Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1

    Musine Kokalari




    MUSINE KOKALARI
    (1917-1983)


    Musine Kokalari
    u lind mė 10 shkurt tė vitit 1917, nė Adale, tė Turqisė. Nė vitin 1921, familja e saj kthehet nė Shqipėri dhe vendoset nė Gjirokastėr, ku kreu shkollėn fillore. Nėntė vjet mė vonė, familja Kokalari vendoset nė Tiranė. Nė vitin 1937, mbaron shkollėn e mesme “Nėna Mbretėreshė” dhe mė pas shkon pėr studime nė Universitetin e Romės, nė Itali, tė cilin e mbaron shkėlqyeshėm nė vitin 1941. Boton librin e saj tė parė “Seē mė thotė nėna plakė” mė 1939. Mė 1943, Musine Kokalari sė bashku dhe me disa shokė tė tjerė formuan Partinė Socialdemokrate. Njė vit mė vonė, me pėrpjekjen e saj, del numri i parė i gazetės “Zėri i Lirisė”. Nė vitin 1944, boton librin e dytė “Rreth vatrės”, ndėrsa mė 12 nėntor tė po kėtij viti i pushkatohen tė vėllezėrit, Muntaz e Vesim Kokalari. Katėr ditė mė vonė arrestohet dhe e mbajnė 17 ditė nė burg. Nė janar tė vitit 1945, botohet libri i tretė i saj: “Sa u tund jeta”. Mė 23 janar tė vitit 1946, arrestohet pėr tė dytėn herė nga forcat e Mbrojtjes sė Popullit dhe gjyqi e dėnon me 20 vjet heqje lirie. Nė vitin 1961, del nga burgu dhe internohet nė Rrėshen, ku dhe del nė pension me gjysmė page. Nė vitin 1981, preket nga njė sėmundje e rėndė, qė dy vjet mė vonė do ta largojė pėrgjithmonė nga jeta.



    DASMĖ… SA U TUNT JETA




    Iku dhe e pesta ditė. Tė gashtėn nė mėngjes erdhėn njerzit e vajzės, babai me djelm, nė shtėpin e Mirteza agajt dhe teto Ruhua i priti mirė. U vuri baklava pėrpara dhe kur ikėn u tha gjithė ato fjalė tė mira pėr nusen e djalit tė saj tė vetėm.
    Shirat zunė dhe e vunė nė radhė. Nė shtėpinė e Mirteza agajt hinin e dilnin gra pėr tė uruar. Nuse e re i prite me buzė nė gaz dhe u binte kafenė dhe tek hin e dil vjehra hidhte sitė dhe kėsaj i shkonte njė tė dredhur qė nga mala e kokės gjer nė funt tė kėmbėve. I dridheshin duartė. Sa tė mėsonesh. Nuk shkuan shumė ditė dhe zunė nga davetet, njė natė te dajkua i math ku u gdhinė me kėngė e valle. Njė natė te halla e vogėl, pastaj nė teto me radhė. Nė funt fare te dajkua i vogėl, sa i erdhi djali nga Saranda. Epo pėr dasmė s’u gjėnt po tė paktėn tani t’i gėzonte. Edhe atje u gdhinė me kėngė. Kudo gaze e tė qeshura. Gėzonin Nexhipin me nuse dhe ditėt iknin dhe s’i kuptoje fare.
    Po davetet u-mbaruan dhe nusja u shtrua nė shtėpi. Zuri nga punėt, sot njė tė lehtė e nesėr njė mė tė rėndė. Pak nga pak shtėpia e re i dukesh si e saja dhe kur hidhte kėmbėn dinte se ku e vinte e ē’kėrkonte. Sa herė qė vjehra bėnte njė punė, kjo hapte sitė ta shihte qė t’i vente pas. Si e donte odanė tė fshirė, si t’i vinte gjėrat, qė kur ta bėnte kjo mos t’i luante nga vendi. Nga njė herė, nė kohė tė darkės ndėrte kokėn nga penxherja dhe vėshtronte jashtė. Nuk shtrinte shtratin e erdhisė, as pusin, as derėn e vogėl qė shpinte nė kopsht po njė avli, anė mb’anė me kuti me lule qė vetė teto Ruhua kur ngrihesh dielli u hidhte ujė qė tė mos thaheshin si do qė tė pakta kishin mbetur nga tė ftohtit.
    Dasma u-mbarua dhe nusija zuri nga jeta e re, po njerėzia fjalėt moj tė keqen nuk i la. Kush u martua dhe s’u gėzua? Dasmė pa mishra s’bėnet, dasmė pa hatėre tė mbetura s’ka. Vėrtetė kėrcien e kėnduan njė javė tė tėrė, e me njė milė tė mira po teto Nefiseja ja vuri nė xhep teto Qiros qė s’i thirri vajzėn e vetme me fėmilė pėr natėn e kėnajt. Ajo s’ish keq pėr njė darkė bukė, po nikoqirja nuk duhesh ta ndante nga shoqet se s’gjė mė e largėt nga tė tjerat. Po ajo qė i bėnė Ifos sė Lluftullahut, ē’qe? S’e llogati fare teto Ruhua. As e nderoi edhe kur e pjeti te shkalla mezi e hap gojėn. Zonja nė martonte djalė dhe s’i pėlqente njerėzit e burit mė mirė mos t’i thrite fare. Pastaj e vunė pėr tė ngrėnė nė sufran’ e ditė. Mirė qė s’e lanė fare nė tė fundit. Pa le qė njė djep s’i gjenė pėr djalin q’e gdhiu nė duar si qeni gjithė natėn. Po edhe teto Xhevros i kishte mbetur hatėri. Vėrtet e kishin gjithė javėn, e nderuan po tė drejtėn e donte nusen se edhe ajo e shtėpisė qe. Mos kishte tjetėr, pa familė, njė ēikė kushurirė nga nėna binte. Vetėm pėr natėn e dhėndėrit! Qe dhe dasmė e madhe, tė thuaē sa pėr ashtu. Kėtė s’e bėri mirė nikoqirja. Pale le te xha Ustrefi haruan pa thirrur plakėn. Vėrtet e ngulur e s’ngrihet dot nga vėndi, po prapė ajo ta bėnte tė sajnė, pa kjo s’vinte gjė.
    Shtėpi e Mirteza Agajt dhe ajo e Haxhi efendiut u bėnė krushq. Pastė kėmbėn e mbarė ajo nuse e mbushtė shtėpinė me djelm atje ku vate. Dasmė tė madhe bėnė Haxhi efendiu e dėftoi neqesllėkun e tij. Vėrtet palė i bėri, por jo no njė mė tė mirė nga shoqet. Si gjithė bota e pastaj se mos kish vajza tė tjera. Mirė thonė kush ka mė shumė do mė shumė e i dridhet dora edhe pėr njė lekė. Le t’i ruajė, le t’i ruajė e t’i marė nga prapa atje ku tė vejė. Ka di djelm po edhe vajzėn mos ta ndante.
    Po nė shtėpin e Mirteza agajt ē’qe ajo qė bėri teto Ruhua? E thonė grua me mėnt e citė tru. Nuk u kreu grave stromė qė tė flinin, as jorgane me se tė mbuloneshin? U gdhinė kaq gra mbi mindere me bar qė u vate mesi? Apo s’bėnte edhe ftohėt? Ja, Rehon e zuri njė kollė, e shqeu e nduki. I vate dhe njė gjak nga hundėt sa tha se vdiq. Kaq ditė ndėnji rėnė. Ta dinte ajo kėshtu s’kishte pėr tė vatur pėr njė milė vjet. Nė duan tė bėjnė dasmė, tė mos u dridhet dora pėr njė gjė tė vogėl, se nuk jua hante njeri robat e ture.
    Nė shtėpinė e Haxhi efendiut i iku vajza nga sitė. Nėna e paloi, e martoi dhe e gėzoi me tė gjtiha tė mirat. Po qe frirė nga evgjitkat. I kruajtin, i kruajtin shtėpinė. Moj s’i lanė gjė pa i marė. Moj mirė kjo, po ato kushurirat qė njė javė tė tėrė erdhėn e u shtruan e nuk zunė punė me dorė! Po kėsaj ē’i thonė? Turp s’qe, se nuk ishin nė botė. Po vetėm pėr thela. Thiri nusen e djalit tė dajkos e s’i erdhi. Pse? Pse s’e thiri pėr gjithė javė? “Kurrė mos artė” that teto teto Qibrua kur e mori vesh. “Nuk e dua. Tė mos mė shkeli mė nė shtėpi. Kur s’mė erdhi tė ėm gėzonte Xhemilenė qė mezi e kam kėtė vajzė ē’e dua! Tė mos me vijė se e kam pėr ta zbuar”. Vėrtetė kjo nikoqire e shtėpisė, po buril nuk i dilte pėrpara. Ajo qe njė kėmbė mė jashtė nga tė tjerat. Pastaj njerzit e buril janė gjithėnjė mė tė afėrtė. Kėtė duhej ta dinte ajo se edhe pėr vete ėshtė e martuar e me njė radhė fėmilė. E ka tru nė kokė se s’ėshtė e marė. Mirė, edhe kjo me tė tjerat. Nuk prish edhe aqė punė.
    Po teto Ruhos ē’i bėnė ashtu? I kishin vjedhur perden e odasė sė dimrit? Hulera e zėntė atė qė e mori. Sa fėlliqi dorėn pa ē’do ta bėnte, se kjo as zengjino bėnesh, as fukara s’mbetesh. Po teto Nurkua thirur me burė e me djalė mos t’i bjerė peshqesh? Kjo kur martoi vajzėn e madhe shpuri, kur martoi djalin, prapė. Ra lehonė Mergjuzeja kaq kutija me llokume i vate. Po kėndej e tutje t’i thahet dora gjer nė rėzė nė shpuftė prapė.
    Jo se kjo kishte mbetur keq pėr ndonjė okė zahar e kafe ose tjetėr gjė po tė bėjnė budalluēkė. Moj mirė kjo po kunata e vogėl se pse t’i linte ca ditė vajzat e mbėdha e ati nuk qe gjė se nė shtėpin e dajkos qenė. Ato viheshin e shtroheshin mė parė netė me radhė jo tani qė qe gazi nė dhe. U gdhi e hėna nė mėngjes, u ngre nėna me vajza, mbluadhnė gjėrat, i vunė nė boshta, u mbuluan dhe “do t’ikim thanė” “kemi lėnė shtėpinė vetėm e djemtė tė lodhur duan tė hanė e tė flėnė” e iknė me tė huajat bashkė. Moj nuk ja u donte punėn, nė u shkonte njė gjė e tillė nė mėndte po te pakėn edhe ėpr si e ėpr faqe tė botės. Tė rinin me nusen qe e varfėra s’dinte nga tė vente se tė gjitha tė tjerat u muarmėme punė sa prunė shtėpinė nė udhė... Po ē’tė thotė njeriu se i ka edhe njerzit e tij. Kėto kanė punuar gjithė jetėn, po s’munt tė vinin daulen. I zoti e di ku i pikon shtėpia, mirė thonė.
    Teto Qibrua me teto Ruhon u mbidhnė brėnda kaq kohė qė tė pritnin gratė se njeri s’kishin lėnė pa ftuar. Pastaj ku kanė qėnė gazet dhe vdekėlat vatur kishin. Nė u qafēin i vret Perėndija. Po s’u erdhėn qė tė gjitha. Kur qe dasma u shtruan njė javė tė tėrė, hangėrnė, pijtin. U mbarua, kthien krahat e s’u duknė mė. Kur i haruan aqė shpejt gjith’ ato tė mira? Apo s’i mbajtėt nė pėllėmbė tė dorės e kur donin t’u thoshin ndonjė fjalė, u flitnin sikur u luteshin. Nga ana tjetėr lėshuan dhe fjalė posht e pėrpjetė.
    E kush s’bėri dasmė? Ana e djalit apo ana e vajzės? Kush tha se nuk i pritnė mirė, si burat dhe gratė? Si thanė, nuk bėnė dasmė tė madhe. Jo, jo kėtė s’e tha njeri. Bėnė dasmė tė madhe, njė javė tė tėrė, me kėngė e me valle. Dasmė... sa u tunt jeta.

  2. #2

    Musine Kokalari - tregim

    MUSINE KOKALARI




    MOS QOFSHIN VJEHRAT E ZEZA




    Eh! qė mė hangri, qė s’i pushoi birbili. Nuk durohet dhe kjo, s’kam parė asnjė ditė tė bardhė, qė kur kam kallur kėmbėt nė kėtė tė zezė gėrmadhė – qahej Durijeja pėr vjehrėn e saj Fatimenė. Ama! nuk dilet dhe kėshtu, mė mori shpirtin, mė hangri me gėrnjė. Dhe unė s’jam e pakė, e do, e kėrkon si breshka tek nallbani. I hanė hundėt zonjės, s’i kam ndonjė fal, me burrė zihet, mua ma kren. Jo, jo xhiko, i thashė dhe kėtij, ja tė bieē nė udhė, ja nuk di se ē’kam pėr tė bėrė. Nuk shkohet dhe kėshtu, dua tė bėj edhe unė si dua, jam dhe unė nikoqire nė shtėpinė t’ime, vajta katėr vjet martuar. S’lė gjė pa mbillur, s’lė zahar e kafe nė shesh; pse i mban hapset nė mes, e pse mė turpėron nė si tė shoqeve?
    –Kokėn dhe ti, se mė plase buzėn, qė kur linde, mė hangre me shėndet, gjithėnjė sėmurė, mė more shpirtin. Ē’ke? Pėr tė pirė tė dhaēė, hė!, mbilli sitė! hė! vuvosu, se i fola gogolit.
    – Ē’ka, do tė mė vijė dhe motėr Neslija, tė flasim di fjalė radha, do t’ja them tė tėra, tė mė dalė kjo xhumbė, qė mė ka zėnė nė grikė. Sa tė mbaroj dhe punėt e tė ndreq xhurapet, se mė janė bėrė juk. Sot do tė prėhemi se jemi dhe vetėm, se e theu qafėn, ka vajtur tek vajza, qė mos u-ktheftė dhėntė Zoti!
    –Njė kėmbė tek djepi, njė kėmbė tek puna, sa i mbaroi tė gjitha. Ishte nė shesh, kur i erdhi motra me gjak tė ngrirė.
    Erdha moj tė keqen, i thotė, mė ngrite mėnden, thaēė se do tė gjeja tė sėmurė. Kam bėrė punėt si e marrė, ca prapa e ca pėrpara. Ē’ke, ē’tė gjeti, pse mė thirre? Tė tė pjes pėr vehten t’ėnde, je shėndosh’ e mirė? Ke njeri tė sėmurė apo jo? Si u gdhitė, tė gjithė mirė? Muharemi erdhi nga dhėntė, se pashė shollėt pėrposh, Seferin e zuri gjė barku? Teto Fatimenė si e ke, se nuk e shoh nėpėr kėmbė?
    –Kurrė mos e paē, e ka thier, ka vatur tek Neslija. Tha qė do tė kthehet pėr darkė, po s’e besoj, se kur vete atje mbetet s’kujtohet tė vijė kėtej, mė njė e ha nė golė, q’e hangėrtė pjekur.
    – Ja pėr kėtė tė thira. Dua tė ta thom bram nė si. Dua t’i ndaj lakrat njė herė e pėr gjithėnjė. Tė kisha thėnė, moj motėr, qė pas njė jave tė martesės, qė kjo shtėpi s’ėshtė pėr mua, qė kėto mure nuk mė mbajnė brėnda. I njoha ē’njerėz ishin, qė ditėt e para. Mos t’i zėmė nė golė tė shkuarat, se mė hipėn gjaku nė kokė dhe bėhem tėrė e marrė, po kur nuk i thahet gjuha, unė s’kam se ē’t'i bėj. Ta kam thėnė e ta thom, ja ajo, ja unė nė kėtė shtėpi, i thaēė dhe kėtij1) qė t’ja mbledhė frėnė, po mė tha mos ja vur re, re se ėshtė plakė, pastaj nėnė, nuk ndrohet. Vėrtet nėnė, po jo dhe kėshtu, unė nuk i kam ndonjė borxh t’ja duroj vickat. Njė herė, di herė, dhjetė herė po mė tepėr nuk vete. Thuaj-mė, moj motėr, janė tė mira kėto, tė dėgjohemi gjithėnjė, u bėmė me gjisht. Ajo e ka ngrėnė turpen me bukė, po unė s’e bėj atė gjė. Shtriga, i djegtė Zoti zėmrėn, ashtu si mė dogji mua nusėrinė. Nuk mė la njė herė tė bėnja si shoqet, tė dilnja si ato.
    Hė, hė, mblidhe vehten, se tė gjitha kėshtu kemi hequr, s’je as e para, e as e fundit. Mblidhe mėnden nė kokė, hap sitė se s’je e vogėl, ėshtė turp se u bėre nėnė me di fėmilė. Njeriu dėgjon tė madhin, tė gjithė gabohemi nga njė herė, jo atire qė u shkoi dhe mosha. Njeriu bėn sin’e verbėr dhe veshin e shurdhėr; se pak mė punuan mua nėna me vajza. Gėk, s’nxora fjalė nga gola, nuk zbėrtheva buzėt. Hė nuk e di qė nė shtėpin’e babait janė si lumi, e me se do tė mbaheē atje? Lerna moj, babanė e ke plak, mos i nxi pleqėrinė, e ē’ke me tė! E ē’ke, nuk sheh nėnėn, q’i mbeti kaqė surati? S’janė tė mira tė dėgjoheē gjithnjė nė botė. Pse nuk na le me skamėl dhe me mortje qė na shoi derėn e babajt, dhe ja dhe ti me tė tutė.
    Fėt, fėt moj. Nesli, unė kaqė di, tė thom se njeri nuk mbaj vesh. Mė mirė njė krodhė buke dhe e qetė. Do tė hedh torvėn nė sup dhe do tė lip, do tė punoj me duart e mija nė diert e botės dhe do tė mbaj vehten dhe djalin dhe nuk do tė vdes; se ē’ka pėsuar kjo botė e tėrė? Po ē’ka me mua, ē’i bėra? ē’do gjė qė mė thotė ja bėj. Njerės jemi, gjithė ditėn kėputemi sė punuari. Ngriti shtėpinė nė kėmbė dje nė tė kotė, se nuk u ngrita shumė shpejt. Njė ditėzaj, si do qė tė isha me ethe, lava kėmishėt, mė vanė shpatullat, u lodha aqė shumė sa s’m'u hangėr as bukė-darka. Rashė si kopan nė shesh, m’u mbillnė sitė, dhash’e mora, po nuk mė hapeshin. Gjithė natėn mė qajti Seferi. Ki po u vonua si nga nata. Kur erdhi, qe bėrė xurxull, sa e ndreqa, sa e shkretova, iku koha. Nuk fjeta farė, dhe me gjith’atė, kur u ngrita nuk kish lerė mirė dielli. Kur xėrmova shkallat, e dėgjova qė mėrmėriste me vehte: “u pėrmbisin tė zezat nuse, vafēin prapa diellit qė skanė turp ngrihen nė mes tė ditės, nuk kujtohen, sikur janė foshnje. Dalin nga odaja e burrit, i sheh gjithė shtėpija dhe s’e kanė pėr gjė. Nė kohėn t’onė s’kishim ku tė futeshim, ngriheshim qė pa gdhirė, na zinte gjumi nė mėngjes, ku ati, ku kėtu. Nuset e sotme, qė magjepsėn burrat, i bėnė me vehte. Tė tėrbuarat s’kanė mėnden nė punė. ” Unė, moj motėr, i dėgjova tė tėra, nuk fola, mbruva bukėn dhe e dėrgova nė furė, lava enėt kur ja nuk mbarojti me kaqė. Qe kthier pisusi i kafesė, nisi prapė nga e para: “i’u thafēin duart gjer nė rėzė, ē’ėshtė ki i zi kucur qė mė zuri derėn! U thafēin ato barqe qė nxjerrin tė tilla vajza”, e tė tjera e tė tjera. U mbush qelqi e u derth, ma pruri shpirtin nė malė tė hundės, nuk m’u mbajt mė, ja ktheva, i thaēė tė larat e tė palarat.
    U grimė, fol ajo e fol unė, njė ajo e dhjetė unė. Erdhi vjehri, hiri nė mes, na foli me tė mirė, me tė keq, uluriti, tha se do tė mirte drurin dhe do tė na nxirte jashtė sė dijave. Unė si mė e vogėl u hoqa mė nj’anė, u futa n’oda. Dridhesha e tėra ,thaēė se do tė mė binte ndonjė gjė. Mė kėrcente zėmra si pulė, mė pushuan navzet, dhe njė tė shtrirė bėra. Nuk dėgjova prapė se ē’u bė. Dhanė e muarnė nuk mė pėrmendėn dot, ki po nuk afrohesh, se nuk iu dilte pėrpara. Erdhi teto Nefiseja me kokė zbuluar, mė hodhi njė gjim me ujė, mė bėri gllėē. Me zi mora frimė. Pėr atė kohė qė hapa sitė e pashė Seferin qė karkallosej, njė tė ngritur bėra dhe e rėmbeva nė krahėror, i dhashė tė pinte.
    Si tė duken, e kush e kish falin? Ē’i bėra, pse mė prishi gjakun, pse mė bėri gjismė njeri? Si s’i gjen gjė, u bėnė reēka nga njė qint vjeē dhe s’mund tė vdesin. Mbeten pėr bark tė kalbėt. U damllostė, dhėntė Zoti, e zėntė qoshenė, i martė dorėn dhe golėn, pa qeveritė 2) ja bėj, po t’i pushojė njė herė gola. U pėrmbisēin e mos qofshin vjehrat e zeza!

    _________
    1) Burri. Nė Gjirokastėr zakoni e do qė gruaja nuk e thėrret me emėr burrin e vet, por me mbiemrin “ki” (ky).
    2) Le tė vihet re kėtu virtyti i zakoneve shqiptare: Vjehra, sa do ligė, ėshtė gjithnjė “Zonja” tė cilės nusja e ndjen pėr detyrė t’i shėrbejė gjer nė fund.

    Ky shkrim ėshtė marrė nga Gazeta “Shqiptari i Lirė” organ i “Komitetit Shqipėria e Lirė” botuar mė 31 Korrik, 1959. Musine Kokalari nėpėrmjet prozės sė saj kėtu paraqet njė gjuhė popullore, teatrale, por tė thjeshtė, me ngjyrat tradicionale, duke pasqyruar njė pjesė tė tablosė sė kulturės etnografike. Musine Kokalari nuk do tė stepej pėrpara xhelatėve tė saj komunistė, mė shumė se njė gjysmė shekulli mė parė. Thėniet e saj ishin akuza e njė shpirti tė pamposhtur rilindės dhe krijues qė sfidonte vdekjen. “Unė s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund tė quhet faj. Ju fituat nė zgjedhje, por nė burg nuk duhet tė jem…. Unė jam nxėnėse e Sami Frashėrit. Me mua ju doni tė dėnoni Rilindjen“. Pas kėtyre fjalėve, ajo nuk mund t’i shpėtonte dėnimit barbar tė sistemit tė Enver Hoxhės, edhe pse ky i fundit e njihte mirė familjen intelektuale dhe patriotike tė Kokalarėve nga Gjirokastra. Musineja, bijė nga kjo familje fisnike gjirokastrite, nėpėrmjet bindjeve tė saj social demokrate paraqiti rezistencėn e saj ndaj njė sistemi qė persekutonte, burgoste, e vriste pa mėshirė, e qė vuri nė shėnjestėr ajkėn intelektuale shqiptare tė kohės. Temat tė cilat autorja trajton kėtu pėrputhen me folkun popullor tė kėnduar “kur dalin plakat nė lėmė, qaj nėno, qaj moj nėnė” por edhe tė shkruar nė veprėn e Ēajupit “Pėrrallė nga e kaluara”. Lexuesi nė kėtė shkrim has edhe kolorite tė tjera gjuhėsore tė jetės sė pėrditshme shqiptare. Pėr tė spikatur nė kėtė shkrim ėshtė edhe paraqitja e dialektit ēam nė tė folmen gjirokastrite si pėr shembull: gėrnjė (ankesė, grindje), fal (faj), golė (gojė), krej (nxjerr), malė (majė), xhurape, fėmilė (fėmijė) etj. Megjithėse nuk dihet nėse ky shkrim u krijua pėrpara ose pas burgosjes sė saj nė 1946 autorja paraqet njė portret tė vuajtur por tė patrembur gruaje. I paharruar qoftė kujtimi i saj!

    _______
    “… fjala mendtake gjinokastrite qi kullon shllinė urtije shekullore nga buzėt e “nėnos” paraqitė nga Musine Kokalari…”

    Xixat e Shejzavet

    Musine Kokalari ish njė nga figurat mė tė shquara tė brezit tė ri shqiptar. E diplomuar nė letėrsi nė Universitetin e Romės mė 1942, u emėrua dhe dha mėsim nė institutin femėror tė Tiranės gjer nė fund tė vitit 1944. Gjatė kohės sė pushtimit fashist dhe tė trupave gjermane, ajo mori pjesė aktive nė jetėn politike tė qėndresės shqiptare. Drejtoi edhe gazetėn klandestine { ėri i Lirisė, organ i social-demokratėve shqiptarė. Pėrpara luftės u njoh nė botėn letrare, me anėn e librit “Siē mė thotė nėnua plakė{ ku me njė gjuhė dialektore tė Gjirokastrės, paraqet zakonet mė tipike tė jetės familjare tė qytetit tė saj. Musine Kokalarit komunistėt, qė ditėt e para kur hynė nė Tiranė, i pushkatuan pa gjyq dy vėllezrit Mumtaz dhe Vesim Kokalari. Qė atėherė Musineja u mban zi. Pėr shkak se nuk pranoi tė jepte mėsim nė shkollat komuniste, mė 1946 e arrestuan dhe e dėnuan me burg. Mbetet e pa harruar trimėria qė ajo tregoi nė gjyq, duke mbrojtur mė shumė nacionalizmin shqiptar se sa vehten e saj. Sot e gjithė ditėn ndodhet e ndrydhur nė burgjet komuniste tė Shqipėrisė. (31 Korrik 1959)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Faleminderit pėr kohėn dhe kontributin.

  4. #4

    Musine Kokalari

    Musine Kokalari - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Mėkat ta burgosėsh atė femėr! Njė pyetje kam (mos ma merrni pėr keq qė kam harruar ose nuk di shumė gjėra.. e pranojė), kjo statujė nė Gjirokastėr -mė poshtė- mbaj mėnd qė ka lidhje.. apo jam krejt gabim?

    Faleminderit!
    Photo
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar mė parė nga user010 Lexo Postimin
    Mėkat ta burgosėsh atė femėr! Njė pyetje kam (mos ma merrni pėr keq qė kam harruar ose nuk di shumė gjėra.. e pranojė), kjo statujė nė Gjirokastėr -mė poshtė- mbaj mėnd qė ka lidhje.. apo jam krejt gabim?

    Faleminderit!
    Photo
    Kjo veper paraqet Bule Naipin dhe Persefoni Kokedhimen te ekzekutuara me varje te rapi ne sheshin qendror ne Gjirokaster nga gjermanet ne L2B. (Pasi u kapen robe pas nje perpjekje me ta).

  7. #7

    Pergjigje

    Miq,
    ju lutem dergoni materiale ne sherbim te temes!

    Kujdes me c'dergoni...

    Nese keni materiale per M.Kokalarin, si proze apo edhe artikuj dergojini...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Andi mė falė ėshtė gabimi im, por mos u mėrzit, pėr mirė ishte informacioni i gjirfabe! Gjirfabe shumė faleminderit!

    Andi kėrkojė ndjesė dhe njė herė!

  9. #9

    asgje s'ka ndodhur

    User, mos e merr personale, thjesht une bera thirrje per te gjithe...

    Kalofsh sa me mire!

  10. #10

    foto

    Musine Kokalari - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •