Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528

    Pėrkujtim !!!!!!!!

    Presidenti Rugova: Smajl Hajdaraj me veprėn heroike do tė mbetet burrė i madh pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės





    Prishtinė, 17 janar - Sot nė Prishtinė, me njė Akademi pėrkujtimore tė organizuar nė Teatrin Kombėtar, u pėrkujtua deputeti i Kuvendit tė Kosovės dhe ish-komandanti i UĒK-sė, Smajl Hajdaraj, nė dyjvjetorin e vrasjes. Nė kėtė akademi mori pjesė dhe foli Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, si dhe deputetė, zyrtarė tė LDK-sė, familjarė dhe bashkėluftėtarė tė Smajl Hajdarajt. Smajl Hajdaraj u vra para dy vjetėsh nė njė atentat nė Pejė nga persona tė panjohur dhe vrasėsit ende nuk janė zbuluar nga drejtėsia.
    Duke folur nė kėtė Akademi pėrkujtimore, Presidenti Rugova tha se sot nė 2-vjetorin e vrasjes sė deputetit tė Kuvendit tė Kosovės, Smajl Hajdarajt, "po bėjmė nderimin tonė tė pėrbashkėt pėr figurėn dhe veprėn e Tij".




    "Edhe sot, pas dy vjetėsh e kemi tė rėndė dhembjen pėr humbjen e Smajl Hajdarajt, por edhe ndjenjėn e krenarisė e kemi mė tė fuqishme pėr punėn e Tij tė ēmuar pėr vendin tonė, Kosovėn", theksoi nė vazhdim tė fjalės sė tij Presidenti Rugova.
    Ai tha se Smajl Hajdaraj qė nė fillim tė viteve '90, iu bashkua lėvizjes sonė pėr liri e pavarėsi nė kuadėr tė LDK-sė dhe tė rezistencės sonė tė pėrgjithshme. Pėr mė shumė se njė decenie ishte i angazhuar nė mėnyrė tė pandalur nė Degėn e LDK-sė nė Pejė dhe ishte njėri ndėr themeluesit dhe pastaj drejtues i Nėndegės sė LDK-sė nė Rugovė. "Pėr vite tė tėra punoi nė ndėrtimin e institucioneve nė nivel tė Pejės dhe tė Kosovės. Si shumė anėtarė tė tjerė tė lėvizjes sonė pėr liri e pavarėsi Smajl Hajdaraj vinte nga dega e inteligjencės teknike tė Kosovės, e cila ishte aktive dhe pragmatike nė vitet '90", tha Presidenti Rugova, pėr tė vazhduar: "Nė vitin 1998 kur pushtuesi vendosi ta shkatėrrojė vendin tonė me luftė, Smajl Hajdaraj u aktivizua nė luftėn tonė pėr liri e pavarėsi. Ai e organizoi rezistencėn nė Rugovė nė kėtė regjion tė Alpeve kosovare me shumė aktivistė tė tjerė dhe u bė Komandant i njėsive tė luftės pėr tė mbrojtur Republikėn e Kosovės".
    Ndėrkaq, duke folur pėr aktivitetin e Smajl Hajdarajt pas luftės, Presidenti Rugova theksoi se ai vazhdoi punėn e tij nė rindėrtimin e vendit dhe aktivitetin e tij politik. "U zgjodh anėtar i Asamblesė Komunale nė Pejė, nė vitin 2000, nė zgjedhjet e para lokale. Kurse nė zgjedhjet nacionale nė vitin 2001 Hajdaraj u zgjodh deputet nga LDK-ja nė Kuvendin e Kosovės. Dhe nė kohėn kur punonim pėr ndėrtimin e institucioneve shtetėrore tė Kosovės u vra nė njė atentat mbi tė nė Pejė. E vranė ata qė ishin kundėr lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. E vranė ata qė ishin kundėr lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. E vranė ata qė ishin kundėr institucioneve demokratike tė vendit tonė", tha Presidenti Rugova, duke thėnė se ata do tė dalin para drejtėsisė sė Kosovės tash apo mė vonė. "Zoti i dėnon me drejtėsi ata qė janė kundėr lirisė dhe pavarėsisė sė njė vendi pėr tė cilin u flijuan me mijėra njerėz", nėnvizoi Presidenti Rugova, pėr tė theksuar:
    "Aktivisti i palodhshėm dhe deputeti Smajl Hajdaraj, do tė mbetet nė historinė moderne tė Kosovės, si burrė i madh me vepėr heroike pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Ai ishte njė burrė tipik kosovar B shqiptar qė punon pa iu ndier shumė zėri, qė punėt nė kohė tė vėshtira, i merr si obligim dhe i kryen me pėrkushtim. Kosovarėt kėta trima i quajnė 'burra tė dheut', burra tė vendit qė punojnė dhe sakrifikohen pėr tė, duke lėnė veprėn dhe shembullin e Tij pėr brezat e ardhmėrisė".
    Duke e pėrmbyllur fjalėn e tij, Presidenti Rugova tha se
    Smajl Hajdaraj do tė shėrbejė si shembull i madh si punohet pėr vendin nė kohė lufte dhe paqeje. Ai gjithė veprėn dhe jetėn ia kushtoi lirisė dhe pavarėsisė sė vendit tonė Kosovės sonė tė shtrenjtė, theksoi nė fund Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova nė kėtė Akademi pėrkujtimore kushtuar deputetit e komandantit, Smajl Hajdaraj.
    Nė fund u shfaq njė program artisktik ku me pika tė zgjedhura u paraqitėn artistet Lule Elezi e Alisa Baraku si dhe aktori Ēun Lajēi.


    ------------------------------------------------

    Mbetėm duke pėrkujatuar tė vrarrėt e vrasėsit breshin lirisht e gjuajnė viktimėn e radhės !!!

  2. #2
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Shėmbėlltyra Dhe Vepra E Smajl Hajdarajt, E Shėndrroi Ate Nė Pishtarė Tė Lirisė

    Ramiz Dėrmaku: Shėmbėlltyra dhe vepra e Smajl Hajdarit, e shndėrroi atė nė pishtarė tė lirisė
    E Hene, 05-04-2010, 07:58pm (GMT+1)


    MENDJET E MYKURA BĖJNĖ PLANET…, DORA E LIGĖ E KRIMIT DO TĖ QĖLLOJĖ MBI DEMOKRACINĖ, LIRINĖ DHE SHTETIN E KOSOVĖS

    SHĖMBĖLLTYRA DHE VEPRA E SMAJL HAJDARAJT, E SHĖNDRROI ATE NĖ PISHTARĖ TĖ LIRISĖ

    Nga: Ramiz DĖRMAKU


    Nė Diasporė me indinjatė tė thellė ėshtė pritur lajmi i hidhur dhe tragjik pėr vrasjen (me 17 janar tė vitit 2002 ) e deputetit tė Parlamentit tė Kosovės, intelektualit, inxhinierit tė elektroteknikės, intelektualit, drejtorit tė Elektrokosovės nė Pejė, aktivistit tė pa lodhur pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, ish.komandant i brigadės 136 tė UĒK-ės “RUGOVA“ atdhetarit Smajl Hajdaraj. Ai gjatė tėrė jetės ishte i pėrkushtuar nė shėrbim tė atdheut dhe arritjes sė lirisė sė tij. Shumė personalitete tė shquara nė historinė tonė nė kohė dhe anė tė ndryshme nė hapėsirat shqiptare u vranė tinėzisht pėr faktin se jeta dhe shėmbėlltyra e veprės i shėndrroi ata nė pishtarė tė LIRISĖ pėr vendin. Mendjet e mykura kishin bėrė planet, ndersa dora e ligė e krimit do tė qėllojė mbi lirinė, demokracinė dhe shtetin e Kosovės. Pasė luftės u vranė pabesisht shumė personalitete tė shquara te tė gjitha profileve, kėtė nuk e kisha besuar, dhe kjo nuk duhet tė ndodhte, mirpo kjo ndodhi sepse kriminelėt ushqehen vetėm duke bėrė krime. Intelektuali dhe vizionari Smajl Hadaraj, ishte ndėr pishtarėt e shumtė tė lirisė sė kombit, nė shėrbimin e tė cilit vuri gjithė forcat e tij intelektuale pėr ēlirimin dhe ndertimin e shtetit tė Kosovės. Nė mėrgim ne jemi tė lodhur e tė rraskapitur nga jeta e vėshtirė dhe puna e rėndė qė bėjmė, nga malli i cili tė djeg nė mėrgim pėr atdheun, kur kėsaj ia shtonė edhe marrjen e lajmit pėr vrasjen tinėzare e qyqare nga kriminel ordiner tė deputetit tė Parlamentit tė Kosovės, intelektualit, trimit, strategut tė luftės dhe komandantit tė brigadės 136…, i cili deri me rastin e vrasjes qėndroi i pa pėrkulur nė mbrojtjen dhe zgjidhjen e ēėshtjes sonė kombėtare, tė rėnqethet trupi.., tė ngrihen fjalėt dhe tė pikojnė lotėt nga dhembja. Ne mėrgimtarėt kosovarė qė jetojmė e veprojmė nė diasporė kurrė nuk u gėzuam, kurrė nuk u kėnaqem dhe kurrė nuk na u hjek dhembja, malli dhe mėrzia, sepse armiku shekullor shkelte dhe shtypte rėndė mbi popullin tonė. Ne pėr ēdo muajė pėr tė mos thėnė cdo javė, po marrim lajme trishtuese e dhembėse nga Kosova, pėr shtimin e dukurive negative: korupcionit, familjarizmit, dilentatizėmit, bajraktarizmit, mos tolerancės, urrejtjes e xhelozisė partiake, pėr plagosje por edhe vrasjen e intelektualėve, gazetarėve, poetėve, atdhetarėve, ushtarėve e komandantėve tė UĒK-ės, etj. Tė gjithė kėta atdhetarė jetėn e tyre e vunė nė shėrbim tė zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjes sonė kombėtare. E sot kur Kosova ėshtė ēliruar nga armiku ynė shekullor , kur akoma po lėngon nga plagėt qė ia bėri armiku, akoma pa u terur gjaku i shumė martirėve tė rėnė nė mbrojtje tė KOsovės, akoma pa u liruar tė gjitha pengjet e luftės qė mbahėn nė kazamatet serbe nė serbi, akoma pa u ndalur lotėt e nėnave e motrave tona, akoma pa u gjetur e ditur pėr djemė,vajza, burra, gra, e fėmijė tė KOsovės, disa kriminel tė pa fytyr, e pa karakter,pra “njerėz“ tė cilėt vetėm figurėn e trupin i kanė tė njeriut.., sepse nė gjakun e tyre kanė helm dhe ushqehen duke vrarė njerėz. I bėjmė thirrje organeve kompetente qė sa mė parė tė fillojnė hetimet pėr tė gjitha kėto vrasje pra edhe pėr vrasjen e atdhetarit e dėshmorit Smajl Hajdaraj. Tė gjitha vrasjet qė ndodhėn nė Kosovė pasė luftės duke filluar nga Haki Ymeri, Kol, ministri Ahmet Krasniqi, e deri tek i fundit, presim qė sa mė parė tė triumfojė drejtėsia edhe nė Kosovė. Vrasjet dhe plagosjet e aktivistėve tė LDK-ės, dėshmojnė qartė se akoma nė Kosovė, ka njerėz qė bartin emra shqiptarėsh, por shpirti dhe mendja e tyre janė shitur, gjaku i tyre ėshtė i ngjizur dhe ata janė betuar.., para bosėve te tyre se sa tė jetojnė .., do tė vrajnė shqiptarė. Mirpo, njė proverbė i popullit thotė; Heret apo vonė e vėrteta do tė triumfojė do tė ngadhnjejė. E vėrteta ka filluar tė zbulohet tė delė nė sheshė .Krimin nuk mund ta duroj as toka as uji e as hapėsira. Po ata kriminel ,( po edhe sot )qė dje vranin shqiptarė, Ishin tė shtyer nga dy qėllime; Ata mendonin se me vrasjen e tyre do tė mshihen veprat e tyre tė qelbosura-pra thėnė shkurt pėr ta mbrojtur vehten nga krimet qė kanė bėrė. DHe nė anėn tjetėr mendonin e shpresonin se me zhdukjen –vrasjen e atdhetarėve do tė humb krimi dhe kėta do tė zėnė poste. Qytetarė tė republikės sė KOsovės, ne mėrgimtarėt betohemi para jush se pa marr parasysh rreziqet ne tė cilat po kaloni ju, ne jemi tė vendosur qė deri nė fundė ta jetėsojmė amanetin e martirėve, dhe vullnetin e popullit, i cili fatin e vetė e ka lidhė me pavarėsinė e plotė tė Kosovės. QYtetarė tė nderuar tė Kosovės, nė Kosovėn e pasluftės po“lulėzon“ krimi, e kurrupcioni. Nė kohėn kur Kosova ėshtė ēliruar nga armiku shekullor , kur akoma edhe sot po lėngon nga plagėt, qė na i bėnė kriminelėt, akoma pa u terur gjaku i shumė martirėve nė mbrojtje tė Kosovės, akoma pa u liruar ( gjetur) tė gjitha pengjet e luftės, akoma pa u ndalur lotėt dhe vaji i nėnave e motėrave tona, akoma pa i gjetur shumė djem e vajza tė Kosovės, kriminelėt ,kanibalėt e ēikllopėt po qelin plagė tė reja. Vite mė parė kur kemi shkruar se kriminelėt nuk i duron asė Toka,UJi, e asė Atmosfera, dikujt ju ka dukė gėnjeshtėr, por ajo ishte e ėshtė e vėrtetė dhe sė shpejti do tė bėhėt realitet. Nuk po shėnoj emrin e askujt por njė fjalė e popullit thotė: Kush e ka mizėn nėn kapuq ai tregon vetė. Kriminelėt –bosėt, tani kan filluar ta humbin privilegjin, ata nuk i kanė realizuar premtimet qė ua kanė dhėnė servilėve te tyre. Servilėt tani kanė mbetur edhe pa tė holla, edhe pa poste edhe s’mund tė flejnė tė qetė nga krimet e kryera gjatė luftės. Ata kanė filluar tė tregojnė vetė pa i pytur askush.., pėr krimet qė kanė bėrė.., ata dalin para popullit dhe deklarojnė hapur se cilat janė krimet e tyre.., e drejtėsia heshtė !
    QOFTĖ I PĖRJETSHĖM KUJTIMI PĖR SMAJLIN E TĖ GJITHĖ TĖ RĖNĖT PĖR LIRINĖ TONĖ.


    Punuar me 2.04.2010
    Weingarten_Gjermani

Tema tė Ngjashme

  1. Jusuf e Bardhosh Gėrvalla, dhe Kadri Zeka
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 23:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •