Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Isabell Allende

    Isabel Allende ka lindur ne Lima, Peru ne 2 Gusht, 1942. Ne moshen tre vjecare levizi ne Kili. Ka dhene kontributin e saj ne gazetari, teater, televizion etj por mbi te gjitha njihet si shkrimtarja e 13 librave ku me i njohuri eshte novela e saj e pare titulluar "Shtepia e Shpirtrave"


    Lista e libra te saj :

    -Shtepia e shpirtrave - Spanje, 1982

    -E dashurise dhe e Hijeve - Spanje, 1982

    - La Gorda de Porcelana - Spanje

    -Eva Luna - Spanje, 1985

    -Historine e Eva Luna - (histori te shkurtra) - Spanje, 1989

    -Plani i pafund - Spanje, 1991

    -Paula - Spanje, 1994

    -Aferdita - Spanje, 1997

    -E bija e fatit - Spanje, 1999 - sjelle ne shqip nga Amik Kasoruho - libri i nente i shkrimtares. Historia fillon me Eliza Sommers (personazhja kryesore, e bija e fatit) e cila ishte rritur ne nje koloni angleze ne Kili nga zonja Rose dhe i vellai i saj Xheremi. Ne kohen kur ajo bie ne dashuri me Xhoakuin Andieten (i varfer dhe jo ne te njejten shtrese shoqerore si familja e Elizes), i cili punonte per Xheremin, ne kodrat veriore te Kalifornise u zbulua floriri. Keshtu Joakuin iken ne San Francisko per tu bere i pasur dhe Eliza, 16 vjec, shtatzene ne kete kohe me femijen e tij, vendos te shkoje me te.
    Ndryshe nga gjithe banoret e tjere te Kilit, Eliza ne kete kohe nuk ishte duke kerkuar 'flori' por dashuri.

    - Potret ne Sepia - Spanje 2000

    - Qyteti i kafsheve - Spanje 2002

    - Vendi i krijuar - Spanje 2003

    - Mbreteria e Dragoit te Arte - Spanje 2003




    Shtėpia e Shpirtrave
    Perktheu: Viktor Kalemi

    Roza e Bukur



    "Barabasi erdhi te ne me det", shenoi Klara e vogel me shkrimin e saj delikat. Qe ne ate kohe asaj i ishte bere zakon te hidhte ne leter gjerat e rendesishme, ndersa me vone, kur humbi te folurit, mbante shenim edhe te rendomtat, pa i shkuar ne mend se pas pesedhjete vjetesh, fletoret e saj do te me sherbenin mua per te mbajtur gjalle te kaluaren dhe per ti'i mbijetuar gjithe atij tmerri qe hoqa. Ate dite qe mberriti Barabasi ishte e Enjte e Madhe. Ai ishte futur ne nje kafaz te neveritshem, te perlyer me jashteqitjet dhe urinen e tij; shikimin e kishte te perhumbur si ndonje i burgosur i mjere e pa mbrojtje, por megjithate ndihej - per nga vete menyra mbreterore e te mbajturit te kokes si dhe nga permasat e skeletit - se c'gjigand legjendar do te behej. Ishte nje dite topitese vjeshte qe s'linte aspak te parashikoje ato ngjarje qe vogelushja i mbajti shenim dhe qe ndodhen gjate meshes se mesdites ne famulline e Shen Sebastianit, ku mori pjese ajo bashke me gjithe familjen e saj. Shenjtoret, ne shenje zie, i kishin mbeshtjelle me savane ngjyre vjollce, te cilat i shkundnin per vit besimtaret e pergjeruara, pasi i nxirrnin nga dollapi i sakristise. Me keto mbulesa te permortshme, kuvendi qiellor dukej si nje grumbull orendish ne mbartje e siper. Kesaj pamjeje te vajtueshme s'kishin c't'i benin as qirinjte, as temjanet e as renkimet e organos. Ne vendin e shenjtoreve me fytyra te ngjashme, qe dukeshin sikur t'i kishte zene gjithe gripi, me paruka te bera gjithe merak me floke te vdekurish, me ata rubine, margaritare e smerald prej qelqi te lyer me bojera, dhe me takemet e tyre qesharake si te fisnikeve te Firences, dukeshin ca si dengje te zymta kercenuese. I vetmi qe dilte i fituar nga mbajtja e zise ishte shen Sebastiani, sepse gjate Javes se Madhe ai ua fshihte shikimit te besimtareve trupin e tij te sperdredhur ne nje poze te turpshme si ndonje homoseksual i pervuajtur, te pershkuar tejpertej nga nje gjysme duzine shigjetash qe i pikonin gjak e lot, si edhe plaget, qe i ringjallte per mrekulli peneli i ate REstrepos dhe qe e benin Klaren te rrenqethej nga neveria. Ishte nje jave e gjate pendese e kreshme, nukluheshin letra, as nuk i bihej muzikes, e cila mund te te shtynte drejt shturjes e harreses, dhe, brenda mundesive, njerezit duhej te rrinin sa me te trishtuar e te paperlyer, megjithese pikerisht ato dite thumbi i djallit tundonte me me ngulm se kurre mishin e dobet katolik,. Gjate kreshmes lejoheshin emblesira te qullta si dhe djathera. Me te gjitha keto familjet perkujtonin mundimet e Krishtit, pa prekur as mish e as peshk me dore, gje qe denohej me shkisherim, sic deklaronte vazhdimisht ate Restrepoja. S'guxonte kush te mos i bindej atij. E kishte gishtin te gjate ai, s'i shpetonte mekatar pa denoncuar publikisht, ndersa me gjuhen e mprehte si brisk, ngjallte plot brenga.
    - Ti mor hajdut qe ke vjedhur parate e kishtes! - bertiste ai nga maja e katedres, duke ia drejtuar gishtin nje burri, i cii per te mos e pare ne sy, bente sikur kerkonte te hiqte nga menga nje fije peri. - Ti, moj e pacipe qe ushtron prostitucion limaneve!- ia vishte ai me nje ton akuzues dona Estera Truebes, e cila, e shtremberuar nga artriti dhe adhuruese e shen Merise se Karmelit, hapte syte nga habia, ngaqe s'e dinte as kuptimin e kesaj fjale e as se ku binin limanet. - Pendohuni o mekatare, kerma te ndyra qe s'e meritoni ate flijim qe beri zoti yne! Mbani kreshme! Beni pendese!
    I rrembyer nga zelli i tepert prifetorr, atij i duhej te mbante veten per te mos shkelur hapur udhezimet e eproreve te tij kishtare, te cilat, pasi i kishin tundur e shkundur ererat e modernizmit, nuk lejonin te perdorej as grathorja, as kamxhiku. Ndersa ai vete ishte per fshikullimin e rende te mishit, si menyra me e mire per te mposhtur dobesite e shpirtit. Mandej ishte bere i famshem per gojetarine e tij te papermbajtur. Besimtaret i shkonin pas nga famulli, ata dinin se c'hiqnin per ta degjuar ate kur pershkruante vuajtjet e mekatareve ne ferr, misherat e copetuara me mjete te sterholluara torturash, flaket e perjetshme, dhembet e mprehte e qe u nguleshin tejetej organeve mashkullore, zvarraniket e neveritshem qe depertonin neper kanalet femerore, pa folur per sfilitjet e tjera te panumerta, te cilat i permendte gjere e gjate ne cdo predikim per t'iu ngjallur te pranishmeve tmerrin hyjnor. Vete Satanai paraqitej me gjithe anomalite e lindura me intime, me theksin galician te ketij prifti, te cilit i kishte rene barra e rende ne kete bote te ulet te mos e linte ne gjume ndergjegjen e te mefshteve kreole.

    vazhdon...

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Shtepia e Shpirtrave dhe Paula, jane romanet te cilat me kane pelqyer nga Alliende.
    Ndersa, te tjerat me duken ca lojra fantazish per kalamaj.

  3. #3
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    isabel allende..per mua eshte shkrimtarja me e arrire femer.
    me vjen keq qe kam pasur rastin te lexoj vetem 2nga librat e saj:
    EVA LUNA dhe PORTRET NE SEPJE (shtepine e shpirtrave kam pare vetem film),sepse eshte me te vertete shume mbreslenese.

    Ka nje stil te vecante teper origjinal te pershkrimit te mendimeve dhe botes se nje femre..tek lexon mes rreshtave te Allende kupton se ka dicka tjeter vec asaj qe sheh ti brenda vetes,brenda nje femre..eshte ajo nderthurja e bukur e brishtesise dhe egersise ose me mire forces qe vjen aq natyrshem ne librat e saj ..ndoshta tek lexon,shpesh humbesh mes faqesh te tera detajesh e emrash,lidhjesh te panjohura po ne fund te gjitha ato vijne tek lexuesi si nje stoli e asaj brendie kuptimplote qe vertet na ben te mendojme gjate dhe na le nje shije te paharruar..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    kam lexuar romanin Shtepia e Shpitrave, shume i bukur, packa se e kam lexuar kohe me pare. Edhe filmi qe eshte bere i bazuar ne te eshte shume i bukur.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2005
    Postime
    11

    “Takim” me Isabel Allende

    E “takova” Isabel Allende ( e vendos ne thonjeza sepse ne te vertet sebashku me shume te tjere isha prezent ne nje “Takim me Autorin” zhvilluar ne Itali pak kohe me pare.) Pas takimit pata fatin (e madhe) te shkembej dy fjale me Isabell. Ketu po perpiqem te shkruaj pjeseza te bisedes tone:

    Shqiperine per here te pare e kam degjuar t’a permend xhaxhai (Salvador Allende), kur u trasferova ne shtepine e gjysherve ne Santiago, me pare dija vetem qe ishte nje shtet diku aty ne Europe. Xhaxhai ne ate periudhe, deri ne zgjedhjet presidenciale, qene shume prane afer nesh, shpesh here kalonim mbasdite te tera duke diskutuar per politiken dhe gjendjen internacionale. Salvador thoshte qe Shqiperia duhet pare me vemendje aty socialismi aty po triumfon. Vetem shume vite me pas, kur u largova nga Venezuela per ne Kaliforni, dhe me udhetimet e shpeshta ne Europe mesova diēka me shume dhe mbi te gjitha se ē’donte te thoshte socializem per ju.

    Ne nje fare menyre Shqiperia ngjasone me Ameriken Latine, idealet per nje jete me te mire u tradhetuan dhe u mbyten ne gjak. Edhe me pas demokracite e brishta jane goditur me force nga “Ata” (nuk e di me te vertet kush jane ata, por pranoj qe demokracia ne Shqiperi ka pasur shume probleme) dhe vazhdon duke pyetur nese edhe neve na kishte ndodhur diēka e ngjashme me ate qe ndodhi ne Argjentine.

    Isabell buzeqesh kur i them qe te gjitha romanet e saj te perkthyera ne shqip kane pasur nje sukses te jashtzakonshem, dhe menjehere perpiqet te ndrroje teme. Kam lexuar diēka nga autoret shqiptare, ” Chi ha riportato Doruntina?” (Kush e solli Dorontinen?, Isabell kishte lexuar edicionin italian) me ka perpire, ndersa Hasta la Vista sikur te mos ishte shkruar nga Markos (buzeqesh dhe e korrigjoj) por nga Hemingway do ishte nje best seller i te gjitha koherave.

    Pyetjes nese do te vizitoj ndonjehere shqiperine pergjigjet me nje ngritje supesh si e zene ngushte, nuk e di pergjigjet, une jetoj ne Kaliforni, por ne “turnet” e mi europian, nese dikush aty me fton do te vija me shume deshire.

    A.D

    Stundent per Letersi-Filozovi, Padova, Itali


    Burimi

Tema tė Ngjashme

  1. Grushti i Shtetit ne Kili 1973 - Fakte dhe mithe
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 20:25
  2. Perse ndodhi grushti i shtetit ne Kili 1973.
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 23:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •