Recete sipas Tirana e Re
Pėr 4-5 persona duhen:
Speca 8-10 copė mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrė pėr skuqje, 2 filxhanė kafeje, miell 1 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizė 4-5 lugė gjelle, spec djegės sipas dėshirės
Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Nė yndyrėn e mbetur hidhet domatet e qėruara nga cipa dhe tė grira hollė, kaurdisen derisa masa tė trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezė, spec djegės, majdanoz i grirė hollė, gjizė ose djathė.
Masa vendoset nė pjatė dhe sipėr vendosen specat e fėrguar.
Fergese Tirane sipas Enit!
kurse une fergesen tironse apo noi emen tjeter vallaj nuk e di,po amo e gatuj nji kshu:
permbajtja:
2-3 speca te prere copa copa
3 luge gjelle vaj
2 kokrra domate te qeruara e te prera ne copa
copa te vogla mish viēi apo copa melēie (sasia ne gramature e mishit varet sipas preferencave dhe sasise se deshiruar te fergeses qe duam te konsumojme)
gjize ne sasine e 100-200 gr.
1 luge gjelle miell
piper i kuq(une preferoj ate djeges),kripe ne masen e deshiruar.
pergatitja:
skuq specat,pastaj i hedh per te skuqur dhe melēine apo copat e ziera te mishit dhe i kaurdis per pak minuta deri sa ato te marrin nje si ngjyre ne kafe apo thene ndryshe t'i shpoje piruni.Pastaj i hedh ne tigan domatet e prera dhe i perziej avash avash me pas i shtoj lugen e miellit dhe i shtoj dhe pas disa sekondash sasine e gjizes,i shtoj piper apo kripe,nqs gjiza eshte pa kripe dhe e le gjithe kete mase te rrije ne zjarr duke e trazuar me kujdes per te mos u ngjitur dhe masa leshon lengun e vet,te cilin e le te firoje pak dhe kur e shoh se fergesa eshte jo dhe aq e lengshme e heq nga zjarri dhe e hedh ne nje tave balte,pastaj e fus ne furre per disa minuta derisa te marri nje si shtrese ne siperfaqe kafe te hapur dhe e servir ne tavoline direkt te nxehte,pasi eshtu me pelqen.
kjo eshte fergesa qe mua me pelqen dhe qe kur kam qene ne Shqiperi,gjate tere veres e kam gatuar,pasi ketej nga jam tani per dreq gjize nuk ka apo ajo mase qe keta ketej i thone gjize nuk i perngjet fare asaj tones ne Tirane.
Ah per pak harrova tironsit kte fergese apo noi tjeter te ngjashme e hajn duke e shoqnu me raki te bome vet 18-20° raki safi dale nga kazoni i noi tironsi merakēi per kshu punesh.e masanej rrine e kuvenojne nja ca ore te mira tui honger e tui pi raki e pse jo ene tui knu konge te vjetna tironse qe kon lezet me jahu......
pak shaka ne fund![]()
Krijoni Kontakt