DETI NE GOTE

Di shpirti im, tha, kjo ėshtė gota ime e fundit, tė gjithė qeshėn, vallė kėtu as vdekjes nuk i besohet, deshi tė thotė, u shtriq pak, shikoi kah dritarja, atje dhe pa detin dhe nė tė Etelkėn qė kishte veshur njė fustan nusėrie, deshi t' i thotė, ē' u bė e dashur, mė erdhe vetėm a, a nuk ikemi pasur fjalėt qė me vete nga risani tė ma sjellėsh edhe velin e Teutės mbretėreshės sime ilire, ajo sikur u hidhėrua pak, deshi t' i thotė po a nuk po tė mjafton vetėm njė mbretėresh, tash temzot i do dy, obubu, por ai qeshi pak ashtu si ndėr faj, u shikua nė syprinėn e detit, thuajse deshi tė krijojė detin aty nė njė gotė, iu kthye asaj, sėrish deshi ta pėrsėrisė atė vargun e tij tė njohur Shpirti im pa trup, por e shtyu edhe pėr pak pėr ta pėrsėritur edhe vargun tjetėr Trupi im pa shpirt, por nuk foli, tė gjithė i shikoi me radhė, askė nuk e pa, tė tjerėt mbase kanė mundur ta shohin dhe bėjnė hoka me tė, por ai ia pikasi sytė gotės, dhe aty, e pa Etelkėn, e deshi t' i thotė. E dashur, mė solle detin nė gotė, por nuk i tha gjė, e shikoi ashtu ēuditėrisht, deshi t' i thotė, e kam gjakuar kėtė ndeshje, sė paku njė ditė si kjo e sotmja, por qė gjakimi hyjnor ėshtė mė i madh se unė, dhe ja deshi t' i thotė. Etelka ime e dashur, ti ma solle vetėm detin, ndėrsa unė qe dymijė vjet jam i martuar me mbretėreshėn ilire Teutė, andaj ka qenė dashur tė ma sillėsh velin e saj dhe kėshtu tė plotėsohet ky imazh shenjtėror, apo jo, por nuk i tha gjė. U shikua edhenjėherė nė gotėn dhe prapė deshi tė thotė diēka, nuk e di a tha gjė kurse tė tjerėt as qė e hetuan qė aty ishte Etelka dhe se pritej kurorėzimi. Ajo kishte veshur fustanin e nusėrisė, por ky nuk ishte i kėnaqur meqė kėrkonte atė tė Teutės, deshi t' i thotė, unė tėrė jetėn e kam ėndėrruar kėtė takim hyjnor, por nuk i tha gjė, u shikua prapė nė gotė, aty ishte deti dhe nė tė nė njė velore udhėtonte Teuta, e pa, u gėzua, deshi t' i thotė Etelkės, tė kam thėnė, ajo vjen vet dhe vėrtetė ajo vinte vet nė njė velore dhe Ky e pa, ajo nė dorė mbante njė vello madhėshtor dhe ia bėnte me dorė, deshi prapė t' i thotė Etelkės, mos u hidhėro, po unė kam qenė i martuar me tė qe dymijė vjet, a nuk ta kam zbuluar kėtė fshehtėsi qė nė Risekė nė Sanatorium por qė erdhi dita, ja erdhi, shihni, deshi tė thotė, shihni si mė mbuloi me atė vell madhėshtor ajo, si nuk po mė besoni, Teuta tha. Po shpirti im kjo ėshtė gota e fundit.

Requiem. Dance Macabre, thashė, athua mė dėgjoi kush. Po tė dėgjova unė, tha Dance Macabre, erdha t' i ndezi qirinjtė, hė tė shikoj a janė tė gjithė. Si ore, thashė, ende janė kėta qirinj kėtu a?! Po, katėr qenkan aq sa ėshtė dashur tė jetė aq sa i kam sjellė qė parė kėtu, tha ky ėshtė Vercalli i shenjtė. Obobo, po unė nuk i kam parė kėta qirinj, ndėrsa nė flakėn e tyre mė ėshtė lėpe ai shkėlqim purpuror. Unė t' i ndeza ata Katėr Qirinj tha. Tė pėrbirova nėpėr kėto katėr Vercalle, thash ec e nėnshkruaj ato shkrime nė tryezėn e punės, mund tė sosen qirinjtė, nuk do tė arrish t' i kryesh, pastaj mė duhet tė ta reprizoj kėtė vit funebėr. Dance Macabre thashė. Unė kėtu isha vetėm pėr njė hop e dėgjova atė muzikėn e V. Amadeus M. dhe R e q u i e m i n e tij qė t' i ringjalli edhe njėherė ato katėr fytyra, tash mė del ti kėtu si fytyrė e pestė, obobo. Unė vėrtetė Jam Fytyra e Pestė tha, por ata tė katėrt si thua ti, tė katėr fytyrat ti i ringjalle tri ditė pa vdekur, ja ku i ke shikoi mė mirė. Siē thashė i ringjalla tri ditė pa vdekur, thua ti. Po, tha shikoi, nė flakėt e katėr qirinjve, a nuk janė ata tė katėrt. Po thashė vėrtetė, tė katėr fytyrat e Vercallėve. Tė thashė tha, shikoi edhe mė mirė sa nuk janė sosur qirinjtė, ja ata janė para teje, pritėn t' ju flasėsh ti, atėbotė vendosėn ata tė tė flasin ty, Mirko Gashi i lėshoi vend Anton Pashkut, ndėrsa ai u ngrit nė njė shkallė mė lart dhe aty u gjend Hajdar shehu, ende pa zėnė vend ai, ia arriti Ali Musaj. Obobo, thashė. Ē' u bė Requiemi. Ja tha Requiemi veē po ekzekutohet, a nuk i pe gishtėrinjtė e mi sesi luanin nėpėr atė piano qė rrinte nė qoshe tė studios sate, hm. Po si fytyra e pestė thashė, kush je hiqe maskėn. Jo tha unė nuk mund ta heq maskėn. Jo, tha, unė nuk mund tė heq maskėn ju mė njihni. Tė gjithė mė keni ndėrmend, unė gjithmonė jam aty ku duhet. Ky ėshtė Requiemi i vitit 1995. Obobo.

Prishtinė, dhjetor 1995.