Baroni i drogės flet pėr lidhjet e tij me funksionarė tė lartė socialistė.
Politika e re, e njehsuar me interesat e mafies
Letra e Kadriovskit: Ju rrėfej linjėn e trafikut tė drogės me targa "RSH"
"Ujku gri", anėtar i bandės qė ushtronte aktivitet nė Romė nė mesin e viteve '90, i akuzuar nga mėse 13 shtete pėr trafik tė lėndėve narkotike. Ėshtė arrestuar mė 3 tetor tė vitit 2001 nė Golem tė Durėsit, ndėrsa nė janar tė vitit 2002 ėshtė ekstraduar pėr nė Itali ku po vuan dėnimin me 12 vjet heqje lirie, qė i ėshtė dhėnė nga gjykata italiane.
I akuzuar dhe pėr vepra tė tjera, shqiptaro-maqedonasi nė fillim tė shkurtit 2002, Kadriovski nga brenda qelisė i ka dėrguar njė letėr shtypit shqiptar. Ai flet se kush janė veprimtaritė e tij. Miqtė, armiqtė, trafiku, njerėzit e pushtetshėm qė u njohėn dhe u lidhėn me tė. Kokaina dhe heroina. Kush ia kėrkonte Kadriovskit, mallin e ndaluar. Si e nxirrnin nė Greqi kokainėn dhe heroinėn me makina me targa RSH, si dhe njerėz tė pajisur me pasaporta diplomatike. Lidhje tė ēuditshme me median, njerėz tė njohur dhe tė panjohur. Pėr kėto dhe gjėra tė tjera Daut Kadriovski ka shkruar nė letrėn qė po ribotojmė.
"Ujku gri", i cili tani po vuan dėnimin nė burgjet italiane pėrmes njė letre dėrguar medias pranon se ai ka qenė njė nga krerėt e trafikut tė drogės, por ai shton se njė trafik tė tillė nė Shqipėri e ka bėrė me zyrtarė tė lartė tė pushtetit socialist. Si mbėrrinte droga nga SHBA nė Shqipėri, ku paketohej dhe si merrej ajo nė aeroportin e Rinaist me targat qeveritare "RSH", kush ishte zyrtari i lartė socialist me inicialet L.H. qė fshihej pas kėtij trafiku dhe me vilė nė Amerikė.
Inicialet e emrave qė Kadriovski pėrmend nė letrėn e tij janė bėrė sot zėdhėnės tė sė ashtuquajturės "politikė e re", e cila nuk rezulton gjė tjetėr veēse njė politikė e interesave tė grupeve kriminale tė shkatėrruara gjatė kėtyre tre viteve, por qė mbajnė ende shpresė se mund tė rilindin duke pasur si garanci pikėrisht kėta zėdhėnėsa tė politikės sė re qė gjenden nė PS. Letra e Kadriovskit, pjesėn e parė tė sė cilės gazeta po e boton sot nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pjesė e njė historie tė mafies shqiptare. Por ajo qė tė shqetėson, nuk ėshtė realiteti i sė kaluarės, i cili tashmė dihet nga tė gjithė se ka qenė njė pushtet i kapur nga mafia, por mbajtja kapur nga tė njėjtat segmente kriminale e tė njėjtės parti qė ishte nė pushtet nė atė kohė edhe pas rrėzimit nga pushteti nė 2003. Njerėzit tė cilėt "Ujku gri" i denoncon me iniciale janė pėrfaqėsues tė PS dhe natyrisht qė ato do tė zbardhen sikurse do tė zbardhet gjatė ditėve tė ardhshme edhe letra e dytė e Kadriovskit nė tė cilėn ai jep detaje tė reja tė emrave tė "polikės sė re" tė lidhur me mafien.
LETRA
Unė Daut Kadriu, shfrytėzoj rastin t'ju dėrgoj kėtė letėr nėpėrmjet njė miku, i cili lirohet nga burgu dhe t'ju siguroj se ku qėndron e vėrteta. Kryesorja jam shėndosh e mirė e me kėtė rast dėshiroj t'i faliminderohem personelit tė burgut, pėr sjelljet njerėzore dhe civilizuese tė tyre ndaj meje. Sa i pėrket drejtėsisė shqiptare ka kaluar ēdo kufi me padrejtėsira ndaj meje. Unė jam i dėnuar nga drejtėsia italiane, vetėm me tė dhėnat e njė personi. Nuk e kam ditur se kam qenė i dėnuar gjer nė ditėn e arrestimit e si rregull drejtėsia shqiptare u ka dash tė thėrriste hetuesit italianė qė tė vinin nė Shqipėri pėr tė hetuar ēėshtjen, se a ėshtė e vėrtetė apo jo. Kur u mbajt seanca e parė, vendosėn me 40 ditė burg pa mė dhėnė sqarime, nė seancėn e dytė akoma pa kaluar 40 ditė dhe pa e parė dosjen, prokurori nė sallė ia dorėzoi avokatit dosjen, kurse gjyqtari lejoi vetėm 10 minuta kohė pėr ta studiuar atė. Avokati refuzoi tė mė mbrojė pa studiuar dosjen, kurse prokurori kėrkoi 90 ditė burg e gjykatėsi e vendosi siē kėrkoi prokurori. Tė nderuar gazetarė, ju siguroj se dėnimi qė mė ėshtė dhėnė nė Romė ėshtė i montuar nga ana e jugosllavėve, me qėllim qė tė mė deportojnė nė Jugosllavi. Kur do tė lexoni dosjen, atėherė do tė shihni tė vėrtetėn.
PAKETIMI I KOKAINES
Puna qėndron kėshtu. Pėr veprat qė akuzohem, bėhet fjalė nė vitet '90, '91, '92 nė kohėn kur kam qenė nė Australi, e qė mundin tė dėshmojnė mbi 100 artistė. Shembull e kisha rastin nė Amerikė pa dashje tė hasi nė vilėn e njė ish-funksionari tė rėndėsishėm, nuk e di a ėshtė akoma, L.H. Aty u bėnte paketimi i kokainės nė krye me mikun tim e pastaj u bė dhe mik i krye... A.B.
A mendoni se ish- funksionari nuk ka dijeni pėr ngarkesat dhe paketimet qė bėhen nė vilėn e tij nė Amerikė dhe i pret nė Rinas me makinė "RSH". Si punė delegacioni. Sikur tė ishit tė guximshėm dhe gazetarė tė vėrtetė do tė zbulonit arinjtė nė vend tė lepujve. Unė me dėshirė do ju udhėzoja, mirėpo nė situatėn qė gjendem unė duhet shumė guxim, se personi qė ma montoi procesin e Romės ka lidhje me disa njerėz tė rėndėsishėm. Unė pėr momentin po ju tregoj tregun e ju mundohuni pak vetė. Shembull pse nuk gjurmoni pėr arrestimin tim. Si bėhet qė bash pėrpara katėr muajve tė arrestohem kur unė jam prej vitesh nė Shqipėri dhe ka pas mundėsi me mė arrestue me herėt se policia e ka ditur se unė jam nė kėrkim dhe jam i dėnuar, kurse unė nuk e kam ditur dhe lirshėm ecja nėpėr Tiranė. Mė erdhi ēudi kur dėgjova me thėnė "Ujku gri", se atė emėr ma kanė ngjitur jugosllavėt para 25 vjet, bile njė kryeēetnik i gazetarėve tė Serbisė, i cili e ka shkruar njė libėr kundėr shqiparėve e sidomos pėr mua e pėrmend njė libėr. Librin e kam nė Tiranė dhe do ia dorėzoj njė avokatit e do vėrtetoni se emri vjen nga Beogradi e shumė gjėra tė tjera janė tė dhėna nga Beogradi e Shkupi me anė tė nipėrit e njerkės sime sllave qė i ka nė Shqipėri.
KAM BERE VEPRA TE RENDA
Unė, nuk them se jam ėngjell, kam bėrė vepra aq tė rėnda, nis nga armėt vrasjet, droga e tė tjera punė, por i kam bėrė kundra Jugosllavisė e jo kundra Shqipėrisė e as Italisė dhe nė kėtė rast jam i pafajshėm. Kur ta shihni nė libėr sa keq mė akuzojnė Beogradi saqė sipas tyre duhet me mė rrjep pėr sė gjalli. Neve kemi qenė mbi 100 veta nė grup qė punonim dhe e mbushnim Beogradin me drogė pa asnjė lloj fitimi se agallarėt e Beogradit nuk kujdeseshin pėr fėmijėt e tyre, por si t'i zhduknin kokat dhe popullin e Kosovės dhe neve me atė qė mundeshim e bėnim. Unė nuk fshehi realitetin, sikur edhe unė tė bėhem ėngjėll ėshtė e kotė se dihet procesi i Prishtinės e shka ka folur ish-shefi i policisė serbe tashti ministėr rendi, i cili ka qenė rėndė i plagosur nga ana ime. Atė kohė gazetarėt serbė dhe maqedon e pėrmendėn fjalėn ujk. Mė kujtohet shumė bukur kur doli nė televizion e gazetarėt thanė a mendoni se keni korrur sukses pa u kapur "Ujku" dhe atė ski qė edhe ju e pėrdorėt nė gazeta. Kurse ke prokurori ėshtė pasaporti im me Kadrija dhe nė flet arrest qė ma dhanė nė Drejtori me Kadriu. Gjurmoni pak sa e kam pasur....
Vijon nė numrin e ardhshėm
RD
Krijoni Kontakt