ME SYRIN TĖND E SHKREP VETĖTIMĖN
Poetin Agim Gjakova e kam njohur sėpari nė vitet e rinisė studentore. I gjithė brezi ynė i poetėve tė rinj tė asaj kohe ka ushqyer respekt pėr poezinė e tij dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr natyrėn e tij njerėzore. Agimi dinte me pak fjalė t'i nxiste tė talentuarit e t'i afronte. Pikėrisht ky respekt mė bėri t'i kėrkoj tė mė dėrgojė kėtė cikėl me vlera pėr ta botuar tek "Gazeta e Athinės".
Agim Gjakova u lind mė 11 qershor1935 nė Kavajė. Ka studiuar nė Universitetin e Beogradit, pėr Filozofi, 1966, nė fakultetin filologjik pėr gjuhėn dhe letėrsinė angleze e shqiptare nė Tiranė. Nga 2000 deri mė sot ėshtė redaktor i kulturės nė gazetėn "Bota". Ėshtė sekretar i Pen Klub Kosova.Ka botuar: librat me poezi: "Dhe thonė se paqe ka nė botė", 1962 Tiranė, "Kėnga e Drinit tė bardhė", 1967, Tiranė, "prespektiva", 1972, Tiranė," "Obelisk", 1985, Tiranė, "I gjuaj ėndrrat me gurė", 1995, Tiranė, "Deti", 1998, Tiranė, etj. Lėvron me sukses edhe gjininė e prozės. Ka marrė shumė ēmime kombėtare pėr poezi dhe prozė.
GJAKIMI
Ku e ka ēatinė qielli i Shqipėrisė
tė varem lėvarem ndėrvarem kacavarem
tė lėshoj ēengelat e fatshkimurit tėrbim
tė ngjitem universalisht
nė gėzhojėn e ėndrrės
mbi varkėn mbretėrore tė zhgėnjimit
zbehem pėrditė pėrnatė pėrvjet pėrshekull
ku e ka ēatinė qielli i Shqipėrisė
trarin e ekuilibrit e mbajnė duar tė flliqta
dhe e lėshojnė anojnė sharrojnė pshurrojnė
kur ua kėrkon lavirja.
KTHIMI
Kthehem nga kryeqytetet e Evropės
ende sytė e maces sė zezė mė pėrgjojnė nėpėr terr,
ende supermjaullimat veshėve mė ushtojnė nė eter;
nga qielli i kaltėr i Atdheut vėshtroj tokėn time
njė afsh mė trazon deri nė rrėnjė tė flokėve:
me padurim pres tė thith ajrin,
tė shkrydh mushkėritė e tė shtendos mendjen,
tė dėgjoj zėrat e qeshjet e shokėve...
Ah, ēpėrmallim shkallėve tė avionit mė fėrfėrit,
me krahė hapur marr ngrykė mė tė dashurit!
GRUAS SIME
E pėrhershmja gjethe e gjelbėr nė albumin e jetės
kur mė pehaten erėrat dimėr para vetės
mė e ēelur se dita mė e paskajshme se nata
shigjetim i agut nėpėr kėto vite tė gjata
ndėrsa qielli im ishte fytyra jote nėpėr hekura
hapėsirė mė mbeteshin buzėqeshjet e tua tė rreshkura
...
Buzėqesh edhe njė herė pėr mua, e dashur,
drita mbi fytyrė tremb terrin e egėr nė njė skutė
dhe vėshtrimin e luanit dalėngadalė ma zbutė,
buzėqesh edhe njė herė pėr mua
si njė karvan thneglash mendimet ma pickojnė trurin
helmin ma thith si shpendi kokėrr pėr kokėrr grurin,
buzėqesh edhe njė herė pėr mua
le tė mė lėvizin ngjyrat pėrtej kohės mė thellė
ah, ēfarė ndjesish, vrullesh, shpėrthimesh tė valėta ndjell!
Pėr njė buzėqeshje ēdokujt ia kam zili
ka vite zemra e ka harruar atė stoli.
THONĖ SE...
Thonė se paskam hyrė tinės
e nėpėr terr qenkam endur rrugėve me kalldrėm,
si i pari i stėrgjyshėrve me nėntė pushkė hedhur shpinės,
thonė se nė mahallė
zemrėn ia paskam turbulluar asaj qė del nė dritare
dhe njė natė qenkam dehur
duke pirė me pijanecėt e pijanecėve njė Krenė raki
e duke ngrėnė njė Ēabrat meze
e kjo qenka kėnduar nė kėngėn e gjyshit tė gjyshėrve,
thonė se xhandarėt e shtatė regjimeve
mė paskan kėrkuar si turbullues
nėpėr skutat e mahallėve
e nė pushkėn e stėrgjyshit qenė prerė shtatė vija,
thonė se asnjėherė derėn e kishės a tė xhamisė
nuk e paskam shkelė as mbarė as mbrapsht
e ujkun nė shpinė e paskam sjellė tė vrarė
e dhelprės ia paskam bėrė betė
ashtu siē bėnte be katragjyshi nė derėn e shtėpisė,
thonė se mi paskan hapur shumėkush dyert
bukė duke ngrėnė
vetėm nėpėr magjet e trimeve
e pas buke gjyshi pat gdhendur fyejt,
thonė se paskam njė ēelės
qė ēel burgje e zemra, qė mbyll gojė e arkivole
e paskam besim tia jap ēdokujt
e askush nuk mė paska tradhtuar
baba ma pat lėnė tė besės,
thonė se pranverėn e dimrin
tė dyja i paskam nė ballė
si qielli qė ka retė e diellin
im vėlla trim e bujar,
thonė se mė paskan lindur njė djalė e njė ēikė
qė mė ngjakan aq shumė mua
si buka bukės
si uji ujit pikėmpikė,
thonė se shumė plagė paskam nė trup e nė shpirt
e vdekjen kurrkund sma paskan shkruar perėnditėØ
nė kujtim tė vyer edhe pėr stėrnipėrit.
THIRRJE
O zog, ma jep ėmbėlsinė e ēerdhes maje peme
po tė bėj roje syhapė kundėr gjarpėrinjve
po ti tremb skifterėt, sorrat, gjeraqinat,
shkarpat po ti lyej me dyllė blete
po ti vesh palė palė me lesh tė butė
rrėzė trungut ditenatė po tė rri zgjutė!...
Era tund degėn e ēerdhes sė verdhė
ia lėkund dy fije kashtė
ciu-ciu shpėrndahet lugjeve tė Ēabratit
i buzėqesh jehonės me kėtė dėshirė tė lashtė.
EVROPĖ
As nuse as plakė
as dashnor as xheloz,
tė mos kishe qenė ti
do tė isha unė,
mėrzi tė tė kėrkoj
vetmi tė tė gjej,
ti peshon nė mua e mė ndrydh
unė tė mbaj e ēlirohem
a ka shteg tjetėr?!
SOFIZMI QYTETIT PĖR NJĖ BURRĖ
Solli njė kafaz prej ari
e quajtėn mendje gomari,
mori njė gotė ujė nė lumė
qeshėn me atė etjeshumė,
nė qiell shėnoi njė yll
e lanė tri net nė pyll,
erdhi ngadalė duarbosh
e vunė me nderim nė njė qosh.
BABĖS
Me syrin tėnd e shkrep vetėtimėn
me fjalėn tėnde e lėshoj bubullimėn
me lotin tėnd e rigoj shiun
me qeshjen tėnde e rrezoj diellin
me gjumin tėnd e perėndoj hėnėn
me britmėn tėnde pyllit ia shtoj gjėmėn...
njeri a perėndi!
SHKON I GJALLI ME TĖ VDEKURIN
Nuk keni me m'gjetė as nė parajsė as nė ferr
e kam ngrėnė bukėn e valtė
e kam pirė ujin e kristaltė
kam menduar se di me lexue nė libėr
qė pėrshkruan nė fletė tė zverdhura
pėruljen e tė vdekurve tė lodhur
nuk keni me m'gjetė as nė tokė as nė qiell
e kam fshirė nga fjalori i jetės mordjen
zigzaget e rrufesė qė kam lėshuar
nėpėr detin e trazuar
janė pėrrallosur nė mendjen e engjėjve
kam mburrur veten se di me kuptue pezmin
qė ngėrthen mitin e pushtetimit
fryti mė i lavdėruar i ferrit tokėsor
gjashtėdhjetedy vjetėt e endur nėpėr avullim
kanė nisė me marrė formėn e pėrsėritjes.
MUZGU
M'u kujtua vdekja dhe i dhashė fund jetės
u shtriva nė varr dhe ndeza qiriun e vetmuar
yjet u gremisėn ranė xixėllonjat
shpėrfillshėm dielli m'i mbylli qepallat
kafshova dheun pėrbetimin e amshueshėm
i lava mėkatet dhe u ngrita nga varri.
KAMELEONIZMI
Katėr fotografitė
nga teserat e katėr partive
mbi pllakėn e varrit m'i vendosi dikush
ma vranė orėn pėr tė hyrė nė qeveri
porosita njė kolltuk te tapicieri
mos kėrko mė shumė nga unė se njėzetė fytyrė
kaq ngėrthen banka kombėtare kapital tė shtetit.
PROMOVIM LETRAR
Dashnorja e parė mė thur lavde buletinesh
kėrrusem nė koshin e radiotelevizionit
dhe e mistifikoj veten sinqerisht
fallkritiku i parė mė praron me ngrehinė publike
mbėshtillem me llojlloj gazetash tė ditės
dhe e ngjyros veten pėrēudnisht
pushtetari i parė ma deformon vuajtjen nė ėmbėlsi
zhytem nė kolltukun pronėsi tė shtetit
dhe filozofoj mbi kotėsinė pėrdhunisht
lavdi zotit qė s'kam shkruar mė shumė libra.
Ē'ĖSHTĖ AJO QĖ MUNGON
Nuk u ndodha kur u ndanė kolltukėt
tash mė mungon jorgani
nuk arrita pranė kasafortės
tash mė mungon kuleta
nuk u ngjita nė zulmė tė famės
tash mė mungojnė kėpucėt
nuk e di kush m'i shpėrlau mendtė!
NOKTURNO
Sa mė premtuan mua tė pėrsharin tė pėrqenosurin
tė pėrqenefosurin qytetar
mua qė zbrita nga maja e Olimpit njerėzor
nė hapėsirėn e sėmundjes sė verdhė mjegullore
tė dashurisė pėr birin e Evės
sa mė deshėn si kalė apo gomar i mirėfilltė
i duartrokitjeve tė zeshkėta
sa mė ndjenė nė helmimin e kėsaj mendjeje tė vrerosur
mua tė pėrlavdėruarin tė pėrēudnuarin
tė pėrshkumėlėshuarin votues pa zarar
i zhveshur ankesash mbi njė dėrrasė tė kalbur
lyhem me bojėn e rekrutit tė gėrmuqur
si shpend i errėt
horizontin e pėrhimė thėrras dėshmitar
nėn ēatinė e kombit
o i lumi dhe i mjeri unė!
MITI I DYTĖ
(ose Shkapėrderdhje)
Shtatė ditė e net pėrsėrita me vete
se jam njeri
iu ofrova zotave tė mė bėjnė tė shenjtė
mu thanė kėmbėt
iu dola njerėzve tė mė bėjnė dreq
mu mpinė duart
e vendosa kokėn time nė tempullin e kohės
mu thinjėn flokėt
atėherė mė ndodhėn mrekullitė
kur gjithēka u shemb.
DERI TE RETĖ
E pashė hijen time nė muze
dhe bėrtita
lėshoma rrugėn histori
mbi tė vrapova si i ēmendur
nėn tė mė mbeti vetėm buza nė gaz
nuk di si shpėtova nga paharrimi
mė ndihmoi padituria.
KOSOVA NĖ KRYQĖZIM SHEKULLI
Nėnė
pashė ata eshtra
ēoma njė lėkurė tė ujkut
tė kafshoj
tė krokodilit
tė pėrpij
tė akrepit
tė pickoj
tė gjarprit
tė helmoj
tė qen rrugaēit
tė jargavitem
nuk mė bėn as mė nxė mė lėkura e njeriut.
SHUSHURIMĖ
Mė erdhi loti
e ruajta nė teh tė botės
e ngriva nė kristal tė kohės
e thava nė tingull tė fjalės
e pushtova nė buzė tė vashės
e mbolla nė brazdėn e tokės
e fshiva me vuajtjen e nėnės
e spėrkata me erėn e furtunės
jehona ska me u pėrsėritė kurrė mė.
LĖKURA E LUFTĖS
Nė ēdo karrige tė parlamentit
po mbjell lule
mbi bajga pleh i jashtėzakonshėm
i fenomenit politiko-bujqėsor
kėtu duhet ecur zbathur
tė mos tronditet lavirja
aspak zoti nuk ka ndėrmend tė zbresė
nė kėtė tokė tė mrekullueshme
shqiptarizimria verbuese.
PROMETEU
Promete i vetvetes
kėrkoj ta ndez njė flakė nė brendi
ma fik shpirti
me tė njė tė fryrė tė fuqishėm
shkrep me dhėmbė zemėrimtarė
e lag gjuha shkėndijėn
me llojlloj fjalėsh
i jap zemrės si eshkė
e paskam harruar mitin e zjarrit.
TEPĖR VONĖ
Po tė bėhesha edhe njė herė njėzetvjeē
do ta shkėrdheja botėn mbarė e mbrapsht...
tash jam plakur
smė mbetet tjetėr
vetėm ti pėrkulem asaj
nė botėn tjetėr
do ta kryej hakmarrjen.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės", gusht 2007)
Krijoni Kontakt