Shkelqimi i munguar i Ansamblit
Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve Popullore (AKKV) iu rikthye popullaritetit te dikurshem gjate nje koncerti festiv te shfaqur te shtunen ne Amfiteatrin e Liqenit Artificial ne Tirane. Koncerti i shfaqur, ku merrnin pjese grupe te kengeve dhe valleve popullore, nen interpretimin e solisteve Irini Qiriako, Hysni Zela, Fatmira Brecani, si dhe me pjesemarrjen e parodisteve te Vlores, u ndoq me interes te vecante nga qindra njerez.
Nje repertor i zgjedhur, me potpuri kengesh dhe vallesh popullore nga te gjitha trevat e Shqiperise krijoi nje atmosfere te ngrohte dhe te vecante, duke e shoqeruar publikun per disa ore ne kete dite feste. Pas nje periudhe te gjate, qe nga ndarja e tij rreth 6 muaj me pare nga Teatri i Operas dhe Baletit, Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve Popullore ka nisur te ngjall interes ne publik duke rifituar popullaritetin e dikurshem. Aktiviteti i pare i rendesishem per kete ansambel gjate ketij viti ishte festivali i zerave te rinj "Fest Folk 2004", i cili u zhvillua gjate muajit janar.
Marrë nga korieri
Poqese ndokush ka info. se ku mund ta gjej ndonjë kasetë me valle të ansamblit, le të shkruaj këtu në këtë temë.
Tung
Krijoni Kontakt