Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6

Tema: Lindja

  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Lindja

    Grupi Lindja u formua nė vitin 1983, nga Luan R.Osmani (kitarė dhe vokal), Fatos Berisha (tupana), dhe Afrim Maloku (bas). Ma vonė grupit i bashkangjitet ritėm-kitaristi Bujar Hundozi dhe qendron me grupin rreth 1 vjet.

    Me 1987 nė vend tė A.Maloku, grupit i bashkangjitet basisti Bekim Mahmuti dhe prej atij momenti deri sot, grupi mbetet nė pėrbamjen L.Osmani, F.Berisha dhe B.Mahmuti.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Nga javorja ZERI

    ALBUMI I GRUPIT “LINDJA”

    SUVENIR PĖR NOSTALGJIKĖT E VITEVE ‘80

    shkruan: AGRON SHALA


    Albumi i “Lindja”-s ėshtė album qė adhuruesit kosovarė tė rock-ut duhet ta kenė. Ky album ėshtė njė dokument dhe pėrmbledhje e krijmtarisė 15-20 vjeēare, tė njė grupi tė mirė, qė ka ditur tė bėjė muzikė tė mirė... Albumi i “Lindja”-s ėshtė nė shitje. Pėr tė gjithė ata qė kanė Nostalgji pėr muzikėn, sidomos rock-un, e viteve ’80, mesiguri se do ta mirėpresin kėtė CD. Do ta mirėpresin atė, sepse vitet ’80 janė vitet kur rock-u shqiptar, pėr herė tė parė dhe tė fundit, ishte nė ekspanzion, nė kulminacion. Mbi tė gjitha, Kosova nė atė kohė, pėr dallim nga sot, kishte rock- skenė aktive, konkurruese. Atė kohė tė gjitha rock-bendet kishin vullnet pėr tė bėrė diēka tė mirė, me dy-tri akorde, me instrumente tė huazuara, mė tė kėqijat qė kanė ekzistuar atė kohė. Prandaj, albumi i “Lindja”-s ėshtė i mirėseardhur, sepse na kujton muzikėn e njė kohe tė shkuar, e bashkė me tė edhe ngjarjet dhe idetė e asaj kohe.

    “LINDJA” DHE VITET ’80!


    “Lindja” ishte njė nga rock-grupet mė origjinale (natyrisht, origjinaliteti i konceptuar nė kontekstin kosovar) tė asaj kohe. “Lindja”, ndonėse relativisht mė tė rinj se grupet “Gjurmėt”, “403”, “Telex”, “Seleksioni “039”, ėshtė njė nga grupet e para tė viteve ’80 qė nė Kosovė solli njė frymė tė re. “Lindja”, nga dikush vlerėsohet si vazhdimtare e “Gjurmėve” (kėtė mendim nė mėnyrė inderekte e kanė imponuar edhe ata vetė), por megjithatė ajo dallon shumė nga ta.

    Nėse e analizojmė dallimin nė suazat e rock-ut tė ish-Jugosllavisė, “Gjurmėt” mė shumė interaktoheshin me bendin “Idolli”, pėrderisa “Lindja” mė shumė me “EKV”-nė. Pra, “Lindja” i takonte njė fryme mė tė re, e ndoshta edhe mė tė ngarkuar muzikore. Pastaj, “Lindja” ishte e ndikuar mė shumė nga bendet e periudhės, ta quajmė post-new-wave, pėrderisa “Gjurmėt” ndikoheshin (nė periudhat e para, para eksperimenteve me folklor) nga punk-u dhe new-wave. Muzika e “Lindja”-s ishte mė alternative (natyrisht, nėse me alternativ nėnkuptojmė atė qė ngjanė me muzikėn e cila nė fillimet e viteve ’90 pushton botėn), por edhe mė eksperimentale. Nė disa faza, ajo ėshtė e ndikuar edhe nga psikodelia angleze.

    Prandaj, kėngėt e grupit “Lindja”, pėrveē kontekstit kohor tė incizimit tė tyre, dallojnė edhe sipas ndikimit tė trendeve tė reja, por edhe tė vjetra tė rock-ut botėror: I – “Nata”, “Fati” dhe “Njė bashqe me lule”; II – “Zvarraniku”, “Por, atė e bėjmė” dhe “Kėnga ime”; III – “Ata nuk bėjnė zė”, “Automeni” dhe “E kur tė vdesim”; IV – “Tatita”, “Balada e bubrrecit”, “Shtoji”, “Kulla”... Grupin “Lindja” e bėn edhe diēka tjetėr tė dallohet nga grupet tjera tė asaj kohe: Luani dhe Fatosi. Ndonėse qė tė dy, nuk ishin e as sot nuk janė instrumentalista profesionist, ata dinin tė tingėllojnė shumė mirė.

    Solot e Luanit janė vėrtetė tė thjeshta dhe nėse dikush i dėgjon menjėherė mund tė thotė: Eh, kjo lehtė bėhet! Dhe, kjo ėshtė e vėrtetė, por Luani ka ditur se si t’i realizoj idetė e tij, thjeshtė dhe mirė. E njėjta vlen edhe pėr muzikėn dhe aranzhmanet! Andaj, muzika e “Lindja”-s nuk mund tė konceptohet pa interpretimin e tij. Pastaj ėshtė Fatosi, i cili kurrė nuk iu ka frikuar eksperimentimeve, ndryshimit dhe zhvillimit tė ritmit. Fatosi, jo kot, ishte daullisti mė i angazhuar nga kėngėtarėt dhe bendet e njohura tė viteve ’80 (dhe kjo nuk ėshtė rezultat i kulturės dhe sensit tė tij tė humorit qė e bėn tė respektuar te secili). Luani dhe Fatosi paraqesin njė tėrėsi, pa tė cilėn muzika e “Lindja”-s nuk mund tė mendohet!

    20 VJET NĖ NJĖ ALBUM!

    Ajo qė e bėnte grupin “Lindja” tė veēant pėr atė kohė nė Kosovė, janė Edhe tekstet. Tekstet, shumica tė cilat janė tė shkruara nga Luani, tė bėjnė tė pyesėsh: Ēfarė ka deshur tė thotė autori me kėto fjalė?! Dhe, domethėnia mund tė jetė ambivalente, ashtu siē e definon Luani, dhe ashtu siē e koncepton dėgjuesi. Pra, tekstet janė konfuze, por kjo megjithatė nuk ka shumė rėndėsi. Nė rock esenca ėshtė tė jesh i veēantė dhe tekstet e grupit “Lindja” ishin mė tė veēantat e asaj kohe sepse, nė mos pėr asgjė tjetėr, “Lindja”, ėshtė rock-grupi i vetėm shqiptar qė u ėshtė shmangur tėrėsisht temave dhe klisheve tė dashurisė!

    Albumi i grupit “Lindja” pėrmban 14 kėngė, 6 tė vjetra ( “Nata”, “Njė bashqe me lule”, “Zvarraniku”, “Por, atė e bėjmė”, “Ata nuk bėjnė zė” dhe “E kur tė vdesim”), 5 tė reja (“Balada e Bubrrecit”, instrumentalet: “Tatita”, “Shtoji”, “Fati”, “Kulla”), dhe 3 pėrpunime (“Qengji i vogėl”, “O, moj ti, me sytė e zi” dhe “Prishtina, gol duam gol”).

    Lindja nė vitet ’90 , nė Live intepretime ka parodizuar rock-folk Krijimet e viteve ’70-’80 (tė shekullit tė kaluar) nė Kosovė dhe trendet e mėvonshme komerciale muzikore. Por, a mund tė jetė parodi diēka qė e “ndez” publikun. “Lindja” parodizon kėngėn “Moj biondinė”, ndėrsa publiku, pėrkundėr sensit tė hollė tė humorit qė ky bend ka, nis tė kėndojė dhe tė vallėzojė.

    Megjithatė, ėshtė parodi. Ata qė e kuptojnė kėtė buzėqeshin, tė Tjerėt mendojnė se ne e kemi seriozisht. Por, ky ėshtė problemi i tyre, jo i yni...”, thotė Fatosi. Nė kėtė kontekst duhet analizuar edhe pėrpunimet e kėngėve: “Qengji i vogėl” dhe “O, moj ti, me sy tė zi”. Pra, nė kėtė album parodizohen dy kėngė tė popullarizuara, tė vjetra dhe tė mira, njėra pėr fėmijė e tjetra pėr tė rritur, pa arsye. “Te ‘Qengji i vogėl’ dhe te ‘O, moj ti, me sytė e zi’, ne kemi tentuar qė tė eksperimentojmė, t’i riaranzhojmė dy kėngė tė njohura nė stilin punk... Misioni i punk-ut, ashtu si e kuptoj unė, ishte qė tė banalizohet rock’n’roll-i. Dhe ne tash u themi njerėzve, industrisė muzikore tė Kosovės: ‘Mos e merrni seriozisht muzikėn, mos i rreni njerėzit’...”, thotė Fatosi.

    Albumi i grupit “Lindja” e ka edhe njė tė metė tjetėr: mungesa e konceptit! Mungesa e konceptit megjithatė nuk paraqet ndonjė problem tė madh dhe, nė fakt, kjo “e metė” ishte e pashmangshme, sepse “Lindja” ėshtė dashur disi tė pėrmbledhė krijimtarinė e saj 20-vjeēare. Por, Luani dhe Fatosi ėshtė dashur qė t’i kushtojnė mė shumė rėndėsi radhitjes sė kėngėve. Albumi fillon me njė instrumentale tė re, pastaj me dy pėrpunime, vazhdon me kėngė tė vjetra, pėr tė pėrfunduar prapė me njė pėrpunim. Ky lėshim ka mundur tė evitohet. Fatmirėsisht, “Lindja” nuk i ka pėrpunuar kėngėt e vjetra, pra nuk i Ka riincizuar (“Fati” ėshtė pėrpunuar, por nė instrumentale). Mirėpo, fatkeqėsisht, albumit i mungojnė dy kėngė tė vjetra: “Kėnga ime” dhe “Automeni” (“Automeni”, nė versionin live, gjendet nė njė numėr tė limituar tė CD-ve).

    Nė pėrgjithėsi, pėr fund mund tė themi se albumi i “Lindja”-s ėshtė album qė adhuruesit kosovarė tė rock-ut duhet ta kenė. Ky album ėshtė njė dokument dhe pėrmbledhje e krijmtarisė 15-20 vjeēare, tė njė grupi tė mirė, qė ka ditur tė bėjė muzikė tė mirė...

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Zvarraniku

    Njeriu zvarrites
    Ai eshte i bukur
    Njeriu i ulet
    Ai eshte i skuqur

    Njeriu zvarrites
    Gjithnje i kujdesshem
    Njeriu i vogel
    Me te gjithe i sjellshem


    Me meson
    Si t’veproj
    Me meson
    Si t’jetoj


    Si t’veproj,
    Si t’jetoj
    Si t’besoj
    Si t’mendoj

    Njeriu zvarrites
    Ai eshte i vetmi
    Njeriu me brenga
    Eshte kur mendon per ty

    Me meson…

    © Lindja

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Ata nuk bejne ze

    Nuk njohin askend
    Nuk dijn per askend
    Ata nuk bejne ze

    Larg qerdhes fluturojn
    Larg odes pushojn
    Ata nuk bejne ze

    Duart i kan t’ngrohta
    Zemrat i kan t’ftohta
    Plehu eshte buka e tyre
    Djersa eshte uji i tyre

    Ata nuk bejne ze


    © Lindja

  5. #5
    e panjohura Maska e *Ema*
    Anėtarėsuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    rruga e pyllit
    Postime
    111
    Diku kam nje CD ose kasete te tyre. Me kujtohet qe dikush ma ka bere peshqesh. Me duket se nuk e kam degjuar ndonjehere. mbase do ti hedh nje sy tani...
    Encompassed in a love so profound,
    incomparable to all he has known.
    Propelled into this wondrous whirlwind,
    his heart understands she is his alone.

  6. #6
    nuk jam i sigurt, por mendoja qe kitar& solist i Grupit(AVI, ansambli vokalo-instrumetal) Lindja ishte Ehat Musa!?

    gjithsesi mbeten grupi qe solli dicka te re ne pop&rock-un e asaj kohe.


    ne zemran time e kam nje shpat,
    te gjith e din se jam pa fat!
    ...


    bravo

Tema tė Ngjashme

  1. Nietzsche, Jeta e tij, Poetika dhe Lindja e Tragjedise
    Nga Hyllien nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-12-2015, 11:30
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 19:56
  3. 24 Qershor: Lindja e Shen Gjon Pagezuesit
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-06-2006, 15:16
  4. Kronikat e Derės: Lindja
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 07:46
  5. Lindja e Shqiptarizmit ne syte e te huajve
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 02-08-2005, 17:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •