Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 201
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Petro Nini Luarasi, orthodhoks apo protestant?

    Ceshtja e Petro Nini Luarasit, nese ishte rilindas i krishtere protestant apo ortodoks dhe ne cilen fryme i sherbeu kombit, duhet diskutuar ne forumin e tolerances e jo tek forumi protestant.

    Petrol, si nip i Petros, duhet te na sqaroje me autoritetin e te qenit pasardhes gjaku i tij, nese Petro Nini Luarasi ishte me te vertete konvertuar ne protestant dhe nese nen frymezimin e mesimeve protestante ai i sherbeu ceshtjes kombetare, apo si?

    Pastaj mund ta kanalizojme biseden andej nga duam.

    A ishte me te vertete Petro Nini Luarasi nje protestant (born again, qe kishte pranuar Jezusin si shpetimtar ne zemren e tij, duke bere lutjen perkatese te pranimit)?

    P.S Me vjen mire qe shoh tek protestantet e ketij forumi shenjat e "sistemit te rene", per te cilat akuzojne katolik-ortodokset, te te qenit pjese e feve kombetare te lidhura me shtetin dhe se i kane sherbyer sistemeve njerezore kapitaliste (Weber, M), apo ideve nacional-kombetare te shek.19....


    Aq me shume qe sekretari i VUSH-it e quan Kishe emisionin zone e lire, ne nje kohe qe para tij ne ate emision po behej kampionati i madhesise se penisit neper bote apo se sa e zhvirgjeruar ishte filan kengetare!!!!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 28-12-2010 mė 14:06

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Dhe ti Ilia Spiro mos bej gabimin qe ne sinqeritetin tend te postosh ne forumin protestant dhe ti japesh mundesi prot-islam-ikonoklastit te te fyej me germa te kuqe duke te derguar me pushime...!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Dhe ti Ilia Spiro mos bej gabimin qe ne sinqeritetin tend te postosh ne forumin protestant dhe ti japesh mundesi prot-islam-ikonoklastit te te fyej me germa te kuqe duke te derguar me pushime...!
    Me ta thane te drejten,je nje nga fetaret ortodoks, per te cilin kam pasur respekt deri para rreth nje muaji.Kam pas lexue disa shkrime tuat ne te cilat prekeshin aspektet kombetare shqiptare dhe me pat pelqye mendimi yt racional.
    Para rreth nje muaji, u deklarove vet qe ben pjese ne bagetine e janulles dhe u deshprova keq!
    E ke thane vet me ni rast,Kisha nuk ka etni.Te njejten,besoj,per shtepite e tyre fetare do ta thone shqipfolesit e feve tjera, qe jane mishnue teper me fene e tyre.Me e kethye ne shqip,kjo i bie : nje here feja.E nese mbetet dicka,po ia lame atdheut..s`dihet cilit atdhe,po nejse.
    Nisur nga ky kendveshtrim i juaj,je i lutun te kesh kujdes kur i merr ne goje figurat e kombit tone!Jo per noi gja,po ne nuk lejojme asnje Kishe as Xhami,te cenoje ,ne cfardo menyre, dinjitetin e njerezve tane,te cilet u flijuan per te miren e atdheut tone!Petro Nini Luarasi eshte per neve shqiptar i madh.

    Tue qene qe nuk kam aspak respekt per punetoret e janulles,shkrimin tim te kujdesshem merre si pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Luli X : 28-12-2010 mė 16:42

  4. #4
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Martiri Petro Nini Luarasi, flamurtar i kishes ortodoke autoqefale shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Ceshtja e Petro Nini Luarasit, nese ishte rilindas i krishtere protestant apo ortodoks dhe ne cilen fryme i sherbeu kombit, duhet diskutuar ne forumin e tolerances e jo tek forumi protestant.
    Petrol, si nip i Petros, duhet te na sqaroje me autoritetin e te qenit pasardhes gjaku i tij, nese Petro Nini Luarasi ishte me te vertete konvertuar ne protestant dhe nese nen frymezimin e mesimeve protestante ai i sherbeu ceshtjes kombetare, apo si? Pastaj mund ta kanalizojme biseden andej nga duam.

    Seminarist, ja ku na poqi debati pėrsėri, por kėsaj rradhe nuk je mė seminaristi nė mbrojtje tė ndonjė kleriku katolikut, por bash nė pozicionin tėnd si propagandues, studjues profesionist dhe tutor i ca tipave si Ilia Spiro qė bubrrojnė atje ku fryn era greqizim, duke mos u ndaluar as para shtremberimeve , te qellimshme apo jo, qė do ti provojė koha.
    Besoj qė jemi ne kohen dhe vendin e duhur, pasi Petro Nini Luarasit, edhe pse ishte besimtar i devotshėm i krishtere i besimit ortodoks (u mallkua dhe u ēkishėrua nga disa dhespotėr shovinistė grekė dhe u ripranua nga Peshkop Noli dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare sė cilės i kishte shėrbyer dhe do ti shėrbejė nė jetė tė jetėve me imazhin e veprėn e tij) bashkėpunoi me pėrfaqėsues tė protestantėve anglo-amerikanė e shqiptarė, si familja Qiriazi, Dako, Cilka etj, jo nė fushėn fetare por atė kombėtare, pėr liturgjinė shqipe, pėr shkollat e librat shqip . Kjo ėshtė e vėrteta e provuar nė dokumenta qė nuk e luan as djalli me te birin.
    Pra si nip i Petro Nini Luarasit deklaroj qė nuk kam pare apo disponoj asnjė dokumet qė tė provojė se Petro Nini Luarasi tė jetė deklaruar apo vdekur si besimtar protestant, por kurdoherė ka qenė pėrfaqėsues i grupeve ortodokse shqiptare. Pėr kėtė mund tė lexoni librin e tij "Mallkimi i shkronjave shqipe", po deshėt edhe greqisht. Por kjo nuk do tė thotė aspak se ai nuk i respektonte e nuk kishte miq jo vetėm protestantė, por edhe bektashinj, katolikė e myslimanė. Prandaj edhe indinjohem kur disa duan me zorr ta pėrzenė edhe tė vdekur nga grigja ortodokse e ta shpallin “herretik” me frymėn e tyre tė qelbur. I njėjti trajtim verehet edhe per mjaft martirė tė tjerė tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare tė cilėve nuk po u pėrmendet emri kėto vite tė demokracisė, sikur tė mos jenė atdhetarė ortodoksė shqiptarė nė vendin e tyre por kaptuar kufirit. Apo jo?
    Dčgjoni ndopak edhe lutjen e Prof. Dr. Anastasi, Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė: “Ruaje, o Zot, botėn tėnde nga kjo paranojė dhe egėrsi e frikshme. Na ndihmo tė gjithė pėr tė kuptuar se ēdo krim nė emėr tė fesė ėshtė krim kundėr vetė fesė dhe fyerje e Emrit Tėnd tė Shenjtė." (Ndoshta e ka fjalen edhe per MALLKIMIN, CKISHERIMIN E HELMIMIN e Petro N.Luarasit Kčshillojeni pčr kčtč edhe delen e Zotit, Ilia Spiron, i cili ia ka publikuar kčtč lutje nč forumin shqiptar por nuk e di pse nuk i hyn nč vesh tč vet. Amen.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-12-2010 mė 15:27

  5. #5
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    E verteta mbi helmimin e Petro Nini Luarasi

    E verteta mbi helmimin e Petro Nini Luarasi

    Nč forum besimtari ortodoks Ilia Spiro, guxon tč shprehet:
    ''Mitropoliti Fillaret e ka ē`kisheruar P.N Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse dhe perhapes te herezive protestante, ungjillore e masonike. Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin."
    Meqč nuk kemi tč bčjmč me njč rroitje tč ēastit té kčtij “artoporlanti dizinformues” té qarqeve tč caktuara po paraqesim provat e marra nga libri i “Mčsuesit tč Popullit”, martirit tč gjuhčs shqipe, Petro Nini Luarasit , "Mallkimi i shkronjave shqipe e ēpėrfolja e shqiptarit"

    Ilia Spiro :“Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin."

    Dhespoti Fillaret i Kosturit :“Cilido nga tė krishterėt qė do tė pranojė nga i mallkuari Petro Luarasi dhe pėrngjanjėsit e tij para, ose shqipmėsonjės...”
    (Fillareti i Kosturit, Korēė, mė 20 tė vjeshtės sė parė 1892)

    Po paraqesim provat:

    PARATHĖNIE

    Tė dashur kėndonjės

    Dyke parė ēpalljen e njė libreje tė tillė, si tė kėsaj, mbase do tė pandehni se ėshtė fjala pėr njė libėr mėsimtare a literaturare a prrallė tregimtare, qė ėshtė gjė e atyre shkronjėtarėve (autorėve), tė cilėt kanė kujdes tė pėrformuarit dhe ēpalosjen, mbi tė gjithė njerėzinė, tė njė ideje tė mirė, pėr tė ēpikurit e sė cilės fort pakė njerės me shumė djersė dhe pėrgjerkatje dhe vojė u lodhė pėr interesėn e bashkė tė njerėzisė.
    Tek lėnda e kėsaj pasjesėve s’ka pjesė as nė njė ndėr sendet e sipėrme, se s’ėshtė as mėsimtare as literatyrake, sa ndonjė prrallė-tregim, po me gjithė kėtė, nė lėndėn e kėsaj libre gjėndet brenda njė e vėrtetė dhe e drejtė, e cila ėshtė nevojė tė ēquhet mė me kujdes prej logjikės sė padhunėt me qėnė se qėllohet pėr tė pėrzhuritur ndėrgjegjen e disa njerėzve, tė cilėt vetė quhen shėnjtorė dhe mendorė nė kungajkat rreth syresh, po qė kundėrpunojnė dhe me mjete padrejtėsie ndalojnė lirinė e ēkėputur (absolute) tė ēpalosjes dhe tė idealit tė njerėzve tė tjerė, qė janė tė padėmshim e tė padhunėtė nė ndėrgjegje dhe pėrharkim po tė pavojshėm e tė pamėsuar nė intrigat e farisenjta dhe tė magjinjta tė kryetarėvet, nėnė mbisillėn e tė cilėvet pėr fat tė keq udhėhiqen dhe prinjen nė kėtė jetė.
    Me fjalė tė tjera, pėr ta thėnė mė ēkoqitur, qėllimi i kėsaj libre ėshtė zbulimi i njė sė vėrtete morale fort tė lartė, me anė tė gjykimit, pėrpara tė cilit kundėrgjyqės janė me njė anė njė shqipėtar, Petro Luarasi, mė anė tjetėr i parėherėti. Mitropoliti i Kosturit shenjt Fillareti; drejtėsidhėnės ėshtė gjyqi i njerėzisė ndėrgjegjemirė, dhe dėshmitar ėshtė e shumėvojta dhe e parremėta histori e ēpėshtjelljes dhe e ēgėrmimit tė bėnjave tė jetės sė njeriut qė nga krijimi i botės gjer sot.
    Po me qėnė qė zbulesa e sė vėrtetės, pėr tė cilėn bėjmė fjalė; ėshtė rrjedhje e veprimevet tė tė sipėrthėnurit Petro Luarasit pėr tė pėrhapurit e shkronjavet shqipe, prandaj do tė radhitim mė parė si sent parėhyrje shkurtazi disa dorėzime tė cilėt pėbrėndosin Petro Luarasin nė tėrė thėnjen e rjeshtės sė kėsaj libre.
    Mė 1886, kur u pėrhap lajma se nė Korēė hapte dyert njė mėsonjėtore nėn tregatimin (drejtimin) e tė pėrkujtuarshmit Pandelishqipe Sotirit, nga Selcka e Lunxhit, me pėrkrahjen e pakė mėmėdhetarėve zelltarė nga Korēa, atėhere Petro Luarasi gjendej grekmėsonjės nė fshatin e tij; me qėnė qė pėrpara kohėsh ishte edukuar nga kujtimndrituri Koto A. Hoxhi me mendimet e tė pėrhapurit tė shkronjavet shqipe, nuk la kujdes tė jipte, bashkė me mėsimet greqisht, dhe mėsime shqip nė nxėnėsit e tij me ato libra qė ndodheshin.
    Mė 1887, nė muajin gusht, u kallėzua nga bashkėmėmėdhetarėt e ti pėr predikimet shqipėtare te nxėnėsit e ti ne Mitropoliti i Kosturit, Qirilli; dhe me qenė qė nuk u bind nė kėshillat dhe zotimet e Qirillit, ky pėr dėnim e mallkoi dhe e ēkishėroi Petron, duke dėnuar me ēvetėmtim (aforizmė) dhe jashtėkishje (ekskomunikim) nė gjithė katundet e fshatrat e Kolonjės cilindo qė tė zėrė fill pėr tė qasur Petron dhaskal (mėsonjės) nė katundin e tij. Po Petrua, kundėr bindjes ndaj Qirillit, tek tė pendohet, hapi mėsonjėtore shqipe vetake nė Ersekė tė Kolonjės, ku tė vegjėl e tė mėdhenj nga dėshėronjėsit, qė kishin voli, vinin tė dėgjonin e tė mėsonin kėndim e shkrim tė gjuhės shqipe. Kjo gjė motoi gjer dy vjet nė tė cilėt Petrua ish i lirė tė vizitonjė nėpėr katundet e ndryshėm bejlerėt e kryetarėt e Kolonjės, duke u mėsuar e predikuar tė duheshmet pėr nevojėn e tė pėrhapurit tė shkronjavet shqipe.
    Mė 1889 nėvėndėsi i Qirillit, Mitropoliti i Kosturit Grigori, mori pėrsipėr dhe ndjekjen e Petro Luarasit e tė shokėvet tė tij. Ky, dyke dėshėruar qė tė lėftonjė veprimet e Petros mė vepėruarzi ; urtėsisht u mėndua se do tė jetė mė fundsjellėse ndėr interesat e kishės greke patriarhike kjo grapje (pėrpjekje) dmth po tė bėhen vegėl nėpėr viset priftėrinjtė e fshatravet, tė cilėt, dyke pėrdorur fenė si gogol kundėr Shqipėtarėvet, do tė goditin mė plotėrisht qėllimin qė ndjekin. Prandaj, dyke u shkruar shumė herė nė Luaras priftėrinjve tė fshatit pėr jashtėkishjen e familjes sė Petros dhe ndalimin e meshėbėnjės s’asaj, dhe dyke mos u ndėgjuarė, mundi mė nė fund tė gabonjė me dinakėri dhe tė marrė pas pėr nė Kostur, priftin e Luarasit Papa Stefanin. Po ky, me tė arrirė gjer nė Dardhė, nga ca shėnja mori kundėrmendim dhe frygosi tinėzaj nė Luaras nėnė mburojtjen e Petros. Pėr mė tepėr dėftesė tė vepėrimevet tė Grigorit dhe pėr tė kupėtuar mė mirė shėnjat e ti, vėmė pėrpara kėtu kėto letra ndersenjake tė Grigorit pėr shtėpijakėsit e Luarasit, dhe njė letėr tjetėr miqėsore tė ti Kajmekamit tė Kolonjės, ku i shkruan pėr frygosjen e Papa Stefanit nga Dardha.

    Letėr e parė Luarasarėvet nė Luaras
    Tė ndershėm zotėrinj kryesės , mbikqyrės i kishės dhe ju tė tjerė tė bekuar tė krishterė tanė shtėpiakė tė kėtij katundi, ju urojmė me Zonė atėrisht, dhe ju lajmėrojmė se pėrtanithi do tė meshojnė nė katundin tuaj priftėrinjtė e Stratobėrdhės, me qėnė se prifti juaj papa Stefani u vu nė papunė prej pasonje rėnkimesh qė do t’i vėzhgojmė kur, me ndihmėn e Perėndisė sė shenjtė, do tė vimė aty nė katundin tuaj.
    Qofshi mė Zonė
    Kostur mė 26 tė korrikut 1889
    Mitropolit i Kosturit Grigori, uratėsi juaj mė Krishtin. (Pason melatės i Mitropolisė sė Kosturit)

    Letėr e dytė e Luarasarėve nė Luaras

    Tė ndershėm z. Muftaro- pleq, kryesės dhe tė tjerė gjithė tė bekuar tanė tė krishterė, banorė tė kėti katundi, ju urojmė dhe ju lajmėrojmė se prifti juaj Papa Stefani u bė papunės nga ēdo meshėbėnjė po me qėnė qė mėsuam se i ngojėzenuri papa Stefani erdhi prapė nė katundin tuaj, ju porosijmė dhe ju kėshillojmė atėrisht tė mos e qasni ndėr shtepitė si prift e pėrditės, se ėshtė i ēvetėmtuar (i aforisur) papa Stefani.
    Qofshi shėndoshė mė Zonė
    Dardhė, 25 vjeshtė e parė 1889
    Mitropoliti i Kosturit Grigori, uratėsi juaj mbė Krishtin.

    Letėr dėrguar kajmekamit tė Kolonjės
    Tė fortlėvdruarshmit Dilaver beut, Kajmekamit tė Kolonjės i fortlėvduarshėm,
    Me qėnė se papa Stefani nga katundi Luaras erdhi pranė nesh dhe iku tinazi i lutem Lavdėrisė suaj qė ta kapni papa Stefanin e ngonjėzėnur me suvari (kalorės) tė pėrkatshėm dhe ta dėrgoni atė nė Mitropoli tė Korēės

    Me kėtė pėrfundonj
    Nė Dardhė, mė 25 tė vjeshtės
    sė parė 1889
    Mitropoliti Kosturit
    (Pason melatės i ti)

    Kundrejt kėtyre letrave, kuntundarėt e Luarasit, dyke njohur pafajėsinė e papa Stefanit, s’i dėgjuan fare urdhėrimet e panomtė tė Grigorit; dhe Kajmekami i Kolonjės, pasi thirri kryepleqėsinė e Luarasit dhe mėsoi shkakun e ndjekjes sė papa Stefanit prej Grigorit, as e bėri tė vlyerė pėr pėrgjigje shenjtin e kosturit.
    Kėto bėnja (punė) tė Grigiroti ndrituan mėndjen e mė tė shumėvet mėmėdhetarė shqiptarė, tė cilėt kupėtuan mė mirė se ata tė ashtuquajturit pėrfaqėsonjėsit e Krishtit u shėrbenin dy zotėve: Krishtit dhe Grekėrizmit; dhe se Krishtin e dėshėronin me vulnet dhe natyrė greku, dhe vetėm me fjalė e lajkatonin, po se grekėrizmit i ishin kolitur me gjithė zemėr e shpirt, dhe vetėm pėr hir tė kėtij vepėronin kundėr sė drejtės gjuharake tė shqipėtarėvet, kėta dėshėronin: jo predikimin e ungjillit, po greqizimin e shqipėtarėvet, dyke ndaluar rreptė ēdo predikim dhe mėsim me gjuhėn shqipe nė kishė. Kjo sjellje, pra, e priftėrisė greke, nxeu kundėr atyre edhe mė tepėr urrejtjen e shqipėtarėvet mėmėdhetarė, tė cilėt me tė drejtė e shkionin shortin priftėror si kapėrxenjėsin e fjalės sė Perėndisė, dhe si tė vetmin ngajės (shkakėtar) tė pengimit tė pėrparimit tė shkronjavet shqipe.
    Mė 1889-1890, nė vjeshtėn e parė, me qėnė qė u vra me dhunė, si thonė, nė Konstantinoplė Pandeli Sotiri, i gjeratėhershėmi shqipmėsonjės nė Korēė, Petrua u grėshit nga patriotitėt e pakėt shqipėtarė tė Korēės si mėsonjės i shkollės shqipe atje me bashkėpunėtorė ZZ. Hafiz ali Efendinė pėr turqisht dhe Thoma H.Avaramin pėr frėngjisht. Nė kėtė hop shėfreu shumė prova dhe vėzhgime prej Guvernėsė tė cilėt e shtrėngonin tė bindet pėr tė treguar se cilėt ishin mbajtėsit dhe vėshtorėt e mėsonjėtores, dhe pėr ē’qėllim mbahej ajo shkollė.
    Eshtė pėr t’u shėnuar se, ndonėse mbajtėsit e mėsonjėtores ishin tė njohur ndėr tė gjithė, po Guverna kėrkonte me kundėrkallėzim tė kllaposte kujdestarėt e mėsonjėrtores shqipe sė Korēės dhe nė kohė tė voliēme t’i dėnojė nė mėnyrė shėmbėllore. Po me qėnė qė pėr vitin e pasmė 1891-1892 parandjehej se pa leje tė guvernės nuk do tė ishte e mundur tė qėndronjė dot kjo mėsonjėtore, - dhe kjo u bė e njohur edhe nga njė paralajmė e sundimtarit tė Korēės qė tha se pėr tė pastajmin vit ishte urdhėr i lartė qė tė mos njihen asgjėkundi mėsonjėtore shqipe pa leje tė Guvernės - prandaj Petrua, si u muar vesh me atdhetarėt e Korēės, vajti nė Kostantinopolė, dhe u kėshillua pė kėtė ēėshtje me tė palodhurin atdhetar Naim bej Frashėrin; dhe pastaj u kthye nė Korēė, pa mėnim vajti nė Manastir i ormisur me letra miqėsore pėr direksinė qėndrale t’ Arėsimit nė Manastir. Pas njė muaji kohėvonimi nė Manastir, u kthye Petrua nė Korēė, dyke sjellė me vehte lejen e tė njohurit tė mėsonjėtores shqipe dhe veēanėrisht tė dėftesės sė ti me anėn e sė cilės njihej mėsonjės i shkollės shqipe nė Korēė.
    Mė 1891 dyke qėnė mėsonjės nė Korēė vepėroi tė shtatonen nė Kolonjė gjashtė mėsonjėtore shqipe, tė cilat nisnė tė punojnė qė me tė parėn e Vjeshtės sė parė 1892, nė katundet Luaras, Gostivisht, Rehovė, Vodicė, Selenicė e Pishės dhe Treskė. Kėto mėsonjėtore mbaheshin me ronime (harxhe) tė vetė katundeve dhe tė shoqėrisė shqipėtare “Drita” nė Bukuresht, kryesonjės i sė cilės qe atėhere Z. NikollaN. Naēo. Mė 1892-1893 vitin shkollor, jashtė dashjes sė ti, Petrua u nevojtua tė heqė dorė nga mėsonjėtore e Korēės dhe i pėshtolli kujdeset e ti nė mbajtjen dhe pėrparimin e mėsonjėtoreve tė Kolonjės dyke shtirė caq direksisė sė tij Luarasin.
    Nė vjeshtėn e vitit 1892, Fillareti, mitropoliti i shenjtė i Kosturit, dyke udhėtuar, sipas zakonit nėpėr Kolonjė dhe nė Vakėfe, me qėnė qė dėgjoi dhe pa gjėrat e mėsonjėtorevet shqipe nėpėr katundet dhe tė pėrhapurit e shkronjavet shqipe, fort u pikėllua, dyke u ndrydhur prej frikės qė i nguli nė zėmėr parandjenja e tė pėrmbysurit dhe e te ērrėnjosurit nė ato vise tė kuēedrakes Megali idhesė greke prej dritės sė Shkronjave Shqipe. Prandaj dyke vajtur me pashpresje (i dėshpėruar) nė Korēė dhe dyke marrė nga bashkėmendonjėsit e tij miq atje kėshilla, volli njė mallkim tė tmerrshėm dhe njė aforizmė me ēkishėrim kundėr Petros dhe shokėve tė ti, dyke nematisur ēdo tė krishterė qė pėrqafon shkronjat shqipe a ka mall pėr mėsonjotore shqipe nė katundin e tij.
    Me gjithė kėto, as nėmė e frikėshme, as aforizma dhe ēkisherimet e shėnjtit. Fillaret nuk i shprapenin dot kolonjarėt nga mėsonjėtoret shqipe dhe nga shkronjat, po tė mos kishte shpejtuar pėr ndihmė Guverna tiranike e atėhershme e Manastirit, qė dėrgoi nė Kolonjė kryepolicin e Manastirit Haxhi Osman Benė pėr tė kontrolluar veprat e Petros, tė cilin Mitropoliti i Kosturit dhe grekomanėt e Kolonjės e kishin kallėzuar djallėzisht nė kryesundimtari i Manastirit. Kjo gjė, me tė vėrtetė, i zuri aqė ngushtė katundet, sa qė tė gjithė afro, tė krishterėt e quajtėn shkakėtar pėrpara Haxhi Osman Beut Petron dhe pėr dorėzimin e mėsonjėtoreve shqipe edhe pėr rrjedhjen e mundimeve tė tyre nga kėto mėsonjėtore, dhe qė kėtejthi e tutje mohuan ēdo ide shqipėtare. Dhe kryepolici pasi u dha kėshillat e duhura shqipėtarėvet , urdhėroi Petron tė vijė nė Manastir, ku u vu nėnėn mbrojtje ferkati katėr muaj me rradhė, dyke u gjykuar pėr mėsonjėtoret, pėr mbajtėsit dhe pėr qėllimet e tyre. Paskėtaj e fitoi lirinė e tij, po ju dha urdhėr tė jetė e ndaluar pėrzjerja e tij nė ēdo gjėsend qė kishte tė bėnte me mendimin shqipėtar.
    Ndonėse u mbyll mėsonjėtoret nė Kolonjė, Petrua kurrė s’reshti sė punuari nė shumė farė mėnyra pėr t’a goditur qėllimin e tij; prandaj dyke u ormisur nė ēdo mėnyrė me libra shqipe, udhėtonte rrotull nėpėr parėsinė e visevet tė Toskėrisė dhe pėrndante libra darovė nė cilindo njeri qė kish pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe, i shtyrė ose nga kėrshimi ose nga dashuria ndaj shqipes. Kjo punė vazhdoi gjer mė 1903, kur mė 10 tė majit tė atij viti u kap prej Guvernės dhe u burgos nė Kolonjė, dhe sė kėtejmi nė Korēė duke u ruajtur tė dėrgonej nė gjykatoren e Selanikut si i kundėrfolur pėr shtrėmbėrim tė ndėrgjegjes popullore me anė tė predikimeve tė shqipėtartė. Pėr kėtė shkak u kapnė atėhere dhe u dhedėrguan nė Selanik shqipmėsonjesi i shkollės nė Korēė Z.N.D. Naēi shumė nga mėmėdhetarėt muhamedanė e tė krishterė, shqiptarė tė Korēės, nga tė cilėt disa pas shumė gjykimesh e mundimesh, u burgosėn nė Selanik, dhe tė tjerėt u dėrguan nė ēkufizim (syrgjyn) nė Azi tė Vogėl. Mė 21 tė korrikut, duke hequr Petron, tė lidhur me byzylyke nėn ruajtje prej gjashtė kalorsh ushtėrorė pėr nė Selėnik, dhe duke harrirė gjer nė Kloboē, gjashtė orė lark prej Korēės, me qėnė qė ishte zėnė udha prej kryengritesve bullgare, kalorėsit ruajtės u shtrėmgum t’a sillnin prapė nė burg tė Korēės. Nė muajin e vjeshtės sė parė, meqėnėqė e guverna po gjendjej nė kujdesje tė bashkėkėputur kundrejt kryengritėsve pėr fillin e saj, me njė urdhėr tė lajthitur prej kqyrėsisė sė lartėme tė kryesundimtarisė sė Manastirit, u leshua Petrua prej burgut dhe vajti nė Atdhenė e tij nė Luaras. Po kur nė shkurt tė vitit 1904 u vu re gabimi, dhe sėrisht prej Selanikut u thėrrit Petrua; ky pranditi dhe iku fshehurazi pėr nė Evropė dhe s’andejmi nė Amerikė, ngaha, pas katėr vjetesh, nė lėēitje tė komstitucionit; mundi tė kthehet nė mėmėdhethin e tij dhe sėrisht filloi kėtu mjeshtėrinė e mėsonjėsit, pasi Guverna konstitucionale pandaloi (lejoj) tė pėrshtaturit (themelimin) e mėsonjėtoreve shqipe.
    Mė 1909- 1910, duke qėnė dikrektor i mėsonjetores shqipe nė Negovanė, pas rastit, vuri re nė gazeta e ndershmja gazetė e Londrės “Times” pėrfolte fort partriarqinė greke nė Konstantinoplė, si dhe priftėrinė greke pėrgjithėsisht greke, qė ndalon aforizma dhe tė tjera mjete tė panomtė pėrparimin e shkronjave shqipe dhe tė qytetėrimit tė shqiptarėve tė krishterė.
    Dhe Partriarqia me gazetėn “E vėrteta Kishėtare” (Eklisiastiqi alithia) u pėrgjegj se pėrfoljet e “Taimės-it” kundėr priftėrisė Partiarqisė greke pėrfillazi me shqipėtarėt ishin shterpė me qėnė qė nuk ka asnjė dėftesė pėr veprim tė shortit priftror grek kundėr shkronjave shqipe etj. Nga ky shkak, dhe me lutje tė shumė atdhetarėve shqipėtarė, Petrua dha nė botim Aktin e Mallikimit bashkė me gjithė aforizmėn dhe ēkishėrimin si dhe tė tjera shkresa mitropolitike, tė cilat i pėrkapin ku leēiteshin nėpėr kishat e katundeve tė ndryshėm nė Kazanė e Kolonjės dhe tė Vakėfėvet, sipas urdhėrit tė Mitropolitit tė Kosturit, pėr frikėsimin e shqipėtarėvet.
    Si pėrgjigje mbi kėto shkresa frikėsonjėse, u punėtua dhe njė ēpėrfolje prej tė aforisurit Petro, pėr kontroll tė bėnjave tė shortit priftėror dhe pėrzgjim tė njerėzisė shqiptare sė paditur dhe sė padhunėt e cila fatkeqėsisht edhe nė kėtė shekull tė dritės e qytetėrimit pėrfundon nė pamėsim dhe nė prandim tė paragjykimeve. Pėr kėtė gjė, qė tė kuptohet nga tė gjithė atdhetarėt shqipėtarė, u pėrrjeshtua greqisht dhe shqip kjo librėzė, e cila, pėr shkakun jashtė vullnetit tė shpallėsit, u vonua pėr botim shumė muaj pas zotimit tė autorit. Pra, pėr kėtė vonesė, dyke lypur prej gjithė ndihmėtarėve meritimin e mirė e ndjesėn, pėrfundojmė.

    Me kthjellėsi dhe nder shpallėsi

    P. N. LUARASI


    MALLKIMI I SHKRONJAVET SHQIPE PREJ
    MITROPOLITIT TĖ KOSTURIT FILLARET
    “Fort mirėdėrimtarė priftėrinj, fort tė ndershėm myftaro-pleq, dhe ju tė tjerė gjithėnjėherėsh tė bekuar tė krishterė tė katundevet tė ngasrės sė Vakėfevet, tė Eparhisė (Kazazė) sonė perėndishpėtuarė! Hiri qoftė mbi ju dhe paqė prej Perėndije, dhe prej nesh uratė, bekim dhe ndjesė!
    Me pikėllim tė madh dhe pamė syfaqėza dhe dėgjuan nė udhėtimin tėnė qė bėmė nė ato vise, se i mallkuari dhe i ēvetėmtuari prej Perėndisė, Petro Luarasi, duke marrė vesh me propagandėn Protestante dhe Masone, erdhi rrethepėrqark nė katundet e ndryshėm tė ngasrės (Kazasė) sė Kolonjės, duke u zotuar tė pėrkufizonjė (emėronjė) mėsonjės shqipėtarė gjoja pėr tė mėsuarė gjuhėn shqipe, e cila nuk ėshtė e qėnė , po me tė vėrtetė qė tė pėrdredhė ndėrgjegjen e orthodhoksėvet dhe tė bėnjė pėrkthyerės nė Masoni dhe nė Protestantizmė.
    Pėrveē kėsaj mėsuam se ky rrjeshtėlėnės dhe tradhėtor i fesė sanė orthodhokse u zotua tė japė nė njė vėnd 30 napolona, gjetkė 25 napolona dhe gjetkė 20 napolona, me qėllim vetėm dhe vetėm qė tė trondinjė shtateshat (themelitė) e besės sanė orthodhokse tė cilėn shėnjtdėshmorėt tanė (martirėt), dhe etėrit dhe mėsonjėsit tanė tė shėnjtė e forcuan me anė tė kaqė therorive (sakrificave) dhe me anėn e gjakut tė tyre.
    Dhe po themi se i tillė vetėm ėshtė qėllimi i tyre, domethėnė tė vdierin Besėn tėnė tė shėnjtė; sepse po nisin kėta masonė dhe protestantė tė shajnė konizmat (ikonat) e shėnjta, tė pėrēmojnė shėnjtorėt, tė ēnderojnė Kryqin e Nderuar dhe tė ēkatėrrojnė (tė prishin) agjrimet e kreshmėt, dhe tė pėrhapin ungjij dhe dėrgimtarė (apostuj) dhe libra tė tjera, tė cilat janė kundėr fesė sonė tė shėnjtė, dhe te cilat pėrpara vitėsh i ēvetėmtoi (i aforisi) dhe i dogji Ėma jonė, Kisha e madhe e Krishtit, Patriarqia.
    Pėr kėtė shkake pra, tė shtyrė prej dėtyre bariu dhe parėmendimit (kujdesit) Atėror, ju ngusim (ju porositim) tė gjithė ju, tė vegjėl e tė mėdhenj, tė vobekė e begatorė, burra e gra, qė tė mos u jepni besė fjalėvet dhe zotimevet tė kėtyre tė mallkuarve femohonjės, qė t’i mbyllni veshėt tuaj kundra bllackimevet (bllasfemivet) tė tyre, dhe qysh e qysh tė mbeti (tė qėndroni) tė gjithė besnikė nė fenė tuaj atėrore tė cilėn po e ruajmė 1892 vjet.
    Sepse nė pėrndodhje tė kundėrt, me tė drejtėn tonė kryezotėrishte (sovrane), dhe me fuqinė e Frymės Kryemeshėtaren tėnė, qė na dhuroi neve Zoti ynė Jizu Krishti me anėn e nxėnėsvet dhe tė apostujvet tė tij, ēpallim: Cilido nga tė krishterėt qė do tė pranojė para nga i mallkuari Petro Luarasi dhe pėrngjanjėsit e tij para, ose shqipmėsonjės ose libra masone dhe protestante, qoftė i aforisur prej Perėndisė Gjithėpushtetonjėses, pastė nėmėn e tė 318 etėrve tė Kishės, tė ketė krromėn e Jezuit, tė mbetet i patretur dhe kotruf pas vdekjes, dhe tė mirė tė mos shohė, as pėrparim tė bėnjė nė kėtė botė gjersa tė pendohet dhe tė marrė ndjesėn dhe pėrlajėn kanontare.”
    Nė Korēė, mė 20 tė vjeshtės sė parė 1892
    Fillareti i Kosturit uratėsi juaj mbė Krishtin
    Shėnim - Emėri i “Vakėfevet” ėshtė prishur nga pėrfaqėsonjėsi i Mitrolitit nė Kolonjė, duke e ndyshuar nė vėnd Kolonjė pėr Vakėfe qė ta dėrgonte s’andejmi edhe kėtu.

    (Vazhdon)

  6. #6
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Ilia Spiro ''Mitropoliti Fillaret e ka ē`kisheruar P.N Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse dhe perhapes te herezive protestante, ungjillore e masonike.

    Ka me dhjetra prova qč P.N.Luarasi mbeti i besimit ortodoks, (p.sh. pjesemarrja ne kongresin e Dyte te Manastirit si perfaqesues i “Lidhjes Ortodokse” , predikimet qe beri ne kishen e Luarasit dhe kur u be Fan Noli prift ne Sh.b.a etj.) qe do t’i paraqesim me poshte.
    Ja dhe prova nga P.N.Luarasi nė lidhje me devotshmerine ndaj besimit ortodoks nė veprėn "Mallkimi i shkronjave shqipe e ēpėrfolja e shqiptarit" :“Cilit nuk i vjen keq dhe nuk mbshehrėtit dyke parė pėrfaqėsonjėsit e Perėndisė dhe lėēitėsit e Ungjillit tė ndryshuar nė agjentė tė interesave politike dhe tė predikimeve kombėtare? A nuk ėshtė blasfemi fort e turpshme nė Perėndija dhe tradhėti e madhe nė Isu Krishti kur pėrfaqėsonjėsit e ti dhe barinj tė Krishtėrimit kujdesen tė bėjnė Krishtėrimin nėndoras e vegėl tė Mendimit tė madh tė grekėrve? Shorti priftėror, predikon qė vetėm populli grek ėshtė populli i zgjedhur i Perėndisė dhe i vetėmi qė ka tė drejtė tė quhet popull i krishterė dhe ungjillor; pa tė tjerėt popujtė krishterė janė kaqbesonjės, heretikė, sqizmatikė, domethėnė antikrisht! Dhe kėtė e bėjnė qė tė pėrglistėrojnė (dheleasin) shqipėtarėt orthodhoksė tė paditur, qė t’i ēkėputin ata nga shkronjat e tyre shqipe dhe t’i kthejnė nė grekėrizmė!




    P.N.Luarasi: MBIFOLJE

    E VĖRTETA BĖN FENĖ, DHE JO FEJA TĖ VĖRTETĖN


    Kur tė parėn herė mė ra ndėr duar ky mallėkim me ēkishėrimin, dhe i vėzhgova ato, dy gjėra tė kundėrtė prekėn shpirtin tim: pikėllimi dhe gėzimi. Mė njė anė u pikėllova, se gjer tani i dashuroja Mitropolitėt, kryepriftėt si dhe tėrė priftėrinjtė e Kishės, dhe i vėshtronja ata si udhėheqės hyjėtimi dhe mirėbesimi dhe pėrfundonjės tė porosivet tė ungjillit dhe predikonjės tė virtutės; pa edhe i hyjetonja (i mbanja pėr tė shėnjta) dhe i besonja si tė drejta dhe tė kthiellta vendesat kishėtare tė tyre, si tė ardhura prej burimit tė vėrtetė tė Krishtėrimit, dhe tė kujdesura pėr interesat e pėrgjithėshme tė njerėzisė. Po tani, kur rodhani i jetės njerėzore, nė rrotullim e sipėr, mė shtyti edhe mua nė nevojėn e vepėrimit qė tė di qėllimin pėr tė cilin u krijova dhe rronj nė kėtė botė, hasa sakaqėherash, qė nė krye, kundėrpunonjės pėrballė ndėrgjegjes sime tė drejtė ata, tė cilėt i pandehnja udhėheqės e mburonjės tė interesit tė drejtė tė njerėzisė dhe pėrpjekės sė tė vėrtetės; hasa kundėrshtarė ata, the, tė cilėt bota e krishterė i emėron pėrfaqėsonjės tė Perėndisė dhe predikonjės tė mėsimevet tė Krishtit; pikėrisht ata, tė cilėt, dyke hedhur kėtje tė virtyten ungjillore si cipėn gjarpėri, shtrėmbėruan mesditazi fort farisaisht predikimet e Krishtit, dhe votojnė ballafaqeza kundėr formimit shpirtėror tė shqiptarėvet, dyke i gabuar ata dinakėrisht e me lajka; ata thonė se bėjnė njė detyrė hierore duke predikuar e duke dėshėruar pėrkthkyerjen e shqiptarėvet nė grekėrizmė; ata i farmakosin shqipėtarėt e paditur me tė yshturat qė u zotonen atyre me pėrmbushjen e mendimit tė madh himerik tė grekėrvet!
    I hieruarshimi shorti orthodhoks i Patriarqisė, me pėrmbisillėn e zakonshme fetare mbi popujt e ndryshėm tjetėrgjuhės, dyke ndryshuar frymėn e Ungjillit nė veglė politike pėr tė kthyer tė tjerėt kombe nė grekėrizmė, u mėēel duke u lodhur nga kjo pėrpjekje, dyke zbrazur dhe flludha dhe zė mė tė kotė; dhe pa mė nė fund qė, tek t’i grekėrrosnjė grekmosqėnėsit, padashur i bėri mėmėdhetarė ata dhe mbolli nė zėmėrat e tyre dashurinė pėr mėmėdhethin e tyre lindėtor; dhe kėshtu nė vėnt tė pėrkthyerėsve dhe tė miqve, harroi dhe bėri armiq tė papaqėsuar dhe ahmarrės! Pra, nė kėtė pashtekje e dėshtim tė plotė, shorti orthodhoks i Patriaqisė si tė vetėm ngushullim e ēperdėmim tė moskoditjes sė ti mjaftoi tė ēvetėmonjė fetarisht (tė aforisnjė) ata kombe nga Kisha orthodhokse greke, dyke i emėruar ata veēbesiratarė, pėrēerakė e skizmatikė dhe tė tjetėr sendi - si dhelpra, e cila kur pa rrush tė varur lart sa nuk mund t’i rrėmbente, iku me pikėllim duke i quajtur ataaguridhe!
    Nė kėtė kohė, Kisha Patriarqike i ktheu hejet e presjet (majat) e propagandave tė shumėsendėta tė saj kundėr Shqipėtarėvet orthodhoksė, qė mbetem tė vetėmet kurbanė tė huaj nė mandrėn greke. Prandaj shorti priftėror grek i Patriarqisė mbėshteti tė funtmet shpresa tė pashpresa tė ti nė “ja atė, ja mbi tė” (i tan i epi tas) dhe fillon tėrbuarazi helenizimin e shqipėtarėvet pikėrisht nė njė kohė kur shqipėtarėt, ku mė shumė e ku mė pakė, dyke u zgjuar nga gjumi harakat i paditurisė, edhe mė tėrbuarazi dėshėrojnė tė nginjin s’hpirtėt e zėmėrat e tyre me diturinė e gjuhės sė tyre shqipe sė shkruarė.
    Nė kėtė grapje , priftėrija patriarqike bėri veglė tė qėllimit tė saj fenė; dhe me fuqitė e kėsaj, dyke u dėftyer si kyēmbajtės e qiellit dhe i dheut, e vėshtronte vetėhen si pėrfaqėsonjės pushtetplotė tė Perėndisė edhe nė Parajsė edhe nė Ferr, dhe po tant fenė si kėmborė frikėsonjėse kundėr ciltdo shqipėtari qė dashuron shkronjat e tij; dhe qė ta trėmpnjė mė tepėr dhe tė bėjnė nėnėdorės tė mendimit grek e pėrpleksi nė rrjetat e aforizmit e tė ēkishėrimit, dyke i lėnė ati vetėm njė rrugėzė pėr ikje shpėtimi: pendimin, domethėnė tė mohuarit e gjuhės ėmėtare shqipe dhe tė vetardhurit e tij nė Elinizmė! Me kėtė mėnyrė Kisha Patriaqike nė vėnt tė krishterėsh prej gjithėkombevet njeh vetėm grekėr nga gjuha e grekomanė nė mendim, pa bėrė ndryshim ndė janė tjetėr kombėsije dhe gjuhe grekomanėt nė mendim; dhe gjithė kjo Kishė nė vėnt orthodhoksėsh me brumė tė Krishtėrimit tė vėrtetė tė pėrlindur , uron tė ketė grekomanė megalloidheatė tė pagėzuar me ėndėrra dhe prralla greke, dhe tė gjitha, tė pėrmblidheshmet e tė qiellshmet, i sheh me sytė e saj shoviniste, dhe ēdo gjė mosgreke e shkelmon. Kėshtu, pra, dyke flakur si bloker ēdo gjė tė Ungjillit, predikimet e Krishtit dhe kėshillat e Dėrgimtarėvet , tregėton dhe pėrfitimson edhe njerėzisht edhe perėndisht pėr hir tė kombėsisė greke dhe tė gjuhės greqishte dyke sjellė tė madhe ftohtėsi dhe ēngjiste midis drudhėve tė tėrė trungut krishtėrimor.
    Cili orthodhoks mund tė mos pikėllonet dyke parė pėrshtatyrėn e purgosur tė Kishės? Cili munt tė mos dridhet, kur sheh qė mėsimin e ungjillit e fshehin nga njerėzit; dhe nė vėnt tė ati, buēin nė Kishė fjalėdhėna e propagandistėve tė interesuar?
    Kujt nuk i dhėmbet kur sheh qė feja bėnet lodėr e pėrqeshet nga pėrfaqėsonjėsit e saj, tė cilėt dyke ēveshur robėn e pėrunjtė tė Krishtit u veshėn me kllamidhėn e jetės qytetore? Cilit nuk i vjen keq dhe nuk mbshehrėtit dyke parė pėrfaqėsonjėsit e Perėndisė dhe lėēitėsit e Ungjillit tė ndryshuar nė agjentė tė interesave politike dhe tė predikimeve kombėtare? A nuk ėshtė blasfemi fort e turpshme nė Perėndija dhe tradhėti e madhe nė Isu Krishti kur pėrfaqėsonjėsit e ti dhe barinj tė Krishtėrimit kujdesen tė bėjnė Krishtėrimin nėndoras e vegėl tė Mendimit tė madh tė grekėrve?
    Shorti priftėror, predikon qė vetėm populli grek ėshtė populli i zgjedhur i Perėndisė dhe i vetėmi qė ka tė drejtė tė quhet popull i krishterė dhe ungjillor; pa tė tjerėt popujtė krishterė janė kaqbesonjės, heretikė, sqizmatikė, domethėnė antikrisht! Dhe kėtė e bėjnė qė tė pėrglistėrojnė (dheleasin) shqipėtarėt orthodhoksė tė paditur, qė t’i ēkėputin ata nga shkronjat e tyre shqipe dhe t’i kthejnė nė grekėrizmė! Po ndė ėshtė (si thonė disa barinj shovinistė tė krishtėrimit) se vetėm grekėrit dhe grekomanėt janė tė vetmit besnikė dhe pasonjės tė njohur tė Krishtit, dhe vetėm kėta janė tė krishterė, atėherė vallė Zoti Jisu Krishti erdhi nė botė, u mishėrua, pėsoi, u kryqėzua, vdiq, u ngjall, u lartėsua nė qiell dhe rron vetėm pėr hir tė njė grashti grekėrish, tė vetėmit pėrmbaronjės gjoja tė porosive tė ungjillit? Ē’tallje orthodhokse kishėtare pėr fenė e krishterė! Ē’pahyjėtim rasoforėsh dhe pėrēmim i poshtėr pėr Jisu Krishtin! Ndė ėshtė se Jisu Krishti nė njė hop afro dymijė vjetėsh, me gjithė sa pasoi me gjithė predikimet e hyjshim, me gjithė dashurinė qė dėfteu ndėr gjithė njerėzit, pa ēquarje gjuhe a komobėsije, bėri nxėnės vetėm grekėrit, atėherė ngaha do tė dėftenet Hyjėsia dhe i larti dėrgim i ti nė botė? Apo nga tė tre milionėt grekėr? Me ē’qėllim vallė dhe pėr hir tė kujt ky poshtėrim i vlejės sė Jisu .Krishtit? Teksa tė tjerė profitė tė huaj numėrojnė nė radhuashkresat e mandrės sė tyre shumė qindra milionė besnikė! E tillė pėrdredhje e sė vėrtetės kllet dhembje e dridhje e frikė nė shpirtin e cilitdo tė krishteri tė vėrtetė dhe mirėndjenjės!
    Po kur u kujtova se ajo kohė antikrishte e shekujve tė mesmė, nė tė cilėt mėnjanė mallkimet, aforizmat dhe ēkishėrimet, si tri mėnyra tė ēpikura gogol pėr tė krishterėt e paditur, parasheshuan mjetin e pėrfitimqėllimit , me tjetėr anė ndjesėkartushkat edhe pas pendimit tė atyreve qė s’fajtuan kurrė gjendėshin papushim nė urdhėr tė pėrditshėm tė degės fort-fitimsjellėse qė merrej me tregėtinė e trupave e tė shpirteve tė krishterėvet - ajo kohė e shekujve tė mesėm, nė tė cilėn mėnjanė populli i paarėsyer dhe i paditur pėrshites si kafshėt e gjalla nga kryetarėt e fesė, dhe me tjetėr anė mbretėr e princėr dhe fort shumė sundimtarė fuqiplotė tė botės dridhėshin mbėgjunjė pėrpara pėqisė sė priftėrisė kristanike tė cilėn dyke e puthur e laknin me lott, dhe dyke rėnė posht e pėrmbysė pėrpara kėmbėvet tė shortit priftėror pėrunjurisht i lutėshin atij se qysh e si tė bėheshin tė vlyerė tė zėmėrmirėsisė sė ti, dhe t’u ndjenėshin mėkatat, po edhe tė shpėtonin nga rreziket e pėrmbidheshmė dhe tė bėhenė (prapė me hirin e priftėrisė) tė pranuarshėm nė parajsė; - kur u kujtova, them, se ajo kohė e errėt e theu qafėn dhe iku pėr tė mos u kthyer kurrė mė - u gėzova fort! Sepse njerėzia mėnjanė dyke u ngritur nga pėrshtatyra shtėzore e pamėsimit dhe dyke u arėsyer nga njohja e sė vėrtetės po mėrgohet ditė-pėr-ditė nga rrėmettrazyra farisaike dhe prishanike dhe dinake e disave qė kundėr sė drejtės quhen nėvėndės tė apostonjėvet; me tjetėr anė dyke njohur nga punėrat e tyre barinjtė e vėrtetė fetare tė Kishės i dashuron ata dhe dashuronet syresh, beson nė njė Perėndi tė paanėshme, kupėton fenė e vėrtetė, dhe merr vesh nėnėbarrėn e saj kundrejt fjalės sė trajtuar, merr pjesė me ēmim tė barbartė nė predikimet dhe zotimet e Ungjillit, dhe, dyke patur njohjen e sė vėrtetės, di qėllimin pėr tė cilin u krijua mbi dhet dhe ku vete pas vdekjes.
    Prandaj o tė dashur mėmėdhetarė shqipėtarė, ju qė dėshėroni rrojtje njerėzishte me nder e vlejė, qė kini mall lindjakėt tuaj tė mos ecin nė errėsirė pamėsimi dhe barbarije, ju qė dashuroni gjuhėn ėmėtare dhe atdhethin lindėtor, jo me pėrsydukje , po thjeshtė e pastėr, si tė vetėmet tė mira nė kėtė botė, le tė mos bėhemi foshnja dyke lėnė tė na gabojnė e tė na lėvizin si blokėra nė erė andej -kėndej ata qė ndjekin qėllime dhe interesa tė huaja.
    Sikush prej nesh le tė provonjė tė mirėn e vet dhe me punė le tė pėrpiqemi pėr interesat e drejta tona. Me sytė tanė dyke shikuar dhe me ata veshėt tanė dyke dėgjuar, se gjithė komet e qytetėruar mbi dhe me atė gjuhė tė tyre pėrparuan dhe u ēpalosnė le tė vemi pėrpara edhe ne nė mbrothėsi dhe qytetėrimin mė tė ėmbėltėn gjuhėn tėnė shqipe, e cila sado e vobektė ndė qoftė, po ėshtė e vetėmia mėmė e thjeshtė dhe e dlirė, e cila dashuron kthielltasi dhe nukė bindet tė pėrēahen lindjakėt e saj.
    Le tė zgjohemi prej harrimit tė pandjenjės (elathargjisė), le tė vimė nė vehte dhe le tė dimė se vetėm gjuha ėshtė tė njohurit natyrisht tė njė kombi a tė njė njeriu. Njeriu mund tė mėsonjė shumė gjuhė, po njė nga ato do tė dėftenjė shėnjėtyrėn e shtėpigjindjes sė ti dhe tė kombit tė ti tė veēantė. Dhe kombi ynė ėshtė tėrėbashka e shqipėtarėve, dhe gjuha jonė ėshtė shqipja, tė cilėn e trashėguam nga stėrgjyshėrit tanė Pelazgėt.
    Mos ktheni mendim, o vėllezėr, nga pėrfallėtimet e ēpikjet e disa atėdhemohonjėsve shqipėtarė, tė cilėt me qėllim pranonjė dy gjuhė pėr shqipėtarin: njė ėmėtare shqipen; dhe njė tjetėr atėrore greqishten. Kėtė gjė dhe ata vetė nuk e besojnė po i nevojėton ata tė predikojnė kėshtu ndėr tė paditurit njė e tretė gjuhė qė quhet interesė, tė cilėn ata e mbajnė pėr vehte; dhe u dhanė tė dy tė tjerat shqipėtarėvet e tė tjerė mėmėdhetarėve tė tyre, ndonėse kėta vetėm njė njohin, shqipen, qė e kanė nxėnė nga tė dy prindėrit, Ema e Ati. Kėto janė mjeshtėrira tradhėtore dhe miturishte nė shėrbim tė qėllimeve dhe intrigave tė huaja.
    Ta dashurojmė dhe ta pėrparojmė gjuhėn tėnė dhe kombin si tė vetėmat tallanda qė na mbesoi Perėndia pėr provim tė vlejės sonė midis kombėvet tė tjerė tė dheut. Ta begatojmė gjuhėnė edhe kombin tėnė me kulturė dhe qytetėrim, dhe atėherė do tė shohėm qė gjithė sa folė liksht kundėr gjuhės dhe kombit tėnė do tė turpėrohen dhe si dylli pėrpara faqes sė zjarrit do tė treten prej nakari. Le tė mos frikėsohemi pėrpara llomatitjevet e prallavet tė atyre qė nukė e dashurojnė po e urrejnė mbrothėsinė e njerėzisė dhe nėnė maskė shėnjtorėsh e mendarėsh duan tė na gabojnė ne, dhe le tė dimė se ay qė ėshtė frikacak pėrkundrejt sė drejtės - ay bėhet tradhėtor i mėmėdheut dhe i vetėhes sė ti.

    Fund e lavdi Perėndisė

  7. #7
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Ilia Spiro deklaron: "Edhe vdekja e tij eshte fallsifikuar nga propaganda komuniste pasi ai eshte eliminuar nga turqit.“

    Ia vlen qė tė pėrshkruajmė kush dhe perse e vranė Petro Nini Luarasin, sipas kronikes se ngjarjeve te dhena ne ate kohe .
    Disa copėza kronikash
    1887, gusht. Mitropoliti i Konsturit Qirilli, pasi nuk e bindi dot Petron me tė mirė “tė hiqte dorė nga njė punė qė s’ishte e mbarė”, e mallkoi nė kishė pėrpara bashkėatdhetarėve tė tij; i urdhėroi priftėrinjtė qė tė mos e qasnin nė meshė; i porositi miqt e farefisin e Petros ta largonin “tė nėmosurin” nga shtėpia dhe katundarėt tė mos e qasnin si mėsues nė fshatrat - se Petrua kish dalė prej udhės sė Perėndisė dhe qe aforisur dhe ēkishėruar.
    Po nė atė gusht, u bė gjyqi i abetares kundėr Petros: nga ana e Mitropolitit morėn pjesė Papa Stefan Kici, Nin Lipeja, Doke Rrapoja, Thanas Cico Duroja, Dhim Jani; Petron e pėrkrahėn Vasil Mali, Kristo Sevo dhe Kolė Nasi Belba, i cili ndėrkohė qe zgjedhur myftar.
    Mė kėtė kohė u kėndua kėnga:
    Luarasi i shkretė vete tym e flakė;
    Bėn dava Dhespoti me Petro Dhaskalė;
    Pėr njė kartė shqipe njėqind lira vanė;
    Hahet ky Dhespoti me Petro Dhaskalė;
    Dhespoti Kosturit, bėj davanė mirė,
    Ėshtė kaur i fortė e na prish shtėpinė.
    1910-1911. Ėshtė pėrsėri drejtor i shkollės sė Negovanit, 1910, 20 Mars, u ēel Kongresi i dytė i Manastirit nė tė cilin Petroja mori pjesė si delegat i Negovanit dhe i Ballkamenit dhe i shoqėrisė “Lidhja orthodokse”; u zgjodh shkronjės bashkė me Ferit Ypin. Kėtu foli nė emėr tė Lidhjes orthodokse dhe fjala e tij botuar nė “Bashkimi i Kombit” bėri pėrshtypje tė fortė.
    1911, prill. Shkroi greqisht e shqip veprėn e tij kryesore “Mallkimi i shkronjave shqipe” dhe apologjinė e shqiptarit kundėr kėtij mallkimi.
    1911, 17 korrik. E burgosėn nė Korēė kur po kthehej nga Manastiri pėr nė Kolonjė.
    1911, gusht. E thirrėn pėrsėri nė Manastir.
    1911, 10 gusht. U nda nga shokėt nė Manastir, mė 11 -12 gusht e mbajtėn nė Korēė nėn vėrejtje. Ndėrsa mė 14 gusht tė dielėn, u nis nga Korēa herėt dhe shkoi drejt e nė kishė tė Luarasit ku kishin ardhur miq nga gjithė fshatrat rrotull pėr panairin e fshatit. Njė ditė mė vonė, ditėn e Shėnmėrisė, u foli tė mbledhurve pėr tė fundit herė, dhe bisedoi me miqtė mė tė ngushtė nė shtėpi tė vet. Pati gostinė e fundit. Pas dreke thirri nė mbledhje mysafirėt mė tė shquar, ndėr tė cilėn Reiz Qytezėn dhe Adem Karafilin, pėr tė biseduar rreth ngritjes sė njė shkolle nė Kostallarė, me internat pėr nxėnėsit e katundeve tė largėt.
    1911, 16 gusht. E thirrėn tė vinte nė Ersekė. Mė 17, ditė e mėrkurė u nis pėr nė Ersekė... Nė orėn 5 lajmėruan familjen se qe sėmurė rėndė. E shpunė nga farmacia nė han, ku kėrkoi ndihmėn e doktorit, po s’ja dhanė, kėrkoi t’i vinte Mihal Leshica po tė dy xhandarėt roje te dera s’e lanė tė hynte. Asnjė burrė nuk lanė tė vinte ta shihte, e aq mė pak ta ndihmonte. Njerėz tė porositur thėrrisnin nėpėr pazar: “Kolera! Kolera! Petro Luarasi ka kolerė!” Njė motra e tij plakė, teze Jane, dhe njė fshatar i tij Kozo Dhima hynė dhe e ndihmuan sa mundėn. Gjuha i qe prerė po dha shenja ta nisnin pėr nė fshat. E hipėn nė mushkėn e Kozo Dhimės, dhe u nisėn pėr udhė. Po atė ditė me 17 gusht 1911, para mesnate, mbylli sytė pėr jetė nė Gostivisht nė shtėpinė e kushurirės Paro Vasil Kita, tė cilėn edhe atė bashkė me babanė e saj nė maj 1914 grekėt e therrėn te kisha e Shėn Thanasit.
    1911, 18 gusht. E shpunė nė Luaras. Aty erdhi edhe doktori grek Janilis me suvarinj dhe xhandarė turq. Petroja paska vdekur nga kolera, prandaj duhej t’i digjej trupi nė gėlqere! Tė krishterė e muhamedanė, nga tė gjithė fshatrat rrotull kishin ardhur atė ditė nė varrimin e Petros. Muhamedanėt tė armatosur qėndronin pakėz larg: nė njėrėn anė shumica, miqtė e Jaēes dhe tė Zenelit; nė tjetrėn anė Dake Mali me njė nga dy shokėt e tij, vrasėsit e Jaēes dhe tė Zenelit. E kur xhandarėt u afruan tė hedhin gėlqeren mbi kufomėn e Petros, Dakeja, ish-armiku i Petros por i pajtuar, kėrceu drejt varrit dhe u thirri tė tjerėve: “Ka qenė miku juaj - hasmi im. Po pėrpara do tė mė djegin mua tė gjallin se kufomėn e Petris!”
    Xhandarėt s’panė nga ikėn! Nė njė letėr qė i dėrgoi Leko Mihal Dhosi, Guri Sevos nė Amerikė midis tė tjerash lexojmė: “Njerėzia as qė pyetėn fare ē’ishte frika. “Kur vdiq ky njeri i mirė i fshatit tonė, le tė vdesim edhe ne, le tė vdesim” thanė. Dhe s’kishin se ē’tė bėnin asqerėt, se s’i mbanin dot njerėzinė”. Kėshtu shkruante Lekua, njė nxėnės i Petros, i cili edhe ai vetė tre vjet mė vonė ra i vrarė pėrpara kishės sė katundit nga plumbat e andartėve grekė.
    Kėshtu burrėrisht qėndruan djemtė trima tė fshatit rreth kufomės sė Petros nė ato ēaste dhe rreth familjes sė tij tre vjet mė vonė, kur armiqtė e ēėshtjes shqiptare deshėn ta fshihnin nga faqja e dheut familjen e Petros.
    Gazetat u mbushėn me nekrologjira pėr Petro Luarasin. “Dielli”, “Liria”, “Drita”, “Kalendari”... tė gjitha botuan pėrshkrime tė gjata mbi jetėn dhe veprėn e tij.

    Po si e nga kush u helmua P.N.Luarasi
    Kujtime nga i biri Skėnder P. Luarasi
    Pėrparimi i shkollės sė Negovanit, libri ''Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit'', qė goditi rėndė politikėn e Patrikanės nė Shqipėri dhe mbi tė gjitha pėrpjekjet e tij pėr themelimin e njė komiteti pėr bashkimin e gjithė ēetave nė Shqipėrinė jugore, kėto e shumė tė tjera i bėnė kundėrshtarėt e Petros qė tė pėrpiqeshin ta zhduknin sa mė parė, sepse qe i ri, i fortė dhe i dashur prej kryengritėsve shqiptarė.
    Ndėrsa s'kalonte javė pa u bėrė ndonjė mbledhje nė shtėpi tė tij me ndonjė Vangjel Gjikė a Memduh Zavalani, ose nga ndonjė bastisje e nizamėve turq kur ngutėsisht nė fillim tė gushtit e thirrėn nė Manastir.
    Mė 10 gusht u nda nga shokėt e Manastirit shėndosh e mirė.
    Si e penguan edhe kėsaj radhė nja dy ditė nė Korēė arriu nė fshat tė dielėn qė nė mėngjez. Pati vajtur drejt e nė kishė dhe pas meshės gjerdisi me pleqtė e fshatit pėr urime.

    * * *

    Qe gostia e tij e fundit. Atė tė djelė rrodhėn miq nga tė gjithė anėt e fshatrave qė tė ndodheshin nė panair, ditėn e Shėn Mėrisė, mė 15 gusht. Pėr drekė, atė ditė, nė mes tė mysafirėve tė tjerė, pati edhe Stefan Blushin, mikun e vjetėr qė, kur ishte vetė mėsues nė Bezhan mė 1883, e pati kėnduar nė kėngėn e kapedan Xhemos nga Starja.
    Po atė ditė pasdreke, priti nė odėn e vogėl nga njė burrė prej cilitdo fshati kufi me Luarasin, tė krishterė e myslimanė. Nga Qyteza mė kujtohet plaku Reiz, nga Luarasi Adem Karafili. U tregoi dėshirėn pėr ēeljen e njė shkolle nė Luaras pėr fėmijėt e kėtyre fshatrave, me njė konvikt nė shtėpinė e tij. Ai me dy tė tjerė do tė jepte mėsim, i ndihmuar edhe prej sė bijės sė madhe, Thomaidhės, e cila atė vit mbaroi shkollėn e Qiriazėve nė Korēė.
    Ai pati edhe njė plan tjetėr, qė e bisedoi vetėm me ata pakė fshatarėt e tij qė kishin pjesė nė arat e Pradellės. Sivanllarėve dhe Gjokollarėve do t'u falte selishtat e mėhallės dhe arat rreth e rrotull pėr hiset e tyre. Adem Karafilit e Fehimit nga Matorukėt, u tha t'ua blinte me qėllim qė tė ndėrtonte njė shkollė bujqėsore dhe ata i thanė se qenė gati t'ia falnin veē tė bėhej kjo punė.
    Tė nesėrmen, ditėn e martė, pasi pati pėrcjellė miqtė e fundit, tek hidhte vrah, e thirrėn tė vinte nė Ersekė. Dhe tė mėrkurėn nė mėngjes u nis pėr atje. Rreth orės pesė pas dreke u bė keq.
    E shpunė nė han tė sėmurė. Kėrkoi ndihmėn e mjekut por s'i erdhi. Kėrkoi tė vinte Mihal Leshica por tė dy xhandarėt rojtarė te dera e hanit nuk e lanė tė hynte. Nuk lanė asnjė burrė tė hynte brenda ta shikonte, ta ndihmonte. E motra Jane dhe fshatari Kozo Dhima e ndihmuan pak. Gjuha i qe prerė. Dha shenjė qė ta nisnin pėr nė fshat...nė Gostivisht. Po atė mbrėmje dha frymėn e fundit, nė shtėpinė e sė kushėrirės Parashqevi Kita. Fjalėt e fundit, tė folura me vėshtirėsi, ia drejtoi sė shoqes: ''Amanet fėmijėt!'' dhe mbylli syt e shkoi. Tė nesėrmen e suallėn nė Luaras. Kėtu erdhėn edhe doktori grek, edhe xhandarė turq, njė syresh i krishterė. Po pėrse erdhėn tani?

    * * *
    Petro Nini ‘’paskish vdekur nga kolera’’ dhe kufoma duhej t'i digjej me gėlqere! Tė krishterė e myslimanė, ndėr tė cilėt edhe plaku Tahir Orgocka patėn ardhur nė varrim tė Petros. Muhamedanėt, tė armatosur, qėndronin pakėz larg: nė njėrėn anė shumica, miqtė e Jaēes e tė Zenelit, nė tjetrėn anė Dake Mali me disa shokė, vrasėsit e Jaēes e tė Zenelit! E kur xhandarėt guxuan tė afrohen qė tė derdhin gurin pėrvėlonjės mbi trupin e Petros, Dakja, armiku i tij i pajtuar, u turr drejt varrit dhe u thirri tė tjerėve: ''Qe miku juaj, hasmi im. Po mė lehtė do tė mė pėrvėlojnė mua tė gjallė se trupin e Petros!''
    Xhandarėt ua mbathėn kėmbėve pas doktorit qė iku kaluar tok me suvarinjtė. Dake Mali qante si kalama.
    Thanas Cico Duro-ah sa burrė i mirė, veē tė mos kish patur tė pirėt! - hahej nga njė herė me tim atė: ''Fol, o Petro, kush ėshtė mė i pasur, ti me tri motra apo unė me tre vėllezėr?''
    ''Prit sa tė vdes, o xha Thanas, do ta marrē vesh prej kujės.''
    Kur e mbuluan Petron, e mori vesh xha Thanasi qė edhe Petrua paskish patur tre vėllezėr, po jo prej kujes - se zemrat qenė zėnė nga zemėrimi- po prej asaj qė ngjau rreth atij varri, qė tė huaj deshėn ta ēnderonin, dhe prej qėndrimit burrėror tė atyre tri motrave.
    Guri Sevo ndodhej larg Shqipėrisė kur vdiq Petroja, por Leko Dhosi i dha njė pėrshkrim tė imėt mbi varrimin e mėsuesit tė shqipes: ''N'atė ēast njerėzia as qė pyetėn fare se ē'ėshtė frika. Kur vdiq ky njeri i mirė i fshatit tonė, le tė vdesim edhe ne - le tė vdesim!'' thanė. Dhe s'kishin se ē'tė bėnin asqerėt se s'i mbanin dot njerėzit''. Kėshtu shkruante Leko Dhosi, nxėnės i Petros, i cili edhe ai vetė tre vjet mė vonė ra i vrarė mu pėrpara kishės sė Katundit prej plumbave tė andartėve. Ai shkoi theror bashkė me ata nxėnės tė Petros qė i dogjėn nė Treskė dhe me ata dy dėshmorė tė Gostivishtit, atė e bijė, Vasil e Paro Kita, qė i therėn, po nė atė shtėpi ku vdiq Petro Luarasi, i helmuar nga shėrbėtorėt e kishs greke dhe xhonturqit e qeverisė turke.
    Burrėrisht qėndruan djemtė trima tė fshatit rreth kufomės sė Petros nė atė ēast, kėshtu burrėrisht edhe rreth familjes sė tij tre vjet mė vonė, kur skllevėr tė shitur nė tė huaj deshėn ta fshinin nga faqja e dheut.''
    Njė shok i Komitetit lajmėronte gazetat: ''Petroja vdiq dhe me vdekjen e kėtij Atdheu shqiptar humbi njė bir tė vėrtetė dhe Komiteti njė anėtar tė fortė dhe punėtor tė parė.''
    Gjithė gazetat u mbushėn me nekrologji pėr Petro Luarasin: ''Dielli'', ''Lirija'', ''Drita'', ''Kalendari''...tė gjitha botuan pėrshkrime tė gjata mbi jetėn dhe veprat e tij.(*)
    (*) Ngushėllime vinin edhe nga ‘’Bota e re’’
    Nekrologji pėr P.N.Luarasin dhe ora e fundit, Dielli , 28 shtator 1911, f.2.
    Ngushėllim: Shoqėria ''Mall i Mėmėdheut'' dhe ''Pėrlindja Shqiptare'' e Jamestownit, dėrgon ngushėllimet e saj tė sinqerta familjes Petro Luarasi pėr humbjen e tė dashurit tyre dhe atdhetarit tonė tė palodhur, e fillonjėsit tė Shoqėrisė ''Mall i Mėmėdheut'' , Dielli, 19 .10.1911, f.3.
    Shumė atdhetarė tė vėrtetė e qanė me lot tė nxehtė nė vjersha tė bukura vajtimtare. ''Dhe unė vetė e kam qarė Petron'', shkruan Guri Sevo, ''pse e kisha mik e mėsonjės, dhe se natura i kishte dhėnė njė cilėsi tė veēantė nė mendje dhe nė zemėr, karakterin qė e ēquante nga shumica, dhe si shqiptar e kemi dashur se na nderonte fshatin e kombin.''(*)
    (*)Nė fillim tė shekullit Patrikana greke pati marrė vendim qė dhespotėt tė emėroheshin jo mė pleq po tė rinj, tė zotėt pėr tė zbatuar ēdo mizori kundėr armiqve tė elenizmit dhe dėrgoi tė tillė nė Kostur, nė Manastir dhe nė Korēė. Njėri qysh nė predikimin e tij tė parė u tha besimtarėvet: ''Moisiu ka thėnė: Pėrgjigjuni kundėrshtarit sy pėr sy e dhėmb pėr dhėmb". Unė ju them: Ndė ju nxjerrtė armiku njėrin sy, ju t'ia nxirrni tė dy sytė dhe ndė ju theftė njė dhėmb, ju t'ia thyeni tė gjithė''.
    Tjetri: ''Krishti u tha apostujvet: Lerini shtėpitė dhe ejani pas meje. Unė ju them: shitini shtėpitė, armatosuni dhe vrajini armiqtė e helenizmit''. Dhe kėshtu e nė kėtė mėnyrė barbare predikonin dhespotėt e Fanarit nė vendet ku nuk flitej gjuha greke.
    Kur mendoj qė Karavangjeli i Kosturit dha urdhėr qė tė bėhej masakra e 12 shkurtit, nė tė cilėn humbėn jetėn Papa Kristoja, vetėm se meshoi shqip nė fshatin e tij Negovan, Papa Theodhosi, vetėm se qe i vėllai i Papa Kristos, dhe Papa Vasili, vetėm se qe nipi i tyre, dhe tė katėr tė tjerėt, vetėm se donin tė dėgjonin ungjillin shqip, dhe brenda pesė vjetėve edhe dyzet e katėr tė tjerė banorė tė Negovanit u bėnė fli vetėm se dėrguan fėmijėt nė shkollėn shqipe, ēuditem, jo qė e helmuan Petro Luarasin mė 1911, po si nuk e vranė nė Negovan qė tė nesėrmen e ditės qė ēeli shkollėn shqipe nė atė fshat!
    Po, vėrtet, pse nuk e vranė?(*)
    --------------
    Kur Thoma Bezhani ia bėri kėtė pyetje sė gjyshes, ajo i qe pėrgjegjur : ''Plumbi nuk i ze trimat''. (90 vjetori i shkollės shqipe nė Bezhan, ''Mėsuesi'',14 janar 1974)

    Se ja qė Petro Nini Luarasi nuk kish ‘’thimjo ksillo’’, copė dru prej kryqit tė Krishtit qė t’i shėrbente si hajmali. Po ē'djem besnikė e trima paskeshin qenė ata tė Negovanit e tė Bellkamenit! Kėta tė gjithė me kapedan Spiro Bellkamenin e ruajtėn Petron si tė dy sytė e ballit.
    ''Po pse ia bėnė atė tė keqe dhe e helmuan!''
    Helmimi ka qenė njė nga armėt e ndyra qė pėrdorte Bizanci pėr tė zhdukur armiqt e tij; se vrasja me helm mund tė maskohet. Dhe helmatimin e Petro Luarasit u pėrpoqėn ta maskonin duke ēpifur se vdiq nga kolera.
    Pėr vdekjen e Petros prej helmit aso kohe u bind e gjithė bota, me gjithė pėrpjekjet qė bėnė konspiratorėt grekė e xhonturq pėr tė mbuluar aktin e tyre kriminal prej opinionit publik. Kur u kthye Petro Luarasi nga Manastiri nė Kolonjė, domethėnė dhjetė ditė para se tė vdiste, ai ishte fare mirė nga shėndeti.
    Gazeta ''Drita'' e Manastirit, mė 16 Vjeshtė e Parė 1911, shkruan pėr vdekjen dhe lajmėron me kėto fjalė: ''Ky atdhetar i flaktė vdiq nė gusht tė kėtij moti nė Ersekė. Disa thonė qė e farmakosėn armiqtė dhe disa tė tjerė thonė se vdiq nga apopleksia. Dy javė mė parė se tė vdiste kish ardhur kėtu nė Manastir dhe ish fare mirė nga shėndeti.''
    Po tė kish qenė i sėmurė Petro Luarasi qėndronte nė Manastir dhe atje mund tė gjente mjekimin e nevojshėm. Pas dy ditėsh udhė, tė mėrkurėn, mė 10 gusht arrin nė Korēė ku pėrsėri e mbajtėn nėn vėrejtje pėr nja dy ditė. Kur e lėshuan, po tė kish qenė sėmurė, qėndronte nė Korēė, ku mund tė gjente mjekimin e nevojshėm mė lehtė se nė fshat.
    Tė djelė, mė 14 gusht, u nis qė me natė nga Korēa pėr nė Luaras me kėmbė. Kur arriu nė fshat, shkoi drejt e nė kishė, ku pati nisur mesha. Tė nesėrmen qe panairi i Shėn Marisė dhe u interesua tė piqej me sa mė shumė mysafirė, qė t'u fliste e t'i bindte pėr tė ēelur shkolla shqipe. Tėrė atė mėngjes bėri vizita nėpėr fshat. U puth e u pėrqafua me miq e tė dashurit e tij. Nė shtėpi tė tij priti e pėrcolli mysafirė, hėngri e piu bashkė me ta. Tė martėn shtroi vetė vrahun nė lėmė dhe punoi gjithė ditėn e ditės. Tė mėrkurėn mė 17 gusht, thonė se nuk kishte ndėr mend tė shkonte nė Ersekė, por e thirrėn. Edhe kėtė ditė i la kafshėt pėr punė e shkoi me kėmbė nė pazar. Kishte shpresė tė kthehej shėndoshė e mirė nė fshat.
    Dihet se nė Ersekė foli pėr punė tė shkollės qė dėshironte tė ēelej asaj vjeshte atje. Pėr kėtė gjė foli edhe me tregėtarėt grekomanė tė atjeshėm, dhe me Pet Prodanin nė dyqan tė tij. Grekomanėt kishin organizuar njė shoqėri tė tyre nė Kolonjė me kryetar nderi dhespotin e Kosturit, Joakinin, me tė cilin Petro Luarasi kishte qenė nė luftė pėr vdekje. Pet Prodani qe kryetar i kėsaj shoqėrie, njė doktor grek Joan Thanas Janulis ish sekretar i saj. Atė pasdreke fatale, prej dyqanit tė Pet Prodanit shkoi nė spicerinė e Janulit. Nė kėtė interval u sėmur Petro Luarasi. Qė u helmua, s'ka dyshim. Pyetja ėshtė: Ku u helmua, nė dyqan tė Pet Prodanit apo nė farmacinė aty ngjitur. Pėrpara spiceranės u rrėzua pėrdhe. Kur e shpunė nė han, njerėz tė porositur po thėrrisnin nėpėr pazar: ''Kolera! Kolera! Petro Luarasi ka kolerėn!''
    Kėtė e bėnė komplotistėt pėr tė humbur gjurmėt e krimit tė tyre. Nė atė moment shpifja e bėri efektin e saj pėr tė mbajtur njerėzit larg tė sėmurit, po gjithė bota e kuptoi qė Petro Luarasi vdiq i farmakosur.(*)
    (*) Njė fakt tjetėr provon se tim atė e farmakosėn. Gjatė kthimit nga Erseka, hipur mbi mushkėn e Kozo Dhimės, villte pėrmbi qafėn e saj. Tė nesėrmen ngordhi edhe mushka, qė qe e shėndetshme e bėnte pėrmbi 15 napolona asaj kohe.

    Sali Butka dhe Spiro Bellkameni tė cilėt ndodheshin nė mal me ēetat e tyre, erdhėn fshehurazi nė shtėpinė e tė vdekurit pėr ngushėllim dhe biseduan rreth katilėve qė duhej ta paguanibn me kokė vrasjen e mikut tė tyre. E shoqja e Petros iu lut me lot nė sy: ’’Aman veē gjak jo, se i kam fėmijėt tė vegjėl!’’( )
    (*) Populli ia ruajti kujtimin Petros dhe nuk i harroi bashkėfajtorėt. Mė 1920, kur Kolonja hyri nėn administratėn shqiptare, patriotėt kėrkuan dhe bėnė qė doktor Janulis tė shporrej prej Ersekės nėn akuzėn si bashkėpunėtor pėr vrasjen e Petros. Ndėrsa Pet Prodani, agjenti kryesor i dhespotit tė Kosturit dhe i xhonturqve, i lidhur ngushtė me ta si vegėl pėr zhdukjen e Petros, mbrohej nga bejlerėt dhe e ndjente veten aq tė sigurtė sa njėherė kur ra fjala pėr vdekjen e Petros u mburr duke thėnė: ’’Miqtė e Petros e muarrėn vesh se unė jam mė i madh se Perėndia’’.
    Aq e urrenin kėta grekomanė Petro Luarasin, sa mė 1926, pas rikthimit tė Zogut, rrugės nė tė cilėn Petro Luarasi pati shkuar i sėmurė dhe i kishin vėnė emrin e tij, ia hoqėn tabelėn, dhe nė listėn e gjatė qė u pregatit prej bashkisė sė Korēės me rastin e 25-vjetorit tė Indipendencės shqiptare ndėrmjet gjithė atyre veteranėve dhe patriotėve mungonte emri i Petro Nini Luarasit, (Gazeta ''Drita'', nr. 207, 4 gusht 1937).
    Kundėr kėsaj ''harrese'' njerėz tė popullit dėrguan protestėn e tyre tė fortė nė gazetėn zyrtare ’’Drita’’ tė Tiranės. ( Gazeta ''Drita'' , nr.212 10.8.1937, f.3)
    Shėnim: ''Bėjmė me dije se nė periudhėn 12.12.1936-13.8.1945, Skėnder Petro Luarasi, gjendej jashtė shtetit (nė gusht 1937 nė Spanjė) pra ėshtė i pabazuar ēdo hamendėsim se ''pikėrisht ai'' ėshtė autori-anonim i kėsaj proteste Nuk dihet se nė ē'rrethana ėshtė ngjizur kjo ide qė tė vėrė nderin e shenjtorit ortodoks Petro Nini Luarasi nė duart e Skėnder Petro Luarasit, '' tė birit plangprishės, heretik e tė indoktrinuar me internacionalizėm''.
    Njė nga dialogjet e mbajtur nė provimet e shkollės shqipe nė Korēė midis dy nxėnėsve shqiptarė dhe njė nxėnėsi grekoman, i cili mburr antikat e Greqisė, mėsuesi i shqipes e mbaron me fjalėt:
    Vėlla, ē’na duhen tė teprat?
    Nuk vėshtrojmė punėt ne?
    Grekėt qofshin tė vjetrit,
    Pėr ne qoftė ēdo e re.
    Ai vdiq nė luftė e sipėr pėr tė renė.
    Kur vdiq i la sė shoqes pesė lira borxh tė cilat ajo i shleu duke shitur bagėti e drithė qė t'ia mbante tė pastėr emrin. Fėmijėve nuk u la trashėgim talanta por karakterin e emrin e mirė.Nė kujtimet e tij Sali Butka shkruan: ’’Nė qoftė se nė Kolonjė do tė ngrihet nė kohėn e ardhshme ndonjė pėrmendore pėr atė qė e shpėtoi dhe e nderoi kėtė vend, kjo pėrmendore duhet tė jetė e Petro Nini Luarasit, qė na zgjoi, na bashkoi e na lartėsoi dėshirat e veprimet’’.( )
    ( )Mbas ēlirimit, Kolonja ia ngriti bustinPetro Nini Luarasit dhe ia pėrjetėsoi emrin nė shkollėn e Ersekės tė cilėn e pati ngritur qė gjatė Rilindjes Kombėtare .
    Epitaf i thjeshtė: ‘’Mėsues i lavdishėm i shkollės shqipe’’.

  8. #8
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Petro Nini Luarasi dhe pėrēartjet e Ilia Spiros.

    Petro Nini Luarasi dhe pėrēartjet e Ilia Spiros.

    Pėrpara se tė analizonim deklaratat e Ilia Spiros do tė ishte mirė qė tė dinim se kush ėshtė ky tip qė na shfaqet kudo ku “mban erč”, herč nč mbrojtje tč betonizimit tč varreve nč Gollobordč si tifoz i OMONIA-s, herč si referent i peshkopit Janullatos, diku si korespondent aktivitetesh e seminaresh fetare, herč nč ndarje ndihmash nga KOASH-i, herč nč shpallje deklarata konferencash. Cudi se si njč hallexhi i ndrojtur, i goditur nga fati, po na trimčrohet pa motivim profesional nč ballafaqime politike dhe spirituale nder forume, me njč pasqyrim tč madh interesi. Ndaj tč na sqarojč ndč ėshtė me shtetėsi apo kombėsi shqiptare apo greke, a ėshtė nė konflikt interesi si trashėgimtar i ndonjė bashkėpunėtori nė vrasjen e Petro Nini Luarasit apo dikush e ysht... Pa dashur tė akuzoj pa prova thjesht po analizoj deklaratat e tij tepčt emocionale e me risk tč madh pčr tč.

    Deri tani u zgjatėm pėr t’i dhėnė pėrgjigje pikės ku Ilia Spiro deklaron: “politizimin e historise e ka bere komunizmi, thjesht per te sulmuar Orthodhoksine. Mitropoliti Fillaret e ka ē`kisheruar PN Luarasin, si tradhetar te Kishes Orthodhokse dhe perhapes te herezive protestante, ungjillore e masonike. Ketu nuk ka te beje gjuha shqipe e shkruar, sepse ne kete kohe shkollat ne gjuhen shqipe sapo kishin filluar te funksiononin. Edhe vdekja e tij eshte fallsifikuar, pasi ai eshte eliminuar nga turqit”.
    Njč nga provat mč bindčse qč P.N.Luarasi mbeti ortodoks pas mallkimit te dhespoterve čshtč qč nč 20 mars 1910 u ēel Kongresi i Dytč i Manastirit nč tč cilin ai mori pjesč si delegat i Negovanit dhe i Ballkamenit dhe i shoqčrisč “Lidhja Ortodokse”. Fjala e tij nčn kčto cilčsi pčrfaqčsimi u botua nč gazetčn Bashkimi i Kombit”. Ndčrkohč gazeta Lirija, Selanik 6 mars 1910, nr.78, f.102 boton artikullin e tij “Shqiptarčt orthodhoksč dhe regjimi i sotčm”. Atehere kur paska hequr dorč nga besimi ortodoks?
    Me materialet qe publikuam provuam qč ky čshtč njč bllof

    Mė pas Ilia Spiro i japim pėrgjigje tė shkurtra per pikat e tjera :
    2. Ilo thotč : “Nese ne forumin protestant trajtoni PN Luarasin, si protestant, atehere c`keni qe pranoni blasfemi te tilla dhe konfrontoheni me Kishen Orthodhokse.”
    - Pra ju zoti Ilia Spiro e barazoni veten me Kishen Orthodhokse dhe nuk na sqaroni per cilen kishe e keni fjalen ate shqiptare, greke, apo ne pergjithesi Patrikanen? A keni ndonjč dokument pčrfaqčsimi , qoftč si zčfhčnčs apo hyzmeqar?
    3. Ilo thotč : “Nese e trajtoni thjesht si patriot, atehere thjesht provokoni, anetaret orthodhokse te forumit, pasi ky nuk eshte forum i "Ceshtjes kombetare".
    - Pse ju zoti Ilia Spiro mohoni qe shumica e ortodokseve shqiptare te jene atdhetare, d.m.th qe e duan atdheun dhe deshmoret e tij?
    4. Ilo thotč : “Keto materiale perdoren nga armiqte e KOASH-it, thjesht per te provokuar.
    Nese vazhdoni megjithate, une s`e kam te veshtire ta shpreh mendimin tim per PN Luarasin, por nuk jua kane hije provokimet ndaj Kishes Orthodhokse.”
    Mos keni probleme personale apo psikologjike qe jepni deklarata te tilla meqe Petro Nini Luarasi ėshtė njė nga flamurtar i kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare tė Fan Nolit dhe KOKSH-i tani vazhdon po ate tradite e linje, apo di ti ndonje gje tjeter me l”erén e re” demokratike?
    5. Ilo thotč : “Nuk mund te te falenderoj qe me ke ngritur aq shume sa te me njohesh si pasardhes te Mitropolitit Filloret. Eshte lavderim per mua, por une nuk i pelqej lavderimet.Te jesh i sigurt se duke mbrojtur Mitropolitin Fillaret, nuk kam hedhur poshte asnjerin, as P.N. Luarasin, dhe nuk kam gjykuar asnjerin.." Eshte pak a shume nje mbrojtje, sic do te benje ti po te te shanin Martin Luterin...”
    - Me kėtė deklarate tepėr tč guximshme pčr pozicionin tčnd, ti Ilia Spiro guxon te krenohesh si pasues i Mitropolitit Fillaret dhe nuk tč bčn pčrshtypje qč populli shqiptar te ve damken qe meriton?!
    - Te krahasosh Fillaretin me Martin Luter Kingun , ti qofsh e mjer une qe merrem me ty per hir te informimit te opinionit te paditur.
    6. Ilo thotč : “Persa i perket historise ajo eshte fallsifikuar dhe duhet rishkruar,
    Ne thelb ta artit ne ate periudhe ishte "realizmi socialist", alias: gjithcka duhej deformuar per t`u pershtatur me markizem-leninizmin e Enver Hoxhes...them se duhet vetepermbajtje, per te mos rene pre e nacionalizmave falls dhe nese jeni kosovar( i flet moderatorit) atehere duhet te ishit menduar dy here me shume para se te njollosni kleriket orthodhokse, pasi jeni krejt jashte realitetit dhe nuk keni jetuar me problematiken tone.
    - Kjo ėshtė thjesht demagogji, pjesė e fushatės sė pėrligjjes sė fallsifikimit e mashtrimit me tė vertetėn, pjesė e strategjisė “sė tokės sė djegur” qe ndjekin klani i Ilos. Shko thuaji ndonjė budallai e jo intelektuialėve.
    7. Ilo thotč: “ Ka qene e thjeshte deviza ime, pavaresisht se ka riskun qe te trajtohet edhe si "tradheti kombetare", ne nje kohe qe problemin e kam trajtuar thjesht ne fushen teologjike, ne zbatim te kanoneve te Kishes Orthodhokse, gje qe eshte e ndare nga gjykimi "nacionalist". Nuk duhet ngaterrohet feja me kombin, edhe kur behet fjale per te njejtin person, i cili sic vleresohet per disa cilesi, kritikohet per disa te tjera.”
    Kjo nuk eshte kokefortesi por eshte detyre e cdo orthodhoksi qe te ruaje besimin e tij. Te mbrosh nje klerik te vetem eshte njelloj sikur te mbrosh vete Kishen. ”
    - -Duke thene mendimin pa ia ditur kuptimin ( pra diferencen midis tifozit, patriotit nacionalist e atdhetarit) se "Patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjve" Ilo nė fakt ka akuzuar direkt veten e tij duke u shprehur se ‚’’antiatdhetarizmi (tradhėtia ndaj atdheut) ėshtė dera e parė e maskarenjve’’
    8. Kritikčs sč moderatorit per shpifjet ndaj “Mčsuesit tč Popullit “ Petro Nini Luarasi, Ilo i pčrgjigjet ”Shko merr ca leksione per lirine e shprehjes dhe demokracine, pastaj hajde e na jep mend ne forum”.
    - Edhe demokracia e ka njė kufi, te toleron deri atje ku nuk shkel ligjin. Dhe ne kete rast zotni Ilo perveē pergojimit edhe shpif, duke shkelur edhe ligjin mbi mbrojtjen e personaliteteve kombetare, ndaj mund tč marrč krahas damkes edhe dėnimin pėrkatės.

    E them pėrsėri qė e shpenzova kohėn e vyer jo pėr kėtč njeri me shumė maska por qė tė dihet e vėrteta dhe ata qė realisht janė tė interesuar ta nėpėrkėmbin atė.

    Po e perfundoj me dy thėnie: 1. Tė mėsuesit martir tė gjuhės shqipe, Petro.N.Luarasit
    “ Kush ka frikė nga e vėrteta bėhet tradhėtar i mėmėdheut dhe i vetes sė tij’’ dhe 2. Birit tė tij, Nderit tė Kombit’’ Skėnder P.Luarasi:’’ Me hipokrizinė e injorancėn krah pėr krah nuk shkohet veēse nė mynxyrė”.
    Sa pėr tradhėtarėt, ata kanė damkėn e skllavit nė ballė dhe kėtė e di dhe Zoti me birin e tij, Jezusin. Amen.

  9. #9
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Citim Postuar mė parė nga ilia spiro Lexo Postimin
    Sa qejf ke me shkru ven e pa ven or mec.Po na shyqyr na erdh demokracia,e me fol seicili c`a te dum. po t`sygjeroj hap nje teme per "enverizmin",ku te trajtosh ceshtjet qe ngre,se s`po te ze b...vend teme me teme.
    O Ilia Spiro rrenegat i Dhespotit tė Kosturit qė mallkoi gjuhėn shqipe, ti varrmihės- hajdut- kukudh emblemash te shenjta, nuk i shpėton kobit qė i ke bėrė jo vetem ortodoksve, por gjithė shqiptarėve nė jetė tė jetėve, sikur edhe Diktatorit me gjithė djajtė me brirė t'i thėrrasėsh pėr ndihmė. Historia e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare tashmė tė ka vėnė vulėn, qofsh gjysmak a rrenegat. Ti dhe pasardhėsit e tu tė damkosur ēdo sekondė tė jetės do ta vuajnė kėtė o mjeran. Ta japim shansin tė pendohesh.

    Mjer qe han ato lėvere/ kur ke b. kuzhunjere

  10. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Me fal petro, por kur shkruaj ne forum rralle lexoj gjeneralitetet. Nese je i vertete ne deklarimin e tyre, sinqerisht nuk do ta zgjasja kete diskutim kaq gjate, sepse sido te jete puna "gjaku uje nuk behet". Megjithate,sic edhe kam postuar, ceshtjen e kam trajtuar vetem ne kontekstin orthodhoks dhe jo aspak ne ate kombetar,ku P.N.Luarasi, mbetet ajo figure e nderuar sic edhe e njohim.

    Aspekti antiheretik eshte nje nga pasionet e mia, dhe vetem ketu e kisha llafin.
    Nuk leviz asnje presje ne ato qe kam shkruar. Vetem Zoti mund te na gjykoje.
    Per kete teme e kam shprehur disa here mendimin tim,por sic thashe duhet te jemi ne gjendje, te ndajme aspektin religjioz nga ai kombetar dhe politik.

    Sidoqofte, kete ceshtje e deklaroj te mbyllur nga ana ime.
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •