Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Viktor Marko Solomon

    Poezi nga Viktor Marko Solomon, ( nga Visar Zhiti)

    Janė poezi tė shkruara shqip nga njė hebre, i cili udhėton shumė, madje shihet dhe nė poezitė e tij, nga imazhet qė mbartin, bashkė me njė dhėmbje tė qetė e dritė njerėzore. Nuk ėshtė poezia shkaku qė e ēon larg, por profesioni i tij, jep leksione nė shkencėn e mjeksisė nė disa universitete tė mėdha tė botės, nė Tel-Aviv, nė Milano e Romė, nė Berlin, etj., teksa shtohen kėrkesat dhe nga universitete tė tjera pėr ta dėgjuar, studente dhe kolegė tė tij.
    Dr. Viktor Marko Solomon rrezaton mirėsisht njė kulturė tė gjerė, tė gjithanėshme, njė Oneness, jo vetėm ndaj shumėēkaje qė lidhet me punėn e tij, me dijet pėr mjeksinė moderne dhe ato tė traditės nė popujt e tjerė si p.sh., nė Kinė e Indi, por dhe nė fusha tė tjera si ato tė historisė, gjuhėsisė, sociologjisė, antropologjisė e politikės, etj., dhe teksa ai flet, tė duket sikur shtjellen dhe lidhjet e padukshme midis dijeve dhe disiplinave. I bashkon kodi i jetės, sipas tij. Madje, do tė thosha se ai gjen poezi nė shkencė dhe shkencė nė poezi, jo thjesht nė formė apo nė permbajtje, por thellė, tej kumtit, nė qėllim, atje ku vepron ai, kodi i mistershėm. Prandaj krahas leksioneve qė mban nė anglisht, gjermanisht, italisht, tė cilat ndiqen me vėmendje pėr origjinalitetin, bashkimet, modernitetin e njė lloj humorit, krahas revistave e librave shkencorė qė pergatit, vizitave mjeksore qė bėn, duke sprapsur vdekjen nė tė sėmurėt terminale, ai gjen kohė dhe ndjen nevojėn, jo vetėm tė lexojė, (madje lexon dhe nė rusisht, kinezēe, etj.), por dhe tė shkruajė... vargje. Vetėm nė shqip deri mė tani. Ėshtė njė dashuri e hershme, qysh kur ishte gjimnazist nė Tiranė, qyteti ku ka lindur.
    Prindėrit e tij hebrenj erdhėn nė Shqipėri qė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, babai nga Viena ku dhe kishte studiuar dhe nėna nga Selaniku, ku kishte studiar dhe ajo.
    Dr. Solomoni i jep rėndėsi vendlindjes, truallit tė parė si njė zanafillė e rėndėsishme nė jetė, madje ai ndjehet dhe shqiptar, krahas tė qenit izraelit, europian, qytetar i botes, mbi tė gjitha Njeri. Por ama e interson dhe mbarėvajtja e Shqipėrisė, nuk di tė jetė indiferent, kujdeset, ndihmon shqiptarėt, ngado qė t’i takojė, nga Shqipėria e Kosova, shpėrndan natyrshėm imazhin e mirė. Dhe i ka rezervuar gjuhės shqipe poezinė e tij, kėtė pjesė tė fshehtė tė intimitetit, qė njė Zot e di nga ē’thirrje i vjen a ē’ kėrkon tė shpėrblejė. Qė unė po e shkel si njė mirėnjohje, duke nxjerre nga blloku i poezive tė tij disa, pėr t’i botuar pėr herė tė parė nė vendin e gjuhės nė tė cilėn janė shkruar. I bindur se janė poezi. Pra, nė fund tė fundit, ajo qė e ēon larg atė, tė udhėtojė, ėshtė poezia, qė nė kėtė rast merr formėn e vargjeve...


    KODI I JETES


    JETĖ

    Unė tė kam dashur gjithnjė
    Jetė
    Kėshtu siē je
    Kėshtu siē vjen
    E shprishur nė dukje
    E sublime
    Shaka e tmerrshme
    E fatit
    Lojė e rafinuar
    Parajsė dhe dėnim
    Njėkohėsisht
    Pėrdhesje
    Dhe hyjnizim
    Puhizė e ėmbėl
    Dhe ciklon
    E laryshme
    Gjer nė mosbesim
    Mbi ekzistencėn e Njėshit
    Qė na bashkon tė gjithė.


    NE VDEKJEN E BABAIT

    Me mjekrėn e bardhė
    I ngjan
    Mbretėrve keltė,
    Gjigandė.
    Nga ata qė ndesh
    Nė ca katedrale
    Nėse ke akoma dėshirė
    Tė hysh brenda.

    Solemn, i heshtur
    I fiksuar si ata
    Nė kujtesėn e gurėve.

    I ftohtė dhe i pėrkorė
    Ruajtės i pafund
    I sė Shenjtės
    Dhe i Kodeve antikė…


    Tė kanė veshur
    Si pėr ditė feste
    Siē e kishe zakon ti.
    Nė gojė tė kanė lėnė
    Atė gjysmėbuzeqeshje
    Tėnden.
    E mua mė duket
    Sikur e ke thithur
    Dhe nuk e ke nxjerrė
    Frymėn e fundit.


    MIDIS NESH

    Midis nesh
    Fjalė tė lehta
    Tinguj tė zbraztė
    Vetėm…

    Prani hijesh
    Qė kėrcejnė
    Mbi fjalėt tona
    Tė dashurisė
    Fonema tė zbehta
    E tė flatėrueshme
    Si larvat.
    E di..
    Evokojmė fantasma
    Ngaqė mė nė fund
    Kėrkojmė njė ēast
    Tė paqtė
    Larg njėri tjetrit.


    MATHILDE

    Je e bukur
    O zot sa e bukur!
    Njė mishelė bastarde
    Racash,
    Tė ngjizura me art
    Nė cep
    Tė njė bordelloje

    Ti,
    ikonė ideale e femrės…


    NJĖ NATĖ NĖ BASORĖ

    Hėnė e Madhe
    E Lindjes Nė vetmi e nė heshtje Dėshmitare perversionesh Asirė
    Midis rėrės sė butė
    Defrehesh
    E ngatėrron tė shkuarėn
    Me tė tashmen
    E me dritėn tėnde
    Pėrkoron
    Siluetėn
    E natyrės njerėzore.

    E nuk na thua
    Me ēfarė ēarqesh
    Ėshtė “stolisur”
    Fustani i ēmuar
    I kėsaj nate nė Basorė,
    Nė kėtė gjysmė Azi
    Tė shtrigėruar
    Ku aroma e fortė
    E erėzave
    Tė ēpon hundėt
    E ku shpesh
    Vendasi
    Mė parė
    Bėn sikur dorėzohet
    E mė pas
    Ti e gjen veten
    Tė rrėmbyer…
    …e tė burgosur.


    NDARJE NĖ BAR

    Bashkė me tymin e kėsaj cigareje
    Ti qė duhan s’ke pirė kurrė
    Mė pėrplas nė fytyrė
    Arsye tė dhimbshme
    Dhe tė falurėn formale
    Tė rastit
    Pėr kėtė dashuri tė gabuar
    mė kėrkon.
    Sforcohesh tė vėsh
    Buzėn nė gaz
    Herė herė…
    Ti qė s’qesh kurrė.
    E pastaj vjen
    Akti final
    Pi me njė frymė
    Njė gotė plot
    Me Brandy
    Ti qė kurrė s’ke pirė
    Veēse ujė.
    Pėrse gjithė ky teatėr
    Pėr tė mė bėrė tė ditur
    Qė midis nesh
    Gjithēka ka mbaruar?


    LEPANTO

    Unė kam njė mik
    Qė sa herė merr vesh
    Se udhėtoj pėr Stamboll
    Nuk harron
    tė mė kujtojė
    Shtatė tetorin
    E vitit
    njemijė e pesėqind
    e shtatėdhjetė e njė.

    Betejėn e famshme
    Tė Lepantos

    Njė flotė e paparė
    E krishterė
    Por e pakrisht
    Flotės turke
    I zuri pusi
    Kush humbi mė shumė
    Kish ca kaike
    E kush fitoi
    Kish anije tė mėdha.
    E kush pastaj
    u grind si qentė
    Pėr ndarjen
    E plaēkės sė luftės
    Kush la pas
    Njė Sulltan tė dehur
    E vezirė hajdutė
    Plot me vese
    Kush mori me vete
    Haremė tė tėrė
    Por edhe kėshilltarė hebrenj
    Tė financave tė shtetit
    Kush tė burgosurit e aftė
    I ktheu nė skllevėr
    E ata tė pagjė
    Zjarrit ia fali…
    …Zakon i lashtė
    I mėshirės kristiane


    ISRAEL

    Mbretėri e Jugut
    Dhe ti e Veriut,
    Gjithmonė Israel
    Mbeteni.
    I pandashėm,
    i marrur me vete,
    nė ekzil.
    I pashterueshėm,
    Si ēdo kumt i madh,
    Nė Histori.
    I kudondodhur,
    Nė Kohė ,
    E nė Hapėsirė.

    Tokė e Premtuar
    Njeriut!

    DĖBORA PO MBULON RUSINĖ

    Dėbora po mbulon Rusinė
    Nė rėnie tė lirė
    Butėsisht
    E mbulon kėshtu shumė gjurmė
    Tė pasurisė e tė varfėrisė
    Njėkohėsisht.
    Dėbora po mbulon Rusinė
    Demokratikisht
    Ndėrsa oligarkėt s’pushojnė
    Tė zhvishėrojnė Rusinė
    Babėzisht.

    Moskė, 2005

    KURSK

    Deti ėshtė bujar
    E s’mund t’ju harrojė
    Tashmė pushoni
    Nė barkun e tij tė gjerė
    Si fėmijė
    Nė barkun e njė nėne tė madhe.
    Tė gatshėm pėr t’u rilindur
    Nė Mit.
    Dhe yjet e thellėsive
    Akoma i ndjeni
    Ju zbukurojnė arkivolėt
    Qė mbajnė
    Vetėm trupa heronjsh.
    Tė celiktė
    Tė padhunueshėm
    Tė plotė nė pėrjetėsi
    Me mendimet tuaja tė fundit
    Mbi nėnat, gratė dhe fėmijėt
    E me idenė e Atdheut.

    Gusht 2000


    MIDIS KUDHRES DHE ĒEKANIT



    Kudhėr e ēekan
    Qė pret e godet papushim
    A e di vallė
    Qe po forzhohem?
    Jeni vallė tė sigurtė
    Se po punoni pėr veten?

    Pushtetarė tė lexuar
    Politikanė tė lexueshėm
    Ne njerėzit e rrahur
    Tė stėrmallkuar
    Do tė dijmė tė kapim
    Shkėndijėn
    Qė ka ngut tė ikė
    Tė njė mendimi
    Nė hapėsirėn e ngushtė
    Tė fluturimit tė saj
    E para se tė shuhet
    Do tė dijmė t’i japim
    Botės sė tėrė
    Njė zjarr tė ri
    Pasioni
    nė kėtė epokė tė flloshtė
    Plot me escort
    E histori dashurish efimere
    Dhe “sekrete” tė “nxjerrė nė shesh”
    Nga Wkileaks.


    NĖ VDEKJEN E NĖNĖS

    Mbi dorėn tėnde tė brishtė e tė lodhur
    Vura timen
    Herėn e fundit
    Mė pe drejt nė sy
    E atje lexove
    Akoma njė tjetėr gėnjeshtėr
    Mė tė madhen e tė gjithave
    Qė gjer atėherė tė kisha treguar.
    Cuditėrisht nuk dallova
    Ashpėrsi nė fytyrėn tėnde
    Tė ndriēuar
    Nga njė buzėqeshje e ėmbėl
    Faljeje
    E si e ēliruar
    Nga barra e viteve tė rėndė
    Me pėshpėrite
    Se kisha bėrė mirė
    Qė ca gėnjeshtra
    Tė kisha treguar
    Sėbashku
    Me tė vėrtetėn time tė madhe.


    FĖMIJĖT E ARDHSHĖM

    E unė uroj
    Qė ata ta dinė
    Se kanė qėnė tė dashur
    Mė parė
    Shumė kohė mė parė
    Se tė vijnė nė kėtė botė.

    Nėse nga Dashuria thirren
    Nė Dashuri
    Do tė jetojnė.

    MILOSAO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-03-2011 mė 17:44
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •