Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 94
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Masakra e Cerrikut ne 1997: Gjykata e Apelit liron 3 anëtarë të “Bandës së Cërrikut”

    RD

    ------

    Ja si bandat e PS vranë dhe dogjën të gjallë policët gardistë

    Masakra e Cërrikut, akuzë për Nanon dhe PS

    Në Cërrik, më 23 maj 1997 u vranë gardistët (Sali Martini, 41-vjeç, Besnik Syla, 26-vjeç, Halit Haxhia, 27-vjeç, Qemal Mehmeti, 25 –vjeç, Bashkim Mella)

    Çdo ditë që kalon qysh prej 23 majit të vitit 1997 qartëson gjithnjë dhe më shumë se pas kryegritjes së armatsour të pranverës së atij viti dhe sidomos pas masakrës së gjashtë gardistëve vrarë në Cerrik, qendron Partia Socialiste, Fatos Nano dhe drejtuesit kryesor të saj.Shumë pytje janë bërë qysh atëherë rreth faktit se kush e organizoi pritën dhe vrau gardistët të cilët kishin shkuar për të mbrojtur popullin nga bandat. Për të provuar se kuhs ishte me të vertetë pas organizimit të vrasjes së gardistëve në Cërrik del qartë, nëse vërejmë disa dëshmi të marra nga dëshmitarë okularë, pjesëmarrës të armatosur në atë periudhë. Kush e organizoi e kush ishin autorët e vrasjes së ushtarëve në Cërrik, përgjigjet një naor i Cerrikut. Ai thotë se jam me banim në Cërrik dhe kam parë me sytë emir se organizator i vrasjes ishte Met Bozi. Dheë rrefimi vazhon "Unë kështu e njoh, ai bashkë me Roland Xhepaxhiun, Arjan Toska e vëllezërit e Arjanit dhe fëmijët e mi, të organizuar nga Met Bozi e bënë këtë vrasje. Ushtarët, pasi vajtën në Shalës u kthyen në Cërrik. Kur u mor vesh se ushtarët kanë shkuar në Cërrik, Met Bozi vjen tek postblloku, merr grupin, i cili përbëhej nga pjestarët të inkriminuar, hipën në një furgon të bardhë dhe u nisën në drejtim të Cërrikut...Jam me banim në adresën e mësipërme dhe dua të them si ka qenë fillimi i trazirave kur vëllai im, Arjani i Shegës, një ndër pjestarët e bandës së Cërrikut më merr nga Belshi ku jetonim, dhe më thotë: "Do vish me mua në Cërrik, se do të punosh me ne". I detyruar pranova të shkoj në Cërrik.

    I pyetur se çfarë di për ngjarjen e vrasjen e gardistëve në Cërrik deshmitari përgjigjet.

    "Ka qenë mëngjes i një dite, e cila nuk më kujtohet data, ishim duke bërë shërbim në bostobllok te kryqëzimi i Belshit, për të grabitur mjetet që lëviznin me pretekstin "ndihmoni lëvizjen". Papritur vjen me një furgon të bardhë nënkryetari i Partisë Socialiste të Cërrikut, Ahmet Bozi, vinte hera-herës e na shkikonte. Ai na premtonte se pas marrjes së pushtetit nga ana e socialistëve përveç faktit se nuk do të na prekte policia, do të na bëheshin edhe privilegje. Atë ditë nënkryetari i Partisë Socialiste kishte qëllime të tjera. Ai na tha se kanë ardhur forca nga Tirana, të cilat ne ushtarët duhet t’i vrisnim.

    Pritëm rreth një gjysëm ore, pasi hymë në Cërrik. Në furgonin e bardhë që pruri Met Bozi hipën: Roland Xhepaxhiu, Arjan Toska, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani Luan Buzani, Bashkim Buzani e disa të tjerë që ishin pranë në ato momente.

    Unë qëndrova tek postblloku. Kur u kthyem, mora vesh së ushtarët e Gardës i kishin vrarë dhe dua të them se Met Bozi dhe anëtarë të tjerë të Partisë Socialiste ishin organizatorët e këtij krimi."

    Nga këto dëshmi e të tjera të këtij lloji të marra në atë kohë, kur filloi zbardhja e çështjes, tregon se organizata e Partisë Socialiste në Cërrik ishte një organizatë e mirëfilltë terroriste, e cila kishte detyra të qarta terroriste e drejtohej nga kryetari e nënkryetari i kësaj organizate, Bici e Bozo.

    Merret me mend se udhëzimet i merrnin nga qendra e patjetër kanë pasur lidhje të ngushta me kandidatin për deputet të asaj zone, Rexhep Meidani dhe kryetarin e PS i sapoliruar nga burgu Fatos Nano. Organizatorë të vrasjes siç del edhe nga dëshmitë e intervistave të ndryshme janë kryetari i Partisë Socialiste të Cërrikut, Bici, e nënkryetari i kësaj organizate, Ahmet Bozi, i përzier direkt në ngjarje. Organizata e Partisë Socialiste Cërrik, sipas të gjithë provave që s’kanë nevojë për asnjë koment, ishte kthyer në një organizatë terroriste mafioze e lidhur me bandat nën urdhërat strikt të drejtuesve të saj të lartë, pasi dihet centralizimi i kësaj partie të vjetë rkomuniste e cila funksionon vetëm me urdhëra të prerë nga lart.

    Eshtë i njohur episodi në hyrje të Cërrikut ku përballë njëri-tjetrit qëndronin të varur dy portrete, ai i kriminelit Enver Hoxha e ai i kandidatit për deputet të asaj zone, ish-sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Rexhep Meidani. Asnjë nuk mund të kalonte në atë rrugë pa zbritur në tokë, për t’i bërë temenatë e rastit e pa dhënë kontributin për lëvizjen (se kush ishte kjo lëvizje e qëllimshme e saj duhet pyetur Meidani).

    Banda që masakroi gardistët ka shoqëruar Rexhep Meidanin dhe drejtuesit elartë të PS në fushatën elektorale. Nuk lejonte të shitej në Cërrik asnjë gazetë tjetër përveç "ZP"-së, "Koha Jonë" e ndonjë gazetë tjetër majtiste. Nuk lejoi që përballë Rexhep Meidanit të konkuronin konkurentë të partive të tjera, pra ishte e vetmja alternativë (këto nuk është e vështirë të verifikohen). Kjo bandë mblodhi kutitë e votimit (votimi i zhvilluar nën kërcënimin e armëve të tyre) nxori rezultatin, plotësoi procesverbalin, dorëzoi tek shoku "Meidani" mandatin. Tashmë janë të provuara (dihen) lidhjet e Meidanit dhe të Nonos me këtë bandë e quajtur "banda e Cërrikut". Lidhjet e tij me kryetarin e nënkryetarin e PS, Cërrik, Bici e Bozi (ndërmjetës e transportues udhëzimesh e urdhërash për bandën). Këto lidhje janë zanafilla e zbardhjes së masakrës së Cërrikut.

    Kjo ngjarje nuk ka asnjë enigmë për të zbuluar, ajo ndodhi në mes të ditës, në vëzhgimin e mijëra syve, nën vëzhgimin e gazetarëve e fotoreporterëve të gazetës "Koha Jonë" (të cilët morën jo pak intervista e bënë fotografime).

    Duke qenë i bindur në zgjidhjen shumë të lehtë të enigmës tashmë të masakrës së Cërrikut, ku u vranë gjashtë gardistë në krye të detyrës në përpjekje me bandat kriminale, lind vetiu pyetja: Kujt i intereson që të mos zbardhet e vërteta?

    Asgjë nuk harrohet...Ç’ndodhi në Cërrik? Kush qëlloi mbi gardistët? Pse heshti shteti?

    A e ndjen veten të qetë, ti zoti zoti Nano ? Në cerrik shëtitorja ka ende plagën e gjakut të shokëve tanë. Ato s’lanë më asgjë, as njolla ndërgjegjeje, ashtu rrinë të skuqura, deri sa të vendoset drejtësia, deri sa të zbardhet e vërteta. Këto njolla gjaku janë edhe mbi mandatin tënd si kryeministër, në fronin ku rri ulur, në trupin tënd. Këto pika gjaku kërkojnë drejtësi.



    Çfarë di zoti Nano për

    masakrën e Cërrikut ?



    Ngjarja e Cërrikut është fillesa e goditjes së njerëzve të shtetit. Vrasjet politike të urdhëruara nga PS u shpeshtuan, u bënë të zakonshme, deri sa arritën të vrisnin dhe simbolin e pluralizmit, heroin e demokracisë, Azem Hajdarin. Për ngjarjen e Cërrikut janë bërë shumë pyetje, përgjigjet e të cilave mund të zbardhin masakrën. Pse, qysh, e si ndodhi, të cilat deri tani duhet të ishin parashtruar nga organet kompetente e t’u jepet përgjigje.

    Kush qëlloi mbi gardistët, pse shteti vazhdon të heshtë për këtë ngjarje të rëndë, kush ideoi, përgatiti e ekzekutoi masakrën e Cërrikut? Kush bëri pritën? Çfarë dinë Rexhep Meidani dhe fatos Nnao për të, lidhjet e tij me kryetarin e PS-së, Cërrik, Bici, e nënkryetarin e saj, Bozi, organizatorët e masakrës (ata ishin shoqëruesit e tij gjatë fushatës elektorale)? Kush i dërgoi armët në pritë, cilët ishin njerëzit e pritës? Pse s’është pyetur për ngjarjen gazetari i "Koha Jonë", që fotografoi gardistët e djegur, kush janë këta, si u ndodhën në vendngjarje apo ishte rastësi? Në cilën familje u mbajtën peng e u fotografuan dy nënoficerët? Armatimet e fotografuara mbi pallatin pesëkatësh, kujt i përkasin dhe kush i ka vendosur atje? Kush ishte pronari i furgonit të bardhë me targë EL 0531? Kush u lidh me radio nga Elbasani, me kë u lidh e kush ishte ai që u përgjigj: "Do t’ua rregullojmë ne qejfin atyre" Duke pasur parasysh një intervistë të dhënë nga kryetari i PS-së Cërrik, Bici, i cili deklaronte se për ruajtjen e qytetit, na kanë ardhur në ndihmë njerëz nga Vlora, Gramshi e qytete të tjerë. Kush i dërgoi këta njerëz, cilët ishin këta njerëz? Çfarë lidhje ka Neritan Ceka me ngjarjen, çfarë di për të? Po roli i Skënder Gjinushit e i Zani Caushit cili është në këtë ngjarje? Banorët e pallateve pesëkatëshe nga erdhi zjarri më i dendur dinë shumë gjëra mbi këtë ngjarje, atëherë a ishin të frikësuar.

    Pse u ndërprenë hetimet për masakrën e Cërrikut e përse dosja e Cërrikut u bashkua me dosjen e ngjarjes së Spitalit Ushtarak, kur dihet se këto ngjarje nuk kanë asnjë lidhje direkte me njëra–tjetrën?.

    Këto e dhjetra pyetje të tjera kërkojnë përgjigje, përgjigja e tyre zbardh enigmën, tregon kriminelët. Për organet e specializuara kjo është një ngjarje që mund të zbardhet fare lehtë. Ju nuk doni, pse nuk doni e dini vetëm ju, ne vetëm hamendësojmë. Ne harresën tuaj e quajmë pjesëmarrje në masakër. "E vërteta edhe në fund të detit në qoftë, një ditë del në krye", deklaroi Prof. Dr. Sali Berisha.

    E vërteta dikur do të zbardhet, dita erdhi. Zoti u mëshiroftë!



    Homazhe e apel për

    shpirtin e shokëve

    tanë, që nuk jetojnë më



    Ky është i gjashti 23 maj që ju kujtojmë. Mblidhemi, bisedojmë për ju, marrim fotografitë tuaja, i shikojmë, vendosim lule të freskëta mbi varret tuaja. Na mungoni, ndjejmë mall për ju… Ju u mungoni familjeve, të afërmve, ne shokëve, na mungoni të gjithëve. Vijmë tek varret tuaja, ulemi e bisedojmë me ju, përkëdhelim barin e gjelbër mbi varre e na duket se po ju përkëdhelim ju. Vendosim lule të freskëta si vetë jeta juaj e freskët, e bukur, që dora kriminale ua këputi në mes.

    Mallkim, mallkim, mallkuar qoftë mendja që e thuri, goja që e urdhëroi e dora që bëri ekzekutimin!

    Vijmë tek varri me lule ndër duar. Na falni për lotët në sytë tanë, e dimë, trimat që flijohen për atdheun nuk qahen, janë lotë malli, dashurie, janë lotë që na mungoni, na e falni këtë moment dobësie. E dimë se do të na e falni. Ne e njohim zemrën tuaj të madhe. Sa herë përmendet emri Cërrik, më kalojnë të rrënqethura, turbullohem. Në shpirt më ngjallet një ndjenjë urrejtje e hakmarrje. Shumë prej nesh nuk e kishin dëgjuar as nuk e dinim se ku binte Cërriku, deri atë ditë kobëzezë që do të bëhej ajo kasaphanë. Që nga ajo ditë, Cërriku hyri në jetën tonë si pjesë e shëmtuar e saj, u bë si padashje pjesë e dhimbjes sonë, revoltës sonë të heshtur, mallit tonë për shokët… Do të donim që këto ditë t’i shuanim nga ditët tona.

    Fahri METALIA J

    (Ish-gardist)


    ---------RD-------

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    BRARI
    Keto qe thua ti jan si puna e llafeve te grave.Degjova, sdegjova e tha se tha............................................... ..............

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    arkush..

    Nuk e kam shkruar une artikullin por nje ish gardist.
    Gardisti nuk flet per laraska te vrara ne fushe por per njerez te vrare te cilet kane emer e mbiemer, familje dhe varre.

    Pra aty ka fakte e jo llafe.

    Qashtu o freshisti Mejdanit.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    Me te vertet?!Sa mire e dike ti qe qenkam freshist.Po pse te tere ata qe smendojne si te qenkan freshist?!Po m.gj.th ti ke (diapazon te gjer) dijesh.Me sa shoh une.Keshtu qe eshte me mire te harosh se cfere te shkruajta dhe VAZHDO sic e ke nisur................


    HEC LOVIDHE MOS KI FRIK I KE BREKET ME LLASTIK.........................

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e honey_girl
    Anëtarësuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    e di vete ti
    Postime
    5
    Brari je i sigurte ti qe ata gardistet qe thua ti jan vrare nga PS.
    Jo per gje po babi im ka punuar ne garde dhe me pozite madje dhe kjo qe ai gardisti po thote eshte thjeshte BULLSHIT ok sepse ajo dihet shume mire .Mbase dikush duhet shkoj ne arkivat e shtetit dhe ti shikoje sepse seshte e vertet! Pse dhe kush fshihet pas vrasjes ne se mund te thuhet vrasje eshte pune tjeter!
    me respect HOney
    uuuuuppppppppppppppssssssssss
    wazzzzzzzzzz uppppppppppppppppp

  6. #6
    VlonjaT Maska e BlEdIi
    Anëtarësuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Nj
    Postime
    418
    Brari sa ka si ata o vella!
    Nje tropojani ne Vlore(punonte ne shik) ish debutetet e PS dhe kryetari i bashkis te vlores sot dhe kryetari i partis se Ps sot ne vlore dhe drejtusi i grevave ne vlore Albert shyti i kan hapur mishin dhe ja mbushnin me kryp dhe i pine dhe gjak.Kam qene prezent dhe e kam pare,biles ua kan cuar dhe studentave(gjoja ne greve) te lidhur me litar dhe te hequr zvarre mbas makines.
    Nuk ja mbaj ment emrin por di qe nuk kishte me shume se nje muaj ne Vlore!
    Sa krime jan bere ne ate shtet,tani duket se kush i ka bere ata qe drejtojn shtetin...se po te ishin te atyre qe sot jane ne opozit nuk do i linin ata akoma pa ndeshkuar.
    Se kush po behet me kater vila,vetem me nje rrog mujore 1 milion lek,nje fshatar nga llakatundi i vlores sot drejton shtetin...po ju flisni sepse nuk e njifni dhe nuk dini se ca u be ne vlore dhe se kush e beri po flisni nga sa degjoni e keni degjuar.
    Asnje nuk eshte perfekt,te gjithe gabojn....por kriminelet sot ate "shtet"po e drejtojn.
    "O bindu o permendu o merr malet e cemendu"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    UAUUUUUUUUUUUUUUU BLEDI
    PASKE PARE SHUME FLIMA HORRORI TI..................................

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bledi !

    Me rrenqethi tregimi yt. Ai i masakruari ne Vlore eshte ushtaraku Leke Qoku, per te cilin eshte shkruar disa here ne Forum.
    Gruaja qe bertiste aty para studenteve e qe piu gjak mbi trupin e LEKe Qokut eshte deputetja socialiste Luize Hoxha dhe kjo dihet nga te gjithe.

    Honey !

    Ai gardisti thote:

    "Në Cërrik, më 23 maj 1997 u vranë gardistët (Sali Martini, 41-vjeç, Besnik Syla, 26-vjeç, Halit Haxhia, 27-vjeç, Qemal Mehmeti, 25 –vjeç, Bashkim Mella)..."

    Hony une nuk e di se gardist i kujt periudhe ka qene babi yt por di se nuk mundet te genjeje dikush me emra te vraresh sepse fare lehte mund te thote pala tjeter se psh Sali Martini eshte shnosh e mire ne Kiosken e tije e nuk eshte ne varr.

    Pra nuk genjehet me kto gjera.
    Ngjarjet e Cerrikut jane ashtu sic thote Gardisti dhe gjithe Bota ka pare ne CNN Banden e Cerrikut me Mitraloz Gulinov dhe qe mbanin aty dy Portrete te medhaja..nje te Enver Hoxhes e nje te Rexhep Mejdanit.
    Pra Xhep Mejdani u be deputet me gryken e Mitralozit.

    Kete e di gjith Shqiperia.

    Arku !

    Tallu ti tallu po Nenat e gardisteve shkojne perdite te varret e u ndreqin lulet aty te bijve te tyre te dashur qe u a futi ne dhe banda socialiste. Une behem me ato Nenat o ark kelishi e jo me gjyshin tend barbar.

    ...qashtu..

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    arkl ato filmat horror i ke neper filimit e RAI-it te asaj periudhe.
    I ke neper deshmite e autopsise, i ke edhe neper fotografite e botuara disa here edhe ne shtypin shqiptar. Gjerat nuk harrohen kaq kollaj sa mendon ti edhe pse deshira mund te jete e madhe ... ai eshte nje shpagim qe vjen heret apo vone ... por vjen rri i sigurte.

  10. #10
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ne Cerrik u vrane ca gardiste edhe vrasesit i pame me foto te Enverit e flamuj te PS ne duar,kjo eshte me te vertete nje tragjedi,por qe kemi ne mes tone njerez qe akoma sduan ti njohin keto krime monstruoze,kjo eshte nje tragjedi kombetare.
    Pa u denuar te gjithe ata qe hapen depot ne 97,carmatosen ushtrine,dogjen gjykatat e prokurorite,pa u denuar te gjithe ata qe para kamerave te Mega e Ant1 e ET1 luajten skena makabre,Shqiperia ka per te qene nje shtet pa shtet,apo nje Zaire e Evropes.

    Mbeci me shendet debatikas
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Ngjarjen sic e di une.

    Une vete jam nga cerriku dhe kam qene aty kur ndodhi gjithcka.
    Personalisht nuk ma ndien as per Nanon dhe te tere hajdutet e sahanlepiresit qe i shkojne nga pase, dhe as per Berishen dhe tere karieristet dhe pseudo intelektualet qe e rrethojne, por per hir te se vertetes duhet thene qe ata nuk i vrane deputet apo anetaret e PS, apo ku e di une. Ata i vrau zemrmi i popullit te Cerrikut. Nuk mund te shpartallohen ashtu sic u shpartalluan 100 a mos me teper gardiste, nga nje tufe socialistesh.
    Nje jave me pare cerrikasit refuzuan te pritnin ne Cerrik presidentin Berisha, dhe nje jave me pas u nderrua drejtori i policise se elbasanit me nje person , emri nuk me kujtohet, qe u betua se do ti mesonte cerrikasve Kanunin e Leke Dukagjinit.
    Qesharake.
    Perfaqesuesi i ligjit, flet ne emer te Kanunit.
    Tre dite me pas ky person erdhi ne krye te gardisteve, per te cilet me vjen keq, sepse sic pohuan ata vete nuk e dinin pse i kishin sjelle ne Cerrik.
    Ajo qe duhet tu them eshte se gabimet e politikes i paguan gjithmone populli, pavarsisht nese ai eshte popull i thjeshte, apo anetar i gardes, dhe keshtu ka per te ndodhur per aq sa ne nuk do te mesojme te zgjedhim liderat tane, per qa kohe sa do ti pergjunjemi kulteve te sajuara, per qa kohe sa do ta shohim politiken jo ne sherbimin tone, por ta gjykojme ate me tifozllek te semure ashtu sic bejne edhe disa ketu ne forum.

    Me respekt nga Nit Cerriksi qe aq shume i dhemben gardistet e vrare.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga nitROSHI
    Ata i vrau zemrmi i popullit te Cerrikut.
    Ate krim e bani populli?
    Popull kriminel athere.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po perse ishte zemeruar populli heroik i Cerrikut me sali berishen?

    Per jeten e lumtur qe kish pasur ne koh te Ramiz Enver Simon Hekuranit e qe u a prishi PD-ja?

    Apo se ja hoqi Saliu kenaqsine cerrikasve me partishmeri qe te pergjonin familjet "armike" te internuara ne Cerrik nga PPSH-ja?
    Apo se Cerriku nuk do kish me njerez me biografi te "mire" qe te benin luft klase me ata me te "keqe"..?

    Cerriku kaqen nje gulag dhe nuk i pam te zemrohen ndonji here e tja gervishtin bojen ndonje gazi te Komitetit te Partise a te Policise..se PPSH-se..

    Vetem nga Saliu qenkan zemruar Cerrikasit e gjejn forc te vrasin Ushtaret e Shtetit..

    Ju socialistet e kelishet e tire.. o nitrosh nuk paskeni fare gisht ne masakrimin e ushtareve..
    Po e di gjith populli te verteten se kush i organizoi Gangot e Cerrikut..
    PS-ja dhe ju ish pergjuesit e operativit ja pergatitet vdekjen me kallasha e mitroloza nga taracat atyre te mjereve..
    Ju lumte..

    E reflekton dhe ne perversitet qe shkruan ti genin kriminal te sorrollopit tend..

    Po do vi nje dit e du u behet gjyqi te gjithve.. te ashtu quajturve qe "sduan tja dine as per Nanon.." gjoja..
    Turp..

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Nuk ka popull kriminel, populli eshte sovrani, dhe shteti duhet ti bindet vullnetit te tij, qe eshte vullneti i pergjithshem, ndryshe ai ( shteti) del jashte funksionit per te cilin eshte krijuar, qe eshte rregullimi i marrdhenieve shoqerore, dhe ekulibrimi i marrdhenieve ekonomike, politike, ruajtja e rendit, dhe mbrojtja e qytetareve te tij, si dhe respektimi i te gjitha te drejtave te tyre.

    Po se e kishte inat populli i cerrikut Berishen???
    Ne rastin tone kishim nje popull qe i kishte dhene votbesimin 6 vjet me pare PD, aq me teper qe ne Cerrik PD kishte fituar fuqishem, dhe kryetarja e Bashkise se asaj kohe zonja Mishelina Xhelo, nje grua qe mbetet e nderuar dhe e respekutuar, ishte anetare e PD/ se. I shoqi ishte kryetar i PD, dhe ai nje njeri mjafte i respektuar, mik i familjes sime.
    Kudo ne shqiperi ekzistonte zemerimi i nje populli te varfer qe kishte humbur kursimet e tija, ( te siguruara me gjak ne kurbet) ne firmat piramidale, te cilat qeveria e asaj kohe jo vetem qe nuk i ndaloi, ( nuk dua te marr persiper mekatin e te them se i vete-krioji, pasi nuk kam asnje fakt per ta bere kete), por u beri goxha rreklame duke i quajtur si te sigurta dhe si shprehese e zhvillimet te "kapitalizmit shqiptar".
    Ne kete rast shteti i kishte humbur funksionin e rregullatorit, nuk kishte qene i afte per ti paraprire asaj qe kishte ndodhur, nuk kishte mundur te mbronte qytetaret e tij nga mashtruesit.
    Kjo ishte arsyeja pse qytetaret e cerrikut shumica e te cileve te persekutuar ne kete qytet nuk donin qe Berisha, njeriu i cili ishte predikuar nga PS/ja si themelues i firmave piramidale, te mos vinte ne Cerrik, kjo ishte arsyeja pse ne gjithe shqiperine kishin nisur revoltat.
    Berisha kishte nere nje gabim te dyte duke urdheruar armatosjen e militanteve te PD-se, te cilet do te benin cfare? Per cfare u duheshin armet? Per ti perdorur per te mbajtur pushtetin? A eshte demokratike nje gje e tille?
    Por gjerat nuk jane kaq te thjeshta. Politikanet e papergjeshme socialiste nuk bene gje tjeter por shfrytezuan situaten e krijuar, si monopol per te marre pushtetin, ashtu sic bejne politikanet dhe sot kur deklarojne se qeveria eshte klan i bandes se Zenumit, apo kur hedhin akuza te cilat fatkeqesiht nuk i drejtohen asnjehere prokurorise. ( Sa pak kemi ndryshuar).
    E kujt i behej vone ne cerrik se kujt force politike i perkisje, kur njerzit kishin humbur shtepite dhe gjithcka kishin patur ne firmat piramidale, pergjegjes per te cilen ishte edhe shteti.

    Kjo ishte arsyeja pse nuk u lejua berisha te vije ne Cerrik, dhe jo sepse cerrikasit nuk e donin demokracine, jo se nuk e donin lirine, por sepse ishin grabitur diten me diell dhe shteti nuk i kishte mbrojtur.

    (Brarit)
    Te paragjykosh nje 30 000 banore, ti quash kriminele, deshirues te luftes se klasave,spiune, apo ku e di une se cfare jo vetem qe nuk ka pike logjike por me duket kaq e ngjashme me idete fashiste qe flisnin per popullin cifut me nje urrejtje te tille. Ti ke nje urrejtje kaq te madhe brenda vetes, sa me verte me vjen keq per ty. TI mund te me quash kelysh socialist, kriminel, pervers apo cfare te duash, por une nuk kam ndermend te bie viktime e injorances tende e te te kthehem me te njeten monedhe. Per aq kohe sa ne shqiperi do te kete njerez qe mendojne sic mendon ti, ky vend te cilin ata qe me njohin e dine sa shume e dua, nuk ka per te bere kurre hajer.
    Je kaq qeshark, mjerisht qesharak.

  15. #15
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sado vrer te kete pasur populli brenda Nitrosh, nuk eshte zemerimi i POPULLIT ai qe i vrau gardistet, sepse nuk besoj qe te 30.000 banoret e Cerrikut (sic e jep ti si shifer) te kene dale me arme ne dore e te kene vrare gardistet. Ata qe i kane bere keto krime kane qene nje grup njerezish me qellime te caktuara. Ate cka shkruan mbi ecurine e ngjarjeve qe cuan deri ne zemeraten e popullit per shkak te piramidave, sikurse ndodhi anembane ne Shqiperi e lexoj dhe pranoj si nje fakt, por inkriminimin qe i ben ti krejt popullit ne qytetin ku je lindur e rritur nuk ta pranoj. Dhe kete guxoj ta zevendesoj me ate cka shkruhet ne artikullin e ish-gardistit ne krye te kesaj teme.


    nga artikulli i ish-gardistit Fahri Metaliaj

    Banda që masakroi gardistët ka shoqëruar Rexhep Meidanin dhe drejtuesit elartë të PS në fushatën elektorale. Nuk lejonte të shitej në Cërrik asnjë gazetë tjetër përveç "ZP"-së, "Koha Jonë" e ndonjë gazetë tjetër majtiste. Nuk lejoi që përballë Rexhep Meidanit të konkuronin konkurentë të partive të tjera, pra ishte e vetmja alternativë (këto nuk është e vështirë të verifikohen). Kjo bandë mblodhi kutitë e votimit (votimi i zhvilluar nën kërcënimin e armëve të tyre) nxori rezultatin, plotësoi procesverbalin, dorëzoi tek shoku "Meidani" mandatin. Tashmë janë të provuara (dihen) lidhjet e Meidanit dhe të Nonos me këtë bandë e quajtur "banda e Cërrikut". Lidhjet e tij me kryetarin e nënkryetarin e PS, Cërrik, Bici e Bozi (ndërmjetës e transportues udhëzimesh e urdhërash për bandën). Këto lidhje janë zanafilla e zbardhjes së masakrës së Cërrikut.

    Edhe ne kete rast per mua vlen ajo qe kam shkruar tek nje teme ne forumin Temat e shtypit te dites, ku fjala u soll rreth ngjarjeve te fundshkurtit - fillimmarsit 1997 ne Vlore. Qytetaret e Vlores (te Cerrikut ne rastin e kesaj masakre) duhet te distancohen nga kriminelet qe vrane dhe ushtruan dhune mbi institucionet shteterore, duhet t'i denoncojne ata dhe te shkruajne historine e vertete te asaj kohe. Kjo eshte ne nderin e tyre si qytetare.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Dita une nuk thashe qe gjithe populli i cerrikut mori pjese ne ate qe ndodhi.
    Ajo qe them une eshte: "Te paragjykosh nje 30 000 banore, ti quash kriminele, deshirues te luftes se klasave,spiune, apo ku e di une se cfare jo vetem qe nuk ka pike logjike por me duket kaq e ngjashme me idete fashiste qe flisnin per popullin cifut me nje urrejtje te tille. "- dhe kjo eshte pergjigje per komentin qe ben Brari qe eshte-
    " Apo se ja hoqi Saliu kenaqesine cerrikasve me partishmeri qe te pergjonin familjet "armike" te internuara ne Cerrik nga PPSH-ja? Cerriku kaqen nje gulag dhe nuk i pam te zemrohen ndonji here e tja gervishtin bojen ndonje gazi te Komitetit te Partise a te Policise..se PPSH-se..
    Vetem nga Saliu qenkan zemruar Cerrikasit e gjejn forc te vrasin Ushtaret e Shtetit.."
    Por nuk mund te besohet ajo qe thoni ju se nje grup gangsteresh, te udhehequr nga militantet e PS-se arriten te shpartallonin 5 ifa me gardiste, 3 diagace te pajisur me mitraloze te rende, si dhe 2 fugona te blinduar te bankes qendrore te Tiranes ku ishin drejtuesit e operacionit.
    Behej fjale per mbi 100 gardiste te armatosur, specialiste me te tere armatimet e mundshme. Atehere si eshte e mundur qe nje grup kriminelesh i shpartalluan???
    Dita! Ty edhe mund te mos te te besohet, po kjo nuk eshte pune besimi. E verteta eshte nje dhe e vetme. Kunder tyre ka qelluar gjithe qyteti.
    Kjo eshte nje cmenduri, eshte gjeja me e paarsyeshme qe mund te mendohet, ashtu sic eshte e cmenduri fakti qe shteti erdhi i armatosur te vrase shtetasit e tij, sepse ata nuk priten Sharlatanin Berisha, ashtu sic eshte cmenduri qe edhe sot e kesaj dite kjo fatkeqesi perdoret si monopol politik nga politikanet shqiptare, nderkohe qe per ata qe vdiqen atje, nuk i behet vone askujt. Askush nuk afroi nje ndihme ekonomike.
    Ky eshte shteti qe kemi, keta jane politikanet qe na drejtojne, dhe ne vazhdojme te mbetetemi turma.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga nitROSHI
    Kunder tyre ka qelluar gjithe qyteti.
    Menyra ma e mire per mos me pase pergjegjesina individuale asht me ja lane fajin turmes e ne kete rast nji qytetit.
    Populli ZEMERLUAN, si ndodh shpesh nder ne, asht trim kur shef se tjetri s'ka ndermend me e poshtnue. Sa dikush i difton forcen...rrofte servilizmi.
    Si e spjegon ti asht nji sulm i mirefillte banditesk e paburrnor.
    Si ka mundesi qi ky popull ZEMERLUAN, trim, hero, puntor, liridashes, nuk zemrohet kur sa here hyn e del e detyrojne me u perkule para fotove a thue se asht ne tenden e vezirit? Si nuk revoltohet kur ja hjekun te drejten e votes e e detyrojne me hjedhe letren me komande...ky sovrani popull.
    Lene o Nitrosh, turp e faqja e zeze thuej.
    Nuk na del jeta me kerkue ndjese historise sa duhet.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Le t'ia leme drejtesise (nese ka drejtesi ne Shqiperi) qe te merret me kete c'eshtje. Le ta zgjedh drejtesia se kush eshte pergjegjesi per ate qe ndodhi, klasa e pandergjegjshme e politikaneve qe kemi, (qofshin keta te djathte apo te majte), apo populli i grabitur shqiptar.
    Le ti japin pergjigje ketyre pyetjeve politikanet!
    Pse erdhen gardistet ne Cerrik???
    Ku e gjejne kurajon morale nje qeveri e ashtequajtur demokratike, te perpiqet te mbaje pushtetin duke perdorur mjete jo demokratike sic jane ushtria , nderkohe qe funksioni i ushtrise eshte vetem ne funksion te popullit, per te mbrojtur integritetin e kombit.
    Ne cvend te botes pervec se diktaturave eshte pare qe nje parti politike te dale mbi shtetin, e te urdheroje armatosjen e militanteve te saj, nen sloganin " Te mbrojme shtetin nga komunistet". Te pengojme kthimin e diktatures. Sa qesharake?
    Ne cvend te botes eshte pare qe partite politike te perdorin per fushata elektorale jo politika integrimi, por akuza, shpifje, sharje e fyerje, premtime se do te kalbin ne burg kundershtaret politik?
    Ne cilin vend te botes politikanet kane prona te paligjshme, shtepi te padokumentuara?
    Ne cilin vend te bote pervec se ne shqiperi politikanet refuzojne te deklarojne pasurite, merren me korrupsion?
    Ne cilin te botes deputeti plagoset ne parlament?
    Ne cilin vend te botes nuk respektohen te drejtat, ngujohen femijet si pasoje e mungese se ligjit, ku njerzit vriten ne emer te kanunit ?
    Ne cilin vend te botes shtetasit, barkethare, pa pune, e dinjitet, qe nuk kane as kushtet minimale te jeteses, e kane kthyer politiken ne sport, bejne tifozllek per partite politike, e per individ, ngrene kulte idiote, e flasin per dite shpagimesh?
    Ne cilen vend te botes shtetasve nuk u ben pershtypje kur shkelet ligji, bile bashkejetojne kaq mire me nje gje te tille?

    Kur te tera keto dhe shume te tjera te ndryshojne, kur ne te ndergjegjsohemi se nuk mund te ndertojme vendin duke predikuar dite shpagimesh, kur te dime te zgjedhim liderat tane, jo nga fjalet, por nga veprat qe bejne, ateher kemi shprese.

    Nano IK, Berisha mos ardhsh kurre.

  19. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Niti, ke ngritur shume pyetje qe ti ndoshta ke pasur per qellim t’i lesh retorike, por qe nuk meritojne te jene te tilla, sepse pergjigja per to nuk eshte automatikisht „Shqiperia“.


    Ne cvend te botes pervec se diktaturave eshte pare qe nje parti politike te dale mbi shtetin, e te urdheroje armatosjen e militanteve te saj, nen sloganin " Te mbrojme shtetin nga komunistet". Te pengojme kthimin e diktatures. Sa qesharake?
    Duke filluar nga SHBA (me te lexuarit ne historine e SHBA mund te dine nese ka pasur apo jo armatosje militantesh, por vigjilence qe te gjendeshin komunistet ne shoqeri, te denoheshin a te merreshin masa per perjashtimin nga Amerika ka pasur. Ke shembull Charlie Chaplin per kete gje e ta mendosh qe ai ishte artist dhe artistet (te cilesdo gjini qofshin) jane te pakten pak me ndryshe se pjesa tjeter e popullsise) e duke vazhduar me vendet e Evropes Perendimore qe u mbeshteten fuqimisht ushtarakisht nga SHBA per te mos lejuar vendosjen e komunizmit ne to dhe rrezimin e demokracise dhe sistemit kapitalist. (Ketu nuk besoj se kesh nevoje per prova).


    Ne cvend te botes eshte pare qe partite politike te perdorin per fushata elektorale jo politika integrimi, por akuza, shpifje, sharje e fyerje, premtime se do te kalbin ne burg kundershtaret politik?
    Ne cilin vend te botes politikanet kane prona te paligjshme, shtepi te padokumentuara?
    Ne cilin vend te bote pervec se ne shqiperi politikanet refuzojne te deklarojne pasurite, merren me korrupsion?
    Ne cilin te botes deputeti plagoset ne parlament?
    Ne cilin vend te botes nuk respektohen te drejtat, ngujohen femijet si pasoje e mungese se ligjit, ku njerzit vriten ne emer te kanunit ?
    Ne cilin vend te botes shtetasit, barkethare, pa pune, e dinjitet, qe nuk kane as kushtet minimale te jeteses, e kane kthyer politiken ne sport, bejne tifozllek per partite politike, e per individ, ngrene kulte idiote, e flasin per dite shpagimesh?
    Ne cilen vend te botes shtetasve nuk u ben pershtypje kur shkelet ligji, bile bashkejetojne kaq mire me nje gje te tille?

    Ne vendet ne zhvillim Nitrosh, e Shqiperia eshte vetem nje shembull mes te shumteve qe jane akoma ne bote.

    Ti insiston me ate qe mbi gardistet ka qelluar gjithe qyteti e per kete arsye shteti nuk duhet quajtur kriminele. Kjo eshte arsye e dobet, nese nuk jep dicka me shume per shpjegim. Per shembull pyetje qe shtrohen ne kete rast, pervec asaj qe shtron ti se pse erdhen gardistet ne Cerrik eshte, sa qytetare u vrane nga gardistet, ne c'kushte u vrane, sulmuan gardistet pa u vrane njerezit, apo sulmuan njerezit dhe atyre iu desh te mbroheshin.

    Sa per drejtesi, as mos shpreso se ka ne Shqiperi (e se do te kete ne kohe te aferta). Historia shkruhet nga njerezit e jo nga drejtesia. Po iu la asaj ne dore, nuk shkruhet kurre. Kujtimet te ulen t'i shkruajne njerez e ca nga njeri ekstrem, ca nga ektremi tjeter e ca te mesem krijohet nje mesatare deri diku e pranueshme. Faktet qe dalin pastaj nga dokumentat arshivore jane ato qe e ngrejne historine e shkruar ne nje te vertete.

    Rendesi ka qe ti pranon qe Nano s'ka me pune ne krye te shtetit shqiptar.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ti nuk e kupton qe nje njeri qe vepron me menyra diktatoriale, pavarsisht nga qellimi qe ai ka, eshte diktator. Bota nuk i njeh dhe nuk i pranon format e tjera te dhunes, pervec formave demokratike, per te ndryshuar, apo vendosur nje regjim.
    Sa per Historine e Amerikes duket qe nuk e njeh edhe aq mire. Partia Komuniste ne Amerike nuk eshte shpallur kurre e jashteligjshme, e aq me pak qe te perdoren forma dhune per ta eleminuar ate. RRuga qe u ndoq per ndalimin e partise Komuniste ne Amerike, si dhe shume forcave te tjera politike te Panevojshme ishte ajo e krijimit te veshtiresive proceduriale, duke vendosur si kusht per ekzistencen e nje partie politike nje perqindje te caktuar elektorale, te cilen partia komuniste ashtu si dhe shume parti te tjera fantazem ne amerike nuk e arriten kurre. Kjo ishte arsyeja qe ajo fitoi statusin e nje shoqate qe nuk luan fare rol ne jeten politike te vendit.
    Ne londer partia Komuniste psh jo vetem qe ekziston, por ajo bente protesta te fuqishme si ajo e dites se 1 Majit.
    Nejse duke besuar se komentin e ke bere si pasoje e informacionit te gabuar, po e le kete argument dhe po dal ne piken e dyte.


    Vende ne zhvillim eshte nje koncept, nje term qe perdoret per te justifikuar gjendjen e dhjere qe ndodhet vendi, per ti hedhur hi syve popullit, e per ta bere te besoje se gjendja qe jemi nuk eshte pasoje e nje qeverisje te keqe, por eshte nje faze trazicioni te cilen e kane kaluar te tera vendet, e per pasoje do ta kalojme edhe ne.
    Dita, mos u bej mediokre, dhe harroje idene e vendeve ne zhvillim. Une vetem zhvillim nuk shikoj ne shqiperi. Shikoj vetem hajdute, kontrabandiste, matrapaze qe bejne biznes ne kurriz te kombit. Nese zhvillimi do te behet me hapat qe eshte duke u bere deri tani, atehere ne do te mbetemi perjetesisht vende ne zhvillim, do te mbetemi gjithmone ne vend numuro.

    Mbi gardistet qelloi populli dhe kete nuk e luan as topi e as murtaja. Populli eshte turme e cila nese del nga kontrolli shgkel e shqyen kedo qe i del perpara, bile edhe veten ( mos harro luftrat civile). Nuk me dhemb barku as per socialistet e as per demokratet sepse nuk i perkas asnje force politike, e as nuk me kane interesuar asnjehere, por ajo qe ben Berisha dhe qe kerkon tia faturoje corben qe gatoi ai vete, Socialisteve te cerrikut, ( nuk marr persiper socialistet e gjithe shqiperise) eshte dicka e ndyre, dicka e poshter, te cilen mjeranet, dhe roberit e ideve strikte i besojne, i marrin per aksioma. Nuk ka socialiste te keqinj, nuk ka demokrate te keqinj, ka qytetare te mire dhe qytetare te keqinj, ka alternativa te mira dhe alternativa te keqija. Keshtu gjykohet dhe jo ashtu sic gjykon ti. Dhe sa per dijeni historine nuk mund ta bejne kurre ekstremistet, dhe as klasa politike aktuale qe eshte ne shqiperi, qofte ai Nano, Berisha, dhe te gjithe lloji i tyre qe e kane kthyer vendin ne ciflig.

    Ti me thua qe e rendesishme eshte qe une pranoj qe Nano s'ka me pune ne krye te shtetit shqiptar. Ti me ben te qesh.
    E rendesishme eshte qe ne te votojme per alternativen me te mire, qofte kjo e majte apo e djathte, e rendesishme eshte qe ne te jemi qytetare dhe te kuptojme se si Nano si Berisha e shume te tjere, nuk mund ta ndertojne Shqiperine. E rendesishme eshte te mendojme se nese do ti varnim shpresat tek ta ateher ajo Gjendja e zhvillimit, apo faza e tranzicionit nuk ka per te kaluar kurre, e ne do te mbetemi perjetesisht shqiptaret e droges, te prostitutave te skafeve.
    Kjo eshte e rendesishme, dh Jo nano, berisha, leshi apo pi... i semes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga nitROSHI : 21-04-2004 më 11:38

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si ndodhi masakra e Tivarit me1 prill 1945
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 14:57
  2. Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
    Nga Nertili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:55
  3. Masakra e Monopolit 1944 - Tetovë
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 14:21
  4. Masakra në Kazakistan
    Nga ~Geri~ në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 06:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •