Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11

Tema: Rudolf Marku

  1. #1

    Rudolf Marku

    Statujat

    Statujat e mermerta u thyen,
    shkelqimi i dikurshem u mbulua me pluhur
    Frakturat e kafkes se gurte, frakturat e gjoksit
    tani nuk i shohin me as dhe rontgenet;
    Te dashuruarit, vone, ne periferi
    shkalmojne copeza statujash
    me nje te rene te kembes.
    Vecse, diku ne nje cep, ne erresire
    nje njeri qe nuk mund t'ia shquash tiparet
    (nga qe s'kane pike rendesie tiparet e tij)
    Shtrengon me te gjithe trupin nje statuje te mermerte
    Vallezon me te. Nuk eshte i pire.
    dhe i ulerin henes.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2

    Heshtja

    Ishte nje heshtje teper e madhe
    Per nje vend kaq te vogel.
    Vetem te poshtrit heshtnin,
    Spiunet, konformistet, te liqte.
    Shiko ne atllas, ne harte,
    Shiko po te duash ne Enciklopedi
    ne nje liber shkollaresh.
    Heshtja ishte teper e madhe per nje vend kaq te vogel.
    Kur dhe derrat kelthasin
    kur duan t'i tredhin
    kur duan t'i vrasin,
    madje dhe delet ndalen me kokefortesi,
    nuk duan te bjene me as dhe nje hap.
    Ne pragun e thertoreve,
    tek nuhasin prani kasapesh.
    Shiko ne atlas, ne harte,
    Heshtja ishte teper e madhe
    per nje vend kaq te vogel.
    Vec ti ishe nje hapesire astronomike
    qe mund ta mbaje krimin me aq lehtesi.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  3. #3

    Nje poezi qe duhej shkruar diten e rrezimit te monumentit

    Enver Hoxhen e krijuam te gjithe,
    ti zyrtar i larte servil
    qe rrije me frike, pe rrije me tmerr
    qe buzeqeshje prane, qe i aprovoje cdo fjale
    Dhe me vete thoje:
    - A eshte i kenaqur me mua, valle?

    Enver Hoxhen e krijam te gjithe
    ti poet i himnizimeve marramendese
    qe i perdorje metaforat
    si prostitutat kremin kur bejne makiazh
    dhe pastaj tinezisht ngushelloje veten
    - Sidoqofte, i gjithi nuk u dhashe!

    Enver Hoxhen e krijuam te gjithe,
    ti, punetor i varfer i turnit te trete
    qe besoje
    se uji turbullohet rruges
    se tek burimi, sidoqofte, ka pasterti,
    te kam pare me dhembje uleritese
    se si qaje ne diten e vdekjes se tij.

    Enver Hoxhen e krijuam te gjithe
    Edhe ti qe e urreje kur ishte gjalle
    e megjithate nuk bere kurre atentat;
    kur nje tiran vdes nga nje semundje e natyrshme
    do te thote se vete kombi
    eshte i semure pak.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #4

    Nga kujtimet e hershme

    Profesorin e marksizmit
    e zune ne flagrance me pastruesen e shkolles.

    E mbaj mend mire ate dite, ne dhjetor.

    Nga Komiteti i Partise lektoret na sqaruan
    Se flirti me pastruesen e shkolles
    U be per hir te solidaritetit klasor.

    Ne nxenesit adoleshente
    Shikonim vajzen e pastrueses se shkolles
    e cila qe me e bukura ate dite.

    Kushedi se c'gjak i paster udheheqesish te larte
    Rridhte ne dejet e saj marksiste!
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #5

    Puna

    Le te flasin te tjeret bukur ne kafene.
    Ti asgje mos duartrokit
    se fjalet e bukura ndodh qe shpesh
    te ngjajne me femrat qe shikojne dinakerisht.
    Ne dhomen tende eshte tavolina
    atje ne gjysmerresire.
    Le te flasin te tjeret bukur ne kafene
    se dielli eshte kaq shume i mire.
    Kerrusu,
    ne dhomen tende te punes
    le te nxihen gishterinjte deri ne dhembje:
    pastaj do kujtohesh se fjalet e bukura
    kane mbetur diku pas teje.
    Dhe ti s'do ndihesh asnje trishtim
    per fjalet e bukura ne kafene,
    se njerezit qe folen dikur aq bukur
    do heshtin para tavolines tende.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269

    Po shtoj edhe uen disa poezi nga Rudolf Marku

    Akrobati

    E urrej akrobatin
    Qe mban ekujlibrin
    Mbi lartesite qe mendjen ta merr.

    Ndonjehere, per sfide
    Me nje kembe
    Ecen mbi tel.

    Te tjeret duartrokasin.

    Kurse une
    Nuk e di se si
    E urrej
    Ekujlibrin
    E qendrimit mbi lartesi

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Te Uriturit

    Jane demode te uriturit, si farket e dikurshem
    Ose si letrat me psheretima te dashurise
    Ose si kembanat kur gjuhezen ua heqin
    Te uriturit, mbeshtetese e rehatshme per nen prapanice.

    Demode , si kostumet e vjetra qe ruhen nder baule,
    Qe i ha mola pa u ndjere ngadale
    Si zenia e vesheve me duart e tua
    Qe mos e degjosh ulerimen kur ke dhembje dhemballe.

    Te uriturit jane gjithmon me te paket se te vdekurit
    (Te vdekurit bejne zhurme, ulerijne-hata)
    Te uriturit qe i pyet dhe i vdekuri i fundit
    -- Kush ishe ne kohen e krimit, vella?

    Jane demode te uriturit, si ato hamamet
    Qe rastesisht i shohin diku, periferise
    Tani kur dhe paralitiket duan tevrapojne
    Te uriturit, mbeshtetese e rehatshme per nen prapanice.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Kur ti nuk erdhe

    Harqet e vetullave i hodha ne ere
    qe te mos kaloje asnje mendim
    te porta e trurit vura tabelen:
    "Per sot pushim"

    Por truma e mendimeve nuk deshi t'ia dije,
    S'deshi t'ia dije per urdherin e rrepte.
    ja, tani duken asfalteve te trurit
    Kokat e mendimeve te thinjura krejt.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253

    per kenaqesine e lezhjaneve...

    LEZHA DIKUR

    Qytet i femijerise ku ecja cdo dite
    rrugicave si vizatime te bera kuturu
    male qe gadi i quaje kodra
    dhe kodra qe s'behen male gjithashtu.

    Shtepi te cuditshme dhe Hani i Kuajve
    rruga e kasapeve-me e cuditshmja rruge
    rrahje teneqesh, shaka berberesh
    rrugicash zhurme nanallesh trak e truk.

    Ngjitur mė shtepite-varri i Skenderbeut
    i "harruar" deri nė asgjesim
    jo me kot thoshin se varri ka humbur
    Te thojshe se eshte -
    kishe pune me xhandarmerine!

    Dhe prane ecte jeta neper rruge kalldremesh
    njerezit duke share mbanin veten gjalle
    Rruga e Kasapeve,shaka berberesh
    cfare viti ish, cili mijevjecar?

    Vec gezimi yne naiv femijnor
    luante neper rruget e bera kuturu
    dhe ne gjurmet qe linin kembezbathur ne pluhur
    niste udhen e ardhmja te vinte tek ju.

    Qytet i femijerise, gezime te varfra
    pyetja se cdo kishte pertej malit valle?
    e prape permbi supet e brishta femijerore
    mbeshteste vete jeta koken e saj..



    VENDLINDJA


    Poshte nje qielli te vogel eshte vendosur
    vendlindja ime
    Ofshamat e njerezve
    krijonin rete.
    Ne butesine e ujrave eshte vendlindja ime
    si fijet e barit mes plasave dhe gureve
    lindin njerezit.

    Ne fortesine e gureve eshte vendlindja ime
    nga shushurimat e drureve
    lindin kenget
    Ne purpurin e ketij mengjesi te kalter eshte
    vendlindja ime
    nga ngjyrat e purpurta te gjakut
    lindin ditet e neserme.

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Dhe romani "Allahland"
    (nje sage moderne e Zuluve)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  11. #11
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Rudolf Marku

    Voyage out, Voyage in (Tri histori udhėtimesh)

    Rudolf Marku

    1.



    Nė vitin 1992 do shkoja pėr herė tė parė nė Suedi. Pasdreken e ditės para nisjes bėj gati valixhen. Dera troket. Ėshtė fqinji im qė banon pėrballė. Mė thotė se nė shtėpinė e rudolf markutyre ndodhet mjeku i njohur S.B. i cili ka shprehur dėshirėn qė tė mė njohė. Fqinji im mė fton pėr njė vizitė nė shtėpinė e tij. I them qė do jetė vizita mė e shkurtėr nga tė gjitha vizitat e tjera, ngase mė duhet tė bėhem gati pėr udhėtimin e nesėrm. Nė shtėpinė e fqinjit njihem dhe me doktorin S.B. tė cilit i kėrkoj ndjesė pėr mungesėn e kohės. I them arsyen.



    -Nė Suedi?- mė pyet ai. Mė tregon se nė Stockholm banon prej katėr vitesh i vėllai, I.B. Mė tregon historinė e tė vėllait. I.B. ka qenė me studime nė Moskė nė vitin 1960. Pas prishjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik, shteti shqiptar u kėrkon studentėve qė tė kthehen menjėherė nė atdhe. I.B. nuk pranon tė kthehet. Tė dy vėllezėrit e humbasin komunikimin me njėri-tjetrin pėr mė shumė se 30 vite. Mjeku, qė jeton nė Tiranė, ka marrė vesh rastėsisht nga tė tjerėt se i vėllai i tij ka jetuar nė Moskė, deri nė kohėn e Perestrojkės. Nė vitin 1988, sapo kufijtė e Rusisė liberalizohen, arratiset pėr nė Suedi. Ėshtė divorcuar nga gruaja e parė, ruse, dhe nė Suedi doktori mė thotė se ka dėgjuar se i vėllai i tij ėshtė martuar sėrish, kėtė herė me njė suedeze, me tė cilėn ka njė fėmijė. Kaq. Histori e trishtė shqiptarėsh. Mė prek historia qė dėgjoj. Shqiptarėt, kėta fajtorė tė pėrjetshėm tė pa faj. Mjeku S.B. nxiton tė ma kujtojė se nuk ka asnjė adresė tė vėllait, asnjė numėr telefoni, asnjė sinjal komunikimi. Thjesht ka dėgjuar se i vėllai, tė cilin nuk e ka parė dhe tė cilit as qė ia ka ditur adresėn pėr mė tepėr se 30 vite, jeton nė Stockholm, dhe kėtė histori ai e tregoi ngase unė i thashė se do shkoja ditėn e nesėrme nė Suedi.

    Ėshtė dita ime e tretė nė Stockholm. Nė orėn pesė tė pasdites, kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve suedezė mė pret nė njė takim. Godina e Lidhjes nuk ėshtė larg nga hoteli im. Lė hotelin nė orėn 4:30. Mė shoqėron njė punonjės i ambasadės. Ecim nė njė pedonale kalldrėmi dhe flasim me zė tė lartė. Pėrballė nesh, njė kalimtar qė ecėn me njė fėmijė pėrdore, ndalet, dhe na pyet nė shqip.- Shqiptarė? –Po- i them. –Jam shkodran, dhe jetoj nė Stockholm qė prej katėr vitesh, thotė ai. –Ke njerėz tė afėrm qė jetojnė nė Shqipėri? – e pyes. –Ah, thotė ai, kam vetėm njė vėlla qė jeton nė Tiranė, tė cilin nuk e kam parė qė prej 30 vitesh. Ėshtė mjek.

    Njė dyshim i papritur mė godet me forcė. A ka se si qė rastėsia tė ketė kaq pushtet tek njerėzit? I them- Ti je I.B? Ai mė sheh me dyshim qė unė ia them emrin. Mundohem ta qetėsoj duke i thėnė se ai vetė ka arsye qė tė mos mė besojė po t’i them qė para nisjes sime i kam njohur tė vėllanė, rastėsisht, dhe ai mė ka treguar historinė e tij. Mora adresėn, numrin e telefonit. Tė dy vėllezėrit pėr herė tė parė pas 32 vitesh u bashkuan mė nė fund vetėm e vetėm nga rastėsia e takimi tonė. Ju lutem, kush mund tė ma thotė pėrse dhe nė bazė tė cilit ligj, unė duhej ta takoja, nė njė qytet me 1.3 milion banorė, I.B.-nė rastėsisht, krejt rastėsisht? Dhe po ashtu, nė bazė tė cilit ligj u desh qė dy vėllezėr tė ndarė dhunshėm dhe nė mėnyrėn mė absurde pėr njė kohė tepėr tė gjatė, tė bashkoheshin nga njė rastėsi? Apo ndoshta nuk ishte fare rastėsi?


    2.

    Ėshtė viti 1996. Ndodhem nė Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit. Para se tė nisesha, nė shtėpinė time nė Tiranė pat ardhur njė i panjohur, burrė i shkuar nė moshė, i ndrojtur, qė ngjasonte mė tepėr me njė mėsues tė zhubrosur fshati. Quhej S.Sk. Mė pat kėrkuar ndjesė qė kish trokitur nė derė pa mė njohur. Mė pat thėnė se e kishte dėgjuar nė Radio se do shkoja nė Baku, dhe kėsisoj kish ardhur tė mė besonte njė sekret tė jetės sė vet. Nė rininė e tij kishte studiuar nė Baku pėr marinė ushtarake. Student, ishte njohur me njė ruse tė Azerbajxhanit, E. Petrovnėn. Ishin martuar dhe prisnin fėmijėn e parė, kur dhe erdh’ urdhri qė ai tė kthehej nė Shqipėri. Qenė ndarė me lot nė sy, duke besuar se sė shpejti do tė bashkoheshin prapė. Kishin kaluar 36 vite pa asnjė komunikim mes tyre. Asnjė letėr, asnjė telefonatė. I pashpresė, S.Sk. qe martuar prapė dhe banonte nė Durrės. Me martesėn e dytė kishte dy fėmijė. As fėmijėt dhe as gruaja shqiptare nuk dinin gjė pėr martesėn e parė. Mė tha se E. Petrovna nuk qe martuar kurrė. Vetėm tre muaj pas ikjes sė tij kishte lindur djali i tyre, i cili vite mė vonė do studionte elektronikė dhe do jetonte nė Moskė, pa e njohur dhe pa e parė kurrė tė atin e tij shqiptar. S.Sk. mė tha: “Tė lutem, pėrpiqu ta gjesh gruan time tė parė”. Shpalosi nga njė portofol i vjetėr njė copėz letre ku kishte tė shkruar adresėn dhe numrin e telefonit tė E. Petrovnės. Mė dha pėr ish-gruan e tij 104 dollarė amerikanė (qė nuk bėheshin 110, as 120, merrej me mend se si i kishte mbledhur ato pak para!) dhe njė letėr tė shkruar rusisht. I premtova, pa qenė i sigurt as vetė, se do bėja ēmosin pėr ta gjetur E. Petrovnėn.

    Kur ia dhashė Spikerit tė Parlamentit azerbajxhanas adresėn dhe numrin e telefonit tė E. Petrovnės, duke iu lutur qė tė mė ndihmonte ta gjeja adresėn, ai qeshi me tė madhe. Qė nga viti 1960, adresat kishin ndėrruar tė paktėn nja 30 herė. Dhe po ashtu dhe numrat e telefonave. Megjithatė ai thirri njė punonjėsin e vet, duke i thėnė: Merr makinėn time dhe mos u kthe pa e gjetur kėtė grua! U vumė nė kėrkim, duke u futur nė rrugica dhe rrugėza tė pafundme. Baku ishte aso kohe njė qytet me njė milion e gjysmė banorė. Buzė detit Kaspik, me ullinj qė ishin sjellė nga Shqipėria e largėt dhe qė formonin njė peizazh tė ngjashėm me atė tė Vlorės. Pas mė tepėr se gjysmė dite kėrkimi, futemi nė njė kuadrat tė zymtė apartamentesh, me fasada tė rrjepura, me kazanė plehrash pėrreth. Njė peizazh tepėr i njohur pėr mua. Njė grumbull fėmijėsh luanin futboll me njė top llastiku. Dolėm nga makina dhe pyetėm se mos rastėsisht dikush e di se ku jeton njė plakė ruse e quajtur E. Petrovna. Befas gjithė fėmijėt e lanė lojėn dhe na qarkuan duke na thėnė njė zėri: Ajo plaka qė ka qenė e martuar me njė shqiptar? E. Petrovna? Nė katin e tretė, ja, aty….

    Nuk e kam ndjerė veten mė tė emocionuar sesa kur trokita nė derėn e saj dhe i thashė se kam ardhur tė sjell porosinė e S.Sk-it, ish tė dashurit tė saj, babait tė fėmijės sė saj. Ia dhashė letrėn dhe paratė qė m’i kishte dhėnė me aq amanet S.Sk. Ajo filloi tė qante me tė madhe, dhe m’u desh tė prisja njė kohė tė gjatė derisa ajo tė merrte veten…

    Kur u ktheva, i telefonova S.Sk. qė tė takoheshim. I dhashė letrėn qė E. Petrovna mė dha pėr tė. Tė paktėn dy njerėz qė dikur ishin dashur nė kėtė Botė, qenė ribashkuar. Nuk mė duket pak.

    3.

    Nė qytetin e Lezhės, ku kam kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės sime, ka jetuar njė grua gjermane e martuar me shqiptarin Ferdinand K. Ka qenė mike e shtėpisė sonė, ngaqė ime amė nė Shkodėr dhe Roza nė Munich kishin pasė lindur nė tė njėjtėn ditė, muaj e vit, dhe po ashtu ishin martuar nė tė njėjtėn ditė, muaj e vit. Njė rastėsi qė i kish bėrė tė dyja tė ndjeheshin shumė tė afėrta me njėra-tjetrėn. Familja e Rozės kishte lėvizur nga Bavaria nė Kroaci, nė atė pjesė tė Kroacisė ku jetojnė bashkė kroatė, serbė, gjermanė, hungarezė, shqiptarė, hebrenj. Nė vitin e fundit tė gjimnazit, me klasėn e saj bėnė vizitėn e parė nė SHBA. Gjatė udhėtimit, nė avulloren qė shkon pėr nė Nju Jork, ndodhet dhe njė pasagjer me emrin Claudio Arran, pianist. Pianisti bie nė dashuri keqas me Rozėn dhe gjatė gjithė udhėtimit luan piano pėr t’i tėrheqė vėmendjen asaj. Ajo, e re, e bukur, e menēur, pėr njė trill tė fatit e refuzon dorėn e pianistit. Shumė vite mė vonė do tė mėsojė se Claudio Arran, pianist kilian me banim nė Gjermani e me vonė nė Nju Jork, do tė konsiderohej pianisti mė i madh i tė gjitha kohnave pas Liszt. Sapo kthehet nga Nju Jorku, bėn njė tjetėr vizitė nė qytetin e Dubrovnikut, ku dhe rastėsisht takon njė djalosh shkodran, Ferdinand K, kampion i kanoes nė Kroaci, basketbollist i talentuar dhe pinjoll i njė prej familjeve mė tė njohura tė Shkodrės. Ferdinandi ėshtė gjatosh, elegant, sportiv e tepėr tėrheqės. Ka natyrėn e njė njeriu tė mirė, gazmor, fisnik, aventurier, guximtar dhe shoqėror. Shqiptari e kishte bėrė pėrnjėherė pėr vete gjermanen dinjitoze. Kėtė radhė ishte ajo qė binte marrėzisht nė dashuri. Vendosėn tė jetonin nė Dubrovnik, nė shtėpinė e Kakarriqėve, njė shtėpi dominuese nė qytetin kroat. Jemi andej nga viti 1943. Sė bashku me Ferdinandin bėjnė njė vizitė nė Berlin, tek e motra e Rozės. Pas dy muajsh, tek kthehen nė Dubrovnik, e gjejnė shtėpinė e tyre tė kthyer nė gėrmadhė gjatė bombardimit tė qytetit. Vendosen pėrkohėsisht nė shtėpinė e prindėrve tė Rozės. Mė vonė Ferdinandi ngul kėmbė qė tė shkojnė nė vendin mė tė sigurt nė tė gjithė Europėn, nė Shqipėri, nė Shkodėr. Nėse qytetet e Europės digjeshin, nėse shtetet e Europės pėrgjakeshin, ishte njė vend larg nga lufta dhe marrėzitė e luftės, dhe ky vend ishte Shqipėria. Me kėtė ėndėrr vijnė e vendosen nė Shkodėr, nė shtėpinė e madhe tė Kakarriqėve qė kishte dhe kopshtin mė tė pasur me trandafila nė tė gjithė Ballkanin. Mendohej se njė i afėrm i Ferdinandit, sa herė qė kthehej nga udhėtimet e tij nėpėr botė, sillte lule, pėr t’i mbjellė nė kopsht… Rozės i mjaftonte pėrkujdesja pėr lulet qė tė ndjehej nė Parajsė…Por nuk kaluan shumė ditė qė Roza e Ferdinandi tė pėrziheshin brutalisht nga Parajsa. Vendosja e komunistėve nė pushtet sjell dhe rrokopajėn e Rozės e tė Ferdinandit. Ky i fundit jo vetėm qė ėshtė biri i njė familjeje tė pasur, por ka patur paturpėsinė qė t’i shfaqė haptazi “simpatitė” pėr nazizmin, duke u martuar me njė gjermane. Internohen ne Lezhė. Nuk vonon e arrestohet, duke u akuzuar se ka pėrdorur njė radio te zakonshme shtėpie si radio marrėse-dhėnėse pėr tė komunikuar me agjenturat e huaja. Dėnohet si agjent, si spiun gjerman, si borgjez e si bashkėpunėtor i Imperializmit botnor. Nuk kanė fėmijė. Roza ka shtetėsi gjermane. E motra i shkruan nga Berlini qė tė kthehet nė Gjermani. I thotė se ka biseduar me Qendrėn e Kryqit tė Kuq nė Zvicėr dhe ēdo gjė ėshtė nė pėrfundim. Duhet vetėm njė kėrkesė e saj me shkrim. Por Roza ka njė plan tjetėr: ėshtė e vendosur qė tė presė, derisa Ferdinandi tė lirohet nga burgu. 35 vjet pritje. 15 vjet mė shumė nga Penelopa e Odisesė. Roza bėhet pjesė e jetės sė pėrditshme tė qytetit tė vogėl provincial. E mbaj mend nė tregun e sė dielės: njerėzit blinin pula, rosa, pata, duke i mbajtė tė gjalla nga kėmbėt e lidhura, me kokėn poshtė. Dhe Roza i ndalte blerėsit e panjohur e u thoshte: Tė lutem, a mundesh ta mbash tė gjorėn me kokėn lart, qė tė mos torturohet? Njerėzit e shihnin tė ēuditur kėtė grua tė ēmendur, qė gjente kohė pėr t’ua qarė hallin shpendėve, por ngase ishte e huaj, bėnin pikėrisht ashtu siē u thonte. Tė paktėn pėr disa metra, derisa Roza tė mos i shihte. Ajo filloi tė fliste me pemėt, me lulet. Ndalej dhe i thoshte njė trandafili buzė rruge: Shiko sa e bukur qė qenke! Dhe nuk e ēan kokėn pėr asgjė nė kėtė botė. Zemėrohesh me fėmijėt qė kėpusnin degėt e pemėve a lulet. Sepse i konsideronte qenie tė gjalla…



    Pėr tė mposhtur vetminė, vendos tė adaptojė njė fėmijė nė Befotrof. Shumė vite mė vonė mė ka treguar se si pat shkuar nė shtėpinė e fėmijėve dhe se si, tek ecte pėrmes rreshtit tė shtretėrve, kish ndier se njė foshnjė e shikonte me aq forcė, me aq kėmbėngulje, sa e kish ndier fizikisht pas kurrizit shikimin e saj. U kthye dhe pa foshnjėn qė tashmė kish zgjatur krahėt drejt saj. E merr nė krahė. Shumė e shumė vite mė pas, do tė marr vesh njė ironi tjetėr tė fatit: Foshnja e adaptuar nga Roza, pėr tė cilėn gjermania e anatemuar do kujdesej gjithė jetėn e saj, njė engjėll i pafajshėm, ėshtė fėmija i paligjshėm i njėrit prej Presidentėve tė radhės nė Shqipėrinė e viteve pas 1992.



    Rozės i duhet tė mbijetojė. I japin tė drejtėn qė tė punojė nė Fermėn e qytetit. Pasi punon 12 orė nė ditė, i japin 20 lekė tė vjetra. Aq sa tė blejė gjysmė buke nė ditė. Mėma ime e shumė njerėz tė tjerė e ftojnė fshehurazi nė shtėpitė e tyre. Dhe mua mė kujtohet se sa e kujdesshme ishte Roza qė tė mos i fuste nė siklet njerėzit, qė e donin. Sepse e dinte se edhe njė pėrshėndetje me kokė nė adresėn e saj, do interpretohej si simpati pėr armikun e klasės. E shmangte shikimin nga njerėzit qė donin ta pėrshėndesnin, u shmangej njerėzve qė donin tė ndaleshin e tė flisnin me tė. Mė ka treguar se mes njerėzve qė e ndihmonin fshehurazi kishte dhe komunistė. P.sh., njė grua nga Ishulli i Lezhės, sekretare Partie, tė cilėn Roza e pat bindur qė tė shkonte fshehurazi sė bashku nė Kishėn e Laēit. Roza pėr t’u lutur pėr Ferdinandin, e sekretarja e Partisė pėr t’iu lutur Shna Ndout qė tė bėhej nėnė… Rrallė herė shkon nė Tiranė, sa pėr tė marrė fshehurazi ndonjė libėr gjermanisht nga njė mik i saj, qė quhej Robert Shvarc…Udhėtimet e tjera i bėn nė karrocerinė e kamionėve qė transportojnė zhavorr. Janė makinat e vetme qė ndihmojnė tė afėrmit e tė burgosurve pėr tė vizituar njerėzit e tyre nė burgjet e Spaēit a tė Burrelit. Dhe kėshtu kalonin vitet, ditėt, orėt, minutat e sekondat.



    Nė vitin 1990 shkova pėr t’i bėrė njė vizitė Rozės, ngase mė treguan se Ferdinandi ish liruar nga burgu. I gjeta tė dy, dhe ishte ndėr pamjet mė prekėse qė kam pare nė jetėn time. Ishte pamja e njė ēifti adoleshentėsh tė dashuruar pėr herė tė parė. Ferdinandi, shpėrblimi i pritjes sė saj 30 vjeēare, ishte njė skelet i vėrtetė njerėzor. Por Roza ishte gruaja mė e lumtur qė kam parė nė jetėn time. Tė kapur shtrėngueshėm pėr duarsh, sikur tė kishin frikė se do t’i ndanin nga njėri-tjetri prapė. Me sytė qė u shkėlqenin nga lumturia. Ferdinandi mė tregoi se si kishin dashur ta vrisnin, jo nė burgun e Spaēit, por nė njė nga dhomat e Hotelit Tirana, 15-katėshit, nė qendėr tė Tiranės. Nė vitin 1990. Sigurimi i shtetit e kishte intervistuar disa ditė, pasi ishte liruar nga burgu. Nė hotel Tirana. Hetuesit, djem tė rinj, me siguri me karrierė tė lavdishme nė ditėt e sotme, avokatė a gjykatės tė lartė, e kishin kėrcėnuar se do ta hidhnin nga kati i dymbėdhjetė. Pastaj e kishin kėrcėnuar me revolver se do ta vrisnin. E kishin rrahur atė, njė plak 75 vjeēar, duke i thėnė se do t’i kishte pas gjithė jetėn.



    Pas kėsaj kishin vendosur tė iknin njėherė e pėrgjithmonė nga Shqipėria. Ndoshta ky kishte qenė edhe qėllimi i kėrcėnimit tė fundit: ta detyronin qė ta linte Shqipėrinė. Nuk i detyronin tė pafajshmit. Me Rozėn kishin vendosur tė shkonin nė Kroaci. Nė Zagreb… Dhe kėshtu bėnė.



    Kam biseduar me ta nė telefon gjatė gjithė kėtyre viteve. Roza ndihmonte shqiptarėt kudo qė i ndeshte. Nė televizionin kombėtar kroat pat dhėnė njė intervistė prekėse rreth jetės sė saj, aq sa shumė dėgjues merrnin studion nė telefon pėr ta pėrshėndetur. Njerėzve u bėnte pėrshtypje se si kjo grua, qė kish kaluar pėrmes Ferrit, fliste fjalė tė mira pėr shqiptarėt. Si, edhe pse jeta jote ėshtė rrėnuar nė Shqipėri? E gjithė jeta jote, fillim e mbarim?



    Nė vitin 1997, mė 31 janar, ndodhet nė Vjenė. Ka ardhur me kursimet e pensionit tė saj. Merr njė taksi dhe e porosit shoferin qė ta ēojė nė Zentralfriedhof. Shoferi preket nga adresa e Varrezave dhe mendon se gruaja plakė ka ardhė qė tė bėjė vizitė nė varret e njerėzve te vet. Tė pres kėtu, dhe kthimin e ke pa pagesė, i thotė shoferi i taksisė. Roza kthehet pas gjysmė ore, dhe hypėn pėrsėri nė tė njėjtėn taksi. Burri? e pyet me kujdes shoferi. Jo, i thotė Roza. Kam ardhė nga Zagrebi veē pėr tė vėnė lule nė varrin e Schubertit. Sot ėshtė 200 vjetori i lindjes se tij. Simfonia e Pambaruar e tij ėshtė muzika qė mė pėlqen mė shumė nga ēdo gjė tjetėr. Dhe ėshtė e pambaruar, siē ėshtė dhe vetė jeta. Nė Zagreb, njė grup grash kroate zgjidhen pėr tė marrė pjesė nė njė audiencė speciale me Papėn Gjon Pali i Dytė. Mė tregon Roza: ishim 20 gra gjithsej. Zonjat nga Zagrebi ishin veshur sikur tė shkonin nė njė ballo nga ato qė pėrshkruan Tolstoj. Papa na priti nė dhomėn e tij private. Filloi tė thoshte se sa e rėndėsishme ėshtė qė tė falim. Dhe zonjat e Zagrebit, qė nuk kishin vuajtur kurrė nė jetėn e tyre, tundnin kokat duke pohuar, po, po, tė falim. Veē unė nuk pohoja, as me krye e as me fjalė. Derisa shikimi im u kryqėzua me shikimin e Papės. Dhe ai e kuptoi pėrnjėherė se ēfarė thoshte shikimi im: ti e ke tė lehtė t’u flasėsh kėtyre grave pėr faljen, sepse ato nuk kanė kaluar pėrmes ferrit ku kam kaluar unė…Nė mbarim tė audiencės, tek po dilinim, Papa mė ndali veēmas e mė tha: Falja u pėrket fitimtarėve tė shpirtit. Nė vitin 2004 njė telefonatė nga Zagrebi mė njofton se Ferdinandi vdiq. Ishte Roza qė qante me dėnesė nė telefon. Po atė vit, vendosėm qė tė shkojmė pėr pushime nė Kroaci, qė tė takonim Rozėn. Ajo erdhi me tren nga Zagrebi nė Fiume (Rjeka). I kisha thėnė tė mė priste nė stacionin e trenit. E gjeta tek bisedonte me njė grua. Sapo mė pa, filloi tė qante. Nuk jam e pėrgatitur tė vdes, mė tha. Kam aq shumė dėshirė tė jetoj. Fėmijėt tanė u mrekulluan me Rozėn, po aq sa ē’isha mrekulluar dhe unė nė moshėn e tyre, kur e kisha takuar pėr herė tė parė. Nė ditėn e nesėrme bėmė njė udhėtim me varkė, duke qarkuar ishujt e Brionit. Bashkė me ne ishin dhe dy ēifte austriakėsh. Njė burrė e njė grua, tė sapomartuar, vėshtronin gjithė kohėn njėri-tjetrin. Nė mbrėmje Roza mė tha: Ti kujton se ishujt e Brionit mė mrekulluan? Ajo qė mė mrekulloi mė shumė se ishujt qe vėshtrimi gjithė dashuri i atij ēiftit austriak! O Zot, sa shumė dashuri qė kishte nė shikimet e tyre. Dhe gjatė gjithė kohės pyesja veten- Nga vjen gjithė kjo dashuri? Kush e sjell tek ne? Kur u ndamė, e dinim tė dy se ishte hera e fundit qė shiheshim. Nė stacionin e Fiumes, tek ndaheshim, mė tha prapė: Mė vjen keq qė nuk jam e pėrgatitur tė vdes. Disa ditė mė vonė, nė Londėr, mora njė kartolinė nga Roza. Kartolina tregon njė ishull tė vockėl, qė qarkohet i gjithi nga njė shkėmb i vetėm. Roza mė shkruan: Ky shkėmb nuk po e ēaka kryet as pėr diellin e as pėr ernat, as pėr detin e as pėr njerėzit! Ishin fjalėt e fundit qė do lexoja nga Roza. As dhe njė muaj mė vonė, njė letėr tjetėr qė vjen nga Shqipėria, mė thotė se Roza vdiq. Letrėn e shkruan vajza e saj e adaptuar. Mė falenderon qė e kam dashur deri nė ditėn e fundit. Kurse unė kujtohem se asnjėherė nuk e kam ditur mbiemrin e saj tė vajzėrisė!

    Mapo

Tema tė Ngjashme

  1. Zbulohet mashtrimi poetit Rudolf Marku
    Nga Shijaksi-London nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-01-2012, 12:42
  2. Filozofėt, jeta dhe veprat e tyre!
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 165
    Postimi i Fundit: 18-03-2011, 08:00
  3. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  4. Bota Sot “shet” Rudolf Markun
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-12-2005, 08:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •