LETĖRSI LAOSIANE
THAO BOUN LIN
Pėrktheu Eqrem Biba
HEROIZMI I PLAKUT KSIENG MAI DHE I BIJĖS SE TIJ
Qysh kur ushtria kukull ndėrtoi njė postė mbi kodrėn Fukeo, jo larg fshatit Kengēon, khenėt1) e djemve tė fshatit ranė nė heshtje e nuk u dėgjuan mė, po ashtu, vajzat e reja i lanė harpat e tyre mėnjanė. Me gjithė zhurmėn monotone tė rrjedhės sė ujit, qė vinte hera-herės i turbulluar midis shkėmbinjve, fshati dukej si i vdekur, pranė kataraktit.
Atė natė, notat e ksilofonit tė plakut Ksieng Mai zgjuan nga gjumi, papritur e pa kujtuar gjithė bashkėfshatarėt. Ai e kishte me dėshirė tė madhe kėtė vegėl muzikore, ashtu si disa pula tė egra qė hanė me dėshirė tė madhe barin e djegur. Njė mbrėmje, vitin e kaluar, mori vesh se Ksieng Dangu, djali i tij i madh, kishte rėnė nė fushėn e luftės. Menjėherė kish marrė ksilofonin dhe i kish rėnė si i ēmendur, pa pushuar e pa nxjerrė njė pikė loti. Pastaj e kish fshehur nė kuzhinė. Tani qė kėnga e tij po dėgjohej pėrsėri, diēka e pazakontė duhej tė kish ndodhur.
Pasdreke, togeri qė komandonte garnizonin fqinj kish ardhur nė Kengēon me gjithė ushtarėt e vet dhe thirri fshatarėt nė mbledhje. I ulur mbi njė havan orizi, oficeri vėrejti me kujdes gjithė turmėn rreth vetes. Pastaj foli: - Cili prej jush e njeh mė mirė kėtė krahinė?
Heshtje. Po me tė njėjtin ton tė qetė, oficeri vijoi: - Nuk begenisni t'i pėrgjigjeni njė togeri? Po e pėrsėris, cili prej jush e njeh mė mirė kėtė krahinė? Nuk ma merr mendja qė tė mos keni dalė ndonjėherė jashtė fshatit. Kėshilltarėt amerikanė kėrkojnė njė njeri, qė t'i njohė mirė shtigjet e xhunglės e t'i udhėheqė pėr tė gjetur orhide, se duan t'i shpien nė Amerikė.
Pastaj ju drejtua oficerėve tė shtabit, u dėfteu me gisht njė plak tė thinjur dhe bėrtiti: - Pėrgjigju ti, o plak, qė je ulur atje!
- Toger ne vemi pėrditė nė xhungėl, por nuk hyjmė thellė, - i tha plaku me gjakftohtėsi. - Ju e shihni vetė se gjithė arat i kemi kėtu afėr, rreth e rrotull nesh. Vėrtetė ne vemi larg kur nuk bėn vit i mbarė pėr bujqėsi, por ecim gjithmonė xhadesė.
Pa lėvizur vendit, oficeri ju ra kėpucėve me shkop dhe ja hodhi sytė turmės me dinakėri. - I shihni kėto kėpucė? Janė amerikane, me gozhdė, dhe tė modės sė fundit.
Donte tė thoshte se po tė mos dilte kush kallauz nė xhungėl, ai do t'i shtypte tė gjithė me kėto kėpucė amerikane, kėpucė me gozhdė.
Pastaj, duke u ngritur nė thembra pyeti: - cili ėshtė mė plaku i fshatit?
Plaku Ksieng Mai u ngrit mė kėmbė, u nda me tė bijėn dhe u drejtua me hapa tė ngadalshme pėr te togeri, pėr habinė e tė gjithėve. Disa hapa para togerit, ai u ndal, ktheu kryet dhe u foli bashkėfshatarėve: -A nuk jam unė mė plaku i fshatit?
Si nuk foli njeri, ai u kthye nga oficeri dhe i tha:
Toger, vite me radhė kam shkuar pas nėnės qė punonte nė xhungėl, dhe kam arritur tė shoh gjer nė shtatėdhjetė parcela toke tė re, tė hapur nė vende tė ndryshme tė pyllit. E njoh kėtė vend si nė pėllėmbė tė dorės dhe e di se ku ka orhide me bollėk. Vetėm kėrkoj tė na jepni oriz, sepse fshatarėt janė tė uritur dhe nuk kanė fuqi tė punojnė tokat.
Togeri u ēel nė fytyrė dhe zėri i tij u bė mė i butė.
Vetėm kaq? Kėshilltarėt amerikanė do t'ju japin shumė gjėra tė ēmueshme, mjafton qė ju tė silleni mirė.
- Po, vetėm kaq: vetėm pėr oriz kemi nevojė.
Togeri shpėrndau turmėn dhe mbajti plakun Ksieng Mai. Zonjusha Dang u kthye nė shtėpi, duke qarė nga frika se mos i ndodhte gjė tė atit. Kurse fshatarėt ja hidhnin me ironi: «Kėsaj radhe do tė bėheni tė pasur, ti me gjithė babanė, se keni togerin me vete».
Ksieng Mai do tė ish nisur menjėherė pėr nė postė, po tė mos kish kundėrshtuar, meqė donte tė gatuante orizin pėr tė bijėn dhe donte tė pėrgatitej nė shtėpi, para largimit. Veē kėsaj, mendoi ai, orhidet kėrkohen ditėn e jo natėn.
Megjithėse nuk pranoi menjėherė, togeri mė nė fund e la plakun por i mori drejtimin e shtėpisė.
Ksieng Mai u ul nė kuzhinė dhe zu tė hetojė tė bijėn, qė po gatuante rrėnjė kasave. Pas njė copė here i foli me zė tė dridhur.
Vajza e vėshtroi tė atin me habi dhe emocion. Ajo kish lindur kur Ksieng Mai ish gjashtėdhjetė vjeē dhe e ėma e kish lėnė njė muajshe.
- Dil e shiko jashtė, u err apo jo, - i tha plaku.
Danga lėvizi njė perde bambuje dhe ju pėrgjigj:
Ėshtė errur, sa s'ka ku tė vejė mė.
- Xhan, dua qė tė shkosh nė fshatin Pung, pėr njė punė shumė tė ngutshme.
- Pėr ē'punė, baba?
- Me zė tė ulėt, ta tregoj pastaj. Shih mos mė ndihmosh.
- Kam frikė, ėshtė errur tepėr.
- Mos u tremb, i kam tė gjitha...
Pastaj plaku mori ksilofonin e mbėshtjellė me cohė, e i tha - Do t'i bie kėtij, si tė nisesh pėr udhė. Do tė tė shoqėrojė gjatė gjithė udhės.
Mori shkopinjtė dhe u ra tasteve tė ksilofonit. Danga u ēel nė fytyrė. I pėshpėriti plakut: - Oh, sa kohė kam pa e dėgjuar ksilofonin tėnd.
- Tani mund tė mė ndihmosh, apo jo? - i tha duke i rėnė veglės.
- Po, muzika jote mė bėn tjetėr njeri. Po pse tė nxitojmė kaq shumė? A nuk e lėmė pėr nesėr!
- Afrohu, bijė! - i tha, dhe Ksieng Mai i foli sė bijės nė vesh, me zė aq tė ulėt, sa dhe muret tė mos e dėgjonin.
Si hėngri, ajo doli jashtė, nė erė tė ftohtė. Nė fund tė shkallėve, kur pa plakun qė po dilte ta pėrcjellė, i tha me zė tė ulėt: - Mos dil jashtė, hyrė dhe bjeri kėngės sate.
Misioni i saj qe aq i ngutshėm, saqė rruga qė tė ēonte nė fshat e qė ajo e dinte shumė mirė i dukej tani si e panjohur. Nuk ish nė gjėndje tė dallonte bimėsinė nė tė dy anėt e rrugės, nuk ish nė gjėndje tė shquante pemėt. Dolli nga fshati qetė-qetė, as qentė nuk e vunė re. Ndofta, sepse kėnga e plakut jehonte dhe ndiheshin mbi tė gjitha zhurmat. Si u largua njėfarėsoj, shpejtoi hapin, zuri tė vrapojė dhe u bė erė nė errėsirė. Ajo vraponte e vraponte, dukej sikur nga pas po e ndiqte muzika dhe muzika mundohej tė ecte me hapin e saj. Kur dolli nga xhungla e dendur, muzika nuk dėgjohej mė. Por ajo si duket e ndjente ende, e prekte muzikėn, dhe rendi me gjithė fuqi, derisa mbėrriti nė fshatin Pung.
Kurse nė Kengēon, plaku Ksieng Mai lozte a nuk lozte me ksilofonin e tij, me zjarr dhe pasion, si asnjėherė tjetėr.
Pa u gdhirė mirė, ushtarėt erdhėn e muarėn plakun dhe e shpunė nė garnizon. Atje i thanė se do tė bėhej kallauz pėr njė kolonė trupash, qė do tė sulmonte njė njėsit tė ushtrisė Pathet Lao2).
- Ju nuk thatė tė vėrtetėn, - i tha plaku togerit, duke i hapur sytė me habi.
Oficeri qeshi sa u gajas: - sa budalla! Ē'kujtove ti, se do t'i tregoja fshatit qė ne donim kallauz pėr tė sulmuar trupat e Pathet Laosit? Mos u tremb, amerikanėt do tė ta shpėrblejnė.
***
Armiku e kish kuptuar qė njė njėsi e ushtrisė ēlirimtare ishte ndalur diku, nė kėtė krahinė, dhe prandaj dėrgoi dy kompani tė drejtuara nga kėshilltarė amerikanė, pėr ta goditur nė befasi.
- Kurrė nė jetėn time nuk jam marrė me punė lufte, - tha plaku Ksieng Mai. - Si kallauz qė jam, duhet tė qėndroj nė krye, por kam frikė se vritem. Tė gjithė ju keni armė. Unė nuk kam.
- Dakord, do t'ju jap njė pistoletė-mitroloz dhe do t'ju mėsoj si ta pėrdorni, - i tha togeri. - Nuk ka ndonjė gjė tė madhe. Tė dish ta mbushėsh dhe ta shkelėsh kėmbėzėn. Mos u shqetėso nė rrugė, nė krye do tė kesh njė ushtar timin.
Pastaj i dorėzoi armėn dhe shikoi se si plaku po stėrvitej me njėrin nga ushtarėt.
- Mirė, nė rregull, e mėsove.
Dhe menjėherė, oficeri ju dha urdhėr trupave pėr nisje.
Sapo duallėn nga garnizoni, plaku Ksieng Mai i ra pėr shkurt. Po i dolli njė hall: si do tė udhėhiqte nė errėsirė, kur nuk ishte nė krye tė kolonės? Dhe kėshtu u detyrua tė ecte nė krye, i shoqėruar me njė ushtar. Me pistoletėn-mitroloz nė njėrėn dorė dhe me njė thikė xhungle nė tjetrėn, ai e futi armikun nė pyllin e dendur. Mezi bėnė njė copė rrugė pėr dy orė.
Ushtarėt laosianė, qė janė mėsuar mirė me ecjen nė xhungėl, kėsaj radhe ndjeheshin shumė tė lodhur, pėr tė mos pėrmendur kėshilltarėt amerikanė. Herė pas here, togeri pyeste plakun pėr situatėn dhe, duke menduar se mos padroni i tij amerikan ndjehej i kėputur i kėrkoi leje kapitenit pėr njė pushim. Dhe me ton kėrcėnues i bėrtiti Ksieng Mait: - Pėrse zgjodhe kėtė shteg kaq tė vėshtirė?
- Ėshtė mė i fshehti, - ju pėrgjigj plaku. Tė paktė janė ata qė kanė shkelur kėsaj ane. Rruga ėshtė e keqe, po trupat e Pathet Laosit nuk e njohin.
Dhe togeri i zgjati njė shishe uji. - Pi, ėshtė ujė me sheqer. Besoj, do tė na futėsh shpejt nė rrugė tė mirė.
- Si urdhėron, zotni.
Kėshtu kolona u vu pėrsėri nė udhė, pas plakut.
Kish aguar, kur erdhi ēasti qė armiku te dilte nga pylli i dendur e tė hynte nė njė luginė tė vogėl. Tė gjithė morėn frymė me kėnaqėsi. Kėtu tė dy kompanitė po ēanin mes pėr mes luginės, Ksieng Mai, qė kish arritur i pari nė anėn tjetėr tė pyllit, u ndal, dhe kolona mbeti nė vend, nė mes.
Natėn e kaluar, kur togeri po kėrkonte kallauz, Ksien Mai e kish nuhatur menjėherė planin e orhideve. Menjėherė dėrgoi tė bijėn te njė aktivist i Neo Lao Haksatit, qė punonte nė ilegalitet, nė fshatin Pung. I propozonte qė nė luginė tė dėrgoheshin trupa pėr pritė.
Kolona po qėndronte nė vend dhe togeri u turr gjithė zemėrim drejt plakut: - Pėrse ndaluat kėtu?... - ju ēor me tėrbim.
Plaku Ksien Mai u kthye nga oficeri, i drejtoi pistoletėn-mitroloz dhe shkeli kėmbėzėn; togeri dhe disa ushtarė ranė menjėherė.
Gjyle dhe granata dore, shpėrthim pas shpėrthimi, mbuluan luginėn. Trupat kukulla dhe kėshilltarėt amerikanė mbetėn shakull nė vend. Ushtarėt e ushtrisė popullore ēlirimtare dhanė kushtrimin e sulmit dhe nė luginė nuk mbeti frymė armiku gjallė.
Plaku Ksieng Mal solli ndėr mend ksilofonin dhe ndjeu se, bashkė me tė bijėn, kishte kryer njė detyrė nderi.
----------------------------------------------
1) Vegėl muzikore.
2) Pathet Lao emėr i mėparshėm i ushtrisė popullore ēlirimtare tė Laosit.
Krijoni Kontakt