė tatėpjeten e shkallėve
    me flokė tė lėshuar e ftyrė tė ējerrė
    si nė vdekjet pagane
    unė jam i vetmi dėshmitar i vdekjes tėnde
    me njė cigare tė ndezur
    qė mezi i ngroh sekondat e fundit qė s'duan tė ikin...

    Tani askush s'pėrgjon vetmine time
    tani mund tė rri vetem me mendimet e mia per ty.
    Tė tjerėt flėnė tė harruar
    harku i dorės sime pėrkėdhel imazhin tėnd
    hapsira qė ti i merr errėsirės ėshte fare e vogėl
    dhe frymemarrjen ta ndjej paksa tė mbytur...

    Vetem kaq!
    Oh sa pak dashuri na afroi jeta!

    Diku larg nje gjoks i ējerrė pėrcjell njė kėngė
    kėngė me dhėmbje e brengė
    pėr diēka qė ka ikur e s'kthehet kurr mė
    pėr diēka tė shtrenjtė.
    Pastaj heshtja hajdute vjen tė rrėmbejė fjalėt
    nė retinen e syve tanė tė njėllojtė vjen imazhi yt
    i mbledhur kruspull
    dhėmbėt kafshojnė urrejtjen
    e dėnesat nė zemren tėnde sa vinė e shtohen.

    Duan tė rrėmbejne trokitjen nga zemra jote
    e ti s'e duron dot kėtė dhėmbje...

    Tė rėndojne supet
    drithėrojnė qėpallat si fletėza mbi ujė
    me njė peshė tė tillė edhe degėt e lisit thyhen
    siē u thye sontė nje kockė gjoksin tėnd
    prej nga doli njė zog i kaltėr, krahėthyer
    me pėrpėlitjen e vuajtjes
    e rend nė tė katėr horizontet i dehur me ndjenjen e lirisė
    rrugėn pėr tek unė e di, por ai bie nė sokak pa frymė
    nė sokakun e tė marrėve ku era argas fytyrat e njerėzve
    pa dashuri
    se dashurinė e kanė mbyllur nė burgun e gjoksit
    e nuk gjen kurrkund njė sokak ku njerėzit tė duhen
    pa frikė...

    Ndersa unė kėrkoj tė mėlcoj dhėmbjen e plagėve
    nata e errėt indiferente
    si fshesare hedh nė kosh ēdo kujtim tė djeshėm
    duke vendosur pushtetin e heshtjes
    duke shuar fenerėt e shpirtit
    duke m'i shtuar kėshtu shtėrngesat e zemrės.

    Nata heq zvarrė patericat nėpėr rrugėt e qytetit
    mė kot e shtyj- ajo ēalon si e ēmėndur
    dhe s'do t'ja dijė se e pres tė nesėrmen me ankth.

    Kam njė trėndafil tė zjarrtė qė mė pėrvėlon nė buzė
    kam njė rrahje nė gjoks qė po ma ēan zemrėn
    dhe s'kam ē'tė tė jap nė kėtė natė veē njė buēete me yje
    e hėnėn qė varet si shportė mbi kokėn tėnde
    me puthjen e nesėrme- kur tė dalė dielli
    nėn thirrjen e zjarrtė tė Nerudės
    Mos vdis Dashuri! Mos vdis!

    Se neser nuk do tė jesh kurrgjė mė shumė se njė muranė.
    Tiranė, 14 Dhjetor 1988


    PELLUMB NE DEBORE

    Aty nė kuadėr rri ngrirė e s'fluturon
    pak i
    mė shumė i shushatur nga bardhėsia...

    Ē'udhė do tė mirrje mbi glob?!

    Nė atė dimėr tė eger s'gjeje vend pėr fole
    fotografi tė afroi njė strehe nė mes lentash
    qė mė shumė tė tremben se tė ngrohen
    dhe humbe nė hapsirat e bardha pa jetė.

    Tani ty s'tė bėjnė punė
    as dashuria
    as mėshira

    ...aty nė kuadėr rri ngrirė e s'fluturon.

    Tiranė, Maj 1987


    O NJERI

    Nė mbetėsh nė errėsirė ndonjėherė o njeri
    krejt i vetėm
    me mendimet e tua e mjerimin tėnd
    pėrpiqu para sė gjithash tė zgjosh nė kėtė heshtje
    kujtimet e herėshme
    nė do tė kesh pranė driten dhe njerinė.

    Atėherė me errėsiren nuk do tė kesh pika takimi
    atėherė errėsira do tė ketė frikė prej teje
    e ti kurrė prej saj

    ja tek terhiqet nė skutat e qelise
    si egėrsira agimeve...

    Mjer ai qė nuk gjen dritė
    nė kėto rizgjime!

    17 dhjetor 1987


    VETMI

    Pashė natėn
    diku larg
    njė qytet plot drita.

    Mu duk vehtja nė hapsira tė ftohta yjore
    njė yll i vetmuar...

    Sa larg ju ndjeva o njerėz!

    Njė cipė akulli zuri vend nė zemren time.

    Kam, Tropojė 1988


    I THEM VDEKJES JO!

    Nga ti Vdekje nuk dua apel per zgjatjen e jetės
    - qoftė dhe njė cast,
    paraqitjen rreshtore tė mėngjesit e mbremjės
    nėn pushtetin tėnd - e urrej
    si tė internuarit nė ishujt pa jetė,
    qė natėn bashkėbisedojnė me yjtė vetmitarė
    e ditėn zhuriten nga monotonia e detit dhe e qiellit
    teksa shqyejne pjesėt e mishta tė trupit
    gjer nė kockė - pėr tė ushqyer shpresen,
    atė pacavure tė ndyrė qė ta valėvisin nė sy
    si demit shaminė e teoradorit,

    ndersa nė trup ngulen heshtat e tėrbimit
    quaje shpėtimit klinikisht- nuk ka rendėsi
    emri qe Koha u vė shpresave tė reja...

    Gjithėsesi - fundi ėshtė saktėsuar ne kodin gjenetik
    nė transfiguacionin e qelizave qė njė herė
    duhet tė vdesin - Ligj i Natyrės...
    ateherė pse duhet tė vdes i pėrkulur?!

    I them Vdekjes jo!- nė ēdo qelizė tė jetės!
    Nuk ėshtė shpėtim, pak e nga pak
    tė shėmbėsh ngrehinen e trupit- tė kafshosh vetvehten,
    duke zhveshur muret nga suvaja ku duken tulla tė shkallmuara
    e pėrmes brinjėve, si pėrmes trarėve tė catisė tė fryjė erė...
    njė erė qė tė pėrkul si kalli thekri mbi muranė
    e grumbulli i eshtrave tė tkurret e tė mblidhet kutullaē
    vetem me idene e njė ditė tė zgjatur - vetem njė dite,
    duke pranuar zbritjen shkallė-shkallė tė nxehtėsisė sė gjakut
    qe tė ka pėrvėluar nė gjoks pėr dyzet vjet...

    Le tė shėmbet kasollja- siē thotė varfanjaku,
    qė ka vetem njė shprese- kashten e ēatisė
    por ka nderin mbi gjithēka- e thotė:
    "Tė shėmbet! Te digjet!"
    se lepirja e flakeve nuk ėshte asgjė
    pėrpara lėpirjės sė buzėve- pėrpara turpit...

    Ndaj aty ku jeta tė sfidon trimėrisht - ti Vdekje
    hyr pa trokitur, si hajdute nate me misionin e azgjėsimit,
    por para se tė shembesh shtėpinė- vuri flakėn
    ngroh akullsine tėnde,
    ashtu siē je - pa trajtė e pa formė
    me dėshirėn e shfrenuar tė mos vije kurr Zgjimi.

    Ja kėshtu ecen ti nė hapsirė me misionin e zi,
    duke i tmerruar njerezit- si nje kalė i drunjtė
    qė trokon kudo- herė nė njė shtėpi e herė nė njė tjetėr
    here ngatrron kufijt e shteteve - asgjė s'tė ndalon
    duke shtuar trokėllimat - nė njė rėndje tė hazdisur
    e duke mbajtur si yzengji mallėkimet e Botės...

    S'ka fre pėr ty - progresioni gjeometrik i tėrbimit tėnd
    herė-herė nuk ka fund
    por qėkur njerėzit zbuluan sekretin e zjarrit
    edhe ti si Zeusi mbete pa fuqi
    edhe ti si Zeusi me skeptrin tredhėmbesh godet trupin
    e Prometeut
    ndersa tė vegjėlit qė rrojnė nėn hije lisash, shpesh i harron
    por Prometeu vdes e ringjallet- diē mė i madh- diē mė i bukur
    ndonėse nuk ėsht indentikisht ai,
    por i biri, i biri i tė birit, i stėrbiri
    i mijėra bijėve qė rrjedhin nga ai gjak - nga ai lumė...

    Edhe pse nė gjunjė nuk mė ka trokitur pleqėria
    mė pėlqen tė rri nė diell sa tė mė shullėhet koka,
    paēka se pika e diellit ėshtė mė e rėndė se pika e hijes,
    paēka se shpresa pėr tė zgjatur ditėt ėshtė njė karrem i kolmė
    qė tundon burra shtetesh...
    dhe tė Vdekshmit e Hijes tė quajnė budalla pėr ēdo refuzim,
    ndersa tė Pavdekshmit e Skeptrit- e dine qė janė tė pavdekshėm
    dhe heshtin krenarė - sepse kanė siguruar pasaportat pėr dy Jetė,
    vdekja pėr ta ėshte njė kapak druri- qė kalbet shpejt, shumė shpejt,
    mė shpejt se Lavdia- ndaj i sheh tė kthehen sė gjalli nė statuja,
    tek thonė profeci pėr qėndresen e gurėve
    nė themelet e kėshtjellave
    nėn peshen kolosale tė mureve.

    Ja ku erdhi...
    trokon...trokon me nallanet e drunjta
    nėpėr udhe -nėpėr kalldrėme
    me deshirėn e shfrenuar tė mposhtjes se Njeriut- qe ai
    tė lėshojė frymen e fundit
    pa i ardhur akoma fundi...
    Dal nė prak... I them Vdekjes Jo!
    nuk dua mėshirė
    mėshira ėshtė metastaze kanceroze qė bren karakterin
    njerėzor- pak e nga pak - derisa e kthen nė njė kufomė
    duke e ndarė pėr sė gjalli nga tė gjallėt...
    Kurrė!

    Mbi fytyren tėnde Vdekje hedh pėshtymen e fundit
    pėrpara se tė mė jetė tharė gjuha
    akoma mė pėrpara se trupi tė mė bėhėt akull e hi
    duke refuzuar cdo falje
    duke refuzuar kapitullimin e trupit dhe tė shpirtit
    ve per te ruajtur frymemarrjen sa nje gulē azmatik...
    Kurre!
    E dua gjoksin me ajr
    dua tė vdes i bukur
    tė jetoj me imazhin e qėndresės
    deri nė ēastin e heshtjes.

    Ti, Vdekje bej ē'tė duash! Vazhdo trokun!
    Trokun ogurzi pėr betejen time tė fundit.
    Unė do tė rėnd duke kėnduar edhe nė shkofsha drejt humbjes
    siē rėnden njėmije breza - stėrgjyshėrit e mi
    pa dalė asnjėherė kundėr Lumit tė Gjakut qė uturon...

    Nėpėr kėtė lumė le tė rrjedhė rrėkeza ime!

    Tirane 1986


    T I R A N I

    Nė qoftė se ju mbi krye keni Tiranin
    qė veē me gjak e mbron fronin e tij
    patjeter do tė heshtni- dhe me lavde
    do ti kėndoni si tė ish pėrendi

    se s'ka rrugė tjeter nė kėtė botė mizore
    veē rrojtjen ta paguash me mundim.

    ...Megjithėse ēdo i mjerė e ka nje shpresė
    tė vijė njė kohė qė pushtetmbajtėsi
    nga frika e komplotit pak nga pak tė vdesė
    vasalėt duke i vrarė kot sė koti

    ...dhe kėshtu ata nėn dhunė fitojnė guximin
    Tirani pak nga pak nis zbret nė varr.

    Tiranė Janar 1991


    MOS ME DIL NE SHTEG
    KOKALL E VJETER!

    Mos dil nė udhėn e njeriut o Fantazėm!
    Nė zemren time ka aq shumė dritė
    sa digjet e pėrvėlohet errėsira
    digjet e pėrvėlohet frika
    si Feniksi nga zjarri
    rilind dashuria

    Mos mė dil nė shteg Kokall e vjetėr
    kėshilltar i keq i Natės Mergimtare.

  2. #2
    Pasioni pėr shkencėn
    Anėtarėsuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    PARTITURAT E SHIUT- Cikel poetik

    PARTITURAT E SHIUT - Cikel poetik
    Lajtmotiv

    Ne ke nje engjell ne gjoks,
    nxirre te shohe diellin.
    Nese djalli i tinezise
    fle ne gjirin tend,
    te lutem me vrit,
    para se t'mi vrasish endrrat.

    1- PARTITURAT E SHIUT

    Iken trombat, violinat, kontrabaset,
    dirigjenti, spektatoret madje dhe portjeret.

    Iken te gjithe - nuk mbeti njeri,
    Butrinti po rroposet ne shi.

    Po une cfare dua ne mes te statujave?
    Mbase jam nje violincel i lagur
    qe dikush nga orkestra e harroi,
    nje djall e di.

    Le ti bie ketij violinceli
    derisa hena te zbrese me draperin e arte
    per te korrur grunajat e yjeve te shpreses,
    qe pikellojne mbi statujat e mbytura te liqenit
    si ne nje pellg lotesh prej tre mije vjet.

    Permes litareve te shiut,
    violinceli i lagur i shpirtit tim
    hap partiturat e Mozartit
    e derdh tinguj ne qiellin e Butrinit.

    Ne perendim deti qeteson valet
    e patat e egra ikin drejt Korfuzit.
    Te vetmit spektator ne amfiteater
    heshtja dhe ti.

    Ti Dea - une Mozarti.
    Eja te lagemi ne shi!

    2004


    2- NE PORTEN TENDE, NATEN VONE

    - Kush eshte?

    E kush dreq tjeter mund te jete kaq vone
    rrugetari qe te troket zhurmshem ne kete porte,
    vec meje mes te rrangallave te jetes harrakate
    plangprishes i vetvehtes ne kete bote.

    Menyra se si flas a nuk te bind ndopak,
    se jam ai qe fluturon me zogjte?
    Jam Finlej i varfer e vij te ul koken,
    te bej cdo gje qe Zonja me thote.

    - Po ne kerkofsha te me puthesh, o derezi?
    - Do te puth, do te bej sic me thua ti!
    - Po ne krevat po te vura, mor derebardhe?
    - Gjumi ne mengjez nuk do te me dale.

    Kush troket kaq vone ne kete shtepi,
    a une a Robert Bernsi... nuk e di?

    2004


    3- POEZIA PA DATE

    ...Pareshur me kerkon
    e me mban zgjuar,
    me ben ta pres,
    e ta kerkoj,
    per te te mendohem...Pse valle?!

    Perse kjo poezi pa date?! Kur e ke shkruar?
    Nepermjet vargjeve arrij te lexoj shpirtin
    ashtu si nepemjet shenjave te gishterinjeve
    indentifikohet njeriu.

    Po mua me mungon koha,
    koha qe ka filtruar poezi
    prej gjoksit tend te dritheruar.
    Ne c'labirinthe deshirash rroje ti?

    Per ke tundohej shpirti yt i trazuar,
    te lutem, ma thuaj.

    Pse hesht? Ti nuk je Xhaone Madł ne brigjet e Senes
    qe ka tmerr te flase - e une nje Ravik emigrant i mundur
    nen Harkun e Triumfit i harruar...

    Pra, kur?

    Jo me kot rremoj ne shpirtin tend ta di ne i ke shkruar
    ato vargje per mua?! Sepse...sepse...te dua!


    18 shkurt 2004


    4 - HESHTJA JOTE

    E di.
    E di.
    Ti serisht do te heshtesh.

    Asgje te re
    nga fronti i perendimit,
    serisht.

    E une mbetem
    dielli
    qe lind
    ne lindje
    pa mundur kurre
    te flere ne perendim,
    mjerisht!

    2004


    5- ZOG I PLAGOSUR

    Ti shko si Diane* shigjetare pyjeve,
    vri tigra, dhelpra e shpend grabitqare,
    vri po deshe dhe luane,
    amazona ime, ti shpirti me dallge.

    Vri c'te dale perpara,
    nuk jam ekologjist e nuk kam paranoja
    e as nostalgji per xhungla...

    Por nje zog te plagosur
    qe leshohen fergellimen e tij ne krahun tend,
    mos e vri.

    Edhe ai ka kalvarin e tij si Jezu Krishti
    e krahun tend nje kryq ku dremit dhembja.

    2004

    *Perendesha e Bukurise, nena e Kupidit


    6- FJALET

    Je shume e mire
    e dashura ime, je shume e mire.

    Do te shkruaj nje poezi per ty,
    do te perdor nje metafore,
    do te krahasoj me nje trendeline,
    do te te quaj lulebore!

    Po c'i do fjalet kur ke njerine,
    o i gjore?!...

    2004


    7- SINOPTIKA

    Mos e kerkoni sinoptiken njerezore
    ne TV Satelit Show.

    Zoti ne Parajsen elektronike
    nuk mund ta dije
    cfare ndodh me njeriun
    ne qerthullin e ferreve tokesore.

    Sepse Ferri ka per kyezot
    Djallin.


    8- DILEMA

    Mesa duket
    ke zgjedhur heshtjen
    si aleate lufte.
    Jeton me drojen
    se po te flasesh
    e ke humbur betejen
    pa e nisur akoma.
    Pse kjo dileme?


    Lermentovi ne castin e fundit,
    kur nje plumb tinezar e qelloi
    per vdekje, tha:
    "Ata, s'ma marrin dot
    ate qe kam fituar."
    E humbi jeten
    por betejen e fitoi.
    Ne tani po flasin per
    Lermentovin
    e jo vrasesit e tij,
    varret e te cileve
    ne Kaukaz e Rusi
    kane humbur.


    Ne djall te veje Kaukazi,
    Rusia
    dhe spiunet e Carit
    ne djall edhe bota,
    me rregullat,
    ligjet,
    martesat,
    ngatrresat,
    homoseksualet,
    moralet
    divorcet,
    skandalet.


    Rrofte Lermentovi,
    Demoni,
    Tatiana,
    Miciri ,*
    liria,
    poezia ,
    dashuria.
    Te dua!...

    * Personazhe poetike te Lermentovit.


    9- NGRICAT E VERIUT

    Ngrice. Minus 20 grade nen zero ne North Amerika,
    u ngri Liqeni i Micinganit e Niagara mezi merr fryme...

    E megjithate tej e pertej liqeneve veriore
    ndjej te zgjohen tingujt e nje violine
    e kristalet e akullit nisin te thyhen brenda shpirtit te njeriut.

    Koncerti i Vivaldit "Ne kater stine"
    te jep shprese se pranvera troket prap tek njeriu.

    2004


    10- E QETHA KOKEN SI TARTAR

    E qetha koken zero kete dimer te eger
    nga inati i stines qe hyri e s'do te dale,
    i kalova dhe nje brisk te holle zemerimi
    per t'u shfaqur ne Boston si zaporozhas ne kale.

    Portreti im tanime nuk ndryshon
    nga nje mongol a nje ceceni i kreshperuar,
    rri e vras mendjen se sa kotesi ka bota
    e per ku rendim keshtu shpirtethate, te harruar.

    2004


    11- PERANDORIA E HICIT

    Udhetojme te gjithe ne trenin "Glob Willage"
    kuturu, - ku te na sjelle fati
    ne hapsirat pambarim te kozmosit.

    Ne ball te trenit shenohet "Parajsa"
    ku shtyhemi kush te zere vend me pare;
    pushteti, miliardat, kazionte, aeroplanat personale, lavdia.
    e kallamkusure te tjera qe pasurojne boten e qejfeve.

    Ne bisht te trenit, me WC te perbashket
    tabela "Ferri";
    varferia, dhuna, injoranca, perbuzja, prostitucioni,
    droga, Sida, Sarsi e mjerime te tjera te botes se halleve.

    Zoti i sheh te gjitha e qesh( nuk them se tallet)
    me trillet e fateve njerezore
    dhe e perplas njeriun
    here ne nje vagon e here ne nje tjeter,
    per te provuar secili shansin e tij
    ne kete kazino te perbashket nderkombetare.

    Treni rend
    drejt gropave te zeza te Universit,
    permes pafundesise se perandorise se Hicit.

    RAVIK 2004


    Me teper rreth krijimtarise letrare dhe kinematografike te Kolec Traboinit vizitoni websitin p ersonal ne linkun e meposhtem
    http://www.traboini.com/


    RAVIK 2004
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kallmeti : 19-02-2004 mė 16:04

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2009
    Postime
    4

    dikush i pergjigjet koleci-ilir dardanit ne kto lirika

    Puth neneloken ne lule te ballit – perqafoj bablokun tim,
    e marr rrugen per Xhihad – e kom detyr, obligim.
    Plisi bardh shkelqen mi kry – shpirt e gjak i dha per ty,
    E ruj nderin dhe traditen – po marr hak per shqiptari.


    Vers 1:

    U mshef ujku nėr lesh t“kingjit – po munohet dom me ba,
    Ka harru qe shqiptarija – per kso pune ni Prince e ka.
    Une jam gjall, jo sum kan myt – une vi prap me jau qel syt,
    Po vazhdon xhihadi jem – kjo eshte deklarata e dyt.

    Ah moj shqiptari e mjera – a pe sheh qka na ka gjet,
    Dje fillum me humb traditen – neser pa gjuh kem me mbet.
    Po mendojn qe jem verbu – dje flamurin na e kan ndrru,
    Tash po ju pengon mbulesa – po dojn motrata me naj qplu.


    Jon do tipa n“shtetin ton – po lujn **** qysh po dojn,
    I kan bo dy tri dit shkoll – tash mendojn po fluturojn.
    Po lshojn nene, paragrafa – kishe mi pelqy evropes,
    kaniher menoj ky ven – i ka mledh krejt lopt e botes.

    Jon ardh kurvat n“shtetin tem – e po sosen n“furra t“nxeta,
    Po munohen me ndryshu – qka nuk munen n“shtete t“veta.
    Nuk po din bishat mu ngi – mei kafshat dojn me marr krejt,
    Mushne barkun mish tė thiut – shpresoj plasni sa ma shpejt.



    Vers 2:

    Kallxom shoku professor – pse spoi kqyr dost punt e tuja?
    pse pi preferon cullaket – a thu n“shpi spo ta jep gruja?
    Spot pelqejn motrat e mlume – e di ma shum ki qef n“bitcha.
    A vin n“shkoll femrat me msu? – apo me gjiru porniqa?

    I vetmi shtet, n“kete kontinet – ku n“vij t“par nuk qendron msimi,
    i vetmi shtet, ku n“provim msusi – e vet nxancen: „A po qimi?“
    Ven me nis me perparu – po sharrojm kujt spi kerset,
    i vetmi shtet, ku n“ta udhheqsit – hajn e pin me armiq t“vet.

    Dojn me bo, po thojn kosoven – atraktiv per investor,
    marun krejt tu i vjedh ndihmat – marojn villat n“diaspor.
    Shqiptari mos thuj marova – se ke djem si Kamer Loshi,
    qe s“t“dojn veq per interes – Si nifar bastard bukoshi.

    Thojshin pidhat qonu burra – qonu se vendlindja thrret,
    e harrojshin shpejt vendlindjen – tu e trash gjepin e vet.
    Teper shum kurva shqipfolse – me mund temin Vill ka bo,
    Shteti jem i tolereon – e bon bashkpunim me to.



    Vers 3:

    Une sjom sjellsi i fatkeqsis – une jom Princi i shqiptaris,
    Kuvendoj nė oda t“burrnis – tash po vi met kurtalis.
    Jam pasardhs i kaqakve – pe vazhdoj qka ja kan nis,
    Kur vi bohet dimiri i madh – sikur midis sibiris.

    Tri kenge zie per ni Tip – qe ma merr popllin per goj,
    1 plum n“ball per ty osht shum – je tu vdek, nuk ka nevoj.
    Shum tka hanger dost urrejtja – poget shum dost qe ke hjek,
    30 vjet kur i ke pas – je dok, si mi pas 70.


    Edhe pse ti pretendon – kishe se je evropian,
    Dukjen dost e ki krejt ndryshe – gjys gabel, gjys pavijan.
    Veq po shkon dost tu vjetru – po aspak spo shkon tu pjekur,
    Une jam gjeneral muslim – jo asi i ushtris t“vdekur.

    Boni u nisa per Tirane – ta boj dost krejt Nate me Hane,
    vi kah ura me tri harqe – me ni shpull, pa shpirt met lan.
    Une qendroj sikur keshtjella – t“shti me hyp n“karrik mu fur,
    Per kete shqipe me dy krena – ka mu shkru kronik ne gur.


    Ngo knej o kreteni plak – po ta thom ni fjal te urt,
    I ke mush kogja do vite – tka ardh koha me i fshi durt.
    As n“kete bot, as n“boten tjeter – ska met gjet shpriti qetsi,
    O Ismail nuk je francez – emrin musliman e ki.

    Sje ne pallat dost as sje ne anderr – une pe zbarazi magacinen,
    Kur e kryj punen me ty – kthehna e kputi Dorutinen.
    Kur vi une dost ta thej prillin – ka met shkru krejt viti mrapsht,
    kto fjal ni nacion e dridhin – Dosja H u mbyll me kaq.



    Vers 4:

    Thum arap a terrorist – thum ndaq turk ndaq taliban,
    Thum qe jom i prapambetun – po kti xhaxhit nuk i han.
    Une kam zgjedh rrugen e Zotit – e ti nuk je met kerkah,
    mburrem qe jom musliman – muslim elhamdulillah.

    Jeta eshte me perplot sprova – gjithkush ban barren e vet,
    Qka me bo, qe smuj durohna – dy syt shohin, goja flet.
    Jom muslim e smuj mi dasht – njerzt qe dojn me ndal Ezanin,
    Une ta qi n“goj Kastriotin – dhe krejt qe urrejn islamin.


    Ai qe thot minaret lehin – ka mu kall ne zjarr xhehnemi,
    Ti ki qef me rrzu xhamia? – qka me bo qe t“mungon seni?
    Kuqko nese nuk um njeh – une jom taksirati yt,
    Dostit mos um prek n“profet – se ta qi neneloken n“fyt.

    Korr qka mjell o dosti jem – osht ni fjal, e urt, e vjeter,
    kuqkat jan tu mjell urrejtje – skan me korr ma kurgja tjeter.
    Saher qe flasin per ne – kurvat jon tu nis prej veti,
    E kur qohen n“kam vllaznia – dridhen kuqkat si termeti.


    Kur ti sma respekton fen – pse une ty met respektu?
    Sy per sy, dhom per dhom – sdi ku e kom pas lexu?
    Kan probleme me fe t“vet – ju ka hup rruga n“livadh,
    Nuk po munen me gjet zgjidhje – e poj gjuhen temes n“kar.

    E di nae keni lakmi – se jem t“lidht, rrezik per ty,
    E dhajm jeten per kete fe – hiq pa rreh, qerrpik me sy.
    Une flas, e tjert s“guxojn – feja vjen gjith para fames,
    kush um vjen mem kritiku – une e qoj n“tre pidha t“sames.



    Vers 5:

    Ner kete qielle e mbi kete tokė – ski me gjet ma patriot,
    dostit lej krejt propagandat – se te une dost e ki kot,
    Feja e shqipes shqiptaria – n“koft ashtu diqka te pys,
    N“koft ashtu pse pe man kryqin – e spe man shqiponjen ne gjyks?

    Po m“thojn e ki fen arabe – qka me prit vllau prej vllaut?
    A ma mir me fe arabe? – a me majt fejen e shkaut?
    Kur arapi sen smka bo – sum ka vra as masakru,
    unė kete fe e kom zgjedh vet – kerkush me zor sma ka pru.


    Jan dy prifta tu shku rruges – pi thot njani shokut ti,
    A po vjen sot dalum bashk – ta qes ni birr e ni thmi?
    Saher qe e lshoj naj fjal – tsoset ymri si duhani.
    Kallxom dostit pse Kosoven – spe pranon shtet Vatikani?

    Me pictura t“pejgamerit – po dojn me na provoku,
    Une e kom Koranin ne zemer – smun e kall as me shkatrru.
    Pa moral po veprojn bishat – veq vazhdoni njerz te ngrat,
    Veq kur t“kallen neser kishat – mos ja nisni me kukat.


    Une qdo fjal e kom me ven – e ta thom kur nuk e pret,
    E di mir, qe sju pelqen – sepse e verteta t“vret.
    Gjithmon flas realitet – Fjalt e mia, erė baroti.
    Jom shqiptar i bom synet – si nifar gjergj kastrioti.

    E di qe kta, se ke prit – e di kete sen, se ke dit,
    per kete shkak um ka fal Zoti – per me ardh me jau qel syt.
    Gjithmon do ta flas t“verteten – sa tka muslim dhe xhamia,
    kush ka qef dost, mi ly vot – let mi lyn tash, vot e mia.


    Prej qe dul Xhihadi jem – jon bo reperat muslim,
    ma kopjojn beatin dhe textin – prej bablokut marrin msim.
    Dil n“gazeta bon reklam – me pun teme po bon fam,
    Ska reper qe s“vjedh prej meje – qishtu osht, e gjith u kan.

    Per ata, qe shkaku i kanges – tash dot vin mem kritiku:
    A po dokna si najkush – qe i han **** qka po thu?
    Hajde live dost, face to face – Veq ni rregull e ka bossi,
    kur t“vish merre edhe motren – se kom qef me qi mas boxi.


    Chorus:

    Skan both, e knej shiten kopila,
    vllezrit qohen ne kam, dhe shkelqejn si kandila.
    Xhihadi ska mu ndalu, se osht obligim per mu,
    osht ni luft qe ke humb, hala hiq pa ja fillu.


    Ski shans, pra mos e lodh veten,
    se kta vllezer e dojn vdekjen, ma shum se jetėn.
    Xhihadi ska mu ndalu, se osht obligim per mu,
    osht ni luft qe ke humb, hala hiq pa ja fillu.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2009
    Postime
    4
    rapisti-prince duble h

Tema tė Ngjashme

  1. Dedė Gjo' Luli ėshtė pushkė e ngrehur pėr Shqipėrinė.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-12-2006, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •