(Jean De La Fontaine)
GJINKALLA DHE MILINGONA
Si kendoi gjinkalle e marre
Gjithe behare
E pa pisk se ishte trok
Kur i ra dimri mbi koke
Menjane skish vene ushqime
Mize e krimba as nje therrime
Shkoi tia qaje hallin dhe zine
Milingones qe e kish fqinje
Dhe e luti qe ti huaj
Ca pak grure per disa muaj
Deri sa te dilte dimri
Sa te ben, une ta paguaj
Para gushtit besa-bese
Kapital dhe interes
Milingona ste jep hua
Ja qe e ka kete te mete
Veres cbeje a nuk me thua?
I tha cinxerit te shkrete
-Dreke e darke qe pa gdhire
Une kendova e bera palle
-Qysh? Kendove? Shume mire,
dhe tani kerce, gjinkalle!
BUJKU DHE TE BIJTE
Punoni, djema, mos pertoni,
Se vec nga puna do fitoni.
Nje bujk i kamur vdejken kur ndjeu se e kishte prane
Therret te bijte e u flet pasi i merr menjane:
Shikoni mire, u thote, - mos shitni trashegimne
Qe na kane lene te paret tane,
Se brenda nje thesar na lane.
Une vendin nuk e di, por, me pak guxim,
Per bese do ta gjeni, punoni pa pertim.
Leroni aren krejt, germoni, anembane,
Sa gushti te kete kaluar;
Mos lini nje pellembe toke pa e punuar
Babai sa mbylli syte, te bijt me tiu perveshen
Punes me hov te madh: germuan, deshen sdeshen
Aty, ketu, aq shume sa , kur u mbush nje vit
Nje grure i bukur aty u rrit
Te holla as nje dysh, por babai, nje dite
U kish treguar, plot urti
Se puna eshte flori.
LEPURI DHE BRESHKA
Kot te vraposh me kohe per udhe po s'u nise
Lepuri dhe breshka na lane kete deshmi:
"A veme bast tha breshka se ti s'arrin tek lisi
me shpejt se une?"- Se une? A je ne terezi?
I thote kafsha kembeshpejte
-Moj ndrikull shko ne farmaci
Merr nje ilac se nuk je ne vete"
-Jam a s'jam pune per mua
A veme bast? E si thua?
Me kater hapa hopthi lepuri me nje fryme
(me ata hapa qe ben kur qente s'e kapin dot)
Lepuri tek lisi arrinte me fertyme
Por kot qe te nxitohej; lodron edhe kullot
Bile ka kohe te bej edhe nje sy gjume
Dhe breshken e le te ece cale-cale
Te ngutet ngadale
Si ta kete per nder te dal fitimtar
Ne vrap me breshken me samar?
E le te ec, kullot e ben pushim
Dhe kohen e kalon me defrim
Per bastin s'e vret mendjen, por kur sheh
Se breshka po arrinte ne vendin e caktuar
Na niset si shigjete
Lepuri kembeshpejte
Por kot se breshka bastin tani e kish fituar
"A nuk kisha te drejte-
I thote- se te vendi do arrija me pare se ti?
Shpejtesia s'te hyri ne pune
C'do te beje valle sikur si une
Ne kuriz te kishe nje shtepi?"
Shqiperuar nga Vedat Kokona
Krijoni Kontakt