Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Dokumente: Masakra e Bihorit (1)

    Ēetnikėt e Pavle Gjurishiqit
    KOHA

    Dėshmi pėr masakrėn e kryer nė 82 fshatra shqiptare nė Krahinėn e Bihorit mė 5 - 6 janar tė vitit 1943 nga ana e forcave ēetnike serbo-malazeze, tė udhėhequr nga krimineli i njohur ēetnik, Pavle Gjurishiq, ku siē bėjnė tė ditur dokumentet arkivore shqiptare, brenda dy ditėve janė vrarė, therur, masakrua mbi 3.700 banorė shqiptarė

    Dokumente: Masakra e Bihorit (1)

    Qerim LITA

    Historiografia shqiptare nė dy dekadat e fundit ka bėrė pėrpjekje tė dukshme pėr zbardhjen e ngjarjeve dhe zhvillimeve politiko-ushtarake nė trevat etnike shqiptare gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pėr kėtė qėllim janė organizuar me dhjetėra simpoziume shkencore nė Tiranė, Prishtinė, Shkup etj, nė tė cilat janė ofruar fakte dhe dėshmi tė pakontestueshme pėr krimin dhe gjenocidin ndaj popullsisė civile shqiptare nga ana e forcave tė ndryshme pushtuese jugosllave (ēetnike e komuniste), siē ėshtė masakra e Tivarit, Dubrovnikut, Bllacės sė Shkupit e shumė e shumė tė tjera.

    Ėshtė e rėndėsishme tė vihet nė pah, se studiuesit shqiptarė, nė punimet e tyre studimore (ndoshta me tė drejtė), rėndėsi mė tė madhe i kanė kushtuar periudhės shtator - dhjetor 1944, kur brigadat e shumta komuniste e ēetnike jugosllave pasi ripushtuan viset shqiptare vranė, masakruan, burgosėn, torturuan mijėra civilė shqiptarė. Mirėpo, krimet sllave ndaj kombit shqiptarė nuk mund tė kufizohen vetėm nė kėtė periudhė tė shkurtė kohore, sepse ata janė kryer nė vijimėsi (sa herė qė u ėshtė dhėnė mundėsia), e qė pėr fat tė keq deri mė sot kanė ngelur nė errėsirė. Dėshmi pėr kėtė qė u tha mė sipėr ėshtė edhe masakra e kryer nė 82 fshatra shqiptare nė Krahinėn e Bihorit (Zonė neutrale midis vijės sė demarkacionit tė Shqipėrisė dhe Malit tė Zi, e cila mbikėqyrej nga autoritetet civile e ushtarake fashiste italiane), mė 5 - 6 janar tė vitit 1943 nga ana e forcave ēetnike serbomalazeze, tė udhėhequr nga krimineli i njohur ēetnik, Pavle Gjurishiq, ku siē bėjnė tė ditur dokumentet arkivore shqiptare, brenda dy ditėve janė vrarė, therur, masakrua mbi 3.700 banorė shqiptarė, qindra tė tjerė janė zėnė rob (shumica gra e vajza tė reja), mbi 15.000 janė detyruar t'i lėshojnė vatrat e tyre pėr t'u vendosur nė vende mė tė sigurta etj. Se ēfarė nė tė vėrtetė ndodhi nė kėtė krahinė shqiptare, ekskluzivisht nėpėrmjet gazetės KOHA po i shpalosim 7 dokumente (Promemorien dėrguar kryeministrit tė atėhershėm shqiptar zot. Ekrem Bej Libohovės nga ana e Komisioni tė zgjedhur enkas pėr ta konstatuar gjendjen faktike si dhe 6 dokumente tjera qė i janė bashkangjitur asaj, nė tė cilat nė mėnyrė tė pakontestueshme dėshmohet krimi dhe gjenocidi serbo-malazias mbi banorėt shqiptar tė kėsaj zone), qė gjenden nė Arkivin Qendror Shqiptar. Dokumentet nė fjalė do t'i paraqesim nė formė origjinale.

    I

    "Tiranė, me 30 Kallnuer, 1943-XXI, Shkėlqesisė Ekrem bej Libohova, Kryetar i Kėshillit tė Ministrave

    Shkėlqesi

    Nė vijim tė kthjellimeve qė patėm nderin tė Ju apim mbi ngjarjen e tmerrshme qė ndodhi nė Bihor, nė krahinat e Senicės e tė Bjelopolės, sikurse na porositėt, po paraqitim sė bashku me kėtė shkresė, nji relacion mbi ato mizorina, i forcuem me dhjetė copė dokumenta provuese. Shkėlqesia e Juaj e din vehtė se ē'masa duhet marrė pėr t'u ardhur nė ndihmė refugjatėve - gadi 10.000 shpirt - qė janė tue vuejtun keqas, si edhe mbi ēka duhet bamė qi ata mizorina mos tė pėrsėriten dhe populli mund tė shkojė nė vend tė vet. Edhe mbi atė pikė simbas porosisė sė Juaj, e kemi dhėnė mendimin tonė kėshillues. Tue qenė tė sigurt se Qeverija Mbretnore do t'a merrė parasysh kėtė ēėshtje me rėndėsin e me ngutėsin qė meriton, mbeteni me shumė nderime.

    N'emėr tė muhaxhirėve tė Bihorit

    P.S.

    I lutemi sė ndershmes Kryesi t'ia pėrcjellė sa mė parė Kryqit tė Kuq Shqiptar dokumentat origjinale, mbasi atij instituti i janė drejtue.

    II

    Promemoria mbi ngjarjet e tmerrshme nė zonėn e Bihorit

    1.- Katundet shqiptare tė Bihorit, ndėr krahinat e Senicės e tė Bjelopoles, nė zonėn qė quhet neutrale, midis Malitzi dhe Shqipnis, sepse nuk mvaret prej Administratės malazeze por as nuk asht e bashkueme me Mbretnin shqiptare , janė ba lama e nji tragjedije tė tmerrshme qi ndodhi nė ditėt 5 e 6 Kallnuer 1943.

    2.- Banorėt e atyne krahinave fatkeqe qi priteshin me padurim, por plot shpresė e besim, bashkimin e tyne me Nanėn Shqipni, sikurse e don e drejta dhe vullneti i atij populli qi ka vuejtun pėr kohė tė gjatė nėn zgjedhėn e Malazezve, u ban dėshmorė tė nji dėshire tė shejtė, ata kanė pa me sy, ndėr ato ditė tė zeza, ēka nuk ka ndodhur kurrkund ndėr vise t'ona.

    3.- Ēetnikėt malazez e serb, katėr a pesė mijė, dhe ndoshta ma shumė, nėn komandėn e Vojvodės Pavle Gjurishiq ose t'urdhėnuem prej "tij" u avitėn tinas katundeve tė Bihorit, tue kalue lumin, togje - togje, nė tė mugėt e natėn. Sa t'a kuptojė popullsia rezikun, ēetnikėt, u vėrsulėn kundėr saj si bisha t'egra dhe e filluan me terbim veprėn e tyne shnjerėzore tue prishun, tue gjegun e tue masakrue. Nė pak kohė 82 katunde u prishėn e u shfaruen. Banorėt e tyne, tė tmeruem, duelėn nė mes tė natės prej shtėpizave qė tė shpėtojnė prej zjarrit, tė veshun e tė shveshun. Por ranė nė duert e ēetnikėve t'egjėr, tė cilėt i grinė me pushkė, me thika e me shpata. Nuk kuryen as pleq, as gra, as fėmijė tė njomė. Kush shpėtoi prej dorės sė ēetnikėve, e gjet vdekjen nė bjeshkė prej tė ftohtit. Kush mundi t'i shpėtojė vdekjes tue ikur, ka me e pasė pėr gjithė jetėn nė trup e nė shpirt, vulėn e tmerit e tė vuajtjeve.

    4. - Bilansi i ditėve tragjike tė Bihorit, shkurtimisht, asht ky: Shtėpija tė djegura 1763, burra tė vramė 590; tė therun 185, gra tė vramė 340; gra tė theruna 285, fėmijė tė therun 701; tė djegun 705, tė grimė prej tė ftohtit: fėmijė 447, gra 266, burra 119, tė vdekur nga urija, tė plagosur: burra 359, gra 275, tė marrun rob (gra e vajza) 251. Pra, gjithsej, si mbas hetimeve tė bamė me shpejti, del se tė vdekurit janė 3741 dhe tė plagosunit 634. Sa pėr 251 shpirt qi mungojnė, shumica e madhe e tė cilave asht gra e vajza, kėto do tė jenė marrė rob qi t'u shėrbejnė ēetnikėve qi t'a plotėsojnė veprėn e tyne tė turpshme e shnjerzore. I takon botės sė qytetnueme t'i peshojė e t'i gjykojė kėto mizorina. Mallkimi i Zotit le tė bien pa mėshirė mbi ata q'i mendojnė e i kryejnė; dėnimi i Drejtėsis njerėzore le t'i ndėshkojė shkaktarėt e kėsaj kėrdie qi janė tregue bisha tė pashpirt.

    5.- Shkaktar kryesuer i kėtyre mizorinave mund tė quhet Vojvoda Pavle Gjurishiq, shokėt e ēetat e tij. Ay paturpėsisht pretendon se i asht shtrue autoriteteve ushtarake italiane tė Maltzi dhe se bashkėpunon me to. Vepra kriminale e kryeme kundėr Shqiptarėve tė pafajshėm e tė pamprojtun tė Bihorit e provon plotėsisht se Gjurishiqi dhe ēetnikėt e tij janė anmiq tė betuam tė fisit shqiptar. Janė gjithashtu anmiq tė papajtueshėm t'Italisė: e treguen pėrpara dhe do t'a provojnė rishtas nė ma tė parin rast tė volitshėm. Qi Pavle Gjurishiqi e organizoi planin e masakrit nė Bihor dhe ndofta e zbatoi nė vend, nuk duhet tė ketė dyshim. Dėshminat e atyne q'i banė ēetnikėt nė veprim e sipėr; shenjat qi ata lanė nė lamėn e kėrdisė s'provojnė mjaftėsisht fajin e tij. Por, veē kėtyne provave asht fakti se nuk mund tė merret me mend qi, ndėr ato vise, mund tė veprojė nji ēetė e madhe 4- 5 mijė vetėsh pa dijen e pa lejen e tij. Nė nji proklamatė tė shpallun e tė nėnshkrueme prej tij, mbas masakrit, ay thotė tekstualisht: "Tragjedija e katundit Burgjeve ka sjellė dėshpėrimin e popullit t'onė nė kulm dhe ky ka eksplodue. Populli vetė asht ēue me marrė gjakun dhe njėkohėsisht me u mbrojtė. Kanė ndodhun tmere tė pa mbajtura nė mend deri mė sot, qi ka qenė e pamundur me i ndalue. Komanda e ēetnikėve dhe kryetarėt e njėsive tė mija s'janė pjesėmarrės nė kėtė..." Qi ay gėnjen pa turp, duket faqas, sepse ēetnikėt me uniforma e me tė gjitha shenjat dalluese tė tyne: ata e kryen kėrdinė e jo katundarėt malazias. Kjo gja asht evidente, e dukshme qartėsisht, e pamohueme.

    6.- Pavle Gjurishiqi flet, nė Proklamatėn e tij, pėr "tragjedinė e katundit Burgjeve" dhe, me kėtė, don tė thotė se faji asht i popullsis shqiptare, e cila i ka dhanė shkak munxynes sė Bihorit. Kjo asht nji renė qi e akuzon dhe nuk e shfajėson. Ja si qėndron puna: Gadi dy muej ma para, malizas tė katundit Burgjeve qi nuk shkojnė me Shqyptarėt, mbassi shumė ndėr "ta" e kanė zanat grabitjen dhe janė ēetnikė, e atakuan katundin shqiptar Bular, rėmbyen 40 krenė lopė, 250 berra dhe vranė dy bari. Dy javė ma vonė, Shqiptarėt e vendit, tue drojtun dhe kėrcnime tė tjera, u mbėshtjellėn dhe shkuen nė katundin Burgjeve, ku kishin mėsue se gjindet nji pjesė e baktive tė grabitun. Atje u pritėn me pushkė prej ēetnikėve dhe kėshtu u ndes nji luftė midis tyne. Pėrfundimi asht se u vranė disa nga tė dy palėt, u dogjėn 5-6 shtėpi, por nuk u damtue as nji njeri qi nuk mori pjesė nė luftim, as nji grue nuk u vra, as nji fėmijė nuk u plagos. Asht marri e thjeshtė tė gjykohet se me ngjarjen e Burgjeve, tė shkaktuese prej malaziasve, popullsia shqiptare ka provokue ahmarrjen e Bihorit. Kryeparė vihet re se katundi shqiptar Bulari, qi u ba shkak pėr ngjarjen e Burgjeve, as nuk gjindet midis atyne 82 katundeve qė janė shkatrre prej ēetnikėve. (Vijon)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Armiku i zhduki pėrgjithmonė


    Dėshmi pėr masakrėn e kryer nė 82 fshatra shqiptare nė Krahinėn e Bihorit mė 5 - 6 janar tė vitit 1943 nga ana e forcave ēetnike serbomalazeze, tė udhėhequr nga krimineli i njohur ēetnik, Pavle Gjurishiq, ku siē bėjnė tė ditur dokumentet arkivore shqiptare, brenda dy ditėve janė vrarė, therur, masakrua mbi 3.700 banorė shqiptarė

    Dokumente: Masakra e Bihorit (2)

    Qerim Lita

    (vijon prej numrit tė kaluar)

    7.- Asht jasht menē tė thuhet se ndofta Shqiptarėt e kanė shkaktue vet ngjarjen e Bihorit. Kryeepara ata mezi presin realizimin e idealit tė tyne qi asht bashkimi me Mbretnin shqiptare. Ata e kanė kuptua mirėfilli se ēdo ngatresė e trazirė nė vend, shkon pėr dam tė tyne. Ata vullnetarisht janė ba mbrojtės tė qetėsisė e kanė luftue kundėr kryengritėsve qi kėrcnonin rendin e ri tė vendosun n'at zonė. Ata u kanė dalė zot ushtarėve dhe karabinierėve italianė, kur kėta janė ndodhur ngushtė si nė ngjarjen e Beranės ku ishin rrethue nga ēetnikėt dhe u shliruen nga Shqiptarėt -, jo pėr tjatėr, por pėr njerzi e pėr mirėnjohje kundrejt atyne ushtarėve qi kanė ardhur si shlirues tė tokave shqiptare tė Malitzi. Asht ky provokimi ma i randė pėr tė cilin i fajson Pavle Gjurishiqi, sikundėr del faqas nga Proklamata e tij q'u pėrmend ma nalt. Por, sigurisht "provokimi" asht vetėm nji fjalė pėr ta mbulue tė vėrtetėn. Realiteti asht se Pavle Gjurishiqi me shokė, kundrejt Shqiptarėve nuk ban[ tjatėr veē se me e zbatue planin ma tė gjanė tė Drazha Mihajloviqit. Baterdija e tmerrshme e Bihorit mund tė thuhet se asht zbatimi i pikės sė parė tė Planit tė kurdisun nga Mihajlloviqi, dhe tė shpallun ca kohė ma parė prej Shtypit shqiptar, ku shfaqet qartas vendimi me e shfarosun popullin shqiptar t'atine krahinave.

    8.- Tė mjeruemit e tragjedis sė Bihorit, ndėr krahinat e Senicės e tė Bjelopoles, nuk janė vetėm ata q'u shėnuan ma nalt, nė pikėn 4. Janė edhe t'ikunit nga tmeri. Kėta mbath e vdath kanė lanė plangun e shtėpinė dhe kanė marrė rrugėn e malit dhe shumica e tyne kanė dalė pėrkėtej kufinit. Nji pjesė tjatėr e madhe gjindet nė Qendrėn e Bjelopoles. Tė parėt janė 6- 7 shpirt, shumica nė Pejė. Ata tė Bjelopoles janė 4-5 shpirt. Tė gjithė gjinden mos ma keq. Tė plagosunit e tė sėmundit janė nė rezik tė madh. Sėmundje tė rėnda dhe tė rrezikshme, edhe pėr popullsinė e vendit, mund tė shfaqen nė mes tė tyne. Tė gjithė kanė nevojė pėr ndihmė tė shpejtė dhe tė dobishme. I takon Qeverisė mbretėrore t'i vendojė e t'i zbatojė me ngutėsi masat qė do t'i duken ma tė pėrshtatshme. Masat e shpejta dhe ma tė nevojshme munden me u radhitė nė kėtė mėnyrė: a) Organizimi i ndihmės, zyrtare e kombėtare, pėr muhazhirėt tė mjeruemit: strehim, veshje dhe ushqim; b) Dėrgim i shpejtė mjekėsh dhe barnash pėr tė sėmundit; c) Organizimi i rikthimit tė muhazhirėve nėpėr vendet e tyne, pasi tė vendoset atje qetėsija dhe sigurija; d) Pėrkrahje materiale qė tė mundin ata t'a rifillojnė sa mė parė punimin e tokės.

    9.- Duhet theksuar se zgjidhja e plotė e ēashtjes qėndron vetėm nė rivendosjen e banorėve nėpėr shtėpijat e vet. Por kėto u dogjėn e u shkatruan, sikundėr edhe e gjithė pasunija e tyne e lujtėshme (e tundshme -Q.L.). Prandaj duhet mendua dhe vendosun mėnyrat se qysh kėta njerėz mundin tė rivendosen nėpėr plangjet e veta e t'a rifillojnė jetėn e parė. Duhet theksue gjithashtu se n'atė vend nuk ka aspak siguri. Me kot thėnkan autoritetet e Cetinės se mbretnon qetėsija. Mbasi ikėn ēetnikėt, si me thanė "zyrtarė", u sulen (vėrsulėn -Q.L.) pėr grabitje banorė e bashibozuk tė tjerė nėpėr tė gjitha katundet e prishuna. Kėta janė t'armatosun thuhet se kanė edhe mitraloza. Asht fakt se banorėt shqiptarė qi kanė dashun tė kthehen nė shtėpi tė vet, si dhe ata qi kanė shkue pėr t'i varrue tė vramit e tė therunit, janė pritė me pushka dhe disa prej tyne kanė mbetė tė vramė.

    10.- Tue marrė parasysh se ēka ndodhi nė Bihor, si duket, vetėm fillimi i njė prodroni kundėr popullsis shqiptare, dhe ma pėr sė shpejti ka me u ardhur siraja (radha - Q.L.) krahinave tė tjera, asht e domosdoshme dhe e ngutshme tė mendohet dhe tė zbatohen qysh tash masa tė dobishme e tė forta pėr t'a sigurue e pėr t'a shpėtue popullsin shqiptare tė zonės neutrale. Shumė masa tė pėrshtatshme mund tė gjenden, por kryepari vijnė nė mendje kėto: a) Armatimi i popullsis shqiptare; b) Garantimi i kufinit tė zonės neutrale me Malinezi nga ana e ushtris italiane tė Malitzi; c) Organizimi i pėrshtatshėm i vullnetarėve shqiptarė tė vendit; d) Vendosja nė zonė ose aty pranė i autoriteteve eprore tė Zonės. Kėto masa mund tė zbatohen sikundėr tregohet ma poshtė:

    11. Pėr t'a zbatue rifillimin e armatimit, duhet marrun ngutshėm masat qė vijojnė:

    a) Nė popullin e Sienicės i aftė pėr tė mbajtun armė, duhen dėrguar sė paku 6.000 pushka me municione tė mjaftueshme dhe 3.000 pushka tė tjara pėr Tutin e Rozhajė. Nė kėtė hesap nuk pėrfshihen nevoja pėr Plavė e Gusinė dhe qė kapin 2.000 pushkė tė tjera;

    b) Do t'ishte gja e domosdoshme qė, pėrveē pushkėve, tė vihen nė dispozitė tė popullit shqiptar tė Zonės neutrale njė sasi mitralozash, tė mėdha e tė vogla. Pėr pėrdorimin e tyne ka mjaft njerėz tė stėrvitun.

    c) Nėnkuptohet se kėto armė nuk do tė ndahen tė gjitha nė popull, por vetėm njė pjesė e vogėl, ndėr ata burra tė njoftun e tė besueshėm, qė do tė pėrbajnė si me thanė "Rojen Civile tė Vendit". Parija e ēdo vendi mund tė bahet dorėzanėse pėr njerėzit qė do tė marrin armėt nė dorėzim;

    d) Sa pėr pjesėn e madhe e kėtyre armėve, dhe sidomos tė municioneve, ato kanė me u vendue ndėr depo tė posaēme, tė zgjedhuna simbas situatės sė vendit dhe me tė gjitha sigurimet qė kėrkon mirmbajtja dhe ruajtja e kėtyne depove;

    e) Shpėrndarja e armėve nga depot e paramendume, do tė bahet vetėm nė rast reziku, domethėnė kur tė vėrtetohen sheja tė dukshme nga ana e ēetnikėve pėr tė mėsye katundet e zonave nė fjalė.

    12. Qė shpėrndarja e armėve, nė raste tė tilla, tė bahet e rregulltė dhe me tė gjitha garancinat e duhuna, nevojitet nji organizim paraprak ndėr ēeta vullnetarėsh, tė mėdhaja e tė vogla, simbas nevojave tė vendeve tė ndryshme. Kėto ēeta do tė kenė nė krye tė tyne njerėz tė njoftun qė do tė mundin me garantue pėr vullnetarėt qi ata kanė me pasė nėn urdhėn tė vet. Ky organizim mund tė kryhet mirėfilli tue shėnue, sė pakut, tre oficera tė stėrvitun e t'aftė, si organizues tė vullnetarėve ndėr zonat e pėrmenduna, dome thanė nji nė Senicė, nji nė Rozhaj e nji nė Plavė e Gusinė.

    13. Duhet pohue pėr, se sa vullnetarėt, sa armėt qė do tė kenė ata, nuk do tė mjaftojnė pėr mbrojtjen e vendit, kur ky tė mėsyhet nga ēeta tė mėdhaja, me armatim e organizim tė pėrsosun, si ata tė Pavle Gjurishiqit qė kanė ba kėrdin nė Bihor dhe qė pėrbahen nga mija shpirta. Prandaj zonave neutrale tė pėrmenduna, u duhet me doemos njė vėrejtje e posaēme nga ana e fuqive t'armatosuna italiane tė Malitzi. Ato duhet t'organizojnė njė rjetė postėsh pėr t'a vėrejtun lėvizjen e ēetave tė mėdhaja e, nė rast nevoje, pėr me ndalue tė msymit e tyne, ose pėr ta ndihmue pėrpjekjet e vullnetarėve shqiptarė.

    14. Pėr tė pasun populli shqiptar nji provė tė dukėshme interesimi t'autoriteteve eprore italiane e shqiptare, do t'ishte mirė qė Komisari i Naltė, Shkėlqesa Umilta, sidhe njė nėpunės shqiptar me autoritet, t'a vendosin qendrėn e veprimtaris sė tyne nė Senicė, ose aty pranė.

    15. Populli shqiptar i zonės neutrale e kupton me zor situatėn e sotme, qė sy duhet tė vazhdojė me ndejtun i ndamė prej Shtetit shqiptar. Dėshira e tij ma e flaktė dhe shpėtimi i tij i sigurtė do t'ishte aneksimi i menjėhershėm. Ay e din boll mirė dhe nuk dyshon se ky pėrfundim dėshirohet prej Qeverisė shqiptare dhe gjen pėrkrahje pranė Qeverisė italiane, si edhe se ky bashkim do tė kryhet nė ēastin e volitshėm. Por, pėr t'i dhėnė atij fuēinė shpirtėrore dhe durimin me prit, duhet qi, interesimi i Qeveris dhe pėrkrahja e Qeveris italiane tė marrin njė formė tė gjallė, pėr t'a rivendosun atė popull tė mjeruam ndjenjėn e sigurisė dhe pėr t'a forcuen shpresėn e tij. Masat q'u pėrmenden ma nalt, dhe tė tjerat qė Qeverija Mbretnore nund t'i gjejė vetė, duhen zbatue ngutėsisht e nė mėnyrė sa ma tė dukėshme, qė populli t'a rifitojė besimin nė mbrojtjen e saktė tė Qeverisė shqiptare dhe qė, n'anėn tjetėr, tė mund tė mėnjanohen ato tė kėqija pėr ahmarrje e tė tjera qė mund tė lindin nga dishprimi i popullit.

    16. Autoritetet shqiptare tė njanės anė dhe ato italiane n'anėn tjetėr duhet tė kenė besim te mendarija (te tė menēurit -Q.L.) e popullsis shqiptare. Ajo e kupton vleftėn e urtėsis dhe tė durimit nė kėto ēaste. Pra, jo vetėm se nuk kėrkon tė nxjerė ngatrime, por do tė mundohet tė gjith krenat e saj tė ndalohen e tė prevenojnė ēdo akt e vendim tė papėlqyeshėm.

    * * *

    I bashkohen kėtij relacioni nji sasi dokumenta - radhoj e qartėsisė fiktive tė cilat epen hollėsinat dhe provohen ēka u tha ma nalt mbi mizerinat e kryme prej Malazezve ndėr katundet e Bihorit. Tiranė, me 30 Kallnuer 1943-XXI.

    III

    Drejtoris sė pėrgjithshme tė Kryqit tė Kuq

    Me anė tė ngarkuesit t'onė zotni Emrush Myftarit po ju dėrgojmė nji kuti me raportin mjekues ku gjinden tė mbylluna nji pjesė tė masakrimevet qė kanė bėrė ēetnikėt Malazez kundra popullatės Shqiptare tė Bihorit qė gjinden gjatė bregut tė lumit, nė anė tė kėtyne dokumenteve mundė tė marrė vesh gjithė bota mbarė se kėto janė veprimet e shekullit 20 qė kanė adaptue ēetnikėt Malazez kundra nji zone thjesht Shqiptare dhe qė nė dejt e banorve tė tyne vlon gjaku Shqiptar. Kėta vllazėn masakrue nga anmiku pse pakė nė numėr nė proporcion me ata tė anmikut qė i ka sulmuar dhe pa mjete luftarake. Kėta vllazėn me gjith se janė Shqiptarė fatkeqėsisht kanė ngelė provizorisht jashtė vijės sė demarkasjonit si zonė neutrale dhe me gjith kėrkesat e tyne qi t'i lidhen nėnės Shqipni, fatkeqėsisht dėshira e tyne nuk mbriti tė realizohesh deri sa anmiku i zhduki nji herė e pėrgjithmonė. Mbas kėsaj Zone rreziku i kėrcėnohet popullatės Shqiptare Petnicė, Peshter, Senicė, Suidoll e Delimegjė, nė qoftė se Qeverija Shqiptare nuk do u vijė nė ndihmė, sigurisht edhe kėta kanė me pėsue atė qė pėsuan vllaznit e Bihorit dhe nuk asht ēudi qė kėtė mė vonė tė pėsojė dhe Kosova. Rrozhajė, me 23-I-1943 (Vijon)

    KOHA
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 03-10-2011 mė 03:35

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Ikin nga tokat e tyre

    Dėshmi pėr masakrėn e kryer nė 82 fshatra shqiptare nė Krahinėn e Bihorit mė 5 - 6 janar tė vitit 1943 nga ana e forcave ēetnike serbo-malazeze, tė udhėhequr nga krimineli i njohur ēetnik, Pavle Gjurishiq, ku siē bėjnė tė ditur dokumentet arkivore shqiptare, brenda dy ditėve janė vrarė, therur, masakrua mbi 3.700 banorė shqiptarė

    Dokumente: Masakra e Bihorit (3)

    Qerim Lita

    Konstatimi i komisjonit mjeksuer mbi pjesė trupore sjellun nga katundi Godijevė, masakrue mizorisht nga ēetnikėt serbomalazias
    1.- Kokė djali rreth 13- 15 vjeē e preme me anė tė nji arme tė bardhė (shpatė- thikė)dhe kėtė me nji tė sjellme nga e cila shihet se anėt e plagės janė krejtėsisht tė rrafshėta, kėshtu qi skajet e ashtit tė nofullės tė poshtme janė krejt tė rrafshėta.
    2.- Kokė gruje rreth 22-26 vjetshe e preme me anė tė nji arme tė bardhė e cila shihet nė skajet e plagės janė krejt tė rrafshėta. Flokėt e kokės djegun dhe lėkura karbonizua, nga e cila shihet se koka i ėshtė premun grues sė gjallė dhe masandej hjedhun nė zjarė.
    3.- Shuplakė djaloēi rreth 10 vjetėsh e preme me nji tė sjellme me nji armė tė bardhė nga e cila shihet se skajet e plagės nė asht (koc) e mish janė tė rrafshėta.
    4.- Kėmba e burrit tė pjekun, e preme me armė prefėse me nji tė sjellme si kur duket nga skajet e rrafshėta tė plagės nė asht e mish.
    5.- Dora e djathtė e preme nė bėrryl dhe karbonizua, nga e cila shihet se dora e fatkeqit ka qenė premun pėr sė gjalli dhe masandej hjedhun nė zjarr. Dora ėsht e nji djali.
    6.- Dora e djathtė e preme nė bėrryl dhe karbonizua, nga e cila shihet se asht premun pėr sė gjalli tė viktimės dhe masandej hjedhun nė zjarė. Dora i ka pėrkitun nji persone tė rritun.
    7.- Dora e majtė e preme pak nėn bėrryl dhe karbonizua, nga e cila shihet se ka qenė e preme pėr sė gjalli tė viktimės dhe masandej hjedhun nė zjarė. Dora ka qenė e nji persone tė rritun.
    8.- Veshi i djathtė dhe i majtė tė njeriut pjekun. Tu dy veshtė kanė qenė tė premė nė nji tė sjellme e me anė tė nji arme prefse, nga duken skajet e sė premes plotėsisht tė rrafshėta. Tė dy veshėt janė tė preme mė parė.
    9.- Veshi i djathtė i premė nė bazė tė nji tė sjellme e me anė tė nji arme tė preftė, nga duken skajet e sė premes plotėsisht tė rafshėta.
    10.- Hundė me buzėn e sipėrme me gjithė mustakėt tė preme mbi kocin e hundės. Skajet e plagės janė tė rrafshėta.
    11.- Syni i djathtė dhe i majtė, tė nxjerrun me kapak nga gropa e syvet. (Rozhajė, 23 I 1943)
    V
    Kryesis Komitetit tė Kryqit tė Kuq Shqiptar
    Nė Rozhajė mbas veprės gjakėsore e ēnjerėzore nė zonė neutrale, janė grumbullue afro 5.000 frymė refugjatėsh janė shtrėngue tė ikin nga tokat e tyne dhe tė shpėtojnė shpirtin lakuriq nėpėr akull, borė dhe furtunė tue ikė nėpėr bjeshkė, pėr shkak tė cilės gjė burra gra e sidomos fėmijė janė fare lakuriq ose veshun me rroba rrecka rrecka. Ndėr ta ka shumė tė plagosun. Deri tash s'janė hetue sėmundje efektive, por tė sėmurit e ngrirė nėpėr artikulacione me zgjebe, me bronshit dhe me tė tjera sėmundje lėkure ka shumė. Tė gjithė refugjatėt janė me morra dhe qėndron rreziku i ē'faqjes sė tifos axantematicus, dhe shtoj se nė disa prej katundarėve tė djegum sėshtė ēfaqė tifoja nė fjalė.
    Nėpėr disa gra e djelm asht dukun nė disa raste avitaminoza dhe kėtė "D" "B" C". Ka fillue organizimi i banjės primitive dhe spitalit prej 15-20 shtretė. Prandaj i lutemi Kryesis Kryqit tė Kuq Shqiptar, t'udhėzon dėrgimin sa mė tė shpejtė tė ndihmės nė roba djemsh, grash dhe burrash, dhe po qe e e mundun dhe me rrobat pėr fėmijėt nė moshė tė ndryshme, e pėr foshnjėt e vogla nė gji, pelena (shperra) gjithashtu tė keni mirėsinė me dėrgue ndihmė tė shpejtė nė medikamente pėr tė cilat ndihet nji mungesė e madhe sidomos nė materialin mbėshtjellės dhe nė specialitetet e vitaminave (C, A, B dhe D) me tė cilat aspak s'disponohet nė kėto vise.
    Lusim ma tepėr t'urdhėnoni dėrgimin e nji mjekut, e nė qoftė se Kryqi i Kuq Shqiptar nuk disponon nji mjek, tė pėrpiqeni pranė Ministrisė pėrkatėse se tė dėrgojnė me urgjencė sė paku nji mjek, dhe sė fundit drejtohuni patriotizmės sė mjekėve tė Tiranės qė tė vijnė nė ndihmė ndonji prej tyne si vullnetarė nė kėtė anė tė masakrueme. Rozhajė, mė 23-I-1943 Kandidat Medicine - Hasan Llukaqi
    VI
    Na shpėto Zot
    Asht natė kallėndori. Qetėsi e madhe. Bora bjen me fjoka shllungė. Disa tė lehme qejsh thyejn qetsin e mortshme. Gjatė rrugės sė Lumit potera shurdhuese e ndoj autokolone qė i afrohet urės, zgjon interesin e shum kuej. Nė kėtė tė ftoftė, kaq vonė, ku shkon kjo autokolon? Prap heshtje. Autokolona asht ndalė. Tė lehmet e qejve bahen shurdhoje, tek tuk fillojnė me u - cijatė sikurse t'u bij kush. Ēdo kush dyshon mos tė jetė afrue ndoj hajn, e pra nga frėngjitė e kullave zani i burrave kah i ndėrsejnė qejt. Terri i natė s'len tė shifet gja jashtė, por nga lehja e qejve merret vesht se nuk asht puna e vetėm nji hajdutit. Ka dishka ma tepėr. S'vonon e nji krizėm e madhe dridhė tokėn.
    Zgjohen edhe fėmijt qė gjumi i mesit tė natės i pėrkėdhelte me andra tė shijshme e tė hidhta, lojna e pėrplasje ditet. Njė bombė! Ē'do tė jetė? Askush s'e merr me mend. Lehje dhe gėrthitje e ēejvet bahet bahet gjithnji ma kėrcėnues. Dy tri tė shtima pushkėsh dhe urdhėni i Komandės: Napred! Napred! (pėrpara, pėrpara) zblon misterin e natės sė kobshme pėr at zonė abnore, pėr Bihorin e famshėm nė blegtori. Ēetnikėt! Ēetnikėt serb e malazez fillon me u shtua britma e grave e e fėmijve. Pushka kėrset nė tė katėr anėt. Topa e mitraloza iu pėrgjigjen tė shtimeve tė mbrojtėsve. Qielli skuqet dhe re tymi ngrihen shllungė pėrpjetė. Tmeri dhe paniku i ka kapė banorėt. Ata dy, tre fishekė kush i pat i harxhoj, e tash s'mbetet tjetėr veēse me iu ēel shteg grave e fėmijve, qė tė pshtojnė kryet! Por kot. Ēetnikėt kanė vendosė mos me lanė krye shqiptari tė gjallė n'at krahinė; prandaj kur fillojn me u vue zjarrin shpive, zanė derėn dhe presin e vrasin cilindo qė don me hikė vdekjes sė zjarrmit. Britma e nanave kah shofin fėmijn tue u - pėrplasė nė mes flakėsh tė qethė misht e shtatit. Lotėt dhe mallkimi i burrave kah shofin tė iu shndėrrohen gra e vajza ndėr sy, ban m'u dridh toka.
    Vikamet, afshet dhe pėrplasjet e nuseve qė kėrkojnė vdekjen por jo t'a lėshojnė nderin ndėr duer tė ēetnikėve, kalojnė ēdo kufi. Pushkė, bumbe e mitraloza dridhin tokėn. Shpijat digjen njana mbas tjetrės. Kufomat shtohen orė e ēas. Bajonetat pa pikė mėshiret ngulen ndėr trupna si nė kasaphane e pėrlyhen me gjak fėmijsh, pleqsh e plakash, qė s'iu punojnė kėmbėt me i hikė kobit tė zi. Tmeri dhe paniku i kėsaj befasije ka humbė fillin ēdo banori. Nėna s'e di ku i ka fėmijt. Baba s'e njef djalin e vet e nusja burrin. Se ē'kob i zi! Pushka, mitralozi s'prajnė.
    Gjamėt e tė plagosunėve kėrkojnė, ndihmė, vaji i fėmijve tė hudhun nėpėr borė, si kunguj, dihatja e pleqve dhe i plakave, qė tė shtrimė mbi borė nė mes tė rrugės nė kėmishė e tlinta, ashtu siē kishin ndodhė nė shtrat, pėrforcojnė vullnetin e ēetnikve me veprat e tyne barbare. Nė ē'do skaj shifen kufoma, tė plagosun e tė mėrdhimė qė i kanė drejtue sytė kah qielli nė shenj lutjeje. Na shpėto o Zot nga barbarizma sllave. Bajram Gashi
    VII
    Disa pika tė veēanta mbi ngjarjen e Bihorit
    1.- Ngjarja e tmerrshme e Bihorit i ka kallun nė dishprim tė gjithė banorėt shqiptarė tė zonės neutrale dhe ka ba nji pėrshtypje tė thellė ndėr krahinat shqiptare t'afėrme, kėtij kufini. Ndjenja e tyne ma e dukshme asht pėrshtypja qė gjinden tė pambrojtur kundrejt armiqve tė fisit shqiptar. Shumkush mendon se, si Qeverija shqiptare ashtu dhe Qeverija italiane nuk i kushtojnė rėndėsinė qi meriton sė mbrojtjes t'atyne viseve, ose nuk e kanė fuqin qė nevojitet pėr kėtė qėllim. Sido qė tė merret, kjo ndjenjė shkakton nji pakėsim tė fortė tė prestizhit tė Qeveris nė sy tė popullit.
    2. Popullsija e Zonės neutrale, nė thjeshtėsinė e mendimeve tė veta, gjithė fajin e prishjes dhe tė kėrdis q'u ba nė Bihor, i-a ngarkon autoriteteve shqiptare, si dhe autoriteteve ushtarake italiane tė Malitzi, pėr moskujdesjen e tyne. Ajo gjykon kėshtu "Nė mos ishte e mujtun tė bashkohemi me Shqipni, pėrse nuk na lanė me Malin e Zi? T'u pranue provizorisht forma e veēantė e Zonės neutrale, pėrse nuk u vendosėn masat e nevojshme pėr mbrojtjen e saj? Nė mos mund tė sigurohej kjo mbrojtje me fuqi zyrtare, pėrse nuk u sigurue me anė tė popullit tue i dhanė armėt qė ka kėrkue dhe i janė premtue ma herė? Nė mos mund tė bahej edhe kjo, pėrse tė mos na thuhet qartas qė t'i bajmė ēajre vetes s'onė?...
    3.- Ēetnikėt qė prishėn katundet e Bihorit dhe masakrue banorėt ishin veshun disa me petka ushtarake italiane dhe mbajshin tė gjitha shenjat dalluese tė ēetnikėve qė gjoja janė nė bashkėpunim me autoritetet ushtarake italiane. Me kėto fjalė nuk duam tė themi kurrsesi se mund tė ketė ndonjė lidhje midis bandave italiane dhe veprimeve kriminale tė ēetnikėve kundėr popullsisė shqiptare. Duem vetėm tė theksojmė se ēetnikėt, tue ditun tė pėrfitojnė nga pėrkrahja e autoriteteve italiane - me armė, ushqim e rrogė - dhe tue mos qenė nėn kontrollin e plotė tė tyne, kanė fitue shumė kuxim nė lėvizjet qi bėjnė dhe veprojnė shpesh herė si u leverdis, sikurse u provue me ngjarjen e Bihorit, tue e shpėrdorur besimin q'u asht dhanė.
    4.- Ēetnikėt masakrues kanė qenė ata qė ndodhen nėn komandė tė Vojvodės Pavle Gjurishiqit. Ky e ka qendrėn nė Beranė dhe gėzon mjaft autoritet ndaj kuadrave italiane tė qarkut. Nga fakte tė pėrshkrueme nė relacionin pėrkatės, provohet se ky Vojvodė asht fajtori kryesor pėr ngjarjet e tmerrshme tė Bihorit dhe kėtė e din gjith populli. Prandaj duhet tė kėrkohet ndėshkimi i tij dhe i shokėve tė tij pėr masakrimin dhe mjerimin e tmershėm qė shkaktuen. Vetėm nji ndėshkim shembulluer i kėtyne mundėt tė bjerė pakė qetėsi ndėr shpirtrat e dishprueme tė popullit shqiptar t'atyne viseve. Mos-ndėshkimi ka me u a thye krejt zemėrėn e kurimin e shqiptarėve dhe m'anė tjetėr, ka me qenė nji inkurajim pėr ēetat e Gjurishiēit pėr t'a vazhdue ndėr krahinat e tjera shqiptare veprėn qė filluan nė Bihor, pėr shfarosjen e fisit t'anė ndėr ato vise, sikurse e ka shpallun Drazha Mihajlloviēi. Nuk duhet harrue se Pavle Gjurishiēi asht major n'organizatėn e Mihajloviēit. (vijon)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Komandanti italian dhe bindja e shqiptarėve


    Dėshmi pėr masakrėn e kryer nė 82 fshatra shqiptare nė Krahinėn e Bihorit mė 5 - 6 janar tė vitit 1943 nga ana e forcave ēetnike serbomalazeze, tė udhėhequr nga krimineli i njohur ēetnik, Pavle Gjurishiq, ku siē bėjnė tė ditur dokumentet arkivore shqiptare, brenda dy ditėve janė vrarė, therur, masakrua mbi 3. 00 banorė shqiptarė

    Dokumente: Masakra e Bihorit (4)

    Qerim Lita

    5.-Tragjedija e Bihorit ndodhi nė ditėt 5 e 6 tė Kallnorit. Nė ditėn "Koloneli i ushtrisė sė Bjelopoles kishte shkue pėr ziaret ke Osman Pastoderi nė katundin Getmicė dhe u kthye po atė ditė nė Bjelopole. Osmanit nuk i zuni nė gojė kurgja mbi lėvizjet e ēetnikėve, domethėnė se vet nuk dinte gja mbi ēka ata pėrgatitnin. Nė ditėn 4, u duk nė katundin Gubavaē nė breg tė Limit, njė ēetė 500 vetėsh, e cila e kaloi Limin pėrkėtej, tue marrė drejtimin e Koritės. Fshati i alarmuem, i ēoi menjėherė haber Komandantit nė Bjelopolė dhe ky ēoi njė tog ushtarėsh nė Gubavac. Ushtarėt e prijsi i tyne paskan dashun t'a qetėsojnė popullin tue thanė se "kėta janė njerėzit t'anė, pra nuk duhet ēitun pushkė kundėr tyne". Por, kompania a togu ushtarėsh nuk qėndroi nė katund, por u kthye mbrapa ditės nė Bjelople dhe nuk dihet nėse mori kontakt me ēetnikėt nė katund. Relatohet (konstatohet -Q.L.) fakti i pabesueshėm, se disa nga ata ushtarė, nė tė kthyem, paskan grabit tė gjith qilimat e xhamis sė katundit. Duket se fjalėt e ushtarėve nuk e qetėsuen popullatėn. Kėshtu, gratė, vajzat, pleqt dhe fėmijs u ranė pas ushtarve dhe shkuan nė qytet. Nė katundin Gubavec mbetėn vetėm burrat. Mė vonė, po n'atė ditė dhe gjithė natėn, ēeta tė tjera paskan kalue lumin nė Velevac. Ora nė dy tė mėngjesit, tė ditės 5 Kallnuer, paskan krisė tre bomba. Kjo krisje paska qenė shenja e fillimit tė prishjes e tė kėrdisė ndėr tė gjitha katundet ku ēetnikėt shpėrnda dhe afrue gjatė natės. Mitralozat dhe pushkėt hynė nė veprim me njiherė. Ēetnikėt i kishin organizue pritat nė mėnyrė qė kush tė dali prej shtėpije, tė bjerė nėn plumbat e armėve tė zjarit. Pėr gra dhe fėmij ata pėrdorėn ma fort thikat e shpatat.
    6.- Komanda ushtarake e Cetinjės, si duket, nuk u ka dhėnė edhe kaq rėndėsi kėtyne ngjarjeve. Kryeparė, flitet nė popull, pse nuk mori ndonjė masė tė dukėshme kundėr fajtorėve; nuk dėrgoi menjėherė nė vendin e ngjarjes ndonjė forcė ushtarake a tė karabinierėve qė tė ndjekin fajtorėt, tė ndalojnė grabitjet nga ana e malaziasve dhe tė hetojnė shkaqet. Pas dy a tre ditė, Komanda nė fjalė paska lajmrue autoriteteve nė Tiranė "se nuk ka kurrgja", dhe Legatės Italiane nė Belgrad - sepse kjo paska pyetun e ftueme prej "Lidhjes Popullore" tė Mitrovicės (Organizatė Shqiptare e cila u themelua nga Ali Ferat Draga menjėherė pas kapitullimit tė Mbretėrisė jugosllave, e cila angazhohej qė Mitrovica dhe viset tjera shqiptare nėn pushtimin serb, ti bashkėngjiten Shqipėrisė - Q.L.) - i thotė me 9. I. "mbretnon qetėsi e plotė ndėr ato vise". Kurse edhe njė javė mbas kėsaj date, thuhet nė popull, kėmbė shqiptari nuk guxonte tė shkeli prap nė katundin e vet tė shkatruem, se pritej me pushkė nga malaziasit q'ishin turrun tė grabisin ēka kishte mbetė.
    7.- Popullsija shqiptare e Zonės Neutrale ka vue re me shumė keqardhje se ka oficera t'Ushtrisė italiane, si Koloneli i Baranės dhe sy qė asht nė Rozhaj, qi nuk tregojnė pėr popullin shqiptar nė kuptim tė gjanė, as ndonjė simpatie, as edhe frymė drejtėsije. Nji katundari tė dishpruem q'i tregoji njanit prej kėtyne nji fėmijė tė vogėl tė therrun prej ēetnikėve, si e dėboi tue i u kėrcnue me revole nė dorė. Popullsija shqiptare, pėr kundra, nė ēdo rast ka tregue simpati, mirpritje, bashkėpunim dhe mirėnjohje tė dukėshme ndaj ushtarėve italian.
    8.- Asht pėr t'u habitun se shpesh herė, zyrat ushtarake italiane, kur flasin a shkruajnė pėr popullsin e Zonės neutrale, nuk pėrdorin fjalėn "shqiptar", por gjithmonė thonė "mysliman" simbas zakonit serb e malazias.
    9.- Ka ba shumė pėrshtypje tė keqe nė popull fakti se, kur u hap lajmi i veprės mizore tė ēetnikėve, njė grumbull burrash shqiptar tė Pejės e Rozhajt u bėnė gati tė shkojnė nė ndihmė tė vėllaznėve tė tyne. Ata, gjithmonė tė bindun e t'urtė ndaj autoriteteve, i kėrkuan leje Komandantit italian qė tė hyjnė nė zonėn neutrale, Komandanti nuk u dha leje dhe ata u bindėn. Komandanti bani ndofta detyrėn e tij, se nuk ishte i autorizuem me e dhanė lejen dhe prandaj nuk e dha. Nė kėtė, ay, pa dyshim, u ka ba nji shėrbim tė madh malaziasve, pa dashun. Por e keqja qendron kėtu ēetat shqiptare edhe kur asht fjala pėr mprojtje jo pėr mėsymje, kėrkojnė leje, nuk u epet, binden e tėrhiqen. Por ēetnikėt e Gjurishiēit nuk kėrkojnė leje, sigurisht, pėr tė djegun katunde shqiptare dhe pėr t'i masakrue banorėt, domethėnė se punojnė mbas qejfit tė vet. Pėrfundimi asht se nė Zonėn neutrale malaziasit janė mė tė mprojtun se shqiptarėt. Nė mos u epet shqiptarve mundėsija tė mprohen vetė, le t'i mprojnė ata qi e kanė pėr detyrė. (fund)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Eshte veshtire me i besuare gjithe masakrave dhe historise se shqipetareve mbas luftes se Kosoves ne vitin 1999. Masakrat per shqipetaret jane bere si tradicionale dhe jetojme ne ender .




    Vellai mire te gjitha temat jane te qelluara ne lidhje me masakrat e historise tone , pore merre nje shembull ne masakrat e fundit ne luften e Kosoves dhe gjithe viseve shqipetare ne ish Jugosllavi ,

    Per fate te keqe ne kemi nje popullate qe jeton ne ender,dhe sa here qe cohet nga gjumi e prete nga nje masaker te njejtit xhelate . Behet pyetja ?? Pse serbet dhe sllavet e jugut jane gjithemone te pregaditur te masakrojne shqipetare kurse shqipetaret jetojne ne endra te ballkanit

    Populli jone jeton si peshku ne dete , sa here qe te ja hudhish krymbin e hane, e kame fjalen per luften e fundit qe serbet masakruane permby 14,ooo shqipetare ,pore shqipetare e haruane edhe kete masaker .

    Jame i sigurte se per mbas disa viteve po qe se behet edhe reforma te reja ne evrope prape shqipetaret do te masakrohen , se jemi popull qe nuk shohim large, dhe masakrat na duken endra .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TetovaMas : 04-10-2011 mė 20:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •