Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16

Tema: Paul Celan

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ifigjeni
    Anėtarėsuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    Dikund ne bote
    Postime
    17

    Paul Celan

    Per Diten:
    E dashur Dita!

    Pashe me kenaqesi se ne pjesen letrare te forumit eshte perfshire edhe Paul Celan, nje nga poetet e mi te preferuar. Une po postoj disa poezi te tij te perkthyera ne shqip, si dhe nje ligjeraten e mbajtur ne Bremen... Perkthimi eshte i z. Agron Tufa

    Jeni te ftuar te gjithe te jepni mendimin tuaj per nje nga poetet me te medhenj te shekullit XX...
    Pershendetje, Ifigjenia


    Paul Celan


    Nė syrin tėnd ka hyrė

    Nė syrin tėnd ka hyrė
    arratia qė u ep udhė pyjeve:
    duke u vllazėruar me ēdocilin vėshtrim tėndin
    ai mbufat sythin,
    sythin e zi.
    Pėrgjatė gjithė gjerėsisė sė qiellit u shtri qepalla e kėsaj pranvere.
    Pėrgjatė gjithė gjatėsisė sė qepallės tendoset qielli,
    dhe poshtė, nėn strehėn e sythit
    pas plorit ecėn i Paraamėshueshmi,
    ecėn Zoti.
    O, ndjeje si kėrcet tehu,
    si cijat duke u prerė
    pas tė gurėzuarit, tė qashtrit,
    tė stėrlashtit lot.


    * * *

    Numėro bajmet
    Mblidhe gjithė vrerin e pagjumėsisė tėnde
    Dhe shpallmė llogarinė:

    Memzi hape sytė ndaj tė gdhirė
    Nė orėt kur askush nuk tė sheh,
    Vėshtrimin tėnd pata kėrkuar
    Dhe mendimet e tua tė fshehta tė vesės
    Nė shtėmbat e mia tė vagullta
    Mblodha

    Aty ti pėrftove
    Emrin tėnd tė vėrtetė;
    Vetvetja jote u bėre.
    Fjala ime rrahu me ēekiē
    Arkitraun e heshtjes tėnde
    Dhe tek ti flatroi;
    Duke dhėnė shpirt nė rrugė, ty pėr supesh tė pėrqafi,
    Dhe ju tė vetėm brodhėt pėrmes natės.

    Numėroji bajamet,
    Kthema hidhėsirėn.





    Pasi ke ndėrruar ēelėsin

    Pasi ke ndėrruar ēelėsin
    Ti hap njė shtėpi, nė tė cilėn
    Fėrfėllon dėborė heshtjeje.
    N’akord me gjakun qė tė rrjedh
    Prej syrit, prej gojės a prej veshit,
    Ndėrrohet ēelėsi yt.
    Ēelėsi yt ndėrrohet, ndėrrohet fjala jote,
    Duke e lėnė veten ta bartin bashkė me flokėboret.
    N’akord me erėn qė ty tė shtyn
    bora e mbledh fjalėn shuk.





    Kenotaf

    Shkėrmoqi lulet e tua, udhėtar, pa frikė shkėrmoqi:
    ti i hedh ato thellėsive,
    i hedh kopshtijeve.
    Kush duhet tė dergjej kėtu, nuk dergjet
    askund. Por bota e gjithė dergjet rreth tij.
    Bota qė i ka hapur sytė
    Laryshisė sė luleve.
    Ajme! vetė ai, qė kish parė jo pak, vinte
    Prej njė radhe verbanėsh.
    ai kėpuste, i pangijshėm,
    kėpuste aromat, -
    dhe kush e pa kėtė, ata nuk ia falėn.
    Atėherė ai u largua dhe piu njė pikėl tė ēuditshme:
    Detin.
    Peshqit –
    u turrėn vallė peshqit pas tij?





    Fol edhe ti

    Fol edhe ti,
    fol i sprasmi,
    thuaje fjalėn tėnde.
    Fol –
    por mos e ndaj “jo”-nė nga “po”.
    Kalle dhe nė fjalėn tėnde kuptimin:
    kall nė tė hijen.
    Kall nė tė pėrplot hije:
    aq,
    sa ta gjykosh se qark teje vithiset
    mesnata, mesdita, mesnata.
    Kėqyr.
    E sheh: ē’gjallėri pėrreth
    nė prani tė vdekjes! Ē’gjallėri!
    E vėrteta gjendet nė fjalė, kur nė tė ka hije.
    Por vendi ku qėndron ti, tkurret...
    Nga t’ia mbash tani, pa hije, nga?
    Tėrma. Me tahmin. Duke u bėrė
    mė i stėrzgjatur, mė i padallueshėm,
    mė imcak: fill
    pėr yllin qė don tė lėshohet
    dhe tė notojė poshtė, atje, ku ai
    sheh xixėllimin e tij: nė fėrfėllimėn rrjedhėse tė fjalėve.





    Argumentum et silentio

    Rėne Sharit

    Farkėtuar me vargonj
    Midis floririt dhe heshtjes
    Nata.
    Tė dyja e mbajnė fort…
    Tė dyja nuk ndeshin kundėrpėrgjigje.
    Dhe ti
    Farkėtoja tani kėtij vargoi atė
    Ēka don tė zbardhėllejė njėlloj me ditėt:
    Fjalėn nėn yjet flatrues,
    Nėn detin shungullues.
    Ēdocilės fjalė.
    Ēdocilės fjalė qė i kėndon atij,
    Kur ndėrseheshin qentė pėrmbrapa,
    Qė i kėndonin dhe shtangonin.
    Asaj, natės:
    Nėn yjet flatrues, nėn detin shungullues,
    i parrėfyeshėm,
    gjaku i saj qė nuk u shmang, kur thumbi
    i helmėt depėrtoi rrokjet.
    Fjala e pathėnė – asaj.
    Kundėr fjalėve tė tjera gjakėsore
    me veshėt pipėz tė lėkurėrrjepėsve,
    fjalėve, tė zotėrosh tė gatshmet
    dhe me kohė, dhe me shekuj, ajo
    dėshmon: tembrama,
    nė fund, kur vetėm hallkat tringėllijnė,
    dėshmojnė pėr tė, qė gjendet
    midis floririt dhe heshtjes,
    motra tė njė gjaku me tė, -
    sepse prej nga, mė thuaj,
    rrezon, nė sė jo brenda asaj qė u shfaqet
    diejve, tė cilėt fundosen ngado ku lotėt e saj rrėke,
    tė mbjella tė reja e tė reja.






    Ligjėrata e Bremenit


    Paul CELAN

    Fjala “mendim” (Denken) dhe fjala “falenderim” (Danken) e marrin zanafillėn nė gjuhėn tonė prej njė rrėnje. Duke i besuar kuptimit tė tyre, do tė shkelėsh nė njė rreth tė tillė domethėniesh, si “me kuptue” (gedenken), “me mbajt mend” (eingedenk sein), “mbamendje” (Andenken), “dashamirėsi, lutje” (Andacht). Me to pra lejomėni t’ia nis falenderimit tim.
    Prej ē’vendesh, gardhimesh – ē’prej? Dhe a ekzistojnė menjėmend gardhimet?
    Kam ardhė tek ju, shumica e tė pranishmėve, ka gjasė tė jenė tė panjohur. Unė kam parasysh vendet ku ka bėrė vaki njė pjesė e madhe e historive haside, tė cilat na i ka treguar sėrish nė gjermanisht, tė gjithėve, Martin Buber-i. Kėta kanė qenė – nėse pėrpiqem tė pėrplotėsoj njė skicė topografike me disa hollėsi tė largėta qė me dalin tash tė gjalla – vise, ku bujtėn njerėz dhe libra. Atje, nė rrethinat e mėparshme tė perandorisė sė Habsburgėve, qė kanė rėnė ē’prej asaj kohe nga historia, kam ndeshur pėr tė parėn herė emrin e Rudolf Aleksandėr Shrėderit, duke lexuar “Ode shegės” sė Rudolf Borhartit. Dhe atje pra – nė trajtėn e publikimit tė “Shtypit Bremenas” – para meje u vizatuan konturet e qytetit tuaj.
    Por i pėrafruar me anė tė librave dhe emrave tė atyre qė shkruan dhe botuan kėto libra, emri i Bremenit ruajti megjithatė nė vetvete jehonėn e sė pambrritshmes.
    E mundshmja – ėshtė e largėt, por e arritshmja – ėshtė emri i vendit qė mbante Vjena. Tė gjithė ju e dini, ēfarė ndodhi pastaj, pas shumė vitesh me kėtė arritshmėri.
    E arritshme, e afėrt dhe e precizuar midis shumė humbjesh mbeti vetėm njėra: gjuha. Po, gjuha, - pėrkundėr gjithēkaje – e arriti shenjė. Megjithatė asaj i ra pėr hise tė kalojė pėrmes braktisjes sė vet, tė kalojė pėrmes heshtjes monstruoze, tė kalojė pėrmes errėsirės sė paskaj tė ligjėrimit qė sillte vdekjen. Ajo i kapėrceu ato tė gjitha dhe nuk gjeti fjalė pėr gjithēka pati ngjarė, por ajo kaloi pėrmes kėsaj. Kaloi – dhe mundi tanimė sėrish tė shfaqet nė dritė, “e begatuar” me rrugėn e pėrshkuar.
    Nė kėtė gjuhė pėrpiqesha unė gjatė atyre viteve dhe mė vonė tė shkruaja poezi: qė tė mund tė flas, tė mund tė gjej udhėn, tė mund tė pėrcaktoj se ku gjendem dhe ku po mė shpinte ajo ēka po ndodhte, qė tė mund tė konturoj realitetin tim.
    Kuptojeni, ēdo herė kjo ishte njė ngjarje, njė zhvendosje, njė hap i ri, kjo ishte gjakimi pėr tė gjetur udhėn. Dhe duke dialoguar me kuptimin e tyre, mendoj tashmė dhe duhet ta pranoj, qė nė kėtė pyetje kumbon njė tjetėr – pyetja mbi kuptimin e vetė lėvizjes sė kohėrave.
    Sepse nuk ndodh tė ketė poezi jashtė kohės. Po, ato provokojnė pafundėsinė, ata gjakojnė tė ēajnė lik tejendanė kohės – por ama pikėrisht pėrmes dhe jo pėrnalt.
    Pėrderisa poezia ėshtė, sigurisht, forma e shprehjes dhe nė kėtė kuptim vargjet janė dialogjike pėr thelbin e tyre, ēdocila poezi – ėshtė nė llojin e vet njė shishe e hedhur nė det, nė short tė njė shprese – dhe shpesh tė njė shprese tė tillė tejet tė brishtė, - qė herėdokur do ta marrin nė dorė ndokund ndaj bregdeti, gjasė ka, nė bregdetin e zemrave. Por edhe ngaqė poezia gjendet ngaherė nė udhė: ajo ēel shtigje.
    Shtigje pėr ku? Shtigje drejt ndonjė vendi tė hapur, tė pazėnė, drejt diēkaje ende tė pa vikatur “ti”, njė realiteti ende tė pavikatur.
    Pėr njė realitet tė tillė, pėr mendimin tim, ligjėrojnė vargjet e poezisė.
    Mendoj se lėvizje tė tilla tė mendimit bashkėudhėtojnė jo vetėm me pėrpjekjet e mia, por edhe me pėrpjekjet e shumė poetėve tė tjerė tė njė gjenerate edhe mė tė re. Ky ėshtė gjakimi i ēdocilit, kush ka tė vulosur yllin, me kėto krijime tė njeriut, qė rezultojnė ende tė pastreha dhe nė kėtė gjendet kuptim i papritur i fjalės, prandaj dhe janė tmerruese nė lirinė e tij, dhe tash, i plagosur me realitetin, por edhe duke e kėrkuar realitetin, me gjithė qenien e saj rravgon tėrėsej pėr kah gjuha.
    dridhe Like dridhe
    :^xhan2

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ifigjeni,

    te falenderoj per sjelljen e ketyre poezive ne shqip. Kisha bere lexim vetem ne gjermanisht, madje kam mundur edhe t'i shijoj ne degjim disa prej poezive te Paul Celan ne interpretimin e vete autorit.
    Nese ti vete kupton gjermanisht, atehere te ftoj te shkosh tek faqja do te vendos me poshte:

    KETU


    Ne te mundesh te degjosh poezite qe jane lene si trashegimi e lexuar nga autori. Edhe nese nuk kupton gjermanisht, duhet te degjosh patjeter "Todesfuge". Te duket sikur e ke skenen e vdekjes perpara. Perseritja e vargjeve sidomos duke u afruar fundi, aty dhe zeri vjen e ngadalesohet e kthen poezine ne llahtar. Mos e humb!


    Shenim: shiko ne te majte te faqes qe kam vendosur si lidhje ne kete postim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 31-10-2003 mė 06:16

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ifigjeni
    Anėtarėsuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    Dikund ne bote
    Postime
    17
    E kam shume mire parasysh dhe te falenderoj shume per linkun Dita. Edhe poezia "Fuga e Vdekjes" dhe shume te tjera, jane perkthyer ne shqip, por ndoshta nga dhjetori, kur te kthehem ne Shqiperi, do te mundohem t'i sjell ne forum. Kjo poezi dhe te tjerat gjithashtu, jane perkthyer duke degjuar edhe interpretimin nga vete autori... per te pasur te qarte, ne radhe te pare, ritmin...
    Ēdo te mire, Ifigjenia
    P.S. Jam ne hapat e pare ne gjermanisht...
    dridhe Like dridhe
    :^xhan2

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nje permbledhje te mire te poezive te Paul Celan ne gjermanisht mund te gjeni ne lidhjen qe po vendos ne vazhdim:

    PAUL CELAN




    Biografi e shkurter e jetes se autorit (perkthyer nga nje faqe gjermane)


    Paul Celan (Paul Antschel)

    23 nentor 1920 ne Cernovic/Bukovine – Fund prilli/1 maj 1970 ne Paris


    Bir i nje familje cifute. Studioi mjekesi ne Paris dhe Bukuresht. Ne 1942/23 u gjend ne kampin rumun te punes. Ne 1947 u arratis per te perfunduar ne Vjene dhe ne vazhdim ne 1948 ne Paris. Ne 1952 u martua me Alix Marie giesčle de Lestrange. Studioi shkence gjuhesore dhe gjermanistike ne Paris. Punoi si lektor, mesuese gjuhe dhe perkthyes. Ne 1959 u be shtetas francez. Ne 1963 u njoh me Gisela Dischner. Ne 1963 e shtruan per here te pare ne klinike psiqiatrike. Ne 1965 u perpoq te vriste gruan. Ne 1967 plagosi veten me thike. Ne 1970 zhvilloi udhetimin e vet te fundit ne Gjermani. Ne po te njejtin vit vrau veten duke u mbytur ne Sene ne Paris. Ne 12 maj 1970 u zhvillua varrimi i tij.


    ____________





    Ifigjeni,

    me gjermanishten i paske hapur vetes nje pune te bukur. Kur te vije dhjetori kujtohu per premtimin forumor e silli edhe disa perkthim te tjera te poezive te Celan ne shqip.

    Pershendetje!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ifigjeni
    Anėtarėsuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    Dikund ne bote
    Postime
    17

    Unhappy

    Puna eshte se nga te kater gjuhet qe njihja, me ra te vija ne vendin, gjuhen e te cilit e kisha vetem me te degjuar. Do te me vinte inat te thosha qe kam ndenjur ne Gjermani per do kohe e nuk di, te pakten si fillestare gjermanisht. Sigurisht qe do t'i sjell, edhe "Fugen e vdekjes" madje. Nese ke mundesi, nje cikel te gjere ne shqip mund ta gjesh te botuar te ALEPH 9, e pertremuajshme letrare, ne Shqiperi sigurisht.
    Per se shpejti, I
    dridhe Like dridhe
    :^xhan2

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ifigjeni,

    une nuk gjendem ne Shqiperi e vetem pas shume muajsh do te mund te shkoj aty, ndaj revista Aleph ne dore mund te me bjere deri atehere. Ndaj te lutem sill ketu c'te mundesh. Deshiroj te te pyes me shume edhe per kete reviste, por per kete po shfrytezoj mesazhet private.


    Per "Todesfuge".
    Ne nje faqe ne internet kam lexuar se metafora ne vargun e pare te kesaj poezie ben pjese tek me te diskutuarat e letersise, per arsye te intepretimeve te ndryshme qe i kane dhene.
    Behet fjale per:

    Schwarze Milch der Frühe wir trinken sie abends
    Wir trinken sie mittags und morgens wir trinken sie nachts



    Po beri pjese rusishtja tek gjuhet qe zoteron pervec gjermanishtes a na perkthen dot dicka bashkekohore ne lemin e poezise?

    Pershendetje!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Ifigjeni
    Anėtarėsuar
    28-09-2003
    Vendndodhja
    Dikund ne bote
    Postime
    17

    Exclamation

    Postuar mė parė nga Dita
    Ifigjeni,

    une nuk gjendem ne Shqiperi e vetem pas shume muajsh do te mund te shkoj aty, ndaj revista Aleph ne dore mund te me bjere deri atehere. Ndaj te lutem sill ketu c'te mundesh. Deshiroj te te pyes me shume edhe per kete reviste, por per kete po shfrytezoj mesazhet private.


    Per "Todesfuge".
    Ne nje faqe ne internet kam lexuar se metafora ne vargun e pare te kesaj poezie ben pjese tek me te diskutuarat e letersise, per arsye te intepretimeve te ndryshme qe i kane dhene.
    Behet fjale per:

    Schwarze Milch der Frühe wir trinken sie abends
    Wir trinken sie mittags und morgens wir trinken sie nachts



    Po beri pjese rusishtja tek gjuhet qe zoteron pervec gjermanishtes a na perkthen dot dicka bashkekohore ne lemin e poezise?

    Pershendetje!


    Poezia eshte perkthyer dhe eshte botuar ne Aleph (pe rte cilin do te te sqaroj me teper ne PM) bashke me 15 poezi te tjera. Metafora perkthehet (kuptimisht ne shqip):
    "Tamlin e zi te mortit ne e pijme..." - Sipas Hajdegerit, ne traditen e lashte gjermane, per mort (rast vdekjeje pra), sikurse nxirret ne Shqiperi kafe e idhet, gjermanet nxirrnin nje gote qumesht. Ky quhej "qumesht i zi". Perderisa fjala te Celani eshte per "mortin e perditshem ne nje kamp perqendrimi", logjika e vargut te con se kete "tamel te zi" viktimat e kampit e pinin cdo mengjes (sic mund ta dish, vete Paul Celan ka qene ne kamp perqendrimi nazist dhe mundi te arratisej prej tij!!!). Kjo besoj eshte disi e shpjegueshme per versionin ne shqip. Perkthimi i tille i vargut - "qumeshtin e zi te agimit" (nje version tjeter ne shqip, s'ka rendesi perkthyesi...) eshte jokorrekt se shpreh marredhenie ekzotike te fjaleperfjalshme qe jane marredhenie jashtesie...
    Tung!
    dridhe Like dridhe
    :^xhan2

  8. #8
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ifigjeni,

    falemnderit per kete pergjigje dhe mesazhin privat.

    Po te sjell me poshte nje version komentimi te kesaj metafore te marre nga nje faqe gjermane


    http://www.celan-projekt.de



    Eshte ne gjermanisht, por nese do te mundem ta perkthej ndonje dite tjeter, do ta sjell po ketu ne shqip. Uroj te mundesh ta kuptosh qe para ketij perkthimi. Si me poshte:




    <<Schwarze Milch der Frühe

    Um kaum eine Zeile der Literatur hat es derartige Interpretationsauseinandersetzungen gegeben wie um die Metapher "Schwarze Milch der Frühe". So vermerkt der Zitate-Duden:

    "Die expressionistische Sprache des Lyrikers Paul Celan (1920-1970) mit ihrer eigenen Welt von Bildern, Farben, Motiven und Symbolen (beeinflußt von Symbolismus und Surrealismus) ist nicht leicht zu verstehen, die Gedichte sind logisch oft nur schwer erfaßbar. Ein einzelnes Beispiel dafür ist die in ihrer Kühnheit bekannt gewordene Metapher, mit der das berühmte Gedicht Todesfuge einsetzt:

    Schwarze Milch der Frühe wir trinken sie abends
    Wir trinken sie mittags und morgens wir trinken sie nachts

    Das Gedicht über die unmenschliche Verfolgung und grausame Tötung der Juden im Deutschland des Nationalsozialismus ist Klage und Anklage zugleich. Die Auflösung der sittlichen Ordnung, die sich in dem grausigen Geschehen manifestiert, wird in unterschiedlichen Bildern und Vorgängen sichtbar. Die paradox formulierte Metapher gleich zu Beginn des Gedichts ist dafür ein eindrucksvolles Beispiel. Sie wurde zu einer Art Chiffre für das durch Pervertierung."

    Es können verschiedene Ansatzpunkte zur Interpretation von Herkunft und Bedeutung der Metapher benutzt werden. Eine erste Interpretationsmöglichkeit leitet die Metapher von einem jüdischen Sprichwort ab, das besagt, dass - wenn alle Menschen in Unglück leben - Mordechai Meisel in der weißen Milch der Frühe badet (vgl. Leo Perutz: Nachts unter den steinernen Brücken. München 1993). Mordechai Meisel soll durch dieses Sprichwort als der vollkommene Glückspilz charakterisiert werden, den er in den jüdischen Sagen auch immer wieder verkörpert. Die Metapher "schwarze Milch der Frühe" könnte dann als Darstellung der vollkommenen Hoffnungslosigkeit begriffen werden, da selbst der ansonsten so glückliche Mordechai Meisel nicht mehr in der weißen Milch der Frühe baden kann.

    Eine weitere Möglichkeit der Interpretation besteht in einer Rückführung auf das Klagelied Jeremias im Alten Testaments. Die hebräische Bibel reiht dieses poetische Buch in den dritten Teil des Kanons, die "Schriften", ein. Es wurde am 9. Ab (im Mai) während des Tempelfastens gelesen, zur Erinnerung an die Zerstörung des Tempels durch Titus im Jahr 70 n. Chr. Die griechische und die lateinische Bibel weisen den Klageliedern ihren Platz unmittelbar nach dem Buch Jeremia zu.
    Die Kapitel 1, 2 und 4 sind der literarischen Form nach Totenlieder; Kap. 3 ist ein individuelles Klagelied, Kap. 5, in der lateinischen Bibel mit der Überschrift "Gebet des Jeremia", ein Volksklagelied. Die Klagelieder dürften in Juda bald nach dem Untergang des Südreichs und der Zerstörung des Tempels (586 v. Chr.) entstanden sein. Wahrscheinlich sind sie alle dem gleichen Verfasser zuzuschreiben, der vielleicht zu priesterlichen Kreisen gehörte. In packenden Bildern schildert er den übergroßen Schmerz Jerusalems und seiner Einwohner über die Katastrophe des Jahres 586 v. Chr. Dabei ist das Buch getragen von einem unbesiegbaren Vertrauen auf Gott. Es will Reue und Umkehr bei denen wecken, die den Untergang der Stadt und des Tempels erlebt haben. Da Bedeutung und Vorrechte des alttestamentlichen Tempels im Neuen Testament auf Christus übertragen werden (vgl. Joh 2, 19), wendet die Kirche in der Liturgie der Karwoche die Klagelieder auf das Leiden und Sterben Christi an.
    Innerhalb des Klagelieds taucht nun im dritten Totenlied (Kapitel 4) auch das Bild der Milch auf - und auch hier wird ein Übergang vom Weißen der Milch hin zur Farbe Schwarz angewendet:

    "4:7 Ihre jungen Männer waren reiner als Schnee, weißer als Milch, ihr Leib rosiger als Korallen, saphirblau ihre Adern.
    4:8 Schwärzer als Ruß sehen sie aus, man erkennt sie nicht auf den Straßen. Die Haut schrumpft ihnen am Leib, trocken wie Holz ist sie geworden."

    Eine dritte Möglichkeit, die Metapher zu erklären, liegt in einem 1939 in Czernowitz veröffentlichten Gedichte Rose Scherzer-Ausländer, die nach der Befreiung Rumäniens 1944 beständige Gastgeberin deutschsprachiger Literaturzirkel in Rumänien war. Zu ihren Besuchern gehörte auch Paul Celan, der durch die als Schriftstellerin bereits sehr bekannte Rose Scherzer-Ausländer eine besondere Förderung erhielt. In dem erwähnten Gedicht, das bereits um 1925 entstanden war und den Titel "Ins Leben" trägt, heißt es:

    "Nur aus der Trauer Mutterinnigkeit
    strömt mir das Vollmäß des Erlebens ein.
    Sie spiest mich eine lange, trübe Zeit
    mit schwarzer Milch und schwerem Wermutwein."

    In Anlehnung daran hatte auch schon Alfred Margul-Sperber, ebenfalls Besucher der Ausländer'schen Literaturzirkel und ein guter Bekannter Paul Celans, in seinem Gedicht "Ferner Gast" die Metapher in bezug auf eine sterbende Mutter übernommen:

    "Ihre Augen, unaussprechlich lind,
    Sehn mich an mit fernem Sternenblinken;
    Und sie flüstert: Willst du nicht, mein Kind,
    Von der dunklen Milch des Friedens trinken?">>



    Vetem shkurt per perkthimin e sa me lart.
    Sillen tre menyra interpretimi per kete metafore.

    -E para lidhet me nje fjale te urte cifute

    -e dyta lidhet me nje kenge ne Testamentin e Vjeter

    -e treta me nje poezi te poetes Rose Scherzer-Ausländer te botuar ne vitin 1939 ne Cernovic, te cilen ajo sjell togfjaleshin "schwarze Milch". Poezia ishte krijuar qe ne vitin 1925 dhe titullohet "Ins Leben - Ne jete". Rrethin e letersise gjermane qe kjo poete e mbante ne jete pas clirimit te Rumanise, e frekuentonte sipas ketij shkrimi dhe PauL Celan.

    Ne kete shkrim nuk permendet interpretimi me qumeshtin e zi sipas tradites gjermane ne rastet e vdekjeve.
    Personi qe mbante ne jete faqen quhet Erich Horn e aty ka dhe nje lidhje qe tregon me shume per biografine e tij.


    Tek faqja e lartpermendur mund te arrish permes nje faqe permbledhese te lidhjeve per Celan (brenda faqes te institutit Gete).


    Faqja eshte:

    http://www.goethe.de/os/hon/aut/decela.htm

    dhe lidhjen per tek "Celan-Projekt" e gjen tek opsioni "Verschiedenes".



    Pershendetje!

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ifigjeni,

    sikunder shkruajta edhe me pare ne kete teme, do te jepja nje perkthim per materialin qe solla me lart ne gjermanisht. E gjen si me poshte.


    Pershendetje!






    Analizė e metaforės “Schwarze Milch der Frühe”


    Thuajse pėr asnjė varg tjetėr tė letėrsisė nuk ka pasur aq shumė pėrplasje interpretimesh si pėr metaforėn “Tāmbėl i zi i mėngjesit tė herėt”(1) (“Schwarze Milch der Frühe”). Nė Duden tė citateve shėnohet:

    “Gjuha ekspresioniste e lirikut Paul Celan (1920 – 1970) me botėn e vet tė figurave, ngjyrave, motiveve dhe simboleve (e ndikuar nga simbolizmi dhe surrealizmi) nuk ėshtė e lehtė tė kuptohet, poezitė shpesh mund tė konceptohen vetėm me vėshtirėsi nga ana logjike. Njė shembull pėr kėtė ėshtė metafora e njohur me tė cilėn nis poezia e famshme “Todesfuge”:

    “Schwarze Milch der Frühe wir tinken sie abends
    Wir trinken sie mittags und morgens wir trinken sie nachts”

    “Tāmbėl i zi i mėngjesit tė herėt e pijmė ne mbrėmjeve
    e pijmė ne mesditave e mėngjeseve e pijmė ne netėve”(2)

    Poezia mbi pėrndjekjen ēnjerėzore dhe vrasjen mizore tė ēifutėve nė Gjermaninė e nacionalsocializmit ėshtė padi dhe akuzė njėkohėsisht. Shpėrbėrja e rregullit moral qė manifestohet nė ngjarjet e llahtarshme, bėhet e dukshme nė pamje dhe ngjarje tė ndryshme. Metafora e formuluar nė mėnyrė paradoksale qė nė nisje tė poezisė ėshtė njė shembull mbresėlėnės pėr kėtė. Ajo u shndėrrua nė njė lloj kodi pėr kėtė gjė pėrmes shndėrrimit nė tė kundėrtėn.”

    Mund tė jepen pikėnisje tė ndryshme pėr prejardhjen dhe kuptimin e metaforės. Njė mėnyrė e parė interpretimi rrjedh nga njė fjalė e urtė cifute, qė thotė, se kur tė gjithė njerėzit jetojnė nė fatkeqėsi, Mordechai Meisel bėn banjė nė qumėshtin e bardhė tė mėngjesit tė herėt (krahaso Leo Perutz: Netėve nėn urat e gurta. Mynih 1993). Pėrmes kėsaj shprehjeje popullore Mordechai Meiel karakterizohet si i linduri me kėmishė, tė cilin ai e trupėzon vazhdimisht nė thėniet ēifute. Metafora “Schwarze Milch der Frühe” mund tė pėrkufizohet si paraqitja e dėshpėrimit tė plotė, duke qenė se edhe vetė Mordechai Meisel, zakonisht fatlum, nuk mundet tė bėjė banjė nė “Tāmblin e bardhė tė mėngjesit tė herėt”(3) (“weiße Milch der Frühe”).



    Njė mėnyrė tjetėr intepretimi e gjen burimin nė vajin e Jeremias nė Dhiatėn e Vjetėr. Bibla ēifute e radhit kėtė libėr poetik nė pjesėn e tretė tė tėrėsisė sė normave (Kanonit), “Shkrimet”. Libri poetik u lexua nė maj gjatė muajit tė agjėrimit nė tempull nė kujtim tė shkatėrrimit tė tij nga Titus nė vitin 70 pas Krishtit. Bibla greke dhe ajo latine i bėjnė vend vajeve menjėherė pas librit Jeremia.
    Duke i marrė nė konsideratė nga ana letrare, kapitujt 1, 2 dhe 4 janė vaje; Kapitulli 3 ėshtė njė vaj individual, Kapitulli 5, qė nė biblėn latine mban titullin “Lutje e Jeremias” ėshtė njė vaj popullor. Vajet duhet tė jenė krijuar nė Juda pas rėnies sė perandorisė jugore dhe shkatėrrimit tė tempullit (586 para Krishtit). Shihet e mundshme qė ato tė rrjedhin prej tė njėjtit krijues, qė ndoshta i pėrkiste rretheve priftėrore. Nė pamje qė tė mabjnė frymėn pezull ky krijues paraqet dhimbjen e stėrmadhe tė Jeruzalemit dhe banorėve tė tij pėr katastrofėn e vitit 586 para Krishtit. Libri pėrshkohet nga njė bindje e palėkundur nė Zot. Ka pėr qėllim tė zgjojė pendesė dhe kthim tek ata, tė cilėt e pėrjetuan rrėzimin e qytetit dhe tė tempullit. Duke qenė se rėndėsia dhe privilegjet e tempullit tė Dhiatės sė Vjetėr nė Dhiatėn e Re i kalohen Krishtit (krahaso Joh 2, 19) nė liturgjinė e javės sė shenjtė (tė Pashkėve) kisha i shfrytėzon vajet pėr tė shprehur vuajtjen dhe vdekjen e Krishtit.
    Brenda vajeve shfaqet nė vajin e tretė (Kapitulli 4) edhe pamja e qumėshtit – e po kėshtu si nė rastin e interpretimit tė parė bėhet njė kalim nga e Bardha e Qumėshtit nė tė Zezėn:

    “4:7 Burrat e tyre tė rinj qenė mė tė bardhė se bora, mė tė bardhė se qumėshti, trupi i tyre
    mė i trėndafiltė se koralet, venat e tyre mė blu se zefiri.(4)

    4:8 Ata shfaqen mė tė zinj se bloza. Lėkura iu rrudhet nė trup, iu ėshtė bėrė e thatė si
    dru.” (5)



    Njė mundėsi e tretė pėr tė shpjeguar metaforėn qėndron nė poezinė e Rose-Scherzer-Ausländer tė publikuar nė Cernovic. Rose-Scherzer-Ausländer pas ēlirimit tė Rumanisė nė 1944 qe mikpritėse e pėrhershme e rrethit letrar gjermanishtfolės nė Rumani. Ndėr vizituesit e kėtij rrethi numėrohet edhe Paul Celan, i cili siguroi njė mbėshtetje tė veēantė nga shkrimtarja asokohe shumė e njohur. Nė poezinė e lartpėrmendur qė ish krijuar qė nė vitin 1925 e qė mban titullin “Ne jetė” (“Ins Leben”) thuhet:


    “Nur aus der Trauer Mutterinnigkeit
    strömt mir das Vollmaß des Erlebens ein.
    Sie spiest mich eine lange, trübe Zeit
    Mit schwarzer Milch und schwerem Wermutwein.”


    “Vetėm prej brendisė mėmėsore tė pikėllimit
    Mė vėrshon nė shpirt plotėsia e pėrjetimit.
    Ajo mė mėkon pėr njė kohė tė gjėmtė
    Me tāmbėl tė zi e vermut tė rėndė.”(6)

    Duke u mbėshtetur tek kjo poezi edhe Alfred Margul-Sperber, i cili bėnte pjesė gjithashtu nė rrethin letrar tė tė huajve e ishte njė i njohur i Paul Celan e kish shfrytėzuar metaforėn nė poezinė “Mik i largėt” nė pėrshkrimin e njė nėne pranė vdekjes.


    Ihre Augen, unaussprechlich lind,
    Sehn mich an mit fernem Sternenblinken;
    Und sie flüstert: Willst du nicht, mein Kind,
    Von der dunklen Milch des Friedens trinken?”


    “Sytė e saj tė ėmbėl deri nė pashprehshmėri
    Mė vėshtrojnė me largėsi yjesh nė shkėlqim;
    Ajo mė pėshpėrit: a nuk don, biri im,
    Prej tāmblit tė errėt tė paqes tė pish ti?”(7)




    (1)(2)(3)(4)(5)(6)(7) Perkthime vargjesh sipas Dites



    Materialet marre nga faqja

    http://www.celan-projekt.de


    Perktheu: DITA

  10. #10
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Fugė e vdekjes (1945) - Todesfuge

    Qumėshtin e zi tė agimit ne e pijmė nė mbrėmje
    e pijmė nė mesditė dhe nė mengjes ne e pijmė atė natėn
    ne pijmė dhe pijmė
    ne gėrmojmė nė qiell njė varr ku nuk ėshtė aq ngushtė
    Njė njeri banon nė shtėpi ai luan me gjarpėrinjtė ai shkruan
    ai shkruan kur do tė bėjė terr nė Gjermani Margaretė
    flokėt e tu tė artė
    shkruan kėto fjalė ecėn pėrpara mbi prag dhe yjet
    rrėnqethen ai u vėrshellen qenve tė tij tė mėdhenj
    ai vėrshellen ai i bėn ēifutėt e tij pėr tė dalur dhe tė gėrmojnė nė tokė njė varr
    ai na urdhėron hajde tė lozim pėr qė tė vallėzojmė

    Qumėsht tė zi tė agimit ne tė pijmė ty natėn
    tė pijmė nė mėngjes pastaj nė mesditė ne tė pijmė nė mbrėmje
    ne pijmė dhe pijmė
    Njė njeri banon nė shtėpi ai luan me gjarpėrinjtė e tij ai shkruan
    ai shkruan kur do tė bėjė terr nė Gjermani Margaretė
    flokėt e tu tė artė
    Flokėt e tu hi Sulamith ne gėrmojmė nė qiell
    njė varr ku nuk ėshtė aq ngushtė

    Ai ēirret ngulni mė thellė kazmat tuaja nė tokė ju tė tjerėt dhe ju kėndoni lozni
    ai mbėrthen hekurin nė brezin e tij ai e vringėllon atė sytė e tij janė blu
    ngulni mė thellė kazmat ju tė tjerėt dhe ju lozni akoma pėr qė tė vallėzojmė

    Qumėsht tė zi tė agimit ne tė pijmė natėn
    tė pijmė nė mesditė dhe nė mėngjes ne tė pijmė nė mbrėmje
    ne tė pijmė dhe tė pijmė
    njė njeri banon nė shtėpi Margaretė flokėt e tu tė artė
    flokėt e tu hi Sulamith ai luan me gjarpėrinjtė e tij

    Ai ēirret lozni mė e ėmbėl vdekja vdekja ėshtė njė zot i Gjermanisė
    ai ēirret mė tė errėta harqet dhe tymi juaj do tė ngjitet drejt qiellit
    ju do tė keni njė varr atėherė nė retė ku nuk ėshtė aq ngushtė

    Qumėsht tė zi tė agimit ne tė pijmė natėn
    tė pijmė nė mesditė vdekja ėshtė njė zot i Gjermanisė
    ne tė pijmė nė mbrėmje dhe nė mėngjes ne tė pijmė dhe tė pijmė
    vdekja ėshtė njė zot i Gjermanisė syri i saj ėshtė blu
    ai tė kap me njė plumb ai nuk tė del huq
    njė njeri banon nė shtėpi Margaretė flokėt e tu tė artė
    ai ndėrsen qentė e tij tė mėdhenj mbi ne dhe na ofron njė varr nė qiell
    ai luan me gjarpėrinjtė dhe ėndėrron vdekja ėshtė njė zot i Gjermanisė

    flokėt e tu tė artė Margaretė
    flokėt e tu hi Sulamith


    Per ata qe duan t'i degjojne keto vargje te lexuara nga vete autori i tyre, Paul Celan, ne gjermanisht, mund ta bejne ne kete link

    http://www.geocities.com/Athens/Chariot/3474/voice.htm

    dhe ketu te klikojne mbi "Todesfuge". Ata qe kuptojne gjermanisht, mund te bejne ndonje verejtje mbi perkthimin i cili eshte bere nga frengjishtja.

    Megjithese une nuk kuptoj gjermanisht, e pamundur te mos ndjehet pesha e ketyre fjaleve. Celan ka humbur prinderit e tij ne kampet e perqendrimit.

    Paul Celan ka vrare veten duke u hedhur ne Seine ne Paris 1970, ne moshen 50 vjeēare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga oiseau en vol : 01-01-2006 mė 21:37 Arsyeja: vura foton :)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •