Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30

Tema: Ndoc Gjetja

  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Ndoc Gjetja

    SIKUR

    C'mrekulli do te kishte qene
    sikur te jepnin qe sot doreheqjen
    presidenti dhe cdo lloji ministri!
    Dhe ta merrte pushtetin
    Shpirti.


    NJESHIT

    Ne rendin e pafund te numrave te plote
    matematikisht, ti je me i vogli
    por, ti papritur u bere i madh
    ne saje te zerove qe te shkojne pas.


    QYTETI I IDEVE

    Poetet jetojne ne Qytetin e Ideve
    ne lagjen e Ndjenjave
    ndane bulevardit te Enderrave
    ne shtepine e Fantazise
    ne dhoma pa sende rrethe e rrotull

    Aty s'ka kuzhine me erna gjellesh
    as WC
    as tule grash te cilat me shikime
    sikur te hedhin spec ne shqisa

    Kohet e fundit edhe ne ket qyetet
    Tregu i Lire ka filluar te ngreje dyqane
    Parashikohet qe fisi i poeteve te zhduket
    si lekurkuqet e Australise
    nga dyndja e madhe e parexhinjeve

    Parashikohet nje lulezim i kultit te pertypsit
    nje tkurrje e kobshme shpirtrash
    perpara Shen vetures
    nje konsum i papare i letres higjenike
    dhe nje stokllek i madhe hallesh popullore
    te mbetura pa zgjidhje.

    Parashikohet ardhje e nje dite kur poeti
    ky banor i lashte i Qytetit te Ideve
    si MOhikan i fundit do te locise me vete
    shpetimin tuaj
    dhe mbrojtjen tuaj
    nga vetja juaj
    o njerez,
    Amin.


    DASHURISE

    O Perendeshe e gjithe pushtetshme
    e universit mashkull femer
    Bej c'te duash me veten time
    jam instrumenti yt i vjeter.

    Ne jete me solle kaq shume dhimbje
    dhe shqetesime pambarim
    po s'jam ankuar kunder teje
    as me goje e as me shkrim.

    Te jam nenshtruar e te nenshtrihem
    gjersa ne bote te jem i gjalle
    neden pushtetin tend te perbotshem
    me plqen te jem nje skllav

    Ma ktheve gjuhen ne percartje
    me bere plak me shpirt femije
    here me hodhe cefinin kraheve
    here me ngrite gjer ne yje.

    Me hidh ne zjarr, ne det, ne ferr!
    Me hidh ne balte, me hidh ne hon!
    Vec te lutem mos me ler
    ne ate vend ku ti mungon.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Nje tjeter nGa Gjetaj

    Femrave

    Pa ju ne jemi gjysma njerzish
    se ju per ne jeni gjysma tjeter
    Tek dashuria behemi te plote
    as te manget e as te tepert

    Sikur te dija te thurja sentenca
    ashtu sic fatmiresisht ben Saadiu
    Juve do tju jepja metaforen Vreshta
    Per vete do te metaforen shiu.

    Me sa me kujtohet. Ndonje varg mund te jete pak i cale, por kjo ishte me e mira qe mund te riprodhoja.

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    nga N. Gjetja enkas per nitin.

    LOJE DASHURIE.

    Ti je mbreteresha dhe une jam mbreti
    E ngjitem fronin me ane te puthjes.
    S'pushtuam askend vec njeri tjetrit
    Asnjeri s'e ndjeu shijen e mundjes

    Ne s'kemi nevoje per kushtetute
    ne marredheniet tona sondon kaosi
    nen cipen e hille te mirsjelljes se bute
    tani ben ligjin vetem Erosi.

    Nuk di deri kur do mbahet ne kembe
    mbreteria jone ne crregullim te plote
    por casti i renies s'do jete i rende
    do biesh mbi mua qe jam shtrire poshte.



    nga libriu i tij i fundit: "Dhjata ime" (ka te drejte Ndoci qe i do femrat, ne bejme dashurine pa te cilen ju nuk jeni, ose jeni sikur nuk jeni... NIT, te thashe faleminderit besoj...po?

  4. #4

    Ndoc Gjetja per veten...

    AUTOPORTRET




    Vendbanimi:
    Ne lezhe me trup dhe mendjen emigrante ne yje.
    Profesioni:
    Thures enderrash dhe mbrojtes besnik i tyre.
    Gjendja civile:
    Mbetje teknologjike e administrates shteterore
    se nuk diti t'u jape perkuljet e duhura eproreve.
    Gjatesia:
    E majftueshme per te arritur nje dite mollen e ndaluar.
    Pesha:
    Sa vetja,sa ndjenja,sa fjala e thene dhe e shkruar.
    Shenja te vecanta:
    Nje pentagram rrudhash me nota trishtimimi ne balle
    dhe nje mjeker e thinjur nga moslejimi kaq vite i saj.
    Syte:
    Kafe me nuanca te turbullta pasionesh te djegura.
    Ngjyra:
    E erret per fshehjene skuqjes nga faje te lehta.
    Titujt:
    I dekoruar Njeri qysh ne diten e lindjes nga Nena.
    Bindjet:
    Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem njeriu.
    Antipatite:
    Burrat me grada,grate me shume tule dhe miu.
    Simpatite:
    Jezusi nga Nazareti,Don Kishoti i Mances dhe Buda.
    Frikerat:
    Shendoshja e trurit,uji,zjarri dhe turma.
    Besimi:
    Ne kryqin e tij qe e mban perdite ne shpine.
    Pasuria:
    Drita e mendjes me te cilen fitoj varferine.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Ndoc Gjetja: Jeta paska qenė njė lojė tė cilėn s'paskam ditur ta luaj

    Adelina Margjoni


    Ndoc Gjetja i "shumėpėrfoluri" nė qarqet letrare tė vendit, veēanėrisht njeriu qė gjithherė i dha dorėn njeriut, talenti i padiskutueshėm, poeti me formim kulturor e botė tė mjaftueshme shpirtėrore pėr tė merituar vlerėsimet, vjen si gjithmonė para lexuesit edhe kėsaj here me fjalėn dhe portretin e tij njerėzor.

    Kur e keni shkruar poezinė e parė?
    Nuk mbaj mend nė cilin muaj apo vit. Fillesa ime krijuese ka ndodhur brenda hapsirės sė 2- viteve tė para tė gjimnazit. Atėherė kam pasur njė zakon tė keq, kurrė nuk i ruaja dorėshkrimin e poezive, mė dilnin nga qejfi, i grisja dhe shkruaja tė tjera. Kisha frikė se mos mė humbisnin dhe mi lexonin tė tjerėt. Mė vinte turp tė merrej vesh se unė shkruaj.
    Cilin konsideroni librin tuaj mė tė mirė?
    Pėr nga vlerat e kam tė vėshtirė tė veēoj ndonjerin. E konsideroj veten autor vetėm tė njė libri i cili do tė hartohej nga pėrzgjedhja e disa poezive mė tė arritura nė 8 librat e botuara deri mė sot. Nė kėtė aspekt deri nė fund tė jetės do tė arrij tė botoj vetėm njė libėr. Kam mendimin se edhe poeti mė i shquar gjatė gjithė jetės sė tij nuk arrin tė shkruaj mė shumė se njė libėr.
    Ē'kėnaqėsi ju ka dhėnė arti i krijimit poetik?
    Mė ka dhėnė dhe mė jep kėnaqėsi aq tė madhe dhe aq tė thellė sa qė unė rezervohem ta pėrshkruaj sepse e di se nuk do tė ma kuptojnė tė gjithė ata qė s'kanė prirje pėr tė kryer njė akt tė tillė hyjnor. S'besoj tė ketė lehonė qė tė di tė artikulojė me fjalė dhimbjen dhe dallimin e gezimit tė lindjes.
    Cili ėshtė poeti mė i dashur pėr ju?
    Nuk kam ndonjė poet ideal dhe i mbaj pranė zemrės tė gjithė poetėt e shquar, tanėt dhe tė huajt. Nuk rrėmbehem nga dashuria vetėm pėr poetėt e majave. I dua shumė edhe poetėt mesatarė. Nuk lė mėnjanė edhe poetėt qė s'e kanė mbi supe pelerinėn e famės. Edhe ata janė fisnikė tė oborrsisė poetike. Tė shkruash qoftė edhe njė poezi shumė tė bukur ėshtė njė punė e lartė qė s'mund ta bėjė ēdokush.
    Lexuesit e shumtė, bashkėqytetarėt tani, ju njohin si krijues e si njeri. Do ishte me interes tė dinim diēka pėr atė Ndocin e panjohur?
    Se mos e njoh dhe unė aq shumė Ndocin! Se po ta njihja nė thellėsinė e pafundme tė asaj zone qė quhet labirint i shpirtit, nuk do ta lejoja tė bėnte ca veprime qė bien ndesh me ėndrrėn e tij pėr tė shpėtuar nga gjendja e Sokratit tė vuajtur.
    A mund tė na thoni nė intimitet ndonjė veprim tė kėtij soji?
    Ja pėrshembull, u shpėrndan dashuri tė gjithėve pa dallim duke vėnė veten nė pozitėn e Shėn Budallait.
    Para disa vitesh Lezha ju ka ēmuar me dhėnien e titullit "Qytetar nderi"...
    Mė saktė, ky vlerėsim mė ėshtė dhėnė me miratimin e 1,5% tė anėtarėve tė Kėshillit bashkiak. Me kėtė rast disa anėtarė protestuan hapur duke braktisur sallėn. Ata braktisėn sallėn, por jo Ndocin. Nuk ua marr pėr keq. Ndoshta ata ishin mė realistė se sa unė qė e pranova kėtė titull si peng nga bujaria e dashamirėsve tė mi. Megjithatė, pėr protestuesit kam respekt. I ēmoj dhe i dua se janė bashkėqytetarėt e mi, pėerndryshe nuk do tė meritoja tė quhem as thjeshtė qytetar.
    Ekziston nganjėherė pėrshtypja se poezia, si njė lloj i shkurtėr i krijimtarisė letrare, ėshtė mė e favorizuara pėr nga vėshtirėsitė si proces krijues dhe koha qė kėrkohet pėr ta shkruar...
    Procesi i krijimtarisė poetike ėshtė mė i thellė, mė i gjėrė e mė kompleks nga sa mund tė duket nė pamje tė jashtme. Ka raste qė njė poezi mund ta shkruash me njė frymė ose brenda disa orėve nė mbrėmje (kjo ndodh vetėm kur me motivin e saj ke jetuar gjatė), por ka edhe poezi qė mund tė mos arrish ta pėrfundosh edhe pėr gjashtė muaj a mė tepėr. Vėshtirėsitė dhe kohėzgjatja e krijimit tė njė poezie nuk fillojnė nė ēastin e uljes pėr ta shkruar. Pėrpara se ta shkruash duhet ta gjesh, pėrpara se ta gjesh duhet ta kėrkosh e qė ta kėrkosh e ta gjesh bukur duhet njė njohje e thellė e dialektikės sė zhvillimit tė proceseve e fenomeneve tė jetės.
    Ē'mund tė na pėrmendni nga pėrvoja juaj krijuese pėr sa thatė mė sipėr?
    Poezinė "Desha" e kam shkruar nė klasė, kur isha nxėnės i maturės, brenda disa minutave dhe mė vonė nuk i kam shtuar qoftė edhe njė fjalė sepse motivi i saj mė ishte endur gjatė nė kokė. Kurse njėrėn nga poezitė e vėllimit tė parė, 'Majakovski i revoltuar" e kam vėrtitur nėpėr duar mė shumė se njė vit, duke e korrigjuar dhe pėrmirėsuar herė pas here e megjithatė e konsideroj njė nga poezitė e mia mė tė parealizuara. Poezinė "Njė shoku tė fėminisė", botuar nė vėllimin e fundit "E pėrditshme" e kam bluar nė kokė shtatė a tetė muaj dhe e kam shkruar nė tre variante, duke qenė i pakėnaqur me veten, sidomos pėr mėnyrėn se si e pėrfundoja. Fillimet dhe mbarimet e poezive mė duken mė tė vėshtira. Kam vėnė re se mė tepėr se kudo te mbylljet e poezive rrėshqas e bie nė dobėsi artistike, duke u dhėnė nė disa raste atyre njė karakter konkludues gjė qė ėshtė njė proēedurė e dėmshme, sepse bėhet nė kurriz tė nėntekstit poetik. Vargjet e fundit tė poezisė nuk duhet tė tingėllojnė si diēitura e idesė poetike tė shtjelluar nė strofat e tyre. Mendoj se nganjėherė njė shtysė pėr njė dobėsi si kjo, e jep edhe ndonjė redaktor skematik me sugjerimet qė bėn si "kusht" pėr botimin e poezisė, kėrkesa qė vetkuptohet janė subjektive.
    Kur lexojmė njė poezi tė dobėt qė na lė tė ftohtė, zakonisht themi: "E shkruar pa frymėzim..."
    Edhe mua mė ka ndodhur, jo njė herė, po disa herė, jo vetėm nė poezitė e pabotuara, por edhe nė ato qė kam botuar. Pėr kėtė sė pari, dėshiroj tė them se ēdo njeri e ka vetinė tė frymėzohet nė jetė, pra edhe ai qė nuk shkruan poezi. Pėr tė dhėnė krijime poetike me vlera tė larta ideoartistike nuk mjafton vetėm tė jesh i frymėzuar nė pėrgjithėsi nga njė proces i njė dukurie jetėsore. Frymėzimi duhet shoqėruar me pėrpjekjet pėr tė siguruar njė njohje tė thellė tė zhvillimit dialektik tė jetės, pėr tė zbuluar edhe ato anė tė veēanta e detaje domethėnėse qė shprehin thelbin e fenomenit artistik. Pėr shembull, s'ka poet qė tė mos ndjehet i frymėzuar nga nėna po tė ulet tė shkruajē njė poezi kushtuar asaj. Atėherė pse na rastis tė lexojmė poezi tė dobėta kushtuar nėnės, poezi pėr tė cilat ne themi "e shkruar pa frymėzim"? Sepse nė kėtė rast poeti ka qenė i frymėzuar nė pėrgjithėsi nga nėna, s'ka mundur tė zbulojė te figura e saj ato detaje tė veēanta, tė freskėta e origjinale qė do ta shprehnin me forcė artistike, emocionuese, madhėshtinė e nėnės.
    Ju, pėrgjithėsisht, shkruani poezi me vargje tė matura. Nė krijimet e fundit shihet se keni bėrė pėrpjekje e treguar kujdes pėr ta punuar vargun nga ana metrike. A mendoni se nė disa nga poezitė e vėllimit tė fundit, duke krijuar me masa tė njėllojta vargjes e strofa, keni krijuar njė farė monotonie?
    Edhe mua nuk mė ka shpėtuar pa e hetuar shfaqjen e monotonisė nė disa nga poezitė. Veēse atė nuk e kam kėrkuar dhe gjetur vetėm te pėrdorimi i masave tė njėllojta tė vargjeve e tė strofave, as dhe nė rrahjen e njėllojtė tė theksave, por para sė gjithash nė vetė pėrmbajtjen e tyre. Kėtė s'besoj se do ta kisha shmangur dot edhe sikur tė kisha pėrdorur format mė tė larmishme metrike. Monotonia vjen nga standartizimi i pėrmbajtjes nė disa nga poezitė si dhe nga konkludimet e pėrafėrta tė tyre.
    Janė njė varg shkaqesh qė mund t'i sjellin monotoni vėllimit tė njė poeti, si pėr shembull, trajtimi i motiveve tė pėrafėrta, gjendjet ideoemocionale tė njėrrafshta qė pėrēojnė poezitė, pėrshkrimi i ndodhive e dukurive tė jetės e plot shkaqe tė tjera. Monotonia mė e padurueshme mendoj se ėshtė ajo qė vjen kur nuk thua gjėra interesante dhe, akoma mė keq, kur pėrsėrit vetveten.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mace ..a ben ta di ne cilin vit e ka shkruar Ndoci poezine Njeshi dhe ku eshte botuar per her te pare?

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Curriculum

    Eshte qytetar i Repulikes se Dreqistanit
    i cili pati t'i munde me rradhe
    te gjitha ngasjet qe i vijne ne jete njeriut
    nga tulet e grave dhe parate e pista.


    Ai qe ne rinine e hershme
    pati enderr te behet nje apostull
    por mbeti nje prift i thjeshte province
    se ferra ia mori nje dite uraten.


    Sot i mbeshtjellur me muzgun e pleqerise
    mban ne dore penen qe e puth si kryqin
    sa here con moshe er ju dhe veten
    ne Kishen Apostolike te Poezise.

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    NJESHIT

    Ne rendin e pafund te numrave te plote
    matematikisht, ti je me i vogli
    por, ti papritur u bere i madh
    ne saje te zerove qe te shkojne pas.

    (Brar, eshte poezi e shkruar heret por qe nuk eshte botuar dot prej koses se redaksive te atehershme, ndersa botuar per here te pare ne liber eshte botuar ne librin "Dhjata ime" ndoshta edhe ne ndonje organ letrar mbas '90)

    (nderkohe vazhdoj te vras mendjen me pyetjen "pse me pyeti brari per kete poezi??)

  9. #9
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    EPITAF PER VETEN

    Ketu prehet ai qe quhej Ndoc Gjetja
    i cili pati ardhur gabimisht ne bote
    nga vetja e tepruar nxirrte vjersha
    dhe gjithe njerezit i quante shoke

    Kur pa qe enderra kalkulohej me kompjuter
    kur pa se idealet rrezoheshin ne kolltuce
    kur jepte buzeqeshje dhe merrte skermitje
    zuri syte me dore dhe vendosi te ikte.

    Dhe shkoji e hyri ne manastirin e Unit
    te shpetonte shpirtin nga gjuheligat e lehjes
    ...Pastaj e percollen ne banesen e fundit
    me shpenzimet falas nga Bashkia e Lezhes.

    Ne castin e mbrame nje hene e pergjakur
    e puthi ne balle dhe thirri "Nene"
    Mos kerkoni te dini per te me teper
    se iku sikur te mos kishte qene.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    LUTJE

    O Zot qe fatet tona ne dore i mbane
    Na ruaj nga shendeti trashaman
    na ruaj nga orekset e Sanco Pances
    na ruaj nga hija e rende e fames
    na ruaj nga faqeputhjet helmuese te Judes.
    na ruaj nga orteku rrenimtare i turmes
    na ruaj nga preardhja prej shimpanzese
    na ruaj nga thyerja e timonit te krese.
    na ruaj nga putra pushtetore e Njeshit
    na ruaj nga engjejt,na ruaj nga dreqerit.
    na ruaj perdite nga ftohja e miqesive
    na ruaj o Zot secilin prej te gjitheve
    une ruhem vete o Zot nga i ligu
    por ti me ruaj nga shoku dhe miku.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Perendia e pikellimit quhet Ndoc Gjetja.
    Nga macia_blu nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-08-2007, 04:46
  2. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 10:08
  3. C++ - Gjetja e dosjes
    Nga LeArNiNgHaCkInG nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-09-2005, 06:17
  4. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 04-05-2004, 14:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •