Nëna gjen të vdekur katër fëmijët në shtëpi
DURRES-Katër fëmijë të mitur u gjetën të pajetë nga nëna e tyre sot në mëngjes në banesën e tyre ne Sukth të Durrësit.
Dy vellezer dhe dy motra, Robert Xheka, 13 vjeç, Vilson Xheka,11 vjeç, Kasandra Xheka 9-vjeçare dhe Nertila Xheka 6 vjeç u gjetën të pajetë ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak mund të jetë bërë asfiksia nga tymi. Dyshohet se një vatër zjarri në banesë ka shkarkuar gazra helmues ndërsa fëmijët kanë qënë në gjumë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet paraprake për të zbuluar shkaqet e kësaj tragjedie. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, fëmijët kishin ndezur një qiri në kushtet e errësirës, c'ka ka provokuar djegien e televizorit dhe krijimin e gazrave helmues.
Nëna e shokuar po merret në pyetje nga policia. IMesohet se prindi ka qënë në punë gjatë natës, pasi punonte si këngëtare në një lokal. Sipas nënës, fëmijët kur ka mbërritur në shtëpi kanë qënë të pajetë.
Detaje
Zana Xheka si zakonisht trokiti ne dere, por askush nuk ja hapi, atehere ajo hapi deren me celes por shtangu kur pa 4 trupat e vegjel te pajete neper krevate dhe divane. Klithmat e nenes zgjuan fqinjet qe njoftuan policine per ngjarjen e rende. Nga kqyrja e trupave u pa se nuk kishte shenja dhune ne trupa, vetem shenja bloze ne fytyre. Policia dyshon se nje qiri i lene ndezur ka krijuar nje vater te vogel zjarri qe eshte shuar, por qe ka prodhuar tym ne banese sa mund te kete asfiksuar femijet.
Mesohet gjithashtu se nena jetonte se bashku me 4 femijet dhe ishte ndare nga bashkeshorti per shkak te dhunes qe ai ushtronte mbi te dhe dhe femijet. Nena para pak kohesh madje kishte kerkuar dhe mbrojtje nga policia pasi bashkeshorti i kercenonte vazhdimisht. Per te mbajtur femijet ajo punonte si kengetare ne nje lokal dhe me te ardhurat menaxhonte shtepine dhe femijet qe deri pak ore me pare ishin ne jete.
Ora 13:14- Dëshmia rrënqethëse e nënës
Ajo është fare e vetme, katër fëmijët e saj nuk jetojnë më. Për News 24 rrëfen kthimin e fundit në shtëpi aty ku priste të gjente në gjumë "të vegjlit" e saj por i gjeti të vdekur. Mes dhimbjes e lotëve, në fytyrën e kësaj nëne të vetme lexohet qartë vuajtja e sakrificat e bëra në jetë për të rritur katër fëmijë, pa baba.
"Kam bërë shumë sakrifica për ta, po i rrita, po i lija vetëm kur ikja në punë, i mbroja se njerëzit i merrnin nëpër këmbë. Kur erdha në shtëpi kam parë vetëm vajzën e vogël sipër krevatit, e kam parë të mbuluar me gëlqere, nuk guxova më të shoh fëmijët e tjerë, fillova të bërtas, thirra komshijtë...aty ishte nxehtësi e madhe, ishin thyer xhamat“,- rrëfen ajo, ndërsa nuk nguron që në këtë ditë të fajësojë babain e tyre, i cili kurrë nuk ka sjellë në shtëpi asgjë për fëmijët, sic tha ajo.
"Ai fare nuk është përgjigjur për to gjithë jetën, as një copë bukë nuk ka prurë në shtëpi për kalamajtë, as një palë corape, unë punoja ditë dhe natë dhe kur shkoja në shtëpi ai më torturonte“,- shprehet Zana.
Mes lotëve, ajo sjell përsëri në kujtesë fëmijët e saj, "Katër fëmijët nuk ndaheshin nga njëri tjetri, ato ecnin vetë", por sot nuk janë më...
(d.b/BalkanWeb)
Videoja tronditese:
link:http://www.balkanweb.com/videoAlbum/..._id_video=7536
Krijoni Kontakt