Kundera lindi ne 1 Prill, 1929 ne Brno (Bohemia, Ēekosllovaki). I jati, Ludvķk Kundera (1891-1971), ishte muzikologjist dhe rektori i Universitetit te Brnos.
Poemat e tij te para M. Kundera i shkroi ne gjimnaz. Pas Luftes se Dyte Boterore punoi si interpretues (muzikant) xhazi, para se te fillonte shkollen e larte. Studioi muzikologji, filem, letersi, (filozofi) dhe aesthetics/artistiken (Per me shume mbi kete term mund te lexoni ketu ) ne Universitetin Charles te Prages. Pasi mbaroi studimet punoi ne fillim si zevendes dhe me pas si profesor ne fakultetin e filmit te Akademise se Arteve ne Prage. Gjate kesaj periudhe publikoi poema, ese dhe pjese teatrale. Ne te njejten kohe ishte pjestar i stafit te revistave letrare "Literarni noviny" dhe "Listy".
Kundera ju bashkua partise komuniste ne vitin 1948, me mjaft entuziazem, ashtu si shume intelektuale te asaj kohe. Por ne 1950 ai u perjashtua nga partia per shkak te individualitetit te tij. U diplomua ne 1952. Gjate viteve 1956-1970 u be pjestar i partise komuniste perseri. Ne vitin 1953 publikoi librin e tij te pare.
Kundera u be i njohur pas publikimit te poemave te tij ne tre volume proze titulluar "Dashuri qesharake", te cilat i shkroi dhe i publikoi rreth viteve 1958-1968. Ne novelen e tij te pare "Shakaja" (1967) ai perqendrohet tek Stalinizmi. Kundera ishte nje nga figurat e para qe u kercenua pas pushtimet Sovjetik ne 21 Gusht 1968. Gjate kesaj periudhe nuk ju lejua te ishte mesues, librat e tij u hoqen nga te gjitha librarite e shtetit dhe publikimet e tij u ndaluan. Ne vitin 1973 novela e tij e dyte "Jeta eshte diku tjeter", u publikua ne Paris. Ne 1975 Kundera punonte si profesor i ftuar ne Universitetin e Rennes (Bretagne, France). Ne 1979 qeveria Ēeke ja hoqi te drejten e nenshtetesise Ēekosllovake si pergjigje kunder librit te tij "Libri i te qeshurave dhe harreses".
Gjithe librat e permendur me poshte nuk u lejuan te publikoheshin ne Republiken Ēeke.
Ne 1981 Kundera fitoi nenshtetesine Franceze. Qe prej 1985 intervistat e tij jane vetem me shkrim, pasi ai beson se shpesh here idete e tij jane keqinterpretuar. Ne 1986 publikoi esene e pare ne frengjisht titulluar "L'Art du Roman" (Arti i Romanit) dhe ne 1988 shkroi novelen e pare ne frengjisht titulluar "Pavdekshmeria".
Shkrimet e tij me te fundit jane :
- Eseja "Testaments trahis" (Testamente te tradhetuara) ne 1994
- Novela "Lenteur" (Ngadalshmeri) ne vitin 1994
- Novela Identity (Identiteti) ne 1998.
- dhe "La Ignorancia" (Injoranca) ne 2000, fillimisht publikuar vetem ne spanjisht.
![]()
"Nje njeri qe shkruan libra eshte ose gjithcka(nje univers i vetem per veten dhe te tjeret) ose asgje. Dhe duke qene se e gjitha nuk ka per tju dhene njeriu, ēdo njėri nga ne shkrimtaret, eshte asgje..." - M.K.
*Fjalite me poshte ja marre nga "The unbearable lightness of being" (fjalite nuk kane lidhje te tille ne liber, ketu jane pershtatur thjesht per ceshtje pelqimi).
"Nq se kemi vetem nje jete per te jetuar, nuk do ishte shume ndryshe sikur te mos jetonim fare...Por njeriu, duke qene se ka vetem nje jete per te jetuar, nuk mund te eksperimentoje per te testuar nese duhet te ndjeke pasionin (simpatine per njerzit qe vuajne) e tij apo jo. Ne gjithmone shumezojme me zero idene se dashuria e jetes tone mund te jete dicka e lehte ose pa peshe; gjithmone supozojme se dashuria duhet te jete dicka pa te cilen jeta jone nuk mund te jete e njejte...Qe kur njeriu mesoi te emeroje pjeset e trupit, trupi e ka shqetesuar me pak. Ai mesoi se shpirti nuk eshte gje tjeter vecse perberja gri e trurit ne aksion. "
p.s. jo vetem problemet politike por dhe keqinterpretimi dhe perkthimi "gabim" i librave te tij ka cuar (me kerkese te tij) ne mos perkthimin e librave te tij ne gjuhe te tjera (ose ne nje tranzicion shume te ngadalte perkthimi). Librat e tij kane sherbyer gjithashtu si skenare filmash.
Krijoni Kontakt