SAVERIO STRATI



Saverio Strati u lind nė Shėn Agata, Bianko, mė 16 gusht 1924. Ndėrpret studimet pasi kryen shkollėn fillore pėr tė filluar punėn si murator, megjithėse vazhdonte ta ushqente pasionin pėr studime tė mėtejshme dhe letėrsinė. Lexon ndėrkohė romanet e njohura nga letėrsia botėrore. Nė mbarim tė luftės sė dytė botėrore, rifillon mė nė fund studimet qė i kishte ndėrprerė nė moshėn njėmbėdhjetė vjeē. Zbulon dhe dashurohet me letėrsinė e shkrimtarėve tė mėdhenj si: Kroēe, Tolstoi, Dostojevski, Verga, etj. Mė 1949 shkruhet nė Universitetin e Mesinės, fillimisht pėr tė kėnaqur dėshirėn e prindėrve regjistrohet nė Fakultetin e Mjekėsisė, por pas njė kohe tė shkurtėr kalon nė Fakultetin e Letėrsisė. Pėrcaktues ėshtė njohja me kritikun e letėrsisė Xhakomo Debenedeti, i cili nė ato vite jepte leksione nė Mesinė. Nė kėtė periudhė mbledh tregimet e tij tė para, nė vėllimin “Markezia”, qė botohet nga shtėpia e madhe botuese “Mondadori”. Fillon tė shkruajė romanin e parė “Teba”. Mbaron romanin “Teba” dhe fillon tė dytin “Tibi dhe Tashia”. Mė 1958, pasi ėshtė martuar me njė vajzė zvicerane, transferohet nė Zvicėr, ku jeton deri mė 1964. Atje shkruan romanet “Duar tė zbrazėta”, “Nyja” dhe shumė tregime. Nė Zvicėr lind edhe romani “Ne Lazaronėt”, i botuar mė 1972. Prej vitit 1964 jeton nė Skandiēi. Mė 2009 “Gazeta e Kalabrisė” fillon njė fushatė qė shteti ta ndihmojė ekonomikisht mbasi ndodhet nė varfėri tė plotė.
Saverio Strati ėshtė njė nga prozatorėt mė tė rėndėsishėm italianė tė shekullit XX.

Pėrktheu Bujar Doko



NENA SHKRUAN LETRA



Shumė veta vijnė te nėna ime dhe i luten tė shkruajė dy gisht kartė pėr ta. Dhe nėna ime, kur mundet, shkruan. Prandaj ajo di pothuajse tė fshehtat e ēdo familjeje tė fshatit tonė. Te nėna vijnė edhe gjyshja, edhe motra e gjyshes.
- Pėrgjigju vėllait me njė letėr, - i thotė nėnės gjyshja.
- Tani s'kam nge... Mė vonė... Po letėr dhe zarf keni sjellė?
- Kam sjellė, - pėrgjigjet gjyshja, duke nxjerrė qė poshtė pėrparėses sė saj tė zezė njė copė letėr dhe njė zarf, tė cilat i vė mbi tryezė.
- Do ta shkruaj pastaj, - thotė nėna ime, duke vėshtruar si padashur letrėn dhe zarfin. - Kur tė kem kohė.
- Ti s'ke kurrė kohė! - kėlthet gjyshja. - Sa keq qė s'di vetė tė shkruaj. S'na kanė mėsuar shkrim e kėndim, dhe prandaj ne mbetėm nė errėsirė ... Haj, shkruaje tani!
Nganjėherė nėna ja plotėson dėshirėn. Merr penėn e bojėn dhe i thotė gjyshes:
- Ē'ke pėr t'i shkruar?
Duhet t'u pėrgjigjem pyetjeve tė tij. Vetėm kaq. A nuk tė kujtohet pėr se mė pyeste ai? Ēfarė mė shkruante? Ėshtė shėndoshė e mirė, punon si mė parė dhe do tė kishte qejf tė vinte. Dhe ti shkruaj tani: kam dėshirė qė ai tė vijė, kam dėshirė ta shoh, ta pėrqafoj... Se u bėnė dyzet vjet qė s'e kam parė...
Nėna nxjerr letrėn e tė vėllait dhe e rilexon nė heshtje. Ndėrkaq gjyshja vazhdon tė thotė:
- Por mė shumė se ēdo gjė kam dėshirė... shkruaji... qė ai tė vijė e tė martohet kėtu, sepse nuk mund tė rrojė pėrjetė si heremit... Kam dėshirė, djali im i dashur... shkruaji... qė ti tė kesh fėmijė, siē kanė gjithė bota. Sepse tė kesh fėmijė ėshtė njė gjė e nevojshme dhe ėshtė njė lumturi e madhe. Dhe kėtė ta thotė jot'ėmė, qė ka pasur plot dymbėdhjetė... Dhe dua, o Rotilio, qė ti tė ndėrtosh njė shtėpi tė mirė... dhe plot gjėra tė tjera do tė doja... Dhe pastaj shkruaji qė unė sė shpejti do tė mbyll sytė pėrjetė... e ndjej kėtė... dhe, ndoshta, nuk do tė mund ta pėrqafoj mė kurrė... Vaj medet!... Sikur tė kisha krahė, do tė fluturoja te ti, o Rotilio... Dhe unė tė bekoj, biri im Rotilio, djali im i mbarė, i dėgjueshėm...
- Sht! - ja bėn nėna, duke e lexuar letrėn deri nė fund. Ajo nuk ka dėgjuar asnjė fjalė nga ato qė ka thėnė gjyshja. Ajo merr njė pamje serioze, fut mengadalė penėn nė shishen e bojės dhe mendohet njė hop, duke mbajtur penėn gati. Sė fundi fillon tė shkruajė: “I dashur djalė! (Kėtu nėna vėren se pena lėshon bojė; ajo e pastron atė pas flokėve tė saj, pastaj e fshin me gishta dhe vazhdon tė shkruajė.) Me shėndet jemi tė gjithė mirė dhe shpresojmė se letra jonė edhe ty do tė tė gjejė mirė me shėndet.”
Nėna pushon sė shkruari, e njom pėrsėri penėn nė shishen me bojė dhe bie prapė nė mendime.
- Dhe mos harro t'i shkruash, - vijon gjyshja, - se unė kam qenė pak me tė ftohtė. Por tė mos bėhet merak, se tani jam mė mirė. Dhe thuaji se sivjet u bėnė shumė fiqtė, dardhat dhe specat, kurse bereqeti s'u bė dhe prandaj njerėzit kėrkojnė poshtė e lart ndonjė punė. Dhe shkruaji se nga viti nė vit nė fshatin tonė mbeten gjithnjė e mė pak njerėz. Tė gjithė ngrihen sė kėtejmi dhe arat i mbulon bari. Disa martohen, tė tjerė vdesin. Por, lavdi Zotit, lindjet janė mė tė shumta se vdekjet ...
- Sht! - e ndėrpret pėrsėri nėna dhe vazhdon tė shkruajė: “Kėtu, biri im i dashur, bien shira dhe bėn ftohtė. Viti s'qe hiē i mbarė dhe bile as manat nuk u bėnė sivjet. Jot motėr ėshtė plakur shumė, hallet e shtėpisė e vunė poshtė dhe fėmijėt i ka pasur gjithnjė mė shumė tė sėmurė se tė shėndoshė. Zaten, nė fshatin tonė ka plot tė sėmurė, dhe rreth e rrotull s'tė zė syri veēse varfėri... Lum si ju qė rroni nė Amerikė!... Edhe kafshėt nė Amerikė janė tė lumtura!”.
Dhe prapė im mė zė e mendohet.
- Ku ke mbetur? - e pyet gjyshja.
- Mos ma ndėrpre fillin e mendimeve.
- Po ē'i shkrove?
- Ta lexoj pastaj, - pėrgjigjet nėna dhe fillon pėrsėri tė shkruajė.
Te dera dikush troket. Nėna as qė e dėgjon. Pėrsėri trokitje.
- Dikush troket, - thotė gjyshja.
Hyrė! Kush ėshtė? - thėrret nėna, duke ngritur kokėn.
Hyn njė fqinjė qė fillon menjėherė tė dėrdėllitė. Gjyshja i dėgjon me kėnaqėsi dėrdėllitjet e saj. Im mė e vė letrėn mėnjanė. Pastaj ngrihet papritmas dhe thotė:
- M'u bė vonė. Duhet t'i pregatis drekėn tim shoqi.
- Po letrėn? - pyet gjyshja.
- Do ta mbaroj mbrėmanet, nė dritėn e llambės.
- Po a tė kujtohen ato qė tė thashė?
- E di unė se ē'duhet t'i shkruaj.
Gjyshja del, kurse im mė fillon tė bėjė drekėn. Pasi na jep pėr tė ngrėnė, pastron tryezėn dhe ulet pėrsėri tė shkruajė, E lexon edhe njė herė letrėn e tė vėllait, mandej lexon letrėn e saj, tė cilėn e gris dhe bėn njė tjetėr. Nė rreshtat e parė i dėrgon tė fala tė zakonshme dhe pastaj hyn nė temė: “Tė lutem, djali im i dashur, ecė sa mė parė te ne. Kthehu nė fshatin ku linde dhe hap shtėpi e krijo familje si gjithė njerėzit. Se pėr ata qė kanė para, edhe qielli, edhe toka kėtu janė tė bukur; pėr ta blerojnė vreshtat, pėr ta piqet gruri ndėr ara. Kurse unė, jot'ėmė, e hėngra ēairin: njėherė e njė kohė isha si ndonjė filiz i njomė, i blertė, kurse tani jam zbardhur nga flokėt si ndonjė dele... A tė kujtohet njė gjėzė, ose, mė mirė tė themi, njė gjėzė - pėrrallė? “Na ishte njėherė njė mbret, qė u nis tė shikonte mbretėrinė e tij. Njė ditė, tek po ecte kaluar...”. Ah, biri im, po mė pėlcet zemra nga dėshira qė tė tė shoh edhe njė herė me sy. Tani ta kam harruar zėrin, ta kam harruar ngjyrėn e flokėve”.
Duke fantazuar dhe pa u kujdesuar fare pėr rrjedhshmėrinė e tregimit, im mė e shkruan shpejt e shpejt letrėn, pa i vėnė veshin as dėrdėllitjes sonė nė cepin tjetėr tė tryezės, as zhurmės qė vjen nga rruga.
Hyn motra e gjyshes dhe i thotė:
- Mirė mbrėma, Konēeta.
Nėna nuk e dėgjon. Ajo vazhdon tė shkruajė, duke ngjyer penėn nė shishen e bojės nė krye tė ēdo dy fjalėve dhe duke ngritur herė-herė kokėn, sikur kėrkon tė vejė njė farė rregulli nė mendimet e saj: “Tani nuk dimė se si je: i gjatė apo i shkurtėr. Se kanė kaluar dyzet vjet qė kur vajte nė Amerikė, dhe koha sigurisht qė tė ka ndryshuar, ashtu siē e ka ndryshuar uji i shiut ngastrėn tonė, tė cilėn ti e shkriftoje dikur me shatė. Ti e di qė ujėrat e gėrryejnė tokėn dhe e shpien dheun nė det, ashtu siē e shpien vitet jetėn e njeriut drejt vdekjes. E ti sigurisht do tė jesh plakur, gjersa flokėt e mi janė bėrė mė tė bardhė se mielli. Mė tė bardhė se mielli i grurit, me tė cilin bėhet buka, ajo bukė qė ėshtė mė e shijshme se karamelet...” “Dhe njė ditė prej ditėsh mbreti sheh njė plak qė gėrmon tokėn. E ndal kalin dhe i thotė plakut: “Tungjatjeta, o krimb i dheut! “Mirė se vjen o luftėtar! pėrgjigjet fshatari plak. Dhe mbreti: “A shikon larg syri yt?” “Jo aq larg” pėrgjigjet fshatari... “Edhe syri i sat ėme nuk sheh shumė larg...” Mbreti e pyet: “Po a ka rėnė ndonjėherė nė shtėpinė tėnde zjarri?” Atėhere fshatari thotė, pa u turbulluar: “Po, tri herė, zotėri”. “E bardhė ėshtė maja e kokės sate?”, e pyet prapė mbreti. “E bardhė, - pėrgjigjet fshatari, - e bardhė si jotja.” E kjo do tė thotė se qė tė dy i kishin flokėt tė thinjur... Dhe unė nė mendjen time them se edhe maja e kokės sate tani do tė jetė e bardhė, se ti je dhjetė vjeē mė i madh se jot motėr, sė cilės i janė thinjur flokėt fare”.
Im mė ngre kokėn:
- Ti qenke, teto? Ē'po bėn? Po shkruan?
- Po shkruaj... Po i shkruaj tim biri.
- Pse, yt bir paska shkuar nė Amerikė?
- Uh, sa budallaqe jam!... Po i shkruaj Rotilios.
Zėri i sim mėje bėhet i mbytur dhe i ngjirur dhe sytė e saj njomen nga lotėt.
- Ē'ka, ndonjė lajm tė keq?
- Po i shkruaj tė vijė, se mė ka marrė malli ta shoh.
- Oh, biri i tetos!
- Sa shpejt fluturon koha, o teto! Kur iku ai, unė isha ende ēupėrlinė. Kurse tani kam vetė njė djalė, qė ėshtė bėrė pėr t'u martuar.
- Unė erdha tė tė lutem tė mė shkruash njė letėr pėr kushėrirėn tėnde tė parė.
- Po, edhe lzabela ka tridhjetė vjet qė ka. vajtur nė Filadelfia.
- Tridhjetė vjet, jo shaka!
- Njeriu mund tė vdesė pa u parė mė kurrė, pa u takuar mė...
- Ē'janė kėto mendime ogurzeza, moj bijė!
- Edhe im bir kėrkon tė niset... Do tė niset, dhe pėr mua ka pėr tė qenė i humbur.
- Nė atė vend tė largėt, - thotė tetoja duke psherėtirė, - fėmijėt tanė zėre se vdesin, pėr ne, zėre se vdesin qė kur mbushin njėzet vjet.
- Njėzet vjet, teto! - pėrsėrit nėna ime. - Bota ėshtė bėrė e madhe, dhe tė gjithė ikėn, arat mbetėn tė shkreta dhe fshatrat u boshatisėn... Dhe ne, nėnat e shkreta, mbetemi fillikat me zemrėn tonė tė plagosur. Ē'hall i madh, moj teto, tė jesh nėnė nė kėto viset tona! Ē’hall i madh, moj teto!...
Dy lot tė mėdhenj i ben nė karahėror, dhe atė mbrėmje ajo s’ėshtė mė nė gjėndje tė shkruajė gjė.