Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6

Tema: Nerinda Hysa

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    Nerinda Hysa

    Ujera...

    Ne tufat heshtake te dimrit
    kane mbetur vetem guaskat e harruara
    ne skajin e reres baritore,

    Deti i perbaltur
    me ngjyren e zijosur jeshile
    dhe koralet pa shkelqimin e harlisur...



    Arome...

    Ja me kujtohet...
    ajo me avitej me syte me pluhur,
    me harronte ne oborr, kujtohej
    dhe perseri me harronte...
    Ajo me beri ikona me duart e vogla,
    ajo me thirri,
    me solli lulen time,
    me thirri,
    me lemoi duart dhe me solli lulen time.




    Ujdhesa te dhimshme...
    (Sabrina)

    Ishte nje ane
    qe me kundershtohej,
    nje aureole gjigande
    me anashkalime te virgjera...
    Dhe aty linda une...
    Besoje!
    Une kam lindur ne krahet e endrres,
    aty ku pyeten
    per lumin dhe buzet e diellit
    Ai me thirri per dite,
    derisa me besoi te teren dhe plotesisht...
    Me ujiti me ujdhesat e veta
    dhe me solli
    vargjet e lules se vetme
    Ai mbeti gjalle dhe u largua tek une
    ai u ul diku ne krahet e nje ure te
    perulur
    dhe me pyeti per ty...
    Besoje!...



    Shijet e njeriut te vetmuar

    Rruget e njeriut te vetmuar
    jane te mbyllura e te fshehta...
    Tunele te zhurmshem
    me eren e njerezve...
    Shetitjet e tij jane te ndaluara
    dhe te mbuluara
    me shije pluhuri
    dhe nikotine...
    Pluhur
    ne kalldremin e tjetersuar...



    Fryme

    Ujdhesa te kendshme
    lumenj te ajrosur embel
    dhe dhera mortore
    rruge me qipariza
    dhe kembana fluturake
    Zera te vegjel
    Dhe qeshje foshnje
    Permbi lumin tim...


    Perpara virtytit...

    Ngadale muzgjet bien mbi flete
    Mbi shpirtin tim tundohet ky muzg
    i heshtur, i permallshem...,
    muzgu im...
    Ky muzg eshte teresisht shpirt
    dhe thellesi...


    E dije qe flisja ēdo nate me
    yllin tend...?
    qe hidhesha nga shkembinjte ēdo agim?...
    Vdisja ēdo nate, ngjallesha dy
    here... ne muzg...
    dhe varrosesha ne pluhurin e hijeve te tua?...
    E dije?
    Por ti tashme ke vdekur
    dhe je ngjallur ne muzgun tim...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    ...

    jane poezite ma te bukra te shkrueme prej dores se nji femnet qi kam lexue n' gjuhe shqype

    une ta shijoni edhe ju t' njejtin emocion

  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Faleminderit per poezite "niēe". Te thjeshta dhe fluturake

    Mund te na thuash me shume mbi shkrimtaren ?! (ka shkruar libra apo jo ne Shqiperi, moshen etj)


    Dhe dicka, vura re se ne poezite me lart ishte perdorur shpesh fjala "Ujdhesa", te lutem me shpjego cfare do te thote nese e di (po zihem me veten tani por nuk jam shume e sigurt ne kuptimin e saj) - Faleminderit!


    Pershendetje!


    Fioralba

  4. #4
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    ujdhesė = ishull
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    per Fiorin...

    autorja ka botu' veē nji liber me titullin "Poezi" ne vitin '96 i cili asht laureu me ēmim kombetar... kohe qe autorja, me sa di ka pase moshen 15 vjeē...
    ka vazhdu' me shkrue besoj, por nuk boton ma, prejse ka kalue krizen Rembojane siē e dini Rembo- poeti adoleshent, (Arthur Rimbaud 1854- 1891) nuk shkroi ma poezi mbas moshes 19 vjeē dhe as proza mbas moshes 21...

    njeh shume gjuhe te hueja mirpo nuk zotnon ndonji erudicjon te gjane... perkundrazi...
    ka qene nji poeteshe femije e cila kur e pa qe s' ishte ma femije, pushoi se qeni edhe poete...

    megjithate ky liber e shpeton ate si poeteshe tue e vendose n' etazherin ma te nalte te letrave femenore shqipe...

    do perpiqem t' ju ēoj edhe ndonji poezi tjeter...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2003
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    75

    ...

    siē e ka shpjegu' edhe zotni Shiu fjala ujdhese asht varianti shqip per ishull, prej uje- dhč... dhe mes ujit...
    asht nji fjale shume e bukur qi pčergjithsisht (gjynah) perdoret prej poetve, kur mund tu perdorte edhe prej gjeografise e ta zevendsojte krejt fjalen ishull, qi na vjen prej latinishtes insulis... e nuk e ka t' njajten bukuri as tingullore as etymologjike...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •