Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Hil Mosi

  1. #1
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Hil Mosi

    Gjuhės shqype


    Gjuh' e ambėl, gjuh' amtare,
    Je ambla gjuh' shqyptare!
    Gjuh' e nalt' pėr Perėndi,*
    T'cilt ndėr koh't qė kahmot shkuene
    Mbi Tomorr tė pėrdoruene;
    Gjuh' e ambėl, plot dashtni!

    Gjuh' e shejt' e kaq e moēme.
    Gjuh' sakole**der n'dit t'soēme,
    Shoqen tande kund s'e gjenė!
    Zoti ty kėtu t'ka ēuemun:
    T'rrebt' e t'bukur e t'kulluemun;***
    Kshtu gjithmon' ti ke me qenė.

    Gjuh' qė t'foli Skendėrbegu,
    Dhe ndėr t'par' qe Naim Begu,
    Qė me shkrim t'pat lartėsue.
    Ty t'kan' fol' shum' kapidana,
    Burra t'rrebt si t'ishin zana;
    Gjuh' e rrebt, ti qofsh nderue!

    Gjuh' e bukur si pranvera,
    Ti s'do t'quhesh ma: e mjera;
    Se na dona ty me t'rritė.
    Bashk' me t'tjerat shoqe tueja,
    Se ma s'dona zhele t'hueja
    Veē duem ty me t'pa nė dritė.

    Wien (Vjenė) 14.I.1907

    (*) poeti imagjinon sikur me gjuhėn tonė folėn perėnditė e orakujve tė lashtė tė Dodonės etj.
    (**) pėr: gjuhė trimėreshė;
    (***) tre veti qė ka gjuha jonė.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #2
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Djali Shqiptar

    Unė jam nji bir shqiptari
    e Shqipninė e due.
    Kujdes na la i pari
    m’e dashtė e m’e nderue.

    Se ne atė e kemi nanė,
    prandaj s’do lodhem kurr’ tue thanė:
    Un’ jam nji bir shqiptari
    e Shqipninė e due.

    Un’ jam nji bir iliri
    e i lirė un’due me mbetė;
    pėr ēfardo xhevahiri
    Shqipnin’ s’e jap pėrjetė.
    .................................................

    Un’ kombin kurr s’kam m’e mohue,
    gjithmonė, gjithkund ka m’u diftue:
    Un’ jam nji bir arbnori,
    shqiptar besnik i mirė.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •