Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    Zhani Ciko tregon intimitetet e jetės dhe pasionet

    "Muzikėn fillova ta dashuroj kur mė ngordhi qeni"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Muzikėn fillova ta vlerėsoj dhe ta dashuroj mė shumė kur mė ngordhi qeni i familjes". Kėshtu e nis rrėfimin e jetės sė tij muzikanti i njohur shqiptar Zhani Ciko, i cili edhe sot ndjen njė lloj trishtimi kur kalon pranė stadiumit "Dinamo", ku shumė vite mė parė ka varrosur "mikun" e tij tė fėmijėrisė.

    "Ne banonim pranė stadiumit "Dinamo" dhe atėherė mbanim nė shtėpi pula, lepuj, kanarina, papagaj, si edhe njė qen mesatar tė cilin e thėrisnim Balo. Por njė ditė qeni ngordhi pėr shkak tė pleqėrisė dhe kjo ishte njė humbje e madhe pėr mua. Qava gjithė ditėn dhe vendosa qė nė orėt e pasdrekes ta varrosja qenin nė bahēe duke organizuar njė funeral model, me arkivol dhe muzikė", tregon Zhani.

    Varrimi
    "Qeni ngordhi nė mėngjes, pikėrisht kur unė isha shtatė vjeē, por ngaqė e doja shumė qava gjithė ditėn". Kėshtu e vazhdon rrėfimin e tij pėr qenin e shtėpisė, muzikanti Zhani Ciko, i cili shton se atė ditė organizoi njė funeral pėr t'i bėrė nderimet e fundit kafshės shtėpiake. "E futa nė njė arkivol tė vogėl druri dhe e rrethova me kurora, pastaj nxora nė oborr njerėzit e shtėpisė dhe e varrosa tek njė gropė, pranė rrėnjėve tė mollės", vazhdon ai. Duke folur pėr kėtė ngjarje tė dhimbshme tė jetės sė tij, Zhani sqaron se te koka e qenit vendosi njė pllakė guri ku shkruheshin formalitetet e rastit. "Pastaj, i prekur thellėsisht nga humbja e qenit, u ula pranė harmoniumit (vegėl muzikore qė pėrdoret nė kishė) dhe u rashė disa melodive pėr tė respektuar pėrshpirtjen e tij. Atėherė ndjeva se muzika ėshtė arti i pakufishėm qė tė lejon tė shprehėsh qartazi ēdo lloj emocioni njerėzor", thekson maestroja.

    Violina
    "Kam lindur nė Tiranė, mė 8 dhjetor tė vitit 1945 dhe babai im (Mihal Ciko) mė regjistroi nė lice, qysh nė klasėn e parė kur isha 6 vjeē". Duke folur pėr lidhjet e tij tė para me muzikėn, Zhani tregon se ai ishte i rrethuar nga muzikantėt nė ēdo hap tė jetės sė tij. "Daja im, Nikolla Zoraqi filloi tė mė jepte mėsimet e para nė violinė qysh kur isha pesė vjeē, ndėrsa mė pas ato i vazhdova me profesor Papariston". Gjatė tregimit tė detajeve tė asaj kohe, Zhani thotė se nuk kishte interesa pėr sportet e moshės fėminore, prandaj tė gjithė bashkėkohėsit e mbajnė mend me violinė nė dorė. Edhe shkollėn e mesme Zhani e vazhdoi nė Liceun Artistik, ndėrsa nė vitin 1967 u diplomua nė Konservatorin e Tiranės pėr Degėn e Violinės. Pas diplomimit nisi punė si solist nė orkestrėn e TOB-it dhe nė tė njėjtėn kohė punon si pedagog, ndėrsa nė periudhėn 70-73 ėshtė drejtor artistik i TOB-it. "Nė vitin 1973, pas sulmeve qė iu bėnė kulturės dhe artit, u dėnova nga sistemi dhe pėr disa vjet punova si mėsues nė njė shkollė tė Patosit, por mė pas (1979) u riktheva pedagog i violinės dhe drejtor i Liceut Artistik", vazhdon ai.

    Bixhoz nė Kinė
    "Nė njė natė tė zymtė, nė njė hotel tė Pekinit ne artistėt shqiptarė vendosėm tė luajmė bixhoz". Kėshtu tregon Zhani sfidėn e artistėve dhe pokeristėve shqiptarė ndaj Revolucionit Kulturor kinez. "Isha unė, Avni Mula, mjeshtri i madh Mentor Xhemali dhe njė tjetėr. Luanim poker. Por jo me dollarė dhe as me lekė. Luanim me cigare. Kėto cigare na i kishin dhuruar miqtė kinezė dhe ne pėr tė kaluar kohėn i pėrdornim pėr bixhoz". Dhe pėr tė detajuar prirjet e tij nė fushėn e humorit Zhani vazhdon: "Ishte ora 10 e natės, kur unė lashė lojėn dhe u afrova pranė radios. Montova aty njė mikrofon tė vogėl dhe jashtė derės porosita njė shokun tim qė tė fliste sikur gjoja ishte spiker i "Zėrit tė Amerikės". Kur Mentori dhe Avniu ishin nė kulmin e lojės, unė i thashė se doja tė ndėrroja stacionin e radios. Atėherė i dhashė sinjalin shokut tim i cili nisi tė "jepte lajmet" jashtė korridorit tė hotelit. Shokun e kisha porositur qė tė pėrmendte emrat e artistėve nė mėnyrė qė tė shihnim reagimet e tyre. Ai filloi: Kėto ditė nė Pekin ka mbrritur njė grup artistėsh nga Shqipėria ku pėrfshihen edhe dy mjeshtrat e mėdhenj Mentor Xhemali e Avni Mula'. Kėtė ēast artistėt lanė lojėn dhe nisėn tė dėgjonin tė tronditur. Shoku vazhdoi: "Pas koncerteve dy gjigantėt e muzikės kanė qejf tė luajnė poker dhe tė ngacmojnė bukuroshet kineze, ndėrkohė qė "Zėri i Amerikės" ka informacione se ata kanė lidhje edhe me njė gazetare amerikane, bjonde". Atė ēast Zhani tregon se kishte qeshur me tė madhe ndėrsa dy artistėt mė nė fund e kishin kuptuar shakanė dhe ishin qetėsuar.

    Nata
    "Jam tip sensibėl dhe gjumin e bėj me vėshtirėsi nė orėt e vona, megjithatė nuk pėrdor ilaēe". Kėshtu e pėrshkruan Ciko natyrėn e tij, ndėrsa tregon se ėshtė i qetė nė jetėn e tij familjare. "Bashkėshortja ime Rudina Ciko ėshtė pianiste dhe pedagoge dhe ne mirėkuptohemi natyrshėm", shprehet Zhani pėr marrėdhėniet e tij me bashkėshorten. Ai nuk shpreh ndonjė trishtim tė hapur pėr mungesėn e fėmijėve, por thotė se nė shoqėri vazhdimisht ka pasur njė vend tė veēantė. "Isha simpatik dhe i hapur me njerėzit prandaj jam i lumtur pėr gjithēka qė jetova sepse ndjeva kudo respektin e tyre", pėrfundon ai.

    shkruar nga Ilir Bushi, marrė nga "Gazeta Shqiptare"

    nderime
    drini.

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Sa i bukur ky perkufizim i Zhanit.
    " Muzika eshte arti i pakufishem qe te lejon te shprehesh qartazi cdo lloj emocioni njerezor."
    Te falenderoj (drini_nė_ L. A.) qe na e solle ketu kete shkrim te bukur .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Corazon, me pakufi asgje s'mund te shprehesh qarte, bile as kufirin. Pakufi eshte vetem nata, boshlleku, asgjeja. Prandaj ajo thenia e Zhanit s'vjen nje lek.

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    As kjo e jotja ornament.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Falemnderit Mi Corazon! Ornament,
    mendoj dhe besoj se s'ka asgjė absolute nė botkuptimin njerzor, dhe kur vjen ēėshtja pėr kėtė botkuptim gjithēka ėshtė relative. Ēfarė mund tė jetė kufiri pėr ty, mund tė mos jetė pėr njė tjetėr... pra nėse dikush harrinė, dhe beson se ka harritur tė shpreh plotėsishtė diēka qė ka ndjerė mund tė thuhet se e ka kaluar atė kufi qė ky njeri mendon se ka pas. Ėshtė plotėsisht relative Ornament...
    Shumė Nderime
    drini.

  6. #6
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Zhani Ciko humb ndjenjat

    Zhani Ciko humb ndjenjat tek “Tajvani”

    Njė qeveritar pengon hyrjen e mjekėve tė Urgjencės nė lokal, sepse mund t’i prishnin darkėn

    Autori i Lajmit: Ilir Bushi

    Muzikantit tė njohur Zhani Ciko i bie tė fikėt tek Tajvani, por bluzat e bardha tė urgjencės qė erdhėn pėr t’i dhėnė ndihmėn e parė, pengohen tek dera e lokalit, nga bodigardėt e njė zyrtari tė lartė shqiptar.
    Kjo gjė vonoi dhėnien e ndihmės sė parė dhe mjekėt pritėn deri sa Zhani Cikon e nxorėn miqtė e tij tek dera kryesore, pėr ta ēuar mė tej nė dhomat e urgjencės. Nė orėn 19.30 tė sė dielės, kur sapo kishte rėnė errėsira, nė Urgjencėn e Tiranės ra telefoni. Dikush i kėrkoi mjekėve tė rojės, ndihmėn e parė me urgjencė, pėr shkak se Zhani Cikos i kishte rėnė tė fikėt. Pa humbur kohė dhe me njė shpejtėsi shembullore, mjeku i rojes Besnik Lamēe, sė bashku me ndihmėsmjekun Frrok Bardhi, i hipėn ambulancės sė drejtuar nga shoferi Astrit Baja dhe brenda disa minutash u gjendėn para ndėrtesės sė “Tajvanit”. Dhe, ashtu siē i ka mėsuar prej kohėsh eksperienca e tyre e punės, Lamēe e Bardhi vrapuan drejt sallės sė klubit kryesor, kur papritur ata u penguan nė mėnyrė tė dhunshme nga bodigardėt. “Nuk lejohet tė hyni brenda, sepse aty ėshtė njė zyrtar i lartė”, thanė ata dhe ia ndaluan plotėsisht tė drejtėn e hyrjes dy punonjėsve tė urgjencės. Dhe, megjithėse duket disi e ēuditshme, duhet thėnė se kjo ėshtė e vėrtetė. Jo rallė, drejtuesit e lartė tė shtetit e tė politikės shqiptare nuk kanė pranuar tė sakrifikojnė darkat e tyre pėr t’i ardhur nė ndihmė jetės sė njerėzve tė tjerė. Dhe nė kėtė rast Zhani Ciko kishte nevojė urgjente pėr ndihmėn e parė, por hyrja e mjekėve u ndalua plotėsisht nė mėnyrė tė vendosur. Mė vonė Zhani Cikon e nxorėn tek dera kolegėt e tij artistė, por askush nuk e mori vesh plotėsisht se kush po darkonte atė ēast nė lokal. Dhe kushdo qė tė ishte ai zyrtar, mund dhe duhej tė kishte bėrė gjestin mė modest dhe mė tė detyrueshėm qė duhet tė bėj ēdo njeri nė kėto raste. T’i japė ndihmė atij qė ka nevojė, ose tė paktėn mos tė bėhet shkak pėr tė penguar ndihmėn e parė ndaj tė sėmurit. Dhe kjo, jo vetėm pėr faktin se nė kėtė rast i sėmuri ishte njė muzikant i madh i Shqipėrisė, por edhe sikur aty tė gjendej nė nevojė, njė njeri i zakonshėm e i thjeshtė. Megjithatė, pasi e nxorėn tek dera kryesore e lokalit, bluzat e bardha e hipėn Zhanin nė autoambulancė dhe e ēuan nė ndėrtesėn e urgjencės, pranė stadiumit “Dinamo”. Gjatė rrugės, bluzat e bardha janė shqetėsuar shumė, sepse pulsi i zemrės sė Cikos numėronte 39 rrahje, nga 70 rrahje qė duhej tė kishte normalisht. Ndėrsa, matja e tensionit shėnoi shifra tė pabesueshme 9 me 3, ose 90 me 30. Prandaj menjėherė pas mbrritjes nė ndėrtesėn e Urgjencės, (Zhani Ciko aty u shoqėrua nga bashkėshortja, disa miq tė tij), mjekėt filluan menjėherė nė dhėnien e ndihmės sė parė. Gjatė kėsaj periudhe bluzat e bardha nxorėn si konkluzion dy mundėsi: ose probleme tė zemrės, ose helmim. Pėr kėtė arsye, rreth orės 21.00 tė darkės, ekipi mjekėsor e shoqėroi Zhani Cikon nė spitalin “Nėnė Tereza”, tek reparti i Kardiologjisė. Aty ekipin e shoqėroi edhe kėngėtari Luan Zhegu, i cili aktualisht ėshtė kryetar i njė minibashkie tė Tiranės. Dhe ashtu siē pritej, gjatė gjithė natės ekipi i mjekėve tė Urgjencės shprehu shqetėsim pėr gjendjen e Cikos, prandaj nė orėn dy tė natės, ata shfrytėzuan rastin e dėrgimit nė spital tė njė pacienti tjetėr, pėr t’u interesuar sėrish mbi shėndetin e muzikantit. Mirėpo, kėtė rradhė ata mėsuan se Zhani Ciko ishte transferuar nė repartin e intoksikacioneve, ku pėrfundimisht ishte konstatuar se shkaku i sėmundjes sė tij ishte helmimi. Duket se analizat e mėtejshme tė repartit tė intoksikimeve, pas analizave urgjente, vėrtetuan diagnozėn e helmatisjes, por nuk konstatuan shkakun e kėtij intoksikimi. Sipas Cikos, shkaku i vėrtetė i helmimit mund t’i ketė ardhur nga ushqimet e drekės, tė cilėn e hėngri nė shtėpi, por nuk pėrjashtohet mundėsia e ndonjė shkaku tjetėr. Ndėrsa tek “Tajvani”, Ciko ka pirė vetėm njė birrė dhe kjo nuk mund tė ketė ndikuar, ngaqė edhe tė tjerėt qė pinė nė tė njėjtin vend, nuk pėsuan gjė. Megjithatė, duhet thėnė se personeli i bluzave tė bardha qė kontaktoi me Cikon gjatė gjithė natės, reflektoi njė sjellje shembullore ndaj muzikantit, deri nė atė shkallė, saqė ai, pas daljes nga spitali u shpreh se nuk gjente fjalė pėr tė falenderuar gadishmėrinė e tyre. Dhe, megjithėse gjithēka pėrfundoi pa pasoja, pėrsėri nuk mund tė lemė pa pėrmendur edhe njėherė ndalimin fatal qė i kanė bėrė bluzave tė bardha tek “Tajvani”, bodigardėt e njė zyrtari tė lartė, qė ndofta kujtojnė gabimisht, se darka e njė politikani vlen shumė mė tepėr se sa jeta e njė muzikanti tė madh.

    Gazeta "Ballkan"

  7. #7
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    cilido politikan qe te ishte as jeta e tij nuk vlen sa gishti i zhani cikos.me vjen mire qe ka shpetuar dhe mjeket jane treguar te sjellshem si gjihmone.sepse duhet respektuar cdo njeri e le me nje vip shqiptar.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o zoterinj intelektuale te nderuar sikurse Zhani qe jane brez pas brezi ajka e ketij vendi.. mos hyni neper TAJVANA..
    Pse ja shtoni xhirot bandave qe ato klube e bordello i kane bere duke trafikuar vajzat tona shqiptare duke ja u fikur cigaret ne trup duke i vrare e masakruar..e duke ja u nxire jeten qindra familjeve shqiptare..

    mereni mikun e miken ne shtepite tuaja e hani ato meze nga dora e grave tuaja e mos llupni qurret spermen e zhulin e katundareve e krimineleve qe u bene pronare e guzhinjiere e kamarire bordellosh e pabesh te degjeneruar..

    Me mire ai cop ballkon i shpise se ai luksi i lokaleve mafioze te llojit te Artan Lames e orik shytave qe kane gjak te pafajshmish ne ato miljona me te cilat mbajne ne pushtet banden e nano edvinave e meto braceve..

    ctu desh o Zhan violinisti te hysh ne Taivan te shurdhosh ato vesh me muzik dreqnish kur fare mire ne shtepine tende pi nje got birre me miqte e luan ne violine a piano nje sonat te a vals te bethovenit e shtrausit a shubertit..

    majmuna...

    aty kujtoni se eshte defrimi..e jeta.. aty ku shpresa se do keni rast ti buzeqeshni bo-lemadhit nano a fino..qe kane 30 vjet qe han e pin qyl klubeve ..

    tarallaker..

    shkoni shkoni .. ne furriqet e mafies..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    e pse s'e bekan publike emrin e ketij zyrtari 'te larte'?

  10. #10
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    hajde hajde cfare behet andej .... xhungel hesapi !!!

    na qenka nje zyrtar aty .. dhe avash se mos i prishim darken .... pffff vend i poshter ( ku nuk gjen dot drejtesine ...tjetrin lere te vdesi per nje hajdut zyrtar .. nuk ka rendesi se ishte Zh Ciko ..kushdo te ishte sikur dhe nje punetor i thjeshte ... )

    sa me larg atij vendi !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PINK : 30-09-2004 mė 11:03
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Manuali i perdorimit te komandave ne IRC
    Nga Albo nė forumin Na bashkoi Albasoul
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 28-03-2008, 14:04
  2. Dėshmitė e tė huajve pėr luftėn nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49
  3. Mėnyra e shkrimit tregon tendencat e vetėvrajses
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 00:04
  4. MARADONA tregon njė tė fshehtė...!!!
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 01:44
  5. Ish studenti ne Moske tregon...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2004, 17:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •