Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Marsel
    Anėtarėsuar
    20-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40

    Poezi nga Bardhyl London

    VETEM ITAKA MBETET
    Kane nderruar anijet.S'jane me si te Odiseut.
    Kane nderruar dashurite.S'jane me si
    te Manelaut.
    Grate ndyshe jane.S'i ngjajne me Helenes.
    Dhe prape do te nderrojne ne shekujt
    parparendes.
    Vtem Itaka mbetet.
    Itaka te femijea,Itaka te gjeniu
    ajo, e perjetshmia,
    enderra,
    dashuria,
    jeta,
    vdekja:
    Itaka-vete njeriu.


    AMANETET E POETIT
    Nese syte e tu do te qendrojne te menduar
    mbi keto vargje,
    une do te shoh
    nje enderr te bukur.
    Nese syte e tu do te dridhen sado pak
    nga keto vargje
    une i gjithi do t kumboj si nje kitare
    deri ne agim.
    Po nese syte e tu do te kalojne indiferente
    mbi keto vargje,
    atehere une do te kem vdekur.
    Mos harro te vish ne harrim.




    NE TREGUN E RREFUGJATEVE
    Ne tregun e refugjateve
    kepuce po bleve,
    ato do te te cojne vetem ne vise te trishtura
    Po bleve magnetofon, ai vetem do te qaje.
    Ne tregon e refugjateve ,
    tensioni do te te ulet.
    Ndaj mos harro,
    merr gjithmone nje te aferm
    nga krahu te te mbaje.
    Ne tregun e rrefugjateve
    mos bli kurre embelsira,
    vetem kafe bli, kafe te hidhur.
    Mos pyet kurre per cmimet,
    (si ta cmosh valle dhimbjen,lotin,mallin?)
    Dhe mos harro,
    sa here te kthehesh nga tregu i rrefugjateve,
    dy here puthe vajzen,
    dy here djalin.
    Kujdes kur te hedhesh hapat netregun
    e rrefugjateve.
    ngadale mbi zemra shkel
    mbi dashurine.
    Dhe mbi te gjitha,
    sa here te shkosh ne tregun e refugjateve,
    te lutem,
    mos harro te mbash ne xhep
    trinitrine...


    VETEN E VRASIM PERDITE
    Veten e vrasim perdite.Ne tavolina
    te pista kafenesh. Ne rrjeshta
    te ndyte gazetash. Ne qarqe
    prapesish, intrigash. Vritemi
    ne nje vdekje te ngadalte.Dhe, oh, Zot,
    s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone.
    Vjen pastaj nje cast. Merr revolverin. Kembeza
    nuk hiqet.
    Ke vdekur prej kohesh.I vdekuri nuk vetvritet.
    Nuk lejohen adresa faqesh ne firme vetem ne profil !

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Marsel pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2

    Bardhyl Londo

    Amaneti i Poetit

    Nese syte e tu do te qendrojne te menduar,
    mbi keto vargje,
    une do te shoh
    nje enderr te bukur.

    Nese syte e tu do te dridhen sadopak
    nga keto vargje,
    une i gjithi do te kumboj si nje kitare
    deri ne agim.

    Po nese syte e tu do te kalojne indiferente
    mbi keto vargje,
    atehere une do te kem vdekur.

    Mos harro te vish ne varrim.


    Eshte nje rruge ne Tirane

    Eshte nje rruge ne Tirane
    shirit i tendosur nen blinj,
    atje dhe kur kane ikur gjithe njerezit
    i vetem mund te rri gjer ne agim.

    Eshte nje rruge ne Tirane
    shtrire e gjitha ne dashurine time.
    Sa here marr nje gjethe nga blinjte,
    me duket se prek doren e vendlindjes.

    Eshte nje rruge ne Tirane,
    e shtrenjte si nje lirike intime,
    blinjte atje s'i kane rrenjet ne toke
    po thelle ne dashurine time.

    Eshte nje rruge ne Tirane,
    (do te ishte nje e tille patjeter)
    atje dhe pleqte dhe femijet ne karroca
    me ngjajne si te njohur te vjeter.

    Dhe pse kaloj ne te shpesh i vetem,
    kurre s'e dita c'do te thote vetmi.
    Eshte nje rruge ne Tirane
    qe me ben me teper njeri...


    Lasgush Poradeci

    Vdekja e kish harruar. E mahnitur
    kish humbur rrugen ne vargun e tij
    eremire.

    Ate dite qe mbylli syte
    gjoli i Poradecit nga habia

    si nje lot i madh kish ngrire...


    Ura dhe brigje

    Ne jemi si dy brigje te nje lumi,
    perjete perballe, perjete te ndare,
    naten ndertojme ne endrra nje ure,
    diten mbetemi te huaj si me pare.

    Ne jemi si dy brigje te nje lumi,
    (Fat te rende paskan, e dashur, brigjet!)
    Ne endrra qajme e qeshin bashke,
    diten te flas, ti s'me pergjigjesh.

    Dhe ne mos me pafsh nje dite ne vendin tim,
    perballe teje ne mos me pafsh nje nate,
    mos u beso fjaleve qe thone te kam harruar,
    besome mua: jam shnderruar ne Rozafe.

    Nje ure te ngre te lidhen brigjet,
    me dite e mia, me endrrat do ta mbaj,
    te vij te mbeshtes koken mbi supin tend
    dhe te hesht, te qesh, te qaj.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    GRATE E POETEVE

    Syte e bukur mbyllin. Po gjumi
    nuk e di ku eshte merguar, nuk e di.
    Njera perserit me vete nje varg. Tjetra
    nje figure sjell nder mend...Si nje lirike dashurie
    ledhaton pastaj jastekun bosh ne krahet e saj.

    (...Valle me ke u martuan burrat tane,
    me ne, apo me ty, poezi?...)

    Nje fjale, nje rime,
    nje lume dashurie dhe pak xhelozi,
    Mesnata e krijimit capitet si plak i ngadalshem.

    Vone. Syte e bukur mbyllin.
    dhe ne endrra shohin vjershat e librave
    te ardhshem



    LOT TE KALTER (Dhjetor 1989)

    Ai vizatoi harten e botes,
    Mbi te
    nje qiell te paster, te paster.
    Pastaj qau me lot te kalter...



    ITAKA

    Itaka fle nen qiellin e shtatorit.
    Ullinjte si gra qe presin burrat e vonuar ngjajne.
    Mua me merr malli per shtepine larg,
    per nje grua qe s'do te mbylle syte kete nate
    ne Tirane.
    Me ndihmo, Odise! Flake tutje mantelen
    e legjendes!
    Me thuaj nje fjale te mencur, te ngrohte.
    Rruget fillojne, humbasin, vrapojne, zhduken
    me te ngaterruara se radhet e trikos
    se Penelopes.

    Rruge, rruge, rruge...
    Drejt lindjes, drejt perendimit,
    drejt Jonit, drejt Egjeut.
    Kohet vertet moderne jane
    po fillin prape mund ta humbasesh
    si ne shekullin e Odiseut.

    Cila, pra me con ne Itaken time?
    Cila fjale e qeteson gruan qe pret?
    Larg nga sirenat e detit qe prape klithin histerike,
    larg nga Circet e shekullit te njezet!

    Une kete rruge s'e humbas!
    Do ta gjej dhe ne qofsha i verber!

    Te gjithe jemi nga pak Odise;
    ne mos pacim Penelope,
    nje Itake e kemi patjeter!

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #4
    Dashuri

    Gjithcka si ne ankthin e Noes
    Si ne rregullsine pedante te nje manastiri gjithcka;
    Gjithcka e kristalte, akull. Gjithcka si krater vullkani
    ……………………………….rremuje
    Koken e ndezur te cigares shuaj ne nje gote uje


    Klithme

    Qielli i paster
    ke frike ta ndotesh me veshtrimin
    I kthjellet
    i kthjellet
    gjer ne dehje

    C’gjeme!
    Mermeri i kalter krisi,
    ne dysh u nda
    nga nje lehje…


    Kur perendite ndaluan vetvrasjen

    Kur perendite ndaluan vetvrasjen
    nuk ish deshira per te ruajtur njerezit

    Jo, ishte dicka tjeter
    frika mos mbeteshin pa skllever
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  9. #5
    Me vjen keq per perendite

    Veten e vrasin njerezit e thjeshte
    E vrasin gjenite

    Vetem perendite s'mund te vrasin veten.

    Te mjerat!
    Me vjen keq per perendite


    Vetem Itaka mbetet

    Kane nderruar anijet. S'jane me si te Odiseut
    Kane nderruar dashurite. S'jane me si
    ......................................te Manelaut
    Grate ndryshe jane. S'i ngjajne me Helenes

    Dhe prape do te nderrojne ne shekujt
    ...............................praparendes

    Vetem Itaka mbetet
    Itaka te femija, Itaka te gjeniu
    ...ajo, e perjetshmja,
    ......endrra,
    .........dashuria,
    ............jeta,
    ...............vdekja:
    Itaka - vete njeriu
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  11. #6

    Poezi

    Epitaf i shtatė ėndrrave



    ....
    Dola. Ēiftet e dashuruara
    putheshin qetėsisht nė park.
    Rendin rrugėt e periferisė
    buzėt tė takonin me bulevardin e madh.
    Natė e bukur, ēapitej ngadalė,
    diellin priste tė puthej nė mėngjes.
    Qyteti pėrqafohej me mallin pėrballė
    pa asnjė llogari, pa asnjė interes.

    Natė e bukur tmerrėsisht
    njė natė a vetė jeta ish?!

    Jetė njerėzore-fytyrė dashurish.

    " Nata jeton me pasionin e agimit
    e sotmja ėndėrron tė nesėrmen
    Vetė hapi i njeriut mbi tokėn time
    trajektore e pasioneve te ndershme
    Nga pasione te bukura njerezore
    lindin, vdesin, rilindin miliona dashuri.

    Do te vdes nga pasioni per te qene njeri!"

    " Te kam besur gjithmone si femija nenes,
    ty, force e pamposhtur e njeriut te mire,
    ēdo kohe fytyren e njeriut ka enderruar,
    koha ime ka fytyren e njeriut te lire. "



    Bardhyl Londo ka kohe qe eshte poeti im i preferuar

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zani pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  13. #7
    E verteta

    Femije isha, lodra kerkoja. Nena vendoste.
    Une flisja i pari. Nena e dyta.
    Mesimin thoshja. Mesuesja vendoste.
    Une flisja i pari. Mesuesja e dyta
    Endrra shikoja naten. Dita vendoste
    Une flisja i pari. Dita e dyta.
    Isha me ty. S’doja te ikte dita. Nata vendoste.
    Une flisja i pari. Nata e dyta.
    S’doja ta lija atin te vdiste. Vdekja vendoste.
    Une flisja i pari. Vdekja e dyta.
    Nisesha djathtas, perfundoja majtas. Jeta vendoste
    Une flisja i pari. Jeta e dyta.

    Une flisja i pari. E dyta ish e drejte.
    Po c’numer valle kishte e verteta?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  15. #8
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    VETEN E VRASIM PERDITE

    Veten e vrasim perdite.
    Ne tavolinate pista kafenesh.
    Ne rrjeshtate ndyte gazetash.
    Ne qarqeprapesish, intrigash.
    Vritemine nje vdekje te ngadalte.
    Dhe, oh, Zot,s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone.
    Vjen pastaj nje cast. Merr revolverin. Kembeza nuk hiqet.Ke vdekur prej kohesh.
    I vdekuri nuk vetvritet.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar KoTeLja_VL pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  17. #9
    Platonic Lover Maska e EllaCaramella
    Anėtarėsuar
    16-12-2005
    Vendndodhja
    Ne ndjenjat e tij
    Postime
    113
    Shume poezi te bukura. Une nusen e shkrimtaret Bardhyl londo e kam pasur zyshe te anglishtes, e quanin Valentina. Ishte mesuse shume e mire, edhe shpeshhere njerzit mendonin se une isha goca e saj, pasi kemi nje mbiemer
    TY nuk te kam zemer, te kam shpirt, sepse zemra pushon nje dite, kurse shpirti svdes kurre.

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar EllaCaramella pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  19. #10
    Sapere Aude- Daretobewise Maska e Sharmja
    Anėtarėsuar
    10-11-2004
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    30
    Sa here

    Sa here kaloj prane farmacive
    nje gjethe plepi jam qe dridhet ne vjeshte
    Oh ti mos hyfsh kurre e dashur ne to
    duart e tua mos mbafshin asnje recete

    Sa here kaloj prane spitalit
    nje tel i brishte jam qe dridhet ne harpe
    mos e shkelsh e dashur kurre kete rruge
    mos e kalofsh e shtrenjte kurre ate prag

    Sa here me kalojne prane ambulancat e urgjences
    dridhem mos ke hyre ti ne ate dere
    mos e degjofsh kurre ulerimen e tyre
    mos e provosh kurre shpejtesine ere

    Sa here kaloj prane varrezave
    ...............................................
    Prane varrezave nuk kaloj ASNJEHERE!
    "All you need in this life is: ignorance and confidence. Then succes is guaranteed!" --MARK TWAINE
    "If people talk behind your back, it only means that you are two steps ahead."-- JACK RENO.

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Sharmja pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  3. Bardhyl Quku
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2004, 07:14
  4. Prof. Bardhyl Ēaushi
    Nga illiriani nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-04-2003, 17:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •