Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25

Tema: Teodor Keko

  1. #1

    Teodor Keko


    ...

    Duke kundruar nga afer familjen e urines, e cila me rrezultonte shume e madhe ne numur, mua me fluturonte mendja larg.
    Shihja Skenderbeun, duke urinuar ne pyll me shpurren e madhe pas hipur mbi kuajt turfullites, pastaj kthimin e tij, duke lidhur ushkurin e potureve dhe mermerimen "Hamzai eshte tradhetar!", pastaj dalloja Naim Frasherin, duke urinuar ne det, bri Doganes se Sarandes, duke recituar me vete "O malet e Shqiperise...", Enverin mbi nje pellg urine, duke thene gjithe autoritet "Ketu ka nafte!" dhe veten time mbi pedagogen e anatomise, qe renkonte gjithe afsh dhe me lutej te urinoja brenda vagines se saj... Me kujtoheshin gjithe ato ikje vjedhurazi, per te bere urinen, sa here i behej gropa nje shokut tim te pafajshem e mua nuk ma mbante ta mbroja dhe deshira e madhe e te gjithe shqiptareve, me te dale ne demokraci, per te modernizuar urinoret shtepijake. Kujtova gjithashtu nje vizatim te Buzes, me katundarin te ulur me gruan e tij pas shpine me mollaqet jashte, frazen e Konices "Shqiperi te kam dhjere, s'te kuptova asnjehere..." dhe u hutova keq...


    ...
    Sasia e urinimit ne litra per 70 vjet:
    2 Litra ne dite, 628 litra ne vit, 43960 litra ne 70 vjet.

    Numri i akt-urinimeve ne 70 vjet:
    3 here ne dite, 1092 here ne vit, 76440 here ne 70 vjet.

    Koha e harxhuar per urinim ne 70 vjet:
    1 urinim = 10 sekonda; 76440 urinime x 10 sekonda = 24,5 ore, ose dicka me shume se nje dite urinimi.

    Nevoja e trashe per 70 vjet:
    1 dalje ne dite, 365 dalj ne vit x 70 vjet = 25480 dalje.
    1 dalje normale 10 minuta x 254800 dalje = 177 dite.

    Ne total, me gjithe daljet specifike, si nga frika, diarete prej ushqimit te keq, sistemi nervor etj. ne kalojme rreth 1 vit ne tualet. Duke qene se populli shqiptar e ka zakon te lexoje ne tualet, ne jemi nje popull me formim mesatar te pergjithshem kulturor.

    Pesha e nevojes se trashe per 70 vjet:
    1,2 kilogram ne dite x 25480 dalje = 12,5 ton fekale ne 70 vjet...

    Dhe gjithmone, pasi e lexoj kete tabele, une shumezoj shifrat perfundimtare te jashteqitjeve edhe me miliona banore te Shqiperise. Me dalin perpara lumenj urine e male feceje! Nje pejsazh i cuditshem, pa flore e faune, pa peshq, zogj, gjahtare e peshkatare...

    Kane, Krishtlindje 1998

    Teodor Keko

    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Tregim nga Teodor Keko - pa emer

    Teodor Keko

    - Mua nuk mė besohet qė jam nė shtrat me ty!
    - As mua! - tha Martini.
    Ai kishte ndezur cigaren dhe po kundronte format e
    lakuara tė trupit tė tjetrės. I bėnin pėrshtypje
    gjinjtė. Qenė tė plotė e tė fryer mbi njė kraharor
    elegant si prej balerine. Ishte njohur me Megin dy
    ditė mė pare nė rrugė . Ajo e kishte thirrur gjithė
    emocion nga pas, ai qe kthyer duke e kundruar plot
    kėrshėri bukurinė e panjohur, paten pirė njė kafe
    bashkė dhe tani gjendeshin gollomesh nė shtrat.
    - Ėndėrr e kam pasur tė tė takoja, pale mė tė bėja
    dashuri me ty!
    Martini artikuloi pa asnjė redaktim atė qė po
    mendonte:
    - I paske ėndrrat idiote!
    Tjetra qeshi mbytur dhe i ra lehtė me grushtin e saj
    tė brishtė nė sup:
    - Duhet tė kesh mė shumė respekt pėr veten tėnde! Ti,
    hyn nė racėn e tė talentuarve! - e kėshilloi, duke iu
    rrasur si mace nė trup.
    Martini nuk denjoi t'i pėrgjigjej. Ky muhabet i dukej
    koti, jo ke talent, jo s'ke talent! Ē'rėndėsi ka, kur
    po mbushet viti pa shkruar as edhe njė rresht, mendoi
    ai. Ke njė diamant, por tė mungon floriri. E bėn dot
    unazė? Jo! Hidhe nė plehra!
    E ktheu Megin pėrmbys dhe filloi t'i kundrojė shpinėn
    e lėmuar e tė plotė prej vajze, qė pėrmblidhej nga njė
    pėllėmbė e vetme nė mes e qė rihapej me njė kėrcim
    rrethor te vithet. Ai i fėrkoi lehtė lėkurėn, si tė
    deshte t'i fshinte pluhurin, pastaj u zgjat drejt
    xhaketės tė flakur te kėmbėt e shtratit dhe, si mori
    stilolapsin, ashtu pėrhumbur papritur nisi tė shkruajė
    me njė kaligrafi tė rregullt nė shpinėn e vajzės:
    Njė sy,/Njė klithėm,/ Njė ikje,/ Njė dimėr./Dita/
    Kot./Kujtesa/ Plot
    Tre pikat e vendosura me kujdes, a thua aty qėndronte
    thelbi i krijimit, e rrėnqethėn Megin. Kur ai hodhi
    mbi tryezė stilolapsin, ajo u ngrit ngadalė, a thua
    druhej mos i binte ndonjė gjė nga trupi. Qėndroi para
    pasqyrės dhe u pėrpoq tė lexonte ē'shkruajti martini.
    Mirėpo nuk mundi. Atėherė ia lexoi ai ngadalė. Pastaj
    u ngrit tė korigjonte njė varg dhe, meqė nuk gjeti
    vend nė shpinė, doli me njė shigjetė nė mollaqe. Megi
    e la tė mbaronte, duke qėndruar si statujė nė kėmbė.
    Kur ai mbaroi, ajo ishte e pėrlotur.
    - Tani duhet tė iki! - tha. - Nuk besoj se tė mbetet
    hatri!
    Ajo studionte nė Peruxhia tė Italisė pėr manaxhim arti
    dhe njė Zot e dinte nėse do tė kthehej mė nė shqipėri
    apo jo. Do nisej mbasdite me traget.
    - Kur tė kthehesh, mė bėj njė telefon, - i tha Martini
    formalisht, duke e pėrcjellė te dera.
    - Edhe ti, po erdhe nė Itali, mė kėrko, - ia ktheu ajo
    e lumtur nga paraditja magjike e pėrkujdesja e yllit
    tė saj dhe kėshtu u ndanė, me kujtime tė mira pėr
    njėri - tjetrin e me ca shenja respective kafshimesh
    nė trupat e tyre.
    Pėr Martinin rifilloi rutina e pare, klub - shtėpi,
    birrė - verė, ajo rutinė qė ishte si njė gomė magjike
    gjithēkafshirėse.
    Megi i shkruante hera - herės Martinit ndonjė letėr,
    ku vėshtirė se merrje vesh gjė nė gjithė atė rrėmujė
    fjalish, pėrveēse "jam mirė" ke shkruajtur ndonjė
    libėr?" Martini pėrtonte t'i pėrgjigjej. Ai letrat i
    shkruante, mirėpo e kishte bezdi tė kalonte andej nga
    posta. Kush blinte pulla, zarfa e dreqi me tė birin?
    Dhe e linte fare atė punė, duke u kufizuar me dėrgimin
    e ca tė falave spontane, apo ndonjė pusulle, me anė tė
    tė njohurve tė tij, ai u nis nė Bari, ku zhvillohej
    njė konferencė e shkrimtarėve tė vendeve qė lagte deti
    Adriatik. Bėri gati njė cope letėr qė nė Tiranė dhe,
    me tė arritur nė aeroportin e barit, ia dha
    shoqėruesit Italian, duke iu lutur t'ia postonte
    Megit. Atje ai i dėrgoi tjetrės adresėn e hotelit, ku
    do tė flinte, dhe nė fund kishte shkruajtur shkurt:
    "Nė kėtė hotel do qėndroj njė javė. Po deshe, mė bėj
    ndonjė telefon. Martini"
    Megi e mori tė nesėrmen. Sa nuk po ēmendej, qė nuk
    vinte dot nė Bari. Nuk e braktiste dot shkollėn.
    - Hajde, ti, nja dy ditė nė Peruxhia, - iu lut ajo, -
    pastaj, tė shtunėn, zbresim tė dy nė Bari.
    - Po munda tė shkėputem, do vij! - i tha martini.
    - Hajde! - iu lut ajo.- Biletėn e trenit ta paguaj
    unė. Hajde, shiko edhe Peruxhian, ėshtė qytet vėrtet i
    bukur.
    - Do bėj ēmos, - e qetėsoi Martini mė shumė pėr tė
    larė gojėn, mirėpo tė nesėrmen ai u mėrzit me ato
    dokkrat e conferences dhe pa e menduar gjatė bleu njė
    biletė treni pėr nė Peruxhia. Kur i tha Megit nė
    tyelefon se ndodhej nė qytetin e saj tė mrekullueshėm
    plot vjetėrsira, ndryshk dhe myshk, ajo uluriti si e
    marrė nga gėzimi. Ai qe shtruar e po darkonte pėr
    shtatė pale qejfe nė njė restorant tė mire, i mirė
    ndoshta sepse ndodhej mu nė qendėr tė qytetit, se veē
    ca ullinjve verdhoshė gjė tjetėr tė veēantė nuk
    kishte, dhe Megi iu lut mos lėvizte prej andej.
    - Qameti, pėr njėzetė minuta jam atje! - tha ajo.
    Dhe nuk u vonua vėrtet.
    Martinin e habitėn lotėt e tjetrės. Ata nuk kishin
    asnjė lidhje, qoftė edhe tė largėt me njėri - tjetrin,
    pėrveēse njė tė shkuare formale, thjesht pėr hobi, nga
    ana e saj, dhe pėr ndėrrim gjelle e mosprishje qejfi,
    nga ana e tij. Kurse Megi tani i qe varur nė qafė dhe
    vetėm qante si idiote!
    - Po qave, u ktheva nė Bari! - kėrcėnoi Martini, qė
    kurrė nuk i kishte duruar lotėt e femrave. I dukeshin
    si ujė ēezme, aq lehtėsisht ia merrnin tė qarit!
    - Mirė, mirė, nuk qaj mė! - i tha ajo, duke iu ulur
    pėrballė pa ia ndarė sytė.
    Megi e kishte dashuruar Martinin gati dy vjet mė pare,
    kur lexoi romanin e tij tė njohur "Njė mėngjes i
    errėt" dhe nga ajo ditė ajo nuk pranoi tė verė
    shkrimtar tjetėr para Martinit. Edhe pyetja e pare, qė
    i drejtoi idhullit tė saj, ishte nėse kishte
    shkruajtur ndonjė gjė?
    - Shterpėsi! - ia ktheu Martini. Dhe shtoi duke
    kundruar njė peizazh tė shpėlarė nė mur: E kush e ka
    mendjen tani nė Shqipėri te letėrsia? Atje tundin
    kėmbėt pėr pak politikė.
    - Injorantėt! - shfryu Megi.
    Pastaj iu lut tjetrit tė ngrihet.
    Apartamenti i Megit iu duk i ngrohtė, por ai u befasua
    nga njė fotografi e stėr - madhe e varur nė dhomėn e
    Megit, sipėr kokės sė shtratit tė saj. Ai nisi tė
    qeshė metė madhe. Dikush e kishte fotografuar Megin
    lakuriq nga mbrapa dhe fjalėt e poezisė tė shkruajtur
    dikur prej tij nė trupin e lakuriqtė lexoheshin fare
    qartė. Mė shumė ai u shkri me atė korigjimin, i cili
    dilte me shigjetė te mollaqja e djathtė e Megit.
    - Ti je idiote! - i tha ai, megjithėse tani
    fotografija i dukej tamam njė vepėr arti.
    - Unė e di se si e kam bėrė atė udhėtim me target, qė
    mos mė prisheshin fjalėt,
    Sa tė dilja nė fotografi, se nė Tiranė nuk e bėja
    dot. Edhe ajo mė duhej! Vesha
    njė fustan pa asgjė poshtė, vetėm me mbathje tė vogla
    e rexhipeta isha, dhe nuk u ula asnjė cast gjatė
    gjithė udhėtimit!
    Fotografija ishte vėrtet e bukur, gjithė dritė e nga
    muri shpalosej njė trup i mrekullueshėm vajzėror.
    Martini u ngacmua nga lėkura vetėtitėse dhe e tėrhoqi
    Megin pranė. Filluan tė puthen mire e mire, gjithmonė
    e me mė tepėr passion, deri sa ngelėn tė dy lakuriq.
    Megit i ndjehej lumturija, njė lumturi e thellė, qė ia
    mbylli sytė dhe ia shpėrtheu rėnkimet nga kraharori.
    Kėshtu kaloi njė natė, plot fjalė tė ėmbla, gjithė
    qeshje tė gėzuara, deri sa i pushtoi pa kuptuar gjumi
    nė krahėt e njėri - tjetrit.
    Martini u zgjua vonė. Nė apartament mbretėronte
    heshtja dhe sytė e tij, si ia nisėn bredhjes nėpėr
    sendet e dhomės, mė nė fund ndaluan nė tryezė. Atje
    qenė vendosur me kujdes ushqime, cigare dhe njė letėr
    pėr tė. Nė letėr Megi i lutej mos mėrzitej. Ajo do tė
    kthehej nė orėn njė e gjysmė nga fakulteti dhe do
    shkonin tė hanin drekė nė njė vend tė mire. "Po nuk
    pate me ē'tė merresh, shkruaj ndonjė gjė pėr mua!"
    mbyllej ajo letėr, pa harruar njė puthje idiote nė
    fund, ku kishin ngelur gjurmėt e buzėve tė plota tė
    saj lyer me njė tė kuq si nė rozė.
    Ora ishte njėmbėdhjetė dhe nė dush Martini filloi tė
    vrasė mendjen si t'i shtynte kėto dy orė e gjysmė ,
    por, pasi hėngri diēka, ajo qetėsi e ėndėrruar pėr ēdo
    shkrimtar, sikur ia mbushi mendjen tė ulej njė here e
    tė shkarraviste diēka. Kur u kthye Megi, ai sapo
    kishte pėrfunduar njė tregim tė ēuditshėm: atje bėhej
    fjalė pėr njė njeri, i cili i ka respektuar
    tradicionalisht vizat e bardha dhe semaforėt nė rrugė,
    por pikėrisht atje njė here i ndodh njė aksident, jo
    pėr faj tė tij, natyrisht, qė e le tė gozhduar nė njė
    karrocė paralitikėsh pėrjetėsisht. Nga ajo ditė ai
    vendos tė vrasė veten dhe tani nuk i respekton mė
    semaforėt e vijat e bardha, por aksidenti nuk ndodh,
    sepse tė gjithė frenojnė, duke e share, te rrotat e
    karrocės sė tij.
    Megi e lexoi dy here e heshtur tregimin dhe ngeli njė
    cast e menduar.
    - I fortė! - tha pastaj.
    - Kam nja dy vjet pa shkruar prozė, - i shpjegoi
    Martini, mė shumė pėr tė
    Justifikuar gabimet teknike qė mund tė kishte tregimi,
    por Megi tundi kokėn mohueshėm:
    - Pėr mua, ėshtė tregim fantastik! Ti je tregimtar i
    lindur!
    - Ta kam falur! - i tha shpėrfillshėm Martini.
    Dhe e harroi tregimin. Ata ia mbathėn pėr nė restorant
    dhe ia nisėn nga e para orgjive tė tyre pa prishur
    qejf. Deri nė fund tė atij udhėtimi, Martini shkruajti
    edhe dy tregime tė tjera pėr Megin.
    - Bėj ē'tė duash me ato, - i tha tjetrės, teksa
    pėrqafoheshin nė stacionin e trenit tė Barit, dhe
    vėrtet qė tani nuk i interesonte shumė letėrsija.
    Merrej me gazetari dhe fitimet nuk qenė tė vogla. Nga
    letėrsija vetėm pak bukė me djathė haje nė Shqipėri,
    me djathė tė bardhė nga ai i liri!
    - Faleminderit! - dėnesi Megi. - Mė ke bėrė njė
    dhuratė tė mrekullueshme! Mbase ta shpėrblej
    ndonjė herė.
    U ndanė. Megi ia nisi sėrisht letrave tė saj
    pėrmalluese e ēapraze. Tani Martini i kthente hera -
    herės ndonjė pėrgjigje plot satire e humor, qė tjetrėn
    e bėnin sakaq tė lumtur, por kėto raste nuk qenė tė
    shpeshta.
    Njė ditė Martinin e thirrėn nė Ambasadėn italiane. E
    priti me respekt njė fytyrė - kuq nga konsumizmi i
    verės dhe i komunikoi se Martinin e kishin ftuar nė
    Milano, pasi ai qe shpallur fitues i njė ēmimi tė
    rėndėsishėm vjetor pėrprozėn e shkurtėr.
    Martini u habit. Ai nuk dinte tė ishte pėrkthyer
    ndonjė tregim i tiji nė italisht, por u kthjellua, kur
    iu kujtua Megi.
    - Shpenzimet janė tė pales italiane. Keni edhe
    njė shpėrblim tė forte pėr tė marrė, - i shpjegoi
    italiani.
    Martinit nuk i ndahej nga mendja Megi.
    - Mė duhet edhe njė pėrkthyese, - tha ai mė nė fund,
    megjithėse fliste njė italishte tė pastėr. Dhe afroi
    emrin e Megit.
    Tjetri pranoi me kėnaqėsi.
    - Nuk paguaj unė! - shtoi.
    Pastaj, duke nxjerrė nga njė sirtar romanin e
    Martinit, iu lut t'i linte njė autograph.
    Jashtė kishte filluar tė binte shiu. Martini nuk
    pranoi ta shoqėronin me makinė. Hyri nė njė bar pranė
    godinės sė Radio - Televizionit dhe porosity vodka. Ca
    sy kuriozė e vėzhgonin, ca sy si tė Megit, por ai u bė
    i pandjeshėm. Nuk ia kishte qejfi tė fillonte
    ngatėrresat nga e para me ca femra, tė cilat tė
    shihnin tė habitura nė gojė, a thua goja jote ishte
    njė ****ė pule, nga ku dilte veza e kuqe. Mendonte
    tani se si ishte ndėrtuar ky dreq fati njerėzor, duke
    kujtuar atė vargun e hershėm tė ninullės klasike, ku
    nėna tund fėmijėn, duke i kėnduar: "kush tė do
    e kush tė ka!"
    Nuk i pihej, por porosity edhe njė vodka tjetėr.
    Vėrtet, po filozofonte me atė mendjen e tij tė
    ēuditshme: kush na ka e kush na do!
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    SHQIPĖRIA

    Ne e thamė tė gjithė shishen e wiskit. Tavolina ishte mbushur plot me gota bosh e filxhanė kafeje dhe tavllat mbanin nga njė grusht bishta cigareje brenda, kurse njerėzit nuk dukeshin mė nga mesi e lart. Qenė sharruar nė mes nga perdja e dendur e tymit.
    - Tani mbathjani!, - urdhėroi gjithė qejf gruaja e Francit. - Nė kėtė shtėpi nuk gjendet mė asnjė pikė alkool!...
    Ajo kishte nja njė orė qė shkėmbente ca shenja intime me tė shoqin dhe shfrytėzonte ēdo rast qė i jepej pėr t'iu ngjitur nė trup. Merrej vesh, i bėhej ajo punė.
    - Ikim, - pranoi dhe vėllai i saj. Atij i qe bėrė koka e vogėl sa njė grusht nga pija, por kushedi se ē'poshtėrsi po mendonte ato ēaste, kur e nxirrte tymin e "Kamelit" nga tė gjitha vrimat e kokės.
    Ai ishte njė biēim hibriti, qė tė jepte pėrshtypjen se e nėna, njė goxha grua e bukur, e kishte zėnė jo me spermė mashkulli, por me nitroglicerinė. I qeshnin tinėzisht sytė e vegjėl, qė, edhe kur gjendej nė qejf, ia ruanin ftohtėsinė e akullt.
    Franci na u lut si Krishti tė qėndronim edhe pak. Kishim lėnė njė bisedė interesante nė mes, si mund tė rregullohej Shqipėria pėrmes makroekonomisė, por ne nuk u dorėzuam. I pari u ngrit ministri i asaj ministrisė me emėr tmerrėsisht tė gjatė, pas tij unė dhe pas meje kokėdardha. Kur dolėm nė korridor, unė dėgjova Francin qė psherėtiu: "Falna mėkatet, Zot!" dhe pashė kunatin qė qeshi mbytur. Edhe ai ishte ministėr, ministėr i pashpirt.
    - Bėni nani-nani!, - tha ai nė ndarje me sytė qė sa nuk po ia braktisnin zgavrat nga e qeshura.
    - Na marrtė gjumi i madh!, - ia ktheu Franci dhe kėshtu u ndamė.
    Jashtė frynte juga. Nga rrugėt e shkreta qarkullonin vetėm policė dhe qenėr pisanjosė, ēka na e mbushi mendjen se sikur nuk kishte kuptim tė mbylleshim nėpėr shtėpira, duke braktisur kėtė natė tė ngrohtė. E ndamė mendjen ta pinim dhe njė gotė dhe nė atė ēast ministri i ministrisė me emėr tė gjatė e pyeti kolegun etij se ē'kishte qė zgėrdhihej.
    - E di pse psherėtiu Franci "Falna mėkatet, o Zot?"... Do flerė me motrėn time, por ata kanė njėzet vjet martesė, ti e di, janė martuar qė kalamaj, dhe ajo i duket si motra e tij...
    Tjetri, pak dhėmbėdalė, i prerė pėr bllofe e qė i respektonte bllofet, filloi tė qeshė me tė madhe, siē e kishte zakon.
    - Inēest, me dy fjalė...
    - T'ia ēojmė policinė nė shtėpi, - sugjerova unė...
    - Lėre, - tha shpėrthyesi ynė, - Do t'i pushojė zemra nė vend Francit. Ai ndihet realisht fajtor nė kėtė pikė...
    Ne po qeshnim me tė madhe, sepse na u kujtua pėr dreq diskutimi tejet serioz i Francit se si mund tė rregullohej sa mė shpejt Shqipėria...
    - Vetėm kėtu nuk bėn fajde ekonomia, - qeshte dhėmbėdali, - Francin pėr shembull, e gatit dhe e sjell nė derexhe tė Zotit vetėm divorci! Ekonomia veē sa i vjen pak vėrdallė...
    Na hypi njė e qeshur prej idioti dhe ne ia filluam pėrsėri tė pirės, pikėrisht nė atė ēast, kur motra e nitroglicerinės doli nga banja me njė penjuar tė lehtė, qė ia nxirrte nė pah linjat ende tė padeformuara tė trupit. Ajo u nis t'i hynte gjithė qejf nė shtrat Francit, duke u zhveshur ngadalė qė nė hyrje tė dhomės, dhe asnjė nga ne nuk e dėgjoi kur ai i ulėriu sė shoqes qė tė fikte dritėn. Tė paktėn, tė bėnte sikur nuk e dinte me cilėn kishte rėnė nė shtrat. Nė atė kohė ne po porositnim dopiot e dyta. Na pati lodhur diskutimi pėr Atdheun.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Tregim nga Teodor Keko - SPEKTRI

    Vana B. u shfaq nė skajin e djathtė tė rrugės tė mbushur me shitėsa ambulantė tė tė gjitha racave, pikėrisht atė ēast kur Erioni po mendonte se ēfarė mrekullie do tė ishte, sikur ndonjėri prej ambulantėve tė vegjėl rom, tė ulėrinte duke ekspozuar Vana B.

    Shikojeni kėtė alamet cope, kush kėrkon ta blejė?

    Sa tė kushtonte do ta blija, mėrmėriti ai, pa ia ndarė sytė tjetrės, teksa i afrohej me ecjen e saj mospėrfillėse e nerva-shkatėrruese. Kishte rėnė keq me Vanėn pas asaj darke nėn vrushkujt e tėrbuar tė shiut, qė sa nuk i thyen dritaret e restorantit, e me vetėtimat e njė pas njėshme, si copėra limoni mbi peshkun nė pjatancė. Ishte goditur drejt e nė tru nga vėshtrimi i saj pak pjerrtas, as i ftohtė e as i ngrohtė, i padeshifrueshėm, dhe gjithė asaj darke, pati patur dėshirėn e marrė tė zgjaste pėllėmbėn e ti pėrfshinte gjinjtė e saj as tė mėdhenj dhe as tė vegjėl, ato gjinj si domate eksporti, me peshė e formė ideale, pėr ti shtrydhur ngadalė, duke kundruar thithkat e tyre tė ngritura lart. Mirėpo, kuptohet, asgjė e kėsaj natyre nuk pati ndodhur dhe ai, si njė frikkacak dhe tinzar tipik, e kishte bėrė realitet dėshirėn nja njė javė mė pas nė ėndėrr.

    * Mirėmėngjes! - e pėrshėndeti Vana B. duke e puthur lehtė nė faqe e duke mbledhur me kujdes fudnin e nguhstė rreth kofshėve, teksa ulej bri tij.

    * Si nuk i bėrė njėherė punėt tamam njė e nga njė!- psherėtiu Erioni duke nuhatur parfumin e saj, ndėrkohė qė Vanės i qeshėn sytė djallėzisht.

    * Nuk ėsnhtė as vendi dhe as personi adapt pėr tė bėrė atė punė shtruar!-, ia ktheu qetėsisht, pastaj, si porosity njė lėng limoni hodhi kėmbėn njė mbi njė, gjithė me kujdes, qė tė mos i zbuloheshin kofshėt e bukura mė shumė nga ēduhej dhe ndezi njė cigare. Njė cigare tė bardhė dhe tė hollė si gishtėrijntė e saj.

    Erioni u bė shpėrfillės nė fytyrė. I bėri shenjė njė ambulanti tė vogėl se nukdėshironte tė blinte cigare, pasatj iu kthye tjetrės.

    Ti, mund tė mė refuzosh ditėn, por natėn je totalisht e imja, me gjithė seks, lecka e komēa bashkė! Vetėm ta shohėsh veten se si e bėn atė punė.!

    Vana u shkri. Ra mbi tryezėn e vogėl, duke e mbuluar atė tėrėsisht me kaēurrelat e saj tė zeza e tė dendura dhe pyeti gjithė kuriozitet:

    Pa hė! Si jam?

    Erioni u mendua njė hop pa ia ndarė sytė. Dukej sikur nuk donte tė fliste pėr atė film tejet personal, tė parė e stėrparė vetėm prej tij, mirėpo diēka ia zbuti vėshtrimin dhe ai ia nisi rrėfimit me sytė tashmė tė hedhur nga rruga, ku njerėzit ven e vinin nga tė gjitha drejtimet nė njė kaos tė plotė.

    -Mbrėmė po hanim darkė tė dy. Ishim nė njė restorant tė ēuditshėm, me muzikė dhe klientė e kamarierė...

    -E mora vesh fundin!-ia preu ajo-Mos e vazhdo kot!...

    E shqiptoi kėtė fjali mospėrfilėse, pa ia ndarė sytė Erionit, mirėpo krejt papritur ai zgjat drejt saj e i kėputi njė tė puthur tė mirė mu nė cep tė buzėve tė saj tė plota me dhėmbėt e bardhė tė dalė paksa pėrpara, njė tė puthur qė e bėri gri Vana B-nė dhe e hutoi keqas kamarierin dhe e sėmuri pėr parkison, derisa i dridhej nė atė farė feje gota me lėng portokalli nė dorė.

    Vana priti sa ia mbathi kamarieri i tmerruar, pastaj i tha nėn zė Erionit, duke fshirė buzėt me shpinėn e pėllėmbės sė saj hollake.

    -Ti, qėnke fare idiot!

    Tani ishte purpur. Tamam si flamur kombėtar, kuq e zi! E skuqur, me flokėt pis tė zeza dhe me gjinjtė e plotė, qė i hidheshin nga rrahjet e zemrės lart, ishte njė Vanė tjetėr, ajo e zemrave.

    Erioni i kundroi tė gjitha kėto, por ndjehej se pak pėrshtypje i bėnin. Siē i rrinte mendja Jezuit tė gozhduar te gozhdėt, edhe atij i ishte fiksuar mendja te mėnyra se si mund tė bėhej realitet ajo ėndrra aq seksi e magjike.

    -Gjoksin e kishe pa rrudha,-ia nisi si me vete ai,-numur tre, me njė thithė tė plotė...

    Vana qeshi lehtė. Tjetri i kishte rėnė pikės. Ajo ishte e asaj mase!

    -Mos ke pirė? - nuhati ajo, duke u zgjatur drejt tij. Pasatj u tėrhoq e shtoi qetėsisht: Le qė tani ty nuk tė bėn mė dėm alkooli, i bėn, ti, dėm atij!...

    Tjetri nuk ia vuri veshin. Tashmė i qenė ndezur motorėt.!

    -...Kurse kofshėt i kishe tė lėmuara. Pa asnjė qime e pa pikė yndyre. Po gjėja mė e mirė ishte beli yt. Unė nuk kam provuar bel mė joshės! Tė hynte e tė dilte nga pėllėmba, si me magji! Lėvizte gjithė kohėn si kushinetė!...

    Vana B. u trishtua befas. Filloi tė vizatojė me gisht nė suprinėn e tryezės, pastaj pyeti befas:

    -E bėmė, si pėrfundim atė punė?

    Mori si pėrgjigje njė PO tė thatė, pa pik emocioni.

    -Si isha?

    -E shlėlqyer! E ngushtė, rėnkoje lehtė, i mbaje sytė mbyllur dhe kėrkoje mamin gjatė kryeres sė aktit...

    Vanės iu varėn disa fije rricash anash faqeve tė kėrcyera paksa. Tani lexohej qartazi trishtimi.

    -Po flokėt deri ku mė arrinin? -e pyeti ajo, duke menduar vetėtimthi se ai nuk e kishte parė kurrė me flokėt tė lėshuar.

    -Deri te kėrthiza, -ia ktheu Erioni.-Mė kujtohet mirė, sespe u detyrova tė t'i hap flokėt, kur desha tė tė thithja gjinjtė!...

    Vana B. heshti njė hop pa ia ndarė sytė e saj pa shprehje. Pastaj hapi gojėn aq joshėse e artikuloi:

    -Atėherė, ēkėrkon tani prej meje?! Tek unė ty tė shtyu kurioziteti. Nė ėndėrr, ti, i ke parė tė gjitha. Tė betohem! Unė jam krejtėsisht ajo, qė, ti ke parė e prekur nė ėndėrr!..

    Dhe sakaq ishte nė kėmbė me ēantėn e hedhur nė sup.

    -Po tė mos kishe hyrė nė kėto hollėsira, mbase do tė bėnim diēka. Me atė mendje erdha. Tani nuk ka mė kuptim!-tha dhe iku gati duke dėnesur. Fill pas kėtyre fjalėve

    ndodhej nė rrugė. Ecte ngadalė, me vithet e kėrcyera, qė i vallėzonin lehtas, tamam si nė ėndėrr...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Marre nga SPEKTRI - Shtator, 2004.

    Teodor Keko u lind nė 2 shtator 1958 nė njė familje kineastėsh. Qysh nė fėmijėri ai shquhej pėr humorin e hollė dhe shpirtin rebel, cilėsi kėto qė do tė ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Nė vitin 1979, nė moshėn 19-vjeēare, boton poezitė e para nė gazetėn letrare tė kohės "Drita". Pas mbarimit tė studimeve pėr Gjuhė e Letėrsi, punon nė organet e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, fillimisht nė gazetėn "Drita" e mė pas nė revistėn "Nėntori". Gjatė kėtyre viteve ai mbetet njė nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė shtypit tė kohės, veēanėrisht revistės "Hosteni" dhe gazetės "Zėri i Rinisė", ku pėrmes penės sė tij tė hollė trajtoi probleme tė mprehta tė politikės kulturore dhe tema "tabu" pėr kohėn.
    Nė korrik tė vitit 1990 thirret nė takimin e ish-Presidentit Ramiz Alia me intelektualėt e vendit. Po atij viti, nė tetor, thirret nė Konferencėn e talenteve tė reja nė Korēė, ku shquhet edhe antikonformizmi i tij nė diskutimin qė mė pas tėrhoqi vėmendjen e qarqeve zyrtare. Nė dhjetor bashkohet me Lėvizjen Demokratike.
    Nė vitin 1991 zgjidhet anėtar i kėshillit botues tė sė parės gazetė opozitare nė Shqipėri, gazetės "Rilindja Demokratike" dhe nė tė njėjtėn kohė deputet i Partisė Demokratike. Shkrimet e tij tė shumta gjatė kėtyre viteve nė gazetat "Rilindja Demokratike", "Koha Jonė", "Aleanca Demokratike", "Poli i Qendrės", "AKS", "Albania" e "Korrieri" apo revistat "Spektėr" e "XXL" si dhe fjalimet e mbajtura nė parlamentin shqiptar gjatė dy legjislaturave qė ai ishte deputet, shkrime e fjalime qė kishin postulat kredon e tij "Ka ardhur demokracia dhe ne nuk jemi demokratė, apo nuk ka ardhur ende demokracia pėr ne demokratėt"..., mbeten edhe sot modele tė publicistikės dhe oratorisė si pėr guximin qytetar, thellėsinė e mendimit ashtu dhe pėr forcėn e fjalės.
    Nė vitin 1996, i zhgėnjyer largohet pėrfundimisht nga politika e drejtpėrdrejtė dhe vendos tė kontribuojė si intelektual, pėrmes fjalės nė shtypin e shkruar. Nė 1999 thirret nga kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta, pėr tė punuar si kėshilltar pranė tij, detyrė qė vazhdon ta ushtrojė dhe mė pas nė kohėn e kryeministrave Pandeli Majko e Fatos Nano.
    Angazhimet si qytetar, intelektual e publicist, nuk do ta shkėpusin nga letėrsia, pasioni i vjetėr. Pas botimit tė vėllimit tė parė me poezi nė vitin 1983, "Pas provimeve", nė harkun kohor tė 19 viteve, Teodor Keko do tė botojė 13 libra. Nė vitin 1987 boton vėllimin poetik "Fjala fishkėllen", nė 1990 poezitė "Zemra nuk ėshtė kėmishė" dhe romanin "Loja". Njė vit mė pas vėllimin me tregime e novela "Lajmėtarja e vdekjeve", nė 1994 romanin "Pretenca", nė 1995 romanin "Shėnimet e njė gruaje", nė 1996 vėlimin poetik "Unė tė kam dashur, por...", nė 1997 poemėn satirike "E tė tjera, e tė tjera..." dhe vėllimet me tregime e novela "Prostituta" e "12 shenjtore, njė profet dhe disa njerėz", nė 1998 tregimet dhe novelat "Made in Albania" dhe nė 2002, po njė vėllim tė tillė tė quajtur "Hollėsira fatale".
    Nė 20 gusht 2002, ndahet nga jeta pas njė sėmundje tė rėndė nė moshėn 44-vjeēare. Deri nė fund tė jetės ai mbeti njė antikonformist, njė intelektual me kontribut tė veēantė nė proceset demokratike tė vendit dhe njė bohem i papėrsėritshėm.

    Aleksandėr Ēipa (marrė nga gazeta Shekulli, 20 gusht)

  6. #6
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Ndjenjė e pathėnė - muzikuar nga P. Ēako

    Mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
    fjalėt ti m'i ktheve nė harrim,
    nė qiell ėshtė hėna, s'i them dot hėnė
    s'tė flas dot pėr mjegullėn nė agim.

    mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
    nė gjoks ti vėr ēdo fjalė nė vend tė saj.
    pastaj do tė pėrkund nė njė djep-kėngė,
    me hėnėn flokėve si karficė e bardhė.

    dhe nėse rrugėt pėr nė zemėr dot s'i gjen,
    mė thuaj tė t'i zgjas gishtėrinjtė e mi.
    Mbi ta mbėshtete kokėn,
    dhe pėr njė ēast ti pendė do tė kthehesh,
    brenda meje do tė vėrtitesh, shpirt!

    Mė mundon kjo ndjenjė e pathėnė,
    kur ti je kaq pranė dhe kaq e thjeshtė,
    u kėput njė gjethe nga njė pemė,
    e verdhė si harresa ... ishte vjeshtė.
    wrong verb

  7. #7
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    E dashur, erdha

    E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot?
    Ti po mė prisje pėrsėri,
    mos u ēudit, unė jam njė zog.

    kur dashuroj bėhem si ajri,
    e ngre folenė aty ku dua!
    Do, s'do, tė futem nė kraharor,
    tė pushtoj si i marri.
    Po e mbylle derėn,
    unė me forcė do ta hap,
    do ta coptoj!

    Do bėsh sikur mė ke inat.
    Ndodhi e vjetėr, unė e di!
    S'jam buzėqzmėsht, por esnaf,
    pėr dashurinė di plot dredhi!
    Unė do tė puth, do tė pushtoj nė gji,
    dhe po ma mbylle derėn ti.

    E dashur, erdha, nė prag ke dalė,
    ke hapur portėn dhe qesh nėn hundė.
    Sa pėrbetohesh me qindra fjalė,
    mė mirė, eja, mė puth!

    Kur dashuroj bėhem si ajri,
    e ngre folenė aty ku dua!
    Do, s'do tė futem nė kraharor,
    tė pushtoj si i marri.
    Po e mbylle ti derėn,
    unė me forcė do ta hap,
    do ta coptpj!

    E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot,
    ti po mė prisje pėrsėri.
    Mos u ēudit! Unė jam njė zog.
    Po e mbylle ti derėn,
    unė me forcė do ta hap,
    do ta coptoj!
    wrong verb

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Irene

    Kur dikush bri meje thote, Irene,
    si nga nje muzg i holle dantelle,
    Venere ti ngrihesh.
    Dhe pse s'te harrova,
    asnjehere s'te thashe "te dua",
    dyzimi i luftes me mundi mua.

    Syri yt qe priste, druajtjen une ta thyeja,
    si fundin e nje gare plot ankth,
    mjegullonte rrugen drejt fjaleve.
    Me lidhej goja si nje motak,
    qe sapo nis e belbezon.
    Ti varg si patat drejt jetes shtegton.

    Tani s'je me, mjerisht s'vjen me,
    veē ne mesnate robina ime mbete ti.
    Kur gjumi ulej mbi qepalle,
    nje puthje jotja,
    do kthente gjoksin tim ne nje kitare.

    Ku je, valle, sot! Hesht universi,
    pa ty jane endrrat si shkretetire
    Por, ti e lumtur qofsh Irene,
    une te kam dashur...
    Dhe shpesh te them 'Naten e mire!'

    Kur dikush bri meje thote, Irene,
    ne park ngadale perkulen pemet.
    Ne perqafim nderthuren deget,
    dhe mua me kujtohesh ti.
    E ngrohte, e bukur si kjo ere,
    dhe une qe perqafoj nje peme.

  9. #9
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    NImf,

    Je i/e sigurt qe vargjet e Irenes jane keshtu sic i ke shkruar?
    Une e kam patur nga poezite e mia te preferuara, nuk e mbaj mend permendesh, po sot qe e lexova sikur me tingellon ndryshe nga c'e kisha lexuar.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    4
    Teodor Keko


    Madheshtia e detit

    Ne rrinim te heshtur prane detit,
    veshtrimi mbi ty me mbeti.
    "Sa me do e dashur?"
    Ti syte i hodhe nga deti.

    1980


    Kur dikush thote ...

    Kur dikush thote bri meje "Irene"
    une te kujtoj ty qetesisht.
    Bie nje murz e zverdh nje vjeshte,
    ca gjethe bien dhe shfaqesh ti.

    Nuk te harrova, megjithese kurre
    s'te thashe: "Irene, une te dua!"
    Atehere ne zemer dyzimi-lufte
    perfundimisht me mundi mua.

    Syri yt priste ta thyeja drojtjen
    plot ankth si fundin e nje gare.
    Po une heshta. Prania jote
    ma mjegullonte rrugen drejt fjaleve.

    Nje dite ti shkove. Vec ne mesnate
    shume kohe ne enderr me mbete.
    Kur gjumi varej mbi qepalle,
    magjepsese uleshe prane meje.

    Ku je valle sot? ne c'muzg e vjeshte?
    Pa ty jane endrrat si shkretetire.
    Po ti qofsh e lumtur, Irene, Irene!
    Une te kam dashur. Naten e e mire!

    1983

    Keto porzi jane marre nga libri i autorit "Fjala fishkellen", botuar ne Tirane 1987

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •