Ju pershendes te gjithe!!!
Kam nje lutje:
Kush din nga ju dikush te me tregoje per rock grupin kosovar 403, mu personalisht me pelqejne kenget e tyre kurse nuk di se kush e perben kete grup, a jane edhe sot aktiv ect. ect.....
massive attack
Ju pershendes te gjithe!!!
Kam nje lutje:
Kush din nga ju dikush te me tregoje per rock grupin kosovar 403, mu personalisht me pelqejne kenget e tyre kurse nuk di se kush e perben kete grup, a jane edhe sot aktiv ect. ect.....
massive attack
kurr nuk kam degjuar per kete grup, a ka njonje kėnge ne internet te kėjij grupi ?
Tung Alban,
Ky grup ka qene diku ne vitet e “80, por me shume nuk di mbi kete grup, kurse kenget nga ky grup jane:
Shoku profesor
Kujtimet
A thua do te kthehesh
Zana
Dashuri ne kater rrota (ashtu me duket se titullohet kenga, nuk jam e sigurte)
Per t“i degjuar keto mundesh te besh download....
Tung
massive attack
Po ky grup ka qen aktiv dhe shum i popullarizuar ne vitet 80.Sot ky grup me sa di une nuk egziston.
Me respekt Rinorja.
![]()
![]()
LEGJENDA E ROKUT
RIKTHIMI LAMTUMIRĖS
Rok grupi 403, u ngrit nė qiell si njė kometė, e larguan pėr ta shuar. Pas 18 viteve kthehet duke shndėrritur, por sė shpejti ėshtė gati pėr tė ikur, duke lenė pas vetės dritė qė sdo zhduket kurrė.
Pasiqė jemi shumė tė rinj dhe ėshtė i pamundur njė udhėtim nėpėr vitet e 80-ta, jo vetėm qė tė mėsonim diē mė tepėr, por, tė paktėn, tė mos gabojmė nga kjo zhvendosje kohore, po pėrmendim udhėtimin e vetėm nė tė kaluarėn qė e bėri Bardhyl Zaimi: pas njė ndėrprerje disavjeēare, rok grupi 403 rikthehet me po tė njėjtin shkėlqim nė skenėn e mėrzitshme tė rokut shqiptar. Ata ishin refleks i njė kundėrbote, qė kishte filluar tė shpalonte pėrmbajtjen e vet tjetėrfare nė ambientin tė stolisur me klishe, i cili nė sfond mbėrthente melodramėn dhe do sythe tjerė tė kėsaj natyre qė aq pak kishin tė bėnin me rokun
NGA ZARI NĖ 403
Tre shokėt Mentor Gjurgjiali(bas kitarė), Fatmir Zajmi (bateri) e Naim Osmani (kitarė) janė themeluesti e grupit qė mė vonė morri formėn e duhur me Hektor Gjurgjialin (vokal, kitarė) shtylla kryesore grupit, Arben Godanca (kitarė) dhe Veton Orana (klaviaturė).
Koha kur filloj me punė grupi, mė 1981, koincidon me shumė ngjarje tė rėndėsishme tė kombit, si demostratat e 81 qė, padyshim, reflektoheshin edhe te kėta studentė. Nė lidhje me numrin 403, sot e asaj dite ekziston njė dilemė: se ky numėr ka tė bėj me dhomėn e konviktit 403, se bėhet fjalė pėr lėvizjen studentore e 81 shit etj. Por, sipas Hektorit emri ka tė bėje me hudhjen e zarit nė lojė, ku numri 4 dhe 3 janė numrat me gjasa mė tė mėdha nga hudhja e dyfisht, e kurse tė tjerėt pothuajse 0. Dhe nga zari doli dhe emri 403.
Nė periudhėn kur u shfaq 403-shi, rinia pėrherė tė parė e pėrqafonte rokun si njė kulturė urbane, dhe roli i kėtyre misionarėve ėshtė mėse i qartė - urbanizimi i rinisė. Pas dy viteve(83) nisi ekspedita me Boemi , Kujtimi dhe A do tė kthehet, duke filluar kėshtu ajo luftė e brendshme e individit me atė jetė konvencionale, qė si rrjedhojė, njė viti mė vonė, tė lind kėnga Indeksi, si mė e adhuruara ndėr studentėt. Po nė kėtė vit inēizojnė baladėn Me Ty dhe Epizodi i fundit. Pėr vetėm dy vjet nė skenė grupi arriti suksese kolosale (Indeksi 50 javė nė toplistė, 38 javė nė vend tė parė). Ky rebelim, ndikoi nė kahjen e botės rinore, ndėrkohė qė 403- shi ishte bėrė pjesė e pandashme e asaj pėrditshmėrie me plot vėshtirėsi e shpresa. Tė gjitha dukurit qė i paralizonin veprimet e rinisė ishin objekt trajtimi tė 403- shit, qė gėrshetohen nė kėngėt e tij, sikurse Paraja (ėshtė vonė dhe rrugėt janė tė zbrazura/ sikur xhepi im), pastaj regjistrimet Arsyeja numėr 2, Nė derė tė kujt tani po troket , Behu ferr dhe Mėrgimtari.
Pas njė periudhe kaq tė shkurtėr dhe me njė sukses kolosal inēizimi i albumit ishte domosdoshmėri pėr vazhdimin e misionit roku si kulturė urbane.
BRAKTISJA E ROKUT
Nė vitin 86, 403 shi grupi mė i suksesshėm: nėntė hite shumė tė njohura kundrejt 11 kėngėve tė inēizuara. Grupi ishte nė zenit, dirigjues i rokut shqiptar, me tekste ndėr mė tė preferuarit, qė janė quajtur edhe rok poezi, njė privilegj qė gėzohej nga pak grupe. Po nė kėtė vit, fatkeqėsisht, ndodhi braktisja si njė zar i keq i 403- shit, vetėm qė tė kėnaqej egoja e disa individėve. Ky grup nuk kishte mundur qė tė finalizonte mundin e vet dhe tė regjistronte albumin e parė, sepse atėbotė drejtori Gjergj Kaqinari nė asnjė mėnyrė nuk lejoi qė ne tė realizonim kasetėn.
Arsyeja ishte se njė vit mė parė Gjergj Kaēinari i ofroj grupit 403 qė tė kėndonin dy kėngė tė tij, qė ne i refuzuam. Me vendosjen e tij si drejtor tė Radio Prishtinės, atij iu dha rasti tė kėnaqet dhe qė 403-shit ti thotė kurė nuk do tė inēizoni kasetė kėtu- thotė Hektori.
Pas kėsaj periudhe, pa dėshirėn e tyre, ata ishin shpėrndarė, ishin ndarė nga rok - skena dhe merreshin me profesione tė ndryshme. Disa ikėn pėr nė botėn e jashtme pėr tė siguruar ekzistencėn
BORXHI NDAJ BREZAVE
Gjenerata e cila lindi e u rit me 403 -shin, as qė mendonin se njė ditė do tė ndodhte rikthimi i tyre nė rok-skenėn shqiptare, por bisedat pėr rokun e mirfilltė gjithmonė pėrfundonin me dikur ishte 403-shi .
A mendonte Hektori se do tė kthehej njė ditė sėrish apo braktisja do tė mbetej pjesė e atij revolucioni tė filluar qė pėrfundonte me dikur!
Asnjėherė nuk kam menduar se do kthehemi, edhe pse shumė shokė, muzicientė dhe adhurues na kėrkonin dhe pyesnin pse vetėm 403-shi mos tė ketė CD apo kasetė. Thėnė tė drejtėn para njė viti e gjysmė nė njė lokal ku ndodhesha me ca shokė dhe me djalin tim 5 vjeēar Lekėn, nė radio filloi tė kėndohej njė kėngė e 403-shit. Leka u habit shumė kur kuptoi nga shokėt e mi se kėngėtari isha unė. Ai disa herė mė pyeti: si, kur etj. Atėherė, ndjeva edhe njė obligim tjetėr qė pos borxhit ndaj gjeneratės sime kam dhe njė borxh ndaj atyre qė vijnė pas.
Ky borxh ndaj gjeneratave fshi mė 30 dhjetor tė 2002, pas njė pune tetėmujore nė studion M&A Sound Studio Prishtinė. Dėgjuesit tani kanė rastin tė kenė albumin e 403-shit qė se patėn mė parė. Pas 18 vitesh larg skenės, 403 ishte kurdoherė i pranishėm tek gjenerata e atėhershme e studentėve (Indexi, Boemi) ; ishin udhėrrėfyes tė atyre qė pėrherė tė parė e pėrqafonin rokun. Ishte pikėrisht kjo kohė kur u krijua vula e rokut shqiptar, me tė cilėn identifikohet roku nėpėr vite.
Pėr paralelen ndėrmjet viteve tė 80 dhe 00 , Hektori thotė:Rok skenėn shqiptare e gjetėm teknikisht nė nivele si ato botėrore. Me instrumentistė virtuoz, paisje dhe mundėsi teknike mė moderne, por me njė konfuzion nė ide. Mė shumė anohet nga ndotja e rockut me alternativa tė ndryshme dhe kinse rryma tė reja tė cilat skanė kurgjė tė pėrbashkėt me rockun. Ne atėbotė kishim TV e radio rajonale, shtypin rajonal dhe aty kėtu ndonjė revistė nga jashtė. E vetmja dritare me muzikėn botėrore ishte Radio Luksemburgu. E tani tė gjitha barierat tejkalohen me internet. Roku i viteve 80 bėhej me Stratocaster kitarė dhe Marshall pėrforcues. Ndėrsa tani bėhet me procesorė tė ndryshėm dhe kompjutor. Por, dikur rocku kishte shpirt qė fatkeqėsisht tani mė duket se e ka humbur fare ose mezi dallohet. Prandaj edhe mendoj qė roku i viteve 80 ishte mė i bukur.
COME BACK-u I LAMTUMIRĖS
Sot gjithēka ėshtė e mundshme dhe e pranueshme nė estradė, pėrpos vlerave. Kohė ku mungon origjinaliteti. Kjo gjendje, padyshim, orvatet qė tė bartet edhe nė rok skenėn shqiptare, ku ka shumė grupe qė tentojnė tė bėjnė ndryshime rrėnjėsore, gjithnjė duke ndėrtuar njė identitet labil. Rikthimi i 403- shit dėshmon se vlerat e mirėfillta u rikthyen sėrish... mė transperente pėrsa i pėrket idesė, mė analitike nė orkestrime e nė tekste.
Albumi i grupit 403 pėrmbledhė 15 kėngė (dy instrumentale) nga ato 4 janė tė reja, ndėrsa tjerat janė hitet e viteve 80- tė. Kėngėt e viteve 80- tė, me njė orkestrim tė pjesėrishėm (violin e violonēelo), janė plotė shpirt; e kanė ruajtur gjallėrinė nėpėr vite dhe sjellin njė dimenzion tė njėjtė emocional. Ndėr kėngėt e reja janė dy baladat Ėndrra (duet me Fitnete Tudėn) dhe Engjujt nuk jetojnė nė tokė, pas tė cilėve fshehet edhe njė shpirt poeti; dy balada tipike qė vulosin trashėgimin e 403- shit. Ska kėtu asgjė nga ajo melankolia klasike, por me njė vokacion rokeri ėshtė kamufluar rrugėtim i dashurisė qė e lodh individin tonė, i cili gjen prehjen ndėr engjuj dhe ėndrra. Unė dhe qyteti im ėshtė kėnga mė e veēuar nga gjenerata e 80- sė, pėrsa i pėrket natyrės rebeluese.
Pa kurfarė hezitimi mund tė thuhet se albumi gėzon epitetin The best nė piedestalin e rok shqiptar.
Mos vallė 403- shi u kthye vetėm pėr tė mbetur legjend!?
Thjesht, kthimi ynė ėshtė obligim moral, sepse largimi ynė nga rock skena ishte jo ashtu si e mendonim dhe siē donim atėherė. Patėm ikur pa thėnė lamtumirė.
Kjo nėnkupton: 30 dhjetori ėshtė njė rikthim lamtumirės Asnjėherė nuk na u dha rasti qė tė pėrshėndetemi me adhuruesit tanė prandaj ky mė shumė ėshtė rikthim pėr tė thėnė: lamtumirė!, thotė Hektori, i cili ėshtė i bindur se gjenerata e tij ka njė ngushėllim, njėkohėsisht ai e kupton edhe shqetėsimin e gjeneratės sė re pėr kėtė ikje Dhe mė tej vazhdon me njė mesazh: Me daljen e albumit tė parė dhe tė vetmit, gjenerata jonė ka marrė mesazhin se ndoshta jemi plakur, por akoma jemi nė formė tė duhur, ndėrsa pėr gjeneratėn e re mesazhi do tė ishte: Mos komplikoni shumė, as nė jetė, as me muzikė e as me tekste sepse, Amerika ėshtė zbuluar njė here, kot ėshtė tė zbulohet sėrish.
Nuk mjafton vetėm albumi pėr tė thėnė lamtumirė. I gjithė grupi ėshtė nė pėrgatitje e sipėr pėr koncertin lamtumirės nė Prishtinė, njėherit duke lėnė hapur ēdo organizim qė do tė mundėsonte njė koncert tė kėtillė edhe kėtu nė Maqedoni
Shumė adhurues na kanė ftuar pėr koncert si nė Maqedoni ashtu dhe nė Shqipėri. Me dėshirė tė madhe do tė kishim bėrė njė koncert tė kėtillė, por nuk do tė mund tė bėnim organizimin, pa ndonjė organizator vendės. Prandaj tash pėr tash akoma ngelet varianti i mbajtjes sė njė koncerti (ai i lamtumirės) nė Prishtinė.
Rok grupi 403, u ngrit nė qiell si njė kometė, e larguan pėr ta shuar. Pas 18 viteve kthehet duke shndėrritur, por sė shpejti ėshtė gati pėr tė ikur, duke lenė pas vetės dritė qė sdo zhduket kurrė.
Te pershendes per temen, edhe une jam gjenerate e 403-shit dhe jam gezuar pa mase kur degjova se u rikthyen.
Te pyes nese di se ku mund ti gjej kenget e tyre qe ti Downloadi,nese di diku me trego,e sidomos kengen:
" Bota nuk sillet vetvetiu
boten e sjellin parate
boten e sjellin parate dhe vetem parate...."
te faleminderit ReSpEkT
Ne duar mbaj indeksin tim
Siduket mbeta pa nenshkrim
Erdhi koha te mendoj
a do t'mesoj a do t'kendoj
nuk kryhet shkolla me muzike
qe rri e qesh ne fund me pike
dy pike tjera me mungojne
s'mund t'vendosi e ditet shkojn
Me thoni shoku profesor
a kryhet fakulteti me zor
mos duhet me teper te mesoj
apo ndoshta profesionin ta ndrroj ..... Refreni
Ne fakultete nuk jam fare
Duhet gjetur tjeter care
Nga muzika s'mund t'jetoj
As per cigare s'mund t'fitoj
Prindet me thone nxeja karrigen
Te gjitha librave ua kam friken
RRugdalje tjeter tani skam
Me duhet t'jem ai qe s'jam
Refreni.. Me thoni shoku prof....
Te dashur dhe te nderuar Forumista eshte kjo nje kenge e MREKULLUESHME e viteve te 80-ta KOSOVARE. Titulli i kenges
" Shoku profesor" Kenduar nga 403-shi
Gjithė ē'jemi shqipėtarė,
Jemi njė fis e njė farė,
Kemi tė tėrė njė shpresė,
Njė gjak, njė gjuhė, njė besė,
Besė kemi perėndinė
Dhe ligė vėllazėrinė,
Hello,
Poashtu dhe une jam adhuruese te rock grupit 403. Te them te drejten paksa jam e deshperume ne lidhje me albumin e dyte, gjegjesisht e kam fjalen per melodite, kurse sa i perket permbajtjes se teksteve jane te mrrekulluara.
Mendova se te dyten do ta bejne dhe me te mire per dallim nga kenget qe i kane interpretuar gjate viteve te `80-ta, keshtuqe tek une dhe me tutje me endje do t“i degjoj kenget te cilat i kane kenduar gjate viteve te 80-ta (ne mos gabofsha)! e sidomos qe do ta veqoja eshte kenga "a thua do te kthehesh" eshe keng e mrrekulluar si per nga muzika ashtu edhe per nga permbajtja...
okay...
tung
4NonBlonds
Tung juve
nese doni te ndegjoni gati komplet albumin e grupit 403 atėher ejani nė faqen time muzikes shqipe
jo linqe ne forum,
asd
Me pelqen shume ky Grup dhe e degjoj c'do dite.
Grupe te tilla nukharrohen kurre per mendimin tim.
Grupi 403 ka qen, osht edhe do te jet rock grupi ma i forti kosovar...
Hini edhe ne web-sajtet e grupit 403:
www.grupi403.net
www.grupi403.com
Muni me gjet sene te mira....![]()
Krijoni Kontakt