Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Krishterimi apo Kisha

    Per respekt te qendrimit tend, Albo, ndaj ceshtjeve kishtare ortodokse shqiptare, duke ditur edhe pastertine e opinioneve te tua, une po sjell ne shqip nje tekst zyrtar kishtar ortodoks mbi eklesiologjine. Lexoje me vemendje edhe aty do te gjesh te gjitha pergjigjet e pyetjeve te ngritura ne tema te tjera.

    Shkrimi eshte paksa i gjate qe keshtu do ta paraqes ne disa shkrime, ku e mira do te ish te mos e nderprese njeri.




    Permbajtja: Hyrje; Kisha eshte bere qe te reflektoje unitetin e Perendise Triune; Qe te jesh i krishtere do te thote qe ti perkasesh Kishes; Falsifikimi i Kishes me krishterimin; Konkluzion.






    Hyrje



    Zakonisht njerezit zgjedhin te heshtin persa i perket dickaje mbi te cilen ata nuk dine asgje edhe qe se kuptojne. Kjo, natyrisht qe eshte e kuptueshme. Le te mendojme, per shembell, mbi nje person qe nuk di hic gje mbi Kimine, por i cili, sidoqofte, insiston vazhdimisht ne te nderhyrit e ceshtjeve mbi Kimine. Ai korrigjon formulat shkencore qe jane formuluar me veshtiresi te medha, duke i ndryshuar rradhen apo duke i zevendesuar me te tjera. Ne do te binim te nje mendje se nje person i tille eshte duke vepruar me shkallen me te larte te inkompetences edhe ndjejme vetem keqardhje per te.


    Por ekziston nje fushe, ne te cilen shume njerez e konsiderojne veten qe te jene mjeshtra, faktikisht, thuajse ligjevenes. Kjo fushe eshte ajo e krishterimit edhe Kishes. Edhe ne kete leme jane caktuar formula definitive qe jane nxjerre me perpjekje te medha te medimit teologjik, drejtimit shpirteror, beses edhe pershpirtshmerise. Keto formulime jane percaktuar tashme edhe duhet te pranohen me ane te besimit. Por, pa marre parasush kete fakt, nje numer i madh njerezish i hyjne pyetjeve ndaj Besimit edhe Kishes si reformatore kembengules, te cilet duan ta bejne cdo gje sipas atyre qe u thote atyre koka. Ne rastet kur njerez te tille nuk kane dituri te mjaftueshme apo kuptueshmeri, do tu duhej ne fakt te heshtnin. Por ne te kundert, ata fillojne jo vetem qe te flasin, por qe edhe te gerthasin. Te tilla gerthitje ne te pyeturit e Kishes gjen zakonisht ne kolonat e gazetave apo edhe bisedave te zakonshme te njerezve, te cilet, ne pergjithesi, zor se mendojne ndonjehere mbi Besimin apo Kishen. Por kur fillojne te mendojne mbi gjera te tilla, ata e ngrene zerin ne nje intonacion autoritativ edhe akuzues.


    Ne nje atmosfere te tille kane dale nje numer i shumte opinionesh perverse te cilat jane bere te modes, pasiqe askush nuk do ta marre mundimin qe ti ekzaminoje apo shqyrtoje ato. Ne vazhdimesi te mbijetimit te opinioneve te tilla ndodh qe ato to pervetesohen edhe nga ata qe ua kane kushtuar shpirtet e tyre besimit edhe Kishes.


    Nje nga opinionet e tilla qe ekzistojne si te "pranuara" eshte ajo qe ne e quajme "ndarja e krishterimit nga Kisha". (shenim: pikerisht ceshtja qe i referohet edhe Albo) Ne do te donim ta shikojme kete ceshtje me ndihme te fjales se Perendise edhe shkrimet e Eterve te shenjte.

    vazhdon....

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Kisha eshte bere e tille qe te reflektoje krejtesisht unitetin e Perendise Triune



    Jeta e Krishtit, Shpetimtarit, e prezanton lexuesin e Ungjijve te Shenjte me momente te shumta te medha te cilat e mbushin shpirtin me nje lloj madheshtie te vecante. Por ndoshta momenti me i rendesishem ne jeten e te gjithe njerezimit ishte rasti kur ne erresiren e nje nate jugore, nen harqet e pemeve te perkulura qe sapo gjelberonte, nepermjet te cilave vete qielli dukej se po veshtronte token mekatare me yjet ndricuese, Zoti Jisu Krisht, ne lutjen e Tij Kryeprifterore, deklaroi:

    "At i shenjte, per emerin Tend mbaji ata qe me ke dhene, qe ata te jene Nje, sikunder jemi edhe Ne..... Nuk lutem vetem per ta, por edhe per ata qe do te me besojne nepermjet fjales se tyre, qe edhe ata te jene Nje, ashtu sikunder Ti, At, je ne Mua edhe Une ne Ty, qe edhe ata te jene Nje" (Joani 17:11 edhe 20:21)


    Nje vemendje e vecante i duhet kushtuar ketyre fjaleve te Krishtit, pasi ne to perkufizohet edhe thelbi i te gjithe krishterimit. Krishterimi nuk eshte ndonje lloj mesimi abstrakt qe pranohet me mendje thjeshte edhe perceptohet individualisht sipas cdo personi. Krishti nuk u lut vetem qe te mbahej mesimi i Tij, ne menyre qe te shperndahej ne te gjithe boten, por Ai u lut edhe per Unifikimin e te gjithe atyreve qe besojne ne Te. Krishti iu lut Atit te Tij qiellor per themelimin, ose me sakte, per restaurimin, mbi toke te unitetit natyral te te gjithe njerezimit. Njerezimi vjen nga e njejta origjine edhe burim (Veprat 17:26).





    Sipas fjaleve te Shen Vasilit te Madh, "Njerezimi nuk do te kish ndasi, as mosperputhje, as luftera, ne qofte se mekati nuk do ta kishte percare natyren e tij", edhe se "kjo eshte pika kryesore e planit Shpetimtar te Misherimit te Tij - qe ta sjelle natyren e rene te njeriut ne unitet me Veten edhe Shpetimtarin. Atehere, me te shkaterruar pjesen e se liges, te rithemeloje unitetin e pare si mjeku me i mire, nepermjet mjekimit sherues, jep trupin e Tij qe u nda ne copa". Kisha formohet nga unifikimi i individeve, jo vetem te Apostojve, por te te gjithe atyreve qe besojne ne Krishtin sipas fjaleve te tyre. Asgje tokesore nuk eshte gjendur qe te jete e krahasuar me komunitetin e ri te te shpetuarve. Nuk ka asnje forme uniteti tokesore qe te mund te krahasohet me Unitetin e Kishes. Nje unitet i tille gjendet vetem ne qiell. Ne qiell, ne dashuria e papershkruarshme unifikon Atin, Birin edhe Frymen e Shenjte ne Nje qenie te vetme aq sa ata nuk jane me Tre, por Nje Perendi e gjalle edhe Triune. Ata njerez per te cilet Krishti u lut ndaj Atit qiellor: "qe dashuria me te cilen me deshe mua, te jete me ta edhe ne ta" (Joani 17:26) jane po ashtu te therritur ne nje dashuri te tille e cila i ben shume te jene ne nje gjendje njeshmerie.




    Ne fjalet e siperpermendura te Krishtit, e verteta e Kishes eshte lidhur teper ngushte me misterin e Trinise se Gjitheshenjte. Njerezit qe hyjne ne Kishe edhe qe e duan ate behen si Tre Personat e Trinise, dashuria e te cileve i baskon ne te qenit nje. Kisha eshte si e te qenurit nje qenie ne shume persona, e krijuar nga dashuria. Kjo eshte pikerisht tema qe shihet ne lutjen e pare te shenjte te Krishtit, Shpetimtarit, nga shume Eter e mesues te Kishes - Shen Qipriani i Kartagjenes, Shen Vasili i Madh, Shen Grigor i Nises, Shen Ambrozi i Milanos, Shen Hilari Poitieri, Shen Cirili i Aleksandrise, Shen Augustini i Hipos edhe Shen Joan Kasianoit.


    vazhdon....

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Une po paraqes disa pjese te shkurtera mbi kete teme nga marre nga shkrimet e disave prej ketyre Eterve te medhenje e te degjuar.

    Shen Qipriani i Kartagjenes ne letren e tij ndaj Magnus thote: "Zoti, duke na mesuar se untiteti vjen prej autoritetit hyjnor, e afirmon kete duke thene: "Une edhe Ati jemi Nje" (Joani 10:30). Ne shkrimin e tij "Lutja e Zotit", Shen Qipriani thote: "Duke mos u mjaftuar me shpengimin tone me ane te gjakut te Tij, Ai po ashtu ndermjetoi per ne. Ndersa ndermjetonte, ajo qe deshironte ish qe ne te jetojme ne te njejten gjendje uniteti ne te cilen Ati edhe Biri jane Nje."




    Ja se cfare shkruan Shen Cirili i Aleksandrise: "Krishti, duke marre si shembell edhe imazh dashurine e pandashme, harmonine edhe unitetin qe vjen vetem nga perputhshmeria, uniteti i qenies te cilen Ati e ka me Te, edhe te cilen Ai, nga ana tjeter, e ka me Atin e Tij, deshiron po ashtu qe ne te jemi te bashkuar me njeri-tjetrin, pra ne te njeten manyre ashtu sikur e bashkeqenshmja edhe e Shenjta Trini qendron bashke, ashtu edhe i gjithe trupi i Kishes te behet Nje....Imazhi i unitetit Hyjnor edhe i natyres se bashkeqenshmerise te Trinise se Shenjte, si nderthurrja me e persosur, duhet te reflektohet ne unitetin e besimtareve, te cilet jane nje ne zemer e mendje"
    Shen Cirili thekson po ashtu se: "uniteti natyral ne te cilin jemi te lidhur me njeri-tjetrin, edhe ne te gjithe me Zotin, nuk mundet te ekzistoje pa nje unitet trupesor."



    Prandaj e gjithe vepra e Krishtit ne kete bote nuk duhet pare thjesht si mesim. Krishti nuk erdhi ne bote qe te shpalle ndonje lloj novele tezash teorike per njerezimin. Jo! Ai erdh ne menyre qe te krijoje nje jete krejtesisht te re per njerezimin, dmth Kishes. Vete Krishti tha se Ai do te ndertoje Kishen (Matheu 16:18).



    Ky komunitet i ri njerezor, sipas konceptit te vete Krijuesit, dallon thelbesisht nga te gjitha bashkesite e tjera njerezore ne shoqeri te ndryshme. Vete Krishti iu referua shpesh Kishes se Tij si Mbreteria e Perendise edhe tha se kjo Mbreteri nuk eshte prej kesaj bote, dmth natyra e saj nuk eshte si ajo e botes, jo e perkoheshme, pra eshte e pakrahasueshme me mbreterite tokesore (krahaso Joani 14:27; 15:19; 17: 14-16; 18:36).


    vazhdon...

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ideja e Kishes si nje komunitet i ri, perfekt edhe i dalluar nga ndonje komunitet shteteror shprehet teper bukur edhe ne troparin per festen e Zbritjes se Frymes se Shenjte, kur Kisha rikujton edhe feston fillimet e saje. "Kur i Shumelarti erdh poshte edhe i ngaterroi gjuhet, Ai i ndau popujt, por kur Ai shperndau gjuhet e zjarrta, Ai u beri thirrje te gjitheve per unitet. Ndaj edhe neve njezeri lavderojme Shpirtin e Gjitheshenjte" Ketu themelimi i Kishes eshte vene ne opozite te Kulles se Babelit edhe "ngaterrimit te gjuheve", ne te cilen kohe, Perendia, i Shumelarte, erdhi poshte, e ngaterroi gjuhet e i ndau popujt.


    Tregimi biblik i Kulles se Babelit ka nje domethenie krejtesisht thelbesore. Pikerisht para kesaj ngjarjeje Bibla i referohet suksesit te pare te njerezimit mekatar ne fushat e kultures sedhe shoqerise. Ka qene ne keto kohe qe njerezimi ndertoi qytete prej gurri. Ne kete pike, Zoti ngaterroi gjuhet e banoreve te tokes qe ata te mos kuptonin njeri tjetrin edhe u shperndane ne te gjithe token (Gjen 11:4; 7:8). Ne kete "Ndertim te Kulles se Babilonit" neve prezantohemi me nje lloj tipi te pergjithshem te shoqerise civile apo shteterore te bazuar ne normat ligjore.


    Filozofi rus, V. S. Soloviev e ka percaktuar keshtu: "Ligji eshte nje kerkese e detyrueshme per realizimin e nje te mire minimale apo rregulli qe te pengoje manifestimet e se keqes". Edhe sikur ta pranonim nje percaktim te tille te ligjit, eshte e qarte se nuk mund ti korrenspondoje moralit te krishtere. Ligji prek aspektet e jashteme edhe e anashkalon thelbin e njeriut. Nje shoqeri e krijuar ne baza ligjore nuk mund ti shpjere kurre njerezit ne unitet. Uniteti shkaterrohet me ane te vete-dashjes edhe egoizmit, pasi ligji nuk mund ta shkaterroje egoizmin. Ne te kundert, ligji sa e afirmon ate, duke e ruajtur ate nga te kryerit e tij nga ana e egoizmit te te tjereve. Qellimi i shtetit i bazuar ne ligj konsiston ne krijimin, per aq sa eshte e mundur, e nje rregulli ne te cilin egoizmi i secilit anetar te shtetit te mund te kenaqet me aq sa te mos u shkaktoje dem te tjereve. Rruga e vetme per te krijuar nje rregull te tille, mund te jete venia kufij ne egoizmin e secilit individ te shoqerise. Ketu ne kemi edhe kontradikten e pazgjidheshme te ligjit: pasi afrimon egoizmin, duke i vene po ashtu edhe kufij. Prandaj, nje shoqeri e bazuar ne format ligjore mbart gjithnje ne vetvete faren e vet skarcitetit te vet, pasi ruan egoizmin i cili vazhdimisht shkaterron te gjithe unitetin. Fati i kulles se Babilonit eshte edhe fati (destinimi) i shoqerise ligjore. Ne nje shoqeri te tille duhet qe vazhdimisht te ndodhe "nje ngaterrim gjuhesh", ku njerezit te mos kuptojne me njeri tjetrin, edhe pse flasin te njeten gjuhe. Rregulli ligjor shpesh shpie ne nje crregullim te madh.



    Shoqeria e krishtere - Kisha - eshte nje kontrast te drejtperdrejte me nje shoqeri te tille ligjore e te perkoheshme. "Por kur Ai shperndau gjuhet e zjarrta, Ai i therriti te gjithe ne Unitet". Krishti nuk e krijoi Kishen si mjet per te rruajtur egoizmin njerezor, por si mjet i shkaterrimit te tij te plote....

    (shenim Seminarist: Ja nje dallim kyc i konceptit kristian mbi shoqerine nga ai islamik i Sherias)


    vazhdon...

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Baza e Uniteit te Kishe nuk konsiston ne parime ligjore, qe ruan egon e personave, por ne dashurine, qe eshte edhe e kunderta e egoizmit personal. Ne biseden e Tij te lamtumires, Krishti u tha dishepujve: "Nje Urdherim te ri po ju le. Te doni njeri-tjetrin. Sikunder edhe Une ju kam dashur, edhe ju te doni njeri-tjetrin. Nga kjo do e njohin te gjithe se jeni nxenesit e mi, nese keni dashuri per njeri tjetrin" (Joani 13:34-35).


    Eshte pikerisht kjo "fillese e re" e unitetit kishtar qe krijon edhe nje unitet organik se sa nje unifikim mekanik i personave me ndarje te brendeshme. Krishti vete e lidhi unitetin Kishtar me unitetin organik te nje peme me deget e saj (krahaso Rom 11:17,24).

    Apostoll Pali foli gjere e gjate ne lidhje me unietin organik te Kishes. Ai po ashtu e krahasoi me nje peme, por me teper, apostolli Pal i referohet Kishes si nje Trup (soma). Te referuarit Kishes si nje "trup" nenkupton drejtpersedrejti nje unitet, pasi dy trupe nuk mund te jene te bashkangjitura organikisht me njeri tjetrin. Ky term po ashtu nenkupton natyren e vecante te unifikimit te anetareve te cilet hyjne ne perberjen e Kishes. Imazhi i Trupit...


    vazhdon...

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    ...(Imazhi) i trupit krahasuar me Kishen eshte paraqitur fare mire nga apostoll Pavli. Te gjithe ata qe hyjne ne Kishe jane anetare secili ne vete, por sebashku ata perbejne nje trup ne Krishtin (Rom 12:5; 1Kor 12:20). Trupi eshte nje, por qe ka shume anetare edhe qe te gjithe anetaret jane pjese e nje trupi. Sepse edhe pse shume, serish ata perbejne nje trup. Pra trupi nuk perbehet vetem nga nje anetar, por prej shumeve. Nese kemba thote "une nuk i perkas trupit pasi nuk jam dora", a do te thote kjo ne fakt se nuk eshte pjese e trupit? Edhe nese veshi do te thote, "une s'i perkas trupit sepse nuk jam syri", a do te thosh kjo se nuk eshte pjese e trupit?


    Perendia i ka vendosur secilen pjese te Trupit ashtu sikunder i ka pelqyer Atij (1Kor 12:12), ashtu sikunder neve kemi shume pjese te te njejtit trup, por jo gjithsecila pjese ka te njejtin funksion (Rom 12:4). syri nuk mund ti thote dores, "nuk kam nevoje per ty", as kryet nuk mund te thote dicka te tille kembes. Perendia e beri trupin prej pjesesh te ndervarura, ku secila pjese eshte po aq pergjegjese sa tjetra. Keshtu qe nese nje pjese vuan, te gjithe pjeset e tjera vuajne bashke me te. Nese nje nga pjeset lavderohet, te gjithe te tjerat gezojne sebashku me te (1Kor12:21).


    Por si do te ishte e mundur qe te mbillej nje unitet i tille ne anetaret e Kishes? Gjendja natyrore e njeriut i perngjet me shume krijimit ligjor te shoqerise, pasi mekati eshte vete-dashja edhe vete-vleresimi prej se cliti ligji na ruan. Faktikisht, per aq sa njeriu te mos ruhet nga natyra e tij mekatare, uniteti do te jete nje enderr boshe qe nuk mund te behet realitet.

    Por nje gje e tille do te behej realitet me ane te konceptit te Kishes. Krishti dha urdheresen e dashurise ndaj njeri tjetrit, por urdheresa ne vetvete nuk mjafton. Si cdo parashtrim tjeter teorik nuk mund te beje asgje nese forca per ta permbushur ate mungon. Nese krishterimi do ta kufizonte vetveten ne anen teorike te mesimit mbi dashurine, as qe do te bente dobi pasi qe fuqia per realizimin e ketij mesimi nuk eshte prezente ne natyren njerezore, qe eshte demtuar prej mekatit. Arsyeja na thote se nje urdherese e tille per dashurine eshte e mire, por po ashtu ai ballafaqohet vazhdimisht me nje ligj tjeter ne veten e tij qe eshte kundra ligjit te mendjes edhe qe e ben ate rob te natyres mekatare (Rom 7:22-23). Vepra e Krishtit nuk vetemjaftohet me anen teorike, edhe pikerisht ne kete qendron edhe domethenia edhe fuqia e Vepres se Tij.


    Njerezimit i eshte dhene nje fuqi e re edhe keshtu uniteti i ri behet i mundshem per te. Ka nje fillese te re, nje burim te ri jete - Fryma e Shenjte. Vete Krishti tha se ai qe nuk ka lindur prej Fryme nuk mund te hyjne ne Mbreteri te Perendise (Joani 3:3). Eshte e domosdoshme "te lindurit me ane te Frymes" (joani 3:6, 8). Kur Apostoll Pavli flet per unitetin e njerezve ne Kishe, ai gjithnje permend Frymen e Shenjte si burim i ketij uniteti.


    Per Apostollin, Kisha nuk eshte vetem "nje trup i vetem2 po redhe "nje shpirt" (1Kor12:11,13). Me kete ne kuptojme jo nje konformitet idesh apo nje unifikim bindjesh fetare, sikunder bejne disa mendimtare perendimore, por nje Fryme te vetme te Perendise qe percon te gjithe trupin e Kishes, sikurse deshmojne edhe Eterit e Mesuesit e Kishes.


    "Cfare eshte uniteti i Kishes?" pyet Shen Joan Gojarti, edhe pergjigjet, "Ashtu sikunder fryma ne trupin kontrollon gjitheshka edhe tejcon nje lloj uniteti ne ndryshueshmerite e nxitura nga pjeset e ndryshme te trupit, po ashtu edhe ne kete rast. Por Fryma po ashtu edhe dhene ne menyre qe te bashkoje njerezit qe jane te ndryshem midis njeri tjetrit ne origjine edhe ne menyren e te menduarit." "Me keto fjale (nje fryme e vetme) ai (apostolli) deshironte qe te mbillte nje harmoni te ndersjellte, sikur te thosh se, meqe keni marre te njejten Fryme edhe pire prej te njejtit butim, atehere as qe duhet te kete mosperputhje midis jush.


    vazhdon...

  7. #7
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    I bekuari Theodoret thote, "Ju konsideroheni te jeni te denje te nje Shpirti te perbashket, edhe te formoni nje trup te vetem." Shen Jeronimi e pershkruan: "Nje Trup, ne kuptimin e trupit te Krishtit, qe eshte Kisha, edhe nje Fryme te Shenjte, nje shperndares edhe shenjterues te te gjithave". I bekuari Theofilakt Bullgari shkruan: "Ashtu sikurse shpirti ne trupin eshte themeli qe bashkon edhe unifikon gjithshka, edhe pse pjeset jane te ndryshme, keshtu edhe Fryma e Shenjte duke qendruar nder besimtare i unifikon te gjithe edhe pse ata ndryshojne ne lindje, temperament e preokupime."


    (shenim: une po e nderpres ketu duke kaluar me psohte ne piken tjeter)

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Qe te jesh i krishter do te thote qe ti takosh Kishes

    Sipas Shen Qiprianit, qe te jesh i krishter do te thote qe ti takosh Kishes se dukshme edhe qe ti nenshtrohesh herarkise te cilen e ka vendosur Zoti ne te. Kisha eshte plotesimi i dashurise se Krishtit edhe cfaredo lloj ndarje prej Kishes eshte dhunim i kesaj dashurie, ndaj se ciles Skizmatiket edhe heretiket sebashku mekatojne ne te njejten mase. Ky eshte edhe mesazhi thelbesor i ketij trakti, ne "Unitetin e Kishes Katolike"

    E njejta ide eshte perseritur vazhdimisht ne letrat e disa prej Eterve. "Krishti na dha paqen e na urdheroi qe te jemi ne harmoni e njezeshmeri. Ai na urdheroi qe ne ta ruajme me kembengulje lidhjen e dashurise. Kushdo qe te dhunoje dashurine e Krishtit me dashje nuk i takon me Krishtit. ai qe nuk e ka kete dashuri, nuk e ka as Perndine. Ata qe nuk deshirojne te jene te nje mendimi me Kishen e Perendise, nuk mund te qendrojne ne Perendine.


    Heretiket edhe Skizmatiket nuk e kane kete dashuri, dmth bazen e virtutit te krishtere, edhe keshtu qe ata jane te krishtere vetem me emer. "Marciani qe u hodh ne krah te Novatianit, u be nje armik i bamiresise e dashurise." Dihet mire qe heretiket kane devijuar nga dashuria edhe uniteti i Kishes universale."......

    ..Shen Qipriani madje shprehet vendosshmerisht se jo vetem qe nuk mund te kete jete te krishtere jashte Kishes, por po ashtu as qe mund te kete mesim te krishtere. Besa e kulluar ekziston vetem brenda Kishes. Shen Qipriani po ashtu e therret Kishen me emrin "e Verteta", edhe meson se uniteti i besimit nuk mund te ndahet nga uniteti i Kishes, pasi si e Verteta po ashtu edhe Kisha jane Nje.


    Ai qe nuk aderon ne unitetin e Kishes as mos te mendoje se eshte duke ruajtur besimin. Cfaredo lloj ndarje nga Kisha eshte, pa diskutim, i lidhur me shtremberimin e besimit. "Armiku ka shkaktuar herezi e skizma ne menyre qe te permbyse besimin, te shtremberoje te verten, edhe te shkaterroje unitetin. sherbetoret e tij shpallin tradheti nen pretekstin se jane besimtare, luajne antikrishtin ne emer te Krishtit edhe, duke fshehur genjshtren me ane te imitimit te drejtesise, fshehtazi edhe me qellim shkaterrojne te verteten"


    "Ashtu sikunder Satanai nuk eshte Krishti edhe pse ai mashtron en emer te Tij, keshtu edhe dikush nuk mund te jete i krishter nqs ai nuk i qendron te vertetes te Ungjillit te Tij edhe besimit."


    Sipas shen Qiprianit, te qenit jashte Kishes edhe prape se prape te mbeturit i krishtere eshte e pamundur, pasi te qenit jashte Kishes eshte te qenit jashte kampit te Krishtit.

    vazhdon...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •