Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Tefta (Tashko) Koco

    Ne nje faqe interneti gjeta kte Shkrim postuar nga "Golemi"

    ---------------

    Tashko Tefta

    (Fajum-Egjipt 02.11.1910 † Tiranė 30.12.1947)
    Kėngėtare e shquar lirike nė interpretimin e kėngės popullore qytetare mbarėshqiptare.
    Tefta ishte vajza e patriotit tė shquar shqiptar nga Frashėri i Pėrmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht nė Egjypt. Me vdekjen e Thanas Tashkos mė 1915, familja e tij kthehet nė Korēė nė vitin 1921. Nė Korēė kemi aktivizimet e para tė Teftės si kėngėtare dhe data 26 Qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parė nė publik. Nė Shtator tė vitit 1927, Tefta me gjithė familjen vendosen nė Monpelje-Francė, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, pėr t’i vazhduar ato mė pas nė Konservatorin Superior tė Parisit me rezultate shumė premtuese. Nė vitin 1930, Tefta bėn inēizimet e para muzikore pranė shoqėrisė diskografike “Pathe”-Paris, si pjesėmarrėse nė grupin e kėngėtarit tė shquar tė iso-polifonisė labe-Neēo Mukon. Me pėrfundimin e studimeve, Tefta kthehet nė atdhe ku mė 26 Nėntor 1935 shėnohet edhe koncerti i saj i parė si kėngėtare profesioniste nė Shqipėri koncerte tė cilat ajo i dha nė shumicėn e qyteteve shqiptare. Pikėrisht nė kėto vite, Tefta futi nė programet e saj krahas arieve lirike tė autorėve tė shquar botėrorė si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puēini, Rosini, etj, dhe kėngėt popullore shqiptare, si pjesė integrale e kulturės muzikore popullore shqiptare. Janė rreth 89 kėngė popullore tė tė gjithė qyteteve tė Shqipėrisė qė Tefta i kishte nė repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi nė pllaka gramafoni nė vitet 1930, 1937 dhe 1942 nė Paris-Francė dhe Milano-Itali. Ndėr to po pėrmend: “Zare trėndafile”, Tė dua, moj goc’ e vogėl”, Bilbil ēapkėni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisė”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti tė nxirrte nga kėnga popullore ndjenjėn e thellė qė populli kishte shkrirė nė tė. Njihet tanimė faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur njė shumicė kėngėsh direkt nga goja e muziktarėvė tė shuar popullore tė vendit tonė. Njė gjė tė tillė e provon edhe pjesmarrja e Teftės sė bashku me kėngėtaren tjetėr tė shquar Marie Kraja nė festivalin e folklorit tė mbajtur nė Firence Itali mė 30 Maj 1939 krahas kėngėtarėve dhe muziktarėve tė shquar popullorė tė atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriēi, Kolė Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj. Nė listėn e gjatė tė kėngėve popullore tė kėnduara nga Tefta do tė bashkangjisnim edhe kėngėt popullore tė pėrpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi tė Lagush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonė”, apo “Kur mė vjen burri nga stani”. Krahas Teftės, do tė pėrmendim edhe dy kėngėtare tė tjera tė shquara nė interpretimin e kėngės popullore qytetare: Jorgjia Filēe (Truja) dhe Maria Paluca (Kraja). Nė vitin 1945, Tefta kėndon nė operėn e Beogradit me shumė sukses rolin e Mimisė nga opera “Bohemė” e Puēinit dhe atė tė Rozinės nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Nė vitin e fundit tė jetės ka qėnė vazhdimisht e sėmurė. Vdiq nė moshėn 37 vjeēare. Kėngėt popullore tė Tefta Tashkos, regjistruar pranė “Columbias”-Itali, 1942:
    “Un’o ty moj tė kam dashur”; “Kjo dashtnija kjoft mallkue”;
    “Kenke nur’ i bukurisė”; “Pėr njė ditė, kur del goca nė pazar”; “Kėndon Kumrija”; “Metelikun ta kam falė”; “Ma ven dorėn pėrmbi dorė”; “Dallandyshe vaj, vaj”; “Qante lulja lulen”; “Moj fėllanxė”; “Sa me shpejt ma vunė, moj, kambėn”; “Dy gisht pėrmni vetull”; “Moj hyrije, bukurie”; “ Shamija e beqarit”; “Iku nata”; “Del njė vashė prej hamamit”; “Zare trėndafile”; “Tė dua, moj goc, e vogėl”; “As aman, moj lule”; “Kroi i fshatit tonė”; “O moj sylarushe”; “Dolla nė penxhere”; “Bilbil ēapkėni”; “As u gremis moj lejthate”; “Dashtnuer tu bana”; “Ani, moj Hatixhe”; “Seē kėndon bilbili malite”; “Shkapėrceva dy-tri male”; “Edhe ky bilbili ēka qėnke njė zog”; “Kam shtėpinė e vogėl”; “I kam hypė vaporit”; “Fry, moj er’ e malit”; “O na atė fushė t’mejdanit”; “Edhe gurėt e sokakut”.

    Lit: Krantja Mustafa, “Artistja e Popullit Tefta Tashko Koēo”, gaz. “Drita”, 1961, 31 Dhjetor; Naēe P, “Tefta Tashko Koēo”, “Ylli”, 1963, nr. 12; Kono Kristo, “Me dashurinė pėr atdheun dhe kėngėt e popullit”, gaz. “Drita”, 1976, 25 korrik; Mio Sokrat, “Bilbili i kėngės shqiptare”, gaz. Pėrpara, 1977, 21 dhejtor; Filja Hysen, “Tefta Tashko Koēo”, Tiranė 1980; Frashėri Thoma, “Interpretuese e shquar e kėngės popullore”, gaz. Drita, 1982, 26 dhjetor; Koēo Eno, “Tefta Tashko Koēo dhe koha e saj”, Tiranė 2000; Zaja Sami C, “Heti njeri i urtė i Shkodrės” Shkodėr 2000 etj.

    --------


    Moderator!

    Ne se kemi shkrime tjera per Tefta Tashkon mund ti bashkoni se une nuk i gjeta dhe hapa teme te re.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Brari shume faleminderit per kete shkrim.

    E gjithe jeta ime (femijeria kryesisht dhe vitet e para te formimit tim) jane lidhur ngushte me kete emer. Shkolla e muzikes Korēė, ku une kam bere tetevjecaren, mban emrin e T.T.Kocos qe prej 30 vjetesh (ose dicka e tille). Duke qene se gjimnaz bera shume pak ne Shqiperi, cdo kujtim i imi me ate vend ka lidhje me ate shkolle. Ndryshe nga shkollat e tjera te qytetit ne nuk kishim paralele, pra kishim vetem nga nje klase per cdo vit akademik. Gjithashtu shumicen e vitit qendronim ne shkolle gati gjysmen e dites, duke futur ketu kohen e studimit ne vegel si dhe mesimet me mesuesit e veglave, pas klasave normale. Krejtesisht nje jete dhe eksperience tjeter, e vecante, identifikuese per mua.

    Ne katin e dyte te shkolles, ne krahun e majte te koridorit dikur ka pasur nje klase studimi/muze kushtuar Teftes. Kishte disqe origjinale te sajat, foto apo dhe veshje te saj. Mbaj mend nga fundi kjo klase u shkri plotesisht dhe u kthye ne klase normale. Nuk e di cfare eshte bere tani.

    Ne forum ka shume vizitore dhe anetare te cilet dikur kane qene nxenes te asaj shkolle. I pershendes te gjithe me mall...

  3. #3
    Perjashtuar Maska e korcaprincess
    Anėtarėsuar
    24-10-2002
    Vendndodhja
    Detroit MI
    Postime
    510
    fiori dhe une te pershendes sepse kam qene edhe une studente e shkolles tefta tashko koco

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22
    Kėngėtare e shquar lirike nė interpretimin e kėngės popullore qytetare mbarėshqiptare.
    Tefta ishte vajza e patriotit tė shquar shqiptar nga Frashėri i Pėrmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht nė Egjypt.
    Le te guxoje kush, te thote nje gjysem fjale te keqe per permetaret ...
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Isha 99.99% e bindur qe do komentohej ky paragraf.
    Po pse nuk u kthye serish ne Permet po vajti ne Korce??
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Me ne fund dicka qe i ngre vertet vlerat Korces. Ky emer eshte nje nga permendoret e Parisit te vogel. Ishte kenaqesi ta lexoje shkrimin. thx Brari
    ERIS RUSI

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22
    Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Isha 99.99% e bindur qe do komentohej ky paragraf.
    Po pse nuk u kthye serish ne Permet po vajti ne Korce??
    CoraZon, kur njerezit martohen, shkojne ke shpia e burrit. Artistja perseri e tregoi veten e saj qe eshte permetare pasi gjysma e repertorit te saj jane kenge folklorike permetare qe kendohen edhe sot e kesaj dite. Gjithashtu, artistja nuk e hoqi mbiemrin e saj te vajzerise, qe eshte nje nder per familjen e saj dhe per origjinen e saj. Pastertia e gjuhes se saj shqipe eshte nje tjeter prove qe eshte nga ajo krahine e Shqiperise qe e shkruajti e para gjuhen e pastert moderne shqipe. Artista nuk ka dialektin me te vogel korcar, karakteristike per korcaret, mjafton te sjellesh nder mend zerin e saj ne kenget qe kendonte.

    Laver Bariu gjithashtu eshte me origjine prej Korce, por babai i tij erdhi familjarisht ne Permet, djepi i kengeve folklorike popullore ku spikatin kenget e dasmave.

    Korcaret mbahen per serenata dhe per te rene pianos, violines e kitares, sa per kenge popullore, duhet te mbajne rradhen
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    62
    Pastertia e gjuhes se saj shqipe eshte nje tjeter prove qe eshte nga ajo krahine e Shqiperise qe e shkruajti e para gjuhen e pastert moderne shqipe.
    ----------------------------------------------------
    Ore Albo , ketu mesa shof duhet te behet fjale per Tefta Tashko Kocon e jo per dialektet e shuhes shqipe apo per Korcen dhe Permetin. Une e kuptoj qe ty te behet qefi qe ajo kengetare me nje ze bilbili eshte nga qyteti jot (gjithkush do te ndihej krenar) por le te mos vazhdojme pastaj se ku eshte shkruar e para gjuha e pastert shqipe.
    Me respekt,
    topolina

    P.S Sa per gjuhen korcaret vertet qe kane ate te foluren e tyre karakteristike , por ama shkolla e pare shqipe eshte hapur aty dhe cuditerisht une nuk kisha degjuar asnjehere qe te thuhej se e para gjuhe e pastert moderne shqipe eshte shkruar ne Permet. Persa u perket kengeve permetare popullore nuk kam c'te them as une e as ndonje tjeter. Ato kenge kendohen nga kengetare nga e gjithe Shqiperia e jo pastaj te mos kendoheshin nga nje bije e vete Permetit.
    Life is either a daring adventure or nothing.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    62
    Pershendtje Brarit qe ka hapur nje teme kaq te bukur dhe kujton edhe nje here artiste te denje si Tefta Tashko Koco.
    Life is either a daring adventure or nothing.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ju korcaret e Forumit shume pasiv jeni.

    Pse nuk shkruani per qytetin tuaj?

    Psh shkruani per Kristo Konon, kompozitori famshem korcar.
    Shkruani per Tole Adhamin etj etj..
    Une do shkruaj per te gjithe?
    Shkundini valixhet e behuni me te thjeshte..

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  2. Piktori Artur Tashko
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 02:47
  3. Myslim Islami per Ali Kelmendin dėshmojnė pėr Enver Hoxhėn
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •