eshte viti.


Shqyerje sysh
qe nuk shohin asgjekund
Perplasje buzesh
qe s'thone asgje
Eshte viti , kur Krishti
u ringjall me ne fund
nderkohe qe njeriu
po vdes edhe me.


bashkudhetar.


Njohja e te tjereve nis nga njohja e vetes
tha i urti dhe vdiq nga fjala e thene.

Desha t'i njihja te gjithe rreth meje
u nisa vrullshem ne rrugen drejt vetes.

Gjykuan se me duhej edhe nje shok per udhe
e me dhane....
pamundesine per dore.




loja e jetes.

U sosen edhe ato qe s'kane qene kurre
pastaj mbeti hici.

Merreni- thane
eshte falas
dhurate.

Dhe u sulen te mencurit e cmendur
dhe u sulen te cmendurit e mencur.


me mire me hic
se pa asgje.



Ne mes te dites.

ndeza nje qiri
per te pare veten
t'i flisja
e ajo te me besonte
qe jam une.


(do te nis edhe te tjera...-macia blu)