Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    PER GRABITJE:Merret peng taksisti,ekzekutohet ne rruge

    VRITET DHE ROJA I KARBURANTIT/ Dy persona kanė vrarė dje nė mesnatė me armė njė taksist, pasi i kėrkuan t'i transportojė nga Tirana nė drejtim tė Lushnjės. Urim Bego, 48 vjeē, ėshtė gjendur i vdekur nė mes tė rrugės nė Rrogozhinė. Policia: "I kanė marrė makinėn, paratė dhe sendet personale". Mė pas, ekzekutorėt e taksistit shkojnė tė furnizojnė me karburant makinėn e vjedhur dhe vrasin rojėn Petraq Mihali nė Lushnjė. Shpallen nė kėrkim autorėt e dy vrasjeve

    Ngjarja ndodhi rreth orės 01:00, pas mesnatės sė mėrkurė, nė vendin e njohur si "Kryqėzimi i Dautajve", nė rrugėn qė lidh Kavajėn me Rrogozhinėn. Sipas burimeve nga policia, autorėt e vrasjes, pasi kanė qėlluar pėr vdekje taksistin duke e goditur nga pjesa e pasme e sediljes, e kanė hedhur kufomėn nė rrugė. Mė pas, vrasėsit e taksistit Urim Begu kanė vazhduar rrugėn nė drejtim tė Lushnjės, ku kanė vrarė edhe rojėn e njė karburanti. Burime nga grupi hetimor thanė se taksisti Urim Begu dyshohet tė jetė vrarė me qėllimin pėr t'i grabitur paratė dhe makinėn. Disa kilometra mė larg vendit ku u ekzekutua taksisti 48-vjeēar Urim Begu, njė tjetėr person u gjet mėngjesin e djeshėm, i vrarė me plumb nė gjoks. Viktima ėshtė Petraq Mihali, 55 vjeē, dhe punonte roje nė njė pikė karburanti, nė vendin e quajtur Plug, tek rrethrrotullimi nė rrugėn Rrogozhinė - Lushnjė.

    Vrasja e taksistit

    Ekspertėt e policisė sė Kavajės, qė po merren me verifikimin e provave tė gjetura nė vendin e ngjarjes,thanė se nuk kanė gjetur asnjė gjurmė tė autorėve. Hetuesit thanė se nuk kanė gjetur asnjė gėzhojė tė armės qė ėshtė pėrdorur pėr krimin. Burimet sqaruan se taksisti 48-vjeēar ėshtė qėlluar dy herė nė pjesėn e pasme nė trup. Dyshohet se plumbat kanė depėrtuar sediljen e shoferit, pasi arma ėshtė shkrehur nga "pasagjerėt e taksisė". Sipas kėqyrjes nė vendngjarje, viktima ėshtė qėlluar njė herė nė ije dhe njė herė nė pjesėn e shpatullės. Taksistit nuk i janė gjetur para nė xhepa dhe as dokumente identifikimi. Vjedhja e parave, makinės dhe sendeve personale, sipas policisė, konfirmon vrasjen pėr grabitje. Nga pyetja e tė afėrmve tė Urim Begut dhe kolegėve tė tjerė taksistė, ka rezultuar qė ai nuk kishte konflikte me njeri dhe njihej si person mjaft i qetė. Sipas taksistėve, 48-vjeēari Begu kishte pasur incidente tė vogla mė parė, kur klientėt kanė refuzuar t'i japin paratė pas shėrbimit, por i kishte kaluar situatat e tilla pa tension dhe konflikte. Urim Begu punonte me taksinė e tij vetėm gjatė natės dhe qėndronte nė zonėn e ish-Bllokut nė Tiranė.
    hetimi
    Policia e Tiranės ėshtė lajmėruar mėngjesin e djeshėm pėr zhdukjen e taksistit Urim Begu nga djali i tij. Ky i fundit provonte vazhdimisht tė fliste me tė nė telefon me babanė e tij, por e kishte tė pamundur. Djali i viktimės ka treguar dje nė polici se dikush e ka marrė nė telefon 48-vjeēarin qė tė shkonte deri tek shkolla "11 Janari", nė Tiranė tė re. Telefonuesit i kanė thėnė viktimės se donin tė shkonin deri nė Lushnjė. Disa taksistė, qė qėndrojnė nė tė njėjtin vend me Begun, kanė treguar nė polici se nė makinėn e tij kanė hipur dy persona, rreth orės 22:30. Viktima u ka thėnė kolegėve se kishte njė rrugė tė gjatė pėr tė bėrė, por pa u treguar se ku po shkonte. Dy kolegėt e Urim Begut nuk kanė mundur tė pėrshkruajnė personat qė kanė hipur nė taksinė e viktimės, njė makinė tip "Benz C Klas", ngjyrė e verdhė, me targė TR 217 C. Sipas tyre nė kėtė kohė ka qenė errėsirė dhe rrebesh shiu. Dėshmitarėt kanė konfirmuar vetėm fatin se nga fizionomia dhe mėnyra se si ishin veshur, dy klientėt qė kanė marrė taksinė qė drejtonte Begu ishin djem nė moshė tė re, rreth 25-30 vjeē. Policia e Kavajės ka gjetur kufomėn e tij nė rrugė, por pa mundur ta identifikojė, pasi nuk kishte asnjė lloj dokumenti. Ai ėshtė dėrguar nė Morgun e Tiranės, ku i ėshtė nėnshtruar edhe autopsisė nga mjekėt ligjorė. Taksisti ėshtė identifikuar nga familjarėt e tij, tė cilėt janė thirrur nė morg dhe kanė pohuar se ai ishte i afėrmi i tyre, Urim Begu. Burime nga policia sqaruan se makina e grabitur nuk ėshtė gjetur, ndėrkohė qė ende nuk janė identifikuar autorėt qė kryen vrasjen e 48-vjeēarit e mė pas edhe tė rojės sė karburantit, Petraq Mihali. Vrasja e kėtij tė fundit ka ndodhur, pasi autorėt kanė ekzekutuar taksistin dhe mė pas kanė shkuar tė furnizojnė makinėn me karburant. Policia sqaroi se pėr asnjėrėn nga vrasjet nuk janė gjetur gėzhoja tė armės sė pėrdorur.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    Viktima u nda nga gruaja disa javė mė parė



    TIRANE - Pasditen e djeshme, trupi i pajetė i taksistit 48-vjeēar Urim Begu dhe kortezhi mortor janė nisur nga Tirana nė drejtim tė Dibrės, ku mėsohet se do tė zhvillohet ceremonia mortore dhe varrimi i tij. Kėtė fakt e kanė bėrė tė ditur dje fqinjėt e familjes Begu, tė cilėt kanė pasur mundėsi tė ngushėllojnė familjarėt e tė vrarit vetėm nė rrugė, pasi mė vonė ata u nisėn nė drejtim tė Dibrės. Pavarėsisht se prej disa muajsh, 48-vjeēari nuk jetonte mė me familjen e tij, pėr shkak se ishte divorcuar nga gruaja, tė gjithė banorėt e pallatit 8-katėsh nė rrugėn "Jordan Misja", e njohin taksistin Urim Begu si njė baba tė pėrkushtuar dhe njeri tė qetė. Edhe pse ishte ndarė nga bashkėshortja, me tė cilėn kishte njė djalė dhe dy vajza tė rritura, Begu vazhdonte t'i vizitonte fėmijėt dhe shkonte herė pas here nė apartamentin ku ata qėndronin me qira. Sipas fqinjėve, gruaja e tij jetonte me vjehrrėn, nėnėn e Urim Begut, dhe dy fėmijėt, pasi njėrėn vajzė sapo e kishin martuar. "Para njė jave martuan vajzėn e madhe nė Durrės. Dje ajo duhet tė ketė ikur nė Itali. Pėr tė gjitha shpenzimet e dasmės sė saj u kujdes vetė Urimi. Edhe pse ishte ndarė nga e shoqja, ai vazhdonte t'i ndihmonte financiarisht fėmijėt e tij", u shprehėn dje fqinjėt e familjes sė taksistit Urim Begu. Ata treguan dje se lajmin e kishin marrė vesh nga media dhe vetėm mė vonė kishin parė gruan, vajzėn dhe nėnėn e tij qė dilnin nga apartamenti tė veshura me tė zeza dhe qė po nxitonin tė hipnin nė njė makinė. "Nuk mundėm t'i pyesnim me shumė hollėsi, sepse ishin mjaft tė mėrzitur dhe duke qarė. Por vetėm na thanė qė ka vdekur Urimi, por varrimin do e bėnin nė Dibėr, nė vendlindjen e tij", treguan komshinjtė.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Njeri kot nuk nuk te vret, dhe as per pare xhepi .

    Keta taksistat malok jane ca femenista, Urimi po i ndar nga gruaja per ndonje dashnore ma mer menia. nuk perjashtohet mundesia te kete ren deshmore per ndonje femer.

    Gjithesesi ky eshte vetem nje paragjykim i Mr Zeid dhe paragjykim eshte shume larg te vertetes.

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Mr Zeid Lexo Postimin
    Njeri kot nuk nuk vret, dhe as per pare xhepi .

    Keta taksistat malok jane ca femenista, Urimi po i ndar nga gruaja per ndonje dashnore ma mer menia. nuk perjashtohet mundesia te kete ren deshmore per ndonje femer.

    Gjithesesi ky eshte vetem nje paragjykim i Mr Zeid dhe paragjykim eshte shume larg te vertetes.
    Nqs esht e verteta kshu sic mendon ti,vrasesi ta gjej problemin te gruaja e vet dhe jo te vrasi dashnorin e gruas.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    Gjendet ora e taksistit tė vrarė
    E HENĖ, 18 TETOR 2010 08:04

    Burime nga grupi hetimor thanė se automjeti me tė cilin punonte 48-vjeēari ėshtė parė tė lėvizė nė fshatrat e Lushnjės, kryesisht nė Gradisht. Autori i vrasjes sė taksistit dyshohet se i ka ndryshuar targat dhe i ka hequr tabelėn e shiritat e taksisė automjetit qė i ėshtė grabitur gjatė vrasjes, Urim Begut. Kėtė fakt e kanė konfirmuar banorėt e zonave pėrreth Lushnjės, tė cilėt kanė deklaruar nė polici se njė djalė rreth tė 20-ve, i panjohur si banor i zonės, ėshtė parė tė lėvizė me njė makinė me targa tė huaja, me ngjyrė tė verdhė tė hapur, qė duket mė shumė si ngjyrė qumėshti dhe tipi i saj ėshtė “Mercedez C Klas”. Tė dhėnat e automjetit pėrshtaten me ato tė taksisė sė Urim Begut. Faktin qė makina ėshtė parė nė lėvizje e kanė konfirmuar rreth 20 dėshmitarė. Personi i fundit qė ka dėshmuar nė polici, ėshtė njė gomist nė fshatin Gradisht tė Lushnjės, i cili ka pohuar se dy ditė mė parė, njė djalė 20-vjeēar, i cili nga dialekti duket se nuk ėshtė banor i zonės, ka shkuar pėr t’i ndėrruar gomat makinės. Kėto fakte janė zbuluar pas gjetjes sė dokumenteve tė makinės, pranė njė kanali nė Myzeqe. Ndėrsa rreth 7 kilometra nga vendi ku u gjetėn dokumentet e taksisė, pranė shinave tė trenit nė fshatin Gradisht, oficerėt e kėrkimit tė Policisė sė Kavajės kanė gjetur kartėn e identitetit dhe orėn e dorės, tė cilat i pėrkasin taksistit Urim Begu. Bashkė me to ėshtė gjetur edhe njė gėzhojė pistolete, tip “TT”, qė dyshohet se i pėrket armės sė pėrdorur nė vrasjen e taksistit. Pėr kėto arsye, dje policia ka vazhduar kėrkimet nga toka dhe nga ajri me helikopterė pėr tė gjetur taksinė, qė aktualisht dyshohet se po pėrdoret nga autori i vrasjes, i cili lėviz nė fshatrat e Lushnjės.
    HETIMET
    Nė lidhje me motivin e vrasjes sė taksistit, grupi hetimor i policisė ka zgjeruar pistat e mundshme, duke lidhur ngjarjen me disa telefonata qė taksisti Begu ka marrė natėn e krimit. Policia ėshtė duke hetuar edhe dinamikėn sesi ka lėvizur makina e viktimės natėn e krimit. Nga shqyrtimi i kėtyre tė dhėnave, policia ka hedhur dyshime se autorėt mund tė kenė pasur njohje tė mėparshme me taksistin qė ra viktimė. Ndėrkohė qė nuk ėshtė gjetur asnjėri prej telefonave qė Urim Begu pėrdorte para se tė ekzekutohej. Nga tabulatet ėshtė zbuluar se viktima ėshtė telefonuar fillimisht nga njė numėr qė i pėrket njė femre, e cila ka kėrkuar taksinė pėr tė lėvizur brenda Tiranės. Mė pas 48-vjeēari ėshtė telefonuar nga dy klientė tė tjerė, me tė cilėt nuk pėrjashtohet mundėsia qė viktima tė ketė pasur njohje tė mėparshme. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se taksisti Begu ka pranuar ta bėje rrugėn Tiranė–Lushnjė vetėm pėr 20 mijė lekė tė vjetėr, gjė qė sipas policisė hedh dyshime pėr njohje me autorėt. Sipas kolegėve tė tij, Urim Begu pėr njerėz tė panjohur nuk do ta bėnte asnjėherė njė rrugė aq tė gjatė vetėm pėr 20 mijė lekė tė vjetėr.
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •