SKENDERBEU2
-------------
Makarona me peshk Ton
Perberesit per 2 persona (ciftet): 130 gr makarona; 60 gr peshk ton jo te konservuar; 1 tufe majdanoz, 1 thelb hurdher; 1 luge vaj ulliri, kripe, piper.
Pergatitja: 10 min
Zierja: 10 min
Kalori: 300 per person
Pergatitja: lajeni dhe thajeni mire majdanozin dhe hiqini gjethet duke i grire shume imet. Qeroni hudhren dhe prejeni holle. Perzijeni vajin me majdanozin, hidhini pak kripe dhe vereni ne nje tigan.
Realizimi: Ziejini makaronat ne uje te bollshem te kripur. Nderkohe ne zjarr te mesem ngroheni tiganin dhe shtojeni pershkun ku te vaji te kete filluar te zieje. Lereni per 5 minuta duke i trazuar here pas here, derisa te behen gati. Provojeni makaronat dhe kullojini. Hidhini permbajtjen e tiganit duke i shtuar pak spec djegesdhe Voila, sherbejeni menjehere.
P.S Ahhh lum ajo grua qe do me kete prane. Ahh kurbet c'na bere
Gjithe te Mirat dhe Ju befte Mire.
Enip
--------
Nje recete tjeter per makaronat:
Spageti me patellxhane (ala Eni) ) cte bej i kam receta origjinale.
Atehere,
250 gr makarona spageti
1 cope patellxhani mesatar (une e zgjdh me sy, me gramature spara e di)
2 speca, (une preferoj perkete salce te jene jeshile)
100 gr, kaēkavall te grire
200 gr domate te fresketa dhe te mishta.
1 qepe mesatare
3 thelbinj udhra
pak kripe, piper te kuq & te zi, rigon.
2 luge gjelle vaj ulliri.
Spagetit i ziejme dhe nderkohe pergatisim salcen.
Grijme qepen holle dhe ne fillim nxehim vajin e ullirit, hedhim ne te fillimisht hudhrat, te cilat i kemi shtypur me pare me thike,pasi keshtu nuk mbajne arome te keqe, shtojme qepet e grira dhe i leme sa te zverdhen pastaj mases i hedhim specat e prere copa - copa te vogla dhe i kaurdisim per pak minuta sa specat te zene te vyshken pak, i shtojme po ashtu patellxhanin e qerruar me pare ne rripa rripa dhe te copetuar vogel dhe i perziejme. Mases i shtojme domatet e prera ne copa te rrubullaketa dhe e regullojme me piper, rigon dhe pak majdanoz te fresket.I hedhim pak fare uje dhe e leme te trashet.
Hedhim makaronat ne pjate dhe salcen siper, me pas e sperkatim pjaten me kaēkavallin e grire dhe besoj se cdo gje eshte gati per t'u shijuar.
me respekt, Enip.
Krijoni Kontakt