Thomas Mann
Fitues i ēmimit Nobel nė Letėrsi (1929)
Pjese nga autobiografija e tij
Linda ne Lübeck ne 6 qershor, 1875. Si djali i dyte i nje tregetari dhe senatori te Qytetit te Lire, Johann Heinrich Mann, dhe gruas se tij Julia da Silva Bruhns. Babai ishte nipi dhe sternipi i qytetareve te Lübeck, ndersa mamaja e pa per here te pare driten e diellit ne Rio de Janeiro si vajza e nje gjermani dhe nje portugezeje. Ate e sollen ne Gjermani ne moshen shtate vjecare.
Une isha destinuar te ndiqja hapat e tim eti, duke vazhduar drejtimin e firmes se tij te vogel dhe ne te njejten kohe ndiqja degen e shkences ne "Katharineum" ne Lübeck. E urreja shkollen dhe deri ne fundet e saj kembengula kunder rregullave te vendosura prej saj. Difekt i imi te cilin u mundova ta rriparoj me vone, me shume veshtiresi. Edukimin qe kam tani e kam fituar ne menyre autodidakte, ndersa mesimet shkollore nuk me mesuan asgje tjeter pervec gjerave me elementare.
Babai vdiq, kur une isha vetem 15 vjec. Firma e tij u likuidua dhe mamaja u largua me femijet e vegjel ne Munich, Gjermani.
Pasi mbarova shkollen, u bashkova me mamane dhe per nje fare kohe punova ne nje kompani sigurimesh (insurance) ne Munich, drejtori i te ciles kishte pas qene mik i babait. Me vone, duke qene se doja te pergatitesha per nje karriere ne gazetari, ndoqa leksione historie, ekonomije, historie arti dhe letersie ne univeristet dhe ne politeknik. Midis ketyre studimeve kalova gati nje vit ne Itali me vellain tim Heinrich, kater vjet me i madh se une. Gjate kesaj kohe u publikua libri im i pare me histori te shkurtra Der kleine Herr Friedemann (1898) (Herr Friedemann(i) i vogel). Ne rome fillova te shkruaj dhe nje novele te titulluar Buddenbrooks, e cila u publikua ne 1901 dhe qe atehere duket se eshte libri im me i preferuar per publikun gjerman.
Pas tyre u pulbikuan volumet Tristan (1903), nga te cilat Tonio Kroger eshte konsideruar si novela me karakteristike ndersa drama Dialoget e Rrilindjes ne Fiorenca (1906), eshte vene disa here ne skene.
Ne 1905 u martova me vajzen e Alfred Prinsheim, e cila ishte drejtoresha e deges se matematikes ne Universitetin e Munichut. Vepra ime e pare (pasi u martova) ishte novela Königliche Hoheit (1909) (Hiresi aristokratike), nje histori e cila ka ne qender psikologjine e nje jete normale dhe pyetje morale ne lidhje me botekuptimin e aristokracise, dhe rrjedhojat melankolike ne lidhje me komunitetin. Novela tjeter qe ndoqi pas saj ishte Bekenntnisse des Hochstaplers Felix Krull (1922) (Rrefimet e Felix Krull, Burri i konfidences). Novele kjo e bazuar ne idene e parodise, duke marre elemente te tradicionales, Gothikes dhe rrefimeve aristokratike dhe duke i kthyer ato ne sferen e humorit dhe kriminales. Kjo novele eshte ndoshta gjeja me personale qe kam shkruar, pasi prezanton qendrimin tim kundrejt tradites, e cila eshte e dashur dhe shkaterruese.
Ne 1913 u publikua novela Tod in Venedig (Vdekje ne Venice), e cila pervec Tonio Kroger eshte konsideruar si vepra ime me e arrire e atij lloji. Kur isha duke shkruar pjeset e fundit te saj me erdhi ne mendja ideja e "Bildunsroman" Der Zauberberg (1924) Mali magjik, por shkrimi i tij u ndrepre me fillimin e luftes.
Edhe pse lufta nuk pati ndonje impakt fizik tek une, gjate periudhes se luftes u detyrova te mos shkruaja pasi vete ideja e saj me beri te ndjeja agoni dhe lekundje ne besimet base te nje njeriu intelektual. Si rrjedhoje shkrova Betrachtungen eines Unpolitischen (Reflektimet e nje Burri Jo-Politik), i cili u publikua ne 1918. Zhvillimi i ideve te mia morale sociale paraqitet ne volumet e eseve Rede und Antwort (1922) (Pyetje dhe Pergjigje), Bemühungen (1925) (Mbeshtetje?! - nuk po me kujtohet fjala ne shqip per kete), si dhe Die Forderung des Tages (1930) (Kėrkesat e ditės).
Me pas filloi periudha e udhetimeve te mija per dhenje leksionesh, pikerisht menjehere pas hapjes se kufijve gjate pas luftes. Se pari shkova ne Hollande, Zvicer dhe Danimarke. Ne pranvere te 1923 ne Spanje dhe ne vitin ne vazhdim isha i ftuari i nderit i klubit te ri PEN ne Londer; dy vjet me vone pranova nje ftese ne degen franceze te Fondacionit Carnegie, keshtu vizitova dhe Varshaven, Poloni ne 1927.
Ne vjeshte te vitit 1924 u botuan me ne fund dy volumet e Der Zauberberg. Pas shitjeve te librit mund te them se kisha zgjedhur me te vertete nje teme te favorshme per momentin. Problemet e noveles nuk u asimiluan shume nga masat, por mund te them se zgjuan nje interes te madh tek te edukuarit.
Fund i pjeses autobiografike
Ne vazhdim Thomas Mann botoi :
1919 - Herr und hund (Xhentil dhe qen)
1922 - Rede und Antwort (Pyetje/fjalime dhe Pergjigje)
1924 - Der Zauberberg (Mali Magjik)
1925 - Bemuhungen
1926 - Unordnung und fruhes leid
------ Von Deutscher republik (Republika Gjermane)
1929 - Tre esse
Pikerisht ky ishte viti i pervjetorit te tij te pesedhjete dhe viti kur ai u nderua me cmimin Nobel per Letersi me librin Buddenbrooks, te cilin filloi ta shkruante ne Rome dhe e publikoi ne vitin 1901.
1930 - Die Forderung des tages (Kėrkesat e ditės).
------ Mario und der zauberer (Mario dhe Magjistari)
Ne kete periudhe udhetoi ne Egjipt dhe Palestine (Shkur, Mars, Prill - 1930) per te studiuar mbi librin e ri titulluar Joseph Und Seine Bruder, i cili u publikua ne 1933)
1933 - Joseph und seine bruder (Josefi dhe vellezerit e tij)
1935 - Leiden und grosse der meister (Vuajtja dhe Mjeshteri i madh)
1936 - Ne kete vit u shperngul me banim ne SHBA
1937 - Greud, Goethe, Wagner
1938 - Dieser friede (Kjo paqe)
------ Achtung, Europa! (Vemendje, europe!)
1939 - Lotte in weimar (Kthimi i te dashurit)
1940 - Die vertauschten kopfe (Koke e huazuar)
------ Dieser krieg (kjo lufte)
1942 - Deutsche Horer (Degjo Gjermani)
1944 - Das Gesetz (Ligji)
1947 - Doktor Faustus (Doktor Fausti)
Ne kete periudhe u kthye ne Europe dhe qendroi Zvicer.
1948 - Neue Studien (Studime te reja)
1949 - Die enstehung des doktor Faustus (Prezantimi i Doktor Faustit (Fillimet e nje novele))
1951- Der erwahlete ( Mekatari i shenjte)
1953 - Die Betrogene (Mjellma e zeze)
1954 - Die bekenntnisse des hochstaplers Felix Kruss (Rrefimet e Felix Kruss)
1955 - Thomas Mann vdiq ne 12 Gusht te ketij vitit prane Zyrihut, ne Zvicer!
Ne vitet ne vazhdim jane pulbikuar shume shkrime, letra, apo pjese nga ditari i tij!
Krijoni Kontakt