Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    DOKTRINA - Kapitulli I. Burimet e Doktrinës së Krishterë

    I. Zbulesa

    Çdo ditë, në Shërbesën e Mëngjesit, Kisha Ortho-dhokse shpall: "Perëndia është Zoti dhe u shfaq ndër ne; i bekuar është Ai që vjen në emrin e Zotit" (Psalmi 118:26-27). Themeli i doktrinës së krishterë gjendet në këtë rresht biblik: Perëndia e ka zbuluar Vetveten tek ne.

    Perëndia e ka shfaqur Vetveten tek krijesat e Tij. Ai nuk e ka zbuluar qenien e Tij më të thellë, se-pse esenca e brendshme e Perëndisë nuk mund të kuptohet nga krijesat. Por, Perëndia ka treguar çfarë njeriu mund të shohë dhe të kuptojë nga natyra dhe vullneti i Tij hyjnor.

    Plotësia dhe përkryerja e vetëzbulesës së Perëndi-së gjendet në Birin e Tij Jisu Krisht, plotësimi i zbulesës graduale dhe të pjesëshme të Perëndisë në Dhiatën e Vjetër. Jisui është me të vërtetë "i bekuar Ai që vjen në emrin e Zotit."

    Titulli i parë që iu dha Jisuit nga populli, është titulli Rabi, që do të thotë mësues. Pasuesit e Tij u quajtën dishepuj, që do të thotë nxënës.

    Pikësëpari, Jisui erdhi tek njerëzit si Mësuesi i dë-rguar nga Perëndia. Ai u mëson atyre vullnetin e Perëndisë dhe e bën Perëndinë të njohur tek ata. Ai i zbulon në mënyrë të plotë - të plotë, sa njerë-zit mund të kuptojnë - misteret e Mbretërisë së Perëndisë.

    Ardhja e Jisuit si mësues është një nga aspektet e të qenurit të tij Krisht, Mesia. Fjala Krisht është përkthimi në greqisht i fjalës hebraike Mesia, që do të thotë i Lyeri i Perëndisë. Ishte parathënë, se kur do të vijë Mesia, njerëzit "do të mësoheshin nga Perëndia" (Isaia 54:13; Joani 6:45).
    Jisui erdhi tek njerëzit si mësuesi hyjnor. Ai thotë në shumë raste, që fjalët e tij janë të Perëndisë. Ai foli si "një që ka autoritet", jo si mësuesit e za-konshëm Judej (Matheu 7:29). Dhe Ai i akuzon ata që nuk pranojnë mësimin e tij, sikur nuk pra-nojnë Perëndinë Vetë.

    Ai që më beson mua, nuk më beson mua, por atë që më dërgoi. Edhe ai që më vë re mua, vë re atë që më dërgoi. Unë kam ardhur dritë në botën. Sepse unë nuk fola prej vetes, por Ati që më dërgoi, Ai më dha porosi çfarë të them, e çfarë të flas. sa pra flas unë, sikundër më ka thënë Ati, ashtu flas (Joani 12:44-50).

    Jisui i mësoi njerëzit, jo vetëm me fjalët e tij, por gjithashtu, me veprat e tij; dhe për më tepër me vetë personin e tij. Ai thotë, se Ai është e Vërteta (Joani 14:6) dhe Drita (Joani 8:12). Ai e tregon veten e tij, jo vetëm që flet fjalët e Perëndisë, por që ai vetë është Fjala e Gjallë e Perëndisë në mish njerëzor, Logos, që është i përjetshëm dhe i pakrijuar, por që u bë njeri si Jisui i Nazaretit për ta bërë Perëndinë të njohur në botë.

    Në fillim ishte Fjala (LOGOS) dhe Fjala ishte me Perëndinë, edhe Fjala ishte Perëndi. Ajo ishte që në fillim me Perëndinë. Të gjitha u bënë me anë të asaj, edhe pa atë nuk u bë asgjë që është bërë. Në atë ishte jetë dhe jeta ishte drita e njerëzve. Edhe drita ndrit në errësirë, edhe errësira nuk e kuptoi. Ishte drita e vërtetë, që ndrit çdo njeri, kur vjen në botë. Ishte në botë, dhe bota u bë me anë të atij, por bota nuk e njo-hu atë. Edhe Fjala u bë mish, edhe ndenji nder ne (edhe pame lavdin e atij, lavdi po-rsi të vetëmiinduri nga Ati), plot me hir e me të vërtetë. Edhe të gjithë ne muarrmë prej të mbushurit të atij, edhe hir mbi hir. Sepse ligji u dha me anë të Moisiut, por hi-ri dhe e vërteta me anë të Jisu Krishtit. As-një kurrë s'e ka parë Perëndinë, veç i Ve-tëmlinduri Bir, që është në gji të Atit, ai na e tregoi. (Shih Joani 1:1-18. Ungjilli i kënduar në Meshën e Pashkës, në Kishën Orthodhokse).

    Jisui, Fjala hyjnore e Perëndisë në mish njerëzor, erdhi t'i mësojë njerëzit me anë të pranisë, fjalëve dhe veprave të tij. Nxënësit e tij u dërguan në tërë dheun te lëçitnin Atë dhe Ungjillin e Tij, që li-teralisht do të thotë "lajmi i mirë" i Mbretërisë së Perëndisë. Ata që u dërguan nga Jisui u quajtën Apostuj, që do të thotë "të dërguar". Apostujt u fiymëzuan direkt nga Shpirti i Shenjtë i Perëndisë, Shpirti i së Vërtetes (Joani 15:26) "për t'ë mësuar tërë kombet", me mësimin që u kishte dhënë Krishti (Matheu 28:19).

    Kisha e parë e kishte përkushtuar vetveten në "doktrinën e apostujve" (Veprat 2:42). Fjala doktrinë, do të thotë thjesht mësim ose instruksion. Doktrina e Apostujve është doktrina e Krishtit, që u bë doktrina e Kishës së Krishterë. Ajo pranohet nga nxënësit e çdo moshe dhe çdo brezi, si vetë doktrina e Perëndisë. Eshtë lëçitur kudo dhe kurdoherë si doktrina e jetës së përjet-shme, nëpërmjet të cilës të gjithë njerëzit dhe e të-rë bota janë ndriçuar dhe shpëtuar.

    Në këtë pikë duhet përmendur, që, ndonëse vetë-zbulesa e Zotit në histori, nëpërmjet popullit të zgjedhur të Izraelit - zbulesë që arrin kulmin me ardhjen e Krishtit, Mesias - është e rëndësisë së parë, sepse është, gjithashtu, doktrina e Kishës së Krishterë, që thekson se tërë përpjekjet e njerëzve për të vërtetën janë përmbushur në Krishtin. Çdo depërtim i vërtetë në kuptimin e jetes arrin për-kryerjen në Ungjillin e Krishterë. Etërit e Shenjte të Kishës, na mësuan, që dëshirat dhe përpjekjet e feve pagane dhe dituria e filozofëve të yjetër janë gjithashtu, të afta për të përgatitur njerëzit për do-ktrinën e Jisuit dhe janë rrugë të mundshme drejt së Vërtetës së vetme të Perëndisë.

    Në këtë mënyrë, të krishterët i shikonin disa filo-zofë greke të antikitetit, si të ndriçuar nga Perë-ndia, për t'i shërbyer çështjes së të Vërtetës dhe për t'i udhëhequr njerëzit drejt plotësisë së jetës në Perëndinë, meqenëse Fjala dhe Dituria e Perë-ndisë është zbuluar tek tërë njerëzit dhe gjendet në tërë ata, të cilët në pastërtinë e mendjes dhe ze-mrës së tyre kanë qenë frymëzuar nga Drita Hy-jnore, e cila ndriçon çdo njeri që vjen në botë. Kjo Dritë Hyjnore është Fjala e Perëndisë, Jisui i Na-zaretit si njeri, përsosja dhe përmbushja e vetë-zbulesës së Perëndisë në botë.

    Nuk mund të mos theksohet, se zbulesa hyjnore në Dhiatën e Vjetër, në Kishën e Dhiatës së Re, në jetët e shenjtorëve, në diturinë e etërve, në buku-rinë e krijimit... dhe më e plotë dhe më e përsosur në Jisu Krishtin, Birin e Perëndisë, është zbulesa e Vetë Perëndisë. Perëndia ka folur. Perëndia ka vepruar Perëndia e ka shfaqur Vetveten dhe va-zhdon ta shfaqë në jetën e popullit të Tij.
    Nëse ne duam të dëgjojmë zërin e Perëndisë dhe të shohim veprat e vetëzbulesës së Perëndisë në bo-të, ne duhet të pastrojmë mendjet dhe zemrat tona nga çdo gjë që është e keqe dhe e rreme. Ne duhet të përpiqemi të duam të vërtetën, të duam njëri-tjetrin dhe të duam gjithçka në krijimin e mirë të Perëndisë. Sipas Besimit Orthodhoks, pastrimi prej mëkatit dhe gënjeshtrës është rruga për të njohur Perëndinë. Nëse ne e hapim vetveten ndaj Hirit Hyjnor dhe e pastrojmë vetveten prej çdo gjëje të ligë, atëherë është e sigurt që ne do të jemi të aftë ta kuptojmë drejt Shkrimin dhe të arrijmë një kungim të gjallë me Perëndinë e Gjallë dhe të Vërtetë, që e ka zbuluar Vetveten dhe vazhdon ta zbulojë tek ata që e duan Atë.

    1 Me "kungim" ështa përkthyer fjala anglisht communion. Communion vjen nga latinishtja Commimionis (që do të thotë përbashkësi, shoqeri, pjesemarrje, bashkëpërjetim). Kjo fjalë ështa perdorur për ta përkthyer fjalën greke koivwvia, qe ka të njejtin kuptim. Shan Pavli (II Kor. 13:14) e perdor kete fjalë per pjesamarrjen në fazat e detajuara të jetës së Krishtit. Na shqip ështa perkthyer me fjala te ndryshme (te gjitha i kane kuptimet e Koivwvia), si kungimi, pjesëmarrja dhe shoqëria. Kostandin Kristoforidhi dhe Imzot Theofan Noli e kanë për-kthyer "dhe shoqeria e Shpirtit te Shenjte", ndersa në Librin e Sherbesave ta Shenjta (botuar ne 1961) ështa përkthyer "dhe pjesemarrja e Shpirtit ta Shenjta"; po ashtu eshte dhe ne Librin e Sherbesave te Shenjta të Kishes Orthodokse (botuar 1994). Una mendova ta perdor "kungim", ngaqe kjo fjale, se pari, eshte nja fjale e vjeter e fondit terminologjik fetar shqiptar dhe ka po ate kuptim, siç ka fjala e përdorur në greqisht dhe latinisht, prandaj do ishte mire ta ringjallet; dhe se dyti, mua më duket sikur e shpreh me mirë kuptimin linguistiko-teologjik te Koivwvia. Fjalet e tjera, si pjesëmanje, shoqeri, bashkeperjetin, ndonese jane të sakta, japin vetëm një aspekt të Koivwvia. Ndersa fjala kungim i perfshin tëra kuptimet e tjera, si pjesmarje, perbashkesi, shoqeri dhe bashkepërjetim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 20:37

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    II. Tradita

    Vazhdimësia e jetës së Popullit të Perëndisë quhet Tradita e Shenjtë. Tradita e Shenjtë e Dhiatës së Vjetër është shprehur në pjesën e Dhiatës së Vje-tër të Shkrimit të Shenjtë dhe në vazhdimësinë e jetës të popullit të Izraelit, deri në Lindjen e Krishtit. Kjo traditë u përmbush, u plotësua dhe u kapërcye në kohën e Mesias dhe në Kishën e Krishterë.

    Tradita e Krishterë apo e Dhiatës së Re, është qu-ajtur gjithashtu, Tradita Apostolike dhe Tradita e Kishës. Pjesa qendrore e shkruar e kësaj tradite janë shkrimet e Dhiatës së Re. Ungjijtë dhe shkri-met e tjera të Kishës apostolike formojnë zemrën e Traditës së Krishterë dhe janë burimi dhe frymëzimi kryesor i tërë zhvillimeve të mëvonshme.

    Kjo traditë e krishterë është pasuar brez pas brezi, në kohë dhe në hapësirë. Tradita, si fjalë, ka po atë kuptim: është ajo që "pasohet" dhe "transmetohet" nga njëri tek tjetri. Pra, Tradita e Shenjtë është ajo që është pasuar dhe transmetuar brenda Kishës, qysh prej kohës së Apostujve të Krishtit deri në ditët tona.

    Por, Tradita e Shenjtë nuk është kufizuar vetëm në dokumentet e shkruara; dhe nuk është vetëm një grup shkrimesh. Ajo është jeta dhe përvoja të-rësore e tërë Kishës, transmetuar nga një vend në tjetrin dhe brez pas brezi. Tradita është jeta e vë-rtetë e vetë Kishës, që udhëhiqet dhe frymëzohet prej Shpirtit të Shenjtë.

    Jo gjithçka që gjendet në Kishë i përket Traditës së Shenjtë, sepse jo gjithçka në Kishë është bërë nga Hin i Shpirtit të Shenjtë dhe jo gjithçka në Kishë i përket esencialisht dhe domosdoshmërisht Mbretërisë së Perëndisë. Disa gjëra në Kishë janë të përkohshme dhe thjesht zakone dhe tradita nje-rëzore dhe nuk kanë vlera të përjetshme dhe të përhershme. Gjëra të tilla, në vetvete nuk janë të gabuara apo mëkatare. Përkundrazi, ato ndoshta mund të jenë pozitive dhe ndihmuese për jetën e Kishës, përderisa ato të mos konsiderohen të jenë çfarë ato nuk janë. Kështu pra, është shumë e rë-ndësishme që të bëhet dallimi në Kishë ndërmjet traditave, që janë thjesht njerëzore dhe tokësore dhe që janë të përkohshme dhe Traditës së She-njtë, që i përket Mbretërisë qiellore dhe të përje-tshme të Perëndisë.

    Gjithashtu, është e rëndësishme të njihet, që janë disa gjëra në Kishë, të cilat jo vetëm nuk i për-kasin Traditës së Shenjtë, por nuk mund të lloga-riten edhe ndërmjet gjërave pozitive të traditave njerëzore. Këto gjëra, që janë të gabuara dhe mëka-tare, janë prurë në jetën e Kishës nga bota mëkata-re. Kisha në formën njerëzore, si një institucion tokësor, nuk është e imunizuar prej dobësive të anëtarëve të saj mëkatarë. Këto devijime dhe gabi-me, të cilat kacavirren në jetën e Kishës, duhet të qëndrojnë nën gjykimin e Traditës së Shenjtë, të pastër dhe autentike, që yjen prej Perëndisë.

    Ndërmjet elementeve që formojnë Traditën e She-njtë të Kishës, Shkrimi i Shenjtë është në vend të parë. Pastaj yjen Jeta Liturgjike e Kishës dhe lutja e saj, pastaj vendimet e saj dogmatike dhe veprat e saj, të aprovuara nga sinodet e Kishës, shkrimet e Etërve të Kishës, jetët e shenjtorëve, e drejta ka-nonike dhe, së fundi, tradita ikonografike, së ba-shku me forma të tjera të frymëzuara të shpreh-jeve krijuese artistike, si muzika dhe arkitektura.

    Të gjitha elementet e Traditës së Shenjtë janë lidhur organikisht së bashku në jetën reale të Ki-shës. Asnjë prej tyre nuk qëndron vetëm. Asnjë nuk mund të ndahet apo të izolohet prej tjetrës, ose prej tërësisë së jetës të Kishës. Gjithçka vjen e gjallë në përjetimin aktual të jetës së Kishës, në çdo moshë dhe brez, në çdo kohë e vend. Përsa Kisha vazhdon të jetojë prej frymëzimit të Shpir-tit të Shenjtë, Tradita e Shenjtë e Kishës do të va-zhdojë të rritet e të zhvillohet. Ky proces do të vazhdojë deri në ardhjen e Mbretërisë së Perëndi-së, në mbarim të kohës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 20:37

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    III. Shkrimi i Shenjte

    Regjistrimi i shkruar i zbulesës së Perëndisë është Shkrimi i Shenjtë. Eshtë quajtur gjithashtu Bi-bla, që do të thotë libër ose libra.

    Shkrimi i Shenjtë u shkrua nëpër mijëra vjet nga njerëz të ndryshëm. Ndahet në dy dhiata ose besëlidhje. Dy dhiatat bazë janë e Vjetra dhe e Re-ja; secila prej tyre ka shkrimin e saj. Si një libër, Shkrimi i Shenjtë përmban lloje të ndryshme shkrimesh: legjislacion, profeci, histori, poezi, tre-gim, proverba, lutje, letra dhe vegime simbolike.


    Dhiata e Vjetër

    Dhiata e Vjetër fillon me pesë librat e Ligjit, të quajtur Pentateuku, që do të thotë pesë librat. Këto pesë libra quhen gjithashtu Torah, që do të thotë Ligj, Instruksion. Ngadonjëherë, këto libra janë quajtur Librat e Moisiut, meqenëse ata përqendrohen në eksodin dhe në ligjet e Moisiut.

    Në Dhiatën e Vjetër janë gjithashtu librat e historisë së Izraelit; librat të quajtur librat e Urtësisë, si Psalmet, Proverbat dhe Libri i Jobit; dhe librat e profecive, që mbajnë emrat e profetëve të Dhia-tës së Vjetër. Një profet është ai që flet Fjalën e Perëndisë drejtpërdrejt me anë të frymëzimit hyjnor. Kuptimi i dytë, është ai i parashikimit të së ardhmes

    Kisha Orthodhokse përfshin në librat e Dhiatës së Vjetër edhe librat e ashtuquajtur apokrifë, që do të thotë shkrimet e fshehura. Kisha jonë nuk i quan apokrifë, po dhefterokanonikë (Kanonikët e dytë). Kisha të tjera (protestantët), i vendosin këto në një radhë të dytë ose ia mohojnë atyre frymëzimin hyjnor (Shih tabelën).


    Dhiata e Re

    Në qendër të Shkrimeve të Dhiatës së Re janë ka-tër ungjijtë e Matheut, Markut, Llukait dhe Joa-nit, të cilët janë quajtur ungjillorë, që do të thotë shkrues i ungjillit. Ungjilli në greqisht quhet eva-ngelion, që do të thotë, siç e kemi përmendur "lajm i mirë", "sihariq".

    Në shkrimin e Dhiatës së Re është gjithashtu libri i Veprave të Apostujve, shkruar nga Shën Llukai. Në të janë gjithashtu katërmbëdhjetë letra të Apotull Pavlit, ndonëse ndoshta disa, si Letra e Hebrejve, nuk u shkruan direkt nga ai. Gjithashtu, janë tri letra të Apostullit Joan, dy të Apostullit Pietër dhe nga një Apostujt Jakov dhe Juda. Në fund është Libri i Zbulesës, i quajtur gjithashtu Apokalipsi, shkruar nga Shën Joan Ungjillori (shih tabelën).

    Për orthodhoksët, Shkrimi i Shenjtë është burimi kryesor i shkruar i Doktrinës Hyjnore, meqenëse Vetë Perëndia i frymëzoi këto shkrime me anë të Shpirtit të Shenjtë (shih Timotheu 3:13 dhe Pietri 1:20). Kjo është doktrina e frymëzimit të Shkrimit të Shenjtë, që do të thotë se njerëz të frymëzuar nga Perëndia i shkruan fjalët, të cilat janë me të vërtetë fjalët tona njerëzore - të gjitha fjalët janë njerëzore! - por, megjithatë, të gjitha mund të quhen Fjalët e Perëndisë. Kështu, Shkrimi i Shenjtë është Fjala e Perëndisë në formë të shkruar, sepse ai përmban, jo vetëm thjesht mendimet dhe pervojën e njerëzve, por vetëzbulesën e vërtetë të Perëndisë.

    Qendra e Shkrimit të Shenjtë, si Fjala e shkruar e Perëndisë në formë njerëzore, është personi i Fja-lës së Gjallë së Perëndisë në formë njerëzore, Jisu Krishti. Të gjitha pjesët e Shkrimit të Shenjtë janë interpretuar në Kishën Orthodokse nën dritën e Krishtit, meqenëse çdo gjë në Shkrimin të çon tek Krishti dhe flet rreth Tij (Lluka 24:44). Ky fakt është simbolizuar në Kishën Orthodokse nga fakti, që vetëm libri i Katër Ungjijve qëndron në altarin e kishave tona dhe jo tërë Shkrimi i shenjtë. Kjo e ka arsyen, sepse gjithçka në Shkrimin e shenjtë është përmbushur në Krishtin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 20:38

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    IV. Liturgjia

    Fjala kishë do të thotë bashkësi ose mbledhje nje-rëzish. Kur kjo bashkësi mblidhet si populli i Pe-rëndisë për të adhuruar së bashku, atëherë kjo mbledhje quhet liturgjia e Kishës. Fjala liturgji do të thotë punë apo veprim i përbashkët i një grupi të veçantë njerëzish, për hir të të gjithëve. Kështu Liturgjia Hyjnore (Mesha Hyjnore) e Kishës së Krishterë do të thotë puna e përbashkët e Perëndisë, e bërë nga populli i Perëndisë.

    Liturgjia e popullit të Dhiatës së Vjetër ishte adhurimi zyrtar në tempullin e Jerusalemit sipas Ligjit të Moisiut, si dhe festat e agjërimet yjetore dhe lutjet e shërbesat private të bëra nga izraelitët në shtëpi apo në sinagoga. Sinagogat janë ndërtesat e tubimit; ato nuk janë tempuj, meqenëse, sipas Ligjit ishte vetëm një tempull në Jerusalem, ku kryhej adhurimi priftëror. Në sinagogat, izraelitët mblidheshin për lutje dhe studim të Shkrimit, si dhe për predikim dhe kontemplim të Fjalës së Perëndisë.

    Në Kishën e Dhiatës së Re liturgjia është përqedruar në personin e Krishtit dhe është kryesisht një "krishtërizim" i jetës liturgjike të Dhiatës së Vjetër. Kisha e krishterë e përmban jetën liturgjike të Dhiatës së Vjetër në një perspektivë të re dhe të përjetshme. Kështu, lutjet e Dhiatës së Vjetër, shkrimet dhe psalmet lexohen e këndohen në dritën e Krishtit, Flijimi i Trupit dhe Gjakut të Krishtit zëvendëson flijimet në tempullin e Dhiatës së Vjetër. Dhe Dita e Zotit, e Diela, zëvendë-son sabatin judaik, që është e shtuna. Festat judaike, gjithashtu morën një kuptim të ri në Kishën e Krishterë; si për shembull, festa qe-ndrore e Pashkës, bëhet kremtimi i vdekjes dhe Ngjalljes së Krishtit; festa e Pentekostisë (Rusha-jet), bëhet kremtimi i zbritjes së Shpirtit të Shen-jtë, që përmbush Ligjin e Dhiatës së Vjetër. Viti li-turgjik i krishterë është modeluar, gjithashtu sipas prototipit të Dhiatës së Vjetër.

    Prej themeleve bazë të liturgjisë së Dhiatës së Vje-tër, Kisha zhvilloi jetën e saj në Misteret: me Pa-gëzimin në emrin e Shën Trinisë, Mirosjen, Kungi-min e Shenjtë, Martesën, Rrëfimin, Efqelinë (Vaji-min e Shenjtë), si dhe Priftërinë dhe shërbesat kishtare, që veçanërisht kanë marrë forma e kup-tim të krishterë. Për më tepër, u zhvillua një pasu-ri e madhe e lutjeve, himneve dhe bekimeve të kri-shtera, dhe kryesisht, të festave dhe kremtimeve në kujtim të ngjarjeve të Dhiatës së Re dhe të she-njtorëve.

    Përvoja e gjallë e jetës së krishterë në Misteret dhe liturgjinë është një burim kryesor i Doktrinës së Krishterë. Në liturgjinë e Kishës, Shkrimi i Shenjtë dhe Tradita e Shenjtë vijnë të gjallë dhe i jepen përvojës së gjallë të popullit të krishterë. Kështu, nëpërmjet lutjes dhe adhurimit në Mistere njerëzit "mësohen nga Perëndia", siç dhe u paratha për kohën mesianike (Joani 6:45).

    Mund të shtojmë diçka për përvojën e gjallë të li-turgjisë. Tekstet e shërbesave dhe të mistereve si-gurojnë një burim të shkruar të doktrinës dhe kështu, ato mund të studjohen dhe të soditen nga ata që dëshirojnë një kuptim më të thellë të mësimit të krishterë. Sipas mendimit të përbashkët të Kishës Orthodhokse, tekstet liturgjike dhe të mistereve -himnet, bekimet, lutjet, simbolet, dhe ritet - nuk përmbajnë gabime apo shtrembërime të besimit orthodhoks dhe në to mund të gjesh krejtësisht të pastër doktrinën e Kishës Orthodhokse. Ndonëse në të kremtet e Kishës mund të gjenden disa infor-macione jo të sakta historike, absolutisht nuk mund te vihet në dyshim, që kuptimi doktrinal dhe shpirtëror i të kremteve të Kishës të mos jetë autentik dhe të mos japë përvojën dhe njohurinë e vërtetë të Perëndisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 20:38

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    V. Sinodet

    Gjatë zhvillimit të saj historik, Kisha hasi në mjaft vendime të vështira. Por, ajo gjithmonë i zgjidhi problemet dhe i mori vendimet nëpërmjet konsensusit të të gjithë besimtarëve. Ajo frymëzohej nga Perëndia dhe udhëhiqej nga drejtuesit e caktuar të saj, në fillim apostujt dhe pastaj peshkopët.

    Sinodi i parë në historinë e Kishës u mbajt në Kishën Apostolike, për të vendosur për kushtet, nën të cilat kombet, d.m.th. jojudejtë, mund të hynin në Kishën e Krishterë ( shih Veprat 15). Nga ajo kohë e në vazhdim, gjatë gjithë historisë, u mbaj-tën sinode në çdo nivel të jetës së Kishës, për të marrë vendime të rëndësishme. Peshkopët takohe-shin rregullisht me priftërinjtë e tyre, të quajtur gjithashtu, presviterë ose pleqtë dhe me popullin. Shumë herët në historinë e Kishës, u bë një prak-tikë dhe madje një ligj, që peshkopët e një zone të caktuar duhej të mblidheshin në sinode të mbajtur rregullisht (dy herë ose një herë në vit).

    Gjatë historisë së Kishës u mbajtën sinode, ku u thirrën tërë peshkopët e Kishës. Natyrisht, të gji-thë peshkopët nuk ishin në gjendje të merrnin pje-së në këto sinode dhe jo të gjithë këto sinode u mi-ratuan dhe u pranuan automatikisht nga Kisha në Traditën e saj të Shenjtë. Në Kishën Orthodhok-se vetëm shtatë sinode të tillë (ndonëse në disa prej tyre morën pjesë një numur i vogël peshko-pësh), morën miratimin universal të tërë Kishës, në të gjitha kohët e vendet. Këto sinode janë emëruar Shtatë Sinodet Ekumenike.

    Përkufizimet dogmatike (dogmë do të thotë mësim zyrtar) dhe kanonet e Sinodeve Ekumenike, Kisha i beson të frymëzuara nga Perëndia dhe shprehje e vullnetit të Tij për njerëzit. Kështu, ato janë burime esenciale të Doktrinës së Krishterë Orthodhokse.
    Përveç vendimeve të shtatë sinodeve ekumenike, edhe vendime të disa sinodeve të kishave lokale, kanë marrë gjithashtu miratimin e të gjitha Kishave Orthodhokse të botës dhe kështu janë parë, si shprehje e pastër e besimit dhe jetës orthodhokse. Vendimet e këtyre sinodeve janë më tepër të karakterit moral dhe strukturor. Megjithatë, ato gjithashtu përmbajnë mësimin e Kishës Orthodhokse.

    Shtatë Sinodet Ekumenikë

    1. Nikea I 325
    Formuloi Pjesën e Parë të Besores, duke për-caktuar Hyjninë e Birit të Perëndisë.

    2. Konstandinopojë I 381
    Formuloi Pjesën e Dy-të të Besores, duke përcaktuar hyjninë e Shpirtit të Shenjtë.

    3. Efes 431
    Përcaktoi Krishtin si Fjalën e Perëndisë dhe Marinë si Hyjëlindëse (Theotokos).

    4. Kalqedoni 451
    Përcaktoi Krishtin si Perëndi të Përsosur dhe Njeri të Përsosur në Një Person.

    5. Konstandinopojë II 553
    Rikonfirmoi doktrinën e Trinisë dhe të Krishtit.

    6. Konstandinopojë III 680
    Afirmoi Njerishmërinë e Vërtetë të Jisuit duke insistuar në realitetin e veprimit dhe vullnetit të tij Njerëzor

    7. Nikea II 787
    Afirmoi përdorimin e ikonave si shprehje e vërtetë e Besimit te Krishterë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 20:38

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    VI. Etërit

    Kisha ka një numër shenjtorësh, të cilët ishin teologë dhe mësues shpirtërorë dhe që mbrojtën e shpjeguan doktrinat e Besimit të Krishterë. Këta shenjtorë janë quajtur Etërit e Shenjtë të Kishës dhe mësimet e tyre janë quajtur mësimet patristike (Nga pater, që do të thotë atë).

    Disa nga Etërit e Shenjtë janë quajtur apologjistë, sepse ata mbrojtën mësimin e krishterë kundër atyre që ishin jashtë Kishës dhe që e luftonin këtë besim. Shkrimet e tyre janë quajtur apologji, që do të thotë "përgjigje" ose "mbrojtje".

    Të tjerë etër të shenjtë, e mbrojtën besimin e kri-shterë kundër disa anëtarëve të Kishës, të cilët e shtrembëruan të vërtetën dhe jetën e Krishterimit, duke zgjedhur disa pjesë të zbulesës dhe doktrinës së krishterë dhe duke mohuar aspektet e tjera. Ata që e shtrembëruan besimin e krishterë në këtë më-nyrë dhe e prishën integritetin e Kishës së krishte-rë, janë quajtur heretikë dhe doktrinat e tyre he-rezi. Fjala herezi do të thotë "zgjedhje", dhe një heretik është ai që zgjedh çfarë ai do, sipas ideve dhe mendimeve të tij, disa pjesë të Traditës së Krishterë, ndërsa hedh poshtë pjesët e tjera. Duke vepruar kështu, heretikët jo vetëm që shkatërrojnë plotësinë e së vërtetës së krishterë, por gjithashtu ndajnë jetën e Kishës dhe shkaktojnë ndarje në bashkësi.

    Duke folur në përgjithësi, Tradita Orthodhokse i shikon mësuesit e herezive, jo vetëm thjesht si të gabuar dhe të paditur, por ajo i akuzon ata si të ndërgjegjshëm për veprimet e tyre dhe, si pasojë, si mëkatarë. Një njeri thjesht i gabuar ose që më-son çfarë ai beson që është e vërtetë dhe që nuk është kundërshtuar në gabimet e tij të mundshme, nuk është parë si heretik në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Disa nga shenjtorët dhe madje, disa nga Etërit e Shenjtë kanë disa elementë në mësimin e tyre, që të krishterët e mëvonshëm i kanë konside-ruar si të gabuara ose si jo të sakta. Kjo, natyrisht, nuk i bën ata heretikë.
    Jo të gjithë Etërit ishin mbrojtës kundër gabimeve ose herezive. Disa prej tyre ishin thjesht mësues të besimit të krishterë, duke zhvilluar dhe shpje-guar kuptimin e saj në një mënyrë më të thellë dhe më të plotë. Të tjerë ishin mësues të jetës shpir-tërore, duke u dhënë instruksione besimtarëve rreth kuptimit dhe metodave të Kungimit (bashkë-përjetimit) me Perëndinë, nëpërmjet lutjes dhe jetës së krishterë. Këta mësues, që ishin përqëndruar në përpjekjet e jetës shpirtërore, janë quajtur Etërit asketikë Asketizmi ishte dhe është ushtrimi dhe stërvitja e "atletëve shpirtërorë". Ata Etër të cilët ishin përqëndruar në mëny-rat e kungimit shpirtëror me Perëndinë, janë quajtur Etërit mistikë; misticizmi është përcaktuar si përvoja e gjallë e bashkimit me Hyjninë.

    Të gjithë Etërit e Shenjtë, ndonëse të quajtur teologë, barinj, asketë apo mistikë, e kanë dhënë më-simin e tyre prej burimeve të përvojës së tyre të jetimit të besimit të krishterë. Ata mbrojtën, përshkruan dhe shpjeguan doktrinat teologjike dhe mënyrat e jetës shpirtërore prej përvojës së tyre personale dhe përjetimit të këtyre realiteteve. Ata shkrinë së bashku shkëlqimin e intelektit me pas-tërtinë e shpirtit dhe me shenjtërinë e jetës. Kjo i bëri ata që të quhen Etërit e shenjtë të Kishës.

    Shkrimet e Etërve të Kishës nuk janë të gjitha të pagabueshme, madje është thënë që në disa prej tyre mund të gjendet diçka e diskutueshme. Megjithatë, në tërësi, shkrimet e Etërve janë bazuar në themelet biblike dhe liturgjike të besimit dhe je-tës së krishterë dhe kanë autoritet në Kishën Or-thodhokse dhe janë burime kryesore për zbulimin e kuptimin e doktrinës së krishterë.

    Shkrimet e disa Etërve, të cilët janë miratuar dhe vlerësuar universalisht nga Kisha në të gjitha kohët, kanë një rëndësi të veçantë; si ato të Ignatit të Antiokisë, Ireneut të Lionit, Athanasit të Aleksandrisë, Vasilit të Madh, Grigorit të Nisës, Grigor Theologut, Joan Gojartit, Qirilit të Aleksan-drisë, Qirilit të Jerusalemit, Maksim Konfesorit, Joanit të Damaskut, Fotit të Konstandinopojës dhe Grigor Palamait; dhe të atyre Etërve asketikë e shpirtërorë, si Andonit të Egjiptit, Makarios të Egjiptit, Joanit të Shkallës, Isak Sirianit, Efraimit të Sirisë, Simeonit, Theologut të Ri dhe të tjerë.

    Ngadonjëherë është vështirë për ne, kur lexojmë shkrimet e Etërve të Kishës, meqenëse problemet e tyre ishin shpesh të komplikuara dhe stili i të shkruarit i ndryshëm nga i yni. Gjithashtu, pjesa më e madhe e shkrimeve asketike dhe shpirtërore janë për një auditor murgëror dhe duhet të shpje-gohen për t'u kuptuar nga ata që s'janë murgjër dhe murgesha. Megjithatë, është e rëndësishme të lexohen shkrimet e Etërve direkt. Leximi duhet të bëhet ngadalë, pak e nga pak, me kujdes dhe pa arritur përfundime të shpejtuara... në të njëjtën mënyrë që duhet lexuar edhe Shkrimi i Shenjtë. Ndër Etërit e Kishës, shkrimet e Shën Joan Goja-rtit janë shumë të qarta dhe mund të lexohen nga shumë vetë me një përfitim të madh shpirtëror, nëse do lexohen me kujdesin e duhur.1 Një libër i rëndësishëm për jetën shpirtërore dhe që ka qenë për shekuj libri, që ka formuar jetën shpirtërore të orthodhoksisë është Filokalia, një antologji e shkrimeve shpirtërore, dhe nëse lexohet me kujdes mund të jetë shumë i dobishëm për një të krishterë të pjekur, që po kërkon më thellë në jetën shpir-tërore (shih vëllimin e IV, Spiritualiteti).

    Për fat të keq, libra të tillë në shqip janë shumë pak për të mos thënë aspak. Por mund të gjenden me shumicë në gjuhë të tjera si greqisht, anglisht, rusisht, frengjisht, italisht rumanisht etj. Shumë të rinj në Shqipëri mund të lexojnë në këto gjuhë dhe me pak mundim mund t'i gjejnë këto libra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 20:39

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    VII. Shenjtorët

    Doktrina e Kishës bëhet e gjallë në jetët e besim-arëve të vërtetë, Shenjtorëve. Shenjtorë janë ata, që marrin pjesë në shenjtërinë e Perëndisë. "Bëhuni të shenjtë, sepse Unë Perëndia juaj jam i shenjtë" (Levitiku 11:44; I Pietri 1:16). Jetët e shenjtorëve dëshmojnë për autenticitetin dhe vërtetësinë e Ungjillit të krishterë, dhuratë e sigurt e shenjtërisë së Perëndisë tek njerëzit.

    Kisha ka emërtime të ndryshme të shenjtorëve. Përveç Etërve të Shenjtë, të cilët janë lavdëruar kryesisht për mësimet e tyre, janë edhe tipe të ndryshëm të njerëzve të shenjtë, sipas aspekteve të veçanta të shenjtërisë së tyre.

    Kështu janë apostujt, të cilët u dërguan për të lë-çitur besimin e krishterë; ungjillorët, të cilët shkruajtën ungjijtë; profetët, të cilët u frymëzuan nga Perëndia për të folur fjalët e Tij tek njerëzit. Janë Rrëfyesit, të cilët vuajtën për fenë dhe martirët që dhanë jetën për të. Janë gjithashtu oshënarët, murgj apo murgesha që jetuan si asketë, si dhe të drejtët ndër laikët.

    Për më tepër, librat e shërbesave të Kishës, kanë një titull të veçantë për shenjtorët ndërmjet klerikëve dhe një tjetër titull për sunduesit dhe mbretërit e shenjtë. Gjithashtu, është dhe emërtimi i marrë për Krishtin. Këta shenjtorë lanë gjithçka që njerëzit i konsiderojnë të nevojshme - si rroba, ushqim, para, shtëpi, emër të mirë etj.,- për të dëshmuar pa kompromis Ungjillin e Krishterë të Mbretërisë së Perëndisë. Ata e kanë marrë emrin nga thënia e apostull Pavlit : "Ne jemi të marrë për Krishtin" (I Korinthianët 4:10;3:18)
    .
    Gjenden vëllime mbi jetët e shenjtorëve në Tradi-tën Orthodhokse. Ato mund të përdoren me dobi të madhe për të zbuluar kuptimin e besimit dhe jetës së krishterë. Në këto "jetë" vizioni i krishterë për Perëndinë, njeriun dhe botën del shumë qartë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 20:39

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    VIII. Kanonet

    Quhen kanone të Kishës ato kanone të vendosura nga sinodet ekumenikë ose lokalë dhe nga disa Etër të Kishës, dhe që janë pranuar nga e tërë Ki-sha Orthodhokse, si normë për doktrinën dhe praktikën e krishterë. Fjala kanon literalisht do të thotë rregull, normë ose njësi matjeje e gjykimit. Në këtë aspekt ligjet kanonike nuk janë ligje pozi-tive në kuptimin juridik dhe nuk mund të identi-fikohen lehtë me ligjet e jurisprudencës njerëzore.

    Kanonet e Kishës ndahen në kanonet dogmatikë ose të natyrës doktrinale dhe në kanonet praktike, etike ose të karakterit strukturor. Gjithashtu, nda-hen ndërmjet atyre, që mund të ndryshohen dhe atyre që nuk mund të ndryshohen në asnjë lloj raënyre.

    Kanonet dogmatikë janë ato përkufizime të sino-deve, që flasin rreth një artikulli të besimit të kri-shterë; p.sh. natyra dhe personi i Jisu Krishtit. Ndonëse kanone të tillë mund të shpjegohen dhe zhvillohen me fjalë të reja dhe të ndryshme, sido-mos përsa Tradita e Kishës rritet dhe lëviz nëpër kohë, kuptimi i tyre themelor mbetet i përjetshëm dhe i pandryshueshëm.

    Disa kanone të karakterit etik dhe moral, gjitha-shtu, u përkasin atyre që nuk mund të ndrysho-hen. Këto janë kanonet morale, kuptimi i të cilëve është absolut dhe i përjetshëm dhe shkelja e të cilëve nuk mund të justifikohet në asnjë mënyre. Kanonet që ndalojnë shitjen e Mistereve të Kishës janë të këtij lloji.

    Së pari, ka kanone të karakterit krejtësisht praktik, të cilët mund të ndyshohen dhe faktikisht janë ndryshuar gjatë rrjedhës së jetës së Kishës. Së dy-ti, ka gjithashtu kanone, të cilët mund të ndrysho-hen, por që kanë mbetur në fuqi, meqenëse Kisha ka dashur t'i mbajë ato. Një shembull i tipit të pa-rë është kanoni, i cili kërkon që prifti të dorë-zohet (hirotoniset) mbas të tridhjetave. Por, nevo-jat e Kishës e kanë bërë që ai të shkelet. Kanoni, i cili kërkon që peshkopi të jetë i pamartuar, është i tipit të dytë.

    Nuk është gjithmonë e qartë cili kanon shpreh shenjat esenciale të jetës së krishterë dhe cili jo. Gjithashtu ka periudha kundërshtimesh rreth disa kanoneve, se si të zbatohen në disa kohë dhe ku-shte të veçanta. Megjithatë, këta faktorë nuk du-het t'i shpien anëtarët e Kishës t'i heqin kanonet ose t'i zbatojnë verbazi.

    Në radhë të parë kanonet janë "të Kishës" dhe prandaj nuk mund të kuptohen si "ligje pozitive" në një kuptim juridik; së dyti, kanonet nuk mbu-lojnë të gjitha aspektet e mundshme të jetës dhe besimit të Kishës; së treti, kanonet u formuluan në pjesën më të madhe si përgjigje ndaj disa pyetjeve ose devijimeve dogmatike apo morale në jetën e Kishës dhe prandaj mbajnë edhe shenjën e disa mosmarrëveshjeve në histori, të cilat kanë kushtë-zuar jo vetëm thjesht formulimin e tyre të veçan-të, por dhe vetë ekzistencën e tyre.

    Duke i parë në vete, kanonet e Kishës mund të çojnë në gabime dhe prandaj, njerëz sipërfaqësorë ose i zbatojnë verbërazi ose nuk i zbatojnë fare. Por, të parë në kompleks, në tërësinë e jetës ortho-dhokse - teologjike, historike, kanonike dhe shpir-tërore - këto kanone zënë vendin dhe qëllimin e duhur dhe janë një burim i pasur për të zbuluar të Vërtetën e gjallë të Perëndisë në Kishë. Faktorë kyç për të kuptuar kanonet e Kishës janë njohja dhe dituria e krishterë, të cilat vinë nga studimi teknik i kanoneve dhe nga thellësia shpirtërore e përjetimit të besimit. Nuk ka tjetër "çelës" për t'i përdorur ato dhe çdo mënyrë tjetër do të jetë jo orthodhokse dhe jo e krishterë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 20:39

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22
    IX. Arti Kishtar

    Kisha Orthodhokse ka një traditë të pasur në iko-nografi, si edhe në artet e tjera kishtare: muzikë, arkitekturë, skulpturë, qendisje, poezi etj. Kjo traditë artistike është bazuar në doktrinën ortho-dhokse të krishterë të krijimtarisë njerëzore, që është e rrënjosur në dashurinë e Perëndisë për nje-riun dhe botën në krijim.

    Meqenëse njeriu është krijuar sipas shembëlltyrës dhe ngjashmërisë së Perëndisë dhe meqenëse Perë-ndia e deshi kaq shumë njeriun dhe botën, sa që i krijoi, i shpëtoi dhe i lavdëroi ata me anë të ar-dhjes së Tij në Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtë, shprehjet artistike të njeriut dhe bekimet dhe fry-mëzimet e Perëndisë, bashkohen në një krijimtari të shenjtë artistike, e cila me të vërtetë shpreh të vërtetat më të thella të vizionit të krishterë për Perëndinë, njeriun dhe natyrën.

    Ikona është arritja më e lartë artistike e orthodhoksisë. Ajo është një lëçitje e Ungjillit, një mësim doktrinal dhe një frymëzim shpirtëror me linja dhe ngjyra.

    Ikona tradicionale orthodhokse nuk është një pikturim i shenjtë. Nuk është një pikturim portretesh i disa shenjtorëve ose ngjarjeve të krishtera, në një mënyrë "fotokopjeje". Përkundrazi, ajo është shprehja e realitetit të përjetshëm dhe hyjnor, shprehja e rëndësisë dhe e qëllimit të personit ose ngjarjes së pikturuar. Në lirinë e frymëzimit hyjnor, ikona paraqet subjektet e saj në të njëjtën ko-hë njerëzore dhe përsëri "plot me Hyjninë", tokë-sore dhe përsëri qiellore, trupore dhe përsëri shpi-rtërore, "duke mbajtur kryqin" dhe përsëri plot me hir, dritë, paqe dhe gëzim. Në këtë mënyrë, ikona paraqet një "realizëm" më të thellë, se ai që mund të tregohet në riprodhimin e thjeshtë të ja-shtësisë fizike të personit apo ngjarjes historike. Kështu, në mënyrën e tyre unike, tipet e ndry-shme të ikonave orthodhokse, nëpërmjet formave, stilit dhe mënyrës së tyre të pikturimit, si dhe nëpërmjet përmbajtjes dhe përdorimit aktual në ki-shë, janë një burim i pashterur zbulese të besimit dhe doktrinës orthodhokse.

    Shprehja muzikore, ashtu si edhe ikona është një zbulesë e pikëpamjes së krishterë orthodhokse. Por, në këtë fushë ka një vështirësi më të madhe, për shkak të humbjes në këto vitet e fundit të kuptimit liturgjik dhe shpirtëror të muzikës në kishë. Ashtu si kuptimi teologjik i ikonës tradi-cionale orthodhokse po rizbulohet, e njëjta gjë du-het të jetë edhe me muzikën orthodhokse. Procesi në këtë të fundit është më i ngadalshëm, më i vë-shtirë dhe më pak i dukshëm tek pjesa më e ma-dhe e njerëzve.

    Arkitektura tradicionale orthodhokse, gjithashtu shpreh doktrinën e Kishës, veçanërisht në theksi-min në "Perëndia me ne" dhe në kungimin e plotë të njeriut dhe botës me Perëndinë, në Krishtin. Përdorimi i kubesë, forma e ndërtesës, vendosja e ikonave, përdorimi i veshjeve, etj., shprehin mësimin e kishës. Arkitektura tradicionale kishtare e Kishës Orthodhokse dhe punimet artistike, janë shprehje e doktrinës së krishterë orthodhokse të krijimit, shpëtimit dhe jetës së përjetshme.

    Eshtë një ushtrim i rëndësishëm shpirtëror për të krishterët që të studjojnë ikonat e shenjta dhe hi-mnet e liturgjisë së Kishës. Nga ato mund të më-sohet shumë rreth Perëndisë dhe veprave të Tij ndër njerëzit, duke i soditur me kujdes dhe devot-shmëri këto shprehje artistike të jetës dhe dok-trinës së Kishës (Shih Vëllimin e II në Adhurimin).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-03-2005 më 20:39

Tema të Ngjashme

  1. Ëndërrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  3. Permbledhje e Doktrines Shoqerore te Kishes
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 13-12-2006, 08:38
  4. Kriptokrishtërimi në Shqipëri
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •