SUEDI


ERLAND JOSEFSON


Pėrktheu Afrim Koēi




PASQYRA DHE ADMINISTRATORI




Muzikanti i la flokėt t'i rriten, por me kėtė nuk iu bė mė i zjarrtė edhe temperamenti. Shpesh ai ulej pėrpara pasqyrės, dhe atėherė sytė e tij merrnin njė shprehje tė errėt e tė bukur, intensive, do t'i pėlqente atij t'i quante. E megjithatė, kur kthehej nė piano dhe luante pjesė nga Shumani, Shopeni dhe Mendelsoni, tingujt rrokulliseshin me njė ftohtėsi lėnduese. Loja ishte e pėrkryer, nuk stononte asnjė notė, e megjithatė dukej sikur tasta vihej nė lėvizje nga njė motor, nga njė makinė pa pikė jete. Ai e pėrplasi kapakun me krismė - sido qė krisma nuk ishte edhe aq e madhe, sepse pėr shkak tė fqinjit ai i kishte vėnė kapakut njė pajisje tė vogėl frenuese. Pastaj, shkoi pėrsėri te pasqyra. Ku ėshtė zjarri im? - pyeti ai duke ia ngulur sytė shėmbėlltyrės sė tij. - Ku e kam flakėn? Mos jam vetėm frikė dhe pasiguri?
Shpesh ai shkonte lart, te rrobaqepėsja Silvia, tek e dashura e vet.
Aty e kishte zakon tė ulej i zymtė e i heshtur, nė njė cep, dhe tė shikonte Silvėn tek qepte me nxitim, pa nxjerrė asnjė fjalė. Ajo kishte njėfarė sigurie nė vetvete, tė cilėn ai e kėrkonte dhe i trembej njėkohėsisht, dhe lidhjen me Silvėn e quante njė lidhje cinike, sepse nė tė vėrtetė atij i vinte turp qė shkonte aty.
Megjithatė, kur afronte mbrėmja, atė e zinte frika e vetmisė dhe atėherė i strukej pranė dhe bėhej fėmija e saj, e ajo nėna e tij. Mirėpo tek zgjoheshin nga rrezet e agimit, ai shndėrrohej pėrsėri nė njė dashnor cinik, qė kishte shfrytėzuar trupin e saj.
Njė ditė deshi tė ikte prej tė gjitha kėtyre, dhe braktisi pasqyrėn, pianon, Silvėn. Ėshtė etja pėr liri qė shpėrtheu kėshtu papritmas, i tha ai vetes, duke vėnė gishtin nė njė pikė tė hartės, dhe bleu njė biletė treni pikėrisht pėr nė stacionin qė u gjend poshtė thoit. Mirėpo iu desh tė kthehej po atė ditė, sepse kishte harruar nė shtėpinė e mbyllur mirė triskat e ushqimit. Ky dėshtim i dhimbshėm ia hoqi dėshirėn pėr tė provuar edhe njė herė.
Ishte njėzet e tetė vjeē dhe, siē shpresonte, ende njė talent, i mbeteshin edhe dy vjet qė tė arrinte tė tridhjetat, moshė nė tė cilėn njeriu ose bėhet diēka, ose do tė mbetet njė talent qė nuk proftasi tė shpalosej. Natėn nėpėr qoshet e dhomės zinte pritė frika, por njė frikė e ēuditshme, e ftohtė, qė nuk e nxiste pėr asgjė, as pėr arratisje, as pėr qėndresė.
Paratė, qė i vinin nga shtėpia, po i rėndoheshin gjithmonė e mė tepėr. Po vjen koha, mendoi dhe i vajtėn nė mend tė gjitha vendet e mundshme - leksionet, restorantet, vallėzimet - por ai nuk donte tė shkonte nė asnjėrėn sosh, ai nuk duhej tė linte pėr to detyrėn mė tė rėndėsishme. Njėherė nė letrėn qė i dėrgonte bashkė me paratė, babai i shkruante: «Nuk kam asnjė dyshim, oh, jo, natyrisht qė jo, madje kam filluar tė besoj se suksesi do tė vijė me siguri, mirėpo, - shkruante ai, - ti mund edhe tė kishe ndjekur kėshillėn e nėnės sate tė ndier, e ajo ishte njė grua e menēur, ja kėshtu, dhe do tė qe mirė tė kishe bėrė ē'tė tha ajo, tė kishe studiuar pėr prift, se ky ėshtė zanat pėr tė qenė, madje ca mė tepėr, detyrė, jetėsore, siē thuhet, dhe njė zanat si i prerė tamam pėr ty, me pjekurinė dhe arsyen e shėndoshė qė ke. Por unė nuk do tė ankohem, natyrisht qė jo, shumė nga ata qė i bien muzikės janė bėrė njerėz pėr tė qenė, kėshtu thonė tė gjithė, dhe bashkėngjitur po tė dėrgoj paratė e kėtij muaji dhe shumė tė fala nga yt atė».
Nėnė, mendoi muzikanti dhe ndjeu njė mall tė ėmbėl t'i merrte pėrpjetė gjoksin. Oh, sa shumė mė ka dashur, e shkreta! Ēdo vit duhej tė dilja nė fotografi - qė ajo i mbante mbi komodinė - e kėshtu derisa u bėra njėzet vjeē dhe fillova t'i dilja nga duart. Pastaj ajo filloi tė nxirrte tė vjetrat dhe, kur vajta nė shtėpi pėr varrimin e saj, mbi tryezė, bashkė me shishet e ilaēeve, pashė edhe njė fotografi timen tė moshės gjashtėvjeēare,
Ajo do tė kishte pasur qejf shumė ta shihte prift, mirėpo ai ra nė njė rreth qė nuk besonte dhe, natyrisht nuk besoi edhe ai. Ata flisnin pėr artin dhe, meqenėse muzika ishte mė e kuptueshme pėr tė, ai zgjodhi muzikėn.
Kėshtu ndodhi qė tani djalė njėzet e tetė vjeē ai rrinte kėtu duke pasur nė njėrėn dorė paratė, nė tjetrėn letrėn dhe me ballin tė rrudhosur skandonte fjalėn «prift». Pastaj shkoi te pasqyra, u pa dhe mendoi se si do tė dukej, sikur tė mos i kishte flokėt, qė i rrinin gjithmonė si parukė; sheshoi rrudhat e zymtėsisė dhe i dha fytyrės njė shprehje optimizmi, nxori papijonin borė tė bardhė pėrpara gushės sė butė dhe tė dashur, perėndia ėshtė muzikė pėr shpirtin, amin, zoti e bekoftė, amin, amin!
Njė gjėmim rrufeje ēau butėsinė qė e pėrkundte, dhe ai, i trembur pėr vdekje, vrapoi nė rrugė, mori njė taksi dhe shkoi te Silvia. Atje u mblodh kruspull nė heshtje nė atė heshtje tė huaj pėr tė por qė ishte shumė mė e mirė sesa vetmia ballė pėr ballė me shtrėngatėn nė dhomėn e vet. Pastaj, kur shtrėngata kaloi dhe ai fitoi pėrsėri gojėn dhe qartėsinė e mendimit, bisedoi gjatė me tė. Ne jetojmė nė mėkate, tha ai, dhe asnjė perėndi nuk do tė na e falė. Kur pa frikėn qė filloi tė mbillej nė sytė e saj, ai ngazėllen pėr triumfin, triumfi i njė predikuesi. Por kur erdhi mbrėmja dhe bashkė me tė pendimi dhe nxitja pėr tė mos qėndruar vetėm, u pa se ai i kishte zgjuar asaj kundėrshtesėn morale dhe u deshėn shumė fjalė dhe afsh dashurie pėr ta joshur pėrsėri.
Tė nesėrmen nė mėngjes, me t'u zgjuar, ai filloi, ashtu gjysmėpėrgjumėsh tė kėrkonte priftin por nė vend tė tij vėshtrimi i ndeshi trupin e Silvės, qė flinte e qetė pėrbri, dhe pėrnjėherėsh ndjeu: ose do ta kishte gėnjyer nata pėr priftin, ose prifti pėr natėn, dhe, si pėr tė mbuluar tė gjitha gėnjeshtrat qė e rrethuan pėrsėri atė mėngjes tė kthjellėt e tė ftohtė acar, e pushtoi njė urrejtje e madhe pėr Silvėn, Duhet ta vras, mendoi dhe mbėrthen gishtat rreth qafės sė saj. Kjo ėshtė zgjidhja! E megjithatė, ai e dinte se nuk e kishte me tėrė mend se nuk do tė guxonte kurrė. Rrinte pra dhe vėshtronte fytyrėn e saj dhe kur ajo ēeli sytė dhe i buzėqeshi ai e ndjeu veten si vrasės u ngrit dhe mori rrugėn e shtėpisė, pėrsėri te pasqyra dhe te pianoja.
Por pasqyra nuk iu pėrgjigj mė, dhe ai, duke dyshuar pėr njė ēast nė fytyrėn e muzikantit me sy tė zjarrtė dhe flokė tė gjatė, e kuptoi se ishte i humbur. Ndjeu dhembjen t'i tendosej nė gjoks, si njė sustė e tėrhequr fort dhe mendoi: «Mbase tani!» Dhe shkoi nė piano! Por kur tingujt dolėn pėrsėri tė zbrazėt e njėri pas tjetrit si ushtarė tė disiplinuar, ai pushoi dhe goditi tastierėn me grusht. Dhe vazhdoi tė godiste, edhe pse telefoni binte pa pushim, tė godiste, edhe pse zilja e derės sinjalizonte me ngulm, edhe pse qoftė nga ana e Andersonėve, qoftė dhe ajo e Granstrėmėve, i binin murit me zemėrim, tė godiste ende, edhe kur administratori, qė kishte gjetur mė sė fundi njė ēelės, hyri brenda nė krye tė njė dėrgate banorėsh tė revoltuar dhe kureshtarė tė pallatit.
- U ēmendėt djalosh! - thirri administratori dhe ia hoqi duart plagė nga tastiera, por, duke ndier se kjo i pėrgjigjej plotėsisht sė vėrtetės, heshti pėrnjėherėsh.
- Po, - tha ai dhe i buzėqeshi fytyrės buēkane tė administratorit. - Dhe, po tė doni tė mė dėgjoni, do t'jua shpjegoj.
- Po ta pėrsėritni edhe njė herė, do tė fluturoni jashtė! - tha administratori dhe bėri tutje, i ndjekur nga pasuesit e tij.
Ndėrsa muzikanti vetė, qė e mori njė shpjegim, u mblodh te rrobaqepėsja qė e donte aq shumė, pranoi tė ushqehej prej saj, dhe ajo zuri tė punonte, pėr dy veta, qė ta hidhnin njėfarėsoj. Ai, nga ana e tij, u tregonte tė gjithėve, kush dėshironte ta dėgjonte, se nuk mund tė jepte koncerte, jo, nuk guxonte, se ishte i sėmurė dhe kishte rregullisht kriza tė fshehta. Njėherė, veē tė kishit qenė atje! Tėrė shtėpia u tund nga themelet prej frikės dhe njė zot e di ē'mund tė kishte ndodhur, tė mos e kishin ndėrprerė! Kur fliste kėshtu, fytyra e tij e mbante vulėn e pėrmasave madhore tė kėtij fati tragjik. Ai ishte njė artist i madh, i dėnuar me heshtje nga diēka qė nuk ka ē't'i bėjė njeriu e qė ai megjithatė duhet ta durojė me vetėzotėrimin fisnik tė njė shpirti fisnik. Thoshte ai.
Kėshtu jetonte ai i lumtur e i kėnaqur me fatkeqėsinė e vet derisa njė ditė u mbyt me zhurmė e poterė.
Mbi varrin e tij vajton rrobaqepėsja Silvia, si njė pėrmendore e vogėl e bukurisė origjinale tė dashurisė sė vonė, tė verbėr dhe jopraktike. Sė paku, kėshtu do t'i dukej njė vrojtuesi tė jashtėm, qė ka fatin tė mos ndiejė vuajtjen e saj.