JOHN HENRY O’HARA
(1905-1970)



John Henry O’Hara u lind mė 31 janar 1905 nė Pensilvani, Nga viti 1924 deri mė 1926 do tė punojė si kronist pėr “Gazetėn Postvill”, do tė fillojė tė shkruajė edhe tregime qė “Nju Jork Tajms” do tė fillojė t’i publikojė qė nga viti 1928 . O’Hara publikon edhe tre vėllime me tregime nga viti 1939 deri mė 1949. Mė 1955 i jepet ēmimi mė i lartė letrar i Amerikės “National Book Award”. Nė vitet e fundit tė jetės pasi ka botuar shumė libra me tregime e romane arrin tė botojė edhe dy romane tė tjerė. Ikėn nga jeta mė 11 prill 1970.


Pėrktheu: Jolanda Cango



NJĖ VEND ME LEVERDI


Red Uolltersi ndiqte me sy “pirs-erroun” e Hofmenėve, qė po i largohej vendfurnizimit. Ai vazhdonte tė pėrshėndeste me dorė, ndonėse misis Hofmeni shihte, si gjithnjė, vetėm pėrpara.
- S'ke ē'thua, - tha Red Uolltersi. - Sa mė tė pasura tė jenė, aq mė tė bukura tė duken kėto zonjushe.
- Ke tė drejtė, - e pėrkrahu shoku i tij Ēarl Konorsi: - Sa mė shumė dollarė tė kenė, aq mė tė kėndshme tė duken.
- A e di sa i bėn lėkura kėsaj zonjushės Hofmen? - e pyeti Red Uolltersi.
- Poshtė e lart pėshpėritin se ka mė shumė se njė milion, - u pėrgjigj Ēarli.
- Njė milion? Po asaj njė milion i mbetėn kur i vdiq i ati. Tani, me siguri, ka nja dy milion, nė mos tre, - e sqaroi Redi.
- Tre milion dollarė! – mėrmėriti i mahnitur Ēarli. - Po edhe njė milion po tė kishin, shumė njerėz do ta ndjenin veten tė lumtur.
- A e ke vrarė mendjen ndonjėherė tė dish se ē'tė ardhura sjellin tre milion dollarė?
- Ē'tė ardhura sjellin? - pėrsėriti Ēarli.
Jo, jo, kurrė s'mė ka rėnė ndėr mend ta bėj kėtė llogari.
- Ja, dėgjo, po tė kesh aksione a bono, fiton pesė pėr qind interes nė vit nga to, kurse njė milion tė jep pesėdhjetė mijė dollarė nė vit, qė po t'i shumėzosh me tre japin...
- Njėqind e pesėdhjetėmijė dollarė nė vit, - ia rrėmbeu fjalėn Ēarli.
- Njėqind e pesėdhjetėmijė janė vetėm fitim nga interesi i bankės, - e sqaroi Redi shokun. - Ja sa dollarė shkojnė nė xhepin e saj veē atyre tre milionėve.
- O zot i vėrtetė, po kėsaj i thonė tė kesh pothuaj tremijė dollarė nė javė! - klithi Ēarli, i mahnitur.
- Eh, jo, xhanėm, nuk i mbeten aq para tė thata nė dorė. Jap ca dhe pėr tė shlyer taksat, - i tha Redi. - Ta zėmė se ajo jep 1000 dollarė nė javė pėr taksat, sidoqoftė i mbetėn 2000 dollarė.
- Kjo zonjushe e nderuar merr 2000 dollarė nė javė, - tha Ēarli, i tronditur.
- Pothuajse aq, - tha Redi.
- Dymijė t'i pjesėtosh me shtatė, - vazhdoi tė llogariste Ēarli. ,
- I bie nja treqind pa pak nė ditė, - tha Redi.
- Treqind dollarė nė ditė. Ē'i thua kėsaj... Red, ē'do tė bėnim ne po tė fitonim kaq dollarė nė ditė?
- Nė kėtė vend ku jemi, ne tėrė jetėn kurrė s'kemi pėr tė nxjerrė 300 dollarė nė ditė. Do tė ishim fatlumė po tė fitonim kaq qoftė edhe pėr njė javė.
- Hė, mė mirė do tė ishte, po sa javė tė tilla qėllojnė se? – Ia priti Ēarli.
- S'kemi shpesh fat; le qė, edhe ato qė fitojmė, s'janė tė ardhura nga ndonjė kapital, por pagesė e punės qė bėjmė.
Ashtu ėshtė vėrtet,- ia ushqeu fjalėn Ēarli... - Kur qėllon tė ndajmė nė mes nesh mesatarisht njėqind dollarė nė javė, atėhere themi se na ka ndihmuar fati.
- Epo, njėqind dollarė ka qėlluar t'i ndajmė. Bile, nganjėherė kemi marrė edhe mė shumė.
- E di, po ē'e do, s'vėmė asnjė dyshkė mėnjanė. Ti merr pesėdhjetė dollarėt e tu, unė marr pjesėn time, dhe u lamė.
- Hė, por nėse nė fund tė javės nuk ēoj nė shtėpi 50 dollarė, po 40, Meri zė e mė hakėrrohet e ulėrin kaq shumė, sa dėgjohet nė gjithė lagjen.
- Dhe Besi atė zanat ka. Pėr tė ulėritur nuk ulėrin, por fillon e qan dhe nuk i shterin lotėt. Hajde tė dėgjosh atė pastaj, s'durohen psherėtimat dhe ufet e saja. Janė mėsuar t'u shpiem pesėdhjetė dollarė, dhe ėshtė e pamundur tė shtrohesh tė llogaritėsh se, po tė hiqnim tė dy nga pesė dollarė nė javė, pėr njė vit na bėheshin 520 dollarė.
- Ē'e ke gjetur, tamam ashtu ėshtė, - tha Ēarli.
- E ndoshta me kaq para ne mund tė merrnim hua nė bankė qė tė ndėrronim vendqėndrim. Na duhet njė vend mė i pėrshtatshėm, Ēarl, dhe pikė muhabetit. Zonjushes sė nderuar Hofmen iu mbarua benzina, pa kur tė shihnim majėn e veshit nė pasqyrė, atėhere vinte ajo ndėr ne pėr t’u furnizuar. E dėgjove se ēfarė tha?
- Jo, po nxirrja benzinėn me pompė, - u pėrgjigj Ēarli.
Epo ja, mė tha se nuk e dinte qė unė merrem me furnizimin e maqinave me benzinė. E mbante mend qė i ēoja gazetat para lufte. Pėr Krishtlindje mė jepte ngaherė pesė dollarė. Ishte e vetmja qė mė jepte pesė dollarė, dhe unė isha i vetmi qė nxirrja nga ndokush pesė dollarė bakshish. Nė qytet s'kishte asnjė ēunak-shpėrndarės gazetash qė tė fitonte kaq para njėherėsh sa unė. Vėrtet, ajo s'dilte tė m'i jepte vetė me dorė, m'i jepte portieri. Djemtė e tjerė ishin fort tė kėnaqur po tė fitonin dhe njėzet e pesė cent.
- Unė s'kam shpėrndarė kurrė gazeta, - tha Ēarli.
- Ja tė tregoj unė si bėnim: pėr Krishtlindje na jepnin nė redaksi kalendarė pėr t'ua ēuar atyre qė ishin abonuar nė gazetė. Kjo ishte punė jashtė orarit, angari, por ne e dinim qė abonentėt do tė na jepnin ndonjė cent si shpėrblim. Kush jepte 10, kush 25 cent, secili sipas dėshirės dhe takatit. Kurse portieri i zonjushes sė nderuar Hofmen mė dha njė kartėmonedhė pesėdollarėshe. Mamaja s'dinte sa fitoja nga bakshishet, dinte vetėm qė merrja diēka, por se sa, nuk i tregoja. Unė i thashė se te zonjusha Hofmen mė dhanė njė dollar dhe kusurin e fsheha.
- E ē’bėre me katėr dollarėt qė tė mbetėn? - e pyeti Ēarli me kureshtje.
-I hoqa mėnjanė qė t’ia mbathja nga shtėpia. Babai mė shqepte sė rrahuri, dhe mamaja s'mbetej mbrapa kur ishte puna tė shfrente inatin, kėshtu qė e bėra top mendjen tė largohesha dhe mblidhja para fshehurazi.
- Po ti sikur s'je zhdukur asnjėherė nga shtėpia? - i tha Ēarli.
- Nuk ika dot, - tundi kokėn me keqardhje.
- Ajo m'i gjeti paratė. Ishin rrumbullak 16 dollarė e 45 cent, tė futura nė njė qeskė duhani nga ato tė firmės “Bull Dergem”. A i kishe parė?
- Po, po, mė kujtohen ato qeska. Ato, madje, shtrėngoheshin te gryka me njė kordelėzė, - tha Ēarli. - Po ti, si duket, nuk i ke fshehur mirė, pėrderisa ajo t'i gjeti.
- I kisha fshehur nėn dyshekun tim. Po ē'e do, njė ditė prej ditėsh, nė kohėn kur unė isha nė shkollė, nėnės se ē'i shkrepi tė kthente dyshekun e ē’tė shihte!... Dollarėt e mi. Mė zhdėpėn vendshe qė tė dy. Mė pyetėn sa u lodhėn se ku i kisha vjedhur. Dhe, kur u tregova mė nė fund tė vėrtetėn, mė shtruan nė dru aq keq, sikur t'i kisha vjedhur me tėrė mend. Desha tė fryja sa tė mė bėheshin 20 dollarė.
- Oho, - i shpėtoi Ēarlit.
- Dhe e di, Ēarl, vetėm. ardhja e zonjushes sė nderuar Hofmen m'i trazoi kėto kujtime. Po tė mos e kisha zvarrisur dita-ditės arratisjen, po t'ia kisha mbathur me ato 16 dollarė e 45 cent, sot s'do tė isha mė nė qytetin e lindjes; veē njė zot e di se ku do tė isha degdisur, por, ama, kurrė s'do tė kthehesha mė kėtu.
- E pėr ku deshe tė vidheshe? - e pyeti Ēadi.
- Nė Filadelfia. Ti mė mban mend, kur isha 14 vjeē dukesha mė i rritur, isha i bėshėm dhe i fuqishėm. Ėndėrroja tė pajtohesha nė ndonjė anije tregtare; po tė mos mė merrnin, do tė hyja nė flotėn ushtarake. Sa pėr prindėrit, isha i sigurt qė s'do ta ēanin kokėn pėr mua. S'thonė kot: larg syve, larg zemrės. Ata kishin vetėm njė hall: qė unė tė ndaja gazetat. Ēdo javė, nė mos mamaja, babai, patjetėr do tė ma rrėmbente me zor pagėn. Atė na e jepnin tė premteve. Unė i bija qark Lantenengos, duke filluar nga Rruga e Dytė. S'mė paguanin keq, njė dollar nė javė. Mė takonte tė merrja mė shumė, por pėrgjegjėsi i shpėrndarjes, njė bir bushtre, tė thyente zverkun, po tė mos i lije gjė nga rroga. I kishte fjalėt tė pakta: o paratė nė xhepin e tij, o t'u lije shėndenė rrugėve ku ndaje gazetat. Xhoni Minzer e quanin, qė mė ja...
- Ah, paska qenė ai kėlysh qeni! - shau Ēarli. - Vėllai i atij psikopatit, Artit.
- Shpėrndaja 384 gazeta nė javė dhe duhej tė merrja pėr secilėn nga 1 cent. E pėr tė gjitha, tek e fundit, mė paguanin njė dollar. Por edhe ai i shkretė s'mė mbetej mua, ma zhvatnin prindėrit. “E kush paguan pėr tė .ndrequr thembrat e tua?” - mė thoshte ngaherė babai. Interesant vėrtet, po kush paguante pėr supin tim tė majtė, tė varur- mė poshtė se i djathti, ngaqė gjithė javėn rendja ngarkuar me ēantėn plumb me gazeta? Thonė Se Xhoni Minzerit i bėheshin mė shumė se njėqind dollarė nga ato qė na rripte ne, e tėrė ato para i hidhte nė gotėn e rakisė e nė kapėrthime me kurvat. A tė kujtohet, Ēarl, si e theu kokėn me motoēikletė? Asnjė nga ne nuk derdhi pikė loti.
- S'do mend, e kush ndjente dhembshuri pėr tė, - vėrejti Ēarli.
- Askujt nuk iu dhimbs, - shtoi Redi. - E keqja ishte se kjo ndodhi shumė vonė pėr mua. - Tamam, ai u rrėzua pasi u ēmobilizuam ne, u kujtua Ēarli.
- Nė verėn e vitit 1919, - e saktėsoi Redi.
- Pėrafėrsisht nė atė kohė duhet tė ketė ndodhur, - tha Ēarli.
- Po, ēudi, si nuk iu kėrkonte pjesė edhe nga bakshishet e kalendarėve.
- S'kėrkonte thotė!? Oj, ē'tė kėrkuari qė bėnte! Pėr kalendarėt duhej, t'i jepje nėn dorė dhe gjysmė dollari. Po ta dinte se zonjusha Hofmen mė jepte pėr ēaj pesė dollarė, pa dyshim do tė bridhte t'ia ēonte vetė kalendarėt. Po ai mendonte se nga zori mund tė na jepnin e shumta 25 cent, kurse ca kurnacė nuk jepnin asnjė cent. Ndodhte qė shėrbyesja tė jepte dhjetė cent, por nga fytyra dukej se i kishin dhėnė mė shumė, dhe ajo i kishte mbajtur pėr vete.
- Me siguri, ato s'e imagjinonin dot se si mund t'i jepje njė ēunaku mė shumė se dhjetė cent, - tha Ēarli.
- Ndoshta, por, sidoqoftė, ato -ishin tė detyruara tė na jepnin aq sa na takste i zoti, - tha Redi. - Jam i sigurt se shėrbyeset i hidhnin nė xhepat e veta disa nga centėt tanė. Tetua e Besit dikur shėrbente si kuzhiniere te Staksėt. - Kam kohė, qė jam betuar t'ia nxjerr tė palarat, se Stoksėt mund ta zgjidhnin mė shumė qesenė, pa e bėrė veten pėr dhjetė cent. Ata janė dhe gjirinj me tė
nderuarėn zonjushė Hofmen.
- Kjo s'do tė thotė gjė, - e kundėrshtoi Ēarli.
- Vėrtet, ashtu ėshtė, ca janė kopracė e ca dorė shpuar, - tha rėndė-rėndė Redi. - Po pėr ē’dreqin po mendoja? Po mendoja pėr diēka, qė desha tė ta them dhe ty.
- E-ė... pėr Xhoni Minzerin? - provoi t’ia kujtonte Ēarli. .
- Jo, jo, jo. Kisha diēka pėr tė nderuarėn zonjushe Hofmen. - Tė mė vrasėsh, nuk i bie dot nė tė. Ne po flisnim pėr dollarėt e saj, po thoshim se ėshtė shumė e pasur.
- Diēka qė lidhej me kėtė, - foli nėpėr dhėmbė Redi. .
- Ajo seē tė tha, - e kujtoi pėrsėri Ēarli.
- Eh, ē'mė fluturuan tė gjitha nga koka. Padale! Ajo mė tha se gjoja nuk e dinte qė mbahesha me furnizimin e maqinave, dhe nga kjo mė lindi njė mendim: po tė kishim vendqėndrim mė tė pėrshtatshėm, ndoshta do tė tėrhiqnim klientė si zonjusha e nderuar Hofmen. Shumė prej tyre silleshin mirė me mua kur u ēoja gazetat.
- Vende tė mira ka sa tė tė dojė e bardha zemėr, veē tė tundėsh paratė.
- Sikur nuk e di unė qė duhen para! E ja, pėr kėtė po mendoja: ē'do tė bėhej po tė hiqnim nga pesė dollarė nė javė, qė bėjnė 520 dollarė nė vit? E di ē'do tė thotė kjo? Kjo ėshtė baraz me interesin prej 5 pėr qind nga njė kapital 10 mijė dollarėsh.
- Llogaritė t'i kamė lėnė ty, Red. Ti e di qė s'jam i fortė nė aritmetikė.
- Ja, bie fjala, do tė marrim hua nė bankė: dhjetėmijė dollarė me interes pesė pėr qind nė vit. Mund tė na rrjepin dhe mė tepėr, por kjo s'do tė zgjatė shumė. Ta zėmė se morėm hua dhjetėmijė dollarė dhe do tė shlyejmė interesin pesėqind dollarė nė vit: Por ne do tė fitojmė mė shumė se kėtu, Ēarl, Po tė hapim njė pikė furnizimi tė mirė, ja tė themi nė qoshe tė Rrugės 18 dhe Marketstritit, Ose diku rrotull nė atė rajon, do tė kemi mė shumė shans nė porositė. Zoti ėshtė dėshmitar, po tė mbeteni kėtu, s'duhet tė shohim mė ėndrra nė diell pėr porosi. Kėtu ku jemi njerėzit nuk sjellin as gomat, pale maqinat as qė duhen nėnė ngoje. Unė s'them qė porositė do tė derdhen rrėke nga qielli, por, po tė kishim qoftė edhe njė ofiēinė tė vogėl nė njė vend tė favorshėm, ata do tė vinin vetė tė porositnin te ne.
- Ti ke parasysh industrialistėt? - e pyeti Ēarli.
- Pėr ata flas, - e siguroi Redi.
Ē'tė tė them, Red, tė gjitha kėto duken si tė mundshme. Unė do t'i futesha pa frikė remontit tė ēdo tipi maqine nga ato qė rrėshqasin sot rrugėve. Do tė vendosja rregull tė plotė nė ofiēinė, me kusht, ama, qė ti tė merreshe me organizimin e punės dhe shitjen. Ti duhet tė qeverisėsh llogaritė dhe shitjen. Unė, si i thonė njė fjale, s'jam, i zoti tė nxjerr as qimen nga qulli, po qe puna pėr llogari. Kurse yēklave tė mekanikės nuk u trembem.
- Ja ē'po mendoj tani, - tha Redi. - Mblodha atėhere 16 dollarė e 45 cent. Mė duheshin dhe tre dollarė e 55 cent e do t'u kisha lėnė shėndenė. Po ē’na ndodhi se? Mamaja e zbuloi vendin e fshehtė, dhe unė hėngra grushtet e saja dhe tė babait. E zgjata shumė atėhere. Duhej t'i kisha kėputur vargonjtė qė me ata 16 dollarėt.
- Ashtu vėrtet, por po tė ishe arratisur nga shtėpia qė nė katėrmbėdhjetė vjeē e tė ishe pajtuar nė ndonjė anije tregtare apo nė flotėn luftarake, mund tė ishe sėmurur nga sifilizi, apo ē'ėshtė mė keq. tė haje ndonjė thikė nė shpinė. Kushedi, a nuk ėshtė mė mirė pėr ty tė rrish kėtu?
- Kėtu? E ē'shoh unė kėtu? Rropatemi ēdo ditė dhjetė-dymbėdhjetė orė dhe, po nuk ēuam pesėdhjetė dollarėt e fituar, atėhere gruaja e njėrit ulėrin, sikur po i ngulin thikėn nė fyt, kurse tjetra i derdh lotėt rrėke, sikur i janė mbytur gjemitė. Fėmijėt janė akoma tė mitur dhe s'na japin dot hakėn. Ēarl, a e kupton se ata kurrė s'do tė na vlerėsojnė si duhet. Kėshtu i kanė mėsuar nėnat. Besi i ndalon fėmijėt tanė tė tėharrin barishtet e kėqia nė kopshtin e fqinjėve. “S'lejoj qė fėmijėt e mi tė pajtohen te fqinjėt”, - thotė. Ėshtė e kotė t'i thuash se edhe ata qė janė mė tė pasur e banojnė nė Lantenego i vėnė fėmijėt tė ujisin vullatė e luleve e tė shpėrndajnė “Satėirdej ivning post”. Pėr kėto punė fėmijėt e Besi Uolltersit na qenkan tepėr tė fismė e delikatė. Po pėr mua qė tėrė ditėn e ditės fryj goma, s'pyet njeri, vetėm njė hall kanė - t'u ēoj pesėdhjetė dollarė nė javė. Ēarl, duhet tė shpėtojmė, duhet tė ikim qė kėndej. Ja, kėshtu ėshtė puna...
- Sipas teje, kur duhet tė ikim?
- Sa mė shpejt, aq mė mirė, - e nxiti Redi. - Eh, po tė kisha njė kostum pėr tė qenė, a e di se ē'do tė bėja, Ēarl?
- Ēfarė do tė bėje?
- Do t'i hipja maqinės e do tė drejtohesha nė qendėr, mu nė bankė. Qė tani do tė shkoja, tha Redi. - Le qė tani. .. atje, mė duket, e mbyllin nė arėn tre.
- Me sa shoh unė, ti dashka t'i bėsh tėrė kėto pa u kėshilluar mė parė me gratė, - iu drejtua Ēarli,
- Pa biseduar fare me to. Do tė hyja nė bankė e, po tė pranonin tė mė jepnin para, do t'i pėrvishesha punės qė kėtė javė. Ti do tė hiqje mėnjanė pesė dollarė, dhe unė do tė ruaja po aq.
- S'di ē'tė them, Red, - u pėrtyp Ēarli. – Mė parė duhet tė bisedojmė me gratė.
- Ēarl, po tė kėshillohesh pėr kėto gjėra me gratė, tė del huq. Do tė na ndodhė ashtu si mė ngjau mua atėhere me 16 dollarėt e 45 centėt. Kjo ėshtė e sigurt, si njė e njė bėjnė dy. E ē'ma tund atė kokė ashtu?
- Po ja mendohem, i thonė pesė dollarė nė javė. Meri ka blerė ca plaēka me kėste. Njė dollap tė vogėl, njė divan... E kėto duhen paguar nė kohė.
- Edhe unė kam shpenzime, - u mundua t'i mbushte mendjen Redi. - Besi mė detyron tė paguaj kuotat pėr sigurimin e jetės. Ka frikė, si duket, se mos unė e dredh kėmbėn. Po do tė bėjmė , si tė bėjmė. Ti do tė mė pėrkrahėsh dhe unė do tė tė pėrkrah. Ato me vrap do tė pyesin njėra-tjetrėn: “Po Ēarli, dhe ai bie pesė dollarė mė pak?”, “Po Redi, dhe ai bie pesė dollarė mė pak?”
- Red, po tė veprojmė prapa shpine, ato s’do tė na i falin kurrsesi kur ta marrin vesh tė vėrtetėn. Pėr mua s'do tė ketė mė qetėsi. Meri ėshtė ustalleshė pėr tė tė ngrėnė shpirtin me fjalė, tėrė jetėn do tė ma kujtojė.
E marr me mend se ē'do tė kurdisin, - tha Redi. - Po tė blejė Meri qoftė edhe njė pėrparėse, kėrkon tė dijė se s'bėn se ku i gjeti paratė. I bėjnė sytė katėr, s'do tė lodhen sė pėrgjuari njėra-tjetrėn. Po tė betohem pėr atė zot, ma ndjen zemra: po tė mos vendosim tani, kurrė s'kemi pėr mbaruar punė.
- Dje nuk e kishe njė parandiejnė tė tillė, - i tha Ēadi.
- Mund tė mos e kisha, por dhe mund ta kisha. Epo, mua s'm’u shkrep kot sė koti. Mė duket se gjithmonė kam jetuar me kėtė parandjenjė.
- Ty tė duket ashtu, po a e di ē'mendoj unė? e pyeti Ēarli.
- Jo. Po hė, ma thuaj.
- Mua mė duket se po tė mos kishte ardhur ajo zonjusha e nderuar Hofmen tė furnizohej me benzinė, ty s'do tė tė shqetėsonte kjo parandjenjė, - vėrejti Ēarli.
- E sigurisht, ka njė farė lidhje, - pranoi Redi. - O zot i plotfuqishėm, po u thonė treqind dollarė nė ditė, jo shaka. Tė ishte pak mė e re, do tė martohesha me tė.
- S'ka, gjė, martohu dhe kėshtu, ajo nuk e ka tė gjatė, - e kėshilloi Ēarli. - Telefonoji dhe thuaji se vendose t'i kėrkosh dorėn. Na dhe kėtė monedhė, po ta paguaj unė bisedimin.
- A ē'je njė qen bir qeni ti, - iu hakėrrua Redi.
- Dhe mos harro tė mė thuash, tė ndezi apo jo. Sa tė flasėsh ti, unė po merrem me ndonjė punė.
- Mirė, o bir bushtre, monedhėn po e mbaj pėr vete, - tha Redi.
- E ke mjaft sa pėr tė pėrtypur njė ēamēakėz, e ngushėlloi Ēarli.