Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    90

    Rudina Xhunga

    "Gracka" e Rudina Xhunges

    Nga "Korrieri"

    Rrefimi ne veten e pare te nje libri, te krijon shpesh pershtypjen e identifikimit te autorit me tregimtrain, e aq me teper kur behet fjale per nje histori te prekshme e qe mund ti ndodhe kujtdo. Nje trill i mirefillte, nje autobiografi apo copeza eksperiencash te mbledhura aty ketu?! Autorja e librit "Prerja e nje martese te lodhur", Rudina Xhunga ne promovimin e pak diteve me pare deklaronte se nuk behej fjale per nje autobiografi, por thjesht per nje zgjedhje te menyres, se te shkruarit te romanit te saj. Ku gjithcka zhvillohet mes personazhit "une" dhe personazhit "i panjohuri", ndersa nuk mungojne edhe te tjere gjithashtu pa emra, qe duken e zhduken, sa here ne hije dhe sa here ne drite. Redaktori i romanit, Edmond Tupja rrefen mbi "Prerjen e nje martese te lodhur" duke thene se, "fale shtjellimit befasues, intriges dhe stilit te perkore, Rudina Xhunga e ben per vete lexuesin e ndjeshem me sinqeritetin e saj pa makiazh, plot nerv, e gati agresiv". Perkthyesi i njohur me nje shije te holle dhe nje intuite te forte per perfundimin e librave qe lexon qe ne mesin e tyre, kete here nuk ka mundur te vizatoje ne mendjen e tij mbylljen surprize qe ka rezervuar Xhunga per lexuesit e saj. "Jeta eshte kthyer ne teknologji. Shkembejme shume teknologji dhe pak ndjenje, ku kjo e fundit nuk percillet me nga ballkoni si Romeo e Zhulieta, po pemes mesazheve ne celular", shprehej autorja ne prezantimin e romanit para medias. Dy njerez qe kerkojne te njihen me celular dhe ne fund gjejne nje suprize, nje gjetje e pazakonte, thuajse irreale, por e bukur deri ne dhimbje. E gjitha vjen ne fund te nje dialogu ritmik, nje ecje ne erresire ne kerkim te shpirtit binjak. Dy njerez qe rrefehen neper ca rradhe qe te mbajne frymen, dy njerez qe gati-gati duhen, por nuk njihen.Gjithe libri eshte nje email i gjate qe nje vajze ia dergon mikes se saj. Ajo i shkruan per dite te tera historine e saj tekater muajve dashuri ne celular, ia tregon edhe gjithe sms-te qe ka shkembyer me nje te panjohur, gjithe historine e saj te dashurise permes celularit. "Prerja e nje martese te lodhur", nje liber i vecante ne llojin e vet eshte botuar nga Shtepia Botuese "Ombra GVG".

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    7
    kam degjuar per kete roman por nuk e di nese ndonjeri me ndihmon ta gjej kete roman .une jetoj ne angli

  3. #3
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Lexova diku qe ky roman eshte bere best seller ne Shqiperi. Brenda javes u shiten 1000 kopjet qe ishin planifikuar te hidheshin ne treg, dhe tani po shtypen te tjera.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  4. #4
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    A e ka lexuar dikush nga anetaret e forumit kete roman, pervec rekalmave dhe shkrimeve ne gazete-a?


    E lexova romanin "preja e nje martese te lodhur " jo e nisur nga ata qe thane dhe thone gazetat apo miqte -kolege te Rudines, por nga admirimi qe kisha per kete autore , kur pata lexuar dikur nje vellim me poezi dhe nje tjeter botim te sajin me intervista mjaft interesante e me kulture.
    ...
    Pra e theksoj, duke u nisur nga admirimi per poezine dhe gazetarine e Rudina Xhunges, e lexova romanin e "bujshem" dhe qe te jem sa me e vertete , pa hequr asnje presje vleresimit qe kam per poezine e dhe intervistat, me romanin u ndava e zhgenjyer, ndonese prisja se do te kishte ngritje artistike , kur ne fakt ngritja mu duke vetem ne lehtesine e saj per ta reklamuar romanin si nje surprize apo si nje proze bashkekohore, por kjo aspak e vertete.
    Proza e rudines nuk mu duk madje as roman.me rezerva do ta quaja nje"novele adoleshente" dhe realisht do ta quaja Tregim i rendomte i nje dashurie ordinere, me personazhe ordinere, fjalor ordinere, subjekt ordiner.Dhe aspak letersi!
    ...
    Lexuesi shqiptare i romanit, eshte pre' e miqve te gazetares qe rend te quhet edhe romanciere.
    Ajo qe do te isha kurioze te di , prej nje vajze me kulture e nje poeteje te talentuar, dhe gazetareje te njohur Rudina xhunges, eshte -Vertete e vlereson ajo vete kete roman?, apo thjesht i ka porositur ne mos porositur koleget e saj per ta rekalmuar , ka heshtur perballe ketyre reklamva te fryera ? Nuk dua ta besoj kete , dhe sidomos rudina xhuges per te cilen jam shume e sigurte se i ka lexuar qofte dy romane te mirfillta , plus nje roman bashkekohor.
    ...
    Ndersa edmond tupise , i cili ne mbrapashpinen e librit, nen foton e autores nder te tjera thote; "...fale shtjellimit befasues te intriges e stilit te perkore...." dhe me tej e justifikon varferine artistike te vepres se quajtur roman, "...sinqeriteti pa makjazh..."

    besoj se eshte e tepert ti thuash kesaj dysheje(edmond tupise dhe Rudina xhunges) se nje veper letrare, nuk matet me sinqertitetin e autorit, madje as te personazheve, por me vlerat letrare e artistike qe perciell kjo veper.
    Sinqertiteti eshte muhabet qe shtrohet ne tavolinat e mbleserive , por jo ne tavolinat e artit.
    Subjekti;
    Subjekti nuk eshte aspak nje subjekt i virgjer, perkundrazi eshte nje teme i stershkruar e i sterskenarizuar.
    personazhet "une " dhe " i panjohur" jane kaq te varfer shpirterisht, artistikisht, intelektualisht. Fjalori i tyre eshte edhe me i rendomte se sa fjalori i personazheve qe nuk jane zgjedhur ende te behen protagoniste te nje vepre letrare.
    Proza eshte kaq naive, sa secili lexues ose jo lexues, dmth gjithkush mund te shkruaje nje histroi te rendomte te tijen dashurie ose jo dahsurie e ta quaje pa teklif (sipas kesaj qe ka guxuar rudina e te na i servirin si romane bashkekohore)!

    Edomd tupive , do tu lutesha, te jene me pak hipokriter, ose te denjojne te heshtin. Sepse duke heshtur jo vetem qe nuk mashtrojne autorin qe reklamojne, jo vetem me shume se nje here mund ta mashttrojne lexuesin me lavderimet e tyre ne tym te deshirave , por aspak mbi vlerat reale te atij libri per te cilin flasin, por demtojne edhe emrin e tyre.... e per me tej, nuk u beson lexuesi i interseuar vertete per letersi e per romane bashkekohore kur te behet i nevojshme ky besim .
    eetj etj
    (....)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Postuar mė parė nga "macia_blu"
    Proza e rudines nuk mu duk madje as roman.me rezerva do ta quaja nje"novele adoleshente" dhe realisht do ta quaja Tregim i rendomte i nje dashurie ordinere, me personazhe ordinere, fjalor ordinere, subjekt ordiner.Dhe aspak letersi!
    (....)

    Macja Blue spo te kuptoj fare se cfare po shkruan. Ky paragrafi njihere ketu eshte pa kuptim. Kur lexon ti libra si i shikon, si i gjykon, si e ndane genren? E ke lexuar Mark Twain? Besoj se po sidomos me bestsellerin e tij "The Adventurous Of HuckleBerry Finn". Do thuash ti uf, kete e lexojne dhe femijet, por ama lexoe kete liber pastaj me vone ne moshen 15 vjecare, dhe mendoj se do nxjerresh konluzione te ndryshme nga se ke nxjerre ne nje moshe me te vogel. Mark Twain perdor gjuhen e zakonshme apo dialekte te ndryshme, flet per jeten e perditshme, me karaktere shume ordinare. Quhet Realizm e dashur. Kur thua aspak letersi per kete liber, cfare nenkupton me letersi? Shpjegoma pak!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reina : 10-03-2004 mė 15:40
    Be yourself and you will always be in fashion.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Te dashur Forumiste,

    Lexova temen mbi kete ceshtje dhe thash ta hap njehere te shof c'ka. Mesa di une pjesa me e madhe juaj jeton jashte Shqiperise dhe nuk i di truket e Tiranes (ku qarkullon 99% e propagandes shqiptare).

    Theksoj qe ne fillim qe librin s'e kam lexuar, por di mendimin e dy kolegeve te mija qe e blene pas reklames shume te madhe per librin 1000 kopje (Best-seller???). Opinioni i tyre ishte ZGJENJIMI.

    E dyta qe doja te theksoja eshte qe kush ka hyrje ne mjetet e informimit ka mundesi ta bombardoje popullin me nje propagande te tmerrshme dhe si pasoje e saj te arrije te behet shume i njohur dhe ta perdore ate per bisnes e perfitime (Ne rastin e rudines, fitimi i nje emri per nje veti qe nuk e ka), por kjo propagande nuk shoqerohet me debat, ka vetem monologgggg.

    Si perfundim pajtohem plotesisht me Macen-blu dhe te kujtoj Anabelaaa se nuk krahasohet mali i tomorrit me malin me te larte ne Danimarke 178 M mbi nivelin e detit. Krahasimi nuk qendron fare per hakelberifinin e Mark Tuenit.
    Dhe dicka, Me vjen keq per shume profesioniste te fushave te ndryshme si Tupja qe per detyrime te ndryshme "shesin" dininjitetin .
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    --------------------------------------------------------------------------------
    Postuar mė parė nga "macia_blu"
    Proza e rudines nuk mu duk madje as roman.me rezerva do ta quaja nje"novele adoleshente" dhe realisht do ta quaja Tregim i rendomte i nje dashurie ordinere, me personazhe ordinere, fjalor ordinere, subjekt ordiner.Dhe aspak letersi!
    (....)
    --------------------------------------------------------------------------------




    Macja Blue spo te kuptoj fare se cfare po shkruan. Ky paragrafi njihere ketu eshte pa kuptim. Kur lexon ti libra si i shikon, si i gjykon, si e ndane genren? E ke lexuar Mark Twain? Besoj se po sidomos me bestsellerin e tij "The Adventurous Of HuckleBerry Finn". Do thuash ti uf, kete e lexojne dhe femijet, por ama lexoe kete liber pastaj me vone ne moshen 15 vjecare, dhe mendoj se do nxjerresh konluzione te ndryshme nga se ke nxjerre ne nje moshe me te vogel. Mark Twain perdor gjuhen e zakonshme apo dialekte te ndryshme, flet per jeten e perditshme, me karaktere shume ordinare. Quhet Realizm e dashur. Kur thua aspak letersi per kete liber, cfare nenkupton me letersi? Shpjegoma pak!


    __________________

    O qe do vras veten une kush me pyet mua se c'kuptoj un me letersi, dhe kush e kur me sugjeron mua te lexoj mark Tuenin, e me keq akoma po dashka edhe te me flase me kopetenca te mjetit artitistik "krahasimin" .
    Pse tregoni me kaq naivitet disnivelin tuaj te njohurive , te talentit, e sidomos te komentit te nje vepre letrare. Te ashtu quajturin roman te rudina xhuges nuk e krahasoj dot as me nje pordhe te Mark Tuenit. Le me pastaj te denjoj te te shpjegoj TY, bukuroshe se c'eshte letersia. Kur ti ende nuk di cfare do te thote TE JESH E BUKUR dhe TE DUKESH E BUKUR.
    ...Disa dite me pare, kur nuk pata kohe te te pergjigjem , kur nuk e pashe as te arsyeshme, lexova dicka qe tani e paske hequr, se ti duke mbrojtur romanin e sterdobet te rudina xhuges do t'i ngushellosh vetes historine tende qe ke per te treguar, e qe mesa kuptova une ta ka dhene ytruni ta quash roman.
    E para per roamanin tend mesa po te lexoj ketu lart , te jesh e sigurte qe nuk ke per te marre asnje opinjon (as negativ as pozitiv) zere se nuk do ta shkruash fare.E dyta te dinin te gjithe njerezit t'i benin historite e tyre shume te bukura romane , por te dinin t'i benin romane, do te kishim shkrimtare me turma e lexues me kokrra, dhe jo e kunderta qe kemi ne fakt, shkrimtar me kokkrrra e lexues me grumbuj , e injorante me turmaaaaaaa te pafundme. Ato shkrimet e mija qe ti paske lexuar , dhe paske perfituar shijen e drama-tizmit (qe edhe drama-tizimi eshte njera gjini e artit)une ende nuk kam guxuar e shtyre prej asnje ndjenje euforike ti quaj "romane" apo vepra, sa per dijeni ato jane vetem shenime e per kuriozitetin tend, me shume se 70% e tyre , nuk jane drama te mijat qe ti i ke marre si servisje per te me dhenen demshperblimin ne trajte komplimenti (per me teper qe me shume se komplimente kam marre te shara...., pasi edhe shumica e lexuesit ne forum eshte lexues i kalibrit tend)jane personazhe qe une i kam njohur ketu ne forum , keshtu si ty, qe me behesh avokate e nje gjeje qe nuk e njeh.
    Kur kam hedhur une opinjonin tim per romanin , kam pahuar me lart se e kam lexuar romanin e saj, dhe duhet te besosh se duhet te kem lexuar edhe me shume se romanin e rudines, dhe kam pyetur - a e ka lexuar kush kete roman e te diskutojme.
    Para se te leshosh zerin per letersine , provo me ze te ulet ne dhome , se si do te duket ne vesh e te tjereve, se ze ka edhe lopa , por lopa nuk kendon per ben MUUUUUUUUUUu.
    keshtu ishte dhe zeri i rudines qe e leshoji ashtu duke kujtuar se po kendon roman si te Tuenit ( them tuenit ) meqe e solle ti si autor te madh. E pra romani i rudines nuk kendoji , por beri MUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU.
    ...
    Kam lexuar edhe romanet e Edlira Dones, qe krahasuar me kete te rudines jane si muja e lopes me cicerimen e zogut, dhe krahasuar me reklamat qe i jane bere , mu duken reklamat me te fryra se realitetit i vleres artistike te veprave te Dones.
    Ti kur nuk e ke idene fare per shijet e mija , dhe se cilet lexues u jam drejtuar pse vjen te na leshosh ne vesh edhe MUUUUUU-tende si lexuese(akoma).
    ... Kur te mesosh se c'eshte letersia, dhe se c'eshte romani brenda letersise , eja te provosh edhe njehere zerin duke te premtuar se do ta mbyll njerin vesh qe Mu-ja tjeter te me duket me e ulet se kjo e tanishmia.
    Nderkohe deri sa te nisesh romanin lexo edhe nja tre kater libra te tjere, pls. Se do te te ndihmojne shume.
    hajt urime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    zhurme mbi romanin e Rudina Xhunges

    EMPIRIZMI I REXHEP QOSJES NDAJ NJE LIBRI PA VLERA TE RUDINA XHUNGES

    Nga: Pjeter Jaku

    Ne gazeten “ Shekulli” qe mban daten 30 Maj 2004, me terhoqi vemendjen shkrimi i Prof. Qosjes me titulli “ Romani ndryshe”, mbi romanin e Rudina Xhunges “Preja e nje martese te lodhur”. Them te drejten, kur e mbarova se lexuari shkrimin, nuk i besova vetes se kisha lexuar diēka nga R. Qosja, pasё parasysh analizat qe kam lexuar prej tij dhe tekstet mesimore si : “ Historia e Letersise shqipe” romantizmi”, “ Prej tipologjise deri te periodizmi”, “ Porosia e madhe”, “ Panteoni i rralluar” si dhe romanin e tij te vlersuar “ Vdekja me vjen prej syve te tille” etj…

    Ne shkrimin-analize te Qosjes, romani “ Preja e nje martese te lodhur”, (qe per mua nuk eshte roman, nuk mbart asnje element qe mund ta klasifikojne ate liber ne nje veper artistike dhe, sidomos ne gjinine e romanit, aq me teper te romanit modern)! e ngre ne qiell duke e klasifikuar si “ betsellerin e pare ne historine e letersise shqipe”, (sa gjykim i varfer!), si “roman popullor”- term i pa degjuar me pare, kur krijimtaria, sidomos romani, dihet se i perket nje niveli qytetarie shume te zhvilluar, si “roman i lexuar prej shtresave te ndryshme” , “ shume i komentuar prej lexuesve te zakonshem dhe profesionist” ( paska dhe lexues profesionist!), por qe “nuk paskan dhene mendime per kete veper shkrimtaret dhe kritiket letrar”. A nuk do te ishte me mire qe Qosja ta pyeste veten : pse shkrimtaret dhe kritiket nuk paskan dhene mendime? Thua te jete xhelozia?! Jo professor! Edhe pse ju e pranoni se eshte roman i thjeshte, roman dialog, jeteshkrim etj.., une mendoj se nuk mund te kete roman te thjeshte dhe jo te thejshte, nuk mund te kete roman pa perbersit e romanit, ndryshe ka klaisifikime te tjera, gjini te tjera. Nuk eshte pengese aspak te mos ēmohet pse eshte shkruar fund e krye dialog, siē thoni ju. Pengese eshte, ndertimi i dialogut, mjeshtria dhe qartesia e mendimeve, transmetimi i mesazheve, dramaciteti, ngarkesa emociomale qe percjell, niveli artistik pak me lart se i nje bisede mes njerezve pa ide. Nuk e kuptoj se ē’i duhet lexuesit nje bisede e tille mes dy grave debile dhe nje burri te paqene, qe fillon e mbaron si nje histori e rendomte, me nje leksik shume te varfer dhe me perseritje te pambarimta. Te duket moderne pse jane mesazhe ne celular?! Mesazhe te tilla dhe shume me cilesore ka me mijera ne dite neper faqet e internetit. Keto ju mund ti kishit mesuar shume me cilesisht te Fatos Kongoli, le ne letersine boterore qe jane tema te vjela prej vitesh. A nuk eshte leksiku nje element i romanit? Po perseritja pa mesazhe, ose rutine a nuk eshte ne dem te nje vepre artistike?! A ka nevoje lexuesi te harxhoj kohe me libra te tille, kur shume vlera te tjera i kalojne per mungese kohe?! Pastaj ja ne ē’perfundim arrini Ju: “… ka dashur te shkruaj nje roman qe t’u pelqeje sa me shume lexuesve dhe qe sa me shume lexues do ta lexojne me sa me shume qejf.” Me duhet te them profesor se, vertete mund ta fillojne me qejf, nga propaganda qe i eshte bere keti libri, por bindem se te gjithe e mbarojne te merzitur, ose e hedhin pambaruar me merakun e kohes se humbur. Mire se e lexojne, po ēfare do t’u mebetet ne koke pas leximit?

    Ne vlersimet tuaja me superlativat; “ artiste e vertete e dialogut”, “ artsite e gjuhes”, “ e ka te zhvilluar dhuntine e vrojtimit”, “ shtrirje te nje subjekti te pazakonshem qe e trajton ne menyre te jashtezakonshme, bash te jashtezakonshme”. E ēuditeshme dhe e pabesueshme te jene keto vleresimet e Qosjes! Le kur autorja krahasohet me Servantesin, Stendalin,Balzakun, Floberin, Zolan, Dostojevskin, Dikensin dhe O’Henrin.. A thua te jete nje lajthitje, apo keshtu e gjykon ate liber R. Qosja?! Me vjen keq po te jete e dyta! Kush e ka lexuar Dostojevskin dhe nuk ka perjetuar situata dramatike ne ēdo dialog? Po Balzakun, O’Henrin, qe edhe nje mjeti i ka dhene shpirt? Mos don te thuash se jemi ne kohe meoderne dhe nuk mund ta vleresojme gazetaren R. Xhunga, per nje bisede te rendomte qe mundohet te na e paraqese si roman? Me vjen keq te te them, por je shume i vonuar profesor. Romanin modern nuk bejne mjetet teknike, pra futja e celularit as internetit, ka perberes te tjere qe e klasifikojne ne modern ose jo moderne folkloriko-popullor! Ku jane mbresat qe te len dialogu i R. Xhunges, kur ju m’i krahasoni me Mopasanin e Ēehovin?! Mos valle e ke fjalen per kete dialog: “ Tani qe ti thashe te gjitha, te pares dhe te vetmes, jam me mire. Tani them te cohem nga kompjuteri dhe te shkoj te ha nje supe te bukur.” Me vjen te qesh me vete… ka supe te bukur?! Si te duket ta udheheq romanin nje personazh i tille?! Pak provokime te tilla ka ne ditet e sotme, kur mundesite jane te shumta, per te zbuluar ekzistencen e nje fenomeni, siē ishin dyshimet qe kishte gruaja e te dashurit per mardhenjet mes dy bashkebiseduesve?! Pra, lexuesi nuk sheh ndonje gje te veēante ne kete subjekt kaq te lehte dhe pa asnje mbrese. Personazhi kryesor, pas gati nje viti kujtohet ta pyes bashkebiseduesin per emrin, genjehet si femije, pse e donte nje njeri qe se kish pare e takuar kurre! Aq me keq; mund te behesh xheloze per nje te panjohur?! Ja dhe nje rast tjeter per te vleresuar dialogun “jashtezakonisht mbreselenes”: Une nuk njoh, per fat ndoshta, asnje fatkeqesi tjeter, pervec atyre qe prodhon ndjenja e humbur, qe te te bej te ndjesh humbjen deri ne palce… fq.104 .. te prodhosh ndjenja( phhhh!). Shkrimtaret dhe kritiket nuk jane marre me kete liber se, ne fund te fundit, eshte veshtire te vleresosh nje veper qe nuk eshte veper, vetem pse reklamohet si e tille. Per analize mund te marrim shume shembuj, por me kot, dialogu nuk permban asnje peshe ne emocionet e lexuesit e, jo pse ne nuk mund ta quajm roman per shkakun e vetem se qenka shkruar ne dialog! Le ta hapim librin ku te na kap dora dhe do te ndeshemi me dialogje te tille: -Je shume i ngutur, e di kete? – Po nguti nuk eshte faj, eshte deshire. Tjeter? -Ki durim dhe ca dite. – Durim, sa fjale e poshter. ( fjale e poshter..hhheeh). Kjo eshte letersia profesor?! Le komentet pa lidhje qe gjenden ne fq. 56, ne forme keshillash. Le ta hapim perseri qe te ndeshemi me”xhevahiret” e keti libri! – E mbyllim, Ti vendos. Portja eshte jotja, topi gjithashtu: si mund ta bej une golin? – cfare bisedon ti me ate kur takohesh keto kohe? Nuk mund ta paragjykoj lidhjen qe mund te kete autori i keti shkrimi per gazetaren R. Xhunga, por gjithsesi nuk mund ta marre me mend pse behet nje vlersim kaq siperfaqesor, kur kemi me dhjetra botime, qe ia vlen te merremi seriozisht me to, siē jane krijimet e fundit te Kongolit, Zhitit, Dibres etj.. A nuk eshte nje bezdi e pakerdishme te lexosh nje liber me rendomesi te tilla: te thashe - s’te thashe, e don –se don, te pashe – s’te pashe, me tako- s’te takoj, me shprehjet steriotipe “ ia leme kohes”, “ kontrollo parandjenjen”, “komunikim te pastabilizuar”, “ sqarim-kujtimeve”, “sekret-sugjerimeve” “ nje dreke kujtim-sqarimi”, “sqarim –pajtimi”, “rendiment –komunikimi” etj.. etj.. “krijime” artificiale dhe te pakuptimte. Veē kesaj, perseritjet jane aq pa vend sa te sjellin shume bezdi, si: “ jam ndare me ate”, “ ti e don ate”, “ per t’u lidhur ne jete”, “lidhje te re”, “ do te takohemi” etj.. etj. Le t’i kujtojme studiuesit R. Qosja dialogun mjeshtror te romani “Oh” i Anton Pashkut ne rastin e Vashes ( Asaj) me Bariun, i cili i qepet malit perhere per te kerkuar delen e 100-te. Delja e 100te! Eshte ndoshta edhe nje simbol, qe vasha nuk arrin ta kuptoj, ndaj dialogu zgjat aq shume dhe nuk te merzit. Pra, zgjatja e dialogut e ka nje domethenie, ka nentekstin, eshte artistikisht lart dhe me leksik te zgjedhur, qe kurre te mos e merzit lexuesin. Nje tjeter rast ku Prof. Qosja mund te ishte ndalur eshte romani i Visar Zhitit “ Funeral i pafundme”. Bindem se ia vlen te ndalemi te ky roman professor! Nje popull i tere qe mba mbi kurriz nje arkivol. Nuk dine ku ta varrosin, gjunjet u dridhen nga pesha e tij dhe qendrojne. Nese ju e vleresoni dialogun si risi te re ne letersine shqipe, vleresoje dhe zerin e brendshem te personazheve. Por ai nuk gjendet te R. Xhunga, ndaj eshte nje liber aq pa peshe, saqe kur ta mbarosh, pendohesh pse e ke lexuar. Ju permendni thjeshtesine te libri i R. Xhunges, dhe mua vetetimthi me lind pyetja: a mund te qendroj vlera e nje vepre artistike te thjeshtesia?!

    Nese ju e vleresoni kete liber si modelin e letersise moderne shqipe, mjere letersia shqipe, qe ne perberjen e saj do te kishte vetem ca njolla bardhe e zi pa kurrefare efekti. Te pakten te ishte letersi zbavitese! Te te pelqej tematika?! Edhe kjo s’eshte ndonje teme e parrahur. Pastaj eshte shume qesharak pohimi juaj : “ Rudina na u paska rrembyer shkrimtareve nje mundesi krijuese te re” Dhe ku eshte gjithe ky novacion? Te celulari dhe mesazhet e lena ne te. Sa i vonuar je ne kohe o Rexhep! Po aq e pamenduar eshte shprehja juaj ne fund te shkrimit analize per R. Xhungen. Le ta perserisim fjale per fjale: “ Ne qofte se do te keme jete e te shkruaj ende proze, do ta shfrytezoj kete pervoje te re krijuese, qe Rudina Xhunga ia ka sjelle letersise sone”. Meqe edhe ju keni deshire, urojme qe te rrosh gjate, per te rene sa me poshte ne kete pervoje krijuese, pasi jane shume elemente, qe nuk te lejojne as t’i imagjinosh zhvillimet e reja elektronike, qe ne shume raste po zevendesojne njeriun fizik, shpirtin dhe ndjenjat e tij.



    (marre nga numri 6, i revistes Kuvendi)

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mire eshte ta kishim lexuar Rudinen me shume xhepa me xhunga pa te vleresonim vepren e saje.. por me qe Qosja ka shkruar e me qe Qosja shkruan me porosi e me qe per Qosjen rendesi ka se ne c'parti ben pjese Shkruesi e jo cilesia e shkrimeve po i them dhe une dy llafe..

    Komenti i Qosjes per Xhungen doli bashk me Komentin e Qosjes per Demacin..
    Kemi nje fushate politike ketu e jo letrare..
    Xhunga eshte nje far Mata Harry ne skenen politike te Tiranes.. dhe konkretisht nje Mata Harry e grupit "na bashkoj vrasja e Azemit".. pra eshte pjese e klanit te Klos Mejdan sorropit..e pra dhe te Xhavit qose Demaceve e Thaq Ramushave..
    Qosja do nje Nano dinak e hajdut sikurse eshte.. por pak me te eger e brutal ndaj armiqve te Qosjes..pra do nje Nano armik te eger te Berish Rugovave..

    Qosja i do Xhungat e Blendat e televizioneve Shqiptare sepse ata i japin rast pa tallon qe Qosja te cfryje ndaj Rugov-Berishave..

    Qosja eshte pra ne Sulm ne dy krahet.. qe ne Kosove te persoset diktatura staliniste e nxenesve te tije..Hashim Haliteve dhe ne Tirane te perjetsohet diktatura e Edvin Xhung Rudinave e Klos Shyt Meto Gjinush Mejdaneve..

    Jak lufi me lart.. kot kuvendon ne kuvend e merret me romanin e rudin Shikses..se ka a ska strukturat e leksikun.. per tu quajtur Roman..
    Ne fund te fundit vendos Lexuesi.. kushdo e blen e lexon..dhe e mban nen jastek.. romano Xhungen.. e kushdo ja fut nje birre me ato pare qe kerkon librashitsja per librin..

    pra lepuri o Jak nuk fle ne livadhet e Letrsise por te ..puneve tjera ..me era kallash e Shik e dosje..
    Pra jemi ne epoken e Dosie-ades..

    Po pergatitet nje goditje totale ndaj cdo elementi demokrat para votimeve ne dy anet e Kufirit..qe Kupola te jetoje e qete dhe 10 vjet te tjera..

    qashtu..

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-06-2004
    Postime
    82
    Mbase duhet te diskutonim pak per cmimin e shitjes se romanit te xhunges.....

  12. #11
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    S'ESHTE ROMAN!!!! (se cfare eshte s'e di)
    Se na cmendet, kush e ka lexuar duhet ta kete akoma shijen e keqe qe i ka lene libri.
    Nje detaj i vogel: Libri bazohet ne dialogje te zhvilluar ne mesazhe me celulare(qe nga prof Qosja u konsideroka risia e letersise shqiptare), cili nga ju ka mundur te dergoje mesazhe nje faqesh me celular?!!!!

    Mos harxhoni me kohen me keto lloj gjerash.

    PS. Cmimi: 500 Lek

  13. #12
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Prej reklame-antireklames libri i znj.Xhunga vecse do te vazhdoje te shitet, se njerezia do duan te dijne, pse lodhen e mundohen kaq autore per t'u marre me te, nje pjese duke e ngritur ne qiell e te tjeret duke e zhytur nen dhe. Per t'u permendur ketue shte dhe debati Edmond Tupja - Balil Gjini qe po zhvillohet ne gazeten Fjala, gjynah qe gazeten nuk e sjellin rregullisht ne internet. Si shkrim te fundit lidhur me temen (ne fakt s'behet me fjale as per librin as per znj.Xhunga, por ka kaluar ne sulm direkt mes dy shkruesve te lartpermendur) gjejme kete me poshte:


    "Vajto, muzė, mėninė e Tupes

    Balil GJINI

    Sapo mbarova sė lexuari shkrimin e Tupes, botuar tek kjo gazetė njė javė mė parė dhe po bėhesha gati tė nomatisja e tė yshtja fjalėt qė do tė mė lypseshin pėr t’ iu pėrgjigjur, si dhe tė pėshtyja tri herė mbi leksikun e shqipes pėr ta ēkyēur dhe pėr tė pėrmbyshur ritualin e magjisė, befas mė kapllon njė kotėsi dhe njė shkujdesje e madhe njėherazi. Ishte rodina e asaj kotėsie qė zapton herė-herė gjithė rasatin e tė ngjashmėve tė mi biologjikė dhe qė buthton nga ai kundrim pėr Asgjėnė dhe Hiēin universal. Ėshtė njė Hiē me njė “ē” aq tė madhe, sa nė gremēin e saj mund tė varen si nė njė kremastar tė gjitha lėkurėt e fyerjeve taze, tė gjitha xhinglat si xhunga tė xhumasė si xhungėl, shkurt, unė vetė, e kėrkush tjetėr(!), isha si njė karkalec jeshil qė pikon mbi vetveten atė vrerin e kalfėt.

    Nė kėtė gjendje transi e engledisjeje tė marrė, po besoja se gjithė kallaballėku turmėror, para se tė shėnohen nė defterėt e hukubetshėm tė asaj zonjės me thonjtė e ngjyer me manikyr tė kuq, d.m.th Vdekjes, ndahen nė dy kolona tė mėdha vargėtare.

    Kolona e parė pėrfshin njerėzit qė jetojnė me filozofinė e pėrhershmėrisė sė gjėrave, me njė realitet tė njėmendėt, dhe janė tė bindur e tė sigurt nė vetvete. Jeta pėr ta ėshtė qėllim dhe jo lojė. S’ i pėlqejnė trillet, tekat e ngashnjimet. Janė tė ftohtė e cerebralė dhe nė iu dashtė puna tė shkruajnė, e pėrdorin atė tė shkretė penė sikur tė jetė njė copė kallkani. Kėtu s’ e kam fjalėn pėr Tupen, se sot ndihem ndryshe dhe s’ ma ka ėnda qoftė edhe ti kujtoj, p.sh, se provincializmi ėshtė mėnyrė tė menduari dhe jo vend gjeografik dhe, kėsisoji, po tė kapi virusi i tij s’ mund t’ i shpėtosh edhe sikur tė banosh pranė kullės Eifel. Jo, vėrtet ndihem ndryshe dhe vij kėtu as pėr ta lėvduar, as pėr ta sharrė Qesarin. Ata i kanė arritur gjėrat pak e nga pak dhe sinoret e ngastrave tė tyre materiale, a shpirtėrore, i mbrojnė me gjithēka: me kollaren elegante, me kostumin e ri tė sė dielės, me tarafin e gruas, me krushqitė e llogaritura. Janė njerėz qė edhe nė s’ tė pėlqejnė s’ ke pse ti pėrbuzėsh. Lum ata, tė lumurit!

    Njerėzit e kolonės sė dytė, kolonė ku besoj se pėrfshihem dhe vetė, janė njerėzit qė jetojnė me filozofinė e pėrkohshmėrisė sė gjėrave, jetojnė tej caqeve tė reales, pra nė njė hapėsirė ku sendet mjegullohen e shndėrrohen nė blana e hije lojacake. Ata jetojnė me dyshimin e vlerave tė arritura. Jeta pėr ta ėshtė lojė dhe jo qėllim. S’ kam pėrhasur deri tash ndonjė shkrimtar tė madh qė tė mos ketė dyshime pėr vlerat e veta dhe gjėrat e tjera. Jo kush tjetėr, por vetė Borghes-i, pėrpara se tė ngjitej nė njė foltore, i thoshte duke u dridhur paraardhėsit: “Unė kam shumė frikė, po ti?”. Ndikuar nga kėto modele, gjithnjė mė kanė ēuditur njerėzit qė rrinė thundrafortė nė terrenin e pandryshueshėm tė argumenteve tė tyre. Kundruar kėsisoji them, pse jo, se nė polemikat mund ta kem tepruar disi, jo nė sensin e sė vėrtetės, por mbase nė atė tė masės dhe tonalitetit.

    Si qėnie e dyzuar, apo e trizuar qė jam (a ekziston kjo fjalė nė shqip?) mė duhet tė jetoj mes dy mokrave frazeologjike: “Vari hejbet se kėtė vend e ka pjerdhur djalli!” dhe “kalldis tutje, mor malul e sheprak, bėj tutje dhe ti si shokėt!”. Frazėn e dytė, tė mbushur dingazi me barut tė zi luftarak, ma shqiptonte gjyshja sa herė mė duhej qė tė cytja gjelin tė pėrleshej nė bejleg. Togfjalėshi i parė do tė thotė tė jetosh, a tė mbėrrish tek kufinjtė estetikė, aty ku gjithēka ėshtė materie e qashtėr dhe e bryllėt letrare, pra ka shijen e ėmbėl tė mjaltit tė bletėve tė egra (Nė kėtė rast i bekuar qoftė dhe ndonjė pickim i tyre).

    Tutje mund tė jetė Atdheu i marrėzive tė mėdha: aty ku R.Xh, pėrmes njė propagande jo fair play, mund tė shesė shtatėdhjetė e nėntė vogona me libra, kurse Vlorės i shtohet edhe njė burrė tjetėr prej guri: busti i Shefqet Musarajt, shi mu pėrpara bibliotekės. Por mua mund tė mos mė kriste fare. Unė kam botėn time letrare, aty ku gjithēka ėshtė habi, mahnitje, lėngatė e ėmbėl. Ja, porsa lexova se Philippe Jaccottet, poeti francez qė vitin e kaluar mori ēmimin e Busės Goncourt pėr tėrėsinė e veprės poetike, deklaron se e paska mėsuar rusishten vetėm pėr tė pėrkthyer Mendelshtainin, dhe, pasi e bėri kėtė, i dha dutkat asaj. Dhe unė, Zoti mė ndjeftė qė s’ jam gjithmonė njė ėngjėll buēkaran i citosur me vyrtyte, e parafytyroj kokėn e poetit si njė koshere, sirtaret e tė cilės firasen nga fjalėt, frazat, frazeologjitė. Ėshtė brenda tipit tim ky gjest. Pėr hir tė kuturisjes, aventurės, kureshtjes letrare, s’ ėshtė fare ēudi ta zbraz kaplloqen time nga zh-tė dhe y-tė e frėngjishtes dhe tė kall brenda saj blana tė majme nga leksiku kinez, a arab. Pse jo! Kurse njerėzit e kolonės sė parė s’ mund ta falin kėtė, dhe mirė bėjnė, xhanėm.

    Kėshtu... Por fjalėt e gjyshes pėr t’ u ndeshur mė teptisin nė nga koka. Mor po, ē’ bėhet nė kėtė vend?, pyes vetveten (E di , e di qė Heidegerri, i ka quajtur pyetjet pėrshpirtje tė tė menduarit). Ėshtė fjala pėr burrin prej guri, ndėrtuar bash mu para bibliotekės sė Vlorės, vetėm e vetėm pse ka nxirrosur njė libėr qė kėtillohet:”Epopeja e ballit kombėtar”. Kanė kaluar pesėmbėdhjetė vjet pluralizėm. Ku ėshtė morali i shoqėrisė dhe vlerat e saj? S’ e di. Kudo ka njė heshtje tė prajtė. Dhe gjithnjė mendoj se raca e intelektualėve, ajo qė duhej ta mbante vendin tė qiqėrt dhe tė vendoste njė hierarki letrare tjetėr, ashtu si raca e buallicave, ėshtė nė zhdukje e sipėr nė kėtė vend. Pasi shkrova kėtė fjali tė mynxyrėshme, e ndjej se urgjentisht duhet tė gjej njė kurriz ku tė fshihem. Ja kurrizi i Roland Barthez-it:” Nga ana ime unė them qė intelektualėt janė bėrlloku i shoqėrisė. Bėrllok nė kuptimin strikt, qė nuk shėrben pėr asgjė, qė sė paku nuk mund tė rikuperohet”. Ani, ani, duhej tė dilnin njė grusht njerėzish qė tė dėftonin me gisht tė keqen. Si fakt kulturor, dhe jo letrar, kuptohet, hapėsirė qė e pėrfshin dhe gazeta “FjalA”. Si fakt kulturor bėhet fjalė edhe pėr propagadimin e pabazė tė R.Xh. Sigurisht s’ e kam fjalėn pėr Tupen, sepse ndihem krejt i ēliruar nga mėritė dhe nuk dua as ta lėvdoj dhe as ta shaj Qesarin.

    Nė kėtė gjendje tė trizuar lazdrimi, dokėnisje dhe kotėsie, e kqyr dhe titullin “Kundėr gjinisė sė Gjinit”. Ndėrsa togfjalėshi i dytė mė duket i gjetur dhe jam gati t’ ia shkrep gazit dhe tė bėj ironi me vetveten, ajo parafjala “Kundėr”, e vendosur pėrpara, mė ngjan si dash kėshtjelle qė duhet tė ēajė dyert... e qelqta tė qėnies sime. Herė tjetėr mė duket si njė tra dogane (pa prapamendime tė tjera). Dhe herėn e tretė, mė ngjason se qė dy herėt e para ėshtė shtirur e fortė, ngaqė nė tė vėrtetė s’ ėshtė veēse njė vajzė cullake e befotrofit, e cila s’ ka nevojė pėr gjė tjetėr pėrpos njė palė mbathje tė bardha pambuku, pėr tė fshehur kofshėt e saj karkacule.

    Dhe ec e ec. Nė saje tė kėsaj fryme universale qė mė kishte kaplluar isha i bindur se njeriu qė thurr mendime pėr tė tjerėt i ngjan krimbit tė mėndafshit qė e mbėshtjell vetveten nė njė fshikėz. E ndėrsa nga krimbi del njė flutur, nga njeriu nuk del veēse njė qefin. Kėshtu mendoja nė ato ēaste falė mėdyshjeve, pėrkohshmėrisė sė mendimeve tė mia. Kėtė e dėshmon fare rrokshėm dhe titulli i kėtij shkrimi, i cili, ēėshtė e vėrteta, ėshtė krejt angllėē me pėrmbajtjen e tij. Kurse nesėr, nesėr... E ku mund ta dish ē’ bėhet nesėr nė kėtė botė ku vdesim tė gjithė, siē thoshte Faucault."

    nga Fjala

    Shkruesit ndalen e lodhen qe te shkruajne pro-te e kundrat, njerezit i mundon kurioziteti...("Po ca ka, ca ka aty...Mos shko o trim" (per ata qe arrijne te sjellin ne mendje skecin me Koco Devolen), se s'do duash te lexosh liber me vone...tipi i keshilles qe na jepet, duke perfshire ketu Krispin me postimin e fundit)...shtepia botuese dhe znj.Xhunga numerojne 5000 lekeshat (e vjeter).

  14. #13
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    o brar, si eshte e mundur qe i bie gjithmone ne nje vrime e burre , se na lodhe. Edhe enciklopedine e letersise e politizon e e ben lemsh e li.
    Kjo eshte e vetmia menyre qe e ben te besueshme (....?) shqetesimin tend per politiken e vendit?
    na cmende o njeri na cmendeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee.
    Tashme te eshte bere e pamundur diskutimi qe te tregon serioz. Si nuk e kupton se je kthyer ne nje qeshark mosntruoz. Kur hyjme tek letersia , c'vishemi nga te gjitha politikat...
    Menyra se si i banalizon te gjitha temat, e ben te dyshimte shqetesimin tend. Madje kam filluar te dyshoj se do te jesh ndonje spy grek a serb a ku e di une qe llap e llap e ben mish mash , gjoja si atedhetdashes, e ne fakt nuk na le te shijojme asnje forum , nuk na le te shqetesohemi, nuk na le te mendojme . Pash zotin ku e ke mesu shqipen? Shqipja jote gjithecfare mund te jete po shqipe shqipnie -jo. Pse kthehesh ne njeri negativ me dashjen tende?????????????????????????????????????
    Brar , nje pyetje kam .... E ke lexuar librin e xhuges ti? Apo thjesht ta ka dhene truni te me meresh me fustanin e me nenfustanin e saj , e me ato qe thone te tjeret. Kur do te jesh nje here te vetme vetja jote?

  15. #14
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Nje grua qe mashtrohet nga gruaja e te dashurit te saj. Kaq! Mashtrimi ishte gje e bukur, I give her props for that, por... s'e konceptoj dot rrjedhojen e ngjarjeve, sic e shkruan R. Xhunga. Me jep pershtypjen se eshte e sforcuar, dhe shpesh here dialogu eshte pothuajse nje monolog i zgjatur e i sterzgjatur... pastaj i zgjatur e i sterzgjatur, i perseritur, pastaj (s'ka mbaruar akoma, jo) i zgjatur e i sterzgjatur.

    I feel used!
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Leila pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #15
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Te shkruarit eshte si seksi: ne fillim e ben per qef, pastaj e ben per njerez qe ke prane e te duken simpatike, e nese ia merr ndopak doren perfundon duke e bere per pare.


    Gjithsesi libri i Xhunges eshte me xhunga.

  18. #16
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Qėnke interesant ti Pensėll !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  19. #17
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    "SIKUR ANA...", LIBRI I RI I RUDINA XHUNGES

    "SIKUR ANA...", LIBRI I RI I RUDINA XHUNGES

    "....Eshte i shkruar prej nje autoreje qe e ka jashtezakonisht te zhvilluar dhuntine e vrojtimit, qe eshte artiste e vertete e dialogut, qe eshte njekohesisht artiste e gjuhes. Ne qofte se do te kem jete e te shkruaj ende proze do ta shfrytezoj kete pervoje te re krijuese, qe Rudina Xhunga ia ka sjelle letersise sone". Rexhep Qosja

    Keto fjale shkruhen ne kopertinen e romanit me te ri te Rudina Xhunges "Sikur Ana...", qe vjen rreth nje vit pas suksesit te romanit "Prehja e nje martese te lodhur". "Sikur Ana..." eshte nje liber per dashurine. Per sfond ka '97, sepse "pikerisht ne kohera te veshtira edhe dashurite jane me te bukura dhe domethenese". Nje vajze 22-vjecare, ne mes te ketij mallkimi pret nje beb. Gjithe libri eshte ditari i saj me te bijen, Anen. Vajza bashkejeton me te dashurin dhe 150 faqet rrefejne deshiren dhe pamundesine per te mbajtur nje burre dhe nje femije. Per dashurine e tyre, vajza kerkon shpetim te seksi, te magjia, te falli dhe kuzhina. Te gjitha te treguara me nje gjuhe te thjeshte e te perditshme, here-here me nota humori te zi dhe here-here me gjuhe bebesh. Edhe pse ngjarja zhvillohet ne sfondin historik te nje viti te rende dhe te rralle per shqiptaret, autorja nuk ndalon gjate ne zbardhjen e tij, as te viteve qe e kane paraprire dhe percaktuar '97, duke i percjelle ngjarjet shkarazi dhe ne menyre naive prej nenes se re, qe edhe pse punon ne nje gazete, e gjen te veshtire t'i shpjegoje te bijes gjera, te cilat nuk i kupton as vete. Dashuri ne kohen e fajdeve.

    Subjekti nis me nje zarf qe perfundon ne tryezen e punes se nje botueseje. Brenda ka nje diskete, ku eshte ruajtur nje ditar i vitit '97. Dhe ne nje leter te shkruar me dore i kerkohet ta botoje ditarin dhe t'ia kushtoje Anes.

    "Sikur Ana", nje vit pas "Prese..."

    "Sikur Ana..." eshte libri i trete i autores dhe romani i dyte. Libri i pare eshte "Te dua per sfond" me 13 poezi, 13 tregime dhe 13 intervista. Libri nuk pati publicitet, sepse perkoi me kohen e fajdeve. Ne shkurt te 2004 del romani "Preja e nje martese te lodhur". Libri u quajt bestseller nga kritika letrare per shkak dhe te shitjeve rekord. Ne kater jave, kater ribotime dhe 4000 kopje te shitura, kryesisht ne Shqiperi, por dhe ne Kosove dhe Maqedoni. Me pas, libri pati dhe dy ribotime te tjera, duke e bere nje nga librat me te shitur, te pas '90 te nje autori shqiptar. Nje nga arsyet qe sollen suksesin, vec subjektit intrigues dhe provokues, si dhe formes se rralle ishte dhe publiciteti qe i ben koleget e saj gazetare, te cilave ajo u kushtoi edhe librin, ne diten e promovimit te tij. E perbashket per te dy librat eshte se jane shkruar ne vere, autorja ka perfunduar rishkrimin ne 31 dhjetor dhe dolen nga botimi ne shkurt.



    Pjese nga libri

    ...E beme rrugen ne kembe, nga komisariati ne shtepi. Ai dy hapa para, une qe terhiqja kembet, per ta arritur. Derisa erdhem dhe u leshuam si dy dengje leshi mbi divan. Pa folur, madje, pa marre fryme. Edhe driten harruam ta hapnim. Rrinim ne erresire dhe asnjeri nuk hapte goje i pari. Nuk kishte me ngushellim per ta ndare. E vetmja frike qe mbaja ishte mos nga casti ne cast ai do te shperthente dhe do me kthehej per te me thene se fajtorja isha une, se e kisha shpikur une ate vajtje te cmendur ne estrade. Une duhet te kisha bere ndonje plan me hajdutet e makinave, duke iu dhene celsa kopje, per te ndare parate, pastaj. Me kapi tmerri se kjo do te ndodhte, dhe per me teper me behej se ai kishte te drejte. Une duhej, patjeter, te kisha gisht ne kete mesele. Sindroma e fajtorit po me mbyste dhe ashtu e tulatur sic rrija ndenjur, i zgjata doren, ne terr, dhe preka te tijen. Ia mora dhe ia putha, pastaj i gjeta syte, ballin, floket, zbrita ne kraharor, arrita poshtebarkut. Ai nuk levizte, vec pranonte.....

    Ai me terhiqte floket pas vetes, sikur do me shkulte paskoken, por une nuk shkeputesha. Vazhdonim te mbanim veten siper njeri-tjetrit, duke shkembyer peshtyme te thare. Derisa erdhi serish brenda meje serish, serish...

    Nuk kisha fuqi te numeroja sa here me shume se ai, pata orgazma. Dhe as kuptoja dot, ne qene orgazmat e dhimbjes, apo kenaqesise, qe garonin njera-tjetren. Tani ai po fle, i lodhur, i derrmuar, i shterur nga lengjet, ku tani po noton ti, beb. Ndersa une rri e vras mendjen, si shpetova sonte nga fajesimi. Sepse une nuk kam faj moj zemer! C'faj kam une qe dua te jetoj?
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  20. #18
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    shekulli - ka vene disa pika mbi i

    Tropik i ftohtė

    Libri i Rudina Xhungės “Sikur Ana…”


    Elsa Demo
    Zona artistike qė i referohet tropikut tė nxehtė shqiptar tė vitit 97 po fiton terren. Si qasje pėr tek ēmenduria shtetare e kolektive e shkaktuar prej kolapsit ekonomik nga firmat piramidale mund tė pėrmendim nė kinematografi, pjesėrisht, “Tirana, Viti zero” i F.Koēit, pritet t’i afrohet kėtij viti “Syri magjik” i K.Ēashkut, por filmi ėshtė ende nė proces. Nė letėrsi do t’iu referoheshim dy romaneve tė veēantė “Endrra e Damokleut” i F.Kongolit dhe “Dhjetė ditė qė nuk tronditėn botėn”, i A.Plasarit. Janė afrime dhe rrekje fare tė ndryshme se si mund tė pėrtypė arti njė vit historik si viti 97, zeniti i tropikut tė tranzicionit tonė dhe pėr t’ia pėrcjellė bashkėkohėsve. Sė fundi ėshtė gazetarja Rudina Xhunga e cila ka bėrė njė qasje me romanin-ditar “Sikur Ana…”, botimet “Dudaj”, i hedhur nė qarkullim para ca ditėsh.
    Ky ėshtė libri i tretė i Xhungės, pas botimit nė vitin 96, tė pėrmbledhjes me poezi, tregime e intervista dhe “Preja e njė martese tė lodhur” nė 2004, i cilėsuar si mė i shituri, i pari nė letėrsinė e sotme shqipe.
    Romani nis me predikimin e njė botueseje tė re shqiptare e cila ka njė mllef qė i mblidhet si xhungė mes vetullave kur i bie nė dorė romani i ndonjė shkrimtari vendas. Gjė qė s’i ndodh kur dikush i dorėzon dorėshkrimin e njė anonimeje qė i ka vėnė kushtin: ta titullojė “Sikur Ana…”. Ana ėshtė foshnja qė nuk erdhi kurrė nė jetė, njė paralele qė Xhunga si pa dashur e heq me demokracinė nė Shqipėrinė postkomuniste si njė foshnjė e palindur ende. Ngjarja nis nė shkurt tė vitit 1997. Eshtė historia e rrėfyer nė ditarin e njė shtatzėneje 22-vjeēare e cila bashkėjeton me njė djalė qė me t’u kthyer nga emigrimi nė Itali gjithė kursimet i ka depozituar tek “VEFA” a “Sudja”, piramida, “sepse kėshtu kanė filluar t’i quajnė tani. Dikur ishin fondacione, firma, kompani serioze, tani janė piramida”,- i shpjegon nėna bijės. Nė krahasim me ē’ndodh jashtė, monologu i nėnės sė Anės, duket sikur bėn fresk. Pra tmerr jashtė e njė dridhje e lehtė brenda. Nuk ka debat, ka predikimin, nuk ka kundėrvėnie, ka pranim. Ēėshtja e abortit del herė pėr shkak tė dashurisė, herė si zgjidhje e pashmangshme e shkaktuar nga njė situatė sociale siē ishte koha e fajdeve. Pra Xhunga nuk konfronton probleme tė pėrhershme, por tė pėrkohshme. Monologu i nėnės sė fėmijės sė palindur ėshtė njė rrėfim i dendur ndjesor duke tejkaluar atė harmoni qė kishte ditari i letėrkėmbimeve elektronike nė romanin “Preja e njė martese tė lodhur”. Kjo temė e kapur kaq thjesht nga Xhunga i kishte, megjithatė, shanset qė tė kthehej nė njė “J’accuse” e gruas, nėnės, femrės ndaj ēmendurisė njerėzore qė shkaktoi viti 97, por nuk arrin. Nuk do tė prishte punė nėse do tė transmetonte edhe sinjale nga njė “traktat feminist”, sepse nė letėrsinė shqipe nuk kemi as shkrimtarė tė tillė ose ėshtė aq pak sa iu jep dorė tė pakėnaqurve tė etiketojnė shpesh: “Femrat shkruajnė keq”.
    Nėse “Preja e njė martese tė lodhur” ishte njė bashkėbisedim terapeutik me botėn e gruas nė vend tė najlonit e trėndafilave, “Sikur Ana…” i ngjan njė psherėtime tė gjatė dhe tė epur para kohe. Nėna e ardhshme qė me zor ēpret hepimin e ngadaltė tė barkut, kujton itinerarin e udhėtimeve me shokun e saj kur bėnin qejf me interesin e paparė nga piramidat dhe me t’u tronditur mirėqenia ajo hidhet e bezdisur tek falli dhe magjia, shqetėsohet pėr gatimin dhe hekurosjen. Nėna e Anės e konsideron veten njė fėmijė qė me gjithė kėtė ankth do donte tė dėneste nėn pekulet e dikujt qė e ngushėllon zėėmbėl. E ēfarė donte ēifti i kėsaj historie? Po mblidhte para pėr tė blerė njė vilė dykatėshe.
    Romani i Xhungės nuk arrin tė kapėrcejė hendekun ombilikal, nuk arrin tė jetė as njė manifest social, as tė imponohet me forcėn pėr tė nevrikosur apo qoftė pėr tė vėnė burrat nė pozitė, pra nuk mund tė akuzojė pėr maskilizėm, atje ku nuk ka energji femėrore qė pėrpiqen pėr t’iu pėrgjigjur kėsaj bote tė ashtuquajtur tė gjithėpushtetshme, siē mund tė pretendohej nga “Preja e njė martese…”. “Fati qenka ngjitės, ylli im! Ndryshoka vetėm formėn, njė herė shfaqet si baule e mbytur nė vapor e herė tjetėr si ēantė me para humbur nė kambizėm. Por mamatė bėhen gjyshe dhe mbesat mama, duke tėrhequr pas vetes fate tė ngjashme. Vetėm se kur e provojnė, qajnė; kur e tregojnė, qeshin”, shkruhet tek “Sikur Ana…”
    Xhunga ka lėnė jashtė atė pėrvojė historike si gazetare qė ka pasur nė atė kohė tė ēmendur. Pak kolegė tė saj sot nė media e patėn kėtė “fat”. Ajo ia jep si tė mirėqenė lexuesit ēmendurinė e 97-ės. Nė kėtė formė kjo mund t’i shėrbejė lexuesit tė sotėm, qė ka qenė bashkėkohės i ngjarjeve, por jo atij tė nesėrm. Pasi do tė ndodhė siē po ndodh sot me atė brez qė nuk e jetoi dhe nuk di ē’ishte diktatura e Hoxhės. Nė kėtė kontekst autorja krijon insinuatėn e njė jete inferiore pėrballė dashurisė. Kjo e fundit i marrka tė gjitha pushtetet. I merr vallė? Thuajse pėr shkak tė saj 22-vjeēarja pranon abortin: “Dashuria nė kohėn e fajdeve paska qenė mallkim”,- shkruan Xhunga.
    Me rastin e romanit “Preja e njė martese tė lodhur” ėshtė konstatuar me tė drejtė qė Xhunga ėshtė mjeshtre e gjuhės, ajo e njeh kėtė. “Sikur Ana…” e pėrforcon kėtė konstatim dhe ja ku pėr tė dytėn herė zgjedh njė model romani qė sikur ka nisur tė lėvrohet ca si shumė: ditari. Kjo formė nuk jep mundėsi pėr ta trajtuar letėrsinė vetėm si gjuhė, aq mė pak si shmangie nga gjuha. Kjo ka rrezikun e pėrsėritjes amplifikimit tė sentimenteve dhe tė largimit nga mė e shėndetshmja qė lexuesi kėrkon prej letėrsisė si guidė e udhėtimit tė brendshėm.
    Ajo qė mbetet nga ky libėr veē gjuhės, ėshtė edhe humori i shkrifėt pėr njė stinė aq tė zymtė qė kaloi Shqipėria e piramidave.
    Dhe sė fundi dy fjalė pėr mėnyrėn se si po i kėrkohet lexuesit tonė tė shkojė tek libri, mėnyrė qė ka nisur tė bėhet modė. Media ėshtė interlokutori i parė, fatkeqėsisht i padijshėm. E kanė quajtur median edhe tė manipuluar, tė rekrutuar. Ky mekanizėm mund tė ndreqet lehtė. Nuk ka pėrse tė bėhen konferenca shtypi kur libri nuk ėshtė lexuar ende, kur ėshtė hedhur tė djeshmen nė qarkullim pa bėrė ende xhiron e librarive. Kjo i shėrben autorit, ndėrkohė qė media “nuk ka kohė” tė flasė dy herė pėr njė libėr. Kėshtu qė hesapet mbyllen me reklamėn. Ky ėshtė komerc qė i shėrben mė sė shumti edhe tregtuesve tė librit. Pas kėsaj xhiroje shkrimtari mund tė bėjė fare mirė takim me lexuesit, ai qė duhet respektuar i pari. Nė fund tė fundit asgjė tė shpikur nuk ka nga bashkėkohėsit. Latinėt e kanė pėrkufizuar ndryshe kėshtu: “Habent sua fata libelli” – Librat kanė fatin e tyre.
    wrong verb

  21. #19
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505

    Rudina Xhunga, ngjashmėri e rastėsishme apo ...

    (marre nga gazeta "Panorama")


    Edhe shkrimtarėt apo botuesit shqiptarė duhet tė dėgjojnė zėrin e lexuesit, apo tė jenė tė ndjeshėm nė botimet qė hedhin nė treg, sepse ne jemi konsumatorėt e “prodhimeve” tė tyre. Por nganjėherė pakujdesia, reklama apo shpirti i fitimit ngatėrron si “padashur” disa gjėra thelbėsore, serioze. Thuajse nė tė gjithė shtypin shqiptar ėshtė tėrhequr vėmendja se nė Shqipėri ekziston njė letėrsi e mirė dhe lexuesi i saj “mungon”. Nuk arrij ta kuptoj ende njė konstatim tė tillė. Edhe pse nuk jam shkrimtare mė pėlqen letėrsia jonė, me tė jam rritur dhe nuk kam ndrojtje nėse them se edhe ne kemi shkrimtarė tė mėdhenj. E them me bindje “tė mėdhenj” dhe nuk mendoj se bėj ndonjė gabim. Por, pse ndodh atėherė qė shpesh letėrsia e shumė shkrimtarėve tė rinj kalon pa u vėnė re dhe lexuesi kalon indiferent ndaj saj? Tė dielėn shkova nė librari dhe bleva romanin mė tė “zhurmshėm” qė zuri njė kohė tė mirė nė tė gjitha ekranet televizive dhe u njoftua si ngjarja mė e rėndėsishme pėr botimet shqiptare, pra, pėr letėrsinė shqiptare. Ēuditėrisht pėrkonte me tė njėjtėn si njė vit mė parė, me tė njėjtėn shkrimtare, Rudina Xhunga, nė tė njėjtėn sallė librari, me tė njėjtėn gjioni, veēse me botues tjetėr dhe me redaktor tjetėr. “Sikur Ana”, titullohet libri mė i ri i gazetares qė ka dalė nė qarkullim nga shtėpia botuese “Dudaj”. Mbeta e tronditur, kur ende pa u hedhur nė qarkullim ishin shitur 800 kopje nga ky roman?!? Por me vete thashė se edhe historia u pėrkitka dy herė njėlloj. Megjithatė fillova tė lexoj.
    ... nuk mund tė vazhdoja dot leximin tim mė shumė 24 faqe nga “romani” ditar prej 150 faqesh i pėrgatitur me kujdes nga njė staf, shqiptar, maqedonas, kosovar. Gjuha e pėrdorur nga autorja ishte e pakuptueshme, fraza nuk rrjedh dhe stili (me aq sa kuptoj unė) nuk ėshtė normal. Qė nė frazat e para ndjen njė pakujdesi nga puna e redaktorit tė “romanit”, edhe pse ai ėshtė shkrimtar e pėrkthyes me autoritet.
    Njė fragment nga historia jonė e afėrt qė ka tė bėjė me fabulėn e “romanit” (rėnia e skemave piramidale), edhe pse e veshur me ndienja sentimentale nuk mund tė tė intrigojė, apo tė ngacmojė pėr njė vepėr serioze nė prozė e aq mė tepėr e lancuar me aq pompozitet nga mikeshat e saj tė televizioneve dhe tė gazetave.
    Por, edhe pse nė formėn e ditarit, ky libėr, ēuditėrisht, nga autorja, redaktori, por edhe nga botuesja shumė e njohur “Dudaj” cilėsohet roman. Mbase jam gabim, por nė kėtė pėrcaktim serioz dhe me pretendime nė letėrsi jo gjithēka qė shkruhet nė letėr ose nė formėn e ditarit mund tė jetė e zhanrit tė romanit.
    Por shqetėsimi im nuk ndalon kėtu, sepse:
    Kur nis tė ndjek fabulėn, apo linjėn kryesore tė romanit, autorja dhe redaktori e quajnė dialog, por nė tė vėrtetė ėshtė vetėm monolog me fetusin qė nuk zhvillohet nė mėnyrė organike dhe nėse i mori paratė nga Fondacioni i “Sudes” apo i “Xhaferrit”, personazhi burrė.

    Ēuditėrisht nuk e ndjek dot kėtė linjė artificiale, sepse mė vinte nė mendje vetėm libri i Oriana Fallacit “Letėr njė fėmije qė nuk lindi kurrė”, tė cilin e kam lexuar nė gjuhėn italiane para disa viteve, por me sa kam dėgjuar ėshtė pėrkthyer edhe nė shqip e gjendet edhe nėpėr librari.
    Pas kėsaj “vepre” qė nisa tė lexoj, edhe pse e mora me dėshirė, sepse unė e kam lexuar edhe romanin e parė tė kėsaj shkrimtareje me titull “Preja e njė martese tė lodhur”, roman i ngritur nė qiell nga media televizive dhe ajo e shkruar, por edhe i anatemuar keq po nga media e shkruar, po ju bėj njė pyetje shkrimtarėve shqiptarė,
    - A shkruani ju vepra origjinale apo jo?
    Po i bėj njė pyetje gazetareve tė kulturės, tė mediave elektronike nė Shqipėri:
    - Shkrimtar i madh je nėse je nė njohje ose nė miqėsi me ju?
    Pyes gazetaret e kulturės nė median e shkruar
    - Meqė njė kolegia juaj shkruan pėr sė dyti njė roman, kjo do tė thotė se detyrimisht duhet tė pėrbėjė ngjarjen mė tė madhe tė letėrsisė shqipe?
    Pyes redaktorėt:
    - Vallė kaq e lehtė qenka puna juaj sa nuk e klasifikoni dot gjininė e njė vepre letrare?
    Pyes botuesen e njohur dhe tė respektuar:
    - Mos vallė ėshtė serioze qė ju tė konsideroni si veprėn mė tė mirė tė letėrsisė shqipe njė vepėr tė huazuar nė subjekt dhe pėr kėto organizoni konferenca shtypi? Po nėse njė kolegu juaj do ju vendosė pėrballė romanin e Oriana Fallaēit, nga e cila ju vetė keni botuar, si do tė reagoni?
    Pra, unė si dashamirėse e letėrsisė shqipe, pėr tė cilėn hera- herės ngazėllehem pėr veprat serioze tė letėrsisė femėrore, them se duhet mė seriozitet, mė tepėr kujdes, sepse kėshtu dėmtojmė fillimisht vetė ata autorė qė janė nė fillim tė karrierės sė tyre, sepse jo gjithmonė duhet shfrytėzuar mundėsia qė tė jep media dhe afėrsia apo marrėdhėniet qė ke me tė. Lėreni letėrsinė, lėreni krijimtarinė tuaj tė bėjė udhė, sepse kėshtu mbase do ju tėrheqim mė shumė e mos rendim pas modave, por edhe pas “festave” popullore tė erosit. Ndryshe lexuesi ka tė drejtė tė zgjedhė letėrsinė e pėrkthyer dhe ky nuk ėshtė faji i tij?!

    Era Gjata
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  22. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rudina eshte shkrimtare e angazhuar..

    Qosja komentuesi i saje po ashtu i angazhuar..

    angazhimi i tyre eshte pikerisht mos ardhja e Femijes..pra e demokracise..por sundimi i policise sekrete te Ramiz Dull Nano klos Edvinave..

    ushtar te Rudin qoses jane Zan Caushet..
    Bordero e rudines eshte fondi sekret i PPSH-se..

    dalja e librit me piramida pikerisht para veres se nxehte te votimeve tregon se rudina i trembet ndryshimeve politike..
    kushedi far dalin.. po erdhi demokracia e vertete .. do lemerisemi kur te mesojme te vertetat ne stanin e qose zan caush rudin klos altinave...

  23. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Aktivitete dhe organizime nė Angli
    Nga boys_ashes nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 277
    Postimi i Fundit: 27-11-2016, 12:47
  3. Rudina Berdynaj
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 13:52
  4. Rudina Xhunga
    Nga ChuChu nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 22-04-2003, 01:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •