Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Alban Bala - Poezi

    Nė vend tė parathnies pėr brezin tim

    Po na djegin tė gjallė. Pėrtej kujtesės sė drurėve
    gjithsesi, pėrtej kujtesės sė ēdo gjėje
    po na djegin, duke na thėnė qetėsisht
    se zjarri ėshtė mė fisnik se kalbja
    dhe se tymi ėshtė fjala e fundit e pėrjetėsisė
    sidomos kur ngjitet nė qiell...

    Po na djegin; Tė gjallė e tė thyer
    si nyjen e mbushur me rrathė tė drurit
    me rrathė qė prej frikės sė kėtij zjarri
    kahmot
    kapėrthyer janė si flokėt e tė vdekurit urie.
    Po na djegin tė gjallė e ky pyll, - thonė
    vetėm pėr dru zjarri qenka mbjellė...


    Miqve

    Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet
    drejt heshtjes sė vjetėr, asaj heshtjes sė butė
    qė jetojmė qysh prej lindjes... Koha po shprishet
    si njė flok i shkulur prej dhimbjes.
    Tash nė vend tė ajrit thithim mall
    dhe mes fjalėve tė fundit, nė ēantat e rėnda
    fshehėm lotėt.
    -Jetofshi miq, se toka e huaj ėshtė gjithmonė e njėjta;
    -Jetofshi miq, fatin tuaj
    qė nė njė puthje tė vogėl nganjėherė lindi dhe vdiq i paparė;
    -Jetofshi miq, aq mirė sa ua paēa zili;
    Se s' paska asgjė mė tė madhe nė botė
    se zemra, asgjė mė tė rėndė se malli
    vetė prej lėkurės sonė.
    Nė trena tė kundėrt do tė hipim, mbi dy sirena
    duart do t' i ngulim e mė vonė tė uritur
    lotėt do gėlltisim me lodhje si bukėn e ngelur.
    E tash, jetofshi miq
    aq mirė
    sa ua paēa zili!
    14. 4. 1992 München
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Alban Bala - "Lerme te hesht"- Poezi

    Shqiptari

    Mbi gjakun e njeriut qe u vra mbi shkembinj
    heshtur u ul shqiponja
    ...................................Te tjeret thane:
    - Ky eshte flamuri yne, ky eshte simboli
    i shtepive tona.
    Pastaj ngriten kenge.
    Dhe kur u ngriten prej kenges si prej nje
    ..........................................sofre te madhe

    iken arave te tyre heshtur
    duke folur me vete se kush do ta merrte
    token e atij qe sot ish vrare mbi shkemb.
    Me vone thirren feste, kenduan gjer vone
    rreth zjarresh te medha qe tmerronin
    ................................................ar miqte.
    Shqiponja ndukte lehtaz ballin e te vrarit
    pa u bindur dot ne mund ta hante njeriun...


    Nga gjaku i njeriut qe u vra mbi shkembinj
    heshtur, u ngrit
    shqiponja...

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Alban Bala - "Lerme te hesht" - Poezi

    Zbuloj veten

    Si nje rrobe pa vlere eshte lekura
    gjersa nen te rrjedh dhe buron gjaku...
    - Kujdes; kujdes me mua;
    Po provoj moshen e veshtire te te qenit
    per here te pare

    (...Nje dore e ngritur eshte direk anijeje
    nje dore e frikur thyhet si pikepyetje.
    Dhe dy duar te zgjatura, qofte dhe me dhimbje
    a nuk i ngjajne ato nje barazimi?...)

    Sot po perpiqem ta zhvesh lekuren time
    dhe ta hedh ne pirgun e gjerave te vjetra
    ne qofte se s'do t'ia fal me te varfrit te botes...
    Po, po. Ta zvesh lekuren time
    qe me largon nga njerezit,
    qe me mban ngrohte dhe s'ma le gjakun
    te derdhet
    ........................... vecse syve.
    Zbuloj veten dhe nuk e di as vete
    ne do te vdes pa u pare
    sypaster me njerezit.

  4. #4
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72

    Alban Bala

    Duke parė qiellin

    Shtėpia flen
    duke parė qiellin
    me ēatinė e kuqe
    si lėkura e syrit
    tė sfilitur

    verbohet
    dritarja
    poshtė reve
    terratisur

    tė tylta janė ditėt
    tė qelqta netėt

    qielli ėshtė i vetmi sy
    qė mund ta shohė vetveten

    krahė pa jetė tund era
    njerėzish tė mbetur
    mes mureve tė lėkurės
    ngjyrė dheu

    shiu rrėzon heshtjet
    qė varen dollapeve

  5. #5
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72
    KOMETA


    E pashė pėr herė tė fundit kur qe veē herė e parė.
    Pastaj duhej tė vdisja.
    Aq vjet janė shumė pėr njerėzit.
    Duhej tė ikja pėrpara se tė vinte
    E tė mė bėnte tė qaja…

    Kometa Halley! Kometa Halleee-yyyy!
    Koka ime risillet nė qiellin Halleee-eeeeejjjjj!

    Ēdo ditė mė pak kokė
    Mė shumė bisht.


    21.02.1994

  6. #6
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72

    Vdekja e Pulbardhes - Tregim

    VDEKJA E PULEBARDHES


    Tregim



    Qyteti flinte i tėri nėn atė gri-kaltėr mėngjesi dhe ajo u ndje mė keq se mė parė. Ishte njė ngjyrė trishtimi,e zbrazėt, qė duke buluar nga rrugėt boshe dhe tė ajėrta, vishej pėr qiell. Kishte dhimbje. Jo vetėm ajo. Gjithēka pėrreth, rrėnjėt e puplave, krahėve, vendi ku duhej tė ishte tani sqepi (sa kohė kishte pa ngrėnė?!), rrugėt nė gjumė, horizonti i lagur mbi det…
    - Ka ardhur koha!- pranoi me vete duke filluar tė pastrohej ngadalė. Duhej tė dukej sa mė bukur, sidomos tani. Ajo ishte pulėbardhė. Ndoshta mė e vjetra e atyre qė silleshin mbi qytet. Sado e shkurtėr, jeta ėshtė e dhimbsur deri nė vetėpėrbuzje,- sqepoi dridhshėm,- si ēdo qėllim i arrirė. Tani duhej tė vdiste.
    Kur lumbardhat kanė dhimbje e dinė edhe vetė. Le qė ajo mjaft i ishte shmangur dhimbjes sė saj, duke ndenjur pa gjuajtur, duke u veēuar, shkurt duke mos qenė njė lumbardhė.
    - Duhet tė nisem,- kėlthiti duke sqepitur mbi heshtjen. Instikti e dinte aktin e thjeshtė ceremonial tė vdekjes dhe prej kėsaj ajo s’kish nevojė tė mendohej. U ngrit me dy pėrplasje tė shkurtra dhe e la veten tė binte nė njė elipsoidė tė gjerė, kaloi para ballkoneve tė njohur duke shtyrė ajrin mėnueshėm dhe klithi prapė. Pastaj u ngrit. Lumi ish veshur me gojėza prej erės dhe ajo ndjeu ftohtė. Humbi lartėsi. Kapėrceu matanė urės sė harruar hirtaz mbi ag si njė mėdyshje dhe iku. Po ecte shumė shpejt dhe ndjeu paksa frikė. Vdekja po e tėrhiqte shumė…
    - Prit! Desh ta shihte edhe njėherė botėn e saj. Pallatet ishin zvogėluar dhe ballkonet ngjanin si xhepat nė rrobat e verės. Poshtė saj- kėneta. E njihte prej ajrit se deri aty ku deti ėshtė i kaltėr, aq i kaltėr sa pėr tė pritur trupin e njė pulėbardhe, kishte ende njė copė rrugė tė mirė.
    - Lumbardhat vdesin nė det tė thellė!
    - Lumbardhat vdesin nė det tė thellė!
    - Prit! Donte ta shihte dhe njė ēast qytetin. Desh tė kthehej. U rrotullua nė pikiadė tė ngushtė, u ngrit…
    - PAAAAUUUUU!
    - Pulėbardha nuk hahet!- tha mė plaku. Bėre gabim.
    - Doja t’i shihja sqepin,- u shfajėsua rioshi. S’kam parė sqep kaq tė kuq ndonjėherė.
    - Kushedi ka dashur tė flasė,- nėnqeshi plaku duke marrė nishan me ēifte njė re nė qiell. Ishte njė re e kuqe nė atė ag tė pangjyrė…


    Alban BALA

    Maj 1994

  7. #7

    shkeputur nga "Lerme te hesht"

    Dita

    E shpejte qe sot dita si nje skice me laps
    Te gjithe vume nje vije, dikush beri hijet
    dikush s'beri asgje dhe kjo sipas kritikes
    quhet drita

    E nenshkruam te gjithe, pastaj rame te fleme
    Dike se zuri gjumi, se ē'vije te vere neser
    Ata qe bene hijet, neser kane pushim
    kurse ata te drites, fjeten

    E shpejte qe sot dita, si nje skice me laps.


    E bukura e dheut

    Vajzen me te bukur te botes
    Pas konkursesh dhe zgjedhjesh te medha
    ...........si ēdo njeri te rendesishem
    e vune ne mes dhe e pyeten:
    - Bukuria juaj, mund te na thoni ē'deshire ka?

    Qeshi nga pak e Bukura e Dheut
    - Kam frike te kerkoj me teper - tha
    M'u dhimbs vajza
    Zbrita ne rruge dhe thirra te dashuren...


    Largesi

    Larg prej teje
    dhe Toka rrotullohet ne krahun tjeter
    Te teperta jane duart per t'u veshur
    syte per te fjetur
    fjalet qe brenda meje bien si gjethe...
    Ishim prane; Oh, atehere
    qiellin mbeshtillja per trup me kopsat e yjeve
    rrugen tone e kisha rreth qafes si nje shall te hirte
    dhe ty si gjithmone diku prane fytyres
    brenda frymes sime, si brenda nje stine
    Po tani larg
    .....larg jemi
    Dhe toka rrotullohet ne krahun tjeter
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    Kėngė e dhimbshme

    Qemė;
    .......Atėherė kur dashuroheshim
    jetonim tė dy
    Pastaj nuk e di ē’hėnė ty tė thirri drejt detit…
    Ike
    .......Unė tė varrosa
    nė njė djep tė vogėl dhimbjesh mes brinjėve.
    Fshehur teje qava dhe njeriu s’i thashė
    Mė peshonte zbrazėt brenda gjoksit
    gjysma ime e majte.
    Dikur ėndėrroja ta mbushja me dallgė pastaj,
    pastaj ti ike.
    Nė rėrė m’u kthyen shkėmbinjt e brinjėve
    Koha ngadalė
    ngjyra tė reja vari horizonteve…

    Tani po pėrpiqem t’i kuptoj gjėrat dhe njėherė
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Nėse ti do tė zgjedhėsh tė mos jesh e imja

    Siē i pėrket mėngjesit vija e horizontit



    Nėse ndalesh nė pragun tėnd prej vese dhe mė thua

    Se zogjtė

    nuk i bashkon asgjė me fluturimin dhe me erėn



    Nėse zgjedh tė jesh veē gropa ku unė bie

    Njė herė nė njėmijė vjet

    Siē bien nga qielli- nė cdo fillim bote - detet



    Nėse ti ul kokėn e shqipton lehtė “nuk mundem”

    Nėse ti

    Nga dhimbja pėrgjunjesh a thyhesh si njė pemė.

    Ka edhe pemė qė vdesin nė pranverė, e di?…



    Nėse sheh nga ajri bosh e vjeshtėn derdh mbi sytė

    si gjethe pa u zverdhur, nėse zgjedh

    Tė ikėsh nė mosqėnie pėr t’u fshehur

    Pas njė loti qė s’mė le ta pi kur kisha etje.



    Nėse thua se bota s’na pėrket, se ėshtė shumė vonė

    Me gishta tė trėndafiltė e largon horizontin.



    Nėse zgjat’ tė thuash “unė” kur mendon “ne”

    Ke frikė ta jetosh dritėn si bekim

    e frikshėm zgjedh

    tė strukesh, tė lotosh, tė vuash vetėm

    a tė shkrepėtish mbi botė e verbėr si njė re,

    qė rri nė qiell e vetmuar, plot lumenj

    dhe gjarpėrinj tė nxehtė vet’timash qė nuk djegin.



    Nėse ti do tė zgjedhėsh tė mos jesh e imja, nėse

    zgjohesh atė ditė,

    tė lutem mos mė zgjo. Atė ditė do tė vdes…
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  10. #10
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    KU PO SHKOJMĖ?
    nga Alban Bala mė 2011-08-18 nė orėn 9:54.PD

    Larg kemi shkuar, sa larg

    Nė kėtė botė qė ėshtė kaq e vogėl

    Larg nė njė kohė qė kurrė nuk mjafton

    Larg kemi shkuar e prapė larg horizonti

    I zemrės dhe i syve qė s’shohin.



    Kėtu edhe ajri ėshtė si hapat

    I thėrmuar krejt

    Veē nesh ēdo gjė tjetėr pėrreth ėshtė e pėrsosur.



    S’e mbaj mend kur vendosėm tė ecim pėrpara

    Nė kėtė rrugė tė panjohur



    Po tash jemi larg e tė etur pėr qiell

    Brinjėt e botės ndajnė kohės. Aty humbim hapat.

    Jemi lodhur. O Zot, sa jemi lodhur

    Nė kėtė ecje tė verbėr pa cak.



    Larg kemi shkuar nė kėtė botė kaq tė vogėl

    Sa gropa e njė peme qė e gjetėm tė mbjellė

    Dhe e braktisėm tė uritur, kur po lidhte sythe.



    Tė jesh larg s’ėshtė fatale. Po ne jemi tė mjerė!



    Larg kemi shkuar, mė larg sesa deshėm

    Pėrtej rrugės sė kthimit kemi humbur kujtesėn

    Tani vetėm ecim. Tani vetėm ecim. Tani

    Vetėm ecim

    Andej nga shkruan “humnerė”.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •