GIUSEPPE TOMASI DI LAMPEDUSA
(1896-1957)


U lind mė 23 dhjetor 1896 nė Palermo, nga familje aristokrate (e princėrve tė Lampeduzės). Nė vitin 1954 fillon tė shkruajė romanin e famshėm “Gatopardi”, por e ndėrpret pėr t’iu pėrkushtuar “Kujtimeve tė fėmijėrisė”. Mė vonė shkruan edhe proza tė tjera tė rėndėsishme, mė 1957 vdes papritur nga njė sėmundje e rėndė. I refuzuar pėr t’u botuar nga “Mondadori”, “Gatopardi”, gjen rrugėn e botimit mė 1958, te “Feltrinelli”. Korr sukses tė madh. Ky libėr fiton ēmimin e madh “Strega”, mė 1959. Ėshtė pėr t’u shėnuar se nė gjallje tė autorit nuk u botua asgjė prej tij.

Pėrktheu Bujar Doko




LUMTURIA DHE LIGJI




Nė autobus ai i pengonte tė gjithė.
Njė dosje e trashė me gjithfarė shkresash, njė pako e madhe nė dorėn e majtė, njė shall i shpėshtjellė me push tė pėrhimtė, njė ēadėr qė ishte gati pėr t'u hapur - tė gjitha kėto e pengonin dhe s'e linin tė nxirrte biletėn e udhėtimit. U desh ta lėshonte pakon mbi tryezėn e vogėl tė fatorinos, por atėhere nga tryeza ranė pėrdhe disa tė holla dhe ai u mundua tė pėrkulej pėr tė mbledhur ato monedha tė vogla; nė pjesėn e prapsme tė makinės u dėgjua njė hungėrimė pasagjerėsh, qė kishin frikė se nga shkaku i lėvizjeve tė tij dera, qė mbyllej automatikisht, do t'u zinte kindat e palltove. Ai u fut me pahir nė rreshtin e dendur tė njerėzve, qė po mbaheshin pas parmakėve. Ishte njė burrė i hollė, i thatė, por barra qė mbante nė duar e bėnte mė tė trashė se njė murgeshė qė ėshtė veshur me shtatė palė funde. Duke rrėshqitur nėpėr dyshemenė e ndragėt dhe duke ēarė udhėn midis kaosit tė urryer tė autobusit, qė ishte mbushur plot me njerėz, ai shkaktoi njė pakėnaqėsi tė pėrgjithshme: shkelte kėmbėt e tė tjerėve dhe tė tjerėt shkelnin kėmbėt e tij; pasagjerėt e shanin dhe kur, befas, dėgjoi prapa shpinės njė fjalė prej tri rrokjesh, qė prekte nderin e sė shoqes, ktheu kokėn pėr krenari dhe atėhere ju duk se kishte ditur t'i jepte vėshtrimit tė tij tė shuar njė shprehje mjaft kėrcėnuese.
Autobuzi po kalonte rrugėve, gjatė fasadave me njė stil baroku tė rėndė, qė dukej sikur mundoheshin tė fshihnin vobekėsinė e shtėpive, e cila prapėseprapė qiste krye nė ēdo hap. Para syve tė pasagjerėve kalonin dritat e zverdheme tė magazinave, qė qenė ndėrtuar tetėdhjetė vjet mė parė.
Kur u afrua te stacioni i tij, ai i ra ziles pėr tė paralajmėruar shoferin se kishte ndėrmend tė zbriste, u pėrplas edhe njė herė pas ēadrės dhe sė fundi u gjend nė njė metėr katror trotuari tėrė plasa, qė i pėrkiste atij. Atėhere ju mbush mendja se kuleta e tij kishte ngelur e padėmtuar dhe mori frymė i lehtėsuar e i kėnaqur.
Nė kuletė kishte tridhjetė e shtatėmijė e dyqind e dyzet e pesė lireta – “e trembėdhjeta rrogė”1), qė i ishte dhėnė para njė orė dhe qė do ta shpėtonte nga shumė andralla: nga shpjegimet me pronarin e shtėpisė, qė tregohej aq mė tepėr kėmbėngulės sepse edhe vetė ndodhej ngushtė ekonomikisht dhe prandaj priste tė merrte mė nė fund prej tij borxhin nėntėmujor pėr qiranė e banesės; nga vizitat e pėrfaqėsuesit tė rregullt tė njė dyqani ku qe blerė me kėste njė xhaketė me gėzof lepuri pėr tė shoqen (“Tė shkon shumė mė tepėr se mantoja: me tė ti dukesh shumė mė elegante, e dashura ime”): nga vėshtrimet plot neveritje tė tregtarit tė peshkut dhe tė atij tė perimeve. Me ato katėr kartmonedha tė mėdha ai s'kish pse tė trembej mė nga pagesa mujore e dritės elektrike, nuk do tė vuante duke parė kėpucėt e grisura tė fėmijėve, nuk do tė vėshtronte me shqetėsim flakėn e drithėruar tė gazit tė lėngshėm. Sigurisht, ajo shumė tė hollash nuk ishte ndonjė pasuri, nuk ishte aspak pasuri, por ajo premtonte njė shpėtim tė pėrkohshėm nga hallet - shpėtim, qė ėshtė lumturia e vėrtetė pėr varfanjakėt. Pastaj, s'ishte ēudi qė, mbasi tė kryheshin tė gjitha shpenzimet, tė mbeteshin ndonja dymijė lireta pėr tė kremtuar Krishtlindjet.
Por ai kushedi sa herė e kishte mbajtur nė duar “rrogėn e trembėdhjetė”, e prandaj gėzimin qė po ndjente nė atė ēast nuk mund ta kundronte si njė burim tė vėrtetė lumturie. Sidoqoftė, tani i ishte bėrė zemra mal dhe gjithshka rreth e rrotull i dukej e ēelėt si ngjyra e trėndafilit. Po, si ngjyra e trėndafilit, bash si ngjyra e pakos sė ēmueshme e tė rėndė, nga e cila i dhimbte krahu i majtė. Para njė ore ai kishte dalė nga zyra me njė kulaē tė madh pashkėsh, qė peshonte shtatė kilogram dhe qė i sillte gėzimin qė tani mezi po e pėrmbante. S’mund tė thuhet se ishte fort i entuziazmuar nga ajo pėrzierje e dyshimtė mielli, sheqeri, vezėsh dhe rrushi tė thatė. Pėrkundrazi, po ta shihje hollė e hollė, ajo as qė i kishte pėlqyer ndonjėherė. Por njė dhuratė shtatė kilogramėsh si kjo pėrnjėherėsh! Ky bollėk i njėanshėm, por prapė bollėk, nė shtėpinė e tij, ku sendet bliheshin me gram dhe me gjysma litrash! Merre me mėnd, kulaēi i pashkėve nė dollap, ndėrmjet etiketave tė pavlefshme nė kutitė e zbrazėta! Sa fort do tė gėzohej Marija! Sa shumė do tė ngazėlleheshin fėmijėt, tė cilėt dy javė rresht do tė endeshin nėpėr mbretėrinė e panjohur tė begatisė e tė bollėkut!
Por ajo vanilinė, ai karton me ngjyra, ai kulaē pashkėsh u sillte gėzim tė tjerėve. Ai pėr vete ndjente njė tjetėr lloj gėzimi - njė gėzim shpirtėror, tė pėrzier me njė farė kryelartėsie tė ėmbėl: po, po zotėrinj, njė gėzim shpirtėror!
Pasi u kishte dorėzuar nėpunėsve tė hollat nėpėr zarfet dhe u kishte uruar tė gjithėve festėn e Krishtlindjeve, shefi i zyrės, me njė shpirtmadhėsi tė theksuar, qė vėrehet zakonisht te shefat e vjetėr, siē ishte edhe ai vetė, kishte njoftuar se kulaēi shtatė kilogramėsh, qė zyra e kishte marrė si dhuratė nga njė firmė e madhe, do t'i jepej nėpunėsit mė tė denjė dhe se prandaj ai u lutej kolegėve tė dashur qė tė zgjidhnin nė rrugė demokratike (pikėrisht kėshtu kishte thėnė) dhe pa vonesė fatlumin qė do
tė merrte kulaēin.
Ndėrkaq kulaēi i pashkėve spikatėte nė mes tė njė tryeze shkrimi; ishte njė kulaē i madh, i paketuar nė mėnyrė hermetike, “I rėnduar prej parandjenjash”, sikundėr do tė kishte thėnė nė njė rast tė tillė po ai shef zyre kėtu e njėzet vjet mė parė, kur mbante kėmishė tė zezė. Kolegėt kishin filluar tė qeshnin e tė bisedonin, e pastaj qė tė gjithė, dhe nė radhė tė parė vetė drejtori, kishin shpallur emrin e fituesit. Ky e ndjeu veten tė lumtur duke menduar se kolegėt ishin tė kėnaqur nga puna e tij dhe se sė afėrmi nuk i kanosej rreziku i ndonjė pushimi, - me njė fjalė, ky qe pėr tė njė triumf i plotė. Dhe pastaj asgjė nuk mundi t'ia thyente zemrėn: as treqind liretat qė u detyrua tė shpenzonte nė kafenenė e katit tė parė, nė dritėn e diellit qė po perėndonte dhe tė neonit tė mugėt, kur kishte qirasur shokėt me kafe, as pesha e pakos, as fyerjet nė autobus, tė cilat i kishte dėgjuar mė sė miri, as vetė fakti qė thellė nė zemrėn e tij ai e kuptonte se kundrejt tij ishte shfaqur njė dhembshuri fyese, sepse e kishin kundruar si mė nevojtarin nga tė gjithė nėpunėsit; ai ishte me tė vėrtetė shumė i varfėr dhe prandaj nuk mund t'u lejonte barėrave tė kėqia tė kryelartėsisė qė tė mbinin atje ku s'kishte vend pėr to.
Ai u drejtua pėr nė shtėpi duke kaluar nga njė rrugė e vjetėr, qė ishte dėmtuar nga bombardimet pesėmbėdhjetė vjet mė parė. Ajo rrugė e nxori te njė shesh i vogėl, nė njėrėn qoshe tė tė cilit gjendej njė shtėpi e vogėl, qė ngjante si njė shtėpi prej letre.
Pėrshėndeti gjithė gėzim portierin Kozimo, qė fitonte para mė shumė se ai dhe qė pėr kėtė arsye e vėshtronte me pėrbuzje. Nėntė shkallare, tri shkallare, nėntė shkallare; nė kėtė kat banonte kavalieri N. Merre me mend! Vėrtet ai kishte njė automobil “F'iat-1100”, por, ama, kishte edhe njė grua plakė tė shėmtuar dhe tė pamoralshme. Nėntė shkallare, tri shkallare, pas tė cilave ai shkau dhe mend u rrėzua; nėntė shkallare: apartamenti i doktor Sempronios. S'ka ku tė vejė mė keq! I biri ishte njė pėrtac i madh, i shkalluar pas motoēikletave, hajati i apartamentit ishte gjithnjė i zbrazėt. Nėntė shkallare, tri shkallare nėntė shkallare: apartamenti i tij, apartamenti i njė njeriu tė mirė, tė ndershėm, tė nderuar, tė shpėrblyer - apartamenti i njė llogaritari tė shquar.
Ēe1i derėn dhe u gjend nė njė korridor tė ngushtė, qė kundėrmonte erė qepė tė fėrguara. Pasi lėshoi mbi njė syndyq tė madh pakon e rėndė, dosjen dhe shallin e trashė, thirri me zė tė lartė:
- Marije, eja kėtu shpejt! Pa shiko ē'gjė madhėshtore, e bukur!
Nga kuzhina u duk e shoqja me njė pėrparėse bojė qielli, qė ishte plot me njolla yndyre; duart e saj, tė skuqura nga larja e teshave, ishin mbėshtetur mbi barkun, i cili kishte humbur ēdo lloj forme nga lindjet e shumta. Fėmijėt e tij qurravecė u mblodhėn rreth atij monumenti nė ngjyrė trėndafili e zunė tė hidheshin pėrqark tij, pa guxuar ta preknin me dorė.
- Mirė, po rrogėn a e solle? S'mė ka mbetur asnjė liretė.
- Ja tek e ke, shpirtja ime. Unė po mbaj vetėm dyqind e dyzet e pesė lireta. Por vetėm shiko kėtė send tė mrekullueshėm!
Dikur Marija duhej tė kishte qenė e bukur: deri para disa vjetėsh kishte pasur njė fytyrė tė vogėl, tė mprehtė, tė ndriēuar nga ca sy tė vegjėl, tinzarė. Tani, nga grindjet e vazhdueshme me bakejtė, zėri i saj ishte bėrė i vrazhdė, jetesa e keqe ia kishte prishur ngjyrėn e lėkurės dhe mendimet shqetėsuese pėr tė ardhmen, qė i paraqitej e mjegulluar dhe e mbushur me shkėmbinj tė rrezikshėm, e kishin shuar shkėlqimin e syve tė saj. Nga Marija e mėparshme kishte mbetur vetėm njė shpirt shenjtoreje, disi i egėrsuar e jo fort i dhembshur, kishte mbetur njė mirėsi e thellė, qė ishte e detyruar tė shfaqej nė llomotitje e ankesa, si edhe njė kryelartėsi klasore, qė nuk i zhdukej kurrė. Marija ishte mbesė e njė mjeshtri tė famshėm kapelesh nga rruga “Indipendenca” dhe i vinte disi rėndė kur mendonte prejardhjen e Xhirolamos sė saj, tė cilin prapėseprapė e adhuronte, siē mund tė adhurohet njė fėmijė budalla, por i shtrenjtė.
Vėshtrimi i saj i ftohtė ra mbi pakon nė ngjyrė trėndafili.
- Mirė. Nesėr do t'ia dėrgojmė avokatit Rizme. Ne jemi shumė tė detyruar kundrejt tij.
Para dy vjetėsh avokati i kishte ngarkuar Xhirolamos njė punė tė ngatėrruar llogarie dhe jo vetėm ia kishte paguar, por edhe e kishte thirrur bashkė me tė shoqen pėr drekė nė apartamentin e tij, qė ishte i stolisur me tablo abstrakte dhe qė vezullonte nga dritat. Kur qe ulur nė tryezė, llogaritari kishte vuajtur si ndonjė qen i humbur, duke mallkuar kėpucėt e ngushta qė i kishte blerė posaēėrisht pėr kėtė vizitė. Dhe tani, nga shkaku i atij, Severioja i tij, vogėlushja Xhuzepina, ai vetė do tė detyroheshin tė hiqnin dorė nga e vetmja mundėsi qė po u paraqitej prej aq shumė vjetėsh pėr tė shijuar bollėkun!
Ai vajti me vrap nė kuzhinė, rrėmbeu njė thikė dhe u mat tė priste kordelėn nė ngjyrė ari, tė cilėn e kishte lidhur aq hijshėm njė punėtore e zellshme nga Milanoja, por dora e kuqe e sė shoqes i preku supin:
- Xhirolamo, mos u bėj fėmijė. Ti e di vetė qė ne duhet t'i jemi mirėnjohės Rizmes.
Kėtė e thoshte Ligji, Ligji i kapelebėrėsve tė ndershėm.
- Po ky ėshtė njė shpėrblim, shpirtja ime, ėshtė njė njohje e meritave tė mia, ėshtė njė shenjė nderimi!
- Lėri ato. Se mos marrin erė kolegėt e tu nga tė tilla ndjenja delikate! Kjo qė tė kanė dhėnė ėshtė njė lėmoshė, Xhiro, njė lėmoshė dhe asgjė mė shumė.
Ajo e thirri me emrin Xhiro, siē e kishte thirrur dikur nė atė kohė kur, i pamartuar, ai i vinte rrotull dhe kur sytė e saj, tek tė cilėt tani vetėm ai mund tė gjente hijeshinė e dikurshme, i buzėqeshnin.
- Nesėr ti do tė blesh njė kulaē tjetėr pak mė tė vogėl, neve do tė na mjaftojė dhe do tė marrėsh katėr qirinj tė kuq, nga ata qė ka nė vitrinėn e magazinės sė Standit. Do tė bėjmė njė festė pėr kokė tė festės.
Tė nesėrmen ai mori me tė vėrtetė njė kulaē qė nuk dihej se nga vinte; veē kėsaj mori jo katėr, por dy qirinj tė ēuditshėm dhe, me anė tė njė zyre tė posaēme, ia dėrgoi kulaēin e tij vigan avokat Rizmes, gjė qė i kushtoi edhe dyqind lireta.
Veē kėsaj, mbas Krishtlindjeve atij ju desh tė blinte edhe njė kulaē tjetėr, tė cilin e preu feta-feta dhe e shpuri nė qendrėn e tij tė punės, sepse shokėt e kishin qortuar me tė qeshur se ai nuk i kishte lėnė tė provonin qoftė edhe njė thėrrmijė nga shpėrblimi i vet madhėshtor,
Por fatin e kulaēit tė parė e mbuloi misteri.
Ai vajti nė agjencinė “Rrufeja” pėr tė marrė vesh nėse kishte arritur dhurata e tij nė vendin e caktuar, apo jo. Atėhere i paraqitėn me paturpėsi njė regjistėr nėnshkrimesh, qė vėrtetonin se kėtė apo atė send e kishte marrė i interesuari; nė regjistėr dukej firma e shėrbėtorit tė avokatit, e shkruar shkel e shko.
Po ē’ėshtė e vėrteta, mbas festės erdhi njė kartvizitė “me mirėnjohjen mė tė thellė dhe urimet mė tė mira”.
Nderi i familjes kishte shpėtuar

--------------------------------------------------
1) Nė Itali punėtorėt dhe nėpunėsit marrim nganjėherė nė fund tė vitit njė shpėrblim nė tė holla, qė ėshtė sa njė rrogė mujore.