LETĖRSI AUSTRALIANE
ALAN MARSHALL
(1902-1984)
Alan Marshall u lind mė 1902, nė Australi. Libri i tij mė i njohur u botua mė 1955, i cili bėnte pjesė nė njė triologji autobiografike. Ka shkruar njė numėr tė konsiderueshėm prozash tė shkurtra me temė pyllin. Ka bėrė udhėtime tė shumta nėpėr Australi e jashtė saj. Ka mbledhur dhe botuar legjenda e rrėfime nga indigjenėt australianė.
Pėrktheu Eqrem Biba
PEMĖT DINĖ TĖ FLASIN
Dėgjova ca hapa dhe ngrita kokėn. Njė njeri me kovė nė dorė po zbriste nga bregu.
- Ai kurrė s'bisedon me njeri, - mė tregoi dyqanxhiu i qytetit tre mila larg qė kėtej.
- Ē'ėshtė e vėrteta, ndonjė ka dėgjuar ca fjalė, si hello, ose diēka tė kėsaj natyre. Tė shumtėn e herės, ai luan kokėn dhe mjaftohet me kaq,
- Si ėshtė puna e tij, mos ka ndonjė dėrrasė mangut? - pyeta unė.
- Jo. Po tė dėshirojė, ai di tė flasė. Atij i kanė vėnė nofkėn Xhoi i Heshtur.
Kur u afrua te vendi, ku pėrroi kish formuar njė pellg, ai u ul galiē dhe mbushi kovėn me ujė. Pastaj u ngrit dhe, si u kėrrus, filloi tė hedhė rėrė nė kovė.
Ngrita patericėn dhe e gjuajta me guralecė, gjersa arrita nė anėn tjetėr tė pellgut.
- Tungjatjeta, - i thashė. - Sot ėshtė ditė e mrekullueshme.
Ai ngriti kokėn dhe mė vėshtroi. Sytė i kish bojė hiri, bojė hiri jeshil, si tė kaēubeve. Vėshtrimi nuk ish armiqėsor, po sikur diēka pyeste,
Sakaq, vėshtrimi i syve tė tij ndryshoi, u bė mė i qartė, sikur tė thoshte me gojė; «po».
U ula dhe fillova tė vėshtroj. Ai e derdhi ujin e turbullt.
Currili i ujit kaloi nė fund tė rėrės, duke gjarpėruar poshtė me zigzage, gjersa u bė re e mjegullt dhe rryma.
Ai e lau shumė herė rėrėn qė kish mbetur.
I rashė rreth pengut dhe vajta tek ai. - A nxorėt gjė?
Ai mė zgjati kovėn, duke mė treguar tri grimca ari, qė ishin nė fund tė shtresės sė rėrės.
- Ky ėshtė ar, - i thashė unė. - Qenkan tri grimca! Gjysma e gjithė fatkeqėsive nė botė vjen nga kėto grimca!
Ai vuri buzėn nė gaz. Buzėqeshja mezi i lindi nė fytyrė. Ajo lulėzoi ngadalė, duke mė kujtuar nuk di sepse njė gatė tė bardhė nė fluturim, vrullin e fletėve dhe gata u zhduk,
Ai mė shikoi me ngrohtėsi dhe pėr njė ēast m'u duk, se para meje janė kaēube, jo tė huaja, tė largėta qė mė vėshtronin me keqardhje, po tė afėrta qė mė pėrshėndetnin, si mik Ai ju ngjante pemėve dhe kėto flisnin me sytė e tij. Po tė mundja t'ja zbuloja mendimet e tij, - mendova, - do t'i kuptoja dhe kaēubet».
Po ai u kthye dhe pėrsėri u bė i largėt, si eukalipti, i mbyllur nė heshtjen e tij, jo pa gojė, po nė heshtjen elokuente tė pemėve.
- Unė po vij me ju, - i thashė,
Ne u nisėm pranė e pranė. Ai e zgjidhte rrugėn me vėmendje, qė unė tė lėvizja lirisht. Largonte shkurret, thyente degėt e akacieve, qė ishin varur poshtė nė monopat dhe gjatė rrėzės sė kodrės.
Pylli sa vinte bėhej mė i dendur. Dielli depėrtonte nėpėr degė, duke lėshuar refleks e mbi supet tona. Frymėmarrja e tokės, e freskėt, plot aromė gjethesh, vinte nga myshku. Monopati tė shpinte nė njė pėrrua, qė kish pranė njė fushė. Bari i hollė, i rėnduar nga fara, tundej me pikėllim rreth pemėve.
Nė qendėr tė fushės ngrihej njė kodėr me deltinė tė verdhė, qė rrethonte tė ēarėn, e cila tė shpinte nė minierė. Nė majė tė kodrės, mbi minierė ngrihej njė ēikrik. Njė kosh i rėndė hekuri varej nga njė cili
- Kjo ėshtė miniera jonė? - e pyeta.
Ai tundi kokėn me kėnaqėsi, duke shikuar minierėn. U ngjita nė kodėr dhe vėshtrova poshtė, nė errėsirė.
Njė ajėr i lagėt mė kundėrmoi nė fytyrė. Hodha poshtė njė gur tė vogėl. Ai pa zhurmė u zhduk dhe ra nė njė pus tė ngushtė e tė errėt dhe pėr njė kohė pllakosi njė qetėsi e madhe, pastaj nga thellėsia u dėgjua njė tingull, qė lajmėronte fundin e udhėtimit tė tij.
- Sa i thellė! - bėrtita unė.
Xhoi l Heshtur qėndronte pranė meje, i kėnaqur, sepse miniera mė bėri pėrshtypje tė madhe.
- Ju zbrisni nga ato shkallė? - e pyeta, duke i treguar shkallėt e drunjta tė minierės, tė veshura me mushama.
Ai tundi kokėn.
- Unė di t'ju ngjitem shkallėve, - pėshpėrita unė, duke menduar si tė zbres poshtė, - po jo me shkallė tė tilla. Ai mė shikoi nė shenjė pyetjeje, ju ngrys fytyra nga tronditja dhe mėshira.
- Paralizė fėminore, - i shpjegova, - ngandonjėherė kjo tė pengon. A keni mundėsi tė mė zbrisni me atė kosh? Desha tė shikoja damarin e arit tuaj.
Mendova se do tė mė kundėrshtonte, kjo ish krejt e natyrshme. Prisja qė ai tė tundte kokėn, pėr tė thėnė se ėshtė rrezik.
Po ai nuk u tund. Mė shtriu dorėn dhe afroi koshin mu nė kėnd tė minierės. Vura patericėn nė tokė dhe hypa nė kosh, nė njė mėnyrė, qė kėmbėt mė vareshin anėve, kurse doreza e koshit mė shtrėngonte nė mes tė gjunjėve. Pastaj kapa me duar litarin dhe thashė:
- Gati. - Pastaj shtova, - ju do tė zbrisni me shkallė, apo jo?
Ai tundi kokėn.
Unė qėndroja mbi minierė. Koshi filloi tė rrotullohej ngadalė, pastaj nisi tė rrotullohej nė drejtim tė kundėrt. Ahere ai kapi ēikrikun dhe tėrhoqi zinxhirin e frenave. E pashė, qė ai i vuri tė gjitha forcat. Duart e tij tė forta punonin ngadalė, si boshte me bėrryl. Fillova tė mėrdhij, aty kundėrmonte erė bretkocash.
«Djall o punė, ē'm'u desh tė zbres poshtė? - mendova unė. - Ama, budallallėk bėra».
Koshi, - duke zbritur, rrotullohej ngadalė. Para syve tė mi, si spirale vezullonin shtresat e gurėve dhe deltinės. Sakaq, diēka e fortė mė shtyu nė ijė. Ai kish qenė muri i minierės. Mė tutje, zbritja vazhdonte nga kėndi, plasa e minierės pas pak u hap dhe unė mbeta vetėm.
Duke u larguar nga muret, qė tė mos mė gėrvishteshin kėmbėt nga gurėt e mprehtė qė ishin kudo, zbrita poshtė e mė poshtė. Koshi lėvizte duke kėrcitur, dhe merrte me vete copa deltine dhe pastaj u ndal.
Njė errėsirė e rėndė mė mbuloi, duke mė rėnduar supet. Nxora dorėn dhe preka fundin e minierės. Pastaj zbrita nga koshi dhe u ula aty pranė. Pas pak, dėgjova kėrcitjen e shkallėve. Copa rėre tė trasha dhe gurė tė vegjėl filluan tė binin pranė meje. Ndjeva se dikush ishte pranė; nė errėsirėn e madhe u ndez njė shkrepėse, ai ndezi njė qiri. Gjuha e verdhė e flakės u ngrit duke i ndriēuar fytyrėn, pastaj, rrėshqiti poshtė te fitili. Ai mbuloi qiriun me dorė, qė tė mos shpėrndahej hija nė tunel.
- Sa budalla jam! - thashė unė. - Si nuk i mora me vete patericat?
Ai mė shikoi i kredhur nė mendime, dhe reflekset e zjarrit si flutura, fluturonin nė fytyrėn e tij. Pastaj, nė vėshtrimin e tij u duk vendosmėria, dhe mua m'u duk, qė ja kuptova mendimet e tij.
- Falemnderit. Unė s'jam i rėndė.
Ai u kėrrus, mė ngriti dhe mė vuri mbi shpinė. E ndjeva si, nėn kėmishėn e tij bojė qielli, ju tendosėn muskujt e shpinės. Ecte i kėrrusur, qė tė mos mė takonte koka nė copat e mineralit, qė ishin andej e kėndej nė minierė. Ai ecte nė errėsirė dhe unė tundesha sipas hapave tė tij tė vendosura.
Flaka e qiriut lėvizte para nesh, duke ndriēuar rrugėn. Nė fund tė tunelit ai u ndal dhe mė uli me kujdes nė tokė, Pastaj mė solli qiriun afėr fytyrės dhe mė dėftoi me gishtin tregues damarin e ngushtė tė arit, qė, si njė shenjė plage, priste shtresėn nė mėnyrė diagonale.
- Ja, ku qenka! - bėrtita unė.
Provova ta thyej njė copė me dorė. Ai ngriti njė copė tė vogėl nga toka dhe e futi nė damarin e shtresės. Unė mora ca copa tė thyera minerali dhe fillova t'i shikoj nė dritė. Ai afroi kokėn afėr meje dhe e shikoi me vėmendje gurin, qė po e rrotulloja nė tė gjitha anėt. Pastaj zgjati dorėn dhe e mori. Ai e lėpiu gurin me gjuhė, vuri buzėn nė gaz dhe ma afroi nė sy, duke mė treguar me gishtin e madh, grimcėn e arit, qė shkėlqente nė sipėrfaqe.
Gjėja e gjetur mė gėzoi. Fillova t'i bėj pyetje pas pyetjesh. Ai rrinte ulur, me duar mbi gjunjė, dhe mė pėrgjigjej duke u shprehur me rnimikė dhe duke tundur kokėn. Flaka e qiriut filloi tė lėkundej, mezi ngrihej mbi fitil.
- Erdhi koha tė iki, - i thashė.
Ai u ngrit dhe mė shpuri nė fillim tė minierės, I lidha kėmbėt me litar te gjunjėt dhe i futa nė kosh. Kėmba ime e djathtė nuk punonte, po tė mos e lidhja nė kėmbėn tjetėr, sepse varej. U ula nė kėnd tė koshit dhe prisja i strukur tė mė shtynin. Qiriu menjėherė u ndez me njė dru tė fortė, pastaj flaka u shtua. Dėgjova kėrcitjen e shkallėve, pastaj pllakosi heshtja.
Unė isha e vetmja qenie e gjallė nė botė. Errėsira kish peshėn e vet. Errėsira i ngjante njė jorgani tė zi. Rrija i menduar dhe i ngrysur, drita e diellit dhe kėnga kishin ikur nga shpirti im. Bota e zogjve, e pemėve dhe e haresė ishte larg, mė larg se yjet.
Menjeherė e ndjeva se mė hodhi mbi vete, si njė fluskė. Tundesha nė zbrazėtirė, duke lėvizur nė tė, u nėnshtrohesha ligjeve tė sistemit diellor.
Duke prekur muret e minierės, unė ngadalė u ngjita nga errėsira nė dritė. Plasa mbi kokėn time sa vinte zgjerohej.
Befas, mė ranė rrezet e diellit nė fytyrė. Mbi mua ish dora qė shtrėngonte dorezėn e koshit. Pas njė shtytjeje e ndjeva veten nė tokėn e sigurtė. Sa mirė tė qėndrosh nė tokėn e fortė, qė nuk lėviz nėn kėmbė, dhe t'ju tregosh fytyrėn rrezeve tė diellit.
Si mbėshteti dorėn mbi pemėn bojė hiri, qė i ngjante shumė atij, ai po mė shikonte.
E falėnderova Xhoin dhe u ula mbi zhavorr, qė tė bisedoja me tė. I tregova pėr veten time dhe diēka pėr njerėzit qė kisha takuar. Ai dėgjonte pa luajtur nga vendi, po unė e ndjeja si i thithte ai fjalėt e mia, ashtu si thith toka e thatė ujin.
- Mirupafshim, - i thashė dhe i shtrėngova dorėn. U nisa dhe, para se tė hyj nė pyllin e dendur, u ktheva dhe ja bėra me dorė.
Ai qėndronte i mbėshtetur nė pemėn bojė hiri, qė i ngjante shumė, drejtoi trupin dhe m'u pėrgjigj duke luajtur dorėn.
- Mirupafshim, - tha ai, dhe mua m'u duk sikur po fliste pema.
Krijoni Kontakt