Nuk e di po është vendi i saktë këtu për të hapur këtë temë, shpresoj mos të jem gabim.. nuk po gjej dhe dot diçka të ngjashme.

Dua të hapë këtë temë për të kujtuar prapë rregullat që do na ndihmojnë të mbajmë forumin e informatikës të organizuar.


Një problem shumë seriozë janë temat në f.sh.i të cilat si përgjigje-postim kanë pyetje të tjera (nga vet autori ose nga autorë të tjerë). Që ti bie shkurtë.. çuna me këto tema është bërë lëmsh dhe nuk merr vesh i pari të dytin.

Ju lutem i rezistoni dëshirës të pyesni diçka pa lidhje të fortë brenda në një temë tjetër.. e kuptojë që provizorisht kjo duket shumë praktike por në përgjithësi kjo bën vetëm keq.

-Kur doni të pyesni diçka hapni një temë të re po nuk ekziston
-Kur hapni një temë e vazhdoni bisedën aty.. i rezistoni dëshirës të vazhdoni bisedën në një tjetër temë vetëm se aty ndodhet atë çast dikush që mundet tu përgjigjet.. besoj mundeni ta ftoni atë person tu shkruaj tek tema që ju keni hapur.

Është e rëndësishme ta mbajmë forumin të organizuar, shikoni këtë temë.. aty bëhet nami.. biseda është zgjeruar, janë bërë plot pyetje të tjera pa shumë lidhje, si pasojë janë dhënë përgjigje të pa lidhura me temën origjinale. Kjo ka si pasojë që plot informacion aty të kthehet në i pa vlefshëm.. aty mund të jenë bërë pyetje fantastike dhe mund të jenë dhënë po ashtu përgjigje shumë të mira.... por më e mundshmja është se të gjitha këto do ngelen pa shfrytëzuar.. kush ka oreks të gërmojë në një temë me 27 faqe, ose kush mundet ta imagjinojë që përgjigja e një pyetjeje që dikush ka ekziston aty??!


f.sh.i = forumi shqiptar i informatikës