Ibrahim Abedini u lind mė 26 shkurt 1958 nė fshatin Zagracan, rrethi i Strugės. Mė 1981 u diplomua nė Universitetin e Shkupit, pranė katedrės sė gjuhės dhe letėrsisė shqipe. Ibrahimi shumė pak ka punuar nė profesionin e tij tė preferuar, pėr tė mbijetuar u detyrua tė punonte me punė tė rėnda fizike, por interesimin pėr letėrsi nuk e humbi asnjėherė. Sot Ibrahim Abedini jeton afėr qytetit Göteborg nė Suedi. Nga libri i tij tė katėrt "Brengat e liqenit" kam zgjedhur pėr ju "Ode poezisė" - njė prej poezive tė librit qė edhe kam pėrkthyer suedisht.
ODE POEZISĖ
Buzėliqenit me kitarė
Me ritmin e valeve tė muzikės
Shkallėve tė qiellit ngjitesh madhėshtore.
My yjet e largėt diskuton.
Netėve tė qeta
Hėna tė buzėqesh ėmbėl.
Dashuri e patradhtuar e poetit,
E pėrjetshme dhe besnike
E tė gjitha kohėve.
Burim i pashterur i sė bukurės
Anije e madhe
Nė detin e zemrave tė ngrohta.
Me emrin tėnd lidhen lulet kurorė,
Gėrshetohen flokėt e vajzave belholla.
Me emrin tėnd dhurohen puthje,
Nga buzėt e njoma
Rrjedh ciltėrsia.
E pakapshme pėr syrin,
S'njeh kufi urrejtjesh,
Vėllazėron armiqtė e tokės,
Shtrohesh nė cdo konak
Me gotėn e rakisė,
Zgjohesh e celur mėngjeseve
Me frymėn e poetit.
Borė e bardhė,
Jorgan i grurit nė dimėr,
Dielli i ngrohtė nė pranverė,
Qė shkund vesėn nga bari.
Gjum i ėmbėl nė djepin e fėmijės
Shpirt i rrėnjosur nė shpirtin e poetit.
Krijoni Kontakt